Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Intervistė me Rozana Radin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Intervistė me Rozana Radin   7/1/2008, 17:20

Tė fshehtat e jetės sė Rozana Radit

Ardhja e ditėve tė nxehta tė verės ka bėrė qė t’i fillojė pushimet shumė shpejt, ndėrkohė qė tė tjerėt janė ende duke planifikuar. Njė qėndrim disaditor nė njė ishull fantastik tė Greqisė, ka shėrbyer si periudhė tėrėsisht relaksi pėr tė. Por pėrsėri pushimet nuk kanė mbaruar, duke rezervuar tė tjera projekte pėr nė vazhdim. Teksa jeton vetėm, ka menduar t’i pėrkushtohet mė shumė teksteve dhe kėngės, duke rezervuar edhe njė surprizė nė anėn profesionale.
Nė kėtė intervistė, Rozana Radi tregon pėr herė tė parė rreth jetės sė saj private, familjes, marrėdhėniet me mikeshėn e saj, Soni Malaj, si dhe shumė detaje tė tjera. Veē lanēimit tė kėngės suaj mė tė fundit, kėto kohė jeni marrė vetėm me hartimin e teksteve pėr tė tjerė kėngėtarė.


Me cilėt po bashkėpunon?

Po ėshtė e vėrtetė. Aktualisht po merrem me tekstet e kėngėve tė Soni Malajt, Ēiljetės, Eranda Libohovės, Sinan Hoxhės, Big Mamės dhe Rezarta Shkurtės. Pėr momentin nuk kam nė dorė ndonjė material timin muzikor, ėshtė vetėm njė kėngė qė nuk i kam bėrė ende tekstin, pasi kur vjen
puna pėr veten, e lė mė tepėr pas dore, sepse nuk ėshtė se kam shumė
pėrgjegjėsi, ndėrsa kur punoj pėr kolegėt e tjerė pėrgjegjėsia ėshtė nė maksimum.



Mė tepėr tė pėlqen tė kėndosh apo tė hartosh tekste?

Tė dyja mė pėlqejnė, por mė shumė ndjej kėnaqėsi kur tė tjerėt kėndojnė tekstet e mia. Ėshtė vėrtet bukur. Unė bėj tekste pėr kėngėtarė ‘big’ tė skenės, qė e vlerėsojnė kėngėn dhe nuk e lėnė tekstin nė hije.


Jeni shfaqur nė disa zhanre, veē kėngės, aktrimit dhe hartimit tė teksteve do tė donit tė bėnit gjė tjetėr?

Po, dhe do tė jetė diēka e veēantė. Nė projektet e mia shumė tė afėrta
ėshtė njė emision nė tė cilin do tė jem prezantuese. Do tė jetė njė herė nė javė nė televizionin muzikor “BBF” dhe do tė nisė pas pak ditėsh. Ėshtė njė emision ndryshe, pjesė e tė cilit do tė jetė vetė stafi realizues. Ai do tė quhet “Mambo” dhe kėtė titull do tė ketė edhe kėnga, kolonė zanore.
Ėshtė njė kėngė e huaj, e cila do tė pėrkthehet nė shqip dhe do te
jetė motiv i programit. Jo ēdo prezantues mund ta marrė pėrsipėr kėtė program. Duhet tė kesh mbaruar patjetėr pėr aktrim. Ju premtoj se do tė jetė diēka mė shumė se e lezetshme.


Ėshtė folur shumė pėr marrėdhėniet tuaja me kėngėtaren Soni Malaj. Si janė ato nė tė vėrtetė?

Shoqėria jonė nuk ėshtė krisur asnjėherė. Jemi shoqe dhe pimė kafe shumė shpesh bashkė. Vėshtirė tė ma zėvendėsojė Sonin njeri tjetėr. Jam njohur me tė qė nė fillimet e grupit ‘Spirit Voice’, ndėrkohė qė mė vonė u krijuan edhe hyrje-daljet familjare. Mamasė sė Sonit unė i thėrras mami, e dua shumė, ėshtė njė femėr plot jetė.



Keni dalė nga njė fatkeqėsi familjare. Para pak kohėsh keni humbur nėnėn tuaj. Si ėshtė jeta e Rozanės kėto kohė?

Njė shprehje thotė: “Kur humb babain, mbetesh fukara, kur humb nėnėn mbetesh jetim”. Unė i humba tė dy nė njė kohė shumė tė afėrt. Ata janė dashur shumė dhe mesa duket edhe atje ku janė, nuk kanė dashur tė qėndrojnė vetėm. Kjo ėshtė ajo qė mė ngushėllon mė shumė. Njeriu mė i shtrenjtė nė jetėn time ka qenė babai por Rozana Radi Radit edhe nėna nuk ka mbetur pas. Mė kanė rritur shumė mirė dhe respektin e dashurinė qė njerėzit kishin pėr babain artist dhe nėnėn qė kisha, sot i gėzojnė dhe vajzat e tyre. Falėnderoj Zotin qė mė dha mundėsinė tė jetoj 23 vjet me babain dhe 27 vjet me nėnėn. Jam krenare qė mbaj mbiemrin Radi.




Me kė jetoni tani?

J e t o j vetėm. Kam s h t ė p i n ė time. Nuk bėj asgjė madje
dhe drekėn dhe darkėn ma bėn motra. Vjen mė lan edhe rrobat sepse vetė pėr tė qenė e sinqertė nukd i tė bėj gjė. Ajo ėshtė e martuar me fėmijėm vjen dy herė nė ditė tek unė, nė mesditė dhe nė mbrėmje. Sapo kam pak kohė tė lirė unė qėndroj me tė dhe me tezen time qė e kam shumė tė re, jemi si tre motra.


Cilat janė marrėdhėniet me xhaxhain tuaj, Franēesk Radin?

Grindem shumė me Frankon. Edhe duke ngrėnė bakllava kur i thonė fjalės. E bėj kėtė me dėshirė (qesh). Arsyet janė nga mė tė ndryshmet, kur vesh pantallona tė shkurtra pėr shembull ose kur japim mendime tė ndryshme pėr kėngėt respektive. Ndėrsa me nusen e xhaxhait marrėdhėniet janė mė serioze. Ata kanė 2 fėmijė jashtė dhe unė nė njė farė mėnyre jam si vajzė pėr ta. Jam bėrė me familje tė madhe. Franko mbetet mashkulli i dytė mė i rėndėsishėm pas babait, nė jetėn time.

Rozana Radi: Ē’do tė thotė tė jesh vetėm


Je e dashuruar?
Jo. Nuk jam e dashuruar. Ndonjėherė njerėzit qė mendon se i do mė shumė nė jetė nuk i do aq sa duhet. Mė mirė tė jesh vetėm. Kam tre muaj qė jam kėshtu. Kisha menduar qė dashuria vjen vetėm njė herė nė jetė por qė tė rrish me ditė pėr hir qė e ke pasur njė mashkull tė dashur dhe s’duhet tė ndahesh pėr opinion tė tė tjerėve, pėr mua ėshtė e gabuar. Kur zoti i ndau gjėrat nė fillim nuk e bėri prerjen tamam nė mes. Meshkujt i bėri shėrbėtorė nė fillim dhe zotėri mė vonė. Pėr njė femėr thonė se janė shfarosur popuj dhe unė nė dashurinė time kam ecur me parimin: “Femra sė pari”, ndaj dhe sot jam vetėm. Mashkulli ideal duhet t’i ngjajė pak babait tim. Tė ketė sens humori dhe tė mė rrijė afėr kur jam keq se kur jam mirė nuk ėshtė e vlefshme. Duhet tė jetė patjetėr i shkolluar me njė background tė vetin. Tė dijė tė diskutojė dhe tė dialogojė.



Ēfarė natyre e konsideron veten?

Kam qenė natyrė shumė impulsive. Tani nuk mė dilet as nga shtėpia. Nuk i duroj dot diskotekat dhe mė pėlqen tė rri me njerėz qė kam ēfarė tė blej prej tyre. Thashethemet nuk i dua, qoftė pėr miq, qoftė pėr armiq.
Punoj deri nė orėt e vona tė natės me tekstet, kjo ėshtė dhe arsyeja qė zgjohem rreth orės 11-12 tė mesditės.


Si e kalon paraditen nė kėto ditė vere?

Pi njė kafe nė mėngjes me time motėr dhe tezen. Tani qė ėshtė nxehtė, shkoj
gati pėr ditė nė pishina me motrėn ose me miq.



Cilėt janė kėngėtarėt e tu tė preferuar qė janė nė tregun muzikor shqiptar?

Soni Malaj dhe Eranda Libohova, dy kėngėtaret qė preferoj. Janė vėrtet profesioniste.


Ku do t’i kalosh pushimet?

Nė fakt I kam filluar. Isha 15 ditė nė Greqi, nė njė ishull shumė tė bukur. isha vetėm fare, pėr t’u relaksuar.


Nuk u mėrzitėt e vetmuar?

Jo, pėrkundrazi, u qetėsova shumė. Rrija gjithė ditėn nė ēadėr nuk mė njihte askush dhe pėr mė tepėr nuk dija greqisht. E gjithė dita mė shkonte plazh. Mė pas qėndrova 3 ditė nė Sarandė. Pėr mė vonė nuk e di, ende nuk kam planifikuar gjė.


Po Rozana si aktore. Ndonjė plan?

Tani pėr tani jam pezull. Presim emėrimet e reja nė Teatrin Kombėtar
por qė nuk po bėhen kurrė.



I je nėnshtruar ndonjė operacioni plastik?


Jo, por do t’i nėnshtrohem kur tė mė duhet. Nuk kam asgjė kundėr operacioneve.


Nė cilėn pjesė tė trupit dėshiron tė ndėrhysh?

Nuk e di se cilės pjesė. Ndoshta asaj qė do mė bjerė mė shpejt nga kalimi i viteve. Tani pėr tani jam mirė falė zotit. Por ju them edhe kėtė: Jam shumė frikacake. nė Teatrin Kombėtar por qė nuk po bėhen kurrė.


Si tė pėlqen tė vishesh?

Nė darkė mė pėlqen tė vishem serioze. Preferoj minimax-et. Dua tė jem e zbuluar lart ose poshtė, d.m.th, ose tė kem tė hapur pak dekoltenė ose fundin, apo pantallonat e shkurtra, por jo tė dyja bashkė. Adhuroj dhe stilin
cowboys.

Dukeni shumė e dobėsuar, i jeni nėnshtruar ndonjė diete?

Po, jam dobėsuar 10 kg. Fillova me dietė dhe mbarova me mėrzitje.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Rozana Radi fal, Kristina jo   15/1/2008, 14:57

Rozana Radi, pas njė periudhe pauze nė aktrim, i rikthehet magjisė qė di tė dhurojė vetėm skena e teatrit. Teatri pėr Radin ėshtė dashuri pa kushte, por qė e bėn tė dorėzohet pėrballė tij dhe ta lėrė mėnjanė ēdo projekt tjetėr. Nė kėtė intervistė ekskluzive pėr “Spektėr” ajo rrėfen emocionet rrėqethėse qė ka pėrjetuar nė mishėrimin e Kristinės te shfaqja “Bebet e Kazanovės”, shndėrrimin nė njė klon nė mėnyrėn se si flet, si ha, si ecėn personazhi, por garanton qė kjo do ndodh vetėm pėr tri netėt e shfaqjes, se pastaj do jem pėrsėri 100 pėr qind Rozana energjike qė ju njihni. Ajo rrėfen edhe projektet e saj mė tė fundit nė muzikė, realizimin e emisionit televiziv, si dhe sekretet e jetės sė saj private.

Pas disa vitesh i ktheheni skenės sė teatrit, si po ndiheni?

Tė them tė drejtėn, kam dy vjet e gjysmė pa hipur nė skenėn e teatrit, qė nė festivalin e Fierit, ku u nominova si aktorja mė e mirė pėr ēmim tė parė. Kėshtu qė kam siklet, emocion, frikė; mė janė mbledhur pra shumė gjėra bashkė. Kam filluar tė bėj tekstin nė ėndėrr dhe, vetėm kur zgjohem kujtohem e qesh.

Kur regjisorja ju propozoi rolin dhe u ndodhėt pėrballė skenarit, si e pėrjetuat atė moment?

Kur mora pjesėn qė mė propozoi regjisorja Andia Xhunga dhe, pasi e lexova, mė merr nė telefon aktorja tjetėr, e cila interpreton rolin e (Rebekės), Monika Lubonja, e mė pyet se si m’u duk personazhi qė do tė interpretoj. I thashė se mė pėlqen Kristina, por Rebeka ka rol shumė tė bukur. Shfaqja, nė tėrėsi, pėrcjell njė mesazh bashkėkohor: femra qė hakmerret pėrballė meshkujve, tė cilėt nuk ia kanė ditur asnjėherė vlerėn.

Kur e shikoni rolin mes reales dhe ideales, sa pėr qind aktuale ju tingėllon si pjesė?

Regjisorja e ka sjellė veprėn nė mėnyrė shumė bashkėkohore. Ēdo skenė qė pason ndiqet me dėshirė dhe vėmendje. Janė gjėra qė ndodhin nė kėtė kohė qė jetojmė, ndaj vepra ėshtė aktuale dhe pėrēon mesazh konkret. Nuk ka asnjė femėr apo mashkull qė nuk e gjen aty veten. Kjo pjesė i drejtohet ēdo moshe.

Sa pėr qind Kristinė jeni ndjerė nė rol?

Rozana ėshtė si Kristina, nė disa detaje, nė mėnyrėn se si ajo lėviz. Nė imazhin qė unė i kam krijuar Kristinės ajo ngjan nė paraqitjen e jashtme me Rozanėn. Por ajo ka njė ndryshim me mua, sepse Kristina i bėn meshkujt tė ulen nė gjunjė. Ajo ėshtė 28 vjeē, asnjėherė nuk ėshtė zhgėnjyer, ka marrė ēfarė ka dashur nga jeta e vet, ndėrkohė qė unė me meshkujt jam pak mė ndryshe se Kristina. Jam e ėmbėl, si ajo, kokėfortė, por, kur vjen raporti me meshkujt, kėtu ndahen dy rrugėt tona. Kristina nuk di tė falė, Rozana po. Normalisht, unė e kam ēuar Rozanėn te Kristina, duke i veshur lėkurėn e saj, dhe jo Kristinėn te Rozana.

Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė aktore tė sjellė pėrballė teleshikuesve psikologjinė e personazhit me njė plastikė perfekte, si dhe pėrēimin e mesazhit te telespektatori? Ju, a mendoni se i keni sjellė kėto tri elemente?

Nuk e di, por shpresoj qė publiku do t’i ndjejė kėto tri elemente. Falėnderoj shumė regjisoren Andia, qė punon shumė mirė me aktorin e tė jep dėshirėn pėr ta ēuar mė tej. Ēdo ditė ajo di tė tė injektojė ide tė reja, qė ti ta krijosh personazhin nė gjithė komponentėt e mundshėm. E rėndėsishme nė njė shfaqje ėshtė jo vetėm qė unė tė dal mirė, por e gjithė kasa e aktorėve, si dhe komponentėt nė tėrėsi, tė jenė tė realizuar.

Sa tė rėndėsishėm e cilėsoni partnerin, qė keni nė krah nė rol?

Mendoj se ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr njė aktore. Partneri ėshtė ai qė tė ndihmon tė korrėsh sukses, por ėshtė edhe ai qė tė bėn tė dėshtosh. Unė, pėrkrah Indrit Ēobanit, nė rolin e Kazanovės, si dhe Monika Lubonjės, nė rolin e Rebekės, jam ndjerė me tė vėrtetė shumė mirė, por edhe mė kanė ndihmuar shumė. Pjesėn mė tė madhe tė dialogut nė rol e kam me aktorin Indrit Ēobani, i cili mė bėnė tė ndihem mirė; nė tė vėrtetė, nė shfaqje Indriti ėshtė Kazanova i vėrtetė. Edhe nė pjesėn tjetėr, megjithėse kam pak dialog me Monikėn, pėrsėri jam e qetė.

Ēfarė mendoni se e bėn njė rol qė tė ketė ose jo sukses?


Kur marr njė personazh (po i referohem, si mė i freskėt, rolit tė Kristinės), pėr njė periudhė kohe i bėj njė analizė tė detajuar. Si ka lindur ky personazh, ku ka jetuar, sa vjeē ėshtė, rrethanat e tjera tė tij qė nuk t’i thotė autori, por qė duhet t’i krijosh vetė. Duhet ta njohėsh nė detaje personazhin tėnd. Pasi e analizova karakterin e Kristinės, pėr njė javė rresht dola dhe e kėrkova Kristinėn nėpėr Tiranė. Nė ēdo lokal qė ulesha pėr kafe, sa shikoja njė person qė i ngjante asaj bėja diagonalen (kjo e ka kėtė si ajo) dhe mundohesha t’ia huazoja atė lėvizje dhe t’ia vishja vetes.

Me pak fjalė, aktori para njė roli ėshtė gjithė ditėn nė meditim, me veshė e me sytė katėr?

A ta thashė se mė dilte teksti nė ėndėrr?


Ja, po tė tregoj edhe njė gjė tjetėr interesante. Njė ditė e kapa veten mat, duke e thėnė tekstin pėrmendsh me vete. Nė krahun tim tė majtė kisha njė makinė tjetėr, ishte njė djalė qė po mė vėrente se po flisja me vete. Nė ato momente u ēudita me veten dhe qesha. Aktori jeton me personazhin, e bėn atė pjesė tė vetin. Kam filluar tė pij si Kristina, tė rri si ajo; kuptohet, derisa tė mbaroj shfaqja. Jam Rozana, megjithėse do tė doja shumė tė isha Kristina.

Ndodh shpesh qė, nė njė rol mund tė ketė skena qė nuk i realizon dot menjėherė. Juve ju ka ndodhur ndonjėherė kjo gjė?

Te roli i fundit nuk kam hasur vėshtirėsi, si dhe nuk mė ėshtė ngjallur asnjė dyshim te vetja qė tė mos ta realizoj. Por kam pasur vėshtirėsi tė tilla, pikėrisht dy vite e gjysmė mė parė, me trupėn e teatrit “Andon Zako Ēajupi” tė Korēės, me pjesėn teatrale “Hipokritėt”, nga njė autor grek e me regji tė Guri Koēos, ku kam interpretuar pėrkrah autorit tė madh Aleko Prodani. Aty mė dukej vetja pa vlerė, sepse kisha aktorė shumė tė mėdhenj pėrkrah. Sa herė qė ulesha me aktoret e tjera, u thosha se do ta lė rolin, pasi nuk e bėja dot. Fillova ta ushqeja pėr keq veten, si dhe tė besoja se nuk e realizoja dot atė rol, ndėrkohė qė e arrita shumė mirė, derisa u nominova edhe pėr ēmim tė parė. Aktorin e shoqėrojnė gjithmonė dilema, pasi duhet kohė e gjatė qė tė shkosh te personazhi.

Sa ndryshon puna nė tavolinė, me etapėn tjetėr drejt ngjitjes nė skenė pėr prova?

Puna nė tavolinė ėshtė e domosdoshme, e mirė, si dhe tė ndihmon shumė. Por, nė momentin kur fillon tė interpretosh nė skenė, e kupton qė ėshtė tjetėr gjė. Aty fillojnė vėshtirėsitė mė tė mėdha: duhet tė gjesh vendin, pozicionin si duhet tė qėndrosh, mėnyrėn se si do t’ia thuash aktorit batutėn, dhe se si ai do e marrė. Logjika se si e thua batutėn duhet tė jetė qė ta kapė publiku. Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme pėr njė aktor ėshtė thithja e vėmendjes sė publikut, pėr ta bėrė atė tė tė ndjekė. Nėse publiku tė ndjek dhe shpreh interes pėr tė dėgjuar, kėtu ke arritur gjithēka. Sa mė i vėrtetė tė jesh aq mė tėrheqės je pėr palėn qė tė sheh.

E shoh qė kėtė rol e keni shumė pėr zemėr?

Unė jam rastėsisht kėngėtare, rastėsisht e lindur nė familjen e Ferdinand Radit, rastėsisht vajzė, sepse duhet tė isha djalė, me dėshirėn e tė dy prindėrve. Por e kam plotėsuar imazhin e djalit nė shtėpi, pasi kam njė motėr mė tė madhe qė ėshtė100 pėr qind femėr. Jam e dashuruar ēmendurisht me artin, me skenėn dhe filmin, sepse e kam tė trashėguar nga babai im. Motra ėshtė regjisore, por babi nuk donte qė ajo tė vazhdonte pėr regji, ndėrsa pwr mua, qė nė momentin e parė kur thashė se doja tė konkurroja pėr aktore, im atė tha po. Mė thoshte se ato qė ai vetė nuk i kishte realizuar, do t’i bėja unė. Pėrsa i pėrket kėngės, rastėsisht mbesė e Franēesk Radit, duhej qė edhe unė tė kapja mikrofonin, por e lumtur qė tė kėndoj live.
Mendoni se teatri i afron apo i largon artistėt e rinj?

Nė qoftė se do tė ndiqni festivalin e tė rinjve kėtė vit, mundėsuar nga Ministria e Kulturės, do tė shikoni se ka artistė dhe regjisorė shumė tė mirė tė rinj. Shpresoj qė kėtė mundėsi qė kanė sivjet ta kenė ēdo vit, sepse tek artistėt e rinj ka elementė shumė tė mirė dhe qė kanė dėshirė pėr tė punuar. Mendoj se duhet tė afrohen mė shumė artistėt e rinj, sepse, nėse ėshtė roli i njė tė dashure, mund ta luajė mė mirė njė 28-vjeēare.

Nė njė farė mėnyre, ju keni parė kėnaqėsi nė kėtė drejtim?

Nuk ėshtė se kam pa kėnaqėsi. Kur tė bėhet njė film e tė realizohet njė audicion pėr kinoprovė, them mos tė provohen kot. Provohen, por personazhi kryesor ėshtė zgjedhur me kohė. Ka aktorė dhe aktore mjaft tė talentuar nga brezi i ri.

E ndodhur nė mes tė dy dashurive, kėngės dhe teatrit, a keni dilema nė zgjidhje?

Jo, absolutisht nuk kam dilema! Teatri ėshtė njė ndjenjė e fortė, qė nuk e shkėpus kollaj nga vetja, por edhe muzikėn e ndjej. Pėr teatrin mund tė lė ēfarėdo lloj gjėje.

Po projekte tė tjera tė reja muzikore keni, si dhe emisioni juaj “Rozi Mambo”, a do realizohet?


U pėrfol shumė realizimi i projektit tim televiziv, por unė e shtyva atė pėr arsyen qė thashė, se i braktis tė tėra pėr teatrin. Ėshtė realizuar vidioklipi “Rozi Mambo” e sė shpejti do tė dalė. Megjithėse kanė shkruar se “iku vapa me gushtin”, besoj se e kanė gabim, sepse mua vapa mund tė mė vijė dhe nė mes tė dhjetorit. E kanė gabim ata persona qė kanė thėnė se Rozana dėshtoi. Kjo nuk ndodh kurrė! Ndėrsa, nė lidhje me muzikėn, po punoj me tekste kėngėsh pėr artistė tė ndryshėm.

Atėherė, konkretisht, kur do tė shfaqeni me kėtė format televiziv qė keni premtuar pėr teleshikuesit?

Tė mbaroj “Mikrofonin e Artė”, shfaqjen, Festivalin e Teatrove, e pastaj do t’i kushtohem televizionit. Emisioni im do tė pėrmbajė diēka qė nuk e ka pasur asnjėherė ndonjė televizion tjetėr. Do tė jem e zhveshur nga tė gjitha komplekset, por edhe tė ftuarit e mi do jenė tė zhveshur nga veshjet klasike. Tė gjithė do tė jemi shumė sportivė, si nė veshje edhe nė komunikim.

Mund ta cilėsoni si njė ide vetėm tuajėn apo i jeni referuar ndonjė formati tė huaj televiziv?


Po t’i referohemi tė gjitha emisioneve, spektakleve dhe formateve televizive, njė e nga njė, tė tėra janė tė imituara nga Italia. Edhe vetė italianėt huazojnė nga Franca. Unė, si personazh, i ndjek tendencat e fundit dhe mundohem tė vishem sipas modės dhe, normalisht, qė diēka e parė diku do tė jetė edhe nė emisionin tim. E rėndėsishme ėshtė tė jetė njė format qė publiku ta pėlqejė.

Thashethemet qė ju kanė bėrė tė ndiheni me tė vėrtetė keq?


Atėherė kur u pėrfol shumė, si nė medien e shkruar edhe nė atė vizive, nė lidhje me tė qenit nė gjyq me time motėr pėr arsye pronash. Mė ka vrarė shumė, sepse ėshtė turp tė diskutohet pėr gjyqe, pas njė periudhe kur neve na la edhe mamaja. Qė tė dyja jemi persona publikė dhe, tė vihet nė dyshim fakti, sikur ne tė dyja kemi probleme?! Kjo ėshtė skandaloze! Ne mbajmė mbiemrin Radi; ky mbiemėr ka dhėnė gjithmonė miqėsi, humor dhe jetė tė pėrbashkėt. Kėshtu qė ata harrojnė se unė kam vetėm njė motėr nė familje, dhe motra mė ka vetėm mua. Nuk mund tė prishem kurrė me motrėn e, aq mė tepėr, pėr ēėshtje pasurie. Tė gjithė njerėzit, pėrsa i pėrket familjes, preken kur i cenojnė me thashetheme. Unė i referohem njė shkrimtari, qė ka thėnė: “Ika nga shtėpia se u zura me nėnėn, e shava, nė rrugė mė shau njėri nga nėna dhe unė e vrava”.

Flitet se ju keni njė krisje shoqėrie me Sonin, a ėshtė i vėrtetė ky fakt?

Jo, nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė. Unė dal mė tė shpesh dhe ajo do tė jetė edhe nė shfaqjen time tė fundit.

Ju duket se po e lini veten paksa mėnjanė, duke krijuar tekste pėr tė tjerėt?


Nė muzikė? Por unė nuk jam kėngėtare! Po merrem me atė qė di tė bėj mė mirė. Me kėngėn plotėsoj njė pjesė tė asaj qė di tė bėj. Tė gjitha vidioklipet e mija kanė gjithmonė njė fabul brenda. Edhe nė klipin e fundit “Rrotullo me gisht” fabula ėshtė e Merandolinės te “Zonja e bujtinės”, qė i vijnė markezėt dhe kjo dashurohet me kalorėsin. Nė ēdo klip bėj njė minifilm. Unė nuk jam kėngėtare e mirėfilltė; kam mbaruar Akademinė e Arteve pėr flaut, jam muzikante, por kėndoj live me aq pak zė sa kam, por jam e plotėsuar dhe nė harmoni me tėrė komponentėt. Ėshtė turp tė thuash qė jam kėngėtare, tė dalėsh nė njė emision direkt e tė marrėsh njė kėngė tė vėshtirė qė nuk e kėndon dot. Nėse je kėngėtare, duhet ta kėndosh.

Sa tė zėnė e ka zemrėn Rozana Radi?

I kam bosh tė tėra dhomat. Tani pėr tani, jetoj vetėm nė njė shtėpi. Kam krevatin tim dhe kam shumė qejf tė fle vetėm pėr kėtė periudhė kohe. Jam nė njė fazė qė kėrkoj shumė nga mashkulli. Duhet tė jetė shumė evropian, tė mė kuptojė, sepse unė nuk e lė artin pėr asnjė person, si dhe pėr asnjė gjė tjetėr. Tė mė kuptojė dhe tė mė vlerėsojė pėr atė qė ai do tė njohė tek unė, dhe jo pėr ato ēfarė thonė gazetat apo imazhi “Rozanė”. Nė skenė jam komplet ndryshe nga ajo ēfarė jam nė jetė.

Si e mendoni mashkullin ideal?

Nuk do i thosha jo njė mashkulli tė zgjuar dhe intelektual. Duhet tė mė lėrė hapėsirėn time dhe, nėse arrihet, ai hapėsirėn e vet dhe unė timen. Dua njė mashkull qė tė mė adhurojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Intervistė me Rozana Radin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: