Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Interviste me Bujar Qamilin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Interviste me Bujar Qamilin   15/12/2007, 16:25

Bujar Qamili gjithė jetėn kėndova pėr dashurinė dhe lulet





Kėngėtari Bujar Qamili, pas njė jave do tė hedh nė treg albumin e tij muzikor “Disa qajnė, disa gėzohen”, tė pėrgatitur nga “Studio Record Sonic”. Nė kėtė album, ėshtė pėrmbledhur muzika e zgjedhur popullore e tė gjithė trevave shqiptare, duke filluar nga Shqipėria e Mesme, Shqipėria Jugore dhe nga treva Veriore. Ai ka mbi njėzet e katėr vite qė nuk ėshtėshkėputur asnjėherė nga kėnga. Ka kėnduar nė tė gjithė rrethet e Shqipėrisė dhe pothuajse nė tė gjitha shtetet e botės. I qeshur dhe me humor si gjithmonė, ai rrėfen jo vetėm pėr profesionin e tij si kėngėtar, por edhe pėr jetėn e tij private. Tregon si ėshtė njohur me bashkėshorten gjatė kohės, kur kryente shėrbimin ushtarak, pėrse ka dalė nė fotografi me tė gjithė presidentėt e Shqipėrisė dhe pėrse i ka kėnduar mė shumė dashurisė dhe luleve.Bujar Qamili ka lindur nė Shkodėr, mė 21 tetor 1963, ėshtė 176 cm, peshon 101 kilogramė. Pesha e tij para disa muajsh ka qenė 114 kile.

Kėshtu qė, me humbjen e peshės, Bujari thotė se, ka filluar tė shtojė edhe numrin e fansave. Ēmimet e tij janė tė shumta. Por, ata mė kryesoret janė ēmim tė parė nė Festivalin e Kėngės Shkodrane. Ēmim tė dytė nė “Mbrėmje tė Muzikės Popullore”, ēmim tė tretė tek spektakli “12 nė Hollivud”, ēmim tė parė tek “Maratona e Kėngės Popullore Shqiptare”, ēmim tė parė tek “Festivali Mbarėkombėtar i Kėngės Popullore Shqiptare” nė Elbasan. Ka fituar edhe Diskun e Artė tė Kėngės Popullore Shqiptare. Kohėt e fundit, mori ēmimin e publikut nga Festivali, “Folk Univers”. Pėr kontributin e dhėnė nė muzikė, ka marrė titullin mė tė lartė qė i jepet njė kėngėtari, “Kėngėtar i Urdhėrit, Naim Frashėri i Artė”.


Si hyri kėnga tek ju?

Kėnga hyri tek unė, qėkur isha fėmijė. Fillimisht kam kėnduar nė koncertet e fėmijėve, qė organizoheshin nė shkollė. Kėtu lindėn shkėndijat e para tė talentit tim nė muzikė. Mė pas, u aktivizova nė “Grupin e Rinisė”. Me kėtė grup, ne jepnim koncerte rinore nė qytetin e Shkodrės. Njė ndihmė tė madhe mė ka dhėnė edhe Shkodra, qyteti ku kam lindur. Shkodra njihet si njė qytet me njė traditė tė shkėlqyer nė muzikėn popullore. Pikėrisht nė kėtė qytet, me kulturė tė madhe nė tė gjitha fushat, u shfaq talenti im nė kėngė.

Kur jeni ngjitur pėr herė tė parė nė skenė?

Pėr herė tė parė nė skenė jam ngjitur nė vitin 1974.

Kėngėn e keni tė trashėguar nga familja, apo ėshtė njė pasion qė ju lindi rastėsisht?

Nė famijen time asnjė nuk ėshtė marrė me muzikė. Madje, as gjyshi dhe as stėrgjyshi im. Kėnga hyri tek unė krejt rastėsisht duke u bėrė pjesė e pandarė e jetės sime.

Kur ishit fėmijė, a kishit idhull ndonjė kėngėtar shqiptar?

Po, kam pasur. Ai ėshtė kėngėtari Tonin Tėrshana. Nė fėmijėrinė time unė vdisja pėr tė. Ai ishte dhe mbetet kėngėtari im mė i preferuar.

Keni kėnduar ndonjė kėngė tė tij?

Kam kėnduar kėngėn, “Tunden Mimozat”. Atėherė isha 17- vjeē. E kėndova kėtė kėngė pėr herė tė parė nė njė festival muzikor, qė u zhvillua nė qytetin e Shkodrės.

Mos ndoshta kjo kėngė tė ka hapur dyert e suksesit?

Mendoj qė po, pasi mė pas kėndova nė festivalin e 19 tė kėngės, qė organizohej nga Radio-Televizioni shqiptar. Debutimi im i parė nė njė festival kaq tė rėndėsishėm pėr kohėn, mė hapi dyert e suksesit.

Ju keni dhėnė koncerte nė shumė shtete tė botės, ku konkretisht?


Koncertet e mia jashtė Shqipėrisė kanė qenė tė shumta. Pa dashur tė mburrem, unė kam kėnduar nė Turqi, Greqi, Itali, Belgjikė, Angli, Gjermani, Francė, Austri, Danimarkė, Suedi, Nju-Jork, Njuxhersi, Ēikago, Boston Florida, Australi, Melburn, Sidney.

Kur ishit nė kėto shtete, tė ka shkuar ndonjėherė mendja pėr ta braktisur vendlindjen dhe pėr tė jetuar pėrgjithmonė nė njėrin nga shtetet qė pėrmendėt?

Absolutisht jo. Unė nuk do ta braktis kurrė Shkodrėn, apo Shqipėrinė pėr asnjėrin nga vendet qė pėrmenda mė sipėr, ndonėse ata janė pėrrallorė dhe tė mrekullueshėm. Pėr mua, Shkodra dhe publiku shkodran, janė gjėrat mė tė ēmuara qė mė ka dhėnė perėndia, ndaj nuk do t’i braktis kurrė. Dėshira ime e madhe ėshtė tė jetoj nė Shqipėri, pranė vendlindjes sime.

Nga tė gjithė kėto vende, cili tė ka lėnė mė tepėr mbresa?

Nė ēdo shtet tė botės ku kam kėnduar jam ndjerė shumė i emocionuar. Kjo ka ndodhur pėr arsye se, emigrantėt dhe bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė atje, na kanė pritur dhe na kanė dhėnė duartrokitje tė mėdha. Nė secilin koncert qė kemi dhėnė nė kėto vende, kemi marrė emocione shumė tė mėdha, pasi sa mė larg Shqipėrisė, aq mė i madh dhe pėrvėlues bėhet malli pėr vendlindjen dhe tė afėrmit e tu.

Aktualisht muzika popullore po kėndohet nga shumė njerėz. Madje shumica e kėngėtarėve tė rinj qė po kėndojnė kėtė gjini tė muzikės, po mundohen tė fusin edhe shumė muzikė tė huaj, duke ia hequr pastėrtinė dhe vlerat muzikės sė mirėfilltė popullore?


Kjo bėhet ngaqė edhe muzika si ēdo gjė tjetėr nė Shqipėri ka filluar tė kthehet nė biznes. Unė nuk kam ndėrmend tė pėrmend emra, sepse nuk mė takon mua merrem me kėtė punė, por mendoj se kėto gjėra nuk tė bėjnė kurrė kėngėtar tė adhuruar nga publiku. Tė mos harrojmė atė qė ėshtė mė kryesorja. Populli shqiptar e njeh shumė mirė muzikėn e bukur tė vet. Ai di shumė mirė t’i respektojė kėngėtarėt qė dinė ta kėndojnė muzikėn popullore shqiptare, ashtu siē ėshtė edhe vetė kėnga e bukur.

Ēfarė u rekomandon kėngėtarėve tė rinj, qė po merren me muzikė popullore?

Pėr mua do tė ishte mė mirė qė kėngėtarėt e rinj, sidomos kėngėtarėt qė dalin pėr herė tė pare, tė merreshin mė mirė me kėngėn popullore shqiptare, sidomos nė momentet e para tė fillimeve tė tyre. Duke bėrė kėtė, ata do tė kenė njė pėrkrahje mė tė madhe nga publiku. Kjo do tė shėrbejė edhe si shtytja e parė drejt kėngės popullore. Kėto i kemi diskutuar edhe nė bisedat televizive qė kemi pasur. Megjithatė, unė tani po ju drejtohem si shoku i tyre. Ata duhet tė largohen sa mė shumė nga kėngėt qė kanė turqizma dhe greqizma brenda. Pėr tė qenė tė suksesshėm, ne duhet tė mėsojmė nga kėngėtarėt tanė tė mrekullueshėm qė kanė kėnduar aq bukur muzikėn tonė popullore. Kėtu mund tė pėrmend, Nahile Hoxhėn, Ibrahim Tukiēin, Big Ndojėn, Shyqyri Alushin dhe shumė tė tjerė. Ne kemi mėsuar dhe kemi marrė bazėn prej tyre. Nė lidhje me kėngėn popullore shkodrane, si e konsideron ecurinė e saj nė kėto vitet e fundit? Kėnga popullore shkodrane ka mbetur nė vend. Akoma po kėndohen ato kėngė qė janė kėnduar para shumė e shumė viteve, tė cilat janė kėnduar vetėm me njė dajre dhe me njė violinė. Akoma ato kėngė po kėndohen nėpėr dasma, nėpėr skenat mė tė mėdha tė Evropės, apo nė skenat shqiptare. Madje, po kėndohen edhe nė Akademinė e Arteve. Nuk ka mė nė Shkodėr njė kompozitor shkodran, qė tė bėjė njė kėngė tė bukur shkodrane, qė tė jetojė sa mė gjatė. Nė shumė e shumė festivale, qė janė bėrė nė qytetin e Shkodrės, prej 15 vitesh e kėtej, vetėm njė kėngė i ka rezistuar kohės. Kjo ėshtė kėnga “Ky marak”, e bėrė nga Pjetėr Gaci, ndėrsa kėngėt e tjera janė shumė tė dobėta.

Keni shumė vite qė bashkėpunoni me kėngėtaren tjetėr tė muzikės popullore Artiola Toska, si ka ecur ky bashkėpunim?

Ka ecur shumė mirė. Artiolėn nuk do ta ndėrroja me asnjė kėngėtare tjetėr. Ne kemi vite qė kėndojmė sė bashku dhe do tė kėndojmė po sė bashku sa tė kemi jetėn. Po ta them me sinqeritet, qė kur unė bėhem bashkė me tė, nuk ka as zot me na nda. Jemi dy shokė dhe kolegė tė mirė. Ajo ėshtė mikja ime mė e mirė. Unė isha i ftuar nė kasetėn e saj, por edhe ajo ėshtė e ftuar nė kasetėn time. Kemi njė potpuri kėngėsh popullore. Artiolės i uroj ta vazhdojė kėngėn popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, si pasuese e denjė e, Hafsa Zyberit dhe Merita Halilit.

Gjatė koncerteve tuaja kanė marrė pjesė shumė personalitete tė politikės shqiptare?


Kanė marrė. Madje unė ruaj nė shtėpi shumė fotografi, ku kam dalė pothuajse me tė gjithė presidentėt e Shqipėrisė. Njerėzit duhet tė dinė diēka, qė artistėt kėndojnė pėr tė kėnaqur njerėzit, si dhe pėr tė kėnaqur tė gjithė ata politikanė tė ēdo lloj partie qofshin. Ne nuk bėjmė politikė me kėngėn.

Ndonjėri prej presidentėve tė kanė ftuar tė kėndosh nė ndonjė gėzim familjar tė tij?

Po mė kanė ftuar.

Kur jeni martuar?

Jam martuar para 24-vjetėsh.

Si u njohe me gruan qė aktualisht keni nė krahė tė djathtė?

Na lidhėn vitet e ushtrisė. Unė atėherė isha duke kryer shėrbimin e detyruar ushtarak.

Sa fėmijė ju kanė lindur nga kjo martesė?

Nga kjo martesė mė kanė lindur dy djem.

Tė dy fėmijėt e tu merren me muzikė?


I vogli qėndron nė shtėpi me ne. Ai nuk na ndahet kudo qė shkojmė. Ndėrsa i madhi, sapo ka mbaruar Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, nė degėn kitarė. Ai ėshtė kitarist dhe solist shumė i mirė.

Nė repertorin tuaj artistik janė shumė kėngė, tė cilat publiku shqiptar tashmė i ka mėsuar pėrmendėsh, madje edhe i kėndon po pėr ju, cilat janė kėngėt mė tė dashura?

Unė kam shumė kėngė, tė cilat i dua shumė dhe nuk mund t’i veēoj. Megjithatė mė pėrzemėr kam potpuritė shkodrane, si dhe disa kėngė qė i pėrkasin Kosovės dhe Shqipėrisė sė Mesme.

Nė momentet qė po flasim, Bujar Qamili ka nė sirtarin e tij tė punės ndonjė projekt artistik qė mendon ta konkretizojė sė shpejti?


Po. Brenda muajit gusht, kam ndėrmend tė nxjerr albumin tim tė ri.

Si titullohet ky album?


“Njėri qan, tjetri gėzohet”.

Pėrse e keni titulluar me kėtė emėr?

Sepse flet pėr njė ngjarje tė dhimbshme nė lidhje me dashurinė. Njė djalė njihet me njė vajzė, kalojnė shumė kohė bashkė, nė fund ndahen. Ajo martohet me njė tjetėr. Ky i mėrzitur u thotė tupanave, “ndaloni tupana, ju mos bini, dhimbjen nė zemėr ju ma dini, ajo sonte po martohet njani qan tjetri gėzohet”.

Cila ėshtė tematika e kėngėve tė kėtij albumi?

Albumi ka njė tematikė tė larmishme, ka njė ritėm interesant, ka potpuri shkodrane, potpuri tė Shqipėrisė sė mesme dhe potpuri kosovare. Domethėnė tė gjitha trevat shqiptare pėrfshihen nė albumin tim. Janė bėrė orkestracione interesante nga Luan Degistani, Roland Driguli, Fabian Asllani, Edmond Rrapi dhe Edi Balili.

Kujt i kėndoni mė shumė nė albumin tuaj, dashurisė apo patriotizmit ?


Unė gjatė gjithė jetės sime, nuk u kam kėnduar kurrė gjėrave tė tjera, pėrveēse dashurisė dhe luleve. Kėshtu qė edhe kėsaj radhe nuk do t’i ndahem as dashurisė dhe as luleve. Brenda teksteve tė mia ka shumė kėngė interesante, ndėr to mund tė veēoj kėngėn, “Njohja e njė djali me njė vajzė nė dasėm”, “Kur njė djalė i bėn peshqesh tė dashurės sė tij njė unazė dhe njė gjerdan” etj.

Tekstin e kėngės kush ua ka shkruar?

Nė pėrgjithėsi tė gjitha tekstet e mia i ka bėrė Jorgo Papingji.

Ju keni kėnduar tė gjithė kėngėt popullore tė trevave tė Shqipėrisė, keni hasur vėshtirėsi nė interpretimin e kėtyre kėngėve?


Jo, nuk kam hasur asnjė vėshtirėsi, pasi perėndia mė ka dhėnė njė zė, qė t’u pėrshtatem tė gjitha trevave. Madje, me disa kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme, unė kam dalė mjaft bukur. Siē ka qenė pėrshembull kėnga “Sa e ėmbėl dashnia”, Sevda, Sevda”, S’paske pasur njė ēikė mėshirė”, e shumė e shumė kėngė tė tjera, ose kėngėt e jugut,” “Do tė marr ēiften do tė dal pėr gjah”, “Fustanin qė ta solla mbrėmė”, etj. Edhe kėsaj radhe nė albumin tim kam shumė kėngė nga treva e Elbasanit, ku bie nė sy kėnga shumė e njohur e “Dallėndyshes”, kompozuar nga kompozitori i njohur elbasanas, Mustafa Budini.

Do tė ketė brenda albumit ndonjė aktor humori?

Jo. Ėshtė vetėm me kėngė popullore shkodrane, tė Shqipėrisė sė Mesme dhe me kėngė kosovare.

Mund tė evidentoni disa nga momentet mė tė trishtuara dhe mė tė bukura tė jetės suaj?

Mendoj qė ēdo njeri ka momente tė trishtuara dhe tė gėzuara nė jetėn e tij. Unė them qė, ėshtė mė mirė qė njeriu tė mos i rikujtojė momentet e kėqija tė jetės sė tij. Pėrsa u pėrket gėzimeve tė mia, unė kam pasur shumė nė jetė. Ndaj nuk di kė tė veēoj mė parė tani.

Ka pasur ndonjė moment qė ju keni harruar tekstin e kėngės?

Edhe ka pasur, por e kam kaluar pa krijuar asnjė problem.

Tė kanė pėrgojuar ndonjėherė kolegėt e tu?


Deri nė kėto momente unė nuk kam dėgjuar tė jem pėrgojuar nga kolegėt. Tė gjithė kolegėt e mi, qofshin kėngėtare femra, qofshin kėngėtarė meshkuj, gjithmonė mė kanė respektuar. Por edhe unė kam treguar gjithmonė respekt ndaj tyre.

Duke qenė se, jeta juaj si gjithė jeta e artistėve tė mėdhenj ka kaluar pėrmes femrave tė bukura, bashkėshortja juaj tė ka shprehur ndonjėherė xhelozi pėr kėtė?


Asnjėherė. Pėrkundrazi, ajo e ka marrė gjithēka me tė qeshur, pasi e ka ditur gjithmonė se ēfarė burri ka.

Domethėnė, ajo jo vetėm qė nuk tė ka penguar, por tė ka hekurosur dhe rrobat pėr tė dalė sa mė i bukur para femrave?


Patjetėr. Po tė fillojmė tė numėrojmė tani sa kostume dhe kėmisha mė ka hekurosur ajo pėr 24 vjet, kushedi sa do tė bėhen.

A keni pasur ndonjėherė probleme me zėrin?

Asnjėherė nuk kam pasur probleme me zėrin. Zoti ma ka ruajtur. Ashtu siē ma ka dhėnė tė mirė, edhe unė jam munduar ta vė nė shėrbim tė popullit tim.

Ēfarė mund tė shtosh diēka tjetėr?

Desha tė uroj studion e producionit muzikor “Super Sonic”. Ėshtė njė studio qė ka pėrgatitur albumet e kėngėtarėve mė nė zė, si tė Ardit Gjebresė, Merita Halilit, Artiola Toskės dhe shumė kėngėtarėve tė tjerė, qė nuk po mė kujtohen momentalisht. Ėshtė njė studio muzikore, qė po na bėn tė matemi mirė kur ta nxjerrim kasetėn, ndaj unė falenderoj shumė producentin, Riza Cerova.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me Bujar Qamilin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: