Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Tregime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Tregime   25/12/2007, 03:48

Elhamdulilah qė All-llahu mė ka nderuar

"Isha njė ditė duke udhėtuar nėpėr shkretėtirė dhe papritmas humba rrugėn pėr ku isha nisur. U ndala tek njė tendė e vjetėr, shikova mbrenda saj dhe pashė aty njė njeri, ishte i ulur nė tokė.

Sapo iu afrova me qetėsi pashė se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte tė dy duart e kėputura.

Ē'ėshtė mė e ēuditėshmja se ai ishte edhe i verbėr dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askėnd qė tė kujdesej pėr tė.

Dėgjova prej tij disa fjalė, qė shpesh i pėrseriste: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madhe mbi shumė krijesa tė Tija.

Duke e pėrseritur kėtė disa herė, ma tėrhoqi vėmendjen dhe mė shtyri tė interesohem pėr te. Dy duart e kėputura dhe dy sytė e tij tė verbėr dhe nuk posedonte kurrfarė fuqie pėr kujdesjen e vetės. Shikova pėrreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikė prej tė afėrmėve tė tij qė kujdeset pėr te, mirėpo, pėr fat tė keq, nuk pashė askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi tė pyeste:

- Kush ėshtė? Kush ėshtė?

- I thashė: Esselamu alejkum! Jam njė njeri qė kam humbur rrugėn dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar nė kėtė vend? – Fillova unė me pytje: Ku e ke familjėn apo tė afėrmit?

- M'u pėrgjigj: Unė jam njė plak i sėmuar, qė me kanė lėnė njerėzit dhe me kanė vdekur shumica prej tė afėrmėve.

- I thashė: Dėgjova nga ju disa fjalė, qė me ēuditėn: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė krijesa tjera tė Tija, me trego se ēka tė ka nderuar All-llahu ty kurse unė tė shohe tė verbėr me dy duart e kėputura, i varfer dhe askend perreth teje qė interesohet pėr ty?!

- Mė tha: Tė tregoj, por me njė kusht! Kam njė nevojė tė ma kryesh.

- I thashė: Me gjithė dėshirė inshallah, vetėm me trego!

- Mė tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqėsi tė ndryshme, mirėpo, prap Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė krijesa tė tjera. A nuk me ka dhėnė All-llahu mendjen, qė tė logjikoj me te?!

I thashė: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerėzve u mungon kjo begati, janė budalla, tė ēmendur, qė nuk posedojnė mendje?!

- Shumė ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi pėrseri: A nuk me ka dhėnė All-llahu tė dėgjuarit, me tė cilin dėgjoj ezanin pėr namaz, dėgjoj me te fjalėt dhe atė qė kam pėrreth?!

- I thashė: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerėzėve janė tė shurdhėt dhe nuk mund tė dėgjojnė?! Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar mbi shumė krijesa.

A nuk mė ka dhėnė All-llahu gjuhėn, me tė cilėn e pėrmendi Atė dhe mirrem vesh me njerėzit?! Sa e sa njerėz memece ka sot qė nuk flasin?!

I thashė: Po, vėrtetė shumė ka.

- Tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė Tija.

A nuk me ka udhėzuar All-llahu nė Islam dhe adhuroj vetėm All-llahun Njė, tė Vetmin, qė nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Tij?! Unė tek Ai llogaris shpėrblimin duke bėrė durim nė sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzėve, qė janė adhurues tė idhujve dhe kryqėve dhe janė tė kėnaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanė humbur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė mė ka nderuar mbi shumė krijesa tė Tija. Kėshtu vazhdoi plaku duke i numėruar begatitė e All-llahut, kurse mua me shtohej ēudia prej imanit tė tij tė fort dhe bindjes sė tij tė madhe, qė plaku edhe nė gjendjen e tij tė mjerueshme ishte i kėnaqur me ato begati qė ia kishte dhėnė All-llahu.

Thashė me vete: Sa prej tė sėmurėve janė, qė ndoshta nuk janė goditur as sa njė e katėrta e kėsaj qė ėshtė goditur ky plak, apo ndoshta janė sprovuar vetėm me humbje tė shikimit apo tė dėgjimit, apo kanė ndonjė sėmundje tė lehte e qė mund tė llogariten tė shendoshė nė krahasim mė atė qė e ka goditur kėtė plak. Saqė i dėgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zė tė lartė, duke renkuar nga semundja. E atyre vetėm iu shtohet dobėsia dhe iu pakėsohet bindja nė shpėrblimin e All-llahut.

U thellova nė mendime tė thella derisa m'i ndėrpreu mendimet fjala e plakut duke mė thėnė:

- A ta them kėrkesen time qė pata? A ma kryen atė?

- I thashė: Po, inshallah! Cila ėshtė kėrkesa yte?

E uli kokėn dhe lotėt i rrodhėn nga sytė e tij tė verbėr. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveē njė djalit katėrmbedhjetėvjeēar. Ai ėshtė qė me ushqen, me veshėn, me shtrinė pėr tė fjetur dhe me ngrite pėr ēdo nėvojė. Mirėpo, ka dalė qė dje tė me kėrkojė ushqim dhe nuk ėshtė kthyer mė dhe nuk e di a ėshtė gjallė dhe kthehet apo ėshtė i vdekur dhe ėshtė harruar. Unė, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbėr, ku ta kėrkoj unė i shkreti?!

E pyeta pėr pamjen e tij dhe cilėsitė e tija nė mėnyrė qė ta njoh nėse e takoj.

Dola qė ta kėrkoj djalin, po ku ta kėrkoj kurse rruga pėr mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kėrkoja, unė vetė kisha humbur rrugėn.

Vazhdova rrugėn duke ecur nėpėr shkretėtirė, kėrkoja andej kėtej ndonjė njeri tė pyes pėr djalin, por s'ka gjė. Rastėsisht e ktheva kokėn dhe pashė andej tėndes sė plakut njė kodėr tė vogėl, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diēkaje. Thashė me vete: Kėto nuk mblidhen pėrveē se rreth ndonjė ngrodhėsire ose ushqimi. U ngrita nė koder dhe u afrova tek kėto shpezė. Kur arrita afėr tyre filluan tė shpėrndahen dhe nė vendin ku ishin mbledhur sorrat ēka tė shoh?! Njė djale i ri i vdekur, trupi i tij i kėputur sikur ta kishte sulmuar ndonjė ujk dhe ka ngrenė njė pjesė tė tij dhe ka lėnė pjesėn tjetėr pėr shpezė.

Nuk me brengosi djali aq shumė sa me erdhi keq dhe u pikėllova pėr plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim tė tendės duke qenė nė mes pikėllimit dhe hutise. Duke menduar se a tė shkoj dhe ta lė plakun nė vetmi apo tė kthehem tek ai dhe ta lajmėroj pėr djalin. U drejtova kah tėnda dhe po dėgjoj plakun duke bėrė tesbihė dhe duke pėrmendur All-llahun. Isha i hutuar ēka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi nė mendje ngjarja e tė dėrguarit tė All-llahut, Ejubit alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lėnė. I dhashė selam. I mjeri, ishte mėrzitur shumė pėr djalin. Sa mė ndjeu mė pyeti: ku ėshtė djali?

I thashė: Pėrgjigju ti njėhere! Cili prej ju tė dyve ėshtė me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam ėshtė me i dashur tek All-llahu.

I thashė: Cili ėshtė sprovuar mė shumė, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atėherė i tashė: Llogarite djalin tėnd tek All-llahu se tė ka vdekur...!

E gjeta atė tė vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqėrit mbi trupin e tij. Rėnkoi plaku i mjerė, pastaj rėnkoj pėrseri duke marrė frymė thellė dhe duke pėrseritur fjalėn: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetėsojė duke ia kujtuar durimin, mirėpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rėnkimet derisa dhe nisa t'ia pėrkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq nė duart e mia.

E mbulova me jorganin qė e kishte pėrfundi dhe dola tė kerkoje ndonjė njeri qė tė mė ndihmojė t'ia pregadis xhenazėn. Pas pak pashė tre vetė tė hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin tė ishin udhetarė.

I thirra dhe m'u pėrgjigjen. Kur u afruan u thashė:

- Kėtu ėshtė njė njėri musliman i vdekur dhe nuk ka askė qė interesohet dhe mirret me tė, a keni mundėsi qė tė mė ndihmoni pėr ta larė, ta mbėshtjellim nė qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyrėn nė tendė qė ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin pėr ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrėn e tij bertitėn: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshė se Ebu kulabe kishte qenė njė prej dijetarėve tė njohur, qe e kishte humbė pleqėria dhe sėmundjet e shumta pozitėn e tij dhe e kishin lenė njerėzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumė sprova dhe fatėkeqėsi deri sa ishte vetmuar prej njerzėve nė njė tendė tė vjetėr nė hapėsiren e shkretėtirės.

Ia pregatitėm xhenazėn dhe e varrosėm.

Udhėtova bashkė me kėta tre veta dhe mė ndihmuan qė ta gjejė rrugėn pėr nė qytet.

Nė kėtė natė e pashė ne ėndėrr Ebu Kulaben me pamjen me tė bukur, kishte tė veshur rroba tė bardha dhe ishte plotėsuar pamja e tij, pa tė meta trupore. E pashė duke ecur nė njė vend tė gjelbėruar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, ēka tė ka bėrė ty tė jesh nė kėtė vend kaq tė bukur dhe i shėndoshė fizikisht?

U pėrgjigjė: Posa mė ka futur All-llahu nė xhenet dėgjova njė zė duke me thėnė fjalėn e All-llahut:

سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

"(u thonė) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin, sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   25/12/2007, 03:51

Sa udhėtim i bukur!

Motra ime dukej fytyrėzbehur, trupi i saj i dobėt. Por, ajo prapė lexonte Kur'anin ashtu siē e kishte zakon. Nėse e kėrkon atė, do ta gjesh nė vendfaljėn e saj. Nė ruku, nė sexhde, me duar tė ngritura drejt qiellit. Kėshtu nė mėngjes, nė mbrėmje, nė mes tė natės, nuk lodhet e as nuk mėrzitet.
Unė kujdesesha pėr leximin e revistave artistike dhe atyre qė pėrmbanin tregime.

E shikoj aq shumė satelitin sa qė me tė jam e njohur... "ai qė bėn njė gjė shumė, njihet me tė". Obligimet e mia nuk i kryej si duhet dhe nuk jam e rregullt nė namaz.

E fika satelitin pasi shikova filma tė ndryshėm pėr tre orė rresht, atėherė u dėgjua ezani nga xhamia e afėrt. Shkova nė shtratin tim. Ajo mė thėrriste nga vendfalja e saj.

- Urdhėro Nura, ēfarė dėshiron?

Me njė ton tė prerė mė tha:

- Mos flej para se ta falėsh sabahun!

- Oh ... ka kohė edhe njė orė deri nė namazin e sabahut, ky qė dėgjove tani ishte ezani i parė.

Mė thirri me tonin e saj tė mėshirės... kėshtu ishte ajo edhe para se ta godiste sėmundja e keqe, qė e shtriu nė shtrat:

- Hena, eja afėr meje! Asnjėherė s'mund t'ia refuzoj kėrkesėn. E Ndjen dėlirėsin dhe sinqeritetin e saj, do t'i pėrgjigjesh me respekt.

- Ēfarė dėshiron?

- Ulu – mė tha.

- Ja tek u ula, ēfarė ke? Me njė zė tė ėmbėl tha:

- "Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen ditėn e kijametit". Pėr pak ēaste heshtta. Pastaj me pyeti:

- A nuk beson nė vdekjen?

- Patjetėr, besimtare jam!

- A nuk beson se do tė llogaritesh pėr ēdo tė vogėl dhe tė madhe?

- Gjithsesi, por Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues ... jeta ėshtė e gjatė oj motra ime.

- A nuk ke frikė nga vdekja qė tė vjen papritmas? Shikoje Hindin, ishte mė e vogėl se ti dhe vdiq nė njė aksident me makinė ... e tjetra ... e tjetra ... Vdekja nuk njeh moshėn dhe mosha nuk ėshtė matėse e saj. Iu pėrgjigja me njė zė tė frikėsuar ku vendfalja e saj ishte pak e ndriēuar:

- Unė frikėsohem nga errėsira e ti ma shtove frikėn me pėrmendjėn e vdekjės ... si mund tė flej unė tash? Mendova se pranove tė vish me neve pėr shėtitje kėtė pushim. Papritmas, zėri i saj tingėlloi e zemra ime u dridh:

- Kėtė vit ndoshta do udhėtoj njė udhėtim tė gjatė ... Nė njė vend tjetėr...

- Ndoshta, oj Hena... Jetėt tona janė nė Dorėn e Allahut.-dhe ia shpėrtheu vajit. Mendova pėr sėmundjėn e saj tė keqe. Mjekėt e kishin njoftuar babain tim fshehtas se sėmundja ndoshta s'do ta pret atė shumė. Mirėpo, kush i tregoi asaj pėr kėtė? Apo, ajo ndoshta po e vėren kėtė gjė!

- Ēfarė ke qė mendon? – kėsaj here zėri i saj mė erdhi i fort. A po mendon se unė e thashė kėtė ngase jam e sėmurė? Assesi... Ndoshta unė jam mė jetėgjate se ata qė janė tė shėndoshė. Ti sa do tė jetosh? Ndoshta njėzet vite ... ndoshta ketėrdhjetė ... pastaj ēka? Dora e saj ndriēoi nė errėsirė dhe ajo e lėvizi fuqishėm. S'ka dallim mes nesh, tė gjithė do udhėtojm dhe do braktisim kėtė botė osė pėr nė xhennet ose pėr nė zjarr (xhehenem). A nuk ke dėgjuar Fjalėn e Allahut: " ...e kush shmanget zjarrit e futet nė xhennet, ai ka arritur shpėtim..."

- U zgjofshė me tė mira. Vrapova shpejt e zėri i saj trokiste veshėt e mi:

- Allahu tė udhėzoftė! Mos e harro namazin!

Ora tetė e mėngjesit. Dėgjoj njė trokitje nė derė. Kjo nuk ėshtė koha e zgjimit tim.

Tė qajtura... zėra ... o Zoti im, ēka ndodhur?

Gjėndja e Nurės ėshtė keqėsuar. Babai e dėrgoi nė spital. Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun. S'do tė ketė shėtitje kėtė vit. Ėshtė shkruar qė kėtė vit tė mbesim nė shtėpi. Pas pritjes sė gjatė, nė ora njė tė drekės babai telefonoi nga spitali. Mundeni ta vizitoni atė tani, ejani shpejt!

Nėna me njoftoi se biseda e babait nuk ishte e qetė dhe se zėri i tij kishte ndryshuar. Pallton e kisha nė duar. Ku ėshtė shoferi? Hipėm shpejt... Ku ėshtė rruga qė dilja tė ecja me shoferin, mė dukej e shkurt. Pse vallė ajo sot ėshtė e gjatė... shumė e gjatė?! Ku ėshtė ajo turma e dashur pėr mua qė tė shikoj djathtas-majtas?! Tani, njė turmė e cila u bė vrasėse dhe e mėrzitshme.

Pranė meje nėna lutej pėr tė. Ajo ishte vajzė e mirė dhe respektuese. Asnjėherė s'e kam parė duke e humbur kohėn. U futėm nga dera e pasme e spitalit. Ky i sėmurė rėnkon... ky i plagosur nė njė aksident automobilistik... njė i tretė me sy tė groposur. Nuk e din a ėshtė ai prej banorėve tė dunjas apo tė botės tjetėr. Pamje tė ēuditshme qė kurrė si kam parė.

U ngjitem shkallėve me shpejtėsi. Ajo ishte nė dhomėn e kujdesit tė veēantė.

- Unė do t'iu dėrgoj tek ajo. –tha infermierja:

- Ajo ėshtė mirė, -e qetėsoi nėnėn time, ajo ėshtė nė pėrmirėsim pas asaj kome qė pati. Ndalohet hyrja mė shumė se njė pėrson. Kjo ėshtė dhoma e kujdesit tė veēantė.

Nė mes tė turmės sė mjekėve dhe pėrmes dritarės sė vogėl nė derėn e dhomės, pashė sytė e motrės sime Nures duke mė shikuar mua ndėrsa nėna ime qėndronte afėr saj. Pas dy minutave doli nėna, ajo nuk mundi t'i fsheh lotėt e saj.

Me lejuan edhe mua tė hyjė dhe ta pėrshendės me kusht qė mos tė flasė shumė mė tė. Dy minuta tė mjaftojnė!

- Si je Nura? Dje nė mbrėmje ishe shumė mirė, ēfarė ndodhi me ty?! Pasi ma shtrėngoi dorėn mu pėrgjigj:

- Unė tani elhamdulilah jam mirė.

- Elhamdulilah, mirėpo dora jote ėshtė e ftohtė. Isha e ulur nė fund tė krevatit e duart e mia prekėn kėmbėt e saja. Ajo i largoj ato prej meje.

- Mė fal nėse tė ngushtova!

- Assesi, por unė mendova nė Fjalėn e Allahut: " e kėmba do tė bashkohet me kėmbėn. Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet". Hena, bėj dua pėr mua, ndoshta sė shpejti po pres ditėn e parė tė botės tjetėr. Rruga ime ėshtė e gjatė e pėrgaditja ime e paktė. Kur dėgjova ēfarė tha, lotėt mė dolėn nga sytė dhe fillova tė qaj. Nuk e dija se ku jam. Sytė e mi vazhduan tė qajnė.

Babai im u merakos pėr mua mė shumė se pėr Nurėn. Nuk janė mėsuar tė mė shohin tė qaj aq shumė e tė mbyllem nė dhomė. Me perėndimin e kėsaj ditė tė mėrzitshme, shtėpinė tonė e mbuloi qetėsi e gjatė. Vajza e tezės hyri tek unė... pastaj edhe vajza e hallės. Ngjarje tė shpejta... ata qė vinin u shtuan... zėrat u pėrzien ... Njė gjė mora vesh, Nura kishte vdekur. Nuk munda tė dalloja ata qė vinin e as nuk dija se ēfarė thonin.

- Oh Allah, ku jam unė dhe ēfarė po ndodh?! Nuk munda as tė qaj.

- Mė pas, mė treguan se babai im mė mori pėr dore pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit motrės sime, dhe se unė e kisha puthur atė. Mua mė kujtohet vetėm njė gjė. Kur e pashė atė tė shtrirė nė shtratin e vdekjės, mua kujtua Fjala e Allahut: " e kėmba do tė bashkohet me kėmbėn " dhe atėherė e kuptova tė vėrtetėn se: "Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet ".

Nuk mė kujtohet ndonjėherė tė jem kthyer tek vendfalja e saj pėrveē kėsaj nate. Atėherė, mu kujtua ajo qė ndau me mua embrionin e nėnės sime, ne ishim binjake. Mu kujtua ajo qė ndante me mua preokupimet e mia. Mu kujtua ajo qė mė largonte mua ngushtimet e mia ... ajo e cila lutej qė unė tė udhėzohesha, lotėt e sė cilės i rrejdhnin nė netė tė gjata duke me biseduar pėr vdekjėn dhe llogarinė.

Allahul Mustean (Nga Allahu kėrkohet ndihma). Kjo ėshtė nata e parė e saj nė varr. O Allah, mėshiroje atė dhe ndriēoja varrin. Ky ėshtė Mus'hafi i saj ... kjo ėshtė sexhadja e saj ... kjo ėshtė ... kjo ėshtė... Ndėrsa ky ėshtė fustani i saj ngjyrė rozė, pėr tė cilin mė thoshte se do ta ruaj pėr martesėn tėnde.

E kujtova atė dhe qajta, qajta edhe pėr ditėt e mia tė humbura. Qajta pandėrprerė. E luta Allahun tė mė Mėshiroi dhe tė mė falė. E Luta Allahun qė ta forcojė atė nė varrin e saj, ashtu siē kishte dėshirė ajo tė lutej.

Nė moment pyeta vetėn: Ēfarė nėse do tė isha unė e vdekura? Ēfarė pėrfundimi do tė kisha? Nuk kėrkova pėrgjigjėn nga frika qė mė kishte kapur. Qajta me mallė...

Allahu ekber .. Allahu ekber. Ja, ezani i sabahut u thirrė. Mirėpo, sa i ėmbėl kėsaj radhe. Ndjeva njėfarė qetėsie dhe rehatie pėrderisa pėrsėrisja ēfarė thoshte muezini. E mbėshtolla mbulesėn time dhe u ngrita pėr ta falė namazin e sabahut. Fala namazin e atij qė i thotė lamtumirė kėsaj bote, siē e fali motra ime dhe ishte namazi i saj i fundit. ( Kur tė zgjohem nuk e pres mbrėmjen, e kur tė vij mbrėmja nuk e pres mėngjesin)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   25/12/2007, 03:53

Pranoi Islamin, ra nė sexhde dhe ndėrroi jetė


Erdhi njė ditė njė djalosh amerikan nė qendrėn tonė islamike nė New york dhe kėrkoi qė t'i ndihmojmė dhe t'i tregojmė se si ta pranojė Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unė dua tė bėhem musliman. Por, mos mė pyetni pėr shkakun dhe arsyen.

Atėherė i ndihmuam qė ta shqiptojė shehadetin, ia mėsuam marrjen e abdesit, dhe faljen e namazit. Djaloshi dėshmoi LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pėrveē Allahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij]. Pastaj kėrkoj leje qė tė qėndroje me neve disa ditė dhe ne ram nė ujdi.
Qė nga dita e parė, shikimet tona mbetėn tė kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtė, nga lutjet e pandėrprera, dhe nga tė qajturit e vazhdueshėm tė tij!
Nė ditėn e katėrt, djaloshi iu afrua njė vėllaut nė xhami dhe i tha, dua tė dėgjoj Kur'an nga ju, mė lexoni mua Kur'an! Ndėrsa vėllau i habitur me kėtė djalosh e pyeti: O vėllau im, unė qė sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetėn shumė tė dobėt nė adhurim dhe nėnshtrim ndaj Allahut. Tregom ē'ėshtė puna yte? Ēka ka ndodhur me ty?
Atėherė i tha atij: Unė tash e katėr vite jam nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe qė katėr vite nuk mė ka kaluar asnjė natė pa qajtur njė kohė tė gjatė dhe pa kėrkuar nga Zoti i vėrtetė qė tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė. Njė natė, para se tė vij kėtu, pashė nė ėndėrr Isaun alejhi selam, i cili mė tha: "Pranoje Islamin, bėhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė Dėrguar, se unė dhe ai jemi vėllezėr, dhe ai ėshtė vula e Pejgamberėve dhe i Dėrguari pėr mbarė njerėzimin...!
Dhe tash pas hyrjes sime nė Islam dhe pas faljes sė namazit po e ndjej njė qetėsi tė zemrės dhe njė kėnaqėsi tė ēuditshme tė shpirtit, tė cilėn s'kam mundur ta shijojė kurrė mė herėt gjatė jetės sime.
Thotė Shejhu: Dhe po atė ditė, nė namazin e jacisė, u ngrit ky djalosh pėr t'u falė dhe nė rekatin e parė djaloshi ra nė sexhdeh dhe u vonua shumė nė tė. Saqė e kryem namazin, ndėrsa ai nuk ngriti kokėn prej sexhdes.
Atėherė vrapuan disa vėllezėr tė shohin se ē'po ndodhė me tė, dhe kur e ngritėn kokėn e tij pamė se djaloshi ishte ndarė nga kjo botė dhe shpirti i tij kishte kaluar nė botėn tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   25/12/2007, 03:55

U udhėzova nė duart e vajzės tri vjeēare


Unė jam njė djalosh i ri, i martuar para katėr viteve, dhe mė ka furnizuar All-llahu me njė grua tė ndershme dhe tė devotshme, e cila e ka frike All-llahun shumė. Prej kėsaj martese, All-llahu me dhuroi edhe njė vajzė, e cila ėshtė sikur tė jetė engjull.

Kohė tė gjatė isha nė gaflet dhe i zhytur nė mėkate, sa qė edhe pas martese pija alkoolin dhe thellohesha nė mėkate dhe defrimet e kėsaj bote.

Isha nga ata qė shikoja tėrė natėn filma tė fėlliqur nė shtėpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falėsha dhe nuk agjėroja, dhe as qė dija gjė nga Islami, perveē disa fjalėve, tė cilat i kisha dėgjuar ndonjėherė nga muezinet e xhamive. E kaloja jetėn nė kėtė gjėndje me vite tė tėra duke mos e shijuar ngushtėsine e shpirtit dhe zemrės sime. Derisa erdhi njė ditė, e cila ma ndryshoi tėrėsisht jetėn time.
U ktheva nė shtėpi, dhe si zakonisht, me vete kisha njė film pornografik, tė cilin e ruaja ta shikoja atėherė kur tė gjithė tė kenė fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e futa ne video... filloi filmi. Dhe unė normal duke shikuar... kur ja vajza ime e vogel, tashmė tri vjeēare, e hapi deren e sallonit. Kur e pashė atė shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndėrsa ajo mua afrua dhe mė tha: O babai im, haram tė qoftė, ke frike All-llahun!
Kur i dėgjova kėto fjalė, u ēova shpejt dhe hyra nė dhomė, u mbulova dhe fillova tė dridhem, sa qė me dukej se e gjithė bota po me ngushtohet rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetėsova pak, e pastaj fillova tė mendoj, edhepse fjalėt e vajzės me silleshin nė mendje vazhdimisht. Nė atė kohė tė mesnatės, fillova tė ndjejė sinqerisht fjalen: "Ke frikė All-llahun!" Fillova tė kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqė ajo ende ėshtė shume e vogėl, por ia ka mundėsuar t'i thotė ato fjalė Ai, i cili do t'ia mundesoje tė flasė ēdo pjese tė trupit.
Duke qėnė nė kėtė gjėndje, kur ja ezani i sabahut. U ēova dhe e pashė vetėn se mė kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u pastrova, pastaj dola nė xhami, pėr herė tė parė tė falėm pėr All-llahun dhe tė kėrkoj nga Ai falje dhe mėshirė. E pse jo, kur ai thotė: "Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime vetėn tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, sepse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė Mėshirues!" [Ez-Zumer, 53]
Dhe Ai ėshtė All-llahu, mėshira e tė Cilit ka kapluar ēdo gjė.
Po! U ndryshua jeta ime nė tėrėsi. U largova nga tė gjitha mėkatet dhe haramet, nė tė cilat kisha qėnė. Fillova tė fali namazet nė xhami, tė lexoj Kur'an, tė mėsoj edhe pėrmendesh me ndihmen e gruas sime tė devotshme. U ktheva nė njeri, pasiqe kisha qėnė sikur kafshe, haja dhe pija dhe jetoja pa asnjė qėllim. E tash, kam qėllimin tim kryesor, nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhėrave tė Tij.
Pas njė viti tė jetės sime tė re, All-llahu me furnizoi edhe me njė fėmije tė bukur, sikur hėna katėrmbedhjetėshe.
Pas njė kohe tė shkurtė, duke qėne rrugės me familjen, na ndodhi njė fatkeqėsi, u rrotullua automjeti yne disa herė. Nga ky aksident, nuk shpetoi askush nga familja ime perveē meje. Me vdiq gruaja bashkė me tė dy femijėt.
U ktheva nė shtepi, dhe duke qėne ende ashtu nė merzi dhe pikėllim, kur ja po me bėn vesvese djalli i mallkuar, dhe me thotė: Pi alkool nėse don t'i harrosh tė gjitha! Por, mu kujtua fjala e vajzes sime: O babai im, haram tė qoftė, ke frikė All-llahun! Dhe nuk ia lejova vetės kurr mė tė kthehem nga drita nė errėsire.
Tash vazhdoj jetėn nė adhurim ndaj All-llahut dhe nė lexim tė vazhdueshme tė Kur'anit dhe lus All-llahun qė tė vdes me La ilahe il-la All-llah dhe tė takohem me familjen time nė xhennetet e Tija tė pafundme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   25/12/2007, 03:57

Shpėrblimi i mirėsisė

Sa'di dhe Ibrahimi ishin dy shokė tregtarė. Ata e donin njėri-tjetrin ,duke shpresuar e dėshiruar njėherit secili pėr tjetrin atė qė dėshironte pėr vete. Sa'di posedonte njė dyqan tė vogėl, ku nė tė bėnte shitjen e farėrave dhe fruteve. Edhe Ibrahimi posedonte njė dyqan tė vogėl, ku bėnte shitjen e tekstilit dhe rrobave, kurse tė dy dyqanet gjendeshin afėr njėri tjetrit.

Tė gjithė banorėt e atij vendi e donin Sa'din dhe Ibrahimin pėr arsye se ishin besnik dhe tė sinqertė, e pėr atė Allahu e begatoi tregtinė e tyre dhe i furnizoi me furnizim tė bollshėm. Pas disa kohėve, ēmimet e fruteve dhe farėrave kishin zbritur nė qytet dhe nuk shitėshin ashtu siē shiteshin mė parė.
Kjo zbritje ndikoi negativisht tė Sa'di. Kėshtu qė ai filloi tė ndihet ngusht nė furnizim. Mirėpo, Sa'di ishte i durueshėm, ngase ai, edhe mė parė kishte pėrjetuar njė krizė tė tillė… e pastaj pasoi lehtėsimi nga ana Allahut.

Kaluan shumė ditė, ndėrsa tregėtia e farėrave ende nuk qarkullonte siē duhej dhe kriza akoma dominonte. Nė anėn tjetėr, Sa'di posedonte sasi tė madhe farėrash dhe frytėsh tė deponuara nė shtėpinė e tij dhe frikohej pėr prishjen e tyre. Sillej e vėrtitej, muk dinte se ē'tė bentė.

Nė mėngjes, Sa'di shkoi tė dyqani i tij. Kur ja, po sheh shokun e tij Ibrahimin, duke qėndruar pranė dyqanit tė tij qė e posedonte. U afrua Sa'di tek ai, e pėrshėndeti dhe i tha: "Kam menduar mjaft pėr ēėshtjen time o Ibrahim, ngase kriza e farėrave dhe frutėve ėshtė zgjatur bukur shumė, ndėrsa unė kam sasi tė madhe tė deponuar nė shtėpinė time. Mu pėr kėtė, vendosa tė marrė kėtė sasi tė madhe farėrash dhe frutesh e tė udhėtoj nė njė qytet tjetėr afėr nesh dhe tė bėj shitjen e tij atje.
Ibrahimi i tha:
- Mendim i qėlluar o Sa'd, ndėrsa mua me mbetet ta lus Allahun qė tė hap rrugėdalje.
- Unė nuk kam dėshirė qė ta mbyll dyqanin gjatė udhėtimit tim, - thotė Sa'di, pėr atė kėrkoj prej teje o Ibrahim qė ta hapėsh dyqanin tim, duke qenė unė nė udhėtim, e ndoshta nė ndėrkohė ndryshon gjendja dhe mund tė harxhosh atė qė ka ngelur prej farėrave dhe fryteve .
Ibrahimi iu pėrgjegj: "Shko o vėllai im, bekimi i Allahut qoftė me ty…,ndėrsa dyqani yt do tė ngelė i hapur ashtu sikur tė ishe ti prezent kėtu.
Sa'di tha: " Qyteti, nė tė cilin unė do tė udhėtoj, ėshtė vend tregtar. E ti o Ibrahim, nėse dėshiron tė mė japėsh diēka nga mallrat e tekstilit dhe rrobėve, bėri gati ato pėr t'i marrė me vete nė mėngjes.
Ibrahimi i tha:Mendim ėshtė i qėllur dhe Allahu tė tė shpėrblejė pėr kėtė nder. Unė do tė pėrgatis njė sasi tė tekstilit dhe tė rrobeve qė t' i marrėsh me vehte.

Sė kėtejmi ditėn e nesėrme, Ibrahimi sė bashku me shokun e tij Sa'din falėn namazin e sabahut dhe shkuan te dyqanėt e tyre. Sa'di mori rrobėt dhe tekstilin, tė cilin e kishte pėrgaditur shoku i tij Ibrahimi, bashkė me mallrat e tij, e pėrshėndeti shokun e tij, Ibrahimin, e porositi atė tė kujdeset mirė pėr dyqanin dhe familjen e tij. Poashtu Ibrahimi e pėrshėndeti atė dhe bėri lutje pėr tė.
Kaluan ditė e netė dhe gjendja ndryshoi. Ibrahimi bėnte shitjen e mallrave tė tij, tė rrobėve e tekstilit. Ai poashtu ndihmonte shokun e tij Sa'din,duke shitur edhe mallin e tij prej farėrave dhe frutėve.

Gjatė kėsaj kohe mbretėronte thatėsi e madhe. Si rrjedhojė, toka nuk bėnte frute dhe farėra tė mjaftueshme qė t'i mbulojė nevojat e njerėzve, ndėrsa njerėzit nuk kishin rrugė tjetėr pos qė tė shkojnė nė dyqanin e Sa'dit dhe tė blejnė aty farėra qė u nevojiteshin atyre .Nė kėtė mėnyrė tregtia e Sa'dit lulėzojė madje edhe nė mos prezencėn e tij. E kėshtu u shit e gjithė sasia e farėrave qė ishte nė depo. Sa here qė harxhohej malli Ibrahimi blente mall tjetėr nga vendet dhe kėshtu qė tregėtia e farėrave gjatė kėsaj periudhe qe e sukseshme sikur tė ishte pėrfituar me vite tė tėra. Bile ėshtė pėr t'u habitur se nė tė njėjtėn kohė kur tregėtia e farėrave dita-ditės lulėzonte, tregtia e tekstilit dhe rrobėve dobėsohej, derisa u bllokua krejtėsisht, ngase njerėzit i jepnin pėparsi ushqimit para rrobėve dhe mbulesės.

Megjithatė, kjo ēėshtje aspak nuk ndikonte tek Ibrahimi. Ai kujdesej pėr tregtinė e shokut tė tij Sa'dit sikur tė ishte tregtia e tij dhe thoshte :"Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Tij, sa furnizues e Dhurues i mirė ėshtė Ai, e furnizon [begaton] kė tė do pa masė.
Dhe shpesh i thoshte vetės: "Mesiguri, kjo ėshtė sprovė nga ana e All-llahut, por tregtinė e shokut tim Sa'dit e kam emanet dhe patjetėr duhet tė kujdesem pėr tė, e ndoshta do tė jetė shkak qė tė kaloj kėtė provim ,sepse All-llahu na ka urdhėruar qė emaneti tė kthehet te pronarėt e tyre, ku thotė: "All-llahu ju urdhėron qė t'u jepni amanetin tė zotėve tė tyre" [EN NISA 58]

Kjo ishte sa i pėrket ēėshtjes sė Ibrahimit. Nga ana tjetėr, Sa'di pat udhėtuar nė njė qytet tregtar dhe me vete kishte marrė mallin e tij dhe mallin e shokut tė tij Ibrahimit. Kaluan shumė ditė dhe tregėtia e Sa'dit nuk pėrmisohej fare, saqė shumica e sasisė sė farėrave dhe frutėve qė kishte me vete u prishėn, gjė qė ishte shkak falimentimi. Ndėrkaq nė anėn tjetėr ėshtė pėr t'u habitur se Sa'di pasi shiti gjithė tekstilin dhe rrobet e shokut tė tij Ibrahimit qė i kishte marrė me vete si dhe pas grumbullimit tė pasurisė sė fituar, ai filloi qė me parat e fituara tė blejė mallra tekstili dhe rrobe tjera dhe t'i shesė aty ku fitoi shumė mė shumė se sa herėn e parė. Tėrė kėtė Sa'di e bėnte nga dėshira dhe nga vullneti i tij, ngase ai ia donte tė mirėn vėllaut tė tij Ibrahimit, ashtu siē e donte pėr vete.
Shpesh Sa'di vėshtronte tregtinė e tij tė humbur dhe tregtinė e fituar tė vėllaut tė tij Ibrahimit dhe thoshte: "Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Tij, sa furnizues e Dhurues i mirė ėshtė Ai, e furnizon [begaton] kė tė dojė pa masė. Ndėrkaq sa i pėrket kėsaj qė po ndodh me mua, ndoshta mund tė jetė sprovė nga ana e All-lahut, sepse tregtinė e shokut tim, Ibrahimit, e kam emanet nė qafėn time. Patjetėr duhet tė kujdesem pėr tė, nė mėnyrė qė ta kaloj kėtė sprovė, dhe nuk dua qė tė bėhem tradhtarė [munafik], ngase Pejgamberi a.s ka thėnė: "Shenjat e munafikut [hipokritit] janė tri: kur flet gėnjen, kur premton nuk zbaton dhe kur t'i besohet diēka tradhton.

Sa'di ndiu nė vete se ėshtė vonuar shumė dhe nuk ia arriti tė aplikojė atė qė kishte shpresuar nga ky udhėtim, kėshtu qė vendosi tė kthehet nė vendėlindje, pasiqė kishte humbur gjithė pasurinė qė kishte me vete .
Sa'di u kthye nė vendlindje. vajti nė mėngjes te dyqani i tij pėr tė parė se ēka kishte ndodhur dhe pėr tė pėrshėndur shokun e tij Ibrahimin. Ibrahimi kur e pa shokun e tij Sa'din, u gėzua shumė. Me shpjetėsi hyri nė dyqanin e tij dhe mori me vete njė sasi tė madhe parash.i solli pranė Sa'dit dhe i tha: "Merr pasurinė tėnde o Sa'd ! Sa'di e pyeti se si qėndronte puna, e Ibrahimi i tregoi se ē'kish ndodhur gjatė periudhės sė mėrgimit tij, dhe se si All-llahu zgjodhi tregtinė e farėrave dhe fryteve nė anėn e kundėrt tregtia e tekstilit dhe rrobeve ish bllokuar krejtėsisht. U buzėqesh Sa'di dhe tha: subhanall-llah… dhe mori ti tregojė shokut tė tij, Ibrahimit, se ēkishte ndodhur gjat udhėtimit tė tij: Krejtėsisht ishte bllokuar tregtia e farėrave dhe fryteve, ndėrsa tregtia e shokut tė tij Ibrahimit kish lulėzuar dhe Sa'di nxori njė sasi tė madhe parash dhe duke ia dhėnė Ibrahimit i tha: Ja kjo ėshtė pasuria yte e fituar o vėllau im!
Atėherė Ibrahimi i tha: Kjo qė ndodhi me ne ėshtė njė sprovė nga ana e All-llahut, qė tė na sheh se si e ruajm emanetin, e All-llahu na mundėsoi tė mirėn.

A mund tė jetė shpėrblimi I veprės sė mirė me diē tjetėr pos me tė mirė ..?
U ngrit Sa'di, kapi pėr dore shokun e tij Ibrahimin dhe iu drejtuan All-llahut duke e falemderuar pėr begatit dhe tė mirat qė ua kishte dhėnė, e gjuha e secilit prej tyre thoshte : A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė me diē tjetėr pos me tė mirė..?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   3/1/2008, 19:51

Tregime shume te Mira ;)

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
BoraBardh
Senior Member
Senior Member


Female
Numri i postimeve : 1399
Age : 30
Location : Kosova
Job/hobbies : ??
Humor : ??
Registration date : 12/12/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   3/1/2008, 21:59

A i ke lexu.. a veq po thu.. heheheehe clown
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Tregime   4/1/2008, 22:56

Nje nate kam ndetur pa gjume pasi me kane ardhur shume intersant keta tregime , Pergjigjja ime eshte Po i kam Lexuar ;)

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tregime   Today at 13:10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tregime
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Bota Shpirtėrore :: Mėsime nga Kurani-
Kėrce tek: