Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me kengetaren Merita Halili -vajza Tironse Nusja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me kengetaren Merita Halili -vajza Tironse Nusja   24/12/2007, 04:47

Ėshtė kthyer nga New York pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin “Sofra tiranase” me muzikantin Raif Hyseni. Sė bashku ndajnė jo vetėm jetėn bashkėshortore por dhe profesionin e tyre duke u ndjerė mirė me njėri tjetrin. Merita e konsideron veten plotėsisht tė integruar nė Amerikė dhe pėrveē pjesmarrjes nėpėr koncerte tė ndryshme pėr komunitetin shqiptar ajo prej kohėsh ėshtė pėrfaqsuese e folkut shqiptar nė Amerikė me shoqėrinė “World Muzik”. Ndėrsa karriera i ecėn shumė mirė ajo e konsideron veten mbi tė gjitha njė bashkėshorte dhe nėnė tė suksesshme….

Nusja e Kosovės

Ajo njė nuse nga Shqipėria dhe ai njė dhėndėr nga Kosova. Martesa e tyre shpeshherė ėshtė bėrė simbol i dashurisė mes trojeve shqiptare. Nė kėto ditė kaq tė rėndėsishme pėr Kosovėn Merita ndjehet shumė pranė popullit kosovar. Ka marrė pjesė nė tė gjitha demostratat nė mbrojtje tė Pavarėsisė tė organizuara nga shqiptarėt nė New York duke e ndjerė veten pjesė tė rėndėsishme tė komunitetit.Me kėtė rast do tė falenderojė tė gjithė shqiptarėt emigrantė pėr atdhedashurinė e tyre qė e shprehin nė ēdo situatė dhe qė e mbrojnė me gjithė fuqinė e tyre ēėshtjen e pavarėsisė.

Nuk jam e fiksuar pas pamjes

Duke qenė njeri i skenės pa dyshim qė pamjes sė jashtme Merita i jep rėndėsinė e duhur. Dhe pse nuk ėshtė nga ato njerėz qė vdesin pėr tu dukur. Pėrkundrazi ajo di tė ndajė me kujdes anėn profesionale me njeriun qė ėshtė jashtė skenės. Thotė se pak njerėz e njohin qė ėshtė Merita Halili jashtė skenės. Kjo pėr faktin se ėshtė shumė e thjeshtė nė jetėn e pėrditshme dhe shumė praktike. Nuk e pėlqen trukun e tepėrt dhe pse ėshtė gjithnjė e kujdesshme nė lidhje me ushqimin. Nė Amerikė ushqimet nuk janė shumė organike dhe ka shumė frikė se mos shėndoshet, por nuk e ka kthyer kurrė nė mahni dėshirėn pėr tė qenė nė formė.


Keni ardhur nė Shqipėri pėr “Sofrėn tiranase”

-Po, u ftova nga shoqata “Tirana”. Ėshtė njė aktivitet i pėrvitshėm, ku tė gjithė adhuruesit e kėngės tironse marrin pjesė dhe koncerti kthehet nė njė festė tė vėrtetė. Ishte njė ftesė qė e pranova me shumė kėnaqėsi, sepse ėshtė njė traditė qė e vlerėsoj shumė dhe qė mendoj se tė gjithė duhet tė kontribuojnė pėr ta ēuar pėrpara. Folku ka nevojė tė mbėshtetet dhe tė ruhet si njė pasuri e patjetėrsueshme. Fundi i fundit siē bėn e gjithė bota.

Me ēfarė emocioni ktheheni kėtė radhė nė Shqipėri?

-Tė them tė drejtėn ēdo herė qė vij nė Shqipėri kam shumė mall. Sepse kėtu ėshtė vendi ku jam rritur, formuar, ėshtė vendi ku kam familjen time dhe kur publiku mė ka duartrokitur pėr herė tė parė. Ėshtė njė lidhje e pashpjegueshme. Sado qė jam shumė e aktivizuar nė Amerikė dhe nuk mė mungojnė ofertat aty ku jam, kokėn e kam nė Shqipėri. Mė merr malli pėr duartrokitjen e sinqertė tė publikut shqiptar.

Si gjithnjė e shoqėruar me bashkėshortin?

-Nė fakt Raifi nuk ėshtė se mė ka shoqėruar nė kėtė eveniment vetėm si bashkėshort por jemi tė ftuar tė dy. Jemi dy kolegė tė pandashėm. Ai ėshtė lideri kryesor i orkestrės dhe ka peshėn kryesore nė tė gjitha komunikimet dhe ofertat tona tė punės nė Amerikė.

Punoni mirė me njėritjetrin?

-E kemi gjetur shumė mirė veten. Kuptohemi me sy, pa thėnė shumė fjalė. Kemi njė bashkėpunim tė mrekullueshėm dhe unė e ndjej veten me fat shumė tė madh qė jemi bashkė.

Si jeni njohur?

-Jemi takuar nė Amerikė pėr njė koncert. Unė nuk e njihja Raifin mė parė dhe kur e pashė pėr herė tė parė mė tėrhoqi shumė interpretimi i tij nė fizarmonikė. Ishte virtuoz. Ai do mė shoqėronte nė disa koncerte dhe mbrėmje tė ndryshme dhe unė insistoja t’i thosha listėn e kėngėve qė do kėndoja duke e pyetur gjithnjė nėse e dinte vijėn muzikore qė duhet tė mė shoqėronte. E paragjykova pėr faktin se ai ishte kosovar dhe mendoja se ai nuk e njihte dhe aq mirė muzikėn shqiptare. Por gabohesha. Ai ishte profesionist i vėrtetė. Aty nisėn dhe ngacmimet e para. Fillimisht u pėlqyem profesionalisht dhe mė pas lindi dėshira pėr tė ndenjur bashkė.

Me ēfarė ju bėri pėr vete Raifi?

-Kuptohet qė njeriu dashuron njė herė nė jetė .Unė i besoj dashurisė sė madhe. Mund tė them se e pėlqeva dhe u dashurova me tė gjitha virtytet qė kishte ai djalė. Bashkėjetuam 5 vjet bashkė pėr tu njohur mirė me njėri-tjetrin dhe mė pas vendosėm tė martoheshim dhe tė lidhnim jetėn. Jeta jonė bashkėshortore shkon shumė mirė. Sigurisht qė martesa ka detyra dhe ka uljet dhe ngritjet e veta. Por ndjehem mirė sepse njeriu kur ėshtė i prirur tė kėrkojė suksesin pėr martesėn e vet dhe pėr familjen qė ka krijuar duhet tė bėjė atė qė ėshtė mė e mira pėr tė gjithė.

Jeni dy tipa tė ndryshėm apo tė njėjtė?

-Unė them se karakteri i njeriut nuk ndryshon. Unė nuk mund tė ndryshoj karakterin e bashkėshortit tim. Por di tė them, se kur e do shumė njė njeri, e kupton. Ne jemi tipa tė njėjtė si nga zemra dhe nga shpirti. Ngjajmė shumė me njėri-tjetrin dhe mendoj se kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.

Kosovarėt janė pak xhelozė…

-Nuk dua tė pėrgjithėsoj kosovarėt apo shqiptarėt. Ēdo njeri prezanton veten e tij nė jetė. Mendoj se njeriu ėshtė xheloz nga dashuria qė ka pėr njeriun qė do shumė. Xhelozitė i kemi pėrjetuar nė fillim, sepse ēdo njeri ka huqet e veta. Por tani janė shuar. Ne kemi arritur nė njė moshė kur fėmijėt na janė rritur dhe nuk ka vend pėr xhelozi.

Ndėrkohė keni tre vajza. Ju ka ardhur keq qė janė vetėm vajza. Kosovarėt sikur e kanė qejf njė djalė pėr pushkė?

-Tė gjithė burrat e botės nuk ndryshojnė nė lidhje me kėtė mentalitet. Tė gjithė baballarėt duan tė kenė njė djalė. Unė pėr vete mė pėlqen qė kam vajza sepse kam qenė motėr e vetme me 5 vėllezėr. Tani vajzat mė janė bėrė si tre motra. Pėr hatėr tė burrit do kisha dėshirė tė kisha njė djalė, sepse ai e do, por si dihet.E rėndėsishme ėshtė qė fėmijėt janė tė shėndetshėm.

Si kanė qenė momentet e tė qėnit nėnė pėr ju?

-Pėrgjithėsisht kanė qenė momente shumė tė veēanta. Kur jam bėrė nėnė pėr herė tė parė kam qenė mė e re dhe shumė mė ndryshe. Me fėmijėn e dytė ėshtė tjetėr gjė. Kjo e treta gjithashtu. Mendoj se ēdo fėmijė ka emocionet e veta. Mė duket sikur jam rritur me vajzat e mia.

A i ushqeni vajzat me dashurinė pėr Shqipėrinė?

-Ne flasim nė shtėpi shqip dhe vajzat gjithashtu. I kemi edukuar me frymė atdhedashurie duke i pėrcjellė atė qė kemi brenda nesh. Pastaj janė shumė tė lidhur me Shqipėrinė sepse ato vinė ēdo vit nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

Ju jeni kėngėtarja mė e njohur popullore shqiptare. Ka ndikuar suksesi nė personalitetin tuaj. Apo keni mbetur gjithnjė ajo vajza e thjeshtė?

-Njė artiste e formuar di tė krijojė tek vetja bindjen se skena mbetet skenė, shtėpia mbetet shtėpi dhe shoqėria shoqėri. Mbas shumė vitesh qė e konsideroj veten artiste mendoj se kam gjetur balancėn e duhur mes profesionit, familjes dhe shoqėrisė. Pėrgjithėsisht pėrpiqem qė nė radhė tė parė tė jem njė nėnė e pėrkushtuar,njė bashkėshorte e denjė dhe mė pas ti jap maksimumin e energjisė profesionit dhe vendin e duhur shoqėrisė.

Si mund ta pėrcaktosh veten si nėnė?

-Jam nėnė e butė dhe shumė e pėrkushtuar. Pėr mua nė jetė gjėja mė e rėndėsishme ėshtė familja. Jam shumė e lidhur me fėmijėt dhe me shtėpinė dhe ndjehem jashtėzakonisht mirė nė familjen time. Mė pėlqen shumė ambienti familjar. E gjej goxha mirė veten, aty.

Amvisė e mirė?

-Mė pėlqen dhe tė gatuaj. Fatmirėsisht nė gatim jam bėrė internacionale.

Ka ndonjėra nga vajzat talentin tėnd?

-Jetojnė nė njė shtet tė lirė ku secila mund tė zgjedhė pasionin e saj nė jetė. Nuk ngulmoj ti ushqej me dashurinė pėr kėngėn sepse unė jam njeri qė i kushtoj shumė rėndėsi talentit natyral. Nuk jam tip qė ushtroj trysni. Le tė zgjedhin vetė gjėrat qė duan. Duke qenė se tek unė pasioni pėr kėngėn erdhi nė mėnyrė natyrale nuk mund t’ja heqė atyre kėtė tė drejtė.

Kur keni kėnduar pėr herė tė parė?

-Qė nė kopėsht kur isha 5 vjeē. Mė kujtohet qė mė futėn nė njė kafaz dhe mė vunė tė kėndoja kėngėn “Si cicėron bilbili”. Qė nga ajo moshė nuk i jam ndarė skenės. Unė jam rritur nė njė ambjent familjar ku sundonte kėnga tironse, ahengu dhe muzika. Dhe pse shkollimi im i pėrket muzikės klasike, qė ka qenė njė pasion tjetėr i madh, imi. Unė kam mbaruar shkollėn pėr kanto.

Bota e artit ėshtė e vėshtirė. Pėr njė njeri modest si ju ka qenė e vėshtirė pėr tė ecur pėrpara?

-Ėshtė e vėrtet qė kam qenė dhe vazhdoj akoma tė jem modeste. Mendoj se ka qenė talenti ai qė mė ka ndihmuar pėr tė ecur nė jetė. Por dhe fakti qė kam qenė njeri pozitiv dhe kam parė gjithnjė punėn time. Nuk jam sėmurur pėr tė dalė pėrpara ose pėr tė fituar. Bota e artit ėshtė e vėshtirė dhe ka plagosjet e veta. Ka patur shumė momente kur dhe jam vrarė por gjithnjė jam tėrhequr dhe kam ruajtur identitetin tim. Nuk kam dashur tė prekem nga askush. Nė Shqipėri unė kam dhėnė shumė, kam fituar kompeticione dhe nuk kam marrė shpėrblimin e merituar. Por nuk e vras shumė mendjen pėr kėtė. Unė kėndoj pėr pasion dhe nuk shoh kurrė mbrapa. Kam patur dhe unė fitoret e mia.

Si ndryshoi jeta juaj me vajtjen nė Amerikė?

-Amerika ėshtė njė eksperiencė tjetėr. Unė ika me njė mentalitet tė ngushtė shqiptar dhe ndoshta dhe me frikė brenda vetes. Sigurisht dhe pėr disa arsye personale.

A e ke ndjerė veten ngushtė dhe pse ishe njė kėngėtare me bekground goxha tė mirė…

-Nga ana profesionale e kam ndjerė veten shumė tė respektuar nga njerėzit e atjeshėm. Nė Amerikė mua mė njihnin shumė mirė. Unė isha pėr ta njė pjesė Shqipėrie, njė njeri me tė cilin ndanin mallin e tyre pėr atdheun.

Pra gjithēka ishte e shtruar me trėndafila dhe zambakė?

-Nuk mund ta pėrshkruaj kėshtu. Por u prita mirė. Vetė angazhimi im nė profesion mė ndihmoi shumė. Sigurisht pėrshtatja me gjuhėn ishte disi e vėshtirė. Por nisa shkollėn dhe u mėsova.

Tani jetoni vetėm nėpėrmjet kėngės?

-Jam marrė vetėm me kėngėn dhe kjo ka qenė e mjaftueshme. Komuniteti shqiptar ėshtė i mirėorganizuar. Prej disa vitesh unė bėj pjesė njė njė organizatė botėrore tė quajtur “World Muzik”, ku marrin pjesė kėngėtarė dhe grupe pjesmarrėse nga e gjithė bota. Aty pėrfaqėsoj Shqipėrinė dhe bėj pjesė qė nga viti 1996. Me “World Musik” japim koncerte nė tė gjithė botėn dhe kemi organizuar festivale tė ndryshme. Jam ngjitur me to nė skenat mė tė njohura botėrore si nė Uashington DC, nė Broduei nė Symphony Space, nė Lincolm center, nė Teksas, Canzas city ku marrin pjesė tė gjithė artistėt mė tė suksesshėm botėrorė.

Njė dimension qė ju ka mbushur shpirtėrisht?

-Ėshtė njė dimension tjetėr sepse konkurimi ka tė bėjė me gjithė botėn. Unė kėndoj shqip pėr amerikanėt dhe publikun e vendeve tė ndryshme duke bėrė shumė herė dhe spektatorėt tė kėndojnė nė shqip. Kam qenė dhe nė Japoni me grupin “Kitka”, njė grup amerikan me 8 kėngėtare dhe kemi kėnduar pėr dy orė life kėngė shqiptare tė interpretuara nga Merita dhe nga “Kitka” njė eveniment i jashtėzakonshėm. Ishte njė kėrkesė e imja tė kėndohej nė shqip sepse mė parė ky grup ka kėnduar kryesisht kėngė tė Ballkanit. Ishte njė koncert ku u shitėn tė gjitha biletat dhe pati sukses tė jashtėzakonshėm.

Gjithė kėtė eksperiencė qė keni grumbulluar a po mundoheni t’ia transmetoni dhe tė tjerėve…

-Prej shumė vitesh jam e ftuar nė ėorkshope tė ndryshme qė bėhen nė Amerikė.U shpjegoj amerikanėve mėsim vokali dhe muzikė shqiptare. Janė seminare shumė tė suksesshme qė ndiqen me shumė vėmendje. Mė habit dėshira qė kanė amerikanėt pėr tė dėgjuar dhe pėr tė mėsuar kėngė shqip. Gjithashtu dhe rėndėsinė qė i japin folkut.

Ofertė pėr ndonjė album nė Amerikė?

-Kemi patur disa biseda. Dėshira jonė ėshtė qė albumi tė prodhohet nga ndonjė kompani e madhe. Jemi akoma nė bisedime sepse deri mė sot nuk janė plotėsuar kushtet. Albumi do jetė me kėngė popullore shqiptare, por i shpėrndarė nga njė producent amerikan. Ky ėshtė qėllimi im i madh, tė cilin shpresoj ta realizojė shpejt. Ndėrkohė qė nė Shqipėri dėshiroj qė tė japė njė koncert recital. Nuk e di kur do mė realizohet.

Jeni kthyer kėshtu nė ambasadore e muzikės shqiptare?

-Unė prej kohėsh e kam marrė kėtė titull dhe tashmė e ndjej veten qė po e ushtroj kėtė mision. E kam shumė pėr shpirt pėrhapjen e muzikės shqiptare nė botė. Sepse ėshtė njė folk i mrekullueshėm.

Ndjehesh mė e kėnaqur nė Amerikė me vlerėsimin material?

-Mendoj se dhe nė Amerikė ajo qė mė kėnaq mė shumė mbetet sodisfaksioni shpirtėror. Artisti pėrgjithėsisht ėshtė pak materialist. Nė Amerikė ėshtė mė ndryshe se nė Shqipėri dhe kontratat janė mė tė sigurta. Por unė nuk kam qenė ndonjėherė materialiste.Mė kėnaq aktiviteti si kėngėtare. T’i rrisėsh emrin vetes dhe Shqipėrisė ėshtė njė mision qė e vlerėsoj shumė. Ėshtė njė pasion qė mė mbush dhe mė kompleton.

Ka qenė njė moment qė muzika popullore shqiptare ka patur njė tranzicion tė vėshtirė. Ēdo njeri nga rruga me ca lekė mund tė bėhej kėngėtar. Si e keni pėrjetuar kėtė periudhė?

-Mendoj se ka qenė njė problem tranzicioni. Dhe muzika si tė gjitha fushat e tjera ka patur egzagjerimet e veta. Koha do i evitojė tė gjitha devijimet nga muzika e vėrtetė dhe krundet do ndahen nga mielli i mirė.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me kengetaren Merita Halili -vajza Tironse Nusja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: