Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Elita 5" "mesyn" Festivalin e 46-te te Kenges

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Elita 5" "mesyn" Festivalin e 46-te te Kenges   15/12/2007, 03:55

Shume zhurme! Kenge ne sfond, kengetare qe ngjiten ne skene dhe jo rralle te bertitura per ato cka nuk shkojne sic duhet. Pak dite larg nisjes se Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH, dhe provat jane ne kulmin e tyre. Jane te gjithe aty dhe salla e madhe e Pallatit te Kongreseve eshte e mbushur me regjisore, drejtore, kompozitore, autore tekstesh dhe sidomos kengetare.

Ethe para neteve te festivalit, kur do te jete edhe perballja e madhe, jo vetem me publikun, por edhe me verdiktin e jurise, ndjehen jo pak. E megjithate, ajo cka duket se kerkohet prej te gjitheve eshte performanca e denje, per te mberritur me pas te cmimi i madh. Cmim i cili do te lejoje fluturimin e fituesit drejt Beogradit, ku do te mbahet edicioni i radhes i Festivalit Evropian te Kenges.

Sic pritej, festivali do te vije ndryshe kete vit. Jo vetem kengetare qe garojne, por edhe emra te njohur te skenes, te cilet percjellin kenget konkurruese nepermjet kolazheve. Zera me shume qe do te ushtojne! Sidomos te ftuar speciale. Jo te gjitha tregohen, pasi ndonje surprize do te mbetet edhe per netet e festivalit. E megjithate, fakti qe grupi "Elita 5" do te shkele ne naten e pare te festivalit, s'ka mundur te mbetej nje surprize. Pa dyshim qe do te kete edhe publik te ekzaltuar prej pranise se tyre ne skene, pos emocioneve qe cdo here ngjallin kenget neper festivale. Por, vetem emri i tyre behet publik per momentin, e me gjase do te kete edhe te tjere kengetare, te zeshem ne bote qe do te ngjiten ne skenen e festivalit tone, sic, vitin e shkuar, ishte Mikele Zarilo.

Pas kengeve ne gare, do te jene emrat e Alberies, Arta Babaramos, motrave Libohova, Aferdita Zonjes e Bashkim Alibalit etj., qe do te ngjiten ne naten e pare te festivalit per te interpretuar kenget ne gare, ne formen e kolazheve. Jane emra qe, pa dyshim, i kane dhene shume kenges se lehte, sidomos skenes se ketij festivali, qe ka qene trampolina me e madhe e tyre nga ku mund te shkonin te shqiptaret. Por edhe me te rinjte akoma, ata nje vit me pare kane qene pjese e gares, dhe kete vit do te jene ne nje tjeter pozicion, ate te te ftuarit, si Klajdi Musabelli, Marsida Saraci apo edhe Erti Hizmo. Jane te gjithe bashke per te percjelle emocionet e nje feste te madhe te kenges se lehte shqiptare.

Po surprizat e nates se dyte dhe finales?

Ndersa emrat e kengetareve, qe do te interpretojne naten e pare, jane bere publike, e na lene te kuptojme se kush do te ngjitet ne skene naten e dyte, pra mbremjen e 15 dhjetorit. Ndersa te ftuarit lihen surprize. Jo vetem te ftuarit kengetare, qe do te jene pjese e formules se re, atyre te kolazheve, por edhe te ftuar te tjera speciale. Ndersa nata e trete, pa dyshim do te kete permasat e nje galaje te madhe. Pasi eshte jo vetem mbremja qe do te na njohe me fituesin e festivalit, qe do te coje Shqiperine ne Eurovizion, por me gjase do te kete edhe te ftuar speciale, per te qene pjese e spektaklit te madh te mbremjes se 16 dhjetorit ne Pallatin e Kongreseve.

Juria e Festivalit, nga Krajka te Baton Haxhiu

Agim Krajka eshte pa dyshim nje prej kompozitoreve qe ka qene me teper prezent ne edicionet e festivaleve jo vetem nder vite, por nder dekada. Ndaj, edhe ky vit e gjen ne jurine e ketij festivali, te cilit i ka dhuruar kenge qe s'kane per t'u shkulur nga memoria e shqiptareve edhe pas shume brezash. Jemi mesuar tanime qe ne jurite e festivaleve te ngerthehen personalitete, qe nuk i perkasin doemos muzikes. Te rinj e te vjeter, kompozitore e instrumentiste, prezantues, kengetare e gazetare. Edhe Baton Haxhiu, nje nder gazetaret kosovare jo pak prezent ne mediat shqiptare, eshte nje nder anetaret e jurise.



Emrat e jurise se festivalit:

Agim Krajka

Gjergj Xhuvani

Gjergj Leka

Alban Skenderaj

Rudina Magjistari

David Tukiqi

Baton Haxhiu

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Elita 5" "mesyn" Festivalin e 46-te te Kenges
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: