Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Rrezarta Shkurten(modele dhe kengetare)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Rrezarta Shkurten(modele dhe kengetare)   7/1/2008, 17:12

Nė krahėt e famės




Ka pasur mjaft fat kėto kohė. Suksesi e ka shoqėruar, qė nga dalja e parė nė skena e ēdo ditė dhe mė shumė. Ky sukses ėshtė i garantuar kudo qė ajo eksploron: nė konkurse bukurie, nė muzikė, nė modė, apo edhe si imazh publicitar. E qysh me prezantimin e saj dhe suksesin nė skenė u rritėn edhe kėrkesat pėr sfilita dhe publicitete. Edhe pse kohėt e fundit nuk ka qenė shumė pranė botės sė modės, ajo do t’i qėndrojė nė njė pikė besnike dashurisė sė saj tė parė. Dhe kėtė do tė bėjė nėpėrmjet njė agjencie mode. Por jo vetėm karriera ka ecur mirė pėr Rezarta Shkurtėn. Dashuria e saj dhe fejesa me Ermal Hoxhėn, ka ecur paralel me famėn, qė duket se po e ndjek kudo qė ajo ecėn..

Njė agjenci mode... ?! E kush e kishte menduar qė bukuroshja nga Durrėsi, qė karrierėn e saj e nisi mbi pasarelė tashmė do tė jetė pėrfaqėsuese e njė prej agjencive mė tė mėdha tė modės. Pikėrisht agjencia “Kosova Model”, e vetmja agjenci mode shqiptare, e cila ėshtė njė filial i tė famshmes “Elle”, do tė ketė edhe pėrfaqėsinė e vet nė Shqipėri. Pėrfaqėsi qė do tė ketė si asistente pikėrisht Rezerta Shkurtėn. Kjo kompani tani do tė ketė mundėsinė qė pikėrisht modelet shqiptare t’i prezantoj nė kanalin mė tė famshėm tė botės sė modės Fashion TV. “Si modele vetė kam hequr dorė, edhe pse vetėm dy ditė mė parė isha e pranishme nė njė sfilatė”. Tė jetė kontradiktore Rezarta?! Absolutisht jo. Ajo ka qenė modelja ekskluzive e sfilatės sė stilistes Rezarta Skifterit, por nuk ėshtė se ajo do tė vazhdojė tė ecė mė nė fushėn e modės. Rrezarta tregon pėr “Bluetooth” se “tani e tutje do ta pėrdor imazhin tim vetėm pėr prezantimin e linjave apo reklamave tė ndryshme, dhe ndoshta jo mė nė sfilata”. Tani modėn do ta shohė nė njė kėndvėshtrim tė ri. Pikėrisht agjencia, qė ajo do tė drejtojė nė Shqipėri do tė pėrzgjedhė modele shqiptare dhe tė gjitha sfilatat, e organizara prej saj do tė kenė mundėsinė tė prezantohen ekskluzivisht nė Fashion TV. (Ka qenė pikėrisht “Kosova Model”, qė mundėsoi dhe shfaqjen e sfilatės sė Joni Peēit nė Fashion TV). Por nė kėtė periudhė tė rejat nga Rezarta nuk kanė tė sosur.


IMAZHI I REZARTĖS

Ka vetėm pak ditė qė Rezarta Shkurta ėshtė shfaqur si imazh i njė reklame. Pikėrisht i kontraceptive Yasmin. Ėshtė pėrzgjedhur biondina e bukur, qė ka bėrė dhe njė kalendar fotosh enkas pėr kėtė reklamė. Nė fakt s’ėshtė hera e parė qė ajo shfaqet si imazh i njė reklame. Kėtė e ka bėrė nė Kosovė, nė disa reklama, por nė Shqipėri deri mė tani nuk ka pranuar tė pėrdori imazhin e saj me oferta qė sipas saj kanė qenė mjaft tė ulėta. “Por Yasmin, mė ka paguar shumė mirė”, tregon me sinqeritet ajo. Imazhi i Rezartės ėshtė pėrdorur edhe nė reklama tė tjera nė fakt. Kėshtu nė Kosovė pėr dy vjet rresht ajo ka qenė imazh publicitar; njė vit mė parė imazh veshjesh i njė firme dhe vitin qė shkoi imazh i njė uji. Nė Shqipėri nuk ėshtė se i kanė munguar ofertat, por ato deri mė tani nuk kishin pėrkuar me kėrkesat e saj. Ajo e kishte vendosur, qė nuk do ta keqpėrdorte imazhin e saj pa u shpėrblyer pėr atė qė meriton. Dhe ja ka arritur qėllimit tė saj. Ashtu si edhe nė jetėn personale, ku duket qartė qė ėshtė mėse e lumtur.
“JE VETĖM TI”


E menaxhon mjaft mirė kohėn. Mes gjithė obligimeve tė saj nė skenė, ajo gjen kohėn e duhur pėr tė ndjekur studimet nė universitetin “UFO”, ku vazhdon vitin e parė pėr Psikologji, nuk lė aspak mėnjanė tė fejuarin e saj Ermalin, dhe sa herė qė ka oferta pune nuk tregohet neglizhente.
E me gjithė kėtyre impenjime nuk ka hequr asnjė moment dorė nga kėnga. Pikėrisht nė fund tė kėtij muaji nė treg do tė jetė albumi i parė i kėngėtares Shkurta. “Je vetėm ti” ėshtė titulli i albumit, qė mes kėngėve tė njohura dhe tė reja tė Rezartės do tė jetė dhe njė baladė, tė cilėn
kėngėtarja e vlerėson dhe ėshtė optimiste se ka pėr tė zėnė vend menjėherė nė shijet e publikut.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Me ritmin e Rrezartes   15/1/2008, 15:05



Qė nė fillim e ka dhėnė sinjalin se qėllimi i saj nuk ishte thjesht marrja e njė kurore missi. E se ajo pasarelė do t’i shėrbente thjesht si njė start pėr vrapin e madh drejt botės sė spektaklit. Dhe ja ku mbėrrin edhe kėtė verė me njė kėngė e klip tė ri. E sė shpejti dhe me njė album tė ri. E nuk mbaron me kaq. Rezarta Shkurtaj na zbulon dhe ca plane tė tjera...


Nė fillim u shfaq si njė bukuroshe bionde, si njė miss i pashpallur. Por shumė shpejt Rezarta Shkurtaj do tė tregonte se synimin e kishte tė shkonte shumė mė
larg se kaq. Dhe ja ku ėshtė. Pėrsėri me njė kėngė dhe klip tė ri, titulluar “Matura”. Nė prag tė promovimit tė albumit tė saj tė parė, pėr tė cilin sigurisht qė do tė bėjė shumė zhurmė. Gjė qė ka treguar se di ta bėjė shumė mirė. Edhe pse mund tė quhet njė nga personazhet mė tė rinj tė skenės dhe ekranin, ia ka dalė mbanė tė tėrheqė vėmendjen sa herė ka dashur tė tregojė diēka. Jo pak herė ėshtė gjendur nė faqet rozė tė shtypit shqiptar, sidomos prej kohės kur u pikas se shoqėrohej me nipin e Enver
Hoxhės, Ermalin. Lidhje qė u kurorėzua me fejesė e bashkojetesė.
Ēka do ta bėnte Rezartėn tė ndjehej “super e lumtur”. E fakti qė ato pak kėngė tė sajat janė shndėrruar nė hit-e, s’ka se si tė mos e gėzojė edhe mė shumė se kaq.



  • A mendon se edhe kėnga qė ke prezantuar pak ditė mė parė nė klip do tė bėhet hit i kėsaj vere?


Unė shpresoj! Edhe pėr faktin se kam punuar 6 muaj pėr kėtė kėngė dhe falenderoj Genti Lakon pėr punėn qė ka bėrė me mua. Ai punon shumė
pėr tė nxjerrė njė kėngė tė mirė. Edhe klipi besoj se ėshtėpunuar me shumė kujdes. Sa pėr shndėrrimin e saj nė hit... unė jam munduar dhe e kam bėrė timen, tani ėshtė publiku ai qė e ka nė dorė, dhe ai do tė vendosė nėse do e shndėrrojė nė hit apo jo kėtė kėngė. Por besoj se edhe pėr vet tekstin qė ka, pra “Matura” do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes dhe do ketė njė efekt pozitiv, tė paktėn tek rinia shqiptare.


  • Po tekstet e kėngėve, kujt ja beson?


Pėrherė jua besoj kompozitorėve, por nėse ata kėnė veē muzikėn nė kokė dhe s’dinė se kush mund tė pėrshtasė vargjet me tė, atėhere ėshtė Rozana Radi. Mė pėlqen dhe pėr mua shkruan tekste shumė tė bukura, por s’mund tė le pa pėrmendur Aisa Barakun, pasi edhe me tė do kem bashkėpunime.




  • Ke pak kėngė, por aq sa janė njihen si hite. Kjo pasi kanė qenė tė shoqėruara edhe me klipe?


Jo nuk mendoj se ėshtė pikėrisht kjo. Kėngė, “DJ” ėshtė kėnduar thjesht tė “Kėnga Magjike” dhe nuk ka klip, e megjithatė hyri mirė nė treg. Mendoj se suksesi ėshtė shpėrblimi i punės sė madhe. Ka edhe diēka tjetėr. Kur i dėgjoj kėngėt tek kompozitorėt pėr tė zgjedhur njėrėn prej tyre, nuk i dėgjoj sikur tė jetė kėnga qė unė do kėndoj por mendoj: a do preferoja unė qė kėtė kėngė ta
dėgjoja apo ta kėrceja, dhe kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė zgjedhur njė kėngė. Pra ta vesh veten nė pozitat e njė dėgjuesi. Shpesh kam kthyer kėngė aq sa disa herė kompozitorėt mė kanė quajtur edhe zevzeke nė zgjedhjen e kėngėve. Po kjo ėshtė puna ime, pėr kėtė lodhem dhe paguaj, dhe nėse nuk kam diēka tė mirė ėshtė e kotė. Mė mirė tė vonohet njė kėngė se sa tė publikohet aspak cilėsore.


  • Po idetė e tua, pasqyrohen nė klipe apo jua lė nė dorė krejt tė tjerėve?


Patjetėr qė po dhe besoj se kjo ndodh me shumė kėngėtarė tė tjerė. Nėse dėgjon njė kėngė, direkt nė mendje tė vjen imazhi qė do pėlqeje tė kishe pėr tė. Mbase mė ka ndihmuar edhe fakti qė unė kam studiuar pėr pikturė dhe njoh pak skenografinė e tekstilin, jam rritur me artin.

  • Po sa i takon imazhit tėnd, veshjet i pėrzgjedh pėrherė vetė?


Veshjet shpesh i kam ideuar vet, veē klipit tė fundit ku gjithēka ja lashė nė dorė Rezarta Skifterit dhe nuk kam gabuar. Pata besim tė madh, dhe ky besim mu shpėrblye. Por ēdo njeri mundohet ta kurojė imazhin e vet dhe unė nuk bėj pėrjashtim.



  • Po qėndrimi yt cili ėshtė pėr debatet e shpeshta qė janė bėrė pėr vajzat e zhveshura tė klipeve?


Me njė pjesė tė shqiptarėve ndodh diēka shumė e ēuditshme. Kur del Beyonce e zhveshur, askush nuk thotė asgjė, pėrkundrazi e pėlqejnė shumė. Kur del njė shqiptare, shihet me sy kritik. Ndaj edhe gjėrat duhet tė shihen barazi. Nėse ne nuk bėjmė njė revolucion, kush do e bėjė atėhere. Megjithatė mendoj se veshja duhet tė jetė seksuale, por jo e ekzagjeruar. Duhet tė ketė pak art tek veshja jote.



  • Pėrherė performon nė skenė. Ky ėshtė njė qėllim mė vete apo gjithēka vjen natyrshėm?


Vjen krejt natyrshėm. Madje kur jam nė festė me miqtė e mij performoj mė bukur se kur jam para kamerave nėpėr klipe, apo kur jam nė skenė. Kontraktohem pak por mundohem tė jap maksimumin, pasi performanca vjen edhe prej kėngėve qė unė kam kėnduar, kanė qenė ritmike tė gjitha.


  • Ka edhe fjalė se kėngėtaret e sotme janė vetėm tė bukura dhe s’kanė shumė zė?

Po edhe Kristina Aguilera apo Britni Spirs janė tė bukura, vishen seksi, e kjo s’do tė thotė se nuk kanė zė. Po pėrgjigjem pėr veten tani, dhe do e tregoj shpejt se sa zė kam. Madje kam plan qė tė mbaj njė koncert live dhe gjithė tė ardhurat do tė shkojnė pėr bamirėsi.


  • Pse pėr bamirėsi?

Pse jo pėr bamirėsi! E kam menduar dhe me Ermalin qė ndonjė ditė tė shkojmė nė shtėpinė e fėmijės pėr t’ju ēuar diēka simbolike. Mua mė vjen shumė keq pėr ata qė nuk kanė atė qė kemi ne.


  • A vazhdon tė ndjehesh e lumtur nė bashkėjetesėn me Ermalin?

Momentalisht jam super e lumtur. I uroj vetes tė jetoj pėrherė me kėtė lumturi qė kam. Lumturua ime ėshtė falė dashurisė dhe falė Ermalit. Pasi karriere dhe ajo qė tė rrethon tė pėrmbush deri diku, po nuk pate njė shpirt tė gėzuar, ato zbehen. Mė nė fund unė kam kėtė diēka tė bukur qė mė pėrmbush.


  • Stina e nxehtė pėr kėngėtarėt pėrkthet shumė koncert. Po pėr ty?

Edhe unė jam ēdo javė nė koncerte dhe kjo gjė mė gėzon shumė. Pasi ndryshe nga kėngėtarėt e tjerė qė kanė shumė vite nė skenė, unė sapo kam nxjerrė kėngėn e tretė, e cila nuk ėshtė lanēuar ende mirė. Do jetė mė shumė nė treg mė vonė, kur tė dalė albumi, i cili besoj do jetė nė treg pas 10 ditėsh. Fakti qė me kaq pak kėngė jam nėpėr shumė koncerte mė lumturon dhe mė tregon se puna ima nuk ėshtė anashkaluar.


  • Po pėr pushime tė gjata ti dhe Ermali a keni menduar?

Absolutisht po! Nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe pėr mua qė tė heq dorė 15 ditė nga puna pėr t’i bėrė qejfin vetes. Themi se mund tė shkojmė nė Turqi nė fund tė gushtit, por ende nuk e kemi vendosur. Po e sigurtė ėshtė qė s’do na iki vera pa pushime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Historia e dashurisė / Detajet e lidhjes & planet   15/1/2008, 15:13

REZARTA:Jam me fat qė kam Ermalin


Sa kohė ke qė je lidhur me Ermalin?

Lidhja jonė daton 20 shtatorin e vitit 2005. Dhe pikėrisht kėtė shtator mbushim plot 2 vjet bashkė. Madje edhe ditėn e dasmės kemi menduar qė, kur ta bėjmė ta vendosim pikėrisht nė kėtė datė.


Si ka nisur kjo histori?Ka qenė dashuri mė shikim tė parė?

Po ka qenė njė dashuri me shikim tė parė. Nė fakt pėrpara se tė takoheshim kanė qenė disa koiēidenca tė ēuditshme. Ndoshta ishte e parashikuar, qė unė
tė takohesha me atė. Kėshtu ndėrsa unė kthehesha nga njė udhėtim nga Kina nė tė njėjtin avion ka qenė edhe Ermali, i cili kthehej po nga Kina, ku kishte qenė pėr punėt e tij.Mė pas ka qenė njė tjetėr koiēidencė. Ka qenė verė unė isha ftuar pėr tė kėnduar tek “Tropikal, Venue”, nė Durrės dhe Ermali gjendej aty me shokėt e vet. Ai u ishte shprehur miqve tė vet qė “Lum ai mashkull, qė e ka kėtė vajzė”. Kėtė gjė ma ka pohuar vetė mė pas, pa e menduar se njė ditė kėtė vajzė do tė kishte ai vetė. Dhe hera e tretė dhe vendimtarja ka qenė unė dhe ai nė kryqėzim tek sheshi “Nėnė Tereza”, ishim nė semafor me makinė. Aty ai na ftoi pėr kafe. Unė kam qenė me njė miken time. Pastaj u ulėm nė kafe dhe ai aty po bėnte interesantin, ndėrkohė qė sa u ndamė mė ēoi me telefon njė mesazh.


Dhe ē’ndodhi mė pas?

Ditėn e dytė kemi qenė gjithė ditėn bashkė. Madje unė kam qenė tek parukieria nė Durrės dhe ai nuk ka pritur, po unė kam dalė me flokė tė lagura (qesh). Ndėrsa ditėn e tretė jemi nisur pėr njė udhėtim nė Pogrades, ku ka qenė njė ditė e mrekullueshme.

Ēfarė tė pėlqen mė shumė tek Ermali?

Nė karakterin e tij vlerėsoj shumė qetėsinė e tij. Mėnyrėn sesi ai i zgjidh ēėshtjet e tij. Unė jam mjaft impulsive si natyrė, ndėrsa Ermali ėshtė mjaft i i qetė, kėshtu qė ekuilibrohemi sė bashku. Po Ermali mbi tė gjitha ėshtė njė njeri shumė i zgjuar. Dhe qė unė e kisha ėndėrr tė kisha njė njeri tė tillė nė krah. E them me mjaft sinqeritet, qė jam me fat, qė unė e kam atė nė krah. Ndėrsa nė paraqitjen fizike mė pėlqen shumė trupi i tij, i gjatė dhe pak i mbushur. Ėshtė pikėrisht ashtu si unė e kisha menduar mashkullin, qė do tė kisha njė ditė nė krah.

Cilat janė veset e tij nėse ka, qė ti nuk i duron dot?

Nė fakt nuk mund tė them pėr vese. Ermali nevrikoset shumė rrallė. Ndėrkohė qė Unė jam mjaft impulsive si natyrė, ndėrsa Ermali ėshtė mjaft i i qetė, kėshtu qė ekuilibrohemi sė bashku unė nevrikosem shpejt dhe shpesh. Por kur nevrikoset Ermali reagon shumė ashpėr. Nuk ėshtė e thėnė qė tė nevrikoset me mua (qesh), por pėr punė dhe ēėshtje tė ndryshme pėr shembull. Unė e di kėtė gjė dhe e lė tė qetėsohet, sepse e di qė shumė shpejt do t’i bien nervat.


Po Ermali ēfarė pėlqen tek ty? Sa orė nė ditė rrini me njėri-tjetrin?

Mė mirė mund tė them, qė orėt qė na ndajnė janė nga mėngjesi deri nė orėn 4kur edhe Ermali mbaron punėn dhe pastaj nuk ndahemi pėr asnjė moment nga njėri-tjetri.


Tė shoqėron Eramli nė punėt e tua dhe koncertet qė ke?

Po nė tė gjitha koncertet. Ėshtė gjithmonė me mua. Edhe kėtė tė hėnė unė do tė jem nė Vlorė dhe Ermali do tė vij dhe do tė jemi bashkė.

A ėshtė xheloz ai?

Unė nuk i lė shkak asnjėherė qė ai tė bėhet xheloz. Megjithatė po u tregoj njė tė vėrtetė. Mua mė pėlqen tė bėj lojėra dhe e provokoj. Njė herė bleva njė numėr tjetėr telefoni dhe i ēoja mesazhe numrit tim, qė ishte nė dhomėn, ku Nė fakt pėr kėtė gjė duhet tė pyesni Ermalin. Megjithatė njė gjė qė unė e di dhe qė ma thotė ėshtė se Ermali pėlqen shumė sinqetitetin tek unė. Nė fakt kėtė veti e kam me ēdo njeri edhe me shoqėrinė dhe familjen, jo vetėm me Ermalin.


Po nė paraqitjen tėnde?

Uroj qė gjithēka… (qesh)


Dhe ēfarė nuk pėlqen?

Uroj, qė tė mos ketė asnjė gjė… (qesh)

A i bėni surpriza njėritjetrit?

Po shumė madje. Nė fakt unė bėj mė shumė. Unė bėj pėr shembull pesė surpriza, Ermali njė. Por Ermali i ka surprizat nė lidhje me plane, pėr shembull, udhėtime, festa surprizė, etj. Kurse unė i kam tė natyrės sė arredimit kėndshėm tė shtėpisė, me qirinj, lule, toretė, tej.


Cila surprizė ka qenė mė e bukura?

Gjėja mė e bukur dhe e papritur pėr mua nga Ermali ka qenė nė kohėn, kur secili nga ne jetonte nė shtėpinė e vet dhe Ermali mė jep si dhuratė unazėn, qė unė mbaj nė gisht sot, dhe mė kėrkoi tė jetonim bashkė. ishte Ermali. Ai u bė xheloz sigurisht. Po nė fakt ka njė xhelozi tė bukur, njė mėrzitje qė mua mė bėn pėr tė qeshur. Ndėrsa kur dikush mė shikon ai bėhet edhe mė i afėrt me mua.

Po ti?

Unė? Jam xheloze e tmerrshme.


Meqė pėrmendėt vėllain e Ermalit, si i keni marrėdhėniet me familjen e tij.

Ermali ka dy vėllezėr, me tė cilėt shkoj shumė mirė. Megjithatė mund tė them se me vėllain e vogėl tė tij kam mė shumė afrimitet, madje e kam mik. Kjo ndoshta pėr faktin se jemi edhe nė tė njėjtėn moshė.

Ku jetoni tani?

Jetojmė tek njė apartament tek “Dėshmorėt e Lirisė”, qysh prej 10 muajsh.
Kemi nė plan nė fakt tė bėjmė njė shtėpi mė tė madhe, por kjo do tė realizohet pak para se ne tė martohemi.


Cilat janė projektet e verės, ku po i kaloni pushimet?

Nė fakt pushimet i kemi bėrė pak e nga pak. Pėrgjithėsisht kemi lėvizur ēdo fundjavė nė vende tė ndryshme. Kėshtu kemi qenė nė Budva, (Mal i Zi), nė Kosovė, Maqedoni. Pastaj nė Shqipėri kemi lėvizur nė Sarandė, Vlorė, Durrės, Shėngjin. Madje nė Shėngjin jemi kėnaqur shumė, pasi kemi qenė pėr peshkim. Tė dy edhe unė edhe Ermali e kemi shumė qejf peshkimin. Por Ermali nevrikoset shpesh kur jemi pėr peshk, pasi unė jam me me fat dhe zė mė
shumė peshq se ai. Pėr peshkim kemi qenė edhe mė vėllain e vogėl tė Ermalit dhe jemi kėnaqur shumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Rezarta Shkurta kėtė vit do tė martohem   15/1/2008, 15:14

Nė ditėt e para tė vitit 2008, shumė prej njerėzve kanė tashmė tė pėrcaktuara qėllimet dhe pikėsynimet ku duan tė arrijnė. Rezarta Shkurta ėshtė njė prej tyre.



Edhe pse sapo ka kaluar tė 20-at dhe ende studente, ajo ka nisur tė mendojė seriozisht pėr tė krijuar familjen. Sigurisht sė bashku me Ermalin, me tė cilin bashkėjeton prej disa kohėsh. Meqė jemi nė ditėt e para tė vitit tė ri, doja tė tė pyesja pėr natėn e ndėrrimit tė viteve… Mbrėmjen e Vitit tė Ri e festuam nė Maqedoni, ku unė isha e ftuar pėr dy net nė “Golden gate”, njė nga diskotekat mė tė mėdha atje. Isha pėr koncert, por edhe festuam njėkohėsisht, sė bashku me Ermalin dhe kolegėt e mi Genta Ismajli e Labinot Tahiri. Megjithatė e kemi lėnė, qė nė njė fundjavė tė afėrt tė ikim nė Mavrov, pėr tė festuar vetėm ne tė dy.


Duke iu rikthyer vitit qė lamė pas, cilat kanė qenė pėr ty momentet mė tė suksesshme?
Ka pasur shumė dhe nuk e di nėse do i mbaj mend tė gjitha. Por njė prej realizimeve tė mia, ka qenė edhe dalja e albumit, njė ėndėrr, qė mė nė fund e arrita dhe kjo i pėrkiste vitit 2007. Po kėshtu edhe pjesėmarrja dhe ēmimi nė festivalin “Kėnga magjike” kanė qenė domethėnėse.
Ndėrkohė, ēfarė projektesh, tė afėrta apo tė largėta, ka Rezarta pėr vitin 2008?
Kam shumė projekte qė lidhen kryesisht me muzikėn, por do tė veēoja kėtu daljen e klipeve tė reja dhe veēanėrisht pjesėmarrjen nė “Top Fest”.
Do tė presim edhe aty surpriza nė performancat e tua. Mund tė na zbulosh diēka mė shumė…Do tė ketė shumė surpriza, gjė qė mė detyron tė mos zbuloj dot shumė. Por mund tė them se autorėt e kėngės sime janė Aida BAraku dhe Armend Rexhepagiēi.
Kur flasim pėr muzikėn duket se lemė mėnjanė njė pjesė tjetėr tė profesionit tėnd, modėn. Nė njė prej forumeve nė internet je zgjedhur modelja e vitit. Por ti duket sikur ke hequr dorė nga kjo fushė…
Absolutisht nuk kam hequr dorė. Ajo ishte shkalla ime e parė drejt suksesit, kėshtu qė do tė vazhdoj, por sigurisht do tė ketė pėrzgjedhje nė evenimentet, ku marr pjesė. Nėse do tė jenė tė rėndėsishme, pse jo.
Po me shkollėn, si po ecėn Rezarta?
Fatkeqėsisht profesioni qė kam, tė detyron ndonjėherė qė tė kesh mangėsi dhe mungesa. Megjithatė mundohem, qė tė barazohem nė njė farė mėnyre me miqtė e mi, qė janė tė sė njėjtės degė duke marrė informacione jashtė orarit tė shkollės, pėr mėsimet e munguara.
Pėrveē anės profesionale, nė jetėn private a priten tė reja gjatė vitit 2008?
Them, qė martesa do tė jetė njė surprizė e vitit 2008.
Eshtė njė vendim qė tashmė ėshtė marrė nga ty dhe Ermali?
(Qesh) Po. Propozimi vjen nga Ermali dhe unė pranoj.
E keni vendosur tashmė edhe datėn e dasmės?
Po pėr detajet a ka menduar Rezarta?
Kam njė jetė qė mendoj pėr detajet. Ēdo femėr e mendon ditėn e dasmės, kėshtu qė edhe unė e kam menduar deri nė detajet mė tė vogla.
Ke imagjinuar njė dasmė tė madhe?
Jo. Njė ceremoni intime, por e kėndshme.
Do tė na zbulosh diēka mė shumė?
Ėshtė ende herėt.
Ku do t’i marrėsh fustanet e bardhė?
Them se do t’i stiloj.
Si e ke imagjinuar veten nuse?
Njė nuse relativisht e thjeshtė. Do kem fustane komode, qė tė kėrcej sa tė kem mundėsi.
Pėrderisa po mendoni martesėn, do tė thotė qė gjithēka shkon mirė me bashkėjetesėn?
Po, bashkėjetesa jonė po shkon mė sė miri. Ėshtė bėrė normale tani.
Ke njohur anė tė reja tė Ermalit falė bashkėjetesės, apo ėshtė ai qė ka qenė?
Ėshtė ai qė unė kam njohur dhe kam dashuruar qė nė fillim. Bashkėjetesa e ka bėrė edhe mė tė fortė lidhjen tonė, por besoj se edhe mua mė ka rritur.
Grindeni?
Nuk besoj se ka ēift nė botė pa konflikte. Edhe ne kemi konfliktet tona, por qė janė tė padėmshme dhe pėrfundojnė nė puthje.
Kur grindeni kush ėshtė ai, qė ulet i pari?
Fatkeqėsisht unė. (qesh)
Je tolerante domethėnė?
Edhe nėse jam kokėfortė, Ermali ėshtė pak mė shumė se unė.
Je xheloze?
(qesh) Po. Dhe kjo sepse Ermali ėshtė mashkulli mė i bukur, qė kam parė nė jetėn time.
Nė skenė je vajza e surprizave. Po nė dashuri ke bėrė ēmenduri?
Nė fakt bashkėjetesa ime me Ermalin, ka ardhur pas njė lidhjeje shumė tė shkurtėr. Edhe kjo ėshtė njė ēmenduri mė vete. Tė gjitha raportet tona kanė qenė tė shpejta e tė paplanifikuara. Kjo e ka bėrė nė njė farė mėnyre tė ēmendur dhe tė bukur marrėdhėnien tonė.
Je njė kėngėtare qė shpenzon pėr pamjen dhe skenėn. Tė mbėshtet Ermali nė sigurimin e parave, apo e siguron gjithēka vetė?
Profesioni im ėshtė sa i bukur, i vėshtirė edhe fitimprurės. Ndoshta nuk ėshtė mirė tė thuhet, por unė kam njė profesion nė tė cilin fitohet, po aq sa edhe shpenzohet. Nė momentin qė unė fitoj, kam mundėsi tė shpenzoj, por edhe tė kem diēka pėr veten. Plus qė karrierėn time e kam nisur ende pa e njohur Ermalin. Kėshtu, qė tani kam arritur nė njė moment, ku nuk e ndiej nevojėn e mbėshtetjes nga ana financiare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Interviste me Rrezarta Shkurten(modele dhe kengetare)   Today at 13:33

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interviste me Rrezarta Shkurten(modele dhe kengetare)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: