Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Adi Krasta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Adi Krasta   4/1/2008, 04:03

Adi Krasta prezantuesi i Etheve dhe emisionit New Day

Dita me tė nis ndryshe, njė stimul ky pėr ta filluar ditėn mbarė. Ēdo ditė nė njė transmetim tė drejtpėrdrejt televiziv dhe radiofonik duke i kushtuar rreth 7 minuta tė ftuarve tė rradhės, personaliteteve tė njohura tė aktualitetit dhe politikės, ndėrthurur me tingujt e pėrzgjedhur muzikorė bėjnė qė Adi Krasta tė jetė imazhi mė i ndjekur dhe i pėrcjellė me interes nga publiku. Nė kėtė intervistė Krasta, rrėfen punėn e re nė njė staf ku gjen bashkėpunim maksimal, dhjetėshen e talentuar tė ‘Etheve’, orėt jashtė pune nė jetėn e pėrditshme me familjen e miqtė si dhe plani pėr natėn e ndėrrimit tė viteve.



Prej disa kohėsh, ekrani i Top-Channel e nis transmetimin e mėngjesit me ju, duke u kthyer kėshtu nė imazhin kryesor tė kėtij kanali televiziv. Si ndiheni nė ‘New Day’ ?
Prej shumė vjetėsh ndjehem shumė mirė nė cdo inisiativė qė ndėrmarr e pėr tė cilėn kam njė lloj garancie. Mė pėlqen brezi orar mėngjezor. Nuk ka pėrzgjedhje kohore tė vecantė pėr tė bėrė gazetari tė vėrtetė e impenjative. Programi i ka fituar kuotat e merituara tė vėmėndjes sepse tashme ėshtė “lexuar” nė gjithė formatin e tij. Ėshtė njė program ku aktualiteti zė vend tė rėndėsishėm, me disa studio, ku njerėz qė kanė bėrė pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre, titujt e gazetave, vijnė pėr tė thelluar tema, ide e rrėfime personale.
Ēfare mendoni cdo mengjes pėrpara se tė nisė emisioni juaj? Cili ėshtė qėllimi qė doni tė arrini pas cdo puntate?
E rėndėsishme ėshtė qė mendojmė. Dhe planifikojmė. Duam tė ndikojmė qė herėt nė ditėn e njerėzve tė zakonshėm dhe jo vetėm. Duam tė sjellim me sportivitet titujt e gazetave me Suela Demirin, tė bėjmė njė pėrsiatje profesionale me kolegė tė gazetarisė pėr megatitujt, tė ftojmė ata qė kanė dicka pėr tė thėnė qė me punėn e tyre ndikojnė nė jetėn tonė. Bėjmė njė radio “vrapuese” me Eno Popin. Pėrpiqemi ta ēojmė kamerėn tonė aty ku jetohet e ka interes real pėr tė mėsuar mė shumė. Duam tė flasim seriozisht, tė mos llapim vetėm e vetėm pse transmetojmė nė mėngjes.
Ne emisionin tuaj, ēdo ditė janė shumė tė ftuar, personalitete tė njohura tė aktualitetit shqiptar. Ēfarė tė rejash tė tjera doni tė sillni nė cdo ditė tė re pėr publikun qė ju ndjek me aq interes?
Bisedat nė studio janė tė shkurtra, rreth 7 minuta. Nuk ka shumė kohė ndaj flitet direkt pėr temėn qė ofron interes dhe informacion. ‘New Day’ ėshtė njė format shumė i ngjashėm me ato tė mėngjesit tė gjithė televizioneve tė botės. Si format impenjativ iu desh disa javė pėr tu “pranuar”. Unė kam dėshirėn tė jap gjithė kohėn e duhur pėr publikun, nuk nxitohem, nuk ligėshtohem. Publikėt perceptojnė drejt. Por qė tė ndodhė kėshtu, dikush duhet tė bėjė programe radiotelevizive.
Nė klipin e fundvitit te TOP-Medias, nė kėngėn e mirėnjohur tė sjellė nė mėnyrė tė ripėrpunuar nė fillim shfaqeni ju. Ju keni provuar edhe herė tjetėr tė kėndoni dhe ka rezultuar me sukses. Janė dashur shumė prova kėtė rradhė?
Gjithnjė mė ka pėlqyer kėnga e FundVitit. Tregon nė njė kuptim shpirtin e institucionit. Bojken Lako ka bėrė punė tė paqme edhe kėtė vit. Fraza “rrjedhin ujė mėngjeset”, qė “kėndova” unė, jo vetėm nuk ishte e vėshtirė, por ajo kishte edhe shumė kuptim pėr mua. Ndaj m’u duk njė ogur i mirė qė kėngėn e hapi Brezi Radioteleviziv i Mėngjesit. Sa pėr aftėsinė pėr tė kėnduar, pas katėr vjet ‘Ethesh’, nuk kam shumė dyshim se me gjithė dėshirėn time tė madhe pėr sens protagonizmi nė botėn e kėngės, kam nevojė tė madhe pėr kompiuterin e Shpėtimit e tė Fredit. Pėr t’i shkuar pak me shaka pyetjes tuaj, dua te them se po planifikojmė tė regjistrojmė njė duet pėr ‘Ethet’ tė kėnduar nga dy lopė tė vėrteta, por qė tė rregulluara nė soft ngjajnė si Sony and Sher.
Duke kaluar pikėrisht nė kėtė project tė madh tuajin, ‘Ethet’. Njė angazhim i suksesshėm qė tashmė ėshtė kthyer nė traditė. Cilat janė tė rejat mė tė fundit? Ēfarė surprizash priten nė ditėt nė vijim, me aq sa mund te zbuloni?
Dhjetėshja finaliste e kėtyre ‘Etheve’ ėshtė e njė cilėsie tė lartė. Jemi tė mrekulluar me c’ka dėgjojmė. Do jetė njė tjetėr cikėl i emocioneve tė forta. Garantohet se fituesit do jenė nga ata qė i bėjnė vėnd vetes pėr njė kohė tė gjatė. Edhe shfaqja e ndėrmjetme ėshtė konceptuar si njė rrugėtim nė filmografinė e madhe Hollivudiane.
Pra ka shumė talente tė reja?
Ajo qė ka ndodhur nė Shqipėrinė e viteve 2000, ėshtė e jashtėzakonshme. Kemi krijuar njė klasė tė re kėngėtarėsh tė rinj tė cilėve nuk ua bėn syri tėrr pėr tė kėnduar ‘live’. Qė kanė personalitet njerėzor e profesional. E pra jemi vetėm pak milionė dhe po sillemi sikur jemi popullatė e madhe vendesh tė fuqishme.
Duke qenė se jeni mjaft i angazhuar dhe i zėnė, sa kohė i mbetet Adit pėr t’i kushtuar vetes?
Nė fakt kisha kohė qė nuk kisha qėnė kaq i impenjuar. Po bėj padashur zbulime tė reja pėr kohėn e punės, gjumin, ballafaqimet me njė institucion tė ri, njė marrėdhėnie tė re me kritikėn, lodhjen dhe kėnaqėsinė.
Si do ta pershkruanit njė pasdite, pas pune? Si e kaloni atė?
Kurdo qė e vjedh pak kohė, mundohem tė bėj pak gjumė pėr tė rifituar balancėn e crregulluar. Mundohem tė mos i shmangem ritit tė pirjes sė kafesė sė pasdites nė shtėpi. I vetmi moment qė mė mban nė tokė nga kjo jetė radiofonike e televizive qė ėshtė aq e pranishme sa po bėhet si natyrė e dytė, c’ka nuk mė pėlqen. Po bėj pėrpjekje tė vazhdueshme e serioze pėr tė mbajtur gjallė sensin e masės e tė realitetit.
Po fundjavat?
Njė herė nė dy javė bėj njė udhėtim me makinė nė Kosovė. Vetėm, nėpėr qafat e maleve, me diell e shi, nė tė ngrysur, ose jo, me borė. Nė fundjavat kur nuk jam nė rrugė bėjmė njė zgjim tė vonėt si familje dhe organizohemi me miq (pėr fat tė keq tė paktė).
Si do ta kaloni natėn e ndėrrimit tė viteve?
Nė Krishtlindje u mblodhėm dhe bėmė njė drekė me temė “ The British Christmas”. Impenjim i madh qė iu afrua shpesh alarmit. Familiarėt e pėlqyen pudingun. Tash po mendojmė tė udhėtojmė nė datėn 31, ndoshta nė Strugė pėr tė ndrruar vend, me dėshirėn e hapur dhe pėr pak borė.
Si do ta pėrkufizonit vitin qė po lėmė pas?
Ndėrsa rritemi, ose plakemi, krijojmė padashur idenė se cdo vit sjell mė shumė ngjarje e personazhe dhe e vė mė shumė nė provė botėn dhe nėve. Ndoshta nuk ėshtė kėshtu. Sidoqoftė 2007-ta na zhgėnjeu nė lidhje me energjinė elektrike. Nuk e bėri mė inteligjente klasėn politike. Nuk na solli pavarėsinė e Kosovės e cila si cdo vėlla Siamez do e bėjė edhe mė tė rėndėsishme vetė Shqipėrinė. 2007 nuk ishte i vecantė. As spektakolar. Ka shkuar pa lėnė gjurmė ndėrkohė qė ne jemi mė tė vjetėr, mė pak tė lumtur dhe ndoshta mė tė pasigurtė.
Cilat janė disa nga projektet pėr 2008-n?
Ti kėrkosh njė njeriu, qė aktualisht ėshtė nė ekran nė dy breza orarė, se cilėt janė projektet e sė ardhmes, do tė thotė ta trajtosh si makinė. Dhe unė nuk jam makinė. (Edhe pse pa projekte nuk jam)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Interviste me Adi Krasta
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: