Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Dhori Qiriazi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Dhori Qiriazi    22/9/2010, 16:37

Dhori Qiriazi, kur poeti largohet nga jeta (Meri Lalaj – Shekulli 07/10/2009)

Njė pėrkthyes, krijues nė pėrkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkėn nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetėt e tij mė tė dashur Bajronin e Bėrnsin, si edhe sė fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu.

Dje u futa nė Bibliotekėn Kombėtare, u ngjita lart te salla e leximit, e mbushur plot me dritė dielli e me njė vėshtrim tė vetėm rroka tryezėn tek rrinte e studionte pėrherė poeti Dhori Qiriazi. U ēudita kur atje pashė dy tufa me lule tė freskėta.
Aty takova Petraq Riston dhe Pandeli Koēin, qė mė thanė se Dhori ka ndėrruar jetė e ėshtė varrosur tė shtunėn. Mė erdhi shumė e papritur sepse nuk e dija se ai ishte i sėmurė.
Asnjė lajmėrim nė gazetė apo televizion. Asnjė pėr be. Nuk ka njė shoqatė apo lidhje a klub qė tė marrim vesh pėr njėri-tjetrin e tė bėjmė nderimet e duhura. Ai ėshtė poet, pėrkthyes e studiues e nuk ėshtė njė njeri dokudo. Kėshtu ndodhi me Piro Kuqin, Agim Pepėn, Kudret Velēėn...
Ndėrsa ne ishim gjimnazistė mezi prisnim ditėt, kur do tė dilte gazeta "Zėri i Rinisė" me faqen e saj letrare, e aty dallonin poetėt: Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Dhori Qiriazi... Mbaj mend kur isha nxėnėse njė takim me poetė e zyrtarė tek Shtėpia e vjetėr e Kulturės nė Pogradec kishte ardhur edhe Dhori Qiriazi, por Lasgushi recitoi "Norma" vjershė qė mbaron me fjalėt: "Norma ėshtė ajo gjė qė duhet tejkaluar."
Dhori mbeti gjithė jetėn mėsues nė gjimnazin e Ersekės, sepse i ati i tij pat mėrguar nė Australi, madje e pėsoi mė keq pas Plenumit tė Katėrt, kur e degdisėn mėsues nė fshatin Mollas. Profesori im i matematikės nė gjimnaz, Petro Prifti, shok me Dhori Qiriazin kur ishin studentė, mė dha njė ditė njė vėllim dorėshkrim me poezi qė titullohej "Tė fala botės".
Ai dorėshkrim ishte paraqitur nė njė konkurs letrar, mė duket pėr ēlirimin e Atdheut, e Dhori nuk fitoi. Nga ai libėr i pabotuar mėsova disa poezi pėrmendėsh sepse ishin shumė tė bukura (qė i di edhe sot e kėsaj dite si pėr shembull "Zemra", "Ecja nė muzg, mė shoqėronin drurėt", "Jo, nuk e desha njė dashuri tė verbėr" e tė tjera nga libri me poezi "Kur zemra rreh sė pari").
E kam ndjekur krijimtarinė e Dhorit edhe si pėrkthyes, krijues nė pėrkthimet nga gjuha ruse me Nekrasovin, Petrarkėn nga gjuha italiane, nga gjuha angleze poetėt e tij mė tė dashur Bajronin e Bėrnsin si edhe sė fundi poetin persian Masnavi Manavi Rumiu.
Ndėrsa pėrkthente kėtė tė fundit, poet nga Irani siē mė pat thėnė, ndihej tepėr entuziast ai u interesua dhe i lexoi poezitė tė transkriptuara pėr tė dėgjuar tingėllimin e fjalėve, pėr tė bėrė krahasimin me gjuhėn shqipe e pėr tė gjetur aty fjalė tė njėjta tė tė dyja gjuhėve. E Dhori Qiriazi gjithė jetėn mbeti njeri i thjeshtė, i qetė, pa bujė...
Mė kujtohet se nė vitin 1984 ndodheshim nė Kongresin e Shkrimtarėve dhe Artistėve, darkėn e fundit, festiven, qėlloi tė uleshim tok me Dhorin nė tė njėjtėn tryezė. U ngritėm pėr tė kėrcyer e nė njė ēast, duke kujtuar krijimtarinė e tij tė hershme unė fillova t'i them pėrmendėsh poezitė e vėllimit tė tij tė dikurshėm.
Ai mbeti shumė i habitur, ndaluam mė kėmbė aty nė mes tė sallės e ai mė tha: "Po unė e kam grisur kėtė dorėshkrim, nuk i kam mė kėto poezi. Tė lutem, a mund tė m'i shkruash e tė m'i dėrgosh?"
E unė sapo u ktheva nė shtėpi, u ula nė makinėn e shkrimit, i shtypa dhe ia dėrgova. Dhori mė dėrgoi njė letėr falenderimi.
Gjithnjė kam menduar se poetėt nuk janė qenie tokėsore, por qiellore, e tani Dhori, shpirti i poetit u ngjit lart nė qiell duke zėnė vendin qė i takon.


Bėrns pėrkthyer nga Dhori Qirjazi:

TAM O’SHENTĖR

Kurēertexhitė lėnė rrugėn shkret
Dhe shoku shokun pėrshendet,
Pazari shuhet, afron nata
E nisen njerėzit nėper fshatra,
Tė bėjm’ orgji, seē na vjen mirė,
E na ndez flakė njė kriko birrė,
harrojmė tė Skocisė udhė
Me gardhe, ura, ujra shumė
Qė na ndajn’ ne edhe shtėpinė,
Ku zonjat tona kanė selinė
Dhe tok me vetull ngrehin shqotė,
Sikur t’i mbajė inati ngrohtė.
Kėshtu u ndodh nė Er, nė qendėr,
Njė nat’ i ndershmi Tam O’Shentėr,
(megjithse Eri i lasht’ me ura,
Nuk shquhet shumė pėr gra dhe burra).
O Tam, ti s’mbajte nė rradake
Asnjė kėshillė tė Kates sate:
“Njė groshė nuk vlen, tė thotė, lum miku,
Kur flet me grahma pijaniku,
Se tė gjithė vitin, gjer nė fund,
Ēdo ditė pazari bėhėsh thumb!”
Me njė mullis u bėtė shokė
E pit’ tė dy sa ratė nė tokė,
Po ti ēdo nat’ ia shtroke mirė
Me farkėtarė u frytė nė birrė,
Nė kabare na hyn tė shtunė
E del tė hėnėn, ti, o lumė!
Siē parasheh ajo e mjerė
Nė Dun do mbytesh ndonjėherė,
O se te kish e Alloisė
Djajt do tė zėnė nė netėt pisė.”
“Ah, xhan, o grua, shpirt, o xhan,
Me ē’porosi mė bėn derman!
Si ta pėrēmoj qortimin tėnd
Qė burrin do tė sjellė ndėr mend ?!”
Mirėpo njė natė, ē’ta pėrmend,
Ky Tamiynė e pa me vend
T’ia shtronte prapė me tė pirė...
Valonte shkumba pėrmbi birrė,
Dy miqt e vjetėr pranė njė zjarri:
Ai dhe Jani kėpucari
Qė donte Tami porsi vėllanė,
Tė dy ia shtronin jave pėr javė.
Po kėtė nat’ u bėnė shumė,
Si pinė bėnė dhe rrėmujė
Dhe kabaresha mėrmliste
Me Tamin ėmbėl diēka fliste.
Pėr bėma fliste kėpucari
Tė tjerėt qeshnin, ah, qyqari
Dhe Tami s’mori vesh mė shumė
Qe vėrshėllimė, apo furtunė.
A kini parė ndonjėhere mirė
Kur marinarėt na gjejnė birrė?
Si bletėr mblidhin, zhuzhullojnė,
Me krahė minutat fluturojnė,
M’i fort nga mbreti nė nj’oborr
Kėtu del Tami triumfator!
Mirėpo dėfrimi si lulukuqet
Qė bien fletėt sapo kėputet,
O si dėbora qė bie nė lumė
Qė sa zbardh pak e bėhet ujė,
A si gushkuqi qė kund s’qendron
E mer nė shenjė, tė fluturon,
O si ylber me ngjyrė tė qartė
Qė shkrin nė qiellin me shtėrngatė,
Ah, koha ikėn, s’mund tė ndalet,
Pėr Tamin erdh njė ēast tė ndahet,
Po nata ish e zezė, pisė,
Mėrzija sillej si njė bishė;
U nis ai nė natėn varr,
Nė rrugė gjėkund s’kish udhėtar.
Po frynte erė e shfrynte tepėr,
Kėrciste trėndafili i egėr
Dhe larg rrufeja shkrepėtinte,
Dhe thellė e rėndė bubullinte,
Nė net tė tilla, lemeri,
Veē djalli del bėn tregėti.
Shaloi Megin, pelėn gri,
Qė kush s’ia del pėr shpejtėsi
Dhe fluturoi me tė pėr pakė
Nuk pyeti pėr shi, pėr flakė.
Kapuēi blu nga pas i mbet,
Me mend po thoshte njė sonet
Dhe tek po ecte pa merak,
I ngjau se e kapi njė lugat,
Si kukuvajk’ u ndje njė klithmė
Aty tė kish e Alloisė.
Aty ish shkėmbi, o lum miku,
Ku qafėn theu Ēarl Pianiku,
Ku nė mes ferrash, nė gėrmadhė,
Ish gjetur njė ferishte e vrarė
Dhe ku nėn degėt nė ēinar,
E ėm’ e Margos na u var;
Nė vah sa kishte kapėrcyer
Kish ngar’ e fryma i qe rrėmbyer.
Shkumbonte Duni pėrmbi gurė,
Shtėrngata ēirrej nėpėr drurė,
Rrufeja qiellin mbushte zjarr,
Gjėmimi mblidhej si vilar,
Kur ja, mes drurėsh zu tė ndritė
Kjo kishėza e Alloisė.
Nėn atė dritė, atė mazgalle
Dikush kėrcente, hidhej valle.
“mė jep guxim, o Xhon fisnik* * i flet birrės
Tani qė ndodhem nė rrezik!
Pse pimė pak birrė ne nga halli
Njė pikėz visk, tė na marrė djalli?”
Kėshtu ky Tami na tha broēkull
Nga birra mend’ i vinin rrotull,
U ndal kjo Megi me dinjitet
Desh tė qertonte tė zotn’ e vet
E bėri para me trimėri,
Kur Tami vetė pa njė ēudi:
Skelete kėrcisnin, magjistare,
Njė kotilon nga Franca marrė,
I binin bririt hidheshin rėndė,
sikur tė shkelnin dhe ty me kėmbė.
Mbi njė dritare, nė ca parvazė,
plakushi Nik* u shfaq si shtazė *djalli
si qen i zi po turfullonte
atė muzik’ ai drejtonte,
pastaj ktheu bririn, fryri fort,
u mbush ēatia me shpirtra plot.
Zun’ e rrethonin me ulurimė
Tė gjithė tė veshur qenė me qefinė,
Si djalli vetė bėnin dredhi
Nė duar mbanin nga njė qiri.
E cili Tam, cili qyqar
S’do kthente syt’ pėrmbi altar
Tė shihte varur dy ferishte
Me dy si gremēe, hekurishte,
Dhe njė kaēak me thikėn gjak
Me to po qeshte si torollak!
Pesė me ndryshk, kishin ca shpata
Dhe pesė nė duar kishin spata.
Njė fashė llastiku foshnjėn mbyste,
Njė thik njė bab’ po e pėrmbyste,
Ish biri i tij qe e shkelmonte
Atė flokėbardhė qė po mbaronte.
Ah ē’poshtėrsi, nė shpirt tė ther
Sa keq, sa vaj, sa tmerr!
Sa pa ky Tami, sa qe pėrmendur,
Shpėrtheu njė ēast njė klithmė e ēmendur
Njė fyell ēirrej si njė i marrė
Me shpejt vraponin gjith kėrcimtarėt,
U bėnė gardh, zėnė krah pėr krah,
Nė udhė i dolėn pėrball’ ca gra,
I flakėn leckat ato mbi kishė,
Mben lakuriq, veē nder kėmishė.
He, Tam, o Tam, pse ta bėsh hasha,
Ato s’qenė gra, po ishin vasha,
nė ca kėmishė nė ngjyrė jeshile,
si top dėbore, gargi, bandille!
Tė brenėshmet mbanin pėrmbi vithe
Dhe flokėt blu, tė butė, kadife.
Ti mer e jep, kush ta di hallė,
ato me sy, fėt me qepallė
edhe sakaq na qenė zverdhur,
tamam si mėzet qė sa kanė zvjerdhur.
Pickojnė, tė ngasin nga meraku,
Ēudi, tė dridhet vetė stomaku!
Po Tami zgjodhi. Kish dėshirė
Atė qė ishte yll, e mirė,
Qė dinte nder t’i bėnte mikut
(u ndodh nė vahun e Kėrrikut
Kur ajo vetė iu kthye bishe
E zu pėrqark gjithēka tė prishė
Po shkelte elb, e bimė, e drithė)
Kėmish’ e saj na ishte endur
Atje nė Pejzlin e pėrmendur
Qė i bėjn ēupat lozonjare
Edhe pėr to tė jenė krenare.
Atė kėmishė, ta themi ndryshe,
Asaj ia bleu e gjora gjyshe,
Po Nėnit nuk i vajti mbarė,
Kėrcen tani me magjistarė!
Po kėtu Muza ime e ngratė
Lė tė pushojė, tė ēlodhet pak,
Mjaft tha pėr Nėnin si kerceu
(si xhinde ish, s’e mbante dheu)
Qysh Tami griu si me magji,
Ē’mendoi e ē’pa me syt e tij,
Si fryu e ē’ndodhi pas kėsaj,si e pėrqeshi satanaj,
Qė nga fillimi nė mbarim,
Kur humbi ēdo arsyetim
Dhe thirri: “Rroft kėmish e shkurtėr!”
Dhe erdhi ai ēast i bukur,
Kur ia dha vrapit Megi i tij,
Sikur ta ndiqte njė ushtri!
Siē ngrihen bletėt me potere,
Kur djali i prap’ godit kosheren,
Si ther njė lepur me xigua,
Kur brrof e ndjek pas njė langua,
Siē turret cubi nėpėr treg,
Kur “kapeni” gjithkush thėrret,
U sul kjo Megi, ngriti bishtin,
Dhe djaj e shpirtra pas e ndiqnin.
Ah, Tam, o Tam, ē’shpėrblim po merr,
Si peshk do thekesh ti nė ferr,
dhe vajit Katja do t’ia mbushė,
do mbetet kaq e re vejushė!
Tash fluturim, moj Megi, merr,
Tė kalosh urėn mbi qemer
Dhe ngrie bishtin, qimeshumin,
Me aq guxim, si kėrcen lumin!
Por ah, ku kulmi i urės hapet
Vetė satanaj pas bishti kapet!
E mira Meg terheq njė ēast
Dhe Nėnin vetė e le nga pas
Mė larg guximshėm po vraponte
Mbi tė dhe Tami fluturonte
Tė zotin jasht’ rreikut qiti,
Kur “frrap” u ndje, iu kėput bishti,
Kjo shtig iu hodh pas mizorisht,
Tė gjorėn Meg e la pa bisht.
Kush kėtė ngjarje tė lexojė
Bir nėnė qoftė tė mos kuptojė,
Kur pi e birrės i pėrkulet
Atė kėmishėn mbetur ēule
Dhe Tam O’Shentrin, sigurisht
Tė tijėn pelė qė mbet pa bisht.

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
Admin
Administrator
Administrator


Male
Numri i postimeve : 3220
Age : 30
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

MesazhTitulli: Re: Dhori Qiriazi    22/9/2010, 16:38

20 shkrimtarė: In memoriam Dhori Qiriazi

Grup autoresh (shih emrat) | 08/10/2009 |

In Memoriam
Dhori Qiriazi- Njė ikonė e lirikės shqiptare


Dhori Qirjazi, poeti dhe pėrkthyesi i talentuar, vdiq nė Tiranė, mė 2 shtator 2009, nė moshėn 76 vjeēare.
Ne sot kemi njė lajm dhe njė dhimbje pėr tė ndarė mes nesh, por jo vetėm mes nesh: Dhori Qirjazi, poeti pėrkthyesi dhe miku ynė i shtrenjtė nuk jeton mė. Ai na ka bėrė njė shenjė dhe ka ikur nė mėnyrėn mė tė qetė dhe tė pabujshme, krejt njėlloj si jeta dhe poezia e tij. E vetmja gjė qė s'ka mundur tė marrė me vete ėshtė poezia dhe fjala e tij. Pesėdhjetė vjet mė parė, Dhori Qirjazi, midis brezit tė shkrimtarėve tė viteve gjashtėdhjetė, u shfaq befasues, duke paralajmėruar njė buqetė tė veēantė nė kurorėn e lirikės shqiptare .Dhe ja ka mbėrritur : Fjalė pas fjale, libėr pas libri, Dhori Qirjazi do tė mbetet nė kujtesėn e sotme dhe tė nesėrme si njė ikonė e lirikės shqiptare.

Dhori Qirjazi ėshtė mė sė pari poeti dhe liriku i papėrsėritshėm. Nė bibliotekėn e poezisė shqiptare, tė gjitha librat e tij, qė nga i pari " Kur zemra rreh sė pari"dhe deri te i fundit, ende i pambaruar deri nė fund,- janė tė imėt, tė imėt, si xhevahire tė fshehura, qė duhen zbuluar.

Dhori Qirjazi ėshtė edhe rasti i mbijetesės. Nėse besojmė se arti dhe poezia, si njė thelb i artit ėshtė njė komunikim me lirinė, rasti i Dhori Qirjazit ėshtė pa frikė rasti i mbijetesės, pa e tradhtuar komunikimin me lirinė. Pėr mė shumė se tridhjetė vjet nė Ersekė, nė atė qytet tė vogėl juglindor tė Shqipėrisė, kur jo rrallė, ashtu si nė tė gjithė vendin, por atje ndoshta edhe me ashpėr, frynin erėra tė acarta edhe pėr shpirtin, edhe pėr lirinė e njeriut, Dhori Qirjazi nuk mund tė ishte tjetėr, veēse Bohemi shpėrfillės pėrmes vargut tė pabujė dhe tronditės, me thjeshtėsinė dhe bukurinė e tij. Gjithė jeta e tij intelektuale ka qenė njėherazi edhe njė mundim dhe nė tė njėjtėn kohė njė shpėtim.

Ne sot duhet tė kujtojmė dhe tė nderojmė pėrveē poetit edhe shqipėruesin e talentuar: Robert Bėrnsi, Petrarka, Nekrasovi, etj., folėn njė shqipe tė mrekullueshme pėr shkak tė shpirtit dhe pėrkushtimit tė Dhori Qirjazit.
Dhori Qirjazi, poeti, shkrimtari, pėrkthyesi dhe mėsuesi i talentuar na ka bėrė njė shenjė tė fundit dhe ka ikur. Por vargu i fundit, i shkruar nga shpirti i tij "Kam qėnė i lirė" ėshtė si njė testament i lėnė prej tij: Na pėrket tė gjithėve. U pėrket tė gjithėve. Tė jeni tė lirė.
_____________________


Dritero Agolli, Sabri Godo,Teodor Laco, Suzana Turku, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Natasha Lako, Koci Petriti, Besnik Mustafaj, Preē Zogaj, Nasho Jorgaqi, Nasi Lera, Petraq Zoto, Seit Mansaku , Moikom Zeqo, Albert Rakipi , Myslim Islami, Jorgji Qirjako, Valter File, Bajram Lapi.


Dhori Qiriazi lindi nė vitin 1933, nė Lėngėz tė Kolonjės. Ka mbaruar studimet nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė, nė vitin 1958 pėr gjuhė-letėrsi dhe histori. Ka punuar si mėsues nė qytetin e Ersekės dhe nė fshatrat e Kolonjės deri nė vitin 1988, kur doli nė pension.

Mban titullin "Mėsues i Popullit". Nga viti 2003 ėshtė anėtar i pėrjetshėm i Klubit "Bėrns" (Irvine Burns Club), nė qytetin Irvine nė Skoci. Vdiq nė Tiranė, mė 2 tetor 2009.
Titujt e veprave:

* Kur zemra rreh sė pari (1958)
* Balada intime (1963)
* Poema e ushtarit(1968)
* Pishat me kristale (1971)
* Poezia shqipe (1974)
* Poezi (botuar nė Prishtinė) (1976)
* Vitet (1982)
* Blerta (1981)
* Nekrasov, "Kush rron i lumtur nė Rusi" (1982)
* Guri i kripės (1984)
* Kukuli dhe shigjeta (1986)
* Libri i kėngėve - Petrarka (pėrkthim) (1995)
* Memorje - Gjon Muzaka (pėrkthim dhe pajisje me shėnime) [1996]
* Gjauri, I burgosuri i Shilonit - Bajron (pėrkthim) (1996)
* Lirika Antike Greke, Antologji (pėrkthim) (1997)
* Dhimitėr Kamarda, studim (1997)
* Poezi - Robert Bėrns (pėrkthim) (1998)
* Kujtime mbi Tolstoin (pėrkthim) (1998)
* Kufoma e gjallė - L. Tolstoi (Dramė) (pėrkthim) (1998)
* Krishterimi nė Shqipėri (2000)
* Baladat intime (ribotim 2001)
* Sheshi i Shatrivanit - S. Kuazimodo (pėrkthim) (2001)
* Letra nga Shqipėria - Xh.K.Hobhauz (pėrkthim) (2001)
* Nga shpirti i shkrimtarėve dhe artistėve - F.Niēe (pėrkthim)(2001)
* Stinėt njerėzore - Xh. Kits (pėrkthim) (2001)
* Flakėt e vatrės (2002)
* Kaligrame lirike (ese) (2002)
* Zemėr gruaje, tregime (pėrkthim) (2002)
* Krishterimi nė Shqipėri (ribotim) (2005)
* Lirikat e borės - poezi (2007)'
* Xhorxh Bajron, Nusja e Abidos (pėrkthim)'' (2007)
* XH. Rumiu "Mas'navi Manavi" - poezi (pėrkthim) '(2007)'
* Vajza e pashait, - tregime (2009)


---------------------------------------------------

Dikur nė vjeshtė

Dikur nė vjeshtė,kur pellgjet ngrijnė,
dėgjova larg tė sajnė zė,
kaq shumė e desha unė Kristinėn
sa nuk e donte njeri mė!

Pran`saj gjithnjė desha tė rrija
desha tė shihja veē atė;
e dashur kaq mė ish Kristina
sa kurrė s`desha njeri mė!

Kur vjeshta ngreh prap`suferinė
mė ngjan se ndjej tė sajnė zė;
kaq shumė e desha unė Kristinėn
sa nuk e donte njeri mė!

Mbi gji tė saj desha tė flija
atje tė flija pėrgjithnjė,
e dashur kaq mė ish Kristina
sa kurrė s`desha njeri mė!

_________________
See I will Always Love the Reds so much We are the team nobody else can touch - Manchester RULE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.bestgoo.com
 
Dhori Qiriazi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: