Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me kengetaren Ingrid Gjonin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me kengetaren Ingrid Gjonin   24/12/2007, 04:52

Zbuloni Ingrid Gjonin


Cila ėshtė historia e unazės qė nuk e heq asnjėherė nga gishti? Kur ka rėnė nė dashuri pėr herė tė pare? Cili ėshtė mashkulli mė seksi pėr tė?Pijet e ushqimet mė tė preferuata… Ingrit Gjoni i zbulon tė gjitha nė kėtė pyetėsor

Le ta nisim nga bukuria.Ti e ke ndonjė recetė sekrete?
Jo, nuk kam asnjė recetė.Madje nuk jam shumė e rregullt as nė vendosjen e kremit tė ditės e tė natės. Njė ditė e pėrdor, ndėrsa ditėn tjetėr e harroj.
Cili ėshtė zakoni yt mė i mirė?
Kujtohem pėr tė gjithė njerėzit.
Po mė i keqi?
Nevrikosem shumė shpejt.
Pa cilin makiazh nuk mund tė bėsh dot?
Pa pluhurin e verdhė tek sytė e pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do tė mund tė rrije dot?
Pa unazėn, qė mbaj gjithmonė nė gisht.


Cilat janė ikonat e tua tė modės?
Kam shumė. Nuk fiksohem vetėm pas njė firme.
Cilaeshte modelja juaj e preferuar?
Femra qė mė pėlqen mua nuk ėshtė modele, por do tė doja shumė ta shikoja mbi pasarela. Ajo ėshtė Ana Falchi.
Cila ėshtė kėshilla mė e mirė e modės qė nuk e keni marrė kurrė?
Ēdo gjė ndryshon nė trupin e ēdokujt.
Cila ėshtė fraza qė ju duket mė e bezdisshmja pėr ta ripėrsėritur?
Po, po, po.
Nėse do tė kishe qenė ngjyre, cila ngjyre do te preferoje te ishe?
E verdha.
Po nėse do tė kishe qenė kėngė?
“Parajsa”.
Njė gur i ēmuar?
Brilant.
Njė stinė?
Verė, sigurisht.
Njė pije?
Tekila.
Njė veshje?
Njė xhakete, njė fund i shkurtėr ose treēerekėsh ose njė palė sandale shumė tė larta.
Njė gjendje shpirtėrore?
Lumturi.
Njė mbiemėr?
Gjoni.
Cila ėshtė dita mė e lumtur e jetės tėnde?
Kam pasur shumė. Unė i bėj vetė ditėt e lumtura dhe po vetė i prish.
Cila ėshtė gjėja e parė qė bėn kur zgjohesh nė mėngjes?
Zgjimin s’e kam asnjehėrė njėsoj. Njėherė ha diēka sapo zgjohem, njėherė tjetėr lahem…
Ēfarė ka gjithmonė mbi komodinėn tėnde?
Celulari,pultet e televizorit,cigaret dhe ēelėsat e shtėpisė.
Cili ėshtė ushqimi yt i preferuar?
Filetot e paskuqura mirė, si tė gjakosura.
Cilat janė pushimet qė do tė pėlqenin mė shumė?
Do doja tė shkoja, bashkė me 15 shoqe tė miat, nė Dubai pėr pushime tė gjata.
Cili ėshtė albumi i parė muzikor qė ke dėgjuar?
S’mė kujtohet. Duhet tė kem qenė shumė e vogėl.
A ke frikė nga plakja?
Pėr momentin jo, se nuk e konceptoj dot.
Mes gjithė dhuratave qė tė kanė bėrė nė gjithė kėto kohė, cila ėshtė mė e preferuara pėr ty?
Dhuratėn mė tė bukur ma ka bėrė mami, njė shtėpi tė gjithėn pėr mua.
Cili ėshtė shkrimtari yt i preferuar?
Ēehovi.
Cila eshte banda muzikore qė pėlqen mė shumė?
S’mė pėlqejnė grupet.Preferoj vetėm kėngėtarė solo.
Po skuadra jote e zemrės cila ėshtė?
Milani.
Cilat janė tre gjėrat qė ėndėrron tė bėsh deri nė fund tė jetės?
Teatrin, njė bebe dhe njė pleqėri tė fisme e tė qetė.
Nėse do tė mund tė ftoje pėr darkė ndonjė personazh,edhe ata tė kohės sė shkuar, kė do tė zgjidhje?
Elvis Presley.
Nėse do te kishe mundėsi pėr tė jetuar nė njė kohė tjetėr, cilėn epokė do tė zgjidhje?
Kėtė kohė qė po jetoj.
Kur tė ka zėnė qymyri pėr herė tė parė?
Asnjėherė.
Cili ėshtė mashkulli mė seksi nė botė pėr ty?
Mė duket sikur ka shumė meshkuj seksi, por po veēoj Brad
Pitt.
Cili ėshtė defekti mė i shėmtuar pėr njė mashkull sipas teje?
Mėnyra e keqe e komunikmit dhe gėnjeshtrat.




_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ingrid Gjoni gjithnjė kapriēoze dhe nė kėrkim tė aventurave   12/1/2008, 17:31

Tashmė, ajo ėshtė njė kėngėtare e afirmuar. Dy kėngė tė saj, “Jek e jek” dhe “Barbi Silikon”, i kanė siguruar asaj njė vend nderi nė renditjen shqiptare. Kjo ėshtė Ingrid Gjoni sot, pavarėsisht se e filloi karrierėn duke pozuar gjysmėlakuriqe qė nė moshėn 16-vjeēare. Ambicia e saj pėr tė qenė e para modele shqiptare qė nxirrte nė pah hiret trupore rezultoi e suksesshme dhe vajza kapriēoze do tė pushtonte faqet e para tė gazetave dhe revistave.

Ofertat nuk i munguan, madje edhe nga revista prestigjioze amerikane dhe evropiane, por ajo kishte menduar njė tjetėr fat pėr karrierėn e saj. Ndonėse studimet e larta i pėrfundoi nė Akademinė e Arteve, dega regjisurė, Ingridi e gjeti veten nė kėngė. “Pėr momentin ndihem mirė mė kėngėn, por kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė eksperimentoj diēka tjetėr”, shprehet ajo. Ingrid ėshtė nė kėrkim tė diēkaje tė re, njė karrierė ndryshe, ndoshta edhe jashtė Shqipėrisė. Mė tepėr se pėr jetėn e saj artistike, ajo mbetet ndėr kėngėtaret mė tė ndjekura nga paparacėt shqiptarė pėr shkak tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė jetėn e saj private. Fundi i lidhjes me ish tė fejuarin u komentua gjatė nė faqet e gazetave rozė. Ajo tashmė po rindėrton njė jetė tjetėr, krejtėsisht sipas ideve dhe dėshirave tė saj; njė kapitull tė ri, me eksperienca tė reja sepse e tillė ėshtė ajo, njė vajzė qė guxon.


Sapo keni publikuar njė kėngė me Ēiljetėn. Si lindi ky bashkėpunim?
Ky bashkėpunim lindi nė avion (qesh). Po udhėtonim pėr nė Zyrih dhe duke parė tregun aktual nė Shqipėri, menduam se do tė rezultonte i suksesshėm njė bashkėpunim mes nesh edhe pse tė dyja po ecnim mirė si soliste. Sapo u kthyem nga Zvicra, biseduam me kompozitorin Florian Mumajezi dhe kėnga na pėlqeu me dėgjim tė parė. Jam shumė e kėnaqur nga ky bashkėpunim. Ka patur reagime tepėr pozitive pėr kėngėn dhe shpresojmė qė sė shpejti tė realizojmė edhe videoklipin.

Kam dėgjuar se marrėdhėnia juaj me Ēiljetėn nuk ka qenė shumė e mirė. Duhet ta besoj kėtė?
Janė thjesht thashetheme sepse marrėdhėnia jonė ėshtė pėr sė mbari. Ēiljeta ėshtė njė mike shumė e mirė e imja dhe bashkėbisedojmė jo vetėm pėr punėn por edhe pėr jetėt tona private. Mos besoni gjithēka ėshtė shkruar nė gazeta.

Dy videoklipet tuaja tė fundit janė pritur shumė mirė nga publiku. Cila ėshtė e veēanta e kėtyre kėngėve ?
“Jek e jek” u pėlqye shumė nė publik dhe pėr kėtė ndihem mirė. Kam punuar shumė, veēanėrisht me videoklipin e kėngės pėr tė prezantuar diēka cilėsore dhe them se e kam arritur. “Barbi Silikon” u kompozua nga Florian Mumajezi dhe mė ėshtė dashur shumė kohė pėr ta realizuar.

Shumė artistė nuk ngurojnė tė hedhin nė treg albumet e tyre. Me ju nuk ka ndodhur kėshtu. Pėrse jo?
Tė gjitha kėngėt e mia janė nė treg nė pėrmbledhje tė ndryshme muzikore. Ėshtė e kotė tė realizoj 15 kėngė nga tė cilat publiku do tė dėgjojė vetėm njė a dy prej tyre. Kjo procedurė qė po ndjek mė pėrshtatet dhe them se do tė vazhdoj tė prezantoj vetėm kėngė tė vetme.

Jeni e para femėr shqiptare qė guxoi tė thyente tabutė duke pozuar e zhveshur. Si e kujton sot atė eksperiencė?
E kujtoj me nostalgji. Edhe pse e dija se ishte tabu, unė isha e sigurt nė atė qė kisha vendosur tė bėja dhe e arrita. Vazhdoj tė mbetem nė mendjen e njerėzve si e para vajzė qė tentoi dhe e arriti atė qė donte.

Cila do tė ishte ajo ofertė qė do tė tundonte tė pozoje pėr “Playboy” ?
Nuk do ta bėja pėr asnjė ofertė. Ajo qė ka kaluar nuk kthehet mė dhe unė tashmė jam rritur dhe kam tė tjera synime pėr jetėn dhe kjo eksperiencė nuk bėn pjesė nė planet e mia. Do tė mbetet njė histori e kaluar.

Motra juaj, Inisi sė fundmi ėshtė shfaqur nė ekran nė rolin e moderatores. Keni menduar tė ndiqni shembullin e saj ?
E kam kaluar provėn e moderatores kur isha adoleshente dhe tė them tė drejtėn nuk mė pėrshtatet aspak ky profesion, ndaj nuk mė pėlqen tė jem moderatore.

Keni menduar pėr njė bashkėpunim tė mundshėm nė kėngė me Inisin?
Pse jo, edhe pse kėnga nuk bėn pjesė nė planet e Inisit, nėse unė do t`i kėrkoja tė kishim njė bashkėpunim nė kėngė, jam e bindur se ajo do ta priste pozitivisht ftesėn.

Ēfarė e bėn Ingridin tė zhgėnjehet ?

Nuk ka shanse tė zhgėnjehem pasi nėse do tė mėsoja se po arrija drejt zhgėnjimit, do tė zhgėnjeja unė e para. Pėr fat nuk e kam pėrjetuar kėtė ndjesi. Vetėm kam zhgėnjyer (qesh).

Ēfarė paragjykon Ingridi nė Shqipėri ?
Fjalėt e tepėrta pa vlerė, thashethemet qė nuk kanė tė sosur. Kėtu tek ne, njerėzit janė tė predispozuar pėr t`u marrė me jetėn e tė tjerėve, duke komentuar e shpesh duke ekzagjeruar njė lajm apo qoftė spekulime tė pa rėndėsishme.

Ka njė lidhje mes Ingridit dhe Anglisė ?
Fatkeqėsisht nuk ka edhe pse atje ka plot emigrantė shqiptarė dhe unė dėshiroj tė jem njė ditė mes tyre, nė njė koncert sikurse do tė dėshiroja ta vizitoja Anglinė pasi kam dėgjuar se ėshtė njė vend i mrekullueshėm qė ja vlen ta vizitosh. Duke pėrfituar nga kjo intervistė gjej rastin ti pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt nė Britaninė e Madhe dhe i uroj fat e mbarėsi kudo ndodhen.


_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me kengetaren Ingrid Gjonin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: