Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Intervista me kengetaren Vesa Luma

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster


Male
Numri i postimeve : 1911
Age : 96
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Intervista me kengetaren Vesa Luma   8/12/2007, 17:00

Intervista me kengetaren Vesa Luma

November 24, 2007 3:08 pm admin AdmiraL


Elbino:Vesa pershendetje! “fare mendoni per zgjedhjen qe kemi bere ne Albaniac,duke cilesuar kengen tuaj “Jemi dhe s’jemi” si hiti me i mire i veres 2006 ne Shqipe?
Vesa:Se pari ju uroj per punen e palodhshme qe jeni duke e bere. Jam shume e kenaqur qe kenga ka filluar te pelqehet ne Shqiperi edhe pse kam degjuar shume hite shqipetare kesaj vere dhe me ka pelqyer puna e kolegeve te mij. Sidoqofte ju falenderoj Albaniac qe me dhate nje motiv me teper me zgjedhjen qe keni bere.

- Ajo ”ka ve”oj ne kete kenge eshte se pari, zeri juaj qe del shume i sakte dhe shume i paster, e se dyti muzika mjaft e ndryshme nga ajo ”ka po degjohet ne Shqipe se fundmi.Ju vete si e shpjegoni suksesin e kesaj
kenge?


Pos energjise se akumuluar nje kohe relativisht te gjate dhe te transmetuar ne kete kohe te publiku, suksesi i kesaj kenge mendoj se i takon shume njerezve,se pari Florian Mumajesit i cili ka punuar me shume perkushtim ne kete kenge,nderkaq me realizimin e videoklipit mendoj se kam vulos nje projekt te vogel qe per mua ishte mjaft serioz.

- Kjo eshte deri me sot, kenga me e bukur qe nje pjestar i “Etheve…” ka publikuar ne tregun e muzikes shqiptare. Si ka mundesi qe shume talente prej “Etheve…” nuk kane arritur te nxjerrin dot nje kenge hit?


Fatkeqesisht kam zbehur kontaktet me pjestaret e tjere te “Etheve…”, shkaku i angazhimeve personale dhe nuk e kam idene se cfare behet me jeten profesionale te tyre. “Ethet…” me kane dhene Ügjith”ka qe me eshte nevojitur per t’u bere nje kengetare me te ardhme te ndritshme nese une investoj ne te. Ato ishin shkolle,tani une po e praktikoj ate. Andaj shpesoj qe edhe shoket e mij ngadale do te kuptojne boten e biznesit artistik qe eshte shume e veshtire.
- Ma do mendja se shpejti do te kemi edhe nje album prej jush…

Po gjithsesi ne dhjetor te ketij viti do ta kem gati albumin.
- Duke qene se folk-dance ju ka sjelle sukses, do vazhdoni te perqendroheni ne kete rryme edhe ne album apo do te eksperimentoni edhe me rryma te tjera muzikore?
Me pelqen te eksperimentoj,gjithmone me ka pelqyer,andaj mendoj qe do te ket nje miks zhanresh edhe per te ju pershtatur shijeve te publikut.

- Jeni shprehur se gazetaria eshte primare, per ju, nderkohe qe muzika eshte ajo qe ju ka bere te suksesshme edhe jashte Kosoves. Ndoshta do te ju shohim edhe ne Shqiperi kete vit?(Po mendoj si gazetare ose drejtuese te ndonje spektakli)


Eshte e vertet ,tashme jam absolvente ne degen e komunikimit masiv. Punoj ne redaksine e lajmeve ne RTK. Me pelqen vendi i punes andaj nuk kam menduar asnjehere per kete opcion,megjithate kisha pasur shume deshire te provoj te drejtoj ndonje emision keshtu me dialektin tone ne Shqiperi,mendoj kishte me qene interesant.
Qe prej heres se fundit qe ne kemi biseduar se bashku (rreth nje vit me pare) ”fare ka ndryshuar ne jeten tuaj profesionale (s’po pyes per ate private se e di qe nuk keni deshire te pergjigjeni : )

Shumcka! Kam punuar kenge per albumin tim, nderkohe jam marre edhe me disa projekte qe kishin qellime humanitare dhe vazhdoj te punoj vullnetarisht pa ndalur per to. Nder projektet ishte edhe kenga “Bija e Dikujt” ne kuader te fushates kunder trafikimit te qenieve njerezore.

“Bija e dikujt” eshte nje kenge ne te cilen ju keni bashkepunuar me Benet Ka”in.Do te jete kjo kenge ne albumin tuaj dhe a do te kete bashkepunime me kengetare te tjere?

Kam bashkepunuar me shume, shume kengetare dhe kane qene shume bashkepunime te frytshem,ndersa sa i perket albumit do ta le per surprise (ashtu sic jam mesuar te degjoj gjithnje nga koleget e mij : )
Kengen tuaj e kemi shpallur hitin e kesaj vere, po per ju cila ka qene kenga qe keni degjuar me shpesh apo me e preferuara ne kete stine?
Shume shume, sidomos kenge te huaja dhe rryma dance me ka percjellur gjate gjithe veres.
Ne kete kenge keni bashkepunuar me Florin i cili, eshte nje nder kompozitoret me te suksesshem te “Kenges Magjike”. A do te ju shohim edhe juve ne kete festival?
Jo.Qe nga deshprimi i festivalit te RTSH-se nuk jam paraqitur ne festivale as ne Kosove e as ne Shqiperi,dhe nje here nuk mendoj te paraqitem edhe pse mendoj qe eshte goxha forme e mire per lancimin e kengeve.
Videoja e “Jemi dhe s’jemi” hapet me juve duke kenduar perpara “dy gjyqtareve”…Po ti hiqnim maskat e atyre dy djemve, ”fare do te gjenim?

Ne cdo sfere po perballemi me “gjyqtare’’ andaj jo rastesisht i kam vene edhe une.Ata jane dy palaqo qe duan ta transformojne Vesen nga ajo e cila kendonte balada ne Vesen qe din te vallezoj, ne Vesen qe don ta shoh masa.

Ne kete kohe, kur po beheni me e degjuar se kurre a keni kohe per te bere pushime? Nese po ku po i kaloni?

Kam bere pushime ne Antalia te Turqise pak para sezonit dhe kam kaluar per mrekulli. Tani jam me e angazhuar ne koncerte dhe mbremje rinore ne Kosove.
E ne mbyllje…na e shuaj kuriozitetin.Do jeni apo nuk do jeni?

Do jem se s’ben!!

_________________
*AdmiraL* and «Hollywood»® - the World is MinE...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Intervista me kengetaren Vesa Luma
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: