Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me dy motrat Elsa & Eni Lila

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me dy motrat Elsa & Eni Lila   24/12/2007, 04:53

Jeta e motrave Elsa & Eni Lila



Si e kane ndertuar jeten ne Rome, ne nje apartament me qira, larg babait qe jeton ne Lece. Sa te ngjashme dhe sa ndryshe jane nga njera- tjetra dy motrat, Eni dhe Elsa Lila. Cilat jane projektet qe kane ideuar se bashku. Dhe ca sekrete te tjera, qe Elsa na i ka zbulon vete, pak dite pas mbarimit te festivalit

Ne ato ditet kur do te nisnin provat e para ne sallen e madhe te Pallatit te Kongreseve, per tri netet e Festivalit, mes turmes se vogel te operatoreve, punonjesve te skenes, balerineve, kengetareve, organizatoreve… levizte sa andej- kendej edhe nje vajze krejt e panjohur. Ndiqte gjate gjithe kohes Elsa Lilen, pastaj largohej nxitimthi prej saj, ndersa ajo i jepte ndonje porosi. Kthehej prape duke qendruar ne gatishmeri per porosine e radhes. Ndersa nuk ia kishte shume qejfi te ngaterrohej me te tjeret. Dukej qarte qe pjesen me te mire te njerezve qe ndodheshin ne ate salle, ajo nuk i njihte. Ashtu si dhe ata nuk e njihnin ate, derisa Elsa Lila ua prezantonte- “Kjo eshte motra ime, Eni”.


Nje prezantim i shpejte ky, pasi as njera e as tjetra nuk kishin shume kohe per te humbur me kesi gjerash te vogla. Pergatitjet per festivalin ishin me te rendesishme se cdo gje tjeter ne ato dite. E jo vetem per Elsa Lilen, e cila do te ishte prezantuesja e ketij aktiviteti te madh, por edhe per motren e saj. Ndaj pergjate gjithe diteve te provave, Eni do te ishte e pranishme ne gjithcka, per te kryer punet, te cilave duket se ua ka marre doren tashme, sepse me c’do te na tregonte vete Elsa, pas perfundimit te festivalit, kjo nuk ishte hera e pare qe ato bashkepunonin. “Ne Sanremo ajo ishte gjithe kohes krah meje. Kembengula qe te vinte me mua qe te prekte realitetin artistik, te shikonte nga afer se cfare ndodhte ne ate skene”, pohon Elsa, duke te bere me dije se e kishte nje qellim pse e beri te gjithe kete: ta pergatise Enin qe ne nje te ardhme te afert te mund te beje Public Relation per motren e saj artiste. “Eni po studion qe prej dy vjetesh e gjysme ne Rome per shkencat e komunikimit”. E ndersa teorite po i merr ne ato auditore, praktiken po e kryen pak e nga pak krah motres se saj, sa here ajo ka nje projekt, sa here ajo leviz per ne ndonje qytet a shtet tjeter per aktivitete te ndryshme.

Me kete qellim erdhi edhe ne Tirane, nje jave para se te fillonte festivali. Por kete here nuk i eci shume mbare. Nje gjendje e rende gripale do ta bllokonte ne dhomen e “Rognerit” (aty ku ishin akomoduar bashke me Elsen (per aq dite sa do te zgjaste festivali) pikerisht atehere kur nuk duhej, ne naten e pare dhe te dyte te festivalit. Pershendetja qe Elsa i beri permes ekranit do te thoshte se Eni eshte ndjere shume keq qe nuk i eshte gjendur dot prane motres se saj. Aq keq sa ne naten finale vendosi te ishte me cdo kusht ne paskuinta, pavaresisht se temperatura, rrufa dhe dhimbja e kokes nuk e kishin leshuar aspak. Keshtu do te ndjehej me e dobishme per te motren. Ndonese e dobishme kishte qene edhe ne netet kur nuk gjendej dot fizikisht ne sallen e Pallatit te Kongreseve. Pasi ndihma me e madhe qe Eni mund t’i jape Elses ka te beje me keshillat qe ajo i jep per look-un skenik. “Ne kete pike eshte gjithmone ajo qe me keshillon. Ndryshe nga une, ajo ka shume shije dhe e di mire se cfare duhet e cfare jo per ne skene. E ka pasur gjithmone pasion kete gje, ndersa une jo”. Ndaj Elsa i eshte bindur gjithmone ne kete drejtim motres kater vjet e gjysme me te vogel. Ashtu sic ka bere edhe kete here per Festivalin e madh te TVSH-se, ku e ftuan per te provuar edhe rolin e prezantueses. Mision te cilin e kreu me shume sukses. Ndaj ne mengjesin e se henes, pas festes se gjate me stafin e festivalit tek “Piano Bar”, Elsa dhe Eni jane zgjuar te kenaqura prej nates se shkuar, kane nisur te pergatisin valixhet dhe kane lene dhomen e “Rognerit”, per t’u shperngulur serish ne shtepine e gjysherve te tyre. Nga ku Eni do te nisej per ne Itali vetem dy dite me pas, e ku Elsa do te qendroje edhe per pak dite te tjera.

Dy motrat do te jene ne Rome ne prag te festave te fundvitit. Do te vijojne normalisht ditet ne apartamentin me qira ku jetojne bashke qe prej dy vjetesh e gjysme, pra qe prej kohes kur Eni do te vendoste te largohej nga babai (i cili jeton bashke me bashkeshorten italiane ne Lece), per te nisur studimet ne Rome, ashtu sic kishte bere dhe motra me e madhe pak vite me pare. Vecse ndryshe nga Elsa, qe zgjodhi arkitekturen, Eni preferoi te zgjidhte shkencat e komunikimit. Nuk eshte cudi qe kete orientim t’ia kete dhene vete Elsa, nisur nga deshira per te pergatitur keshtu bashkepunetoren e saj me te mire. Nje zgjidhje shume e mire kjo, frytet e se ciles kane nisur t’i shijojne qe tani si Elsa ashtu edhe Eni. Kjo e fundit, duke u gjendur pothuajse gjithmone krah motres se madhe, ne rrethe te ndryshme artistike, ne Itali apo dhe jashte saj, po njihet e po prezantohet jo vetem me artiste por dhe me producente te ndryshem. Ka pasur jo pak raste kur ka marre dhe ndonje oferte pune prej tyre, sic ishte dhe rasti kur e perzgjodhen per nje serial televiziv “La scuadra”. E kjo eksperience e pare ne shesh xhirim duket se nuk ka per te mbetur e fundit. Per cfare projekti tjeter behet fjale? Elsa nuk te jep as me te voglin shans per ta zbuluar. Eshte plani sekret qe ajo po ia ruan me shume fanatizem motres se saj te vogel. Duke na lene te kuptojme vetem nje gje, qe pasi te nise te konkretizohet ky projekt, Eni nuk ka per te qene me e panjohur, nuk ka per te pasur me nevoje ta prezantojne neper Tirane thjesht si motra e Elsa Liles.

Ne shtepine tone
Nuk jane nga ato vajzat qe e duan shtepine te jete ne cdo moment e rregullt dhe e paster. U pelqen te jene paksa shkatarraqe. Megjithate, merren me shume me ato qe quhen punet e shtepise. Ndersa me kuzhinen nuk duket se i kane dhe aq mire marredheniet. “Jemi te dyja pertace persa i perket gatimit. Gjithsesi, ndryshe nga Eni, une jam disi me mire ne kuzhine”. Thjesht i mungon deshira. Ndaj me e zakonshmja eshte qe te hane jashte shtepise, vetem, se bashku me njera- tjetren ose me miqte. Per keta te fundit motrat kane vendosur nje rregull qe nuk e kane thyer asnjehere: ata nuk duhet te hyjne ne shtepine e tyre. Arsyeja? “Jemi dy femra qe jetojme vetem e nuk na pelqen te marrim njerez te huaj ne shtepi. Kemi ruajtur intimitetin tone”.

Perballe pasqyres

Ndodh shpesh qe te tjeret mos ta kuptojne se ato jane dy motra. Shume here te tjera kane degjuar t’u thone se ngjajne si dy pika uji. Ndersa ato vete nuk jane bindur ende se eshte vertet keshtu. E kjo bindje u forcohet edhe me shume sa here qe vendosen te dyja perballe pasqyres. Ne fakt, ngjajne qe c’ke me te. Nje sy i vemendshem e kupton menjehere ngjashmerine (sidomos tek syte) mes Enit dhe Elses. “Por si tipa nuk ngjasojme aspak”,- kembengul Elsa, duke shtuar me pas se ndersa ajo eshte tip pasionant, me impulsiv, qe nevrikoset e reagon shume shpejt, Eni perkundrazi, eshte shume me e rezervuar e me e heshtur. Ama, si me e vogla qe eshte, i takon te jete paksa me e llastuara.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me dy motrat Elsa & Eni Lila
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: