Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Intervista me kengetaren Mentori

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Intervista me kengetaren Mentori   8/12/2007, 17:02

Intervista me kengetaren Mentori

November 24, 2007 3:05 pm admin AdmiraL

ELBINO:Ju u bete te njohur ne Shqiperi fale pjesmarrjes tek “TopFest” ne bashkepunimin me Alban Skenderaj. Ishit ju ata qe “e zbuluat” Albanin apo Albani ishte ai qe “ju zbuloi juve”?
MENTORI:Mendoj se zbuluam njeri-tjetrin.Bashkepunimi lindi ashtu spontanisht kur une personalisht u njoha me Albanin ne “TopFest 2 dhe se Albani pelqente muziken tone shume dhe u njohem aty dhe shprehu deshiren qe te vij ne Kosove pasi qe s’kishte qene kurr. Erdhi ne Kosove dhe ashtu ne shtepine time me kitare akustike lindi kenga shume spontanisht dhe e regjistruam ne studio per ta pasur ne arkive, me vone edhe vendosem qe te marrim pjese ne “TopFest 3” ku u kurorezoua me vendin e pare.

- Keni gjetur te njejtin sukses dhe ne Kosove ?

Patjeter, gjithkund ku shkojme kemi sallat perplot me fansa qe na bejne te ndjehemi edhe me te kenaqur gjate performancave tona, kemi mbajtur shume koncerte mbas TopFest neper te gjitha qytetet e Kosoves dhe pjesmarrja e fansave ka qene shume e madhe.
- Cili ka qene aktiviteti juaj si grup, perpara pjesmarrjes ne “TopFest”?
Aktivitetet qe keni marre pjese, apo kenget e albumet e prezantuara?


Kthjellu daton qysh nga viti 2003 dhe qe nga atehere kemi debutuar me dy video njera me te njejtin emer “Kthjellu” si dhe video e dyte e quajtur “Kerkoj” keto dy kenge per shume kohe kane qene ne vendin e pare ne Top Listat e RTK, KTV dhe 21. Shume koncerte live, pjesmarrje ne Rock Koncerte si dhe promovimi i albumit “KTHJELLU 1″ne Nendor 2005 ku te gjithe kengetaret erdhen ne kete ngjarje dhe u be nje promovim qe shquhet si nje nder promovimet me te mira te asaj kohe.

- Debutimi juaj ne Shqiperi eshte pasuar me nje cmim dhe pjesmarrjen ne MTV Exit ku ju ishit edhe grupi me i kerkuar nga publiku shqiptar. A po ju pelqen shija e suksesit?

Kthjellu ne “TopFest” eshte shperblyer me dy cmime: Best Pop and Rock me kengen “Mundohem te Harroj” si dhe cmimi i pare i publikut 10.000 Euro me Kengen “Dicka” feat. Alban Skenderaj qe ka qene premi per Kthjellu-n qe te ndahet me cmimet kryesore te festivalit modern “TopFest”. Mirepo mbas ketij suksesi pason dicka tjeter qe cdo artist do ta kishte deshire ti ndodhte : MTV Exit - Kthjellu ne mesin e Yjeve nderkombetare te MTV-se si Morandi,Carmen Consoli, Panjabi MC, Guruz Jazzmataz, DJ Tony Thomas.Perkrahjen Maksimale nga publiku, por gjithashtu edhe nga stafi i MTV_se te cilet shprehen kenaqesine qe nje bend shqiptar gjalleroj shfaqjen e MTV_se dhe kalli skenen. Nuk do ta luaj rolin e imrpovizuesit por eshte ndjenje shum e mire kur publiku e cmon krijimtarine e nje artisti ne kete rast te Kthjellut.

- Te gjithe duan te jene ne MTV , por “Kthjellu” duket se po e ben realitet kete deshire. Kam degjuar se jeni ne bisedime e siper per te transmetuar nje video tuajen ne MTV, si edhe nje dokumentar mbi grupin tuaj.Mund te na tregoni dicka me teper?

Po. Menjehere mbas performances tone ne MTV Exit ku ishin diku rreth 17.000 veta stafi i MTV_se u befasua me perkrahjen qe na e bene publiku aty si dhe me kenget qe i kendonin se bashku me ne.Mbas koncertit drejtori i MTV_se per Europen, me ka kontaktuar dhe me ka kerkuar krijimtarine e Kthjellu dmth Albumin, videot, une te gjitha ja kam dhene dhe se tashme pritet se njeren nga videot do ta transmetojne ne nje rrjet te MTV Europe qe ende nuk eshte bere i ditur se ne cilin, gjithashtu edhe MTV Exit Albania do te shfaqet ne MTV Worldwide dhe e tere performanca jone do te shfaqet aty si dhe intervista etj, kthjellu tashme eshte edhe ne website -in e MTV www.mtvexit.org .

- Nese dilni ne MTV nuk mendoni se do ju duhet te ndryshoni emrin e grupit? E them kete pasi KTHJELLU do te jete shume veshtire per tu lexuar ne anglisht.
Ne qoftese transmetohet njera nga keto video,do ta kete te njejtin emer mirepo mund ta bejme ne versionin anglisht po qe se eshte nevoja hehehehe per tu njohur edhe nderkombtarisht mirepo do ta kete te njejtin kuptim KTHJELLU.

- Na prezantoni shkurtimisht me pjestaret e grupit, cilet jane ata, rolin qe kane ne grup, nga vijne dhe a eshte muzika profesioni paresor apo jeni te punesuar edhe ne pune te tjera?
Mentor Haziri - Vokalist kompozues i kengeve, i punesuar me UNITED NATIONS- Perkthyes i gjuhes Angleze/Admin Specialist.
Adnan Sinani - Kitarist kompozues i kengeve, i punesuar me KBR
Valon Jusufi - Baterist - Muziken profesion

- Si ju duket “skena” e muzikes rrok (perfshire ketu dhe divijimet e saj) ne Shqipe? Mendoni se muzika rrok po perjeton nje ringjallje dhe ne vendin tone?
Fillimisht jam i kenaqur qe “TopFest” solli shume rryma mirepo ne te njejten kohe me shum se i knaqun qe triumfoj Rrok muzika nje muzike qe mbush miliona adhurues ne tere boten, kurse tek ne injorohet paksa.Ne qofte se ne duam te jemi ne Trend me Boten me MTV, me Londren, New York nuk mund te shkojme me devijime bastarduese te shundit dhe kiqit ne muzike pasi qe nuk vlersohesh nga audienca nderkombtare, dmth. je i izoluar ne zona te caktuara dhe perfundon askund, Une kam qene me se i kenaqur kur drejtori i MTV se me tha se nuk kam besuar qe nje Rock band shqiptar di te performoj nje rryme qe eshte me se aktuale ne bote.Rrok Muzika gjithmone ka qene muzike qe ka mbijetuar edhe ne vendin tone kemi tradite te madhe te rrok skenes mirepo une mendoj se Kthjellu ka ringjallur kete vit Rrok skenen dhe se audienca nuk i ckyqet koncerteve Rrok ku ato organizohen.

- Me te preferuar prej “Kthjellu” kam kengen “Mundohem te harroj”. Cfare kerkon te harroj Mentori?
Eh! Qe kur komponuam kete kenge thash se kjo kenge do te pushtoj shum vesh muzikal dhe ashtu ndodhi… e sa i perket harreses une do kisha pasur qejf me i harru e me i eliminuar te gjitha gjerat e keqija qe e rrethojne muziken tone moderne shqiptare, kurse teksti i kenges i dedikohet nje ndarje qe duhet te harrohet perndryshe perfundon keq.

- Si eshte puna me syzet e diellit. Ju kam vene re se i mbani shpesh ne
skene

Eshte nje stil me pro Amerikano Anglez qe e kam sjell ne TV te shqiptare dhe se dua te identifikohem ne shumicen e rasteve me to pasi qe i kushtoj kujdes stylingut.

- Nese do kishit mundesi te ishit solisti i nje grupi te njohur ( ne mbare
boten) vetem per nje nate, cilin grup do zgjidhnit?

Kthjellu hahahaha… me kenaqesi per U2, Tool, Coldplay, Alice in Chains etj.

- Motoja e muzikes rrok eshte “Sex Drugs and Rock n’ Roll”. Sa Sex, sa Droge dhe Sa rrok po provon Kthjellu kete vit?

Shume Rock, shume Sex, Absolutisht JO Droge—- Say no to Drugs!

- Me pelqen prezantimi juaj skenik, gjithmone te veshur mire floket mohawk Kush kujdeset per kete paraqitje?
Ne te shumten e rasteve vet organizohem me garderobe kurse per floket kur jam ne Shqiperi kujdeset parukieri Lushi i cili me ka ikur ne Itali dhe nuk di cfare te bej tash heheheh. Kurse ne Kosove gjithashtu vet pergatitem mirepo gjithmone something different.

- Duke qene se se shpejti do ju shohim nepermjet MTV ne mbare Evropen, a do ndodhi nje gje e tille edhe me albumin tuaj. Dua te them, a jeni ne bisedime me ndonje shtepi diskografike europiane per te shperndare albumin dhe ne mbare Europen?
Ta shohim tash se si po shkojne punet sa i perket videoklipeve se cili do te jipet kurse me pas do ta bisedojme edhe punen e albumit me ndonje shtepi diskografike te MTV_se atje, pasi qe tashme ata e kane edhe albumin ne duar te tyre dhe se e kane pelqyer jashtezakonisht shume.

- Kur do jete faqja e grupit plotesisht online?
Eshte online sebashku me forumin dhe me disa foto nga MTV Exit kurse do ti fusim edhe disa gjera te vogla mirepo mundesh me hy edhe me i pa ca gjera si dhe fansat me na kontaktu etj.
www.kthjellu.net
- E ne perfundim, na tregoni se ne cilat aktivitetete do kemi mundesi te ndjekim “Kthjellu” deri ne fundvit?
Ne javen e ardheshme albumi i KTHJELLU lancohet ne Shqiperi nga TOP RECORDS dhe se shpresojme ta promovojme edhe atje te terin pasi qe ne Kosove vec ka dal ne Nendorin e 2005( paksa vone ne Shqiperi mirepo me mire vone se kurre hehehe) kurse per kete vit shume koncerte live te Kthjellu si dhe pergatitjet per albumin e ri.

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Intervista me kengetaren Mentori
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: