Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:08

ETIKETA MIRĖSJELLJEJE

Atyre iu iu dridhej buza
e u kruhej zuza
tek flisnin me romuza
pėr luftėn e madhe

Urrenin njeri-tjetrin
tek i lanin faqet ndėrsjellė
me pėshtymėn e puthjeve

Biografitė plot akuza
kandidatė pėr biruca
qė kur lindėn nga lluca

Trima para pasqyrės
para kufomave
dhe dhomave
qė kundėrmonin ligėsi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:09

LOT KOSOVE

Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
nė sy

As me vetėveten s’ lanė
tė flisnim njerėzisht
pėr njerėzimin
se njerėz s’ishin

Shkilnin tokėn tonė tė bukės
me thundrrat e tyre
me brirė therrnin
qiellin e kaltėr
tė bebėzave tona

Zjarrin qė ka Kosova
pėr liri tund dheun
dhe shpėrthen
deri nė qiell
duke djegur e pjekur
mustakėt e miu
nė fytyrat satanike

Kur shiu i lotėve pushoi
rreze lėshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtėpia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:10

TRIMAT

Zjarrin qė ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet nė Tokėn e Zjarrtė

Aty ku shpėrthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakėn e lirisė

Mė bėnė trim dhe mua
ushtri e rritės
roje e Kosovės
dhe e shkėndijave tė gjakut
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:11

KAM NJĖ HALL

Kam njė hall
mė tė madh se lumi
me netė tė tėra .
s’mė zė gjumi
kėshtu dje
kėshtu sot
i pėrgjumur nėpėr glob
mbuluar prej luksi

Anonim
nė azil
pa mik e me myk
i mbyllur nė terr
endem nėpėr vetėvete
nė anonimitet rroj
e vdes ngapak
ēdo ditė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:13

EMĖR I NEMUR

Udhėtarė tė territ
hyjnė dhe dalin
nga dera nė derė
ecin pėr teh tė thikės
duke u pėrpjekur
tė kėrcejnė nė humnerė
hapur nė anatemė
si fėmijė tė humbur
thellė nė pyll
lajkash e trishtimi

U lexohet nė dritėn e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gdhihen
me njė vel mėrzie

Nuk kanė shteg as prag
s’dijnė kah nisen,
as ku ndalen
me kėtė rrugė muge
emėr tė nemur
gurbet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:15

JETĖ PA SHIJE

Kam etje
si nė dimėr
ashtu nė verė

Tablo e recetės sime
e pij qumėsht
mė bėhet vrerė
ha bukėn
mė bėhet gurė.

Para syve perde muge
kjo ėshtė panorama ime
nė muzgje gjumi

Menu e pashkruar
me njė pėrzgjedhje
pėr oreksin e humbur tė ditės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:17

JETĖ E VAJ

Rrodhi pėrrocka ujė loti
rrodhi kot sė koti
kur ndryshoi moti

Nė katėr anėt e globit
rri buzė trotuari
duke shikuar
ndėrrimin e ngjyrave nė semafor

Kėrcitėn kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
tė bjerė nga ai qiell kuq e zi

Nė gjysmė u ngrit flamuri.
flamuri i kuq
i larė me gjak
pėr kėtė jetė tė pafaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:18

MĖRGIMTARI

Larg atdheut
larg shtėpie
tė shkuan vitet
sikur hije

Vetėm agimi i djalėrisė
hap portėn e kujtimeve
dhe nė fushat e bleruara
tė viteve
njė ēunak kėmbėzbathur
mbledh Lulenarēizi

E shkurtėr ėshtė jeta
si njė shirit celuloidi
qė fillon nė kujtime
dhe mbaron nė njė beze tė bardhė
nė murin e moshės

Imazhe gri
si bryma e flokut tėnd
ngrin e shkrin nė lėvizje
tė pėrhershme
tė ėndrrės

.
Rini e thinjur
stacioneve
presin e pėrcjellin
vagonat me radhė
qė bredhin nga stina nė stinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:19

NĖN QIELLIN E HUAJ

Ky qiell mbi rrokaqiell
dhe jeta jonė drith e miell
brenda mureve tė betonit
vyshket e pafaj
nė kėtė nėnqiell

Deri nė asht unė kam acar.
dhe duhet tė mbulohem
me njė re tė trashė tymi
ose tė pėlcas si tollumbace
nė duart e njė fėmije bonjak
e gjuajtur
nga njė shigjetė acari

Zemra ime e mėrdhirė
del gjysmėlakuriqn tė shėtisė
nėpėr kopshtin e mbuluar me vesė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:21

BUZĖ LUMIT RAJNA

Buzė lumit Rajna
mbi syprinėn e ujit
hijen mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtė si avulli
si njė hije malli
qė ka rėnė mbi ujė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:23

ME SHTEGTARĖT

Bashkė me dallėndyshet
u nisėm
pėr njė ditė shtegėtimi

Kaluam fusha
lumenj dhe detra
pėr ta gjetur folenė
e stėrgjyshėrve pellazg

Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
nė diell shfaqej
strofulli i lashtė
nė njė dege tė tharė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:24

KUR DOLA PREJ SHTĖPISĖ

Kur dola prej shtėpisė
ia dhash flakėn rinisė

Si qen e tėrbuar
lehte uria
e skamnorit
nė dheun e huaj

Erdhi koha pėr t’ u nisė
dhe i thash nėnės
tė ma varė atė bazybe
nė qafė
qė tė mė ruaj
nga syri i keq i mėrgimit

Zemra e nėnės
u vyshk pėr njė minut
siē vyshket lulja nėn brymė
dhe zemra e mėrgimtarit nga malli

Njė vaj i padukshėm
ma dridhi buzėn
dhe s’ mund tė them
asnjė fjalė malli
pėr tokėn qė po e lė

Jetė e namur
sot pėr nesėr
me rininė e humbur viteve
tė njomura me lot

Vitet shėnohen
me hijeroglifet
pėr historinė fatkeqe
tė brezave qė po vijnė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:25

MALLI PĖR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
shkojnė te kroi i fshatit
tė buta si delet
i zbukurojnė belet
kur ngjesin kordelet.

Qafat me rruzare
n’kostume shqiptare
qėndisur me rreze

Kroi i fshatit
ujė rrjedh teposhtė
nga fushat
pėr t’i ēmendur ēunat
pėr t’i joshur ēupat

Tani mė zgjon etjen
nė kėtė tokė mėrgimi
malli mė djeg shtatit
pėr kroin e fshatit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:26

NĖNĖ MOJ NĖNĖ

Kur u ndava nga ti
o nėnė
qava natėn e tėrė
se kisha mall
pėr njė fjalė tėnden

Kur m’i kėndoje ninullat
o nėnė
nė gjoksin tėnd.
fluturoja nė qiell

Mė ty pėr dore
hapėroja nėpėr oborre
dhe sot
mė merr marrė malli
tė mė marrish pėrdore.
o nėnė

Rrudhat e pleqėrisė
sa tė hijshme i kishe
si vija tė dritės tė yjeve nė qiell
nė netėt plot hėnė

Sa mė ka marr malli
pėr njė bukė
nga dora jote.
o nėnė
pėr njė bukė misri
me shije fėmijėrie

Si zgavėr lisi
zemra mė ėshtė bėrė
ke era fsheh borėn
pėr flokėt e mia

Edhe zogjėt e malit
nėse mė thėrrasi
t’ i lot mos lėsho
qėndro dhe mė prit
se do tė kthehem njė ditė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
shaban cakolli
Member
Member


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 31
Location : gjermani
Registration date : 14/09/2012

MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    16/9/2012, 20:27

NĖ VIZION

Nė njė kopsht nė Osnabrück
me njė me njė dallėndyshe u bėra mik

Zemra bėri benė
se do t’ia ruaj folenė
derisa tė kthehet nga shtegėtimi

Iku duke mė pėrshėndet
me krahun e lehtė.
zogu i shkretė

Kalon detėra edhe toka
tė sjell tė fala
nga Shiroka

N’ ma pashė nėnėn me lot nė sy
ajo qanė edhe pėr ty:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI    Today at 19:16

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PĖRMBLEDHJA POETIKE: “KRISMA E FJALĖS”;SHABAN CAKOLLI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Poezia :: Poezi Jetėsore-
Kėrce tek: