Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dhimitėr Simoni valviti flamurin shqiptar nė Luftėn e Dytė B

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Dhimitėr Simoni valviti flamurin shqiptar nė Luftėn e Dytė B   13/11/2007, 17:40

Liri Simoni (Petani) solli nė redaksinė e “Shekulli-Kontakt” njė dosje pėr babanė, Dhimitėr Simoni, ndėr tė paktėt tė mbijetuar nga kampi i pėrqendrimit nė Mat’hauzen tė Austrisė, gjatė Luftės sė dytė Botėrore. Liria, pėrveē publikimit tė historisė sė pabesueshme tė tė atit, me anė tė gazetės, kėrkon t’i bėjė apel edhe strukturave pėrkatėse qė tė nderojnė veprėn e Dhimitrit, kėtij patrioti qė edhe pse kockė e lėkurė, ditėn e lirisė, nė kampin e pėrqendrimit, gjeti forca tė bėjė atė qė patriotja Marigo kish bėrė 42 vite mė parė, duke qėndisur njė flamur tė atdheut.

Portreti i njėrit prej 600 vlonjatėve tė internuar nė kampin e pėrqendrimit nga gjermanėt


Ndėrkohė qė tė gjithė ne vetėm kemi dėgjuar pėr kampin e tmerrshėm tė Mat’hauzenit, Dhimitėr Simoni, ndjesė pastė, e ka pėrjetuar atė vetė. Fatmirėsisht, vlonjati i internuar nė kampin ē’njerėzor tė Austrisė arriti t’i mbijetojė vdekjes. Dita e shėnuar e kapitullimit tė Gjermanisė naziste e gjeti atė gjallė, edhe pse kockė e lėkurė dhe tė torturuar nė mėnyrėn mė barbare. Kėshtu, nė 9 maj tė 1945, kur forcat aleate ēlirimtare u kėrkuan tė mbijetuarve tė pėrfaqėsoheshin me simbolin e atdheut tė tyre, Dhimitri, patrioti antifashist nga Vlora e Ismail Qemalit, mori njė beze dhe si Marigo Pozoja skicoi konturet e shqiponjės dykrenore tė simbolit tė atdheut.

Trupat Aleate qė ēliruan kampin e vdekjes tė Mat’hauzenit, pasi varrosėn viktimat e panumėrta qė gjetėn nė fushėn e betejės, nė 20 qershor 1945 organizuan njė ceremoni funebre, pėrpara mijėra varreve tė heshtura. Aty, ēdo shtet i botės u pėrfaqėsua nga njė rob, ndaj Shqipėrinė e pėrfaqėsoi Dhimitėr Simoni. “Albania” u thirr e para dhe nė tasin ku ai kishte ngrėnė supėn e flamosur, aleatėt, mbushėn dhe` nga kėto varreza. Aty patėn dhėnė jetėn me qindra dhe mijėra njerėz nga kombe tė ndryshme tė botės. Nė mes tė tasit tė mbushur me dhe` u ngul simboli i flamurit kombėtar shqiptar, i rrethuar me tela me gjemba. Kjo u shoqėrua me dokumentin origjinal pėrkatės dhe iu dorėzua Dhimitėr Simonit.
Mė nė fund, do tė kthehej nė atdhe. Me ndihmėn e Misionit Ushtarak tė Barit u kthye gjallė nė atdheun e ēliruar nga prangat naziste. Me buzėqeshje u shtrėngoi duart pėrfaqėsuesve tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, duke thėnė: “Gėzohem qė ju gjeta tė gjithėve mirė, me Shqipėrinė e lirė nga skllavėria naziste”. Kėto simbole, sot e kėsaj dite ndodhen nė Ministrinė e Jashtme dhe nė Muzeun Kombėtar tė Luftės nė Tiranė. Kush ishte Dhimitėr Simoni, ky patriot qė edhe pse nė gjendje tė fikti, nuk hezitoi tė konturonte shqiponjėn dykrenore, si njė Marigo e dytė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Dhimitėr Simoni valviti flamurin shqiptar nė Luftėn e Dytė B
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: