Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Vaso Pasha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Vaso Pasha    21/9/2010, 01:51

O moj Shqypni



O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush tė ka qitė me krye n'hi?

Ti ke pas qenė njė zojė e randė,

Burrat e dheut tė thirrshin nanė.



Ke pasė shumė t'mira e begati,

Me varza t'bukura e me djelm t'ri,

Gja e vend shumė, ara e bashtina,

Me armė tė bardha, me pushkė ltina,

Me burra trima, me gra tė dlira;

Ti ndėr gjith shoqet ke qenė ma e mira!



Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonė i zoti

Ke qenė pėr luftė e n'luftė ka dekun

E dhunė mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisė,

I ka shti dridhen gjithė Rumelisė;

Ndėr lufta t'rrebta gjithėkund ka ra,

Me faqe t'bardhė gjithmonė asht nda!



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem pėrdhe,

Shkon bota sipri, me kambė, tė shklet

E nji fjalė t'ambėl askush s'ta flet.

Si mal me borė, si fushė me lule

Ke pas qenė veshun, sot je me crule,

E s'tė ka mbetun as em'n as besė;

Vet e ke prishun pėr faqe t'zezė!



Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;

Ca thonė kam fe ca thonė kam din;

Njeni: jam turk, tjetri: latin

Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!

Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

Pėr me ju damun me ju vorfnue!



Vjen njeri i huej e ju rri n'votėr,

Me ju turpnue me grue e motėr,

E pėr sa pare qi do t'fitoni,

Besėn e t'parėve t'gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t'huej,

Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!



Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndėr leqe!

Qani ju trima bashkė me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!

E s'i ka mbetun as bukė as mish,

As zjarm nė votėr, as dritė, as pishė;

As gjak nė faqe, as nder ndėr shokė,

Por asht rrėzue e bamun trokė!



Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M'ata sy t'bukur q'dini me qa,

Eni t'vajtojmė Shqypninė e mjerė,

Qi mbet' e shkretė pa em'n, pa nder;

Ka mbet e vejė si grue pa burrė,

Ka mbet si nanė, qi s'pat djalė kurrė!



Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekė

Ket fare trimneshė, qi sot asht mekė?

Ketė nanė tė dashtun a do ta lamė,

Qi njeri i huej ta shklasė me kam?



Nuk, nuk! Kėtė marre askush s'e do

Kėtė faqe t'zezė gjithkush e dro!

Para se t'hupet kėshtu Shqypnia,

Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia!



Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!



Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,

Gjithkund l'shon dielli vapė dhe rreze,

Asht tok' e jona, prind na e kanė lanė

Kush mos na e preki, se desim t'tanė

Tė desim si burrat qė vdiqnė motit

Edhe mos marrohna pėrpara Zotit.



Vaso Pasha, 1878

--------------------------------------------------

Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi nė Shkodėr nė vitin 1825. Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike. Mė 1847 vajti nė Itali dhe mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė kėtij vendi kundėr zgjedhės sė huaj. Pėr t'u shpėtuar pėrndjekjeve u shtrėngua tė hidhej nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen kombėtare zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjies kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ėshtė autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė rrojtur i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatasit, «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Penės sė Pashko Vasa i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887).

Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t'u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

Qė nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shėrbeu si guvernator i pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollėn nė atdhe pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Vaso Pasha
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: