Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Kuvendimet tradicionale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Kuvendimet tradicionale   13/11/2007, 17:41



Kuvendimi tradicional alegorik shqiptar i ka rrėnjėt thellė nė mesjetė, ēka pėr sė pari ka qenė fisksuar nė traditėn e Kanuneve vetqeverisėse, tė cilėt kanė funksionuar deri nė mes tė shekullit XX. Sot, pėr ndikimin e madh tė Kanuneve nė jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve dėshmojnė veēse reminishenca, kryesisht nė zonat tepėr malore tė Shqipėrisė sė Veriut. Si regull, fillestarėt e kuvendimeve alegorike janė pleqtė dhe, tė ftuarit mė tė rėndėsishėm me shkallė tė madhe influence. Dy-tre prej tyre, japin, si tė thuash, tonin e kuvendimit pėr gjithė shtrirjen e temės apo problematikės, duke vendosur me parashtrimin e kuvendimit njė farė “kodi” qė pėrcakton shtjellimin, derisa nė kuvendim tė jenė pėrfshirė dhe pjesėmarrėsit e tjerė, prej tė cilėve, disa marrin anėn e inicuesve, ndėrsa tė tjerėt formėsojnė palėn opozicionuese. Qė nga momenti i parė, me skicėn e parė alegorike deri tek e fundit – kuvendimi shtjellohet dhe rrjedh, siē thonė shqiptarėt, “nėn qilim” (d.m.th., padukshėm, hermetik, i fshehur pas maskės alegorike), dhe pak nga pak nė kuvendim gjenden tė pėrfshirė tė gjithė pjesėmarrėsit e odės qė “ia qėllojnė” ta deshifrojnė imazhin e kuvendimit jo menjėherė, duke u familjarizuar me shkallėn e abstraksionit dhe semantikėn e ngjeshur. Larmia e tipave dhe karaktereve tė pesonazheve nė parabolat alegorike stimulon interpretimin e njė radhe tė tėrė konfliktesh tė ndryshme: politike, ekonomike, shoqėrore, morale, religjioze e filozofike. Kėto konflikte cekin, si tė thuash, temat mė tė mprehta, kėshtu dhe pėrplasjet janė nga mė tė egrat, por puna kurrė nuk shkon deri tek rrahja apo shkrepja e armėve, ndėrsa “fitorja” u pėrket atyre qė ditėn ta argumentojnė mendjehollėsinė e tyre me parabolat alegorike mė bindėse, duke shfaqur njė origjinalitet krijues nė artin e kuvendimit. Zakonisht dyluftime tė tilla alegorike ngjasin ndėrmjet dy pjesėmarrėsve themelorė tė diskursit, tė cilėt ndajnė pikėpamjet e dy palėve nė odė. Mirėpo shpesh kėto duele ndėrfuten artificialisht pėr t’i dhėnė shije tė mprehtė kuvendimit dhe bukuri virtuoze odės sė dasmės. Nė raste tė tilla pėrballja konfliktuale ndėrmjet paravolive alegorike duket, si tė thuash, “jo e vėrtetė”, “e sajuar”, sikundėrse tė gjitha personazhet e kėtyre historive, dhe atėherė oda tė ndėrmend mė saktė, njė seancė grupore psikoterapie, sesa njė ceremonial tė fiksuar. Nganjėherė ndikim tė madh gjatė kuvendimit nė odė kanė jo vetėm personazhet e palėve diskursive, por edhe masa tjetėr qė i ndjek, e cila luan njėkohėsisht, edhe rolin e spektatorit, edhe tė statistėve nė kėtė spektakėl tė ēuditshėm. Nga njėra anė pjesėmarrėsit e dyluftimit alegorik kanė nevojė pėr spektatorė, nga ana tjetėr, vetė kuvendimi pėr shtjellimin e vet kėrkon herė pėrkrahje, herė kundėrshtime, dhe atėherė spektatorėt shndėrrohen nė pjesėmarrės (statistė). Kėsodore, statistėt pėrfaqėsonin nė vetvete njė pjesė tė mekanizmit tė riprodhimit dhe shtjellimit tė paravolisė alegorike, se sa tė lehtėsonin mobilitetin e semiozisit tė odės. Nganjėherė pjesėmarrėsit e dyluftimit nė alegori, tė frymėzuar nga roli i tyre, gjakojnė tė shpotisin jo vetėm kundėrshtarėt e drejtėpėrdrejtė, por edhe ndonjė tjetėr prej spektatorėve. Atėherė njėri nga spektatorėt (ose njė grup i tėrė) merr rolin e viktimės nė spektaklin e luajtur. Rėndom dyluftimet zhvillohen nė njė frymė mjaft paqėsore, kėshtuqė roli i spektatorėve mbetet jo fort i theksuar. Nė kėto raste pjesėmarrėsit e duelit i zhvillojnė argumentat e tyre nė frymė filozofike, duke u pėrpjekur qė me ndihmėn e skicave alegorike tė shpjegojnė dukuri tė ndryshme universale tė jetės. *Mė ka qėlluar tė marr pjesė nė njė odė tė Shqipėrisė sė Veriut, nė tė cilėn, nė cilėsinė e temės diskursive, u shtrua ēėshtja: “A ka vallė tė drejtė njeriu tė betohet pėr diēka qė ėshtė edhe e vėrtetė, edhe e pavėrtetė?”. Njėri prej ligjėruesve tė kuvendimit nė odė, tha pėrafėrsisht kėshtu: “Nė kohėra tė vjetra, kur njerėzit besonin se bėja e rrejshme jo vetėm atė qė e bėn, por shumė breza tė tjerė pasardhėsish, tė cilėt, herėdokur, do t’i zėrė beja rrejshėm. Njėherė dy katundarė qė u grindėn pėr njė copė tokė, u detyruan tė bėjnė be para pleqve. Njėri prej tyre, tė cilit nuk i takonte toka, mbushi ēizmet me dhe qė mė parė nė kopshtin e vet, dhe mandej i veshi e shkoi tė betohet. Ai i ra rrotull tokės qė nuk i takonte dhe shpalli me zemėr tė lehtė para tė gjithėve: - Betohem nė Allahun e Madh dhe Muhamdin se dheu qė kam poshtė kėmbėve, ėshtė toka ime”. Dylyftimet me alegori gjithnjė pėrmbajnė vėshtirėsi tė brendshme qė lindin jo aq sa nga natyra e zhanrit, se sa nga auditori i odės. Nė odė marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve mund tė jenė qysh mė parė tė ndera, pėr arsye tė ndryshme, por mund tė pėrkeqėsohen dhe acarohen gjatė ligjėrimit alegorik nė odė. Me qėllim qė tė shmangen konfliktet e hapura nė dasėm, rėndom pėrllogaritet paraprakisht pėrbėrja e odės, personaliteti i tė pranishėmve dhe natyra e konflikteve ndėrmjet pjesėmarrėsve. Interesin mė tė madh estetik e pėrfaqėson oda tė cilėn ne e shenjojmė si konvencionale apo sinjifikative. Ėshtė pikėrisht ai lloj kuvendimi gjatė tė cilit konflikti i shtjelluar merr karakter masimalisht abstrakt, ndėrsa vetė alegoria pėrfaqėson nė vetvete mė fort njė zbukurim retorik, se sa konfrontim tė hapur ndėrmjet dy palėve nė truallin e moralit. Biseda kovencionale rrjedh e qetė, pa ndofarė sforcimi tė veēantė dhe qė nė zanafillė merr njėfarė kodi bisedimor, tė kuptueshėm pėr tė gjithė. Si regull, me qėllim qė oda tė hyjė nė shtratin e ligjėrimit alegorik, kėrkohet njėfarė shkaku special. Ky shkak ndihmon pėr ta shpėrngulur kuvendimin nė njė nivel tė ri ligjėrimor dhe tė mos pėrlyhet me llomotitje pėr hallet e pėrditshme rutinore. Kėsisoj, ky shkak motivon tė lindė njė zinxhir i tėrė kompozicional fragmentesh alegorike. Ja njėri shembull. Njėherė nė njė odė dasme rastisėn dy dasmorė tė paftuar, tė cilėt, pėrveē kėsaj, kishin zėnė dhe nuk i lėshonin dy prej vendeve mė tė respektuara nė hierarkinė e odės (shqiptarėt kanė jė marrėdhėnie tė veēantė me miqtė e paftuar: atyre u kushtohet mė shumė vėmendje dhe respekt, se sa tė ftuarve. Por kjo nuk do tė thotė qė gostari i paftuar tė mos pėrqeshet nė njėrėn prej paravolive alegorike.) Atėherė njėri prej pleqve e filloi kuvendimin alegorik kėshtu: “Njėherė, or burra, nė kohė tė Ramazanit, njė katundar grishi pėr darkė hoxhėn. Erdhi hoxha, por kishtė mbledhė pas vetes dhe pesėmbėdhjetė burra tė fshatit. Zonja e shpisė kur pa t’i drejtoheshin nė derė, njėshkolonė, 16 tė ftuar, u kap nė siklet tė madh. Ajo e pyeti tė shoqin: - Burrė, mor burrė, a ke grishė sall hoxhėn pėr darkė, apo gjithė katundin? – I pėrgjigjet burri: - E moj grua, moj grua, po a hala s’e ke ditė se hoxha pjell mu nė muaj tė Ramazanit?”
*Kjo paravoli shėrbeu shkas pėr shtjellimin e njė zinxhiri paravolish alegorike, nė tė cilin pėrqesheshin nė forma tė ndryshme dasmorėt e paftuar. Sidoqoftė, njėri prej tė paftuarve rrėfeu njė ēaravoli pėr t’u mbrojtur: “Drejtė e ke, or filan, por dėgjo ēfarė ka bėrė vaki nė kohrat e zamanit. U nis njėherė nipi tek halla dhe sa ndenji pak, halla i thotė: - me tė thanė halla: - ulu e ha me mue, - ti ke ngranė ke shpia. Me tė thanė halla: hyp nė qershi e ha qershia, - pėr qershie asht lidhė qeni i tėrbuem. Me tė thanė halla: rri sonte pėr darkė, - e di shumė mirė se tė duhet me u kthye nė shpi. Prandej, s’metet gja tjetėr, veē me tė puthė halla nė dy faqet dhe – udha e mbarė tė qoftė!.”
Pas kėsaj paravolie ra heshtja nė odė. Tė gjithė prisnin pėrgjigje. Por kuvendari i parė veēse tymoste, thua nuk i kishte gjegjė fjalėt e kundėrshtarit. Kjo heshtje e pėrforconte mė shumė tendosjen e duelit. Pas njė copė here, ai u pėrgjigj: “Po, po. Na ishte njėherė njė farė muratori me emrin Selim. Kėtij i dhnė punė me ngrehė shtėpinė e njė farė katundari tjetėr me emrin Brahim. Mbasi Selimi ia ngrehu shpinė Brahimit, i cili me shtat qe dy herė ma i gjatė se Selimi, ky iu avit shpisė dhe nisi me i matė muret me pashėподошел, pėr me i pagu hakun e punės ndėrtuesit. Por doli se pashėt e Brahimit qenė shumė tė mėdha dhe shpia e re, e matun ksodore, doli jo shumė e madhe, e pėr aq punė, muratorit i takonin shumė pak pare. – Epo mirė ma bane, - i tha muratori tė zotit tė shpisė. – Kjo mendja e Selimit, kėrkon pashin e Brahimit!”
*Pas njėfarė pauze e mori fjalėn njė pjesėmarrės i tretė i odės: “Ke tė drejtė, besa, - iu gjej dasmori i paftuar. – I trokiti nė portė njėherė njė plakė e vjetėr nga Lura, njė katundari prej Dibre dhe i lypi bukė me ngranė. Ajo kishte ba udhė tė gjatė dhe ishte me fuqi tė kėputuna. Por katundari iu gjegj asaj: - Dėgjo moj plakė, si mundesh mė mė lyp bukė, a nuk e di ti se nė viset tona kudo ka ra zi e randė buke? – Plaka ia ktheu: - Zija mban, e shumta, njė vit, po marrja e madhe tė mbetet nė derė sa tė jetė jeta.”
*Kėshtu, para nesh kemi shembullin e kuvendimit alegorik, nė tė cilin palėt ndahen nė dy pjesė tė barabarta. Ėshtė pikėrisht momenti kur spektatorėt tė shprehin opinionin e tyre dhe, kėsisoj, tė shpallet fitimtari i kėtij dueli. Sidoqoftė, njė kuvendim i tillė, do t’i kridhtė akoma mė thellė pjesėmarrėsit nė meditim mbi natyrėn etike tė mikpritjes.
Zinxhirė tė tillė kompozicionalė alegorikė kanė njė interes tė madh pėr hulumtuesit. Pėr njė shkoqitje tė shkurtėr interpretative ia vlen t’i drejtohemi punimit tė Zhak Derridasė “E vėrteta e pikturės” (IV), nė tė cilėn kundrohet problemi i kornizės si njė zonė domethėnėse e cila e ndan paraqitjen (nė rastin konkret – thjesht tekstin) dhe realitetetin qė e rrethon atė. Pėr Derridanė shenja rezulton njėfarė rrjedhje/ rrėkėllimi nga njė shenjues tek njė tjetėr, ndėrsa semiozisi paraqet nė vetvete shtjellimin e njė hapėsirė mbitekstuale. Kėsisoj, nėse e kundrojmė odėn shqiptare nga pikėpamja e fragmentaritetit tė saj, herė tė pėrbėrė prej njė sasie tė pakufizuar shenjash autonome (paravolitė), oda na del, pėrveē kėsaj, dhe shenjė e pavarur origjinale, e formėsuar nė trajtėn e njė zinxhiri alegorik rrėfimesh qė ndėrkallen nė njė dialog ndėrmjet pjesėmarrėsve tė ndryshėm tė kėtij rituali. Pėrveē kėsaj, heshtja e pjesėmarrėsve qė ndan pauzėn nga njėra paravoli tek tjetra pikėrisht nė kontekstin e dialogut mund tė kundrohet si njė farė kornize, “frejmimi” (Derrida), dhe, njėkohėsisht, element me rėndėsi domethėnėse qė luan, jo vetėm rolin pėrforcues sintagmatik nė odė, por qė e ndryshon edhe vetė leximin e paravolive e, pėr mė tepėr, intonacionin e pėrgjithshėm tė bisedės ritualore, pėrforcon shenjėsinė e secilit fragment veēmas tė odės, ēka e shndėrron odėn nė njė rezultat gjigant konkatenacioni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Kuvendimet tradicionale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: