Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Babeta Shahini

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Babeta Shahini   18/12/2007, 15:52

Babeta Shahini kėngėtarja lozonjare u kėndon ninullė meshkujve

Fiks njė vit pas daljes nė treg tė albumit shumė tė suksesshėm “Si karamele”, dhe Babeta paraqitet para publikut dhe dashamirėsve tė saj me njė album tė ri. Njė album provokues, me njė zhanėr qė pėrcjell risi nė muzikėn shqiptare, atė tė ndėrthurjes interesante tė kėngės popullore tipike shqiptare me atė tė muzikės moderne. Babeta vjen nė kėtė album mė e sigurt, mė e vėmendshme, mė e kujdesshme, mė selektive, mė largpamėse. Duke parė me sinqeritet tregun e disqeve dhe tė shtėpive diskogarfike ajo vjen nė kėtė prag Viti tė Ri me njė album impresionues, nė njė bashkėpunim serioz me njė shtėpi tė re diskografike, e cila e hap siparin e saj me kėtė album. Pra, ėshtė shtėpia diskografike “Hit Rekords”, njė shtėpi dikografike, qė do tė publikojė vetėm Hitet e kėngės popullore dhe asaj tė ndėrthurur shqiptare. Njė vit punė, pagjumėsi, stres, dialog, tendosje, shtrėngim nervash, lėnie disi pas dore tė Borės sė vogėl (vajzės 5-vjeēare), pėr tė pėrfunduar albumin mė tė lodhshėm sipas saj. Dhe nga puna e madhe vjen dhe gėzimi, apo vlerėsimi i madh. Ajo tashmė ėshtė e kėnaqur, e lehtėsuar me veten dhe pret ethshėm reagimin e publikut “Kili Kili” njė emėrtim sinjifikativ. Njė risi nė dy drejtime: Tė bashkėpunimit me njė shtėpi tė re diskografike, ku pėrcillet njė dimension i ri i kėngės popullore nė shartimin me modernen dhe me njė ninullė pėr meshkujt. Kėtu qėndron dhe provokimi i albumit, apo mė mirė tė themi misteri i tij. Mister shumplanėsh. Ninullė pėr meshkujt…?! Intervista e nxjerr nė pah kėtė mister.


Babeta, si gjithmonė nė prag tė Viti tė Ri edhe kėtė vit me njė album tė ri. Si erdhi ky album?

Si njė pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsi ndaj simpatizantėve dhe tė apasionurave pas kėngės popullore tė ndėrthurua me atė moderne. Ėshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė, por e bukur. Tashmė dėgjuesi ėshtė mė i vėmendshėm. Pret tė reja. Si nė planin e kompozimit, edhe nė tekst. Kėrkon kėngė tė thjeshta. Jo, tė ndėrlikuara. Tė qeta pėr veshin, pėr tė larguar streset e shumta. Suksesi dhe shitja nė kohė tė kėnaqshme i albumit, “Si karamele” mė vuri para njė prove tė re. Tė njė gjetje kompozicionale dhe poetike tė albumit. Kjo ėshtė si njė detyrim, qė nuk mund t’i shmangesh n.q.s dėshiron sfidėn, pėrballjen me kėrkesat e kohės, ambicies si kėngėtare.

“Kili -Kili”. Njė emėrtim interesant dhe intrigues. Ēfarė pėrmban teksti i kėsaj kėnge?
Kjo ėshtė gjetja e autorit. Ėshtė njė risi nė tekst.

Pse?

Pėr vetė faktin, se autori i tekstit A. Trebicka, ka luajtur me vargun dhe fabulėn e tekstit. Ai ka pėrcjellė nė mėnyrė intriguese, por edhe si gjetje njė Ninullė pėr meshkujt. Kushdo habitet me tekstin. Njė Ninullė pėr meshkujt?!! Asnjė nuk ka parė nė treg, Ninullė pėr meshkujt. Ato janė pėr fėmijėt. Kjo ėshtė e bukura, e veēanta, thyerja e njė tabuje (n.q.s mund ta them kėshtu). Nė fillim e pamė me skepticizėm. Por, nė treg duhet guxim. Duhet vendosmėri. Risi..
Ēfarė ke shpirti im
Je gjithmonė serioz
Hajde, zemra ime
Se kam qejf tė loz.
Kili, kili, unė tė ngacmoj
Tė gjithė burrat e botės janė njėsoj.

Kėtu fillon provokimi nė vargje. Sepse nė tė vėrtetė, burrat nė botė nuk janė tė gjithė njėlloj. Ata kanė karaktere tė ndryshme. Temperamente tė ndryshme. Por, janė njėlloj nė tė pėrkėdhelur. U pėrkėdhelet sedra, kur njė femėr e bukur u fal njė buzėqeshje mė tepėr. Kur njė femėr i ngacmon me sy, me kokė. Kur meshkujt ledhatohen nga femrat, ngazėllehen. Lėre pastaj kur gudulisen, miklohen. Ky ėshtė dallimi, kėtu merr formė ninulla pėr meshkujt. Kush ėshtė ai mashkull sado serioz, i ekuilibruar, indiferent, qė nuk do t’i falte njė buzėqeshje njė femre tė bukur, qė e ngacmon, provokon?!! Ngacmimeve tė tilla, nuk i kanė shpėtuar as Bill Klintonit. Kjo ėshtė fabula e tekstit.

Sa kėngė ka albumi?

Albumi ka 8 kėngė. Albumet e mia janė tė njėjtė nė sasi. Kjo ėshtė njė mesatare, qė dėgjuesi tė mos lodhet. Kushdo, qė do ta marrė albumin, nuk do tė gjejė momente dileme. Kalon masa, prishet cilėsia. Nuk vrapoj nė sasi, por nė cilėsi. Eci e sigurt, me hap. E kontrolloj mirė ku e vė kėmbėn. Kush dėgjon njė album sado i bukur qoftė, nuk mund tė dėgjoj mė shumė se 8 kėngė. Qoftė, kur ėshtė me makinė, qoftė kur ėshtė nė zyrė, shtėpi, apo nė kushte tė tjera dėgjimi. Ēdo gjė ka njė masė. Asaj duhet t’i ruhesh se pastaj kalon nė montoni, mėrzi, bezdisje, rutinė.

Njė punė e lodhshme njė vjeēare. Sa kėngė keni seleksionuar?

Plot 16 . Ju e dini se unė kompozitor kam bashkėshortin tim Ilir Ballėn. Ai i pėrshtat kėngėt sipas temperamentit tim. Bile dhe shumė tekste. Tashmė ai njeh ēdo detaj tė temperamentit tim tė tė kėnduarit. Forcėn time tė zėrit. Ky bashkėpunim e lehtėson punėn time. Jo gjithkush nga kėngėtaret i ka kushtet e mia. Jo kushdo e gėzon kėtė komoditet. Pra, pas njė maratone prej 16 kėngėsh veēuam vetėm 8. Seleksionimi nuk ishte i lehtė. Punonim nga 5-6 orė ēdo ditė. Kjo nuk ishte e pakėt. Lodhje, stres, largim nga problemet familjare. I jam shumė borxhlie, vajzės time Borės. Shumė herė ajo vinte nė studio dhe mė kapte nga fustani pėr t’iu pėrkushtuar sadopak.

E veēanta tjetėr e kėtij albumi?

Titujt e kėngėve. Janė tituj po kaq provokuese. “Bateria Full”, “Ēamēakėzi”, “Zot o zot”, “Gogozheli”, “O ma”, janė disa nga titujt e kėngėve tė albumit. Janė tituj konciz, paksa tė ēuditshėm dhe tė panjohur nga veshi i dėgjuesve. Do jenė njė pjesė e suksesit.

Ju pretendoni se kėto kėngė janė tė njė zhanri tė ri. Si mund ta kuptojmė kėtė?

Po. Shumė qartė. Nuk janė kėngė tė mirėfillta popullore. Ky zhanėr ėshtė njė ndėrthurje e kėngės popullore shqiptare me atė moderne. Ndoshta eksperimentohet pėr herė tė parė. Pra, pėrveē ninullės, kėtu do tė ketė balada, danc, njė kooperim qė tė ngacmon..

Ē’kuptoni me kėtė kooperim?

Njė ndėrthurje e paqtė e folkut me modernen. Jo kėngė popullore tipike tė njė krahine shqiptare apo njė tjetre. As vetėm njė ndėrthurje midis tyre. Nė repertorin tim, unė kam kėngė popullore nga tė gjitha krahinat e vendit. Ky album e kalon kėtė cak. I jep njė fllad mė tė gjerė dhe tė shpeshtė kėngės. E mban nė tension. Relaksi dhe meditimi janė nė njė formacion perfekt. Jashtė klisheve dhe rregullave strikte. Njė rrugėtim i ri. Si njė autostradė e panjohur, qė pret tė papritura tė kėndshme, qė tė befasojnė, por nuk tė trishtojnė, por tė ngjallin vetėm gėzim, optimizėm.

Nė kėtė nismė a keni bėrė njė testim paraprak?

Sigurisht. Ēdo gjė ėshtė paraparė. Kemi bėrė njė testim mes miqsh. Njohės tė mirė tė kėngės popullore. Testim qė vazhdoi 3 muaj, vendosėm tė vazhdojmė kur ramė tė gjithė dakord. Testuesja mė e sinqertė, por edhe mė e rreptė ka qenė vajza jonė, Bora. Kur ajo dėgjonte dhe na thoshte nuk mė pėlqen, ne si grup mendonim gjatė. Ajo gjithė ditė dėgjon kėngė popullore, por edhe tė lehta. I njeh mirė kėngėtarėt.

Me kėtė album ju merrni dhe njė ndėrmarrje tjetėr. Atė tė bashkėpunimit me njė shtėpi tė re diskografike. A nuk ėshtė njė risk?

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me Babeta Shahini
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: