Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me kengetaren Eneda Tarifa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me kengetaren Eneda Tarifa   15/12/2007, 16:33

Eneda Tarifa: Tregu do tė jetė i muzikantėve




Eneda Tarifa po punon ngadalė, por me siguri, pėr tė publikuar nė muajin qershor njė album me dy CD, njė me kėngė tė vjetra dhe njė tjetėr me kėngė tė reja qė ajo di t’i sjellė pėr herė tė parė pėr publikun. Kėngėtarja tashmė e konsoliduar shqiptare ėshtė nė fakt njė filozofe nė profesion. Ajo ėshtė diplomuar pėr Filozofi nė Fakultetin e Shkencave Sociale nė Tiranė. Nga ajo kohė, tregon pėr MAPO-n Eneda, “ka mbetur kėnaqėsia se mund tė kuptoj e reagoj, tė shoh nė mėnyrė kritike probleme tė ndryshme qė mė rrethojnė dhe dėshira per t’u informuar mbi veprat e librat filozofike tė fundit, dhe pėr t’u thelluar mė shumė nė studime tė mundshme nė tė ardhmen”.
Eshtė ndoshta kjo prirje e saj ajo qė e ka bindur tė besojė edhe nė njė forcė politike, nė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, e jo vetėm kaq, por edhe tė angazhohet aktivisht nė strukturat e saj. “Unė kam bindjet e mia dhe mbaj pėrgjegjėsitė e mia. Kam mbaruar njė shkollė e cila i shėrben politikės mė sė miri. Jam nė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim sepse e shikoj si tė vetmen zgjidhėse tė krizave ekonomike e politike”, thotė ajo.
Nė lidhje me tregun muzikor mendon se deri tani nuk ka qenė aktivisht e detyruar tė shesė artin e saj dhe tė konkurrojė me prurjet e reja, qė sipas saj janė aq tė shumta sa e kanė mbingopur Shqipėrinė me “kėngėtarė”.
Mban mend me mall fėmijėrinė e saj dhe beson se nuk do tė donte tė kishte njė fėmijėri tjetėr. Kujton po me shumė mall vitet kur ka jetuar me gjyshen e saj nė Gjirokastėr. Kėtė qytet e adhuron dhe e paralelizon gjithmonė me romanin “kronikė nė gur” tė Ismail Kadaresė.

Ju jeni duke pėrgatitur albumin tuaj. Si do tė jetė ai?
Eneda Tarifa: Eshtė e vėrtetė, jam duke punuar fort qė ky album tė jetė njė punė edhe mė e mirė se pritshmėritė e publikut. Albumi do tė publikohet nė qershor, me 2 cd. 1 cd bonus pėrfshin kėngėt e vjetra dhe njė qė pėrfshin kėngėt e reja. Kėshtu prita, por tė paktėn i jap publikut njė buqetė tė mirė kėngėsh dhe nė njė kohė mė tė pėrshtatshme

Me pėrvojėn qė keni krijuar tashmė nė Shqipėri sa komode ndiheni me tregun shqiptar?
Eneda Tarifa: Unė jam ndjerė gjithmonė jashtė tregut, prandaj ndihem mirė pasi kėshtu nuk mė duhet tė jetoj me konkurrencėn e shitjes sė artit tim. Jam ndjerė gjithmonė mirė me publikun dhe kjo ka rėndėsi pėr mua. Gjithsesi gjėrat po ndryshojnė mė nė fund. Ka njė vėmendje tė veēantė pėr kontrollin e artit, pėr liēencim nga Ministria e Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve. E them me kėnaqėsi qė vala e nxehtė e dominimit tė muzikės sė keqtrajtuar tashmė mbaroi. Tani tregu do tė jetė i muzikantėve.

Eneda e gjykon apo vlerėson faktin qė nė televizionet shqiptare dhe nė mediumet e ndryshme promovohen shumė tė rinj dhe prezantohen si kėngėtarė…?

Eneda Tarifa: Nuk jam kundėr, por as edhe pro. Ka njė mbingopje me “kėngėtare”. Por gjithsecili ka tė drejtė tė konkurrojė, problemi ėshte se kėtu nuk ka rregulla dhe ajo prurja qė vjen e qė mund tė jetė e mirė reziston pak dhe pėr mė tepėr nuk ka fenomene ose virtuozė qė tė justifikonin prurjen.

Cfarė ka ngelur tashmė nga ish studentja e filozofisė? Cfarė ka ikur e cfarė ėshtė bėrė pėrfundimisht pjesė e jotja nga ajo kohė?
Eneda Tarifa: Ka mbetur kėnaqėsia se mund tė kuptoj e reagoj, tė shoh nė mėnyrė kritike probleme tė ndryshme qė mė rrethojnė dhe dėshira per t’u informuar mbi veprat e librat filozofike tė fundit, dhe pėr t’u thelluar mė shumė nė studime tė mundshme nė tė ardhmen.

E kujtoni me mall fėmijėrinė? Pėr cfarė keni mė shumė mall?
Eneda Tarifa: Pėr kohėn kur kam jetuar nė Gjirokastėr pėr 2 vjet me gjyshen. Ai qytet ėshtė i veēantė, kujtoj ēdo detaj nga jeta ime atje. E paralelizoj gjithmonė me librin “Kronikė nė gur” tė Ismail Kadaresė. Kam patur fėmijėri shumė tė bukur, ndaj nuk do tė doja tė kisha tjetėr.

Je nė LSI sepse ėshtė bėrė si e modės qė dhe artistėt tė atashohen pranė formacioneve politike?
Eneda Tarifa: Unė nuk e ndjek shumė modėn. Unė kam bindjet e mia dhe mbaj pėrgjegjėsitė e mia. Kam mbaruar njė shkollė e cila i shėrben politikės mė sė miri. Jam nė Lėvizjen Socialiste pėr Integrim sepse e shikoj si tė vetmen zgjidhėse tė krizave ekonomike e politike. Partia jonė ka vizione tė qarta mbi gjėrat, dhe besoj nė energjinė e saj si njė parti e re dhe e fortė me kapacitete dhe qė ka se ēfarė jep e qė nuk ėshtė konsumuar si partitė e tjera.

Ēfarė mendoni pėr kryeministrin Berisha?
Eneda Tarifa: Eshtė kryeministri i kėtij vendi dhe e respektoj institucionin qė ai pėrfaqėson, jo detyrimisht alternativat qė ofron si zgjidhje. Kėto tė fundit do tė ishin shumė mė tė mira, pra zgjidhjet e problemeve, nėse do tė mbėshteteshin nė parimet dhe alternativat qė ofron LSI.

Cili ėshtė PR mė i mirė qė mund ti bėni vetes?

Eneda Tarifa: Tė qenit konsistente nė punėn time dhe nė idetė qė kam, nė planet dhe nė daljet e mia.

Hapi tjetėr nė karrierėn tuaj?
Eneda Tarifa: Nuk e di ēdo tė vijė mė vonė. Unė thesht do tė punoj. Gjėrat e mira vijnė avash avash.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me kengetaren Eneda Tarifa
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: