Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 “Miliarderen e pritėm si Helenėn e Trojės, por na shkatėrroi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: “Miliarderen e pritėm si Helenėn e Trojės, por na shkatėrroi   14/12/2007, 01:52

Shkodrės dhe Lezhės, sidomos femrat, lėshojnė njė frazė apo pasthirrmė. Ėshtė njė gjest qė u del nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe qė shoqėrohet me njė buzagaz fragmentar tė palexueshėm, ashtu siē ndodh me ēdokėnd qė duhet tė japė njė opinion pėr njė ngjarje qė, ose e njeh shumė mirė, ose e ka lodhur. E kanė pritur si tė ishte njė divė kinemaje “nusen e djalit”, pa e pyetur shumė pėr moshėn, pa u interesuar shumė pėr biografinė greke dhe paratė qė thoshin se i kishte me lopata, madje duke besuar me dashamirėsi njė thashethem, sipas tė cilit ajo nuk i kishte kaluar tė dyzetat. Por me kalimin e kohės duket janė ndier keq dhe kjo ka ardhur jo vetėm nga historia e ndarjes, por edhe nga komentet qė grekja e famshme nė atdheun e vet, ka bėrė nė adresė tė familjes sė Franit dhe mė tej. Kjo ėshtė risia e kėtyre ditėve, vendosur si kurorė dhimbjeje, mė saktė bezdie, pėrmbi fshatin zadrimor, madje duket e kaptuar edhe pėrmbi hijen qindravjeēare tė tre objekteve fetare qė kanė lidhje me katolicizmin, tė ngulura nė shpatin e malit, pėrmbi shtėpitė qė fshikullohen nga njė erė brisk e ftohtė.
“Unė e takova Rulėn”
“Tė ftohtin e bėn era kėtu. Po tė mos frynte, s’ėshtė vend i keq”, na thotė kur na sheh tė kruspullosur Mark Preēi, njeriu i parė qė takuam nė Nėnshat. Ėshtė 54 vjeē dhe nga tė paktėt qė nuk bėn tė habiturin pėr historinė e Franit me greken Rula. “Kam dėgjuar pėr ta, por unė vetėm njėherė i kam takuar. Ja, kėshtu nė rrugė, si edhe juve. Ishin me njė makinė tė zezė dhe ndaluan tė mė pėrshėndesnin. Duhet tė ketė qenė fillimi i kėtij viti. Makinėn e ngiste grekja. Unė e njihja mirė Franin dhe familjen e tij, pasi ishim fqinjė”, rrėfen Marku. Mė tej 54-vjeēarit i ka bėrė pėrshtypje qė Frani i ka thėnė, se femra qė ngiste makinėn ishte nusja e tij. Marku kishte shqiptuar automatikisht: Tė trashėgoheni! Mėson se janė duke shkuar nė njė dasmė nė fisin e tyre nė fshatin fqinj, Dajē – Zadrimė dhe i pėrgjigjet grekes po nė greqisht, kur ajo kėrkon njė opinion pėr Franin. “Mė thotė, Frani kalo pedhi” (Frani ėshtė djalė i mirė) dhe unė i pėrgjigjem “poli kalo” (shumė i mirė)”, vazhdon rrėfimin Mark Preēi, duke u hedhur nė historinė e vet tė shkuarjes dikur si emigrant klandestin nė Greqinė fqinje. Ndėrkohė i jemi afruar shtėpisė sė vjetėr dhe vilės sė re tė papėrfunduar tė Fran Shtjefnit, ose dy objekteve qė pranė njėri-tjetrit reflektonin atė pabarazinė ekstreme mes primitivitetit dhe modernes.
“Mark, nuk tė bėri pėrshtypje qė grekja, nusja e Franit, ishte e madhe nė moshė”, ishte pyetja qė kėrkonte njė reagim paksa tė kushtėzuar.
“Mė bėri pėrshtypje, dukej nė fytyrė, por ishte edhe shumė e mbajtur”, shqiptoi bashkėbiseduesi tė vėrtetėn e tij.
Fati i njė familjeje
Njė tufė prej mė shumė se 100 gjelash deti, qė zadrimorėt i quajnė “bibaj” (shumėsi mashkullor) dhe ‘biba” (shumėsi femėror), njė nga mėnyrat e mbijetesės sė zonės, krahas emigracionit pothuaj total tė meshkujve tė aftė pėr punė, na bllokojnė rrugėn e makinės fare pranė vilės sė re tė Franit. Gjithsesi, mė interesante ishte shtėpia e vjetėr ku shqiptari mbase mė i famshėm nė Greqinė fqinje kishte lindur dhe kishte kaluar rreth 14-15 vite tė jetės. Familja e pėrbėrė nga i ati, Tom Simon Shtjefni, nėna Gonxhja, dhe katėr fėmijėt, mblidhej tė jetonte nė dy dhoma shumė tė ngushta, pasi nė pjesėn tjetėr tė shtėpisė jetonte familja e xhaxhait. Dhe mjafton tė pėrfytyrosh njė shtėpi krejt tė rrėnuar, me tavan tė ulėt dhe tė shqyer, pėr tė krijuar njė pėrshtypje se sa e vėshtirė kishte qenė jeta nė njė kooperativė bujqėsore tė kohės sė diktaturės, ku prindėrit e Franit nuk ishin mė shumė se bujq tė rėndomtė pėr bukėn e gojės. Por fatkeqėsia mė e madhe do tė vinte nė vitet e para tė demokracisė, kur sherri nė njė qendėr votimi i merr familjes tė zotin e shtėpisė. Tom Shtjefni qėllohet me armė dhe plumbi nuk ndalet duke pushkatuar gjithė familjen qė mbetet pa asnjė mbėshtetje. Moment qė detyron Franin adoleshent, tė marrė udhėt e kurbetit dhe tė punojė fort. Aq fort, sa tė mbajė familjen dhe tė nisė njė shtėpi, njė shtėpi tė lartė, tė madhe, mė katėr kate pėr tė katėr vėllezėrit, njė shtėpi qė tė dukej nga larg si tė ishte simbol i vetė vitalitetit. Por edhe njė shtėpi e gjitha e ndėrtuar me punė tė ndershme, thėnė ndryshe me djersė e gjak.
Krenaria
“Vilėn e ka ndėrtuar para se tė njihej me greken Rula. Madje qė kur u lidh mė tė, nė objekt nuk ėshtė vėnė mė asnjė tullė”, rrėfen mbėshtetur pranė sobės me zjarr bubulak, File Shtjefni, njė grua plakė rreth 80-vjeēare, fqinje dhe njėkohėsisht kushėrirė e familjes sė Franit qė dikur kishte pritur nė shtėpi pėr kafe nipin dhe nusen e tij greke. Gruaja plakė rrėfen se e kishin pritur si tė ishte vetė Perėndia, mysafiren e largėt dhe se tė njėjtėn gjė do tė bėnin nėse ajo do u trokiste sėrish nė derė. “E kemi traditė qė t’i hapim derėn atij qė vjen si mik. I hapim derėn edhe nėse nuk na pėlqen”, ėshtė nė thelb filozofia jo vetėm e nėnės File, por e gjithė zonės dhe njerėzve qė edhe sot pranojnė dhe zbatojnė njė pjesė tė ligjeve qė vijnė nga Kanuni i famshėm i Lekė Dukagjinit.
“Por jo tė thotė Rula, se e ka marrė gjithė familjen e tij nė Greqi, sepse i ka marrė vetė Frani, para se tė njihej me tė. E dėgjuam dje nė televizion dhe nuk na erdhi mirė”, hidhen familjarėt e tjerė qė shprehin njė pakėnaqėsi duket e ardhur nga njė pasaktėsi mediatike. Gjithsesi kaq mjafton qė bashkėbiseduesit tė futen nė njė rreth revolte. Janė nga ajo racė njerėzore qė mė shumė se gjithēka vlerėsojnė krenarinė, qė s’duhet tė njolloset nė asnjė mėnyrė. “I mori Frani dhe ne kujtojmė se shitėn lopėn e dhitė pėr tė bėrė lekėt e udhėtimit klandestin. Kaluan nga Maqedonia, nė kėmbė”, shtojnė me njė frymė. Dhe mė tej: “Rulėn e kemi pritur dhe respektuar si tė ishte Helena e Trojės. Pėr shkak tė respektit ndaj Franit e priti gjithė fisi, gjithė shoqėria, nuk e lamė tė binte pėrtokė”, mėshojnė me tė njėjtin opinion tė betonuar. Nė vazhdim me ton tė ndėrruar rrėfejnė se Rula kishte ardhur me njė kostum zadrimor, se nuk e dinin se ishte e pasur dhe se respektin Franit dhe asaj ia kishin bėrė sikur ai tė ishte martuar me njė 15-vjeēare. Ndėrsa kur kanė mėsuar se janė ndarė, kushėrinjtė e shumtė tė Fran Shtjefnit, flasin me tjetėr gjuhė. Ndarja duket u ka pėrkėdhelur sedrėn. Thonė shkurt edhe se “na erdhi keq qė u ndanė”, edhe se “nė kėtė rast s’ka ē’duhet gjė pasuria”. Duket mentaliteti i zonės, edhe pse kohėt e fundit i lodhur nga ngjarje qė e kanė shėnjestruar pėr ta ndryshuar, nuk e pranon njė lidhje tė njė djaloshi tė ri me njė femėr qė ėshtė edhe mė e shkuar nė moshė se nėna e tij.
e vėrteta e pathėnė
Gjithsesi nė gjurmė tė historisė sė Fran Shtjefnit dhe miliarderes greke Rula Brohopoulu, aty nga fundi i udhėtimit, panorama ėshtė mė e qartė. Nė fshatin Dajē–Zadrimė, ku Rula ka bujtur mė 29 janar 2007, me rastin e dasmės sė Aleksandėr Simonit dhe Beltina Gazullit, qė tė dy kushėrinj tė afėrt tė Fran Shtjefnit, enigma e historisė ėshtė edhe mė e lexueshme edhe pse askush nuk dėshiron tė flasė i identifikuar. Janė tė njėjtėt njerėz qė e kanė pritur shumė miqėsisht Rulėn edhe gjatė vizitės sė dytė, dy muaj mė parė, nė shtator, kur ajo kishte ardhur edhe pse ishte e ndarė me Franin. Tė njėjtėt qė thonė se do i hapin dyert e do e presin nė ēdo kohė nėse do u trokasė si mike, tė njėjtėt qė pranojnė edhe dėshirėn e saj tė fundit pėr tė pasur njė shtėpi nė fshatin e tyre...
“Por mos kujtoni se gjithēka qė ndodh ėshtė ashtu si thuhet nė televizione...”, ėshtė fjalia qė na ndal frymėn. Njeriu pėrballė rrudh vetullat dhe bėn njė fytyrė tė vuajtur kur flet. Thotė se nė gjithė kėtė histori i humburi i vėrtetė ėshtė vetė Fran Shtjefni dhe ca mė tepėr edhe familja e tij. I njėjti thotė se tashmė pas ndarjes fakti, qė Frani vazhdon tė punojė atje ku ka punuar para se tė lidhej me Rulėn, nė njė ndėrmarrje qė prodhon elemente duralumini, thotė shumė. Thotė se Frani nuk ka pėrfituar asgjė prej ish-gruas sė tij tė pasur. Po kėshtu edhe familja, nėse nuk do tė llogaritet ndihma e Rulės, pėr t’i pajisur me dokumente qėndrimi nė Greqi, njė ndihmė qė injorohet gjithsesi e justifikuar me faktin se tė gjithė shqiptarėve nė Greqinė fqinje u ėshtė dhėnė shansi periodikisht tė pajisen me dokumente qėndrimi.
“Kemi dėgjuar se ajo i ka dhuruar Franit njė fuoristradė “Toyota” qė ka kushtuar 85 mijė euro...”
“Ku ėshtė, a mund tė na thoni? Nė pronėsi tė kujt ėshtė, a e dini? Se Frani nuk ka asgjė veē shpatullave tė veta”, ėshtė pėrgjigjja e dhėnė me njė frymė. Mė tej shpėrthimi: “Ajo ėshtė duke i shkatėrruar jetėn. Truprojat e saj e survejojnė pėrditė, i rrinė nga pas si hije, i ndėrhyjnė nė jetėn private. Gazetarėt gjithashtu... Grekja duket se ka dėshirė tė bėjė show nė televizione me kėtė histori dhe prej kėndej tė korrė tė ardhura tė tjera... A ka gojė Rula tė flasė pėr nėnėn fisnike tė Franit. E ka pritur si mbretėreshė, e veshi me duart e saj me kostum zadrimor, kurse tani qė Frani vendosi tė ndahet, Rula e pėrēmon...”. Mashkullit qė rrėfen nė kėtė kohė i formohet nė majė tė gjuhės ajo pasthirrma e pakontrolluar... E kemi dėgjuar disa herė dhe tashmė na duket mė e identifikueshme. Ėshtė diēka e ngjashme me “e marrtė morti!”, ose “e marrtė e mira!”. Shprehje qė nuk kanė shumė dallim nė momentin e nxjerrjes nė dritė. Tė dyja shfaqin mosaprovim tė dukshėm.

Historia mė e dashur e televizioneve greke
Historia e martesės dhe ndarjes sė shqiptarit 28-vjeēar Fran Shtjefni dhe miliarderes greke 58-vjeēare Rula Brohopolu, ėshtė ndoshta mė e gjuajtura nga mediat greke kohėt e fundit. Ajo ka nisur rreth dy vite mė parė, kur Rula, njė personazh i njohur nė Greqi pėr shkak tė pasurisė shumė tė madhe dhe e bėrė edhe mė e famshme gjatė njė emisioni televiziv shumė tė ndjekur tė kategorisė “reality show” njihet me djaloshin shqiptar Fran Shtjefni dhe me kalimin e kohės dashurohet pa kushte. Vėnė kurorė nė Greqi dhe mė pas ndėrmarrin edhe njė vizitė nė vendlindjen e Franit, nė Nėnshat tė zonės sė Zadrimės. Por lidhja zgjat vetėm njė vit, pasi shqiptari largohet. Njė ngjarje qė shoqėrohet me shumė pėrpjekje tė grekes pėr ribashkim. Ndėrkohė nė lojė futen edhe mediat greke qė e ngrenė historinė nė zenit. Lotėt e Rulės para kamerave tashmė njihen nga tė gjithė grekėt. Vlen tė theksohet se nė intervistat e saj, Rula flet me shumė respekt pėr shqiptarėt edhe pse nė kėtė rast sulmohet shumė, por edhe lavdėrohet pėr sinqeritetin.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
“Miliarderen e pritėm si Helenėn e Trojės, por na shkatėrroi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz-
Kėrce tek: