Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me grupin Produkt 28

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me grupin Produkt 28   18/12/2007, 15:48

30 sekondat e Produkt 28



Nė festivalin e Kėngės nė Radio Televizion grupi Produkt 28 do tė marrė pjesė me njė kėngė qė i drejtohet njė prej dramave mė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare: dhunės ndaj gruas. Eshtė njė kėngė qė ka si personazh njė femėr tė dhunuar fizikisht dhe dramėn e saj brenda vetėm 30 sekondave. Nė njė moment tė vėshtirė pėr shoqėrinė shqiptare dhe tė mbushur me ngjarje nga mė ēnjerėzoret, frymėzimi i kėtij grupi pėr tė kėnduar pėr njė problem tė tillė merr njė vlerė qė i tejkalon metrat katrorė tė Pallatit tė Kongreseve ku dhe do tė interpretohet…
Ishte data 28 nėntor i vitit 2002 kur 3 miq tė ngushtė, Turi, Fabi dhe Albani do tė krijonin grupin qė menjėherė mori emrin Produkt 28. Fabi ėshtė sot 22 vjeē, studion nė vitin e fundit pėr regji nė Akademinė e Arteve. Dy tė tjerėt janė gjithashtu studentė por nė profile krejt jashtė artit: Turi studion pėr Shkenca Politike nė vitin e fundit, ndėrsa Albani pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Universitetin Europian tė Tiranės.

C’do tė thotė Produkt 28?
Fabi: 28 nėntor 2002. Dita kur tre miq shumė tė mirė qė kishin passion muzikėn vendosėn tė krijonin grupin Produkt 28.

Me gishta numėrohen grupet qė kanė patur sukses. Cili prej jush ka punuar mė shumė pėr kėtė sukses? Realisht ēfarė ju ka bėrė tė keni sukses: njohjet e duhura nė treg, kombinimi mes ju tė treve, dashuria pėr muzikėn, apo “lufta” pėr tė mbijetuar e pėr t’ia dalė mbanė…?

Turi: Besoj se tė gjitha kėto komponentė qė ju pėrmendni kanė ndikuar nė arritjen e suksesit qė ne kemi. Secila prej tyre ėshtė shumė e rėndėsishme dhe secila prej tyre ndikon nė mėnyrė tė pashmangshme nė art. Mendoj se suksesi nuk ėshtė rastėsi…

A keni ndonjė inat me juritė, me festivalet, me “pronarėt” e festivaleve apo me artistė tė tjerė?
Albani: Mendoj se qė nė momentin kur pranon tė marrėsh pjesė nė njė festival, kushdo qoftė, atėherė automatikisht pranon edhe rregullat e atij festivali. Ne nuk kemi asnjė inat me asnjė festival, me asnjė prej organizatorėve tė festivalit dhe sigurisht kemi marrėdhėnie shumė tė mira me artistėt e tjerė. Ne nuk mund tė kemi inate tė tilla duke qenė se kemi marrė kaq shumė ēmime nė ēdo festival ku kemi konkurruar.

Cili prej jush ėshtė shpirti i grupit? Cili sjell mė shumė ide?
Fabi: Ne tė tre sjellim ide. Jemi tė tre krijues dhe artistė. Unė me Albanin kompozojmė, Turi bėn tekstet. Pastaj kur nė studio na bashkohen edhe Dr. Flori apo Shpėtim Saraēi me produksionet, gjithēka shndėrrohet nė njė frymėzim qė materializohet nė ato kėngė qė ju i keni dėgjuar tashmė.

Sa kohė kaloni me njėri-tjetrin?
Tė tre: Tepėr… (qeshin)

Cili prej jush ka mė shumė fanse femra?
Turi dhe Fabi: Albani (qeshin)….

Mbani mend ndonjė “andrallė” apo detaj tė bukur gjatė punės suaj?
Fabi: Ka shumė “andralla” apo detaje tė tilla dhe ėshtė normale pėr sa kohė qė tre tė rinj si ne rrinė gjithė kohėn bashkė dhe punojnė me passion. Gjatė xhirimit tė klipit tė “Tre shokėve” ne zgjoheshim qė nė orėn 6 tė mėngjesit e punonim deri nė mesnatė. Kjo zgjati plot njė javė, gjatė sė cilės kemi kaluar nė shumė situate tė bukura nga ato qė nuk harrohen kollaj.

Cili prej jush ėshtė “delja e zezė” e grupit?
Fabi: Unė (qesh). Ngaqė kam njė fat gri dhe gjithmonė pėrpara ndonjė eventi me siguri do mė ndodhė ndonjė gjė e padėshirueshme qė na ve nė siklet tė gjithėve.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me grupin Produkt 28
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: