Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Pėr njė makiazh perfekt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Pėr njė makiazh perfekt   30/12/2007, 16:55

Disa sekrete tė vogla pėr tė pėrdorur mė mirė makiazhin. Pėr tė dhėnė mė tė mirėn nga vetja dhe njė truk qė zgjat gjatė gjithė ditės

Pėr lėkurėn

Pėrdorni njė krem hidratant pėrpara makiazhit, por jo njė krem shumė tė yndyrshėm, edhe nėse lėkura ėshtė shumė e thatė. Bėni kujdes kur tė vendosni fondatintėn, pėr tė evituar njollat. Nėse ėshtė njė produkt kremoz, vendosni njė sasi tė vogėl nė pėllėmbėn e dorės dhe aplikojeni me sasi tė vogla mbi fytyrė, duke e pėrhapur mirė me majat e gishtėrinjve. Nėse nuk jeni tė praktikuara dhe ndjeni vėshtirėsi mė kėtė mėnyrė, provoni tė pėrdorni njė fondatintė kompakte dhe pėrhapeni me njė sfungjer pak tė lagur pėr tė njė efekt mbulues, dhe tė thatė pėr njė shtresė natyrale. Evitoni vendosjen e shtresave tė tjera tė fondatintės gjatė ditės. Aplikoni korrektorin pėrpara fondatintės, pėr tė evituar njollat dhe defektet nė lėkurė.

Pudra duhet pėrdorur pa u ekzagjeruar, duke vendosur fillimisht pluhurin nė pėllėmbėn e dorės pėrpara se ta vendosni nė fytyrė, pėr tė evituar qė lėkura tė duket shumė e rėnduar. Pudra komakte eliminon efektin ndriēues. Toni i faqeve nga njėra anė ndihmon pėr tė pasur njė pamje tė gjallė, nga ana tjetėr rrezikon tė lėrė njolla. Pėrdoreni pasi tė keni vendosur pudrėn dhe pėrhapeni mirė me penel.


Pėr buzėt
Nėse buzėt janė tė plasaritura dhe tė thara, buzėkuqi nuk do tė japė rezultat perfekt. Pėrdorni mė parė njė shtresė kremi tė yndyrshėm.
Mė pas dizenjoni kunturin e buzėve me njė laps. Zgjidhni tė njėjtėn ngjyrė me atė tė buzėkuqit. Mos pėrdorni lapsin pėr tė zmadhuar buzėt. Mė mirė nė kėtė rast pėrdorni buzėkuq tė shndritshėm dhe tė qartė. Evitoni pėrdorimin e ngjyrave tė ndezura dhe shumė tė shkėlqyeshme nė buzė tė trasha. Pėr buzė tė holla dhe nėse keni defekte me dhėmbėt, pėrdorni buzėkuq nė ngjyrė tė qartė. Sfumoni buzėkuqin shumė tė errėt duke vendosur mė parė mbi buzė njė ton sysh, duke e pėrhapur me kujdes nė buzė, pa krijuar shtresėzime. Nėse toni del jashtė buzėve dhe lė njollė, me njė shufėr tė vogėl pambuku tė lyer me qumėsht pastrues, eliminoni njollėn dhe mė pas rregulloni vendin e pastruar me pak fondatintė. Pėr njė makiazh qė duhet tė zgjasė gjatė gjithė ditės, zgjidhni njė buzėkuq qė nuk pėrhapet. Shkėlqyesi u jep volum buzėve, por duhet vendosur vetėm nė qendėr tė buzės, pasi tė keni vendosur buzėkuqin, pėr t’i dhėnė mė shumė dritė buzėqeshjes tuaj. Nėse doni tė vendosni buzėkuq gjatė ditės, eliminoni ēdo gjurmė qė ka lėnė buzėkuqi i vendosur mė parė, duke e pastruar me njė shami tė lagur.

Pėr sytė
Vendosja e rimelit nė sasi tė mėdha e rėndon shumė pamjen. Para se tė vendosni rimelin mbi qerpikė, kujdesuni qė furēa tė mos jetė shumė e ngarkuar. Nėse gjatė lyerjes bėheni pis me rimel, eliminoni njollėn me njė tampon pambuku tė njomur me locion pastrues pėr sytė. Pėr tė dendėsuar qerpikėt, dizenjoni nė vizė tė hollė rrėzė qerpikėve pėrpara se tė aplikoni rimelin. Nėse viza me laps nuk del perfekte, sfumojeni me njė penel tė butė. Nėse keni sy tė lodhur dhe tė skuqur, pėrdorni tone me bazė tė ngjyrės rozė, qė i jep fytyrės pamje tė ēlodhur. Kur lapsi i syve ju duket shumė i fortė, ngrojeni pėr disa sekonda, pėr tė pasur rezultat mė tė mirė. Pėr tė rregulluar formėn e vetullave pėrdorni vetėm laps vetullash dhe jo tė njėjtin laps qė pėrdorni pėr sytė. Pėrdorni dy ngjyra hijėzuese pėr kapakėt e syve. Njė tė qartė pėr zonėn poshtė vetullave dhe njė tjetėr mė tė errėt pėr zonėn e kapakėve tė lėvizshėm, pėr t’i dhėnė mė shumė ndriēim shikimit. Lapsin vijėzues pėrdoreni para toneve, pėr tė mos lėnė viza tė ērregullta. Nėse mbani syze, pėrdorni njė laps ngjyrė kanelle.

Koha per manikyrin
Ashtu si flokėt, edhe thonjtė pasqyrojnė gjendjen tonė shėndetėsore. Kur jemi tė lodhura ose nėn stres bėhen tė butė, copėtohen ose shtresėzohen. Gjėja e parė, duhen hidratuar. Ekzistojnė kremėra specifike pėr thonjtė, ato 2 nė 1 (duar dhe thonj), qė janė shumė praktike pėr t'u pėrdorur

Ēfare te besh nese thonjte jane:

1.Te ngrene
Pėrdor njė manikyr tė hidhur, qė u jep shije shumė tė keqe thonjve
Merru vetė me lyerjen dhe rregullimin e thonjve. Kėshtu, duke u kujdesur vetė pėr ta, do tė kesh njė arsye mė shumė pėr tė mos i "ngrėnė". Mbaj thonj fals, tė cilėt u lejojnė thonjve natyralė qė tė rriten pa u dėmtuar

2.Te brishte
Evito prerjen e tyre, sepse prerėsja e thonjve i bėn mė tė dobėt. Pėrdor mė mirė limėn
Pėrdor njė manikyr qė i mban mė tė fortė
Mos i mbaj shumė tė gjatė
Evito tretėsit mė bazė acetoni

3.Te verdhe
Limo sipėrfaqen e thonjve
Kur tė kesh eliminuar me limė cipėn e ngjyrės sė verdhė, vendos njė krem ushqyes
Dhe nė fund vendos njė shtresė mbrojtėse

7 etapa per te bere manikyrin ne shtepi
Zhyt duart nė njė pėrzierje me vaj ulliri dhe limon pėr tė forcuar thonjtė.
Shty lehtėsisht lėkurėn rrėzė thoit (nuk duhet prerė kurrė)
Masazho me kujdes konturin e thonjve me njė krem ushqyes me vitaminė E
Lyej thonjtė me njė manikyr mbrojtės. Nė kėtė mėnyrė manikyri tjetėr do tė zgjasė mė shumė.
Vendos manikyrin duke mos e kursyer. Nė mėnyrė qė thoi tė marrė ngjyrė tė njėjtė me atė tė manikyrit, furēa duhet tė jetė e bollshme me manikyr dhe tė kalojė vetėm dy herė mbi thua, pa lėnė viza, por njė sipėrfaqe tė lėmuar.
Nėse preferon thonj natyralė, zbardh ekstremitetet e thoit me njė laps tė bardhė dhe mė pas lyeji me manikyr tė tejdukshėm.
Mund t'i zbukurosh thonjtė edhe me minibizhuteri, gurė, pirsing dhe lloje tė ndryshme dekorimesh.

ABC-ja e tendencave 2006

Ēfarė ka rezervuar ky fillim viti? Nuk e kemi fjalėn aspak pėr parashikimet e yjeve, por pėr atė qė do tė pėrbėjė tendencė nė modė, stil, kulturė dhe shije, gjatė muajve nė vazhdim tė 2006-ės

a. Aksesorė
Janė esencialė pėr njė look perfekt. Nuk mjafton vetėm njė komplet i kombinuar, duhen tė gjitha, kėpucėt e duhura, rripi dhe pa harruar mė kryesoren, ēantėn.

b. Bizhu
Nga mė tė rėndat dhe mė tė ngarkuarat. S'ka nevojė tė jenė tė ēmuara. E rėndėsishme ėshtė tė mos mungojnė pėr asnjė arsye nė veshjen tuaj.

Ē. Ēizme
Janė rikthyer dhe do tė qėndrojnė tendencė pėr gjatė gjithė vitit. Sidomos nė stilin kalorsiak, me pantallona tė futura brenda, qė i bėjnė edhe kėmbėt mė pak tė bukura tė duken shumė seksi.

d. Dyzet
Janė vitet e rilindjes. Falė kirurgjisė plastike dhe fitnesit, edhe pse 40 vjeē, pamja mund tė jetė spektakolare pėr tė zilepsur edhe njė njėzetvjeēare.

e. Ekstravagancė
Shtoni sa mė shumė tė jetė e mundur dozat e ekstravagancės nė veshjen tuaj. Asgjė nuk duket e tepruar kėtė vit. Mjafton tė guxosh nė veshje dhe stil.

f. Femėrore
Eshtė fjala kyē pėr modėn e 2006-ės. Nė koleksionet e stilistėve tė mėdhenj gjejmė gjithmonė e mė shumė mbėshtetje nė femėrore. Gjithmonė e mė shumė veshje ultrafemėrore dhe romantike.

g. Gėzof
Eshtė materiali mė i pėrdorshėm gjatė ditėve tė ftohta dhe jo vetėm. Nė tė gjitha veshjet pėrdorni materiale gėzofi, nė jaka, mėngė, ēanta, por sidomos tendenca mė e re janė ēizmet me dekorime gėzofi.

gj. E gjelbėr
Sa vjen e mė shumė po bėhet ngjyra mė e pėrdorshme nė veshje. Por edhe nė makiazh. Tonalitetet e sė gjelbrės duket se do tė shoqėrojnė sfilatat edhe gjatė muajve tė pranverės.

h. Hekur
Po mbizotėron gjithnjė e mė shumė nė tė gjitha llojet e bizhuve. Pa harruar kėtu edhe format e larmishme tė preēinave nė xhinset e grisura dhe pjesėt metalike tė vendosura nėpėr ēanta.

i. Internet
Femrat kanė filluar t'ia kalojnė seksit tė fortė nė rrjet, sidomos pėr sa u pėrket blerjeve online. Dhe blerjet mė tė spikatura janė libra, muzikė dhe veshje firmato, qė tė blera nė rrjet fitohen me ulje tė mėdha ēmimesh.

j. Jelek
Tė jep pamjen e luftėtares, sepse nė tė gjitha vitrinat do t'i gjeni tė sajuar me copa gėzofėsh dhe lėkurash, madje edhe me zinxhira tė varura gjithandej. Janė mė nė modė se kurrė.

k. Kaēurrela
Kthehen edhe njė herė. Tendenca e flokėve kaēurrelė ėshtė mė modernia. Edhe ato tė bėra dikur me bigutina tė mėdha pėr t'u dhėnė flokėve onde, tė cilat i shtojnė pamjes shumė fiminilitet.

l. Look i shtrenjtė
Veshje, aksesorė, kėpucė, krehje. Dyqane tė modės sė lartė. Gjithēka kėtė vit duket se paguhet shumė shtrenjtė.

m. Martesa
Tė gjithė po presin martesėn mes ēiftit mė tė famshėm, Anzhelina Zholi dhe Bred Pit. Disa herė e anonēuar, por asnjėherė e pėrfunduar nė altar. Ndėrkaq, ai po adopton fėmijėt e saj. Pėr mė shumė… duhet tė presim.

n. Ngjyra
Janė tė gjitha nė modė. Nuk ka kufij. Madje nuk ka nevojė as pėr kombinim. Mund tė vishni pallto me ngjyrė, kėpucė me ngjyrė. Por tendenca mė e re duket se janė ēorapet dhe getat. Tė gjitha modelet, por edhe tė gjitha ngjyrat.

o. Orient
Jo vetėm sepse ėshtė mė ekonomik, por sepse gjithēka po drejtohet nga orientit. Jo mė si kryeqytetet e turizmit dhe stilit si Nju-Jork, Los Anxhelos, por si Bangkok, Shangai, Seul dhe Tokio.

p. Punė me dorė
Ose mė mirė njė ēlodhje shumė e mirė pas njė dite me stres. Tė qetėson sikur ke bėrė njė seancė joge. Ėshtė pasioni qė po ngėrthen gjithnjė e mė shumė edhe yjet e Hollivudit, qė nga Xhulia Roberts, Kameron Diaz, Uinona Raider… tė gjitha po i punojnė veshjet e tyre me dorė.

r. I ri
Pėr muajt e parė tė vitit propozohet gjithmonė njė look i ri. Mos kini frikė tė ndryshoni pamjen tuaj me tendencat mė treny tė modės.

s. Sport
Duket se palestrat janė kthyer nė modė. Pėr tė hequr kilet e tepėrta, por edhe pėr tė mbajtur trupin nė formė.

sh. Shtėpiake tė dėshpėruara

Absolutisht jo. Pas viteve tė tėra karriere tė shfrenuar, femrat duan tė bėjnė njė pushim, duke iu pėrkushtuar shtėpisė. Tashmė kanė mė shumė kohė pėr veten pas gjendjes sė stabilizuar ekonomike qė kanė arritur.

t. Telefona dhe TV
Do tė jetė viti i ndeshjeve tė para drejtpėrdrejt nė TV. Por teknologjia e re mundėson qė nė telefona tė shihet edhe njė film i tėrė nėpėrmjet njė mikromonitori telefonik.

u. E ulėt
Takat e ulėta, tė rikthyera gjatė vitit 2005, vazhdojnė tė pėrbėjnė tendencė. Kėpucė tė ulėta, sandale, ēizme. Kush nuk i duron dot takat e larta, do tė ketė shumė mundėsi zgjedhjeje.

v. Vezullues
Do tė vazhdojnė edhe pėr kėtė vit tė jenė nė modė teminat dhe gurėt vezullues. Nė tė gjitha llojet e veshjeve, duke lėnė mėnjanė aksesorėt, pjesėt e shndritshme e bėjnė look-un mė tėrheqės dhe mė trendy.

xh. Xhins
Rikthehen vitet '80-tė me xhinse tė grisura, me qėndisma dhe zbukurime, ose thjesht xhinse. Janė mbretėreshat e modės, pėr tė gjitha momentet edhe pėr tė gjitha ambientet.

v. Vakancė
Fjala qė mban vendin e nderit. Tė shijosh ditėt e pushimeve. Jo vetėm pushimet e gushtit. Mė mirė tė shfrytėzosh tė gjitha minipushimet gjatė vitit.

z. Zeta Xhons
Katerin Zeta Xhons ka sjellė njė propozim pėr kėtė vit: lini duhanin. Ua ka premtuar dy fėmijėve tė saj 5 dhe 2 vjeē, sepse ka frikė tė jetė njė shembull i keq pėr ta.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Pėr njė makiazh perfekt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Tė ndryshme :: Moda & Estetika-
Kėrce tek: