Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Anton Ndoc Papleka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Anton Ndoc Papleka    21/9/2010, 02:23

NJE NENE

Askush s'mund ta dijė sa vjet ka:
Ajo ėshtė e mocme sa dhimbja,
Ajo ėshtė e re sa krenaria!

Nė shtepizen e qetė s'ka njeri,
Pervec fotografisė sė dy djemve tė saj:
Nė nje mal me borė ranė pėr liri.

Njerėn kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka tė holluar nga soda:
Ajo qė nė vegjėli ka larė rroba.

Megjithatė as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Nė oborrin e vogėl del qe pa gdhirė.

Nė kopshtin e saj ka shumė trėndafila,
Tė kuq e tė bardhė gjer nė vjeshtė.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)

Ajo con tufa ne varret e tė rėnėve,
U fal tė rinjve tė fejuar nė lagjie,
U fal tė gjithėve pėr ditė feste e dasme...

Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tėrė jetėn rriti trėndafila
Pėr lirinė dhe njerėzit e mirė.



Ndoc Papleka u lind mė 1945 nė Lekbibaj (Tropojė). Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letersi dhe ka punuar si mesues,redaktor, skenarist etj. Ka nisur tė shkruaje poezi shume heret. Libri i tij i pare me poezi eshte: "Zeri Im". Me pas vijne vellimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta, Diell", "Rrathet e Lisit" etj.

-----------------------------------------------------------

Poeti Anton (Ndoc) Papleka lindi nė vitin 1945 nė fshatin Lekbibaj tė Nikaj-Merturit. Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi dhe ka punuar si mėsues, redaktor, skenarist etj.

Ai ka filluar tė shkruaje poezi qė nė moshė tė re. Libri i tij i parė me poezi ėshtė: "Zėri Im". Mė pas vijnė vėllimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta Diell", Arkitektura e dritės; Rrathėt e lisit; Gjaku i tokės; Lumi e di ku buron; Gjethnaja nė trup; Qypi me florinj; Poetė shqiptarė nga shekulli XII deri nė shekullin XIX: antologji; Mynxyra: roman; Balada shqiptare; Kodi i metaforave: studime pėr poezinė tonė moderne etj.




Toka e Gjakut Tim
(Pjesa e VII)

"Shkon haberi nė shtatė krajli:
- S'mund e shkela ket' Shqipni,
Gjuej me top, gjylen ma kap,
Mitrolozit i thotė rrokaē...."

Edhe po tė mos na jepni tė drejtė pėr tė jetuar tė lirė,
S'mund tė na hiqni tė drejtėn pėr tė dashur lirinė,
Pėr t'i dhėnė gjithēka lirisė, pėr tė vdekur tė lirė.
Edhe po tė mos kemi topa pėr tė luftuar kundėr jush
E tė hidhni nga njėqind gjyle pėr ēdo kokė njeriu,
Gjylet e topave tuaj do ti kapim me duar.
Edhe po tė lėshojmė plumba si kokrrat e breshėrit,
Mitrolozave tuaj ne do tu themi rrokaēe,
Me kėngė majėkrahu do ta mbytim ulėrimėn e tyre.
Edhe po ta bėni shoshė trupin tonė me plumba,
Nga njėra anė e plagėvė do tė dalė pėrjashtė vdekja,
Nga ana tjetėr e tyre do tė futet pavdeksia.
Edhe po tė vrisni jehonėn e malit, cicėrimat e zogjve,
Gurgullimėn e ujrava, shushurimėn e drithrave
S'do tė arrini ta shuani gjuhėn tonė tė bukur.
Edhe po tė biem si duaj tė korrur nė logjet e gjakut,
Mbi rėnjėn tonė do tė ngrihet kryelartė Shqipėria
Si bima qė mugullon nga fara e rėnė nė tokė:
Ne jemi fara ku do tė mugullojė kalliri i Lirisė.

Shkėputur nga vėllimi me poezi Arkitektura e Dritės (1980)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Anton Ndoc Papleka
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: