Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Vorea Ujko

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Vorea Ujko    19/9/2010, 02:26

Moment Arberesh

E dua kumbonaren bizantine
ne mes te qiellit te kaltert
qe pingultaz zbret ne shpirtin tone
ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje
dhe vajza e endrravet
bisedon kokulur
Ne pragun e deres
Keshtu pergjumshem e vetmitar
me vijne para sysh
levizjet e femijnise
dhe fytyra fatkeqe e Garantines
Dhe arrin nga largesia e hijevet
troku i kalit te Konstantinit
qe qaset me shpatulla vdekje
Dhe nje jehone arbereshe
deperton ajrin e zemren
e ngjitet perpjete si mister
me flatrat e veta te lehta
e rrok kacavarset e murit
rrok heshtjen
rrok gjakun tim


Ulqini

E zgjedhur
ne veshtrim te pare
e stolisur per mua
per nje mbremje vallzimi
Nata jote nje dite
dita jote nje jete!
E jeta ime rrumbullake
shtrihet mbi aventuren e valeve
duke harruar gryka ankthi
te perhapura ndaj meje
Neper rruget e tua
une gjeta rruget e mia
e shkova posi enderr
ne shkelqimet e dites
ne hije te mbremjes
Degjova kenge te fjetura
qe me celen buzen
dhe drodha valle
me hapa femijnie
ne nje amfiteater te pakufishem
perballe horizonteve te papritura
Por ti je nuse apo moter?
Shtepi ku une mora
fryme tek ti do te kthehem
qe ta shuaj etjen e shpresave
ta fuqizoj ndiesine e vellezerve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Vorea Ujko    19/9/2010, 02:27

Fshatare e bukur

Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Ma jep nje puthje?
Popo jo, trimi im,
Pse keto peme nuk kerkohen
Nuk shiten dhe dhurohen
Po vilen me dy
E po tash une vetem
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Edhe une jam vetem
E po vjelim me dy
Popo jo, trimi im
Pse keto peme jane te tharrta
Jane ende aguridhe
E po do te embelsohen
Kur dashuria te bjere ne to
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli…
__________________

Domenico Bellizzi (a.k.a. Vorea Ujko)



Burimi

Duke ndjekur gjurmėt e stėrgjyshėve
kam ecur pesėqind vjet
me kėngė arbėreshe nė buzė
e sot ua gjej burimin
dhe i lisave, i erėrave
i fshatarėve, i punėtorėve
un jam vėlla.
E shenjtė kjo tokė,
i shenjtė ky qiell
e nga tė gjithė unė ndihem i mbrojtur
dhe juve jua fal kėngėn time.



Natyrė

Tek vrapoja me nėntėdhjetė
u ndesha me njė bagėti.
Ndala sa tė kalonte
e nga xhami i makinės
unė vėshtroja fushėn e blertė
dhe malet me borė pėrpjetė.
Mė arriti nė flegrėn e hundės
aroma e deleve
e mė kapi njė lakmi
jete tė thjeshtė.
Nėse do tė kisha qenė mė i guximshėm,
do ta kisha lėnė makinėn
pėr tė ndjekur delet
bashkė me barinjtė.
Ēfarė kėngėsh,
midis malit dhe fushės.
Kėndova brenda makinės
gjatė tėrė udhėtimit.



Nė aeroport

Gusht i vonuar. E unė
i kredhur nė zhegun
e aeroportit tė Tiranės
shijoja njė ditė fėmijnije
duke kėrkuar fillin e bjerrė.
Nga pista e fluturimit
njė zė mė thirri:
Mirė se vjen vėlla Vore!
Prej kah vinte ai zė?
Ishte vallė zėri i babės
apo zėri i vėllait?
Tė dallova e m'u duke
njė shtegtar udhėtimesh tė gjata
nėn qiej tė shndritshėm.
Dėgjova pėrshėndetjen e ngrohtė
dhe pashė fytyrėn e butė
ku lexova sihariqe tė sigurt.
Nga sa mot ne u kishim ndarė?
Oh, rrahje zemre!
Askurrė s'kam qenė ashtu i lehtė
nė hovin tim tė pastėr.
E mė rrethuan krahė.
brenda njė rrethi vllazėrie.
Pastaj vrapuam drejt Tiranės
dhe e ndjeva veten njė zog
me cicėrima dielli nė gjoks.
Gra tė gėzueshme nėpėr fusha
i buzėqeshnin birit qė kthehej.
__________________

Hapma deren zonja mėmė

Edhe sivjet, moj nene
Nga mergimi i shkrete
me dogji malli per ty,
Une e di qe ti e prisje
birin tend te larget,
e qave fshehurazi
kur s'pate mundesi ta perqafoje.
Ndjeme, o e paharruara,
Mos qaj, pse mjafton sa qave
per bijte gjate shekujve.
Ti e di, nene Shqiperi
Qe une s'kam asnje faj
nese jetoj larg teje,
ashtu ka qene fati i shkrete
E eshte e kot t'i kujtojme hallet.
Ererat kane fryre mbi mua
Deborerat kan rene mbi mua
si dhe mbi koken tende,
Por mes ererave e deborerave
fytyra jote e larget
me forcoi e me ngushlloi.
Ti paske qene dhurata
qe nuk e bleva ne pazaret
por me vinte nga gjaku,
gjithmone e kerkuar
te vorbulles e jetes endacake.
U krenova melegjendat e tua
dashurova me fjalet e tua
Qava me vajtimet e tua
E tash ne buze te se kaluares e seardhmes
I drejtoj ende syt nga ti
e prej se largu ndjek emrin tend
dhe orvatem te te mbaj lart.
Leri dyshimet e mos mendo,
qe une do te doja te kisha
nje pretendim te padrejte privilegji
Une do te doja vetem te isha
biri yt, si te tjeret
Ashtu un e di
e i ardhur nga lufta e jetes
une i bie deres sate:
Hapma deren, zonja mėmė
Se yt bi jam une , o nene..


--------------------------------------------------------

Vorea Ujko

...ėshtė pseudonimi i Domeniko Beliēit. Vorea, ka lindur nė fshatin Frasnita (Frascineto, Kalabri, Itali) mė 1931. Ai ka qėnė prift si dhe ka studiuar pėr letėrsi dhe ka punuar si mėsues i letėrsisė nė Firmo.

Poezia e Ujkos shquhet pėr pėrmallimin dhe krenarinė qė ndien poeti pėr Shqipėrinė. Ai bėn pėrpjekje, ashtu si pėrgjithėsisht tė gjithė poetėt e rinj arbėreshė, qė t'i afrohen gjuhės sė sotme shqipe.

Krijimet e Ujkos janė publikuar nė antologji dhe publikime nė Itali, Shqipėri dhe Kosovė. Ai ėshtė pasardhėsi i shkrimtarėve arbėreshė tė shek. tė 19tė De Rada dhe Serembe, krijimet e tė cilėve ai i njihte mirė dhe i admironte. Nė krijimtarinė e Ujkos vihet re jo vetėm ndjenja atdhetare dhe romantike pėr Shqipėrinė, veti kjo e shkrimtarėve shqiptarė nė mėrgim, por edhe ndjenja e forte e lidhjes sė tij me kulturėn dhe paraardhėsit Ballkanas, edhe pse ata kishin pesėqind vjet nė dhe tė huaj.

Vorea Ujko vdiq nė njė aksidenti automobilistik mė 26, Janar 1989.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Vorea Ujko
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: