Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Laert Vasili - Aktor Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 97
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Laert Vasili - Aktor Shqiptar   13/11/2007, 17:56

Kinematografia

-Omeri nė filmin artistik “Mirupafshim”
-Vrasėsi nė “Nata e fundit”
-Kasapi nė “ Stela e zjarrtė”
-Fotios nė “Aktorėt”
-Qiraxhiu nė “Dita e nesėrme”
-Pelegrini nė “Egnatia”
-Komandanti i forcave speciale nė “Pengu”

Aktori shqiptar mė i njohur nė Greqi, Laert Vasili tregon detaje nga jeta nė Athinė: Imazhi pėrtej skenės, raportet e artistit me publikun, miqėsitė, dashuritė, zhgėnjimet, fama dhe vetmia.


Si artist, a ndihesh emigrant ?
Nė art nuk njihet termi emigrant. Unė jetoj nė Greqi, se kėtu studiova, dhe regjisorėt grekė mė parapėlqyen qė nė vitin e parė tė shkollės. Artisti ndodhet nė pozicionin qė ai zgjedh pėr t’u shprehur sa mė mirė. Qėndrimi im nė Greqi mbulon tė gjitha nevojat e mia artistike pėr t’u shprehur si aktor dhe regjisor.

Sa e ndihmon fama artistin profesionalisht?
Ka dy lloj mėnyrash tė bėhesh i njohur: Sė pari, pėr talentin qė shfaq nė teatėr, film a televizion. Dhe tjetra, bėhesh i njohur nėpėrmjet fotografive qė tė nxjerrin nė festat ku shkon, nga jeta vetjake, me kė del apo shoqėrohesh.

Si tė ndihmon kjo famė?
E vetmja gjė qė mė bėri tė njohur ishte puna dhe pasioni im pėr artin. Kjo mė detyron tė jem kokėulur e tė punoj sėrish. Konkurrenca ėshtė e tillė qė duhet tė qėndrosh me kėmbė nė tokė, pėrndryshe shumė shpejt edhe mund tė rrėzohesh. Fama ėshtė si njė tollumbace qė fryhet e fryhet e pastaj ēahet. Fama tė ndihmon nė momentin qė fillon shfaqja dhe shikon sa publik vjen nė teatėr. Ėshtė edhe pėrgjegjėsi, kur e di qė del para publikut qė pret nga ty e nė njėfarė mėnyre duhet ta justifikosh. Publiku gjithnjė rrit kėrkesėn ndaj teje.

Fama, njėfarėsoj, ėshtė shprehje e egoizmit profesional?
Jo, nuk ka tė bėjė me egoizmin. Ka tė bėjė me pėrgjegjėsinė qė ke ndaj njerėzve qė tė adhurojnė e tė pėlqejnė.

Ju i pėrzgjidhni rolet dhe me ē’kritere?
Nga pjesėt teatrale, deri tani kam pasur fatin tė luaj nė pjesė shumė tė njohura. Kėshtu, midis 3-4 oferteve qė do tė kem, pėrzgjedh pjesėn qė mė pėrmbush dhe regjisorin.

Jeni i kėnaqur me vetveten, pėr atė qė keni arritur deri tani?
Po tė arrij momentin qė tė jem i kėnaqur me vetveten do ta lė punėn. Do tė lė dhe gjithė impenjimin tim nė problemet shoqėrore dhe do tė shkoj diku, nė njė ishull, i vetmuar qė “tė ēlodhem”...

Mendoni se keni marrė aq sa keni dhėnė nė lidhje me njerėzit?
Nuk duhet tė kesh njė kėrkesė tė tillė. Duhet tė japėsh mė shumė se sa merr. Duke dhėnė mė shumė, nė rastin e mėvonshėm do tė tė japin mė shumė. Dhe kur tė japin mė shumė prapė ty tė duhet tė japėsh edhe mė shumė.

Keni shumė shokė?
Shokė kam, po miq kam pak.

Me ē’kriter i zgjidhni miqtė?
Miqtė i kam nga profesioni. Janė aktorė e regjisorė. Mė kėta kaloj shumicėn e kohės. Kriteret kanė tė bėjnė me faktin se si ndihesh. Kur shoh qė dikush e do shoqėrinė me mua pėr emrin tim, Laert Vasili, nuk mė jep ndonjė gjė.

Ua beson tė fshehtat miqve?
Unė hapem kollaj. Kjo ėshtė njė nga vetitė e mia. Ndoshta ėshtė gabim. Sinqeriteti mė jep mundėsinė tė kuptoj edhe tjetrin. Kjo mė bėn tė pėrzgjedh miqtė nga shokėt.

Kush ju ka ndihmuar dhe kėshilluar mė shumė deri tani?
Mė kanė ndihmuar njerėzit qė kanė qėndruar afėr meje, me tė cilėt kam pasur marrėdhėnie intime. Jam bėrė mė i plotė nga lidhjet erotike. Mė kanė ndihmuar sidomos tė dashurat.

Sa fillon njė premierė, ndjeni pasiguri pėr rezultatin?
Jo nuk ndiej pasiguri pėr rezultatin, se kjo ėshtė nė dorė tė regjisorit. Pasiguria e vetme qė ndiej ėshtė nė qoftė se do tė mund tė justifikoj kėrkesėn e publikut ndaj meje.

Cila ėshtė motoja juaj?
Mos i bėj tjetrit atė qė nuk duan tė ta bėjnė ty.

Keni shijuar ndonjėherė shijen e pabesisė nė dashuri?
Edhe mundet, po nuk e di (qesh).

Po nė marrėdhėniet shoqėrore?
Shpeshherė. Kėtu e kuptoj lehtė pabesinė.

Njė lidhje erotike ku pėrfundon pėr ju?
Diēka qė fillon, edhe mbaron. Ose, mė saktė, transformohet nė diēka tjetėr. Te mua lidhja erotike mbaron nė miqėsi.

Jeni besnik nė dashuri?
Shumė. Sepse ėshtė si tė mos jesh besnik ndaj vetes.

Tė pėlqen flirti?
Nė pėrmasat qė nuk tejkalohet.

Ē’tė shtyn tė flirtosh?
Tek unė ndodh. Por zakonisht, nuk filloj unė tė flirtoj. Sepse i ulur diku, i ndiej shikimet. Nė ato shikime dalloj adhurimin qė kanė pėr mua si artist dhe atė pėlqim qė tregon mė tepėr se adhurim.

Ē’ėshtė erotizmi pėr ty?
Erotizmi ėshtė motorri lėvizės i gjithė zgjedhjeve qė bėn nė jetė. Ėshtė e vetmja situatė nė tė cilėn nuk ke frikė tė ndihesh i zhveshur, i zhveshur shpirtėrisht. Kėsisoj e dorėzon shpirtin tėnd nė duart e tjetrit.

Sa herė duhet tė ndiejė njeriu erotikėn; njė herė, apo t’i hapė zemrėn sa herė qė troket?
Varet se sa herė ėshtė gati tė ndiejė trokitjet. Sepse qė troket mė shumė se njė herė, kjo nuk diskutohet. Nuk ka kufizim. Pa erotikė nuk ecėn gjėkundi.

Keni dashuruar ashtu siē keni dashur?
Nė fillim tė marrėdhėnieve nuk e kuptoj se ēfarė mė ndodh. Jam pothuajse i verbėr. Pastaj, dalėngadalė shfaqet karakteri i njeriut. E njoh. Kėtu filloj tė shikoj e tė kuptoj nėse kjo ėshtė ajo qė dua, apo diēka tjetėr. Te njeriu qė ke, shikon gjėra tė cilat nuk mund t’i kesh. Kur nuk i ke atėherė fillon kontradikta. Fajin e ke ti, sepse nuk je pajtuar me veten tėnde, dhe kėshtu kupton qė ēdo njeri, edhe ti vetė, je i paplotėsuar.

Jeni dashuruar ashtu siē keni dhėnė?
Eh, pėr kėtė mendoj se kam qenė me fat. Besoj se mė duan shumė se jap shumė.

Nė erotikė ndjeni zili?
Normalisht duhet tė ndjesh zili. Por ėshtė e gabuar. Varet se nė ē’pėrmasa arrin. Tė ndjesh zili pėr tė dashurėn tėnde pse e shikojnė edhe tė tjerė nuk ėshtė normale. Sepse, derisa ke zgjedhur vajzėn e bukur, ashtu si e pe ti para se tė bėhej e jotja, kėshtu e vėshtrojnė edhe tė tjerėt. Pastaj kur arrin, siē dėgjoj rrotull meje, qė kėrkojnė llogari ku ishe, kush ishte nė telefon…kėto janė vogėlsira. Por qė vrasin dashurinė.
Zilia ėshtė pasiguri apo tregues i lartė i besnikėrisė dhe shprehje e vetė erotizmit? Zilia ėshtė vetėm pasiguri.

Ku qėndron ndryshimi midis erotizmit dhe dashurisė?
Janė dy gjėra krejt tė ndryshme. Dashuri mund tė kesh edhe pėr njerėzit e familjes, por nuk ke marrėdhėnie erotike me ta. Erotizmi qėndron para dashurisė. Fillon me erotizėm e pastaj kalon nė dashuri.

Thonė se po nuk ndjeve zili pėr tė dashurėn nuk e dashuron...
Jo, nuk ėshtė e saktė. Diēka qė do, dėshiron qė tė jetė sa mė e mirė. E arrira, e pėrkryera do tė jetė qė tė duash edhe diēka qė nė njė moment nuk do tė jetė mė e jotja. Por do tė jetė e dikujt tjetėr. Derisa ndihet mirė, duhet tė vazhdosh ta duash, se i do tė mirėn.

Kur mbaron njė lidhje erotike, e pėrjeton nė vetvete apo e flak tej?
Jo, kjo ėshtė si tė kėputėsh njė dorė e ta hedhėsh tutje. Por nuk ka dyqan qė tė blesh dorė tjetėr. Nuk mund ta flakėsh erotikėn qė ndjeve. Ajo ka mbetur brenda teje dhe tė ka pasuruar.

Ē’mbetet nga njė lidhje erotike?
Tė mbetet aroma e puthjes, apo shkėlqimi i dy syve. Nė shprehjen e frazės “tė dua” sheh sytė e tu.

Pėrreth nesh a ka erotizėm pėrtej caqeve?
Po, po. Madje dua tė them qė dashuritė mė tė forta janė ato qė nuk realizohen, apo dashuritė e ndaluara. E di qė nuk mund tė jesh me atė njeri, pėr arsye qė ti nuk i kontrollon, por megjithatė e do. Janė ndjenja qė, meqė nuk i realizon, nuk i plotėson, mbeten shumė tė forta brenda teje.

Erotika me kalimin e kohės firon?
Ēdo gjė transformohet nė kėtė gjithėsi qė jetojmė. Kėshtu qė nuk ėshtė firo, ėshtė transformim. Erotizmi transformohet nė dashuri. Dhe nė qoftė se dashuria transformohet nė miqėsi, kemi atė qė nėjet quhet bashkėjetesė.

Pėrse burrat turpėrohen ta shfaqin dhe shprehin romantizmin e tyre?
Nuk e di pėr cilėt burra flasim. Unė nuk mund ta konceptoj qė t’i afrohesh njė njeriu pa i shprehur ndjenjat e tua mė tė vyera. Pėr tė joshur njė njeri, pėr ta bėrė tė jetė me ty, duhet t’i shprehėsh cilėsitė e tua mė tė larta.

E keni pėrjetuar dashurinė e madhe?
Gjithmonė mendon se kjo ėshtė dashuria mė e madhe, sa herė pėrjeton dashurinė e re.

Mund tė mė skiconi me pak fjalė veten tuaj?
Nuk e di, nuk mund tė bėj portretin e vetes. E vetmja gjė qė mund tė them ėshtė se besoj shumė lehtė dhe jam gati tė bėj diēka qė pėr tė tjerėt duket e pabesueshme. Pėr mua kjo ėshtė shumė e lehtė.

Pėrse e keni tė vėshtirė autoportretin?
Duhet tė vendosem pėrballė vetes dhe ta shoh, pastaj tė flas. Vetvetja ėshtė midis njė fėmije qė entuziazmohet shpejt dhe plagoset shumė lehtė.

Ēfarė ju tėrheq nė shikimin e parė te njė femėr?
Sytė. Kur flasim pėr njė distancė qė i dallon sytė. Nė largėsi, atėherė mė tėrheq silueta e saj.

Me ē’mėnyrė ia tėrheq vėmendjen femrės qė tė pėlqen?
E vetmja gjė qė mė ndodh pa ndėrgjegje, nuk e dua unė, ėshtė se i vėshtroj. I vėshtroj dhe humbas... Nė dy vėshtrime formohet fusha magnetike e erotikės.

Do tė mė thuash fjalėt qė shprehe nė dashurinė e parė? Fjalė nuk thashė. Mbaj mend vėshtrimin, sytė e asaj vajze.

Tani bashkėjeton me tė dashurėn, apo jeni martuar?
Nuk jam martuar.

Nuk e ndjen veten akoma tė gatshėm?
Jo, nuk e di. Mund tė jetė edhe nesėr. Mund tė ndodhė edhe pas 10 vjetėsh.

Kur njeriu ėshtė i sigurt pėr tė krijuar familje?
Nuk e kam ndjerė kėtė siguri, prandaj edhe jam i lirė.

Me ēfarė fjalėsh ia keni shprehur dashurinė vajzės qė ke tani?
Shprehem me veprimet e mia. Nuk ka vlerė ēfarė i them, por ēfarė bėj unė pėr tė.

Beson nė shoqėrinė e djalit dhe vajzės, pa u kuptuar erotika?
Jo.

Pėrse?
Me tė gjithė njerėzit qė bėn shoqėri, ka njėfarė erotizmi. I cili nuk ka tė bėjė me marrėdhėniet seksuale. Por me njė vajzė qė ke shoqe ka njė erotizėm. Nuk e kuptoj nė kontaktin fizik trupor. E pėlqen pėr bukurinė e saj, pėr qėndrimin e saj.

E ke kuptuar pse i tėrheq dhe je i pėlqyer nga femrat?
Ku ta di unė?! Ndoshta ngaqė kam sytė e bukur.

Ēfarė nuk pėlqen te vetja?
Prekem shumė lehtė, kur ndiej qė mė devijon ajo qė unė jap e nuk e marr mė pas. Kur kjo ndjenjė devijon, mund tė bėhem shumė i ftohtė dhe shpėrthej emocionalisht brenda vetvetes. Mėrzitem, jam nė gjendje nervoziteti e nuk mundem ta shmang.

Cilin ves nuk mund ta pėrmirėsosh kurrė?
Do tė doja tė mos flija kaq vonė. Fle nė orėn 5 tė mėngjesit. Sikur tė mos bėja shumė jetė nate...

Thuamė kritikėn qė tė bėjnė dhe reagimin tėnd?
Kur jam me njeriun tim e mė thotė qė jam i mbyllur nė vetvete, nuk reagoj. E di qė ka tė drejtė.

Cila ėshtė filozofia e jetės tėnde?
Duhet tė ndihem mirė me veten, qė kėshtu tė bėj edhe njerėzit e mi tė ndihen mirė me mua.

Roli i fundit?
Po mbyllim xhirimet e filmit televiziv “Dielli i Egjeut”. Jemi nė serialin e 25-tė. Nė fillim tė majit do tė filloj nė pjesėn teatrale tė njė bashkėkohėsi tė Shekspirit, Ben Xhonson, qė quhet “Vol Pone”.

Pėrse i tėrheq kaq shumė teatri, filmi dhe moda tė rinjtė e tė rejat; pėr famė, apo pėr t’u bėrė tė pasur? Pėr t’u bėrė tė famshėm. Unė i pėrkas njė brezi qė u bė i famshėm se ishin njerėz tė rėndėsishėm. Tani po hyn njė brez qė duan tė bėhen tė rėndėsishėm pėr t’u bėrė tė famshėm.

Ku tė pėlqen tė kalosh pushimet?
Jemi tė detyruar tė bėjmė xhirime ne gusht. Nuk kemi pushime si tė gjithė njerėzit. Dua tė jem me miqtė e mi, pak mė intereson vendi.

Lidhja juaj me tė mirėn materiale?
Tė mirėn materiale mund ta sigurosh edhe duke qenė kriminel. Pėr mua ka rėndėsi pasuria shpirtėrore. Qė do tė thotė tė jesh i mbushur me ndjenja dhe emocione, tė jesh njeri. Kėto pėrvoja tė pasurojnė jetėn dhe komunikimi me njerėzit tė bėn njeri shumė tė vyer. Me punė kam arritur qė tė jem njė ndėr aktorėt qė paguhem mė mirė. Ėshtė njė marrėveshje e nėnshkruar nė heshtje midis meje e producentit, kur regjisori ėshtė i bindur qė rolin do ta realizojė mė mirė se dikush tjetėr.

Seriali
Aktori pėr filmin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”.
Pėrse nuk e luajta unė rolin e shqiptarit?
Publiku shqiptar po e ndjek aktorin Laert Vasili nė serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg” qė transmetohet ēdo tė shtunė nė ekranin e Telenorba Shqiptare. Pyetjes se pėrse regjisori grek nuk ia besoi atij rolin e emigrantit shqiptar, aktori i pėrgjigjet: Unė bashkėpunova shumė me regjizorin Manush Manushaqin pėr formulimin e personazhit.
Qoftė edhe pėr emrat e personazheve. Praktikisht, nė zgjedhjen e aktorit, janė shumė gjera qė duhet t’i pėrkojnė vizionit tė regjizorit qė ka pėr rolin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Laert Vasili - Aktor Shqiptar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kinematografia dhe Teatri-
Kėrce tek: