Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Enver Petrovci: Nė Kosovė nuk ndihem mė artist

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 97
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Enver Petrovci: Nė Kosovė nuk ndihem mė artist   13/11/2007, 17:59

Petrovci: Nė Kosovė nuk ndihem mė artist




Aktori kosovar Enver Petrovci ndodhet nė Tiranė pėr tė interpretuar nė dramėn "Guxim pėr vrasje", qė shfaqet sot nė sallėn "Black Box" tė Akademisė sė Arteve
Thotė se ambicja e ka mbajtur larg ftesave tė Tiranės. Nėse do tė interpretojė shqip, atėherė do tė duhet ta flasė gjuhėn mė mirė se shqiptarėt e Tiranės. Nė kohėn e ish-Jugosllavisė, Enver Petrovci ishte njė nga aktorėt mė mirė tė paguar. Kur u nis pėr herė tė parė drejt Beogradit, kishte me vete veē njė valixhe. Kujton se nuk e pranuan. Hera e dytė ishte mė e suksesshme. Sėrish kish valixhen me vete. Shkoi nė njė park tė famshėm dhe thirri nė shqip me sa fuqi qė kishte " U pranovaaaaa!!". "Nuk kisha me kė ta ndaja gėzimin tim", - tregon Petrovci. Aktori i njohur kosovar ndodhet nė Tiranė pėr tė ngjitur nė skenėn e Black Box nė Akademinė e Arteve njė dramė suedeze, me tė cilėn u dashurua, qė nė leximin e parė. Ėshtė "Guxim pėr vrasje", njė dramė e shkruar nga Lars Norris. Nė kėtė pjesė, me regji tė Arta Kallabės interpreton nė krah tė dy aktorėve tė tjerė, jo tė panjohur pėr publikun shqiptar, Arta Muēaj dhe Luah Jaha. Drama vėrtitet rreth njė vrasjeje nė familje, ku Petrovci ka rolin e babait. Drama flet pėr vetminė, pėr njerėz tė vetmuar, qė kėrkojnė shoqėrinė e dikujt tjetėr. Biri vret babanė, pasi e gjen atė me tė dashurėn e tij. Petrovci thotė se mund tė konsiderohet edhe pjesė kosovare. "Kam dėgjuar se nėpėr fshatrat tona tė Kosovės, por jo vetėm tė saj, nėpėr fshatrat e Ballkanit, vjen deri tek inēesti mes babait dhe tė bijave. Pra ėshtė njė temė edhe jona. Kur ka ndodhur nė Suedi mund tė ndodhė edhe tek ne", - shpjegon aktori. Kjo pjesė vjen si prodhim i teatrit tė ngritur nga vetė ai, i quajtur "Teatri i babės". E ka quajtur kėshtu, pasi ngrihet pikėrisht nė shtėpinė e babait tė tij. E dyta kompani teatrore pas "Dodonės", qė Petrovci themeloi vite mė parė. "Kjo ėshtė mėnyra ime e tė luftuarit. Nuk jam njeri i grushtave e shqelmave. Unė nuk kėrkoj tė bėj revolucion. Nuk kam kohė", - thotė teksa duket i pakėnaqur nga jeta kulturore nė Kosovė. Sipas tij gjithė problemi qėndron tek drejtimi. "Njerėz tė gabuar drejtojnė artin. Ka aktorė shumė tė mirė, por drejtohen nga njerėz tė zgjedhur sipas partive politike. Edhe kėta janė njerėz shumė tė mirė, por nuk dinė, nuk janė pėr atė punė", - thotė Petrovci, i cili thotė se nė Kosovė kishte filluar tė mos ndihej mė artist. "Kam nevojė tė ndihem artist, gjė qė nuk e ndiej mė nė Kosovė. Ndoshta do t'ju zhgėnjej e do mė zhgėnjeni, por kam nevojė tė ndjej atmosferė artistike, tė vlerėsohem si artist e tė kritikohem nė mėnyrė profesionale. Ndaj edhe kam droje si para martese", - thotė aktori, i cili mbahet mend nga publiku shqiptar mė sė shumti nė interpretimin e "Idiotit" tė Dostojevskit. Njė rol qė nuk do tė donte mė t'i rikthehej, jo sepse do ta sillte ndryshe, por edhe sepse aktori pranon qė tashmė nuk ndihet "nė formė pėr njė rol tė tillė". Ka pasur vazhdimisht ftesa nga regjisorė shqiptarė, pėr tu ngjitur nė skenat e Tiranės, por i ėshtė dashur tė refuzojė. E gjitha ėshtė ēėshtje gjuhe. "Sa herė vij kėtu, pyes veten nėse di shqip", - thotė aktori qė ka interpretuar pėr vite tė tėra nė gjuhėn serbo-kroate. Nė raportin mes kinemasė dhe teatrit, ai zgjedh kėtė tė funidt. Nė filma ka luajtur vetėm kur ka pasur kohė. Nė Beograd vlerėsohej mė shumė teatri. "Nė film mund tė luajė edhe qeni, edhe gjyshja ime, edhe njė amator, shumė mirė madje. Ndėrsa teatri kėrkon njerėz tė shkolluar". Ai nuk e fsheh se ka qenė njė nga aktorėt mė tė paguar tė kohės. "Pėr njė punė qė e bėj mirė dua tė paguhem, dhe shumė mirė madje. Shteti qė mė merr mua taksa duhet tė mė paguajė", - thotė Petrovci, teksa shton se paga ka qenė mė e lartė nė kohėn e Titos, qė sipas tij ka bėrė shumė pėr artin dhe kulturėn. "Nuk jam komunist, madje isha aktori i vetėm qė nuk kisha teserėn e partisė, por gėnjen kush thotė se Tito nuk ka dhėnė pėr artin. Madje ata mund tė quhen mė tė zgjuar se demokratėt e sotshėm, pasi pėrmes artit ata propogandonin idetė e tyre". Dikur paguhej rreth 300 USD pėr njė shfaqje, plus honorareve tė tjera. Tashmė nė Kosovė nuk bėhet fjalė pėr tė tilla pagesa, por aktori thotė se nuk ka nevojė pėr para, madje mund tė luajė edhe falas, nėse bėhet fjalė pėr art tė vėrtetė. Drama "Guxim pėr vrasje" shfaqet pėrgjatė tri netėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Enver Petrovci: Nė Kosovė nuk ndihem mė artist
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia dhe Teatri-
Kėrce tek: