Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Poezi nga Danel Cana

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 29
Age : 60
Location : tepelenė
Registration date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Poezi nga Danel Cana   25/5/2012, 22:17

- KUR TĖ HYN VETJA NĖ QEJF

Thotė greku: - E shikon,
Atė Diell qė ndriēon?
Dua unė pa dritė jep,
Ndryshe na vėndi e heq!

A e di se sa ēudira,
Janė nė duart e mia?
Qielli, retė, vetėtima...
Komandohen na greqia...!

Thotė fjala:- Ėshtė keq,
Kur tė hyn vetja nė qejf!
Por paska edhe mė keqė,
Kur hunda tė rri pėrpjetė!

Thotė:-Ato male qė ushtojnė,
I ka bėrė kombi jonė...!
Dhe Zeusin atje lartė,
E hoqėm...mė s’komandon!

Edhe detet rreth e rrotull,
Janė tė mitė, pėr besė e di...!
Njė anė unė,e njė anė serbi,
Nuk ka fare Shqipėri!

Kėshtu thotė historia,
E di mirė...Nuk mė besoni?
Tė bindet gjithė njerėzia,
S’ėshtė nevoja ta lexoni!

Gjithė bota greqisht ka folur,
Ndaj vendosa ta ndėrrojė!
Tė flasė gjyshi,me stėrnipin,
Do pėrkthyes ta kuptojė!

Kėtė gjuhė donte prej kohėsh,
Aleksandri i madh me vlerė!
Pavarsisht se nuk arriti,
Ta flas mirė gjuhėn e mjerė!

Dhe Homeri i dėgjuar,
Gjuhėn greke na rrėfeu!
Pavarsishtė se Pisistrati,
Dyqind vjet mė pas pėrktheu!

Thonė, e ēfar nukė thonė,
Tani nė shekullin e shkencės!
Dhe gomarin veshė gjatė.
Ja bėjnė pėr burrė bletės!

Krahė lehta,nėpėr lule,
Rend e punon porsi zonjė!
Ku ajo..e ku gomari...?
Grekėt tė vėrtetėn s’thonė!
* * *

- KRISJA E TRĖNDAFILI

Krisja apo grami, kėshtu i thonė,
Me njė trėndafil u ndodh gjitonė.
Rrinte trėndafili prehej nė qetėsi,
Se koha nuk ishte pėr gonxhet e tij!

Pėr krisjen fatlume s’kishte qetėsi,
Shtohej e zgjatej si dinte ai,
E vėndin mbuloi me fijet e tij!
S’pyeste trėndafilin nė kishte bezdi!

Dimėri kaloi me netėt e ftohta,
Pranvera po vinte me ditėt e ngrohta.
Njė mėngjez tė bukur nėn diellin me rrezė,
Gonxhe e trėndafilit filloi tė buzėqesh!

Gonxhen kur e pa, krisja u lėvdua:
- Nuk po dukesh fare, dielli del pėr mua!
Shiko sa jam rritur e rritem pėr ditė,
Ti si trėndafil, ē’i do bukuritė?

- Ti moj zvarranike, o krisje e gjorė,
S’mund tė zbukuroshė kopshtin mbretėror!
Mund ta fshehėsh gonxhen nė ditėn me diell,
Por jo dhe aromėn qė zemrat i ndiell!

- Kėto tha e heshti trėndafil i mirė,
Ndėrsa krisja ngjitej trupit si rrėshirė!
Kalon aty pranė barēevan i urtė,
Dhe krisjen nga rrėnja fillon e kėputė!

Rėnkon krisje gjorė: Oh e mjera jetė!
Kur bezdis tė tjerėt, qėnka e vėrtetė,
Dhe nė vėndin tėnd nuk tė lėn tė qetė,
Tė shkulkan me rrėnjė lirin e humbetė!

* * *
- POPULLI PAGUAN

Ku ta dinte Noli
Se do vij njė ditė...,
Budallenjt e kombit,
Tė dilnin nė dritė...!

Po ta kish mėsuar,
Do bėhej i marrė,
Me gjuhėn e popullit
T’i quante Gomarė!

Kohėt kanė ndryshuar,
Noli ynė i madh...
Politika bėhet...
...Edhe me samar!

Kap pėr fyti popullin,
Le tė thonė kusar...
Shtėrngoje sa mundesh,
Nxirre nė Pazar...

Futja thikėn thellė,
Sa ti vejė nė kockė,
Shiti sa tė mundesh
Dhe varrin pėr kokė...!

Ai prapė tė falet,
Prapė pėr ty voton,
Ėshtė...apo hiqet?
Lakun se shikon?

Eh more popull,
Kush tė bėn derman?
Nė krye tė vėndit
Ke ca Ballaban...

Nga hajdut qė ishin,
U gdhinė pashallarė!
Pall e tyre e larė,
E gjitha nė ar...!

Grijnė e bėjnė dėrmėn,
Mė tė katėr anė...
S’janė dhe aq tė zotė,
Me t’jerėt s’ua mban..!

Pa tė tundin kėmbėt,
Greku apo Sėrbi,
Ndryshojnė ēerenė,
Nuk i mban as vėndi!

Mblidhen kokė mė kokė...
Vetėm mos e thuaj...!
Populli e ka fajin...
Ai ta paguaj.......!

* * *
- NGRIHU HOXHĖ...TĖ RRIJĖ PRIFTI

Partitė tona me famė,
Duan tė tėra qeveri!
Lum ky popull qė i mbanė,
E kanė bėrė lesh-e li...!

Ngrihet Edi me furtunė:
-“Largohu shpejt o Sali..!
Ti nuk bėn pėr politikė...
Unė ja them mė mirė se ti!

Ngrihet Sala,qetė qetė:
“ Rri o Edi,kush je ti?
Njė hajdut, e asgjė tjetėr,
S’bėn pėr k’tu, fort mir e di!

Domozdo do dhe njė andėr,
Tė kesh post nė qeveri!
Tė gėnjen mėndja mor burrė,
Kujt ju bė vonė pėr ty?”

“ Ngrihu Hoxhė,tė rrijė Prifti!”
Mjerė o popull ē’beson ti...!
I marrtė lumi nga lartė,
Nam lan nė histori!

* * *



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Ali Baba Tepelena
Junior Member
Junior Member


Male
Numri i postimeve : 29
Age : 60
Location : tepelenė
Registration date : 01/05/2012

MesazhTitulli: Re: Poezi nga Danel Cana   20/7/2012, 09:34

poezi nga Danel Cana

LUM E PĖRRUA

Ē’tė tė them lum e pėrrrua,
Zėmra jote u bė gurė...
Kurrė s’mė kuptove mua...
Edhe pėr tė dashur, kurrė!

Ē’tė tė them a unė i shkreti,
Qė s’u bėre dot e gjallė!
Dashuron njė her nė vitė,
Edhe puthesh shumė rrallė!

Ē’tė tė them lum e pėrrua,
Natėn kur tė shoh nė shtrat...
Si kėrcu mė dukesh mua,
Bėnė zjarr sa pėr njė fshat!

Hedh livando lloj-lloj,
Tė mė marrėsh me tė mirė,
Ē’tė tė bėj u nxifsh me bojė,
Je si shakull me shėllirė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Poezi nga Danel Cana
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Poezia :: Poezi Humoristike-
Kėrce tek: