Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Amarda Toska - Ami

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Amarda Toska - Ami   7/1/2008, 17:16

Amarda Toska ose ashtu siē e njohim tė gjithė «Ami e Portokallisė» ka lindur nė Tiranė nė 5 Mars tė 1982-shit. Ka kryer shkollėn 8-vjeēare dhe atė tė mesme nė shkollėn e baletit. Mė pas filloi studimet nė fakultetin e shkencave sociale pėr psikologji ku dhe diplomohet kėtė vit. Qė nė vitin 2000 ka punuar si balerinė nė trupėn e baletit tė televizionit Klan. Gjatė kėsaj kohe ka pasur dhe eksperienca nė prezantimin e programeve te ndryshme por gjithmonė i ka konsideruar si dytėsore, madje shprehet se nuk ka qenė shumė e tėrhequr pas prezantimit.


Televizioni pėr Amin ishte njė ėndėrr e fshehur nė sirtar apo thjesht njė rastėsi?

Jo, nuk ka qėnė ėndėrr dhe qėllim nė vetvete tė bėrit televizion, por duke qėne se ushtroja profesionon tim si balerinė nė televizion, ai mė tėrhoqi pas vetes duke mė falur mjaft kėnaqėsi, nė radhė tė parė shpirtėrore.


Si u gjend Ami, njė balerinė, pėrkrah Agron Llakės nė njė nga spektaklet mė tė ndjekura nga shqiptarėt “Portokalli”?

Me gjithė skepticizmin tim pėr kėtė pėrgjegjėsi tė re, shumė shpejt u ambjentova duke hedhur hapa tė sigurt pėr njė rritje profesionale tė vazhdueshme. Sigurisht nuk ishte dhe aq e lehtė nė fillim sepse bėhej fjalė pėr njė format varjeteje ku duhet lirshmėria, energjia dhe aktrimi deri diku. Pėrkrah Gonit jam ndjerė shumė mirė sepse ai ėshtė njė partner mjaft komfort.

Keni treguar tashmė se i rezistoni kohės. Pėr disa vjet me radhė, sė bashku me Agron Llakėn e humoristėt e talentuar, edhe Ami ėshtė bėrė padiskutim njė emėr i pandarė nga «Portokalli». Bile mund tė them, ēdo sezon dhe mė zonja, mė kėmbėngulėse, mė e pėlqyeshme. Cili ėshtė sekreti?

Puno ēdo javė si tė ishte java e parė! Lirshmėri dhe buzėqeshje.


Sigurisht qė me kalimin e kohės dhe me fitimin e eksperiencės, pėrgjegjėsitė rriten. A e tremb Amin kjo gjė?

Absolutisht jo. Pėrkundrazi, ndihem mirė dhe nė paqe me veten kur kuptoj se me rritjen e profesionalizmit rriten dhe pėrgjegjesitė. Kjo tregon maturi apo jo.
Bėrrylat nė botėn e spektaklit. A i keni hasur? Si u jeni pėrgjigjur? Ju tremb konkurrenca e ashpėr e ekranit?

Edhe pse thuhet qė ekzistojnė shumė tė tilla, unė personalisht nuk kam patur ndonjė eksperiencė pėr tu pėrmendur. Mbase ngaqė unė vetė i qėndroj larg dhe jam tip i ekuilibrueshėm nė tė gjitha marrėdhėniet qė ndėrtoj me tė tjerėt.

Tashmė jeni njė personazh i pėrjavshėm i njė prej televizioneve kryesore. Tė gjithė ju njohin. Ėshtė kjo diēka qė tė bėn tė ndihesh mirė apo tė bezdis?

Nė shumicėn e rasteve pėr tė mos qėne hipokrite, mė pėlqen kjo gjė. Por pa diskutim ka kaluar me kohė faza impresionuese.Thjesht mė pėlqen dhe nė tė njėjten kohė mė duket mjaft normale tashmė.
Jeni shkėputur tėrėsisht nga baleti pėr tju pėrkushtuar vetėm televizionit, apo kjo qė po ndodh tani ėshtė diēka e pėrkohshme? Deri ku synon Ami?

Sot jam kėtu, nesėr do jem diku tjetėr. Jeta rezervon surpriza ēdo ditė.Unė synoj tė jap mė tė mirėn nė atė qė bėj. Nga baleti jam shkėputur dhe nuk ndiej keqardhje sepse ishte zgjedhja ime dhe nuk erdhi sepse zgjodha televizionin, por sepse prioritetet nė jetė ndryshojnė sipas moshės, vendit ku jeton dhe synimeve qė ke pėr tė ardhmen tėnde.


Ēfarė jeni gati tė sakrifikoni pėr tė arritur atė qė doni?
Gjithēka mundem.


Mendoni se njė grua nė Shqipėri mund t’i ndėrthurė mė sė miri karrierėn dhe familjen?

Po, dhe kemi shembuj konkret tė kėtyre grave, megjithese akoma tė pakta nė numėr. Megjithatė vėshtiresia nuk qėndron kėtu por nė anėn e kundėrt tė problemit : A ia krijon familja, shoqėria nė tėresi dhe strukturat shtetėrore mundėsitė gruas t’i ndėrthurė tė dyja kėto nėse ajo vetė mundet? Sa shumė barriera, paragjykime ndesh ajo gjatė rrugės?

Dua tė njihem tani me Amin jo mė si figurė televizive por thjesht si Ami. Si e kalon njė ditė tė zakonshme dhjetori?


Me impenjimet e pėrditshme. Shkolla, puna, palestėr, bėjmė shpesh organizime shoqėrore me nje grup tė kufizuar miqsh pėr tė dalė, luajtur etj…Me pak fjalė jetė normale.

Ku ndihesh mė mirė dhe ēfarė tė pėlqen tė bėsh mė tepėr?

Ēdo gjė varet nga humori i ditės. Nuk mund ta pėrcaktoj.

Ēfarė nuk do i ndryshoje asnjėherė vetes apo jetės tėnde?

Vetes, disa karakteristika qė i klasifikoj si vlera njerezore. Jetės, komoditetin dhe qetėsinė shpirtėrore qė mė ka dhėnė deri tani.

Ēfarė do i ndryshoje?

Disa gjėra qė unė i di, por qė dua t’i ndaj me veten.

A e ka gjetur Ami princin e saj, apo ėshtė nė kėrkim...?

Jo nuk kam gjetur princin, kam gjetur Faraonin qė mbretėron shkretėtirėn….hahaha

Ngjyrat e preferuara nė garderobėn e Amit?

E zeza, e kuqja

Ushqimet e preferuara?

Nė pėrgjithėsi nuk bėj naze nė ushqim. Mė tepėr preferoj prodhimet e detit dhe ėmbėlsirat


Ke bėrė ndonjė plan ku do i kalosh Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, apo Ami nuk bėn asnjėherė plane?

E drejtė, nuk bėj shpesh plane. Mė pėlqejnė mė tepėr ngjarjet spontane, por nė disa raste si Viti i Ri duhet. Besoj deri nė 12 me familjen, pastaj nė njė lokal tė prenotuar me miqtė tanė.

Le tė kthehemi edhe njėherė tek “Portokalli”. Ky spektakėl u prit mjaft mirė edhe nė Greqi, nga emigrantėt shqiptarė. A do tė kemi rastin tju presim sėrish nė qytetet greke ku jeton e punon njė numėr i konsiderueshėm shqiptarėsh?

Do tė kisha vėrtet dėshirė tė vinim edhe njė herė sepse jemi kėnaqur shumė gjatė turneut, duke qenė se Greqia ėshtė njė vend turistik, nga mė tė bukurit do thoja dhe shqiptarėt qė jetojnė atje na kanė pritur me shumė mall dhe dashuri.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me Amarda Toska - Ami
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: