Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albade.com".  Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.
Share | 
 

 Poezitė mė tė mira tė shqipes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:11

Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes

Ju ftoj tė gjithėve tė sillni nė kėtė temė ato poezi qė mendoni se meritojnė tė hyjnė nė “Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes” pėr tė gjitha kohrat.
Kemi pėr tė zgjedhur midis mijra tė tillave, qindra autorėve, dhe shekujve. Tė jenė tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė kenė dalė fitimtare mbi kohėn, tė sjellin prej krijimit e nė vazhdimėsi mesazhin e tyre tė pacėnuar, pėr nga bukuria ti kenė shoqet e rralla, tė jenė ato qė mbajmė mend e ja recitojmė vetes a tė tjerėve kur fjalėt tona nuk mjaftojnė, shkurt tė jenė mė tė mirat.
Do tju lutesha pėr dy gjėra,
Sė pari, pėr njė shėnim tė shkurtėr a koment mbėshtetės nė fund tė cilėsdo poezi qė do tė sillni, por dhe pėr tė kundėrtėn, njė shėnim mospranues pėr ato tė postuara nga tė tjerėt;
Sė dyti, tė robėruarit nėn magjinė e njė autori tė veēantė tė bėjnė ē’mundin qė tė mos sjellin mė shumė se dy apo tre krijime prej tij, me dėshirėn e mirė qė kjo tė jetė njė buqetė shumėngjyrėshe.
E nesė e gjitha kjo bėn pėrpara, mbase nė tema tė tjera, prej kėtij trungu mund tė ndajmė degė tė tjera, “Njėqind poezitė mė tė mira tė dashurisė”, apo ”Njėqind poezitė mė tė mira pėr atdheun”.

Po e nis postimin me mė tė rrallėn midis tyre, atė qė prej krijimit vazhdon ti ngrejė shqiptarėt nė kėmbė, e prej tė parit e deri tek i fundit i dinė dy vargje:

Asdreni

Betimi mi flamur

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir’ e njė qėllim,
Tė gjith’ atij duk’ iu betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!

Nė dorė armėt do t’i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s’i ndajmė;
Kėtu armiqtė s’kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj’ e shenjtė,
Te ty betonemi kėtu,
Pėr Shqipėrin’ atdhen’ e shtrenjtė,
Pėr nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet’ ay do tė kujtohet
Mi dhet mi dhet si njė shenjtor!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:15

DD urimet me te mira si inisiator i kesaj teme, mjaft te bukur.
Eshte veshtire te zgjedhesh midis nje numri te madh krijimesh dhe autoresh, ku secili ka bukurine dhe vecantine e vet.
Postimin e pare qe po sjell eshte poezia Fjala nga Xhevahir Spahiu. Eshte nje krijim mjaft domethenes, si simbol i lirise se njeriut.


FJALA

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh: nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala, sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak
__________________

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht tė fortė
t'i bije mu nė zemer malit qė s'bėzanė,
ta dij edhe ai se ē'do me thanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdridhet si vigan i vramė,

Unė - lugat! Si hij'e trazueme,
trashėgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma tė paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėr dite
mbi lėkure tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjete nji kafshate ma tė mirė...
Por me rrenė shaka shpresa gėnjeshare.

Mali hesht - dhe nė heshtje qeshė.
E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes!

Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qeshė?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

O, si nuk kam nji grusht tė fuqishėm!
Malit qė hesht mu nė zemėr me ja njeshė
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem tu u qesh.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

Migjeni
__________________

Nga Petro Marko...

APOLOGJIA IME
(JETES)

...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...
__________________

Ndre Mjedja

Vaji i bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimri po shkon;
Bylbyl i vorfėn,
Pse po gjimon?

Pushoi murrlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfėn,
Ēou, mos rri shkret.

Gjith’ fushėt e malet
Blerimi i mbėloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoi.

Ndėr pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gėzon gjithkend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue qė veret
Rrjedh nėpėr gjeth.

A ēilė kafazi,
Bylbyl flutro;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kurrkush ma hovin
Atje s’ta pret;
Me zeher hajen
Kurrkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith’ ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Nėpėr lamie,
Ke me gjrtė mel;
Pėr gjith’ prendverėn
Njajo buk’ t’del.

E kur t’zit edi
Ndėr prroje pi;
Te njato prroje
Qė ti vetė di.

Tash pa frikė ēerdhen
E mban n’ndo’j lis;
Nuk je si ‘i nieri
Qė nuk ka fis.

E kur t’vij’ zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kėndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Ndahen me zi.

A ēilė kafazi,
Bylbyl, fluturo;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndėr drandofille,
Ndėr zambakė nga;
Ku qeshte kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

II

Por vaj! Se ‘i dimėn tjetrė
Paske, o bylbyl i shkreti;
Pa da ty zemra t’treti
Mbas vajit qė t’rrethon.

Me lulzim t’vet prendvera
Ty s’ta pėrtrin gazmendin:
Jo kurrė s’e njifke shendin,
Bylbyl, qė po vajton.

A thue po kjan, se ēerdhen
Ta ka shkatrrue skyfteri?
A thue po kjan, o i mjeri,
Se me rrnue gjallė s’ke mel?

Ndrrojn’ edhe stinėt e motit,
E pėr ēdo herė ndron era.
Mbas dimrit vjen prendvera,
Mbas borės blerimi del.

Veē ti me idhnime t’tuja
N’zemėr gjithmonė po pihe,
E ditė e natė po shkrihe
Mbas vajit qė t’mundon.

Kur a tuj ardhun drita
Ndihet tuj kėndue shpendi,
E n’kėngė i duket shendi,
Qė zemrėn ia gazmon.

Gjetiu ndėr pem, ndėr lule
Shkon e fluturon bylbyli;
N’at erė qė jep zymbyli
Vjollca e zambaku nget.

Por ty, n’kafaz t’shtrėngueshėm,
Ty t’paska ndry mizori,
E kurrnjiherė nuk t’nxori
Me t’lėshue ku zemra t’thrret.

Ti kurr, nji kangė s’ia kėndove
Diellit kur nadje ēohet;
Zemra me vaj t’coptohet
E me pajtue nuk don.

Ndoshta kujdesi i t’tujve
Gjith’ ket hidhnim ta qiti,
E shendin ta shutiti
E vshtira qė i mundon.

T’burguem i bani gjindja
Veē pėrse donė me ndie
Njat za qė lėshojnė me hije
Qė t’knaq e qė t’ban rob.

Ēdo krajl i madh ndėr shpija
Ty t’mba m’u thanė i veti;
Vetė bukuria, o i shkreti,
Kena pėr ju nji kob.

Pėrse tu ndeja e t’mėdhajve
Nji shpend i vogėl s’ndalet;
Shpendit i kande malet,
Ēerdhen e t’parve do.

Me at zanin tand t’pėrmallshėm
Ndoshta ti ankon kėto t’vėshtira;
Derisa t’kthejn’ e mira,
Bylbyl, papra gjimo.

III

Por njaj vaj qė je tuj lėshue,
Bylbyl, zemrėn ma copton;
Ditė e natė rri tuj prigjue,
Vaj pėr mue! Kush mund t’ngushėllon?

Gjama jote a porsi ankimi
I nji fėmijės qė vetun mbet;
Gjama jote a si shungllimi
I nji t’zezės qė gja s’ pre.

Porsi dnesė me futė nė krye
Nana e shkretė qė mbet pa djelm;
Njashtu tine rri tuj shfrye
Njat idhnim qė t’u ba helm.

Puna jote, o i mjeri, m’mbyti
E kurrkund nuk m’len pushim,
Shkoi nji muej, po shkon i dyti
T’zezat t’tua s’kanė mbarim.

Tash ndėr arė lulzoi qershia
E me borė dimni po shkon:
Kurr s’mbarojn’ t’zezat e mia,
Gjama jote kurr s’mbaron.

Si t’burguemit n’ishull t’detit,
Ku tallazi i thekshėm vrret,
O t’vijė t’ftoftit, o t’vijė t’nxetit,
Vaji zemrėn ia pėlset;

E papra n’ankime t’veta
Vajton fisin qė larg la;
E tu fėmija i shkon si zgjeta
Mendja e shkretė se mbet pa ta;

Njashtu ti rri tuj vajtue
N’njat kafaz qė shungullon;
Fisin tand rri tuj mendue
T’zinė atdhe qė s’e harron.

Pėr fat tand, pėr zogj qė kishe
Ndoshta zemra, i mjeri, t’dhemb;
Me e pat dit’ tė mjerėt ku rrishe
Kėrkue t’kishin gemb mbi gemb.

Me e pasė ndie njat za qė lėshoshe,
Me e pasė ndie njat vajin tand,
Kishin ardhė kudo qė t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Njat vaj tandin tuj kujtue
Pa mbyllė syt’ kan’ shkue sa net;
Pveshtin hanėn tuj gjimue,
Pvetshin hyjt pėr prind tė vet.

Por aj kob qė hana e diti
E njaj vaj qė ylli pau,
T’shkretve n’vesh kurr nuk iu mbrriti,
E kurr zemra nuk ju ndau.

Me ditė hyjt me bisedue,
Me pasė sy qė me derdhė lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja pėr jet’e mot.

Nėpėr fush’ e nėpėr shpija,
Me kujdes qė s’nep afat,
Rreth e rreth t’kishin ardhun fėmija,
Kjamun t’kishte i ngriti fat...

IV

Por ēa ka toka, bylbyl, ndrron moti;
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Pėrgjithmonė zemrėn me na coptue;
Fillo me gėzue.

Mbas boret t’dimnit ēilet prendvera;
Nji ditė nuk gjindet qė s’po ndrron era;
Sendet qė patmė nuk janė tuj mbarue;
Fillo me gėzue.

Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,
Me ankime t’veta mbush rrugėt e shpijat;
Lehtsim por s’mbramit gjen tuj punue;
Fillo me gėzue.

Kjajnė fėmijn e dekun prindt e shkretnuem
Me ‘j vaj qė duket se s’ka t’pajtuem!
Por zemrėn moti jua ndrron tuj shkue:
Fillo me gėzue.

Ndėr ishujt t’detit kjan i burguemi
Pėr fmij, pėr grue qė s’shef i shuemi,
Por prap durimi ka me ja prue,
Fillo me gėzue.

Shpend tjerė burgosi sa herė mizori,
E rishtas jashtė dikur i nxori;
Ndėr fushė e male janė tuj fluturue;
Fillo me gėzue.

Flutrojnė ndėr male, flutrojnė ndėr lule,
Flutrojnė ku ēerdhen motit e ngule,
E kangėt e parshme nisin me kėndue:
Fillo me gėzue.

Ndėr zogj qė kishe ndonjėherė do t’hasin,
Ndėr pemė, ndėr lule bashkė me ta ngasin;
Pėr ty t’vorfnuemit rrijnė tuj shpnesue:
Fillo me gėzue.

Bylbyl, ky shekull or e ēas ndrrohet:
Bijnė poshtė tė naltit, i vogli ēohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gėzue.

Porsi motmoti ndrrojmė dhe na vetė,
Herė-herė gazmohna, herė rrijmė tė shkretė,
Por vaji e ankimi kanė pėr t’u shue;
Fillo me gėzue.

Mbas vajit t’tashėm ka me t’ardhė shendi,
Ka me ta shėndodhun zemrėn gazmendi,
Pėr mall, si motit, zanė ke me e lėshue:
Fillo me gėzue.

Kur t’shkojsh ndėr fush, kur t’shkojsh ndėr male,
Afėr shpisė seme hovin tand ndale;
Mahnit’ at zanin tand tuj prigjue
Kam pėr t’u gėzue.

Forma e pėrkyer, gjatėsie e vargut nis me katėr-gjashtė rrokėsh nė pjesėn e parė, tetė nė tė dytėn, nėntė nė tė tretėn, dhejtė dymbėdhjetė dhe gjashtė rroksh nė tė katėrtėn. Rrima abcb nė pjesėn e parė, abbc nė tė dytėn, abab nė tė tretėn, aabb nė tė katėrtėn. A ka bylbyl tė kėndojė mė larmishėm e mė gjatė pa iu dridhur zėri njė herė tė vetme?
Vargje shekspiriane:
Me ditė hyjt me bisedue,
Me pasė sy qė me derdhė lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja pėr jet’e mot.
pėr Bylbylin, presje mbas ēdo shkrimi tė fjalės si njė pėrulje tė thellė pėr tė.
Dymbėdhjetė herė, aq sa muaj ka viti, grishje “Fillo me gėzue”, e mbas tyre njė mbyllje e papritur “Kam pėr t’u gėzue” qė na bėn ta nisim recitimin (leximi ėshtė i pakėt) nga e para e nėse gjendet bylbyl tė na shoqėrojė tė shohim kush i vajton mė bukur fitores sė jetės ndaj vdekjes, gazmendit ndaj idhnimit, lirisė ndaj burgut.
Me e pasė ndie njat za qė lėshoshe,
Me e pasė ndie njat vajin tand,
Kishin ardhė kudo qė t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Ne erdhėm. Bylbyl, fillo me gėzue.


-------------------------------------

Bageti e Bujqesia - Naim Frasheri

O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
.................................................. .....................
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė
.................................................. .................
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė
.................................................. ...................................
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
.................................................. .............................
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!

.................................................. ............................
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.
Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?

.................................................. ...........................
Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
.................................................. .........................
Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.

Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
.................................................. ..........................
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
.................................................. ........................
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
.................................................. ......................
Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
.................................................. ...................................
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar.
__________________

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

GJUHA SHQYPE

1. Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
Porsi gjumi m'nji kerthķ,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtrķ;
Edhč ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
Edhč atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
Flet e t'veten lźn mbas dore.
4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
Shģ prej djepit na kanė thānun,
Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
Edhč shqyp na thanė se Zoti
Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
se sį t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
N'agim t'jetės kśr kemi shkue
Tue ndjekė flutra neper ara,
Shqyp mā s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kźnė ndera e trimnive.
7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
Por per tź gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
Trima n'zą sikurse jini.
Prandej, prį, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhč Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!



Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

SHQYPNIJA

1. Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
2. Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
3. Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
4. Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
5. Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
7. Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
8. Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
9. Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
10. Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
11. Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
12. Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
14. Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
15. Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
16. Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.
__________________

Lasgush Poradeci

--------------------------------------------------------------------------------

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...


...Me zjarr ju flas,


Lasgushi, jo vetem lirikat filozofike, por edhe ato te dashurise i ka nga me te bukurat. DD, lejohet te postojme nga dy poezi? :)
__________________

Kadare

NĖ PARKUN QĖ MBULUAN FLETĖT

Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...


--------------------------------------------

Nga Ismail Kadare:

VALLJA SHQIPTARE.

Tri herė opinga rrahu dheun
Sikur kėrkoi leje prej tij;
Pastaj shamia palėt ndehu
Me qetėsi dhe madhėshti.

Kėshtu mes qiellit dhe tokės
Vallja u lind, vallja u shpall;
Kėmba sinjale i ēon tokės
Dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
Mbi kohra hedhur si hobe;
Prilli pėrsipėr i hedh lule,
Dhjetori borėn shkund atje.

Valle shqiptare, shėnja nė erė
Ylbere tirqesh tej-e-tehu;
Kush ju kėrceu ju njėherė
Dhe kėmbėt rob s'i mbenė tek ju?

Kush ra midis vorbullės suaj
Dhe s'u pėrzhit dhe s'u pėrflak,
Ju bubullima me opinga
Qė nėpėr shekuj brodhėt varg?

Nuk ėshtė rregull qė njėqind mė tė mirat tė jenė tė njėjta me njėqind mė tė njohurat, qoftė dhe prej Kadaresė.


---------------------------------------------

Martin Camaj

Me falni diēka

Mė falni diēka qė mė kėnaq
si puthja e nanės nė ballė;
mė gėzoni njė herė
si gėzohet gjethi i njomė nė puhi
mė shikoni si hana nėpėr rremba
e kam me u falė gjithēka:
mordjen do tė puthi ndėr buzėt e ngrime
dhe nė zgarrat e synit tė saj
do tė derdhi lot.
Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes dėshiroj me dalė
si bima prej fare nė pranverė.


------------------------------------------

Ali Podrimja

Unė do tė kisha atdhe

Tė kanė rrejtur
se je mė i bukuri
ndėr trimat me trimi
mė i vjetri ndėr tė moēmit

Tjetėr kush do tė ishe

Tė kanė rrejtur
se nėnė ke ulkonjėn
krahėt e orakullit
se pi ujė nė gurra tė Drinit

Tjetėr kush do tė ishe

Tė kanė rrejtur
se je Zoti i Dheut
se je Zjarr i Fshehur
se mbi Pashtrik hapet qielli
e pikė terri nė pjatė tė Djallit

Tjetėr kush do tė ishe

Dhe unė do tė kisha Atdhe.


------------------------------------

Fan Noli

Rent, or Marathonomak!

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u-ēthur ordi e huaj,
Se betejėn e fituam
Dhe qytetin e shpėtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marothonomak!

Kap njė degė prej dafine
Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
Nėpėr fush’ e brek mbi brek
Kėmba tokėn as t’a prek,
Hip’ e zbrit,
Petrit, Marathonomak!

Ke njė plagė, po s’e the,
Djers’ e gjak pikon pėr-dhe;
Do qė ti tė jesh i pari,
Pėr triumfin lajmėtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!

T’u-tha gryka po s’tė pihet,
T’u-mpi kėmba, po s’tė rrihet,
Se mileti po tė pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerrr,
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrė kaqė s’dogji djelli
Dhe si plumbi s’rėndovi qjelli,
Kurr’ aq ėmbėl’ e bukur s’ftoj
Hij’ e lisit edhe kroj;
Tur-u tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra ējerr e guri grin
Afsha gjoksin pėrvėlon
Syrin avulli verbon;
Ur’ e prush,
Furr’o, or Marathonomak!

Gryka si gjyryk tė ēfryn
Prej Vullkanit flag e tym
Se ē’vėngon e se ē’gulēon,
Zėmra brinjėt t’i ēkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nėna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
Mos, se s’janė veē Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerėzia
Qė tė pan’ e qė tė ēpuan
Dhe fuqinė ta rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
Ē’gas e ē’helm qe kjo myzhde!
“E fituam!”, brohorite
Dhe pėr tok’ u-pėrpėlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bėrtitur,
Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veē e tok,
Tok, or Marathonomak!


----------------------------------

Azem Shkreli

Katrė kėshilla vetes

Mos u bėj poet nėse s’mund tė lindėsh
Me secilin varg, tė lindėsh me secilėn fjalė.

Ngrehu mbi veten nė do t’rrokėsh frerėt e erėrave,
Tė shkelėsh shpėrgajt e mėrisė dhe shtėrgatat e gjakut tėnd.

N’se dashurohesh, dashurohu n’flakė e n’valė,
Jo nė sy tė kaltėr se bėhesh det i ēmendur pendimi.

Mos u bėj poet nėse s’mund tė vdesėsh
Pėr secilin varg, tė vdesėsh pėr secilėn fjalė.


--------------------------

Tek Maja e Ēelur, njė antologji e poezisė (1940-1990) botuar nė 1994 Mitrush Kuteli nuk pėrfaqsohet. Pėr vete nuk e di si mund tė shkohet tek Maja e Ēelur (apo Maja e Ēelitur) e Lasgush Poradecit pa Baltėn Shqipėtare tė Mitrush Kutelit.

Mitrush Kuteli

Balta shqipėtare

Tė dua, baltė shqipėtare!
Tė dua:
egėrsisht!
dėshpėrimisht! –
Si ujku pyllin,
si vala valėn,
si balta baltėn!

Se gjer mbi gju
jam brenda teje;
se lerė kam
kėtu:
Si Baba
E Gjyshi.

Tė dua, Baltė Shqipėtare!
e gjer mbi bel
e pėrmbi bel
jam brenda teje –
e s’dal dot,
Se s’dua!

Se ti mė lidh
e mė mban:
Me mjaltė
e me pelin!

Se vdekur ka,
kėtu,
dhe Nėna,
Dhe Baba,
e Gjysh-strėgjyshi!

Tė dua, Baltė shqipėtare,
magjistare,
e embėl
si vetė vdekja!

Se thellė jam kėtu,
brenda teje:
gjer mbi gju
gjer mbi bel
e gjer mbi krye.

Dhe dua fort tė dehem
tė prehem
(ah, qė tani!)
Brenda teje.

Tė tė pushtoj
i dėshpėruar;
tė tė shtrėngoj,
tė mė shtrėngosh:
egėrsisht!
dėshpėrimisht!
e tė mė tretėsh
si gjysh-strėgjyshnė
e si po tret
ah! Zemėr-madhė
e flokė-bardhė
e trup-zhuriturin
Babanė!

Tė dua Baltė shqipėtare,
magjistare:
ti mjalt e ėmbėl, -
pelin e hidhur.
Tė dua:
egėrsisht,
dėshpėrimisht,
si ujku pyllin,
si vala valėn
si balta baltėn!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:17

Sefulla Maleshova (Lame Kodra)

Lypsi plak (Gjyshi plak)

Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
I mjeri plak i krusur nga mundimet,
I dridhen mjekra, kėmbėt, gjithė shtati,
Skalitur ka nė ballė hidhėrimet.
Ja, fill i vetėm udhėn merr nga fshati
I urtė, i shėmtuar nga mjerimet.
Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
Udhės mendon kur ishte si tė tjerėt:
Me bukė, me kasoll’ e dashuri
Dhe psherėtiu: Oh! S’paska pėr tė mjerėt
Nė kėtė botė vallė Perėndi?
Po ndjen nė lukth njė posi tė prerėt
Edhe hedh kėmbėt plaku me fuqi.
Torbėn nė krahė, shkopin mban nė dorė.
Nė njė kasolle afėr sheh njė zjarr,
I ngrohet plakut shpirti si njė varr,
Dhe drejt kasolles niset me tė katra
Gėzohet edhe qesh edhe makar
Udhės kėrcen e hidhet shatra-patra.
Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
I valon gjaku plakut edhe shikon
Pėrpara gjithnjė duke ēaluar.
Po te dera njė djepe ē’e shikon.
I dridhen buzėt; buzėt duke ngashėryer,
Njė gur atėhere kėmbėt i pengon
Edhe pėrmbys atje mbetet harruar.
Torbėn me krahė, shkopin mban me dorė,
Shiu me breshėr bie, e ka dėborė.


------------------------------------------

Fatos Arapi

Atdheu

Atdheu ėshtė dhembje, ėshtė dhembje,
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban – edhe tė mban ty – nė shpirt.

Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s’e ke ndėn kėmbė.
Atdheu s’ka fjalė, ka sy tė trishtuar.
Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

Atdheu ėshtė buka e uritur:
Tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop.
Ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur.
Me sytė n’errėsirė vetveten kėrkon.

Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė.
Nė njė pikė loti lirinė e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.


----------------------------------------

Fatos Arapi

Deti

I vogėl, me pantallona tė shkurtra,
Me kėmbė tė zbathura e njė kėmishė humaie,
qė e qepte vetė gjyshja...
Ashtu darkė pėr darkė dilja nė breg.
Ndėr gishtėrinj tė kėmbės sė ftohtė me rridhte rėra,
Unė prisja me orė tė tėra,
Gjersa pėrnjėherėsh, tutje nėpėr fushat e gjėra tė natės,
Ngriheshin kope tė ēuditshme, tė panumėrta kuajsh tė bardhė.
Nėpėr hapėsirat e pafundme suleshin aradhė – aradhė.
Turfullonin.
Binin me kėmbė tė thyera,
Rrokulliseshin duke gulēuar nėpėr tė zezat humnera.
Mbi ta fluturonin tė tjerė.
Jelet e hakėrruara dallgė-dallgė fushėn e qiellit fshihnin.
Hingėllimat e frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin afroheshin drejt meje.
Gjokset e mėdha e tė bardha
Lėshonin pėrpjetė; kėmbėt e para rrihnin nė erė...
Sytė u flakėronin.
Njė ēast, dhe nėn thundrat e tyre do tė mė coptonin.
Kur ja, me poterė,
si njė gjėmim i madhėrishėm pėrplaseshin
te kėmbėt e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcėza tė kristalta shfrynin
pėr tė fundit herė.
Tė tjerė
hingėllinin nėpėr fushėn e gjėrė tė natės.
Me gėzim e frikė, orė tė tėra
unė shihja kuajt e bardhė
tė suleshin nėpėr furtunė.
Thyenin kėmbėt, rrokulliseshin,
qė tė vinin sa mė parė tek unė
shkelnin
fluturonin njeri mbi tjetrin.

Dhe tani, kudo qė jam,
Ashtu fantastik e i madhėrishėm,
mė ndjek pas deti...


---------------------------------------

LASGUSH PORADECI


Zog’ i qiejve


Kėng’ e lasht’ e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak...
Do t’ja marr qė sot e tutje si bilbili parėverak.
Qė nga fund’ i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri:

Brenda tufės sė junapit qė mbleroj me kaq stoli;
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nėr fletė,
Kėng’ e ti mė ngjan kulluar posi kėng’ e Zotit-Vetė.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpķje kryet
Dh’i ngreh sipėr-e-mė-sipėr gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet me njė zė pa shėmbėllim
Asohere-e ndjej si foli: Tė jam falė, - o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha mė-pėrposh-e-mė-pėrposh,
I venitet me-nga-dale syri-i-qarė-e bukurosh.
Ay sheh qė nėpėr fletė me vėshtrimin e ēuditur
Ndaj ēkėlqen nėr mijė gjyra Vėnd’i ti ku pati sbritur.
E pra ja q’i mbylli sytė, e qė gojėzėn e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vėnd o vėnd ku ēel junapi!

Haj! Bilbil, se Vėndi jonė ka liqere-e anė detesh,
Nėpėr bimėzat e tyre po vėrej si qan e tretesh;
Po dėgjoj prej largėsire, si nėr male.e si nėr fusha,
Si nėr kopshte jargavanėsh dhemshurisht tė fryhet gusha;
E ēdo lis tė gjelbėr, e ēdo pemė-e ēdo rakitź,
E ēdo bar i lulėzuar ēas-pėr-ēas t’i ndjen ēuditė...
Ti kėndon, o zog i pastėr, ti kėndon, kėndon pėrherė,
Pa pushim tė del nga zemra vaj’ e tingėllit tė mjerė;
Ti vajton me zė tė fshehur, se njė zjarr kupton nė gji:
Dheut! Ah dheut tė pėrtėritur sot i falesh pėrsėri!
E si rron nė gji tė dherit dit-pėr-ditė-e nat-pėr-natė,
Gjir i dherit ku rreh jeta tė fal brengė e pėrgjėratė:
Se prej mallit qė tė thyen permes pamjeve tė tija,
Mun nė fund tė zembėrės s’ate ritet fshehur dashurija.
E si ritet prej sė fellash, mė njė ēas fillon tė nisė
Kėnga jote-e papandehur q’ėshtė fjal’e dashurisė.
Ajo ngrihet…ngrihet…ngrihet…dhemshurisht e dyke qarė,
Pastaj sbret e parpalitet si njė fluturėz e vrarė.
E kėshtu ti qan pareshtur bukuritė-e dashuritė,
Prej qepallės sė pėrlotur tė pikon njė pik’e ngritė.

Asohere kėnga jote shuhet dyke psherėtitur;
Ti fillon ta rrahish mendjen, e buēet me shpirt tė mitur:
Se ē’gėzim pėrjetėsije! E se ē’mall! E ē’dėshirime
Tė pat falur dashurija nė tė qarėt e njė grime!
Prej dėshirės sė zhuritur q’i dhe kėngėvet, o zog,
Rrodhi vesa mėngjezore pėrmi lule borsilog...
Pėrmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikė loti,
Zjarri fėrfėllon e ngrihet me vetijen mė-pėrpjetė-e-mė-pėrpjetė,
Si mendim me hov tė letė valon qiejve ti vetė:
Ha! Ē’tė zotėroi Drita! Ē’tė pėrshkoj njė Gas i ri!
Seē tė ndjell njė Frymė-e largė tej nėpėr paanėsi!...
Nėr paanėsi tė ndrijnė yjt’ e ndezur larg-e-mė-larg...
…………………………………………………….............................. ...
-Qė nga bota njerėzore, ku kėndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qķejvet, o Zot!
Fal-i Kėngėtar-finoshit Gas tė Thjeshtė mun nė gji:
Posi lot nė reze djelli ndrit-e nė Pėrjetėsi!


1921


------------------------------------

Lasgush Poradeci


Poradeci


Perėndim i vagėlluar mbi Liqerin pa kufir.
Po pėrhapet dal-nga-dalė njė pluhurė si njė hije.
Nėpėr Mal e nė Lėndina shkrumb i natės qė po bije,
Dyke zbritur qė nga qjelli pėrmi Fshat po bėhet fir…

E kudo krahin’e e gjėrė mė s’po qit as pipiėlim:
Nė Katund kėrcet njė portė...nė liqer hesht njė lopatė…
Njė shqiponjė-e arratisur fluturon nė Mal tė Thatė…
Futet zemr’e vetėmuar mun nė fund tė shpirtit t’im.

Tėrė fisi, tėrė jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi...
Zotėroj mė atėr anėt errėsira...
Po tashi:
Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri;
Drini plak e i pėrmallshėm po buron prej Shėndaumi.




Lasgushi piktor derdh naten pika pika mbi Fshatin. E shohim tablone impresioniste e mahnitemi me ate cka fshihet pas pikave e dridhjeve te shkronjave te pazeshme te qendisura ne pelhure. E sheh Liqerin nga te gjitha anet e tij Lasgushi, nga Poradeci e nga Shendaumi e sheh me syte e cdo centimetri toke shqiptare qe e rrethon ne naten qe ka rene e i ka ngujuar zemren ne fund te shpirtit. Femijet e gjumit aviten te puthin Drinin aty ku nis te pershkoje token qe e kane ndare te tjere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:17

Luigj Gurakuqi



QINDRESA


Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnė

Gjithė pėrrallat e kohės sė re,

Si n'dimen bora dhenė, kryet na zbardhojnė

Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca mė dukej shtrue

Bota sa ishe i ri ;

N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrė m'u ankue

Kurrė zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Janė zhdukun e kanė tretė ;

Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

Veē emni u ka mbetė.

Veē njė qėllim i naltė t'ban me durue,

E zemrėn ta forcon ;

Ndėr kundėrshtime s'vyen kurrė me u ligshtue

Mjer' ai qė nuk qindron !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:19

Mitrush Kuteli

Mė di a nuk mė di


Mė di a nuk mė di se qaj,
mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ngrihem i ēmendur tė shkruaj
me gjakun e zemrės tė shkruaj.

Mė di a nuk mė di se agimet
mė gjejnė pa gjumė nė shtrat,
me shpirt tė shkretuar nga dhembja,
e dhimbshėm i pres perėndimet,
me ankth i pres perėndimet.

Mė di a nuk mė di se sot
u drodha kur pashė pranverėn, (vjeshtėn)
qė zbriste me flladet e prillit (tetorit),
e ėmbėl siē ishte qėmot,
e hidhur siē ishte qėmot.

Mė di a nuk mė di se vuaj
nė orėt e thella tė natės,
kur ndjehem nga jeta i huaj,
nga vendi i lemjes i huaj.
Mė di a nuk mė di...


----------------------------------------------------

Din Mehmeti

Kėnga e thjeshtė

Ditėn e tregut e ndesha shokun tim nė tregtizė,
Kur mė pa syve tė mallur i shpėrtheu njė dritzė
e fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra,
si dikur kur shkonim sė bashku maleve me gja...

Na harrove – tha – s’tė merr malli pėr ne nė breg,
burri s’vdes pėr sė gjalli, pa i gjetur vetes shteg...
E more rrugėn e shkollės. Ani, tė gjithė jemi krenuar, beso,
qė edhe ne kemi shkollar, qė fėmijėt tanė i mėso’...

Por ti na ktheve shpinėn, u ndave prej votrės sonė
e ne njė vend nė sofėr pėr ty e kemi ruajtur gjithmonė.
Sa herė dasma kemi ba ke qėnė i thirrur me na pri’
e sa herė ka vdekė kush vajtorėt kanė derdhur lot edhe pėr ty...

E di: rėndė po tė flas. Por, pėr besė, s’e kam me sherr,
s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr...
A e di kur ti kėndoje e unė tė pėrcillja me fyell –
katundin e rritnim nė melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?...

Mos e lė pa u ngjitur, dimrit na gjen nė shtėpi,
bukė kallamoqe kemi, untė s’tė lėmė – kėngėn me pėrtėri...


ulur ēdo ngarkesė e mbingarkesė nė raportet e: miqėsisė, shoqėrisė, klasave a shtresave, pronave, jetės e vdekjes, kohėve;

fjalė qė lodhin akademikėt: mrollur, zgra, gverr;

rima tė brendshme:
Kur mė pa syve tė mallur i shpėrtheu njė dritzė
e fytyra e mrrollur
Na harrove – tha – s’tė merr malli pėr ne nė breg,
burri s’vdes pėr sė gjalli,

lojė e kėndshme:
unė tė pėrcillja me fyell – (fiell)
katundin e rritnim nė melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?...
ke qėnė i thirrur me na pri’
e sa herė ka vdekė kush vajtorėt kanė derdhur lot edhe pėr ty... (ti)

Kėnga e thjeshtė ėshtė aq e thjeshtė sa thuhet por jo aq e thjeshtė sa duket.


------------------------------------------------

andon zako cajupi:

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
__________________

DD, ate poezine Atdheu, Arapi e ka botuar ne fillim te viteve '90 ne mos harroj ne nje reviste per se pari, ne kohen kur ka qene plaga e ambasadave, ne mos gaboj. Me ka bere shume pershtpyje atehere, shume e bukur...

Sejfullai, aka lame kodra, ka nje poezi dashurie shume te bukur qe nuk e gjej dot tani, por kush ta kete ta sjelle ju lutem...


FAN NOLI:

JEPNI PER NENEN

Ē'thot' ajo e ve e gjorė,
-Mbretėreshė pa kurorė-
Faqe-ējerrur, lesh-lėshuar,
Shpirt e zėmėr pėrvėluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarė,
Nėnės mos ia bėni varrė!"
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

Qan e lutet Nėn' e mjerė,
Kėrkon vatrėn edhe nderė,
Do lirinė dhe atdhenė,
Si ē'e pat me Skėnderbenė,
Bijt' e besės thėrret pranė.
Kur i thirri dhe s'i vanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt jan' ata tiranė
Qė tė pren' e qė tė vranė
Qė tė therrė bij e bija,
Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtėpija?
Derthni plumba, o Shqiptarė,
Gjakn' e Nėnės pėr tė marrė,
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Cilėt bij tė trathėtuan
Dhe tė doqnė dhe tė shuan
Dhe tė lan', o Shkab' e ngratė
Pa fole, pa zog, pa shpatė?
Kėta qena, o shok' i mbytni,
Mbushni gjyle qė t'i shtypni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Sa kėrkon e sa tė duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirė do tė japė,
S'kursen jetėn as paratė;
Hithni, hithni tok dollarė,
Tė mos mbetemi tė sharė.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė.
Se ke djemtė n'Amerikė.

Do tė ndihim pa kursyer
Pėr ty, Nėna jon' e vyer,
Qė me drit' e nder tė thuresh
Dhe me bijt' e tu tė mburesh.
Cila Nėnė lyp paranė?
Cilėt bij me shpirt s'i dhanė?
Mbahu, Nėno, mos kij frikė,
Se ke djemtė n'Amerikė.

Armė dhe fishekė mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Pėr lirin' e vėndit t'onė,
Sot -se nesėr ėshtė vonė-
Jepni, Nėnėn tė shpėtoni,
Komb e vatra tė nderoni.
Mbahu, Nėno, mos kij frikė
Se ke djemtė n'Amerikė.

edhe kete e pelqej shume nga Driteroi:
KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
__________________

xhevoja eshte babaxhan njeri, i thjeshte po me bote te madhe, i thinjur dhe me halle:

Borxhet e mia

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lume a ne dhomat e gazit,
i kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ja hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe i vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe si vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
i kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr,
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget,
i kam borxhe ardhmerise qe e lashe te pragu
ne terrin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxhe te gjalleve ,
u kam borxh te vdekurve,
gurin e varrit do ta shes,
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.

Tani mund te flisni
per borxhet qe me keni ju.

__________________

Jorgo Bllaci
***************
Kendej armik,andej edhe me zi,
Edhe ne gjoks,edhe ne shpine plumba.
Kurse, me klithma, neper qiellin gri
Perplasin flatrat tufa me pellumba,
Pa ditur nga t'ia mbajne...Eh,o njerez!
C'e paskeni kaq mllef me njeri tjetrin?
Nje cast duroni,vec nje grimez here
Pushojeni kete orgji te eger,
Te pakten ,gjersa ne te tjera vise
Te cajne e te ikin, mbase pergjithmone ,
Keta te mjere zogj te dashurise,
Qe i tromaksi cmenduria jone !
(1992)




Elinda Marku
**************

Njerezore

Mbas nje te qare
besoj se jam njeri,
mbas nje te qeshure
gezohem se jam njeri,
mbas nje 'pse'-je
krenohem se jam njeri.
S'prish pune se i pabere,
i papjekur,
i pagdhendur,
i paformuar...
E perseri
fund e maje,
e brenda
njeri jam .
( Dhe
e di qe me duket vetja i bukur?!)
Ne fund te fundit,
c'jane njerezit e perkryer
me teper se skulptura ???
(2003)
__________________

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISĖ

Kanga e Trembėdhetėt

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana,
n' Veleēik po pingron Zana :
Ehu ! ju malet e Shqipnisė,
n' t' cilat strukė shqipja e lirisė
n' t' bardhat kohė, qi kanė prendue, 5
s' lźte anmik, jo, me iu afrue !
E din shpat e di' edhe pėrrue,
e din landė e di' edhe gurė,
Shqiptarisė kryq e tėrthuer,
se sa gjak atėbotė i anmikut 10
vojti rrėkajė prej t' bardhė ēelikut,
qi flakote n' dorė t' Shqiptarit,
porsi rrėfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume,
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
veē nji troe t' tokės shqiptare
me rėmue dora grabitēare ?
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota...
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20
m'e cungue me armė ngallnyese,
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden
hanė e hyj sa qiellėve t' enden.
Por kanė ndėrrue sot moti e stina
pėr dhé t' ngritė, ku rreh « martina » ! 25
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
qi n' djersė njomė busat e umit,
ja qi n' kullmė rreshket kumbuese,
ja npėr detė bjen valės shkumbuese,
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30
s' cilės bukė i lypin fėmija,
edhe i lźn, ndoshta, me kjį,
pėrsč e mjera bukė nuk kį :
gjinde, s' cilės Zot i āsht ari,
t' zezėn bukė, qi i ngratė Shqiptari 35
shtrźjt me gjak e pat fitue,
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue !
sot m' e dį duen copa copa :
e pėrsč ? Pse don Europa...
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ā sheji i qytetnisė :
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45
njata burra, qi m' kėto brigje
pėr ty vehten e bāne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį 65
sot me sot e rrin tue kjį
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk ā' shkimbė n' male t' Shqipnisė,
qi, maną, edhe n' kėto kohė t' reja 70
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja.
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike,
pėrsč Arbėnorja, grue fisnike,
bān se bān fatosa t' ri,
t' cilt trimėnisht pėr ketė Shqipnķ 75
e pėr besė e t' bardhėn Fé
e bājnė dekėn si me lé.
A po i sheh ti njata burra,
qi kah Brigja nepėr curra,
tue hecė natėn porsi bisha, 80
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
qi m' u lidhė duen me besė t' Zotit
pėr me i dalun zot Shqipnisė,
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85
Po, Ēun Mula mbi shpinė t' kalit,
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit :
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut,
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ;
e si rrokull kjenė rreshtue, 90
kėshtu xźn Ēuni me ligj'rue :
« Fol tash, Masho, ē'po na thue ?
Un qe Krenėt t'i kam bashkue,
t' cilve mundesh me u besue,
pse armėt kryq i kemi vu, 95
si na e lįnė tė Parėt kanu ».
Atėherė Mashi xźn kadalė :
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė,
qi po u thom me besė tė Zotit,
porsi nipave t' Kastriotit : 100
katėrqind e s' dķ sa vjet
janė qi i bājmė Mbretit hysmet,
kush ushtrķ, kush angarķ,
me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105
bukėn n' strajcė e shpķ senjurin,
dyshek tokėn, jastek gurin,


t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta :
trima n' zā, ēėse ā' xanun jeta :


-----------------------------------------------

Kadare

Balada a Nenes

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

<<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!

Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

<<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

…Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.


--------------------------------------

Arshi Pipa

LAMTUMIRE

Mos loto, qi n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tande plot shprese
Magdalene pikellue!

Mos qaj fisnike, zija
kur vetn nuk e shaplle.
Ashtu nga dashunija
Ti vdiqe pa u ngjalle.

E zymte dita e motit
Nuk dij a kem me u pa
N'se jo, ti lutju Zotit
Sa mire na jemi nda.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:22

MARTIN CAMAJ


Vrasja e poetit


Liria e fshehun mbas vargjeve
Tė poezisė
Nuk ishte vetėm:
Para tyne rrishin galue roje
Shpend mishngranės
Me fytyrė njerėzore.

E ti ishe pėr ta nji bletė
Tue u rropatė ka drita nė qelq,
andej kufijve tė botės
njerėzore.


------------------------------------------

Skėnder Rusi

ATA DY PLEQ

Njė plak. Njė plakė. Dhe njė park.
Edhe njė stol. Dhe bėhen katėr!
Dhe njė neon qė ndizej, shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natėn!


Po pas njė viti mbetėn tre.
Njė plak. Njė stol. Njė park i gjelbėr.
Dhe njė neon qė mė nuk ndizej,
Qė mbeti si njė sy i verbėr!


Nė vjeshtė, ah, mbetėn veē dy.
Njė park. Njė stol krejt i vetmuar.
Qė pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq tė dashuruar!…

--------------------------------------------------------------------------------

Koēi Petriti

Dashuri

Ish nje vajze e ish nje djale,
vajza e donte e djali e donte,
po Shkumbini i madh me vale
i kish ndare e s'i bashkonte.

Dhe therrisnin: O o o, te dua!
po kjo klithme e lashte fjalesh
u degjohej: Jooo, s'te dua!
neper thashetheme valesh.

E humbisnin te dy shpresen
e shpresonin prap me teper,
sic humbet dhe drita vesen
dhe e gjen mengjesin tjeter.

Ooo, te duuaa, nisej fjala,
Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit,
vajza thosh: Me pifte vala!
Te perpifte! I vinte djalit.

Bot me buze, bot me duar
anes dallgeve nderkryer,
here per jete dashuruar,
here per vdekje te zhgenjyer.

Hidhnin fjalen ta kalonin,
shprishej porsi plisi i kumit,
hidhnin gurin te qellonin,
binte mu ne mes te lumit.

Nje cast lumi s'ish me lume
mes dy brigjeve te mallit
dhe u bind e ra ne gjume
dhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi fjali
sa u ngrit nje ere e marre,
qe rrezoi shkembinj nga mali
e nje bresher qe s'ish pare.

Zgjaten duar, vune gure,
shtruan dhimbjet qe nuk thuhen
gjer mbi lume u bene ure,
te kalojne ata qe duhen.


-----------------------------------------

MIMOZA AHMETI

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
__________________

MŻGJENŻ

Tė birtė e shekullit tė ri

Na t'birt e shekullit tė ri
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,
e ēuem grushtin pėr me luftue
nder lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birt e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatė e huaj
dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm
Na t'birt e shekullit tė ri
vllazen tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditem me thanė:
s'duem me humbė
nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim"
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis -
tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis.
Na tė birt e shekullit tė ri
me hovin tonė, e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem me ra fli.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .



Shkodra nė mengjese

Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh nė liqe synin e qete.

Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
tė parat pershendetje dridhen nė heshti tė lete,
e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jete.

E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i holle:

skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
nė syt e vashave, qeshė, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnė nė shkolle.

Ernest Koliqi


---------------------------------------------------------------------------

ATDHEU ...
Fatos Arapi
gjendet nė postimet mė lart ( D D)
__________________

Diabolis Dassaretis

Vajkali

Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
Njė vraē njė kuqal, si veriu nė mal.
Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
Me sytė pėrdhe, nuk kishte shoqe mbi dhe.

Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
Pėr mėngjez shaluar pėr sytė e kulluar
Tė vajzės si bora nėn lajthitė kurora
Hingėllimė dhe trok, ah tė ishim tok.

Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
Qė mbante njė shtambė e shkonte mė kėmbė,
Shkonte faqepjeshka pėr ujė tek lajthjeshka,
Kreshtės tek burimi, ku hidhte hijen trimi.

Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
Qė mbante bagėtinė, edhe blegtorinė
Qė tė kishte tundė, derdhte djersė e mund
Derisa nė fund, binte muzgu mbi katund.

Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė
Mėkonte manaren, rudėn lozonjaren.
I ēonte ujė nė arė tė atit fshatar,
Qė punonte me shatė se rronin nė fshat.

Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė,
I bukur si yll, flokėderdhur si pyll,
Vajzės i doli para kur ju bė e mbara,
Dhe u panė mu aty, tė dy sy ndėr sy.

Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
Djalit ja ktheu "po", kur ky i tha "mė do?",
Dhe u ngjit nė shalė pa thėnė njė fjalė;
Dhe rrahėn e ndalėn nė njė va kur nata ra.

Na ishte njė djalė, na kishte njė vajzė
Kalin tė kulloste e la nė luadhet nė va.
Na ishte njė vajzė, na kishte njė djalė
Me shpirt e mėkonte dhe e dashuronte.

Na ishte njė djalė, na ishte njė vajzė
Kalin kishin saraje dhe gjirin pėr pajė (Kali ishte kalaja, gjiri ishte paja)
Ashtu u ēiftuan edhe u martuan
Ndėrtuan shtėpinė nė atė lėndinė.

Ku bėhet pėrrua uji nga njė krua
Atje nė njė va njė fshat shtėpitė ka
E pat nisur njė djalė atje nė rrėzmal
Ku zbriti vajza nga kali ngrihet Vajkali.

Na ishte njė djalė, na kishte njė kalė
Njė vraē njė kuqal, si veriu nė mal.
Na ishte njė vajzė, e brishtė si majėzė,
Me sytė pėrdhe, nuk kishte shoqe mbi dhe.


------------------------------------------------

Lekė Matrėnga

Kėngė e pėrshpirtėshme

Gjithėve thėres, kush do ndėlesė,
tė mirė tė krėshtė, burra gra,
mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
se s'ishtė njerii nesh ēė mkatė s'kaa;
e lum kush e kujton se ka tė vdesė,
e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
e bėn pėr bijr tė tij e pėr vėlla.


Nėse ėshtė e para poezi nė shqip (1592).


------------------------------------------


Zef Serembe (Xhuzepe Serembe)

Kėngė malli

Mė rri e pikur me mua nuk di ē’ke,
O e sė humburės parajsė molla mė e mirė,
Thuajmė ē’tė bėra, i shkreti, qė ashtu mė le,
Sa jetėn po e shkoj pa asnjė hir!

Oh, sa tė mjera shkuan ditėt kur fare
Nuk i pash’ bebzat tė qeshnin nė ata sy,
Qė zemrėn time e bėnin aq krenare,
E gjirin ma mbushnin plot me dashuri.

Dhe ballin e stolisur rrezesh dielli
Mė te dritarja jote nuk e pashė,
As tė bukurėn buzė, si lule qielli;
Pothuaj mė su duke ti, mori vashė.

Gjin’ ma mbushi malli e zemrėn me zjarr,
E trutė seē m’u harbuan nė mendime,
Pushim dot nuk gjej e paqe mė nuk kam.
Ti, vashė, ma dėrmove jetėn time.

............

Po dėgjomė fjalėn qė zemra tė thotė:
“Do thyej prangat qė mė bėnė tė shkretė,
shpatėn do t’rrėmbej edhe mburojnė time,
nė luftė do t’vete si petrit i shpejtė.

E nė ardhtė lajmi se vdiqa unė i mjerė,
Thuaj pėr mua tė zin’ njė fjal’ me mall.
Do t’shkojnė dimėr mbi dimėr e pranverė,
Jeta do t’lulėzojė, un s’do jem i gjallė.

............

Po ti, moj vashė, qė tė kam dash’ si sytė,
kur tė mė zgjohesh mėndjekthjellėt menatė,
posa mėngjezit hyn dielli nė shtėpit,
dėrgoma kėtė kujtim brenda nė shtrat:

“I mjeri, oh! Njė ditė ish gjithė hare,
kur rrinte nė katund plot me trimėri;
si era shkoj pėr jetė, si njė re,
e tash fle nė njė vend qė unė s’e di...”

.........

Kur era tė t’pėshpėrijė si njė herė
Fjalėt qė pėr mua do dėrgojė malli,
Do t’mė ngjajė varri posi pranverė,
Varri do t’mė duket i ėmbėl si zalli...


-------------------------------------------

O MOJ SHQIPNI - Pashko Vasa

O moj Shqipni, e mjera Shqipni,
Kush te ka qitė me krye nė hi?
Ti ke pas kenė njė zojė e rande,
Burrat e dheut te thirshin: Nanė!
Ke pasė shumė t'mira e begati
Me vajza t'bukra, me djem t'ri.
Gja e vend shumė, ara e bashtina,
Me armė tė bardha e pushkė ltina,
Me burra trima, me gra tė dlira,
Ti ndėr gjithe shoqet ke kene ma e mira.
Kur krista pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqiptarit gjithmonė i zoti.
Ka qėnė pėr luftė e n'luft ka vdekun,
E dhunė mbrapa kurr s'i ka mbetun.
Kur ka lidh besėn burri i Shqipnisė,
I ka shti dridhėn gjithė Rumelisė.
Ndėr lufta t'rrepta gjithkund ka ra,
Me faqe t'bardhė gjithmonė asht da.
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je ?
Po sikur Lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambė tė shklet
E njė fjalė tė ambėl askush s'ta flet.
Si mal me borė, si fushė me lule,
Ke pas ken veshun, sot je me cule
E s'tė kan mbetun as emn, as besė
Vet' i ke prishun pėr faqe t'zezė.
Shqiptar', me vllazėn jeni tuj u vra,
Ndėr njėqind ēeta jeni shpėrnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndėr leqe.
Qani ju trima bashkė me ne,
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukė as mish,
As zjarm nė votėr as dritė as pishė,
As gjak nė faqe as nder ndėr shokė,
Por asht rrėxue e bamun trokė.
Para se t'hupet kėshtu Shqipnia,
Me pushkė n'dorė le t'desė trimnia,
Ēoniu shqiptarė prej gjumit, ēoniu !
Tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu !
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit, asht shqiptaria !
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezė,
Gjithkund lshon dielli vapė edhe rrezė
Asht toka jone, t'paret na e kan lane,
Kush mos na e prekė se desim t'tanė !

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:23

Dritėro Agolli

Mėzi i vogėl

Hėna si e verdha e vezės
Ēau guaskėn e malit dhe doli,
I shkanė kėmbėt e lodhura pelės
Dhe ra nė hendek dhe gjaku i rrodhi.

Karroca e pėrmbysur s’bėnte mė zhurmė
Dhe dridhej pela ende e mbrerė,
Mėzi i vogėl shikonte gjakun me shkumė,
Gjakun qė dilte nga goja e nėnės sė mjerė.

I zoti ia hoqi pelės palldėmė e litarė
Dhe mėzin e mori pėr jele me vete,
Mėzi kthente kokėn nga nėna e vrarė,
Mėzi thundrat pėrplaste dhe dridhej nė ethe.

Pastaj nė shtėpi ai heshti me kokė nga hėna,
Vetėm kur porta u hap e rėnduar,
U nis pėrsėri me trok nėpėr natė nga nėna
Dhe ishte vrapimi i parė nė jetė krejt i vetmuar.

U fut nė hendek dhe pelėn nė ballė lėpiu
Dhe ndjeu ftohtėsinė e tmerrshme nė gjuhė,
Ngriti kokėn lart e nė qiell hingėlliu,
Hingėlliu fillikat nėn hėnė i pėrhumbur.

Kjo ndodhi njė natė kur tė verdhėt e hėnės pikonte,
Mėzi kėtė e mbajti nė mendej aq gjatė
Dhe kur hėnė nė cepin e qiellit vėshtronte
Hingėllinte pėrnatė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:24

Dritėro Agolli

Kali

-Baladė-

1.
Limo Labinoti hipi kalin
Dhe u nis tė blinte njė qemane,
Nė pazar takoi evgjit nallbanin,
Ia la kalin, hyri nė mejhane.

Pa ia nisi gotave t’i zbrazte,
Pa ia nisi lodrat me ēingjitė,
Pa ēingjive ē’iu pėlqente nazet,
Ē’iu pėlqente kėmbėt, gjinjtė.

Mburrur mes ēingjive tha njė fjalė:
-Kush e ka qemanen mė tė mirė,
Pėr qemanen unė i jap njė kalė,
Qė s’e ka arab nė shkretėtirė.

-Unė e kam! Tha njė nga muzikantėt
Dhe qemanen vithe – femėr ngriti.
Sytė e tij tė turbullt e tė vakėt
Feksėn nė lėkurėn prej evgjiti.

Limo Labinoti i ra ballit:
Si t’ia jepte kalin njė zuzari?!
Ky evgjit nuk vlen sa bisht i kalit.
Kali im kėtij i ve samarin!

Kalė, o kalė, plumbin s’e pėrfillje,
Me revan ia pritje rrugėn plumbit;
Kalė, o kalė, hėnėn e pėrpije,
Kur e ngrije kokėn anės lumit.

Kalė, o kalė, ē’m’u fanit qemania,
Ē’mė plagosi kėngė e saj pa emėr,
Do ta nxjerr qemanen nga mejhania,
Do ta ngjit nė mal t’i fut njė zemėr!

Harkun e qemanes ta bėj kalė
Dhe qemanen kodėr mbi njė fushė,
Tė trokasin thundrat valė-valė,
Kur ta vė nėn sup, ta mbaj nė gushė.

2.
Ky evgjit nallbani qimedrizė
Solli kalin drejt e nė mejhane,
Ia dha sazexhiut mustaqespicė,
E la Limon vetėm me qemane.

Limo Labinoti sazexhinė
E vėshtroi me dy thingjijtė e vėngėr:
- Merre kalin, hidhu nė lėndinė,
Tė krekosesh ti, ēomagė e shtrėmbėr.

Po mė prit, evgjit, nga hija e ftonjve
Tė dėgjosh me smirė e ngashėrimė
Nga qemania trokun e potkonjve,
Vėrshėllimė jelesh, hingėllimė...

Dhe i tha: - Evgjit, unė ta jap kalim,
Veē ma ler ēingjinė ta nxjerr jashtė,
T’i tregoj si hėna rri mbi malin,
Si pėrgjon mullarin tim me kashtė;

Ta mėsoj si barku i mullarit
Bėhet shtrat nga shtretrit mė tė lumtur,
Ku pikon nga hėna pika e arit
Dhe vjen erė e lumit tė pėrhumbur.

3.
Limo Labinoti hop! nė kalė,
Hop! mbi kalin bashkė me ēingjinė
Dhe vrapuan ngjitur nė njė shalė
Njė kurriz, njė bark plot pėrcėllimė...

Vrap e vrap dhe zbritėn pas mullarit,
Ku kėndonin bulkthet kėngė shumė,
Ku pėrgjonte breshkėz e ugarit
Zgjatur qafėn samari i murrmė.

Heshtni, bulkthe, mos kėrkėrini,
Dhe ti, breshkėz mbaje brenda qafėn!
Limo Labinotin do ta shihni,
Kur mullarit plak t’i futė flakėn!

Odo-bo mullar, ē’tė panė sytė,
Obo-bo ti kashta e florinjtė!
Hėnė e kallajisur tok me yjtė
Panė si kėrcejnė valle gjinjtė!

Panė si kafshon cingjia kashtėn,
Kur pėrdridhet si purteka e thanės,
Panė si shalon njė pelė natėn
Limo Labionti i qemanes.

Panė si ky Limo Labinoti
U bė hark qemane mbi ēingjinė,
Harku nxirrte tinguj, pika loti,
Nė fėrkim me barkun dhe me gjinė.

Lumė, o lumė, mos i trego fushės
Britmat e ēingjisė dhe ofshamat,
Kur ia vinin buzėt zjarrin gushės
Tek kumbonin cicat si kamabanat!

Kalė, o kalė, mos rrėfe ē’ke parė,
Mos rrėfe pėr pelėn qė kam hipur,
Kjo ēingjia-pelė krejt mullarė
Ma rrėzoi pėrdhe me kėmbėt ngritur...

4.
Kur u thyen gjithė evgjitėt panė
Qafėn e kafshuar tė ēingjisė
Dhe qemaneve nė aheng u ranė
Shtrembėruar sytė prej rakisė.

Lėre, lėre limo Labinotin,
Nga qemania mėndtė seē iu prishėn!
Jashtė kali qante pėr tė zotin.
Brenda kurva nė akull ftohte sisėn.

Mjegull e mejhanes ra mbi brengat,
Gjokset e ēingjive u mbuluan.
Heshtėn harqet, u nemitėn kėngėt.
Gotat flakėn blu nė buzė e shuan.

Limo Labinoti ngriti telat
Pa i ra qemanes mė tė qarė.
Qau pėr kalin gjersa thirrėn gjelat
Dhe kur shkoi nė fshat i thanė: “I marrė!”...


--------------------------------------------

Lasgush Poradeci

KUR NUK NDIHESH FARE MIRE

Kur nuk ndjehesh fare mire,
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze kendon ne vetesire
Pa te derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Oe te derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli...
Nuku mund t'i marre vesh :

Kujt s'ju dha t'i rrahe mente,
Ne shtepi kush nuk u mbyll,
Me nje hov kur shpirt'j shenjte
Ndrin e digjet posi yll -

Nuku mund t'a dije fare,
As qe do te ndjeje dot
C'pruri kenga mendimtare
Me cdo varg prej pikash lot.

Kush te tall me verb te kote,
Nuku mund t'i ndjeje gjiri
C'Drit' e bardhe djeg ne bote
Me cdo pike prej qiriri.


----------------------------------------------

Lasgush Poradeci

PIKĖ E LOTĖVE TĖ MIA

Nė kuvėndin e pėrzjerė
Pate pyetur mik i ngratė
Ē'punė bėj e ku kam lerė
Nė kam Nėnė e nė kam At.

Varg e varg me pėrgjėrata
Para sysh mė venė e vinė
Seē m'u ndrit ky lot qė pata
Miq-o kimani zilinė.

Unė qė atėhere dot nuk munda
T'i pėrgjigjem me njė ēast
Pasi vonė ta mata shtatin
Kam vendosur tė tė flas.

Mė pat lindur vendi i Zotit
Dhe bėj punėn e njeriut
E pėr prind kjo pikė e lotit
Nga mė zbriti vetvetiu.

E nė dhembjet venė e vinė
Jam gati tė vuaj mė
Kush s'ma njohu dhemshurinė
S'mė pat njohur kurėgjė.

Bukuria-bukuria
Mė pat puthur mu nė ballė
Pikė e lotėve tė mia
Vetėtin si gur i rrallė.


-------------------------------------------------------

Si s'tė desha pak mė shumė - Fatos Arapi

Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...

Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.

Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:
"Si s'tė desha pak mė tepėr...".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:27

Ali Asllani

Vajza shqiptare


I
Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
Ka tė tilla shtate, si tė zotris’ sate?

Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
Nė je ndonjė valė, kush ėsht’ ai mall,
Qė tė ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup’!
Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?

Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
ku ti vete fute dhe qėllon me gur?

II
Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver’,
Nga se po tė digjet trupi ylyver?
Nė je ndonjė ėndėrr, shum’ tė lutem shum’,
Nė tė dasht’ qejfi tė tė shoh nė gjum’!

Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?


- Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
Edhe erė e bukur na deh e na vel!

A e more vesh kush mė ka qėndisur?
Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!


-------------------------------------------------------

BILAL XHAFERRI


Baladė Ēame

Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
u zhduk matanė largėsive,
mbi kreshtat e flakėve,
nėpėr shi...

Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur Ēamėria
dhe tė gjitha rrugėt tona shpien nė veri.
Ulėrin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi tė shtrenjtat troje tona stėrgjyshore.

Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.
Ullishtet e pavjelura gjėmojnė si dallgė nėpėr bregore.
Dhe kudo toka ēame,
mbuluar nga retė,
rėnkon e mbytur nė gjak e lot,
e mbetur shkretė,
pa zot.

Na e tregojnė drejtimin plumbat, qė vėrshėllejnė nė errėsirė.
Na e ndriēojnė rrugėt flakėt, qė gjithė tokėn kanė pėrpirė
Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert e shkallmuara tė shtėpive
dhe rrugėt zgjaten e zgjaten si veri.

Ne, popull muhazhir, ecim nėpėr shi...
Lamtumirė, Ēamėri!







Eja, trishtim

Eja, trishtim,
eja me hapa fletėsh qė bien nga degėt,
eja me hapa shiu qė kėputet nga fletėt...
Eja, trishtim,
Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje,
eja me hapa zemrash qė rrahin me dhimbje...
Eja, trishtim,
o prehėr i ėmbėl qė nuk mė braktise kurrė,
o strehė e qetėsisė sime,
o ėndėrrime tė mia,
o gji i shpresės sime!
Eja, trishtim,
trishtim,
eja.


---------------------------------------------------

Gavril Dara i Riu

nga Kėnga e sprasme e Balės

Kėnga e Beratit

“O Berat, o Berat!
(Kėndoi Mara qė menatė)
sa bonjakė na ke lėnė!
Sa tė veja shkulėn flokėt!
Ditė vrasje, ditė e zezė
Mos ardhsh kurrė mė nė jetė!
Nata e vdekja tė mbuloftė!
Dielli kurr’mos tė gėzoftė!
Nga tė katėr an’t e dheut
Tufa-tufa vinin qiftet
E nga gjith’shpellat e malevet,
Zbrisnin bisha kėtu-atje;
Gjak nė erė, gjak nė re,
Gjak nė ujė, gjak nė dhe;
Gur mė gur njė copė mish
Kreje a llėre trimash kish!
Zonj’Mamica atė natė
Pa njė ėndėrr keq tė gjatė,
Se iu duk i shoqi i verdhė
Me gjith’kurmin copėtuar
E kurorėzat mbi shtrat
I mbuloi me shqep tė zi;
Hoq unazėn e martesės
E ia ndau mė dy pjesė,
Njė e mbajti, njė ja dha,
Pra u zhduk e gjė s’i tha.
Natė e ditė ajo vajtoi,
Por nga varri dot s’e ēoi”.
Ashtu Mara mė kėndoi,
Nuk kėndoi, por rėnkoi;
Qė nga oda e dėgjoi
Zonja Lenė e ma qortoi:
-“E pėrzishme, zonja nuse,
T’u ēel kėnga qė menatė;
Mos ndonjė ėndėrr tė keqe
A tė vdekur ti ke parė?”
- As ndonjė ėndėrr tė keqe
As tė vdekurit kam parė,
Por e kam zemrėn tė thyer
E pahir mė dalin lot.
Ēfardo shoh, e shoh nė zi.
Ububu! Ky Niku ynė,
Kur u nis, seē u helmua
Dhe unazėn mė kėrkoi!...
Vemi, nėn’, vemi mbi kodėr,
Tek zbulohen gjithė fushat,
Mbase Nkiu na rikthehet!”
Van’ tė nxirat pėrmbi kodėr,
Tek zbulohen gjithė fushat,
Mbase niku na rikthehet!”
Van’ tė nxirat pėrmbi kodėr
E vėrejtėn djathtas-majtas,
Kur pėrderėsin me shkop
E me trastė pan’tek qante
- “O pėrderės, derėzi,
Paē uratėn, pėrse qan?
A mos kafshėt t’i kan’ vjedhur,
A koliben ta kan’ djegur,
Apo birėthin e humbe
Nė kėto luftra tė shkreta?”
- As kafshėt e as koliben,
As dhe birėthin es’po qaj...
Sytė e mi u bėnė lumė,
Qė pėr Arbėrin kullon...-
- “Fol’ti, zė i fatit t’keq!
(thirri vasha si e zalisur)
Ē’mizori pe nė ushtri,
Si ra Arbėri nė zi
Fol’! Ndėr flamurėt e luftės
Qift’n e Petės a e pe?”
U pėrgjigj ai derėziu:
- “Them, un’them se dje menatė
atje lart nė Myzeqe
ndiheshin gjėmė e llumabardhat
gjithė bota seē gjėmonte,
tymi i dyfeqevet
gjith malet mjegullonte;
zbardgėllimet tė shpatavet
gjithė fushat seē shkėlqenin,
gjakut tė ushtarėvet
lumenjt’seē mbuloheshin;
nga copat eushtavet
bėheshin ura e ngriheshin male;
si tallazi i detit bie,
pastaj kthehet nė thellėsi
e si arat e bleruara
tunden erės, qė i pėrthyen,
vej e vinin duke u shtytur
gji mė gjin ushtar mė ushtar.
Por nė orėn qė lėshon qetė
Punėtori e sanė u jep
E para kolibes s’vet
Kafshon pakėz buke e kripė,
U ndryshua pamja e luftės,
Pse nga e djathta si shkrepėtimė
U sul mbreti e shpoi gardhin,
Gardhin e shkretė tė heshtavet.
Tek e rėnda kordhė binte,
Binin krerėt breshėrimė.
E kaloi plot me zhurmė
Duke shkelur me murgjarin
Tė vdekur e tė plagosur,
Ndėrsa mė tė mėngjėrėn
Dukagjini, qė e pa,
Mbi armiqt si njė shkėmb ra,
por ndėr grykat me Baderin
Juniēerėt u shtrėnguan,
Trup mė trup duke bashkuar
Dhe mburojėn me mburojėn
Porsi ndonjė ledh i hekurt,
I patundur dhe i tmerrėshėm.
Mė kot trimat guximtarė
Kryet pėrpoqėn n’tė ledh,
se goditur pėrdhe ranė.
Atėhere dhjet’kalorės,
Dhjet’dragonj u ranė shporevet,
Dhjet rrufera nė stuhi,
U vėrvitėn mu nė mes;
Zgjatėn ushtat si purteka,
shtinė, vranė, copėtuan,
ngritėn pirgje k’tu e pėrtej
me tė vdekur e t’plagosur
edhe hapėn dyer tė gjėra,
shtruan njė udhė keq tė gjatė
si njė brazdė ndėr tė mbjella.
Ashtu Drini i Zi nė dimėr,
mbushur nga pėrrenjtė e malevet,
vjen i fryrė e i tėrbuar,
pėrpjek uj’rat e liqenit,
i merr zvarrrė e i ndan dysh;
Ngrihet lart tallazi i bardhė
E rreth brigjeve gjėmon;
Por si uj’rat e liqenit,
Qė, si ndahen, prapė kthehen,
kthehen vrap e bėjnė shesh,
sa dhe lumin e mbulojnė,
ashtu bė’kopeja e egėr;
(Si pa qė pak po sulmonin),
duke u mbledhur dhe shtrėnguar,
prapa t’dhjetėvet u mbyll.
Mbreti aherė e Dukagjini,
Si shpėrndan’tjerėt, u kthyen
Dhe ran’ bashkė mbi Baderin.
Para, prapa; k’tej’andej,
I coptuar e i thyer,
qeni i shkret’zu e u zbyth;
Po i pazgjidhur e i tėrė
Brenda vaut ai u mblodh;
Si ariu i Tomorit,
I pėrzėnė nga barinjtl,
Njėrin vret, tjetrin e shqyen;
Sado i ējerrė e pėrgjakur,
Po pa frik’ nė t’madhen zemėr,
Kthehet shpatit prej nga doli,
nginjur gjaku e ngopur mishi.
Si u ngrys, mbreti u tėrhoq
Me tė gjith’ushtrin’nė fushė,
Ndezi dhe zjarret e natės,
Pėr t’plagosur u kujdes...”
- “Mos, tė zėntė nėma e zezė”
(Thirri Mara si e ēmendur)
Qifti i Petės a u mblodh,
A ma pe ndėr tė plagosur?” –
Ai heshti, s’u pėrgjigj,
U zverdh e me sy nė truall
Lotėt i binin pikė-pikė.
Kuptoi vajza e drejt udhės
Zbriti duke ulėritur;
Jo, nuk zbriti, u rrokullis
E nga malet perėndoi.
............
(edhe kėtu mungon njė pjesė)

***

Gjithė natėn, gjithė ditėn
Me kalorėtit e mi
Unė brodha pa pushuar;
E pėrshkova nėntė fusha,
nėntė fusha e nėntė male
Duke prerė, duke vrarė
Qentė e shprishur dhe tė ikur.
Si u zhdukėn dhe tė sprasmit
Pėrtej brinjls sė Mokreut
Edhe dita si u ngrys,
hoqa shokėt e u ktheva.
Sa mė shumė i qaseshim fushės,
Vrehej, errej zemra ime,
Prekur vrasjes sė trazuar,
Pasi zjarri u shua nė hi.
Se gjith’drizat e barishtet
Ishin lyer nė tė kuq
Edhe brazdat e hendeqet
Ishin plot me gjak tė piksur.
Afėr vaut nė Vajkal,
Ku u ndez e ashpėr lufta,
Ishin t’vdekurit mal-mal,
E ndėr stivat e tė vdekurvet
Qen e ujq buzėngjyer
Grisnin, shqyenin bark e zorrė,
Ndėrsa, duke krakėllitur,
Si re diellin mbulonin
Korba, sorra e skifterė.
Sa e bukur djalėri,qė gjer dje i hante retė
Sot ka heshtur pėrgjithmonė
Porsi pleh shtėnė nė dhe!
Nė sa trajta vdekja e shkretė
M’u dėftua nė atė pamje!
Kėtu njė ushtar i ri
Mbylli sytė duke qarė
Mėmėzėn duke kujtuar,
Qė e priste, oh, mė kot!
Atje armiku krah armikut
Si dy qen kafshoheshin,
Se dhe t’vdekur donin t’vriteshin.
I trazuar e i helmuar,
Hoqa syt’nga pamja e keqe,
Ktheva syt e afėr urės
Pash’papritur njė murgjar
Me kryet ulur mbi truall
E me frerat nėpėr kėmbė,
Me mbulesėn copė-copė
E me shalėn-o nėn bark.
Un’iu qasa jo pa droje,
Se mbulesa nė ar qėndisur
Njė dyshim tė lig mė ngjalli,
Se m’u duk njė luaneshė
N’fush’tė gjelbėr e qėndisur.
Pranė murgjarit njė ushtar
Me dhjet’shigjeta nė gji
Shtrirė ish si ka i therur.
Me dhėmb’ flamurin shtrėngonte,
kordhėn e mbante nė grusht
E me ballin kthyer qiellit
Edhe vdekjen e pėrbuzte.
As nga pendėt e shqiponjės
As nga parzmor’ e argjėndtė,
Por nga vetullat e trasha
E nga sytė e zgurdulluar
Pal Golemin unė e njoha;
E kėrceva mos ish gjallė;
E tėrhoqa me kujdes,
Ku ish bari mė i shkriftė.
Rripta ia preva parzmores,
Vura dorėn pėrmbi zemėr
E ajo m’u tund nėn tė.
Shpejt vrapova gjer te lumi,
Mora e solla njė pikė ujė
E ia derdha pėrmbi faqet;
Ai u shtriq me psherėtimė
si njeri nė gjum’tė rėndė,
Tundi kryet e m’u kthye;
Si mė njohu, pa lėnguar,
me njė t’humbėt zė mė tha:
“Lėri tė vdekurit nė vend,
lem’ tė fle pėrgjithmonė
te ky shtrat i nderit tim,
mu tek eshtrat e tė vrarėvet,
e tė vrarėvet nga kjo dorė
qė gjithmon’do m’jen’ kurorė.
Na kėtė flamur e mbretit
Tė m’i thuash kėto fjalė:
“Pal Golemi edhe i vdekur
i tmerroi armiqt’me sy
e, si ikėn, pra ai ra.
E t’u thuash shokėvet t’mi:
Pal Golemi nuk ka vdekur,
Zėri i luftės do ta ngrerė
E do jen’gjithmon’me ju
Krahu, kordha e zemra e tij.
Tashti, Balė, nė atė lis
Var mburojėn e parzmoren,
Shtoji karkallin e zi
E mbi to dhe kordhėn time.
Pra, kur dielli tė shkėlqejė
E me rreze t’i qėllojė,
Prej shkreptimavet tė tyre,
T’kapur tmerrit, do tė bien
Gjithsa m’u trembėn nė jetė;
E nė qetėsinė e natės
Ata hekura e ēeliku,
tundur erės sė Mokreut,
njė ushtri e gjall’do t’i duken
Qenit t’qasur n’errėsirė.”
Foli e kryet i ra nė gji.
Shtrembėroi sytė pėrdhe
Me tė gjtih’kurmin u shtri.
Unė u ngrita, se m’u sos
E nga shokėt-o u ktheva
Qė t’i hapnim bashk’njė Varr.
Atje poshtė i pashė ata
Duke prur’ njė tė plagosur;
Tezgėn bėr’ kishin me llėrė.
Si u afruan, u zalisa,
Kur e pash’tė artin qift
Sqepin ngritur, krahėt shtjellė
Mbi atė karkall prej bronzi.
Ish i bardhė si qiri,
Kryet rėnė kish mbi supq,
flokėt i ngisnin pėrdhe,
gjaku i rridhte pika-pika
qafės s’hapur si njė shegė,
jeta mbledhur i ish nė sy.
Si mė pa, me dhemshuri
Mė vėrejti e buzėqeshi:
“Mos mė qaj, vėllauthi im,
Mos mė qaj nė zulmėn time,
Nė kėt’ditė flamurtare,
Nė kėt’ditė t’Arbrit tonė!
Po nė ushtri kthehu e thuaju
E t’i thuash edhe darės:
- Malli i mir’nė djalėri
Eshtė si vajtė e kandilit;
Niku dhėndėrith i ri
Dasmėn me luftėn ndėrroi
Edhe vallet me Vajkalin,.
Njėqind qenėr m’u vėrsulėn
E tė njėqind dhe po hanė;
Pastaj Bader tradhėtari
Qė nga prapa mė qėlloi.
E t’i thuash edhe mėmės:
-Niku u nis e do mėnojė,
po ti, nėnė, mos e prit.
Pse pėr birėthin, qė humbe,
Ai njė bijėz tė ka lėnė,
ty ta ka truar pėrjetė!
Pra lart ngjitu nė ēardhak,
nuses sime tė m’i falesh,
S’bukurės sė Lalės-o,
Ndėrsa ajo mė kujton,
Mė kujton me zemėr-o:
-Kėtė unazė ta dėrgoi
Niku yt, se t’u martua,
T’u martua me njė plakė,
Me njė plakė kaq tė zezė
E ti, e bukur t’i martohesh “ –
Sosi fjalėn e m’u shgua
Si kandili, kur s’ka vaj,
Si njė lulėz e kėputur,
Qė dhe e fishkur erė mban.
E, ndėrsa ne po mendonim
qė nė varre t’i mbulonim,
pėrkėtej urės njė vajzė
na u dėftua si njė hije.
Flok’t i kishte tė ndėrliksur,
Syt’ tė futur thell’nė ballė,
Me fustanin copė-copė
E me kėmbėt tė pėrgjakura:
“o ushtarė, o vėllezėr,
ju pėrher’ tė lumė qofshi!
Mbase pat’nė kėtė fushė
Njė kalorės trim tė ri
Me njė karkall-o tė artė,
Ku njė qift i fluturon?
Ar’i karkallit pėrzihet
Me njė tuf’flokėsh tė verdhė,
E ka ballin porsi dielli
Ka dy sy si sy shkėndija,
Dy shkėndija tė shkreptimės;
E ka gojėn si uanzė
Edhe fjalėzėn tė ėmbėl
Porsi hojet e pranverės...
Deh, ju lutem, mė kallzoni!”
Sy ndėr sy ne u vėrejtėm,
nė lot sytė na u mbytėn,
Helmi buzėn na e qepi.
Ajo u zverdh e na vėshtroi
E u kthye dhe, sa e pa
Shtrirė t’vdekurin mbi dhe,
Dha njė britmė e nė krahė
E ftohtė si borė i ra.
Vam’t’i flisnim, s’u pėrgjegj,
Vam’ta preknim, nuk lėvizi,
Vam’ta ngrinim e na vdiq.
Zemra e mbushur m’Nik’n e saj,
Rritur me mall e hare,
Si u rėndua helmit t’keq,
Mė s’i nxuri dhe i plasi.
Jan’ dy varre nė Vajkal;
Fle te njėri Pal Golemi
E mbi tė mbiu njė lis
Me gjith’ gjethet nė blerim.
Fle te tjetri Niku i Petės,
Vasha e lalės i fle pranė,
Se, si u deshėn pėrmbi dhe,
Ashtu duhen dhe nėn dhe;
Atje mbiu njė qiparis,
Mbiu dhe molla e bardhė!
Mori bijė, bija e Lalės,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m’kujtove mot’n e shkuar?


--------------------------------------------

Laokoonti - Ismail Kadare

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.
__________________

Diabolis Dassaretis


Kangjėll Hekuri Katror


Nė vend tė fundit

Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
Ē'tė ze dhe nuk e heq nė jetė,
Ja mė shihni mirė, mė shihni mua,
Murrosur me kanė kėmbė e duar,
Mua Kangjėll Hekuri Katror,
Dikur nderin e dheut Arbėror.

I

Kam lerė pėrpara ca mijrave vjet,
Zjarr farke Ballkani, zjarr vėrtet,
Hekur mė derdhėn, sėpatė mė bėnė,
Pėllėmbė vend pa shkelur s'kam lėnė.
Hej tė ndėrtuar, botėn ndryshuar,
Pesė breza, dhjetė bishta ndėrruar.
E qindra e qindra vite kėshtu shkuan,
Kur ligjet dhe kohėt e vjetra ndėrruan,
Mė shkrinė, mė rrahėn mė bėnė shpatė,
Luftova me burrat luftova me gratė,
Ngado fituam dhe mbrojtėm lirinė,
Luftuam sa Hyll Drite e bėmė Ilirinė.
Kam luftuar me trimresha e trima,
Armiku dridhej e futej nė vrima.
Dhe plagė tė rėnda kam marrė,
Mė dysh jam thyer, jam prerė, e jam ēarė,
Deri nė fund me Skėnderbeun,
Hej ē'vite, balli i Evropės, tundėm dheun.
Pastaj mė tretėn mė bėnė parmėndė,
E ktheja dheu mbi dy pėllėmbė,
Se luftrat dhe ligjet kishin ndryshuar,
Me pushkė e penė atėhere duhej luftuar.
Po kam punuar, oj tė punuar,
Pyesni kėto toka, pyesni ato qe e kuaj.
E bėja shkėmbin tė nxirrte xixa,
E nė majė malit mbinin filiza.
Punova nė luftė punova nė paqe,
Djersa dhe Dielli mė shndrisnin nė faqe.
Pastaj mė vjen turp ta them,
Mė harruan, mė harruan ata djem,
Qė papritur nė tė ikur u kujtuan,
Kangjėll Hekuri Katror mė shndruan,
Jo se druheshin nga armiqtė,
Po nė mes tyre qenė tė liqtė.
Ja kėshtu duarlidhur kam duruar,
Gjithė kėto vite tė mallkuar.
Murrosur me llaē e me gurė,
Fatin tim mos e paēi kurrė.

II

Kėtu gjithė kohėn i murrosur,
Ngrohem nė Diell si i marrosur,
Dhe kur ka Hėnė me tė rri kuvendoj,
Pa tė Rrugėn e Qumshtit vėshtroj.
Nuk jam mėsuar unė, as brenda as jashtė,
Kėshtu tė rri papunė, tė tretem si kashtė.

Kėshtu kur sapo vjen Pranvera,
Me lulet e kumbullės te dera,
Ja marr me zogjtė qė cicėrojnė,
Kur tek unė pėr pak qėndrojnė,
Me ciu ciu e gu gu gu,
Sa shumė duhemi ne tė dy.
E luaj me degėn qė rreh nė xham,
Moj shpirtja ime sa tė kam xhan,
Me dallėndyshen lozonjare,
Qė vjen e shkon e s'ndalet fare,
Por ah, kur ajo nis e mėrgon,
Foleja bosh mė pikėllon.
Po gjithė kėto s'mė ndalin mua,
Tė kujtoj ē'jam, tė kėrkoj ē'dua.

Kėshtu kokulur Vera mė gjen,
Tek shoh rrugėt e shkreta pa djem;
Shoh nuse tė shkretėn ē'e gjeti.
Qė pret atė tė vijė nga kurbeti,
Se sapo erdhi ai ditėziu,
Drejt e nė dhomė, drej e shtriu,
Krahėt hapi ajo shqiponjė,
E la djaloshin ta ledhatojė,
E perdet tutje janė tutur,
Oj ēfarė tė puthur, po tė puthur,
S'pyesin pėr yje, s'pyesin pėr Hėnė,
Me duart pas meje zėnė,
E ē'dashuri qė kanė bėrė,
Ashtu mbėrthyer natėn e tėrė.

Kėshtu shkon djali vjen Vjeshta me stuhi,
Mbahuni - ju them degėve - me fuqi,
Shoh fėmijėt qė vrapojnė nė shkollė,
Disa faqezverdhur disa faqemollė,
E shoh dhe nusen brenda nė shtėpi,
Me cėrre ne dorė me letra nė gji,
E shkon dorėn lehtas tek barku,
Jo, vetėm nuk ėshtė oxhaku.
Jashtė fryn erė e marrė e bie shi,
Ajo e vetme loton nė shtėpi.
Unė me nėnė qiellit i hakrohem
Po prej tij rrufe mė lėshohen.
Mos u takofshim qiell njė ditė,
Nė mos ta mban mblidh perėnditė.

Kėshtu Dimrin me tufan pres,
Si plakun qė radhėn ka tė vdesė,
Ēdo gjė e ngrirė, ēdo gjė ndėr akuj,
Po rreth shtėpisė ka ujq e ēakaj.
Ah, qė m'u kthefshin majat brirė,
T'ja u tregoja more faqenxirrė.
E gjatė dhe e gjatė dhe e gjatė nata,
Veten me dhėmbė kafshon e ngrata,
Shpejt vjen mamia, mjekja shkund borėn,
Pėr nė dimėr Shkurti e kishte orėn,
Ho ho ē'buēko, ho ē'kokoroē,
Ditė si kjo ke qejf ti shikosh.
Paēka se janė tė ralla, eh sa tė ralla,
Janė tė vėrteta, s'janė pėrralla.

Po nuk mė duhen zbukurime,
As kundrandryshk e as kostume,
Le tė mė shkrijnė lopatė a plor,
Mjaft mė Kangjėll Hekuri Katror.
Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
Me punė bėn vendi pėrpjetė.

Nė vend tė fillimit

Po mi ē'murrosni kėto kėmbė e duar,
O Shqiptarė, gra e burra tė bekuar,
Mi zgjidhni shpejt nė keni besė,
Nė ju vlon nė gjak njė shpresė.
Tė japim krahėt, pasurinė, diturinė,
Gjigande ta bėjmė Shqipėrinė!


----------------------------------------------------------------

Anton Zako Cajupi

--------------------------------------------------------------------------------

Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.
__________________

Ali Asllani

Hakėrrim

Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
Nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllin njė egėrsirė!
Pra, o burra, hani, pini, hani pini or’ e ēas,
Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

Hani, pini e rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Tė pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!

Ai rron per zotrinė tuaj, pun’e tija, djers’ e ballit,
Ėsht’ kafshit pė gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini e rrėmbeni, ėshtė kohė e ēakejvet;
Hani, pini e rrėmbeni, ėshtė bot’ e maskarenjvet;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
Ekselenca dhe shkėlqesa, tutti quanti come vuole!

Nėnshkrim’ i zotris suaj nėpėr banka vlen milon,
Ju shkėlqen nė kraharuar dekorata ”Grand Cordon”!
Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
Gjith’me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkėlqes’
Dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
Nė ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’ sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
Ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Ėsht’ trikėmbėshi qė pėrdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, diē u bėre e pandeh,
Kundėr burrit tė vertetė zė e vjell e zė e leh!

E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
Tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit katėr shkallė
Nuk do mbetet gjė nė dorė veēse vul’ e zez’ nė ballė!

Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
Mė pėrpara nga tė gjithė, ju i that’ armikut: “Peqe”!
Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
Sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
As ju hahet, as ju pihet, vetėm titulli ju kihet...
Teksa fshat’ i varfėr digjet... kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
Ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
Te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
Dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
Qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

Nė se kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
Dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe...
Kukuvajka gjith’ me lajka, nesėr silleni bujar,
Nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
Kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera
Ja, ja, grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
Koha ėshtė e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarėve!

Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metalikut
Fshini sofrat e kujdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
Mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe bej i ri,
Dhe u bėtė pasanikė, me pallate, me vetura,
kurse burrat mė fisnikė japin shpirtin nė tortura!

Vendi qėnka sofr' e qorrit, vlen pėr gojė e pėr lėfytė,
Bėni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytė...
Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po me mir' njėzet e pesė
Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

Po nje dit’ qė nis e vrėret do mbaroj me bubullimė,
Ky i sotmi, zėr' i errėt, bėnet vetėtimė
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kėsi lloj,
Nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm nje kafshit’ pėr goj’!

A e dini qė fitimi brenda katėr vjet mizor’
Nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’imi, ėshtė i kombit arbėror,
Ėsht’ i syrit nė lot mekur, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur.
Ju do thoni si tė doni…po e drejta dėrmon hekur!


-------------------------------------------------------------------------

A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte - Naim Berisha

Nga xhepi nxjerr celsin e portes
Dhe fletet e saj hap qete e qete
A thua se s'qenkam i udheve te botes
A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.

Se guret e rende ne atdhe qendrojne
Atje bejne kalane cdo dite e me shume
Per guret e vegjel, me mall mendojne
Per guret e ikur, nuk vene sy ne gjume.

Guret e shtepise me kujtojne humbaq
Ndoshta edhe druret, mund te me bejne me faj
Iku, thone, humbi, u zhduk dhe aq...!
Ndersa une, per ta, jam gati te qaj.

Une qe kam kenduar per zogjte dhe lulet
Dhe falle kam shtije me vijat e pellembes
Ylbere kam shkrepur per dhenderit e nuset
Kam ngritur poema per hiret e nenes.

Per blune valevitese te qiellit t'atdheut
Sa shume kam mall, brenge e dashuri!
Per guret e rende dhe balten e dheut
Per gjithe cfare ecen ne Shqiperi...

Mire te gjeca vendlindje, zemerembel!
Jam une, i rrezuari ne dashurine tende.
C'ke qene, c'je dhe c'do te jesh eshte ender
Eshte menyra kryelarte e jetes prej endrre.

Nga xhepi nxjerr celsin e portes
Kanatat e saj, mbyll qete e qete
Une, humbaqi, i udheve te botes
A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.
__________________

Xhevahir Spahiu

Rekuiem per oren 6......

Ora 6
akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesta i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji,
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete,
ti s'po vjen
S'po vjen
Ti s'vjen
as ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une morra pikellimin per dore
dhe ika
__________________

Ismail Kadare

M A L L

Ca pika shiu rane mbi
qelq.
Per ty une befas ndjeva
mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
dhe rralle shihemi sa
rralle.

Edhe m'u duk pak e
ēuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky
mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne
mes.

Dhe thenia e vjeter e
Heraklitit
Seē mu kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane
bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane
veē".

Ne ē'enderr kemi rene
kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi
valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seē
ndjeva mall
__________________

...

--------------------------------------------------------------------------------

SHPETIM KELMENDI



Dikur


Dikur
Diku
Nji dite
Nji emer

Nji rruge
Nji hap
Nji za
Nji fjale


Nji mur
Nji gur
Dikush
Dikur





Astrit CANI



Vargje te lira



Te dashuroj me vargje te lira
Te dashuroj me vargje te lira
Te dashuroj me vargje te lira
Te dashuroj me vargje te lira dhe te pastra, patjeter
Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
Te dashuroj me vargje te lira qe perseriten
Qe perseriten
Dhe per ty therresin
Ne naten infinite....




Poezi e bardhe


















18 dhetor 2000

--------------------------------------------------------------------------------

Diabolis Dassaretis

Njė pasqyrė

E gjeta ēdo nė kėtė dhomė ku kurrė njeri s'ka hyrė
Prej vatrės deri lart nė gjithė oxhakun kjo pasqyrė.
Qė sytė e mi bojė kėrcunjsh e gjethesh mbėshtjellė
Tė shohin veten nė flakėt e flokėve tė tu shtjellė.

Para argjėndit tė pasqyrės tė shoh o zjarri im,
Unė gėrxhua trutharė pa tym si nė njė vegim,
Dhe njė lot e le tė bjerė nė bojvajin shkrumb tė zi,
Nė atė vatėr tė rremė ku kurrė kush zjarr s'ndezi.

E tillė ėshtė jeta, me plot sende tė rreme e tė vėrteta.
Pulitem me prushin por me sytė nė pasqyrė mbeta,
Bebėzat e syve zmadhohen e gjithēka rreth e nxijnė
Nė djegie pėrflakja e flokėve tė kthehet hi e thinjė.

Por ti mė buzėqesh, tė shkėlqejnė dhėmbėt si fildish
Dhe s'mundesh apo nuk e thua "Tė pres a do tė vish?"
Paēka, unė mjerani i hipnotizuar rend matanė
Por njė "Oh jo!" lėshoj se s'mund dhe kokėn pėrplas nė xham.

Mos qesh as mos qaj, se nuk tė ndihmon as tė bėn mirė,
Dhe siē e di nė dhiballlin tim tė fortė i kam dy brirė,
Qė gjithēka copash e thyen e lanė tė qelqta dy sy,
Pėrtej dritares tė shoh kaltrimin e qiellit qė aty.


-------------------------------------

Ismail Kadare

K R I S T A L

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un'dalngadal
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithēka.

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te leshoj
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth,te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall'prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:28

Vaj
Andon Zako Ēajupi

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!
Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.
S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motet qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!
Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.
0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.
Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!
«Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė:
tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!



Fshati im
Andon Zako Ēajupi

Maletė me gurė,
fushat me bar shumė,
aratė me grurė,
mė tutje njė lumė.

Fshati pėr karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtėpi
tė vogėla fare.

Ujėtė tė ftohtė,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotė,
gratė si sorrkadhe.

Burrat nėn hie,
lozin, kuvendojnė,
pika qė s'u bie,
se nga gratė rrojnė!

Gratė venė nd'arė,
dhe nė vreshta gratė,
gruaja korr barė,
punon dit' e natė.

Gratė nė tė shirė,
nė tė vjela gratė,
ikinė pa gdhirė,
kthenenė me natė.

Gruaja pėr burrė
digjetė nė diell,
punon es'rri kurrė
as ditėn e diel.

0 moj shqipėtarkė,
qė vet' e nget qetė,
edhe drek' e darkė
kthehesh e bėn vetė;

Moj e mjera grua,
C'e do burrė zinė
qė ftohet nė krua
dhe ti mban shtėpinė!.


Besa-besė
Andon Zako Ēajupi

Gjithė vendetė gėzojnė,
ti, Shqipėri, pse pushon?
Gjithė njerėzit kėndojnė,
ti, shqiptar, pse rėnkon?
Gjithė duanė lirinė
dhe pa tė njeriu s'rron;

ti, shqipėtar, Shqipėrinė
nė zgjedhė si e duron?

Zgjohuni, o shqipėtarė,
erdhi dita pėr liri!
Zini luftė me barbarė,
pėrpiqi pėr Shqipėri!

Tė krishter' e myslimanė,
tė tėrė njė sua kemi;
gegė, toskė, dibranė,
gjithė shqipėtarė jemi.

Mblidhuni te bėjmė benė,
tė gjithė dorė pėr dorė:
Tė duamė mėmėdhenė,
edhe malet me dėborė.

Qė ditėn qė u shkeli
robėria dhe gjer sot
nukė bėn mė bar Dhėmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye nė qieli,
si duroni robėrinė?
Ju qė shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipėrinė?

Ku janė vaftet e parė,
qė kini dhėnė yrnek?
Ku jini, o shqipėtarė,
pse s'dėgjohet njė dyfek?

Apo humbi trimėria,
apo s'doni mėmėdhenė?
A u shua Shqipėria,
qė ka pjellė Skėnderbenė?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpėtoni vėnd' tuaj?
apo s'u mbeti mė gjak,
se e derdhtė pėr tė huaj?

Mirri pushkėtė nė duar
edhe bėni besa-besė:

Shqipėria do shpėtuar,
kokė turku tė mos mbese!


Roberia
Andon Zako Ēajupi

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.

Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keq’ e shkrete
e ka mbuluar perjete!

Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush s’gézon!
Njerzit kurre s’kendojne
dhe bilbilete vajtojne!

Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.

Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.

E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:31

Migjeni


Lutje

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaitėr, ku tė fantazmeve
buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.


Kanga e Rinisė

Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili


e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.



Kanga e tė burgosunit

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
edhe shof diellin sa njė pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropė.

E kjo gropė e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultė
dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme,
dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė;
por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme
dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė.

E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt
gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė
edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt

si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak.
Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė
dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas.

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
dhe zemra e eme ndien po aq tė breme
nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė.


Vetmia

Mė plak mėrzitja
qė vetmiamė sjell;
pėrbuzja, urrejtja
tė gjith sendet m'i mbėshtjell
qė kam shumė anmiq
tė liq
nė kėto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanė.
Po mue mė bahet
se aty janė
vetėm qė tė mė plasin
zemrėn.
Sė paku, tė mė shajnė:
I mallkuem!
Sė paku, tė anė tallin:
I uruem!
Sė paku, tė mė kėndojnė:
-I yni zot!
Ose tė mė thonė:
- Jeton kot!
Tė flasin, tė flasin se fjalė due
nė kėt vetmi me ndigjue.
Ose tė mė tregojnė historinė
e tyne, autobiografinė:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
qė nė vetmi po e kaloj -
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. - sa tė pamėshirė!
Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,
pse gojė s'kanė
dhe nuk flasin,
aty janė
vetėm tė mė plasin
zemrėn teme qė po vuen
dhe nė mėrzi vetveten truen


Poema e Mjerimit

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.

Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!

Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.

Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.

Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.



*Shpresoj mos jene permendur dhe me pare krijimet me lart. Sot sikur jam harruar ne leximin e shkrimeve te tilla...


---------------------------------------------

DĖSHIRA

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prėhet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

- Naim Frashėri -



----------------------------------------------------

Kush do ta vrasė Ujkun - Ali Podrimja
F. Altimarit


Dhe lėtini tha
Po qe se takon
Arbėreshin dhe Ujkun
Vraje Arbėreshin
Dhe kur fjala i ra nė vesh
Arbėreshi buzėqeshi
Dhe drodhi njė cigare
Po qe se mė vret mua
more i gjorė
Kush do ta vrasė Ujkun?!
Mjerė kopeja
__________________

ALI PODRIMJA

NJE NATE NGA NETET PA GJUME

Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
Balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytė
Mu nė zemėr, mu nė shpirt,
Si t'i kam hedhur duart rreth belit
Pėr tė pėrqafuar unė, ashti yt?
Zgjohu, Kosovė!

Nga degėt e mia tė thyera kush po dahet,
Kete catėr kush po e le?
Ē'janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen
Nėpėr fytyrėn tėnde,
Kėto varre e murana qė po sillen vėrdallė
Rreth shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
Balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovė!...

Sonte vetėm mbeta e
Nė derė t'oborrit askush mė s'po mė troket,
Askush me, thua vdekur jam e harruar
Nė kėto troje e suka gjaku.

Thua mė ėshtė e shkrimbur hisja
E mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovė, flakė e hershme e ashtit tim
t'pėlcitur.
Bota nė ty le tė kallet!
__________________

Monologu i te vetmuarit


Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi.
E dija kete, por padurimi i vdekur
Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.

Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje
morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonese esht prill.
Kam ftohte.
Kam ftohte.

ISMAIL KADARE
__________________

LETER POPULLIT TIM

Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.

Ku po shkon kete fundshekull?

Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?

Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.

Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.

T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

Kudo shkofsh me merr me vete.

Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.


BARDHYL LONDO
__________________

KOSTANDINOJADE
Rrasen e varrit e zhvendosa
fare pak dhe dola,
si ne legjende.
Shalova zemren,
troku i saj eshte i lehte,
nuk te tremb.
Fantazma ime dhe perqafja,
kundermojne ere dheu,
ere malli
si ne legjende!
C'kerkon ashtu me duar,
me gishta
mbi dhe midis
supeve te mia?!
Koken?!!
Ajo me mungon.
Rrasen e varrit e zhvendosa,
fare pak dhe dola.
Fantazmes time te persosur,
i mungon vec koka.

ELINDA MARKU
__________________

Ervin Hatibi

--------------------------------------------------------------------------------

E SHTUNA E MOTRES
(Incestit tim)

Kete te shtune
Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
Krisen kopsat perdhe
Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
Ca puthje me jehona alkooli
Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
Te llastikut te brekeve te tua
Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
Mbyllur kushedi sa po vuaj
Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
Bejme si te pire qe ta harrojme
U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
Vraje lodhjen
Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise
Ti terheq barkun, fryma mbarohet
Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur
Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
Do doja te isha ti
Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
si ullinj ne dege
Pastaj te zgjidheshim, te m'i ndaje djerset si taste flauti
Nga ashkla e zemres brenda preherit
Te me ndizej uji i rralle
E shtune. Ra kembana e dashurise
Ra ne kuptimin "u rrezua"
Perdhe qe nga maja e kembanares
Ra dhe litari i brejtur me dhembe
Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
Me duart e buhavitura nga litari
I kremtimeve te te tjereve

ERVIN HATIBI (1994)

__________________

Citim:
Postuar mė parė nga kulla
kam nje kerkese. me sillni dot ketu laokontin e kadarese?


Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit, ne Madrid , ne Nju-Jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj nga qe s'flas dot

Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kan? thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet... Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. Greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte,nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft, u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj do te behet shkak.

Shiko postin #51.
__________________

NEVERIA
Visar Zhiti

1.
Nė shetin mė konservator nė botė
ku tė burgosin
pėr njė pikturė nudo,
nė burgun e kėtij sheti hermetik
WC-tė janė pa dyer,
tė hapura,
radhė-radhė,
pėrballė njėra-tjetrės.

Gjithė turp mund tė shohėsh padashje
kufoma seksesh
qė lėkunden si tė varur.

2.
...dhe mė ėshtė kujtuar biruca...
Hetuesia.
Sėmundja ime...
Mė patėn dhėnė njė enė tė vjetėr
pėr tė derdhur ujėt e hollė natėn.
Aty lėkundeshin muret e trasha
absurditeti qikllopik,
pasqyrohej drita
e mbėshtjellė me njė rrjetė teli
si turinjtė e qenve tė policisė,

Shihja tė mė dilnin kokposhtė udhėheqėsit.
Ish ekrani televiziv
mė i pisti nė botė
ajo enė e vjetėr.

Dhe mallkoja,
thėrrisja me zė tė lartė brenda vetės:
kėshtu ju pafsha tė pėrmbysur
spiunė, redaktorė poezish, sekretarė,
kongrese, yje.
Nė shurrėn e popujve tė bėrė det,
mbytuni, mbytuni
copa tribunash tė kuqe
si anije tė gjakosura, tė shkatėrruara!

3.
Erė e keqe, neveritėse, mbytėse
e WC sė shteteve
nėpėr botė.

Spaē, dimėr 1982

PS: Nuk e di se kjo ėshtė njė nga poezitė mė tė mira nė gjuhėn shqipe, por njė poezi e tillė si produkt i komunizmit duhet tė jetė lexuar ēdo ditė, se njeriu nuk duhet tė harrojė kohat kur liria ishte mė rėndėsishme se jeta.

----------------------------------------------

Dhjetor i ngrirė

Nė gishtat e mi dhjetori ka ngrirė
Rruga fryn erė, tym del nga gjaku
Nė grykė pėrvėlon shpėrfillja e shkrirė
Zi e akullt…

Mė kyē e mė shkyē pas portash cinike
Mė vdes e mė ngjall nė role tė reja
Mbi flokė njė kurorė si brirė drenushe…
Si thonj rrufeje

Ē’po bėhet, mė thuaj, po vdesim dhe ne ?
As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
Dhjetori ka ngrirė, rruga fryn erė,
Zi buzagaz...

Pentesilea
__________________

100 poezite me te mira te shqipes

--------------------------------------------------------------------------------

Uje blu

UJE BLU

Ujė blu pi kali nė lumin hėnor,
Ju vinit tė fshehur nė shpatin e malit
Unė endja ngadalė pėlhurėn e zjarrtė
Dhe djersėt i fshija nė jelėn e kalit

Pastaj nė faqe atė grykėn e ftohtė
Dhe sytė i picėrruat pa pikėn e turpit.
Mbi gjoksin lulėkuq tė vajzės sė gjorė.
Mė hodhėt tė mekur si zogun e fatit.

Ju ikėt tė fshehur nė faqen e malit
Tė dehur me trupin e vajzės sė gjorė
Nė jelėn e kalit u dogj pėlhura
Ujė blu pi kali nė lumin hėnor...
__________________

Nje sinteze e flakte patriotike...

--------------------------------------------------------------------------------

Anės Lumenjve


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund, pa shpresė,
Anės Elbės, anės Spree-sė.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ē'e shėmpnė derbederėt,
Mercenarėt dhe Bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės!


Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē' u-mpaka,
Se ē' u-ēora, se ē' u-mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.


Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
Endėrroj pa fund, pa shpresė
Anės Elbės, anės Spree-sė.


Dhe njė zė vėngon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjėmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!


Ky ilaē e ky kushtrim
Mė bėn djal' e mė bėn trim,
Mė jep forc' e mė jep shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė
Qė do kthehemi njė herė
Pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohoras me bes' e shpresė
Anės Elbės, anės Spree-sė.


'Fan S Noli'

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:37

PER NAIMIN (A.Z.Cajupi)

--------------------------------------------------------------------------------

Vdiq Naimi,vdiq Naimi
Moj e mjera Shqiperi
Mendje larti ,zemer trimi,
Vjershetori si ai!

Vdiq Naimi.po vajtoni
Shqipetarka,shqipetare
Naim bene kur ta kujtoni
Mos pushoni duke qare


Vdiq Naimi,gjithe thone
Qani turq,qani kaure
Bilbili i gjuhes tone
S'do degjohet me kurre!


Vdiq Naimi qe kendoi
Trimrine ,Skenderbene
Vdiq Naimi ,qe levdoi
Dhe nderoi memedhene


Vdiq Naimi,po c`te gjeti
O moj Shqiperi,e mjere!
Vdiq Naimi,po kush mbeti?
Si Naimi s`ka te tjere!


Vdiq Naimi, vdekje shkrehte
Pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
Mos i vdekte nami kurre!
__________________

Qerbelaja (Naim Frasheri)

--------------------------------------------------------------------------------

Per ju e per memedhene
teperpiqni nate e dite
Sa te daleme ne drite
Zot i madh e i vertet
Mos na ler kurre shkrete
Ti je zot i gjithesise
Perendi e Shqiperise
Urdheri yt po te jete
E po te duash ti vete
Gjithe punet mbarohen
Gjekundi nuk ndalohen
Fali.fali Shqiperise
Gjithe c'ke te miresise
Edhe ju gjithe te miret
Mos na lini n'errsiret
Zot i madh per Qerbelane
Per gjithe ato mundime
Per ngasherimene time!
Shqiperine mos e lere
Te prishet e te bjere
Po te jete gjalle perjete
Gjithe ci duhet ta kete
Te rojne e te mbreteroj
Te jete lulz' e zonje
Fali ti vecez urate
Qe te jete jetegjate
Shqipetari trim me flete
Si ka qene le te jete
Te ket' gjithe urtesine
E ta doje Shqiperine
Te vdese per memedhene
Te jete trim e i imire
Po te mos jete egersire
Te jete i qyteteruar
I ditur e i mesuar
Ti ape nder Shqiperise
U befte e Perendise
__________________

Mgjs Timo Flloko, ndoshta nuk eshte figure me emer ne fushen e letersise, mendoj qe ne kete poezi ka shprehur mjaft bukur - ikjen, mallin dhe dashurine qe leme pas...

Zogjte

Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare...

Te munduar nga fati,
qe kurre s'na ndriti
me pengun e ikjes lemsh ne fyt
te lame Shqiperi
morem arratine
mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
(Sa here na i perpine endrrat,
poshte, vorbullat ne thellesi...!)

Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
te magjishme netet, praruar me yj!

Ne largesi pertej shquaj
karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
lus Zotin te vije pranvera
porsa te mberijne atje!

Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
mos te eshte ftohur dashuria ne gji
rrenuar ura mes nesh
perjete jemi ndre, Shqiperi?!
Zoti mos e dhente, se ky mall
ma shkallmon kraharorin pa pushim
dashuria me e pamate u beka
kur kapercen largesi pa kufij!

Druhem, qiejve mos mbes,
para se aty te mberrij...!

Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
nena kerrusur, ati ne varr prehet
me kryet perkundruall qiejve atje
ku zogjte ngahere kthehen!

Nje grusht dhe...heshtje...
Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
u krye amaneti, mbetur pezull
si peng ne jeten e te gjalleve!
Shtati u tret,
ne dhe te vet!

*

Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
nga udhe e gjate, padurimi
ne fluturim ngrijne.
Dhe tek i sheh atje lart
ne kthimin prej se largu
s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
ne vdekje krahehapur!

Los Angeles, Shkurt 2001


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:38

Fan Stilian Noli

Rent or Marathonomak

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u ēthur ordi e huaj,
Se betejėn e fituam
Dhe qytetin e shpėtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!



Kap njė degė prej dafine
Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
Nėpėr fush' e brek mi brek
Kėmba tokėn as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!



Ke njė plagė, po s'e the,
Djers' e gjak pikon pėr-dhč;
Do qė ti tė jesh i pari,
Pėr triumfin lajmėtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!



T'u tha gryka, po s'tė pihet,
T'u mpi kėmba, po s'tė rrihet,
Se mileti po tė pret,
Ankthi zėmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!



Kurrė kaqė s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rėndovi qjelli,
Kurr' aq ėmbėl' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!


Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra ējerr e guri grin
Afsha gjoksin pėrvėlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!


Gryka si gjyryk tė ēfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ē'vėngon e se ē'gulēon,
Zėmra brinjėt t'i ēkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!


Nėna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
Mos, se s'janė veē Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!


Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerėzia
Qė tė pan' e qė tė ēquan
Dhe fuqinė t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!


Ja, arrive, ua the:
Ē'gas e ē'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe pėr tok' u pėrpėlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!


Rent kudo, dyke bėrtitur,
Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veē e tok,
Tok, or Marathonomak!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:40

Arshi Pipa

KANALI

Nga Korēa bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamįs mbi krena e shtroje.
Pėshtillen, struken gjindja ndėr mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush pėrbrī qet gjak pėr goje.
Kėndon letas mbatanė nji fmķ arxhiu.
Ky grindet pėr pakė uj qi shoku i piu;
ai shįn se i vodhėn bukėn. Hyn nji roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, prān secili,
e flźn kush mundet pėr atė natė me fjetė.

Si lazaret rėnkon e fshān baraka.
Nesėr tė gjithė i pret kanali, brraka,
veē atyne qi pret nji vorr i shkretė.


... dhe mė tė dhimbshmet

__________________

Autori i kesaj poezie, postuar me 27 janar 2006 tek alforumi ku quhet Djep, ketu ne forumin shqiptar, quhet Orion_DYRRAHU.


Piedestali

Dale... Prit... S'ka me kuptim...
Oh sa gjate qe kam vrapuar!
Kesaj udhe pa mbarim
asnjehere nuk kam ndaluar.

Jam rrezuar gjate rruges,
gjunje e brryla kam derrmuar.
Dhimbjen kurre s'ia fsheha turmes,
me gjithe shpirt kam renkuar.

Perseri ne kembe u cova
rraskapitur, sakatuar.
Sfilitjen me dhembe e blova,
etjen me djerse e kam shuar.

Asnjehere ama s'qendrova
te mbledh forcat, te pushoj.
Me revansh, vetem vershova
pa e ditur ku po shkoj.

E pse renda? Cfare fitova?
Me kaq ngut, ku kam arritur?
Ke lashe pas? A triumfova?
C'piedestal me kane ngritur?

Lashe pas lojra e gezime,
shoqeri e miqesi,
shpresa, endrra e zhgenjime,
flirte, zenka e dashuri.

Lashe pas njerez e zakone,
rruge, rrugica e shtepi.
Lashe deshira e pasione,
kenge motive e poezi.

Lashe nje jete te pajetuar
ku hapat hidhen ngadale
te peshuar, te shijuar,
pa harbuar si i marre...
.....
Kete vetes s'mund t'ia fal,
e nje lot s'ma fsheh dot helmin...
Ku dreq eshte ai piedestal
t'i hidhem e t'i ve shkelmin!


-----------------------------------------------------------

Kur te jesh merzitur shume - Dritero Agolli

Kėtu s'do tė jem, do jem larguar;
Nėn tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur
Njė qiparis si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė,
Dhe, kur nė xham tė fryje erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje i fshehur do tė jem unė,
Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė

Mjafton qeė librin pak ta heqėsh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.

Ku shtrohet vala - Lasgush Poradeci (Ia dedikoj dikujt)

Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar,
Tė pashė, motėr, plot me mall,
mė pe me shpirt tė llaftaruar.

Q'aherė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet'e dytė...
Dh'i shtinja sytė gjith pėrdhe-
Gjithė pėrdhe m'i shtinje sytė...

Po me t'u ndarė vet e vet,
Mė s'kishim turp qė s'kishte fjalė...
Na ritej malli posi det,
Posi njė det qė vjen me valė:

E prapė silleshim me nge
Gjith vet-i dytė, vet-e dytė;
E prapė sytė gjith pėrdhe,
Gjithė pėrdhe pikonin sytė.

Q'aherė qamė plot me mall
Atė vėshtrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala pėrmi zall
E fryn njė kėng' e pakuptuar.

Se kish kuptim qė s'kish kuptim,
Kuptim'i fellė-i mallit t'onė;
Se malli jon'ish zotėrim,
Qė robėron pėrgjithėmonė;

Se s'dashuronja-as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Njė dashuri - njė fshehtėsi
M'e fshehur sesa fshehtėsija.


--------------------------------------------------

Arshi Pipa

KANALI

Nga Korca bumbullon. Currila shiu
rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
Peshtillen, struken gjindja nder mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.
Mrambje. Dikush perbri qet gjak per goje.
Kendon letas mbatane nji fmi arxhiu.
Ky grindet per pake uj qi shoku i piu;
ai shan se i vodhen buken. Hyn nji roje.
Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
e flen kush mundet per at nate me fjete.
Si lazaret renkon e fshan baraka.
Neser te gjithe i pret kanali, brraka,
vec atyne qi pret nji vorr i shkrete.


II

Rreshtohet puntorija: ndahet corba,
dy-tri patate qi vosisin n'uj.
E shtrihen duert e dridhshme... Por shumkuj,
pse normen nuk e kreu, s i njomet vorba.
Ky ngjyen buken me krype, ai nji kepuje
qepe qeron. E shkunden xhepa e torba.
Per nji fundrri kazani mu si korba
t'etshem mbi kerma sulen me rremuje.
Mbasdreke. Diell. Tash lahen, hjekin llucen
nga kofshet; terin petkat; ngjesin arnat.
Dikush morritet. Njeni zien do barna,
Si shtese per darken; tjetri qepe kepucen.
Nji profesor me syza vetullcil
bythca duhani mbledhe e i ban fitil.


III

A mund te quhen njerz? Qe shikoj.
Fetyra dheu ku syt e shojtun ngrohen
kur shofin buken; faqe qi gropohen
e nofulla qi dalin si patkoj.
Kambet s i mbajne e krahet u rrezohen.
Si dordoleca lkunden qi vendoi
mbi hunj kopshtari. Njerez kta ksisoj?
Shaureten jane qi nga vorrezat cohen.
Njerez kane qene. Sot jane vec zhele mishi,
automa kockash, nji bersi, nji pleh,
ku vec prej emnave dallon e njeh
bujkun nga beu, tregtarin nga dervishi,
kusarin, simahorin, lakanderin
prej atdhetarit qi luftoi per nderin


IV

Por eja tash e shifi ndaj kanalit:
njimijetreqind vete, nji mizeri.
Lopata e bela tunden me furi
e qerrkat mbarin plisat e mocalit.
Tri metra e gjysem kub per cdo njeri.
Qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit,
a qofsh i smunde sa dalun prej spitalit,
bani ja vdis: ankimi s ban dobi.
Shef te gjymtuem e pleq ngarkue mbi shpina
dhogate randa e qerrkat mbi kaptina,
qi bine e ngrihen e zvarnisen krrut.
U mshon polici me dajak sa mundet.
Por ndodh sa here qi njeni sish nuk tundet.
Me vig e cojne e vigu mberrin tabut.


V

Kur bora e Prillit ndritte mbi Gramoz
derisa bryma e vjeshtes rini kneten,
punuem na pa pushim tue hapun shtreten
nder baltat e mocalit veshe n'rrogoz.
I futeshim kanalit vec me sheten,
bela e lopata. Shunjzat vijanoz
na thithshin edhe at gjak tuberkuloz
qi kishte ngele sa me na mbjatun jeten.
Sa zente cquhej nata nga mengjezi
nder balta zhyteshin deri te brezi.
Humbojshim, shkajshim, bijshim laradash.
Ngulej qorras per fund lopata e qitte
nji ndrag gjirizi qi si zifti ngjitte
e duhej flakun tutje mbi tre pash.


VI

Kur rojeve u tekej me u-zbavitun
merrshin ndokend nga puna, zakonisht
fetare e njerez shkolle, dhe me bisht
u hyjshin sa t'ishin merzitun.
Mandej nji doc i hypun mbi kerbisht
qi e ngitte porsi kalin tu'e shetitun
pergjate kanalit, "hyja", tue i britun...
E ja diftojshin puntoris me gisht:
"Sabotator i poshter! klysh i Carit!
Sabotoni po deshet ju te tjeret!"
Zgerdhiheshin, ngerdhesheshin. At'here
dy-tre zuzare ma t'ligj, shoket e t'parit,
shtymen i jepshin n'gjol qe nga skarpati,
dhe t'qitmen kryet me hunj i rrijshin gati.


VII

Pushonte puna, niste cfaqja vrik.
Merrshin ata qi normen s kishin krye
dhe i futshin prap n'kanal tue u-nderkrye
ma keq mbi ta, ma t'dobtit, n'epsh sadik.
Nji tregtari t'dukuem qi u-rrokullye
nga pesha e qerres te skarpati thik
dy pernjihere i futen me kamxhi,
me shqelma neper llacna tue e shkrrye.
Nji babaj zhgulin mjekrren, e peshtyjne.
"Pa shih, derri! akoma bark me ka!
Ngre kembet, sqap!... Mos ki merak, baba!
Ta heqim ne!" Mandej n'hendek e shtyjne.
E i kqyre nji idiot me gojen hape... I kllasin
befas nji grusht me dhe... mandej gajasin.


VIII

Por thue se vec me kaq ngopeshin djajt?
Cilat tortura lane ata pa cpikun.
Kur u-merziten vete tue rrahe, tue fshikun,
frroten ndersyem mbi ne posi cakajt.
Cubin qi vrau per placke, sifilitikun
rrufjan i s'motres dhe spijun i t'vllajt,
horin qi hangri buke turpin e faj't,
ata mblodhen, atyne u dhane kamxhikun.
E "Bini atyne qi s punojne! - u thane-
Bini, palaco, t'poshter! Mire e keni,
qi anmiqt e popullit ende kurseni!
Qi ju gabuet ata n'erresine ju lane.
Dhe shpejt pushteti ju ai do t'ju fale.
Por kta ktu do t'cfarosen dalngadale!"


IX

Diten asht vallja, naten sarabanda.
Se rraskapitesh diten, naten flen?
Nuk thom per morrin, qi per trup e gjen
(u-msuem me te) si miza dheu nder banda.
E zgjohesh trembshem... Ndien a veshi t'rren?
Kelthitje t'cjerruna, renkime t'randa...
Torturohen tash shoket te komanda,
e radha e jote neser ka me qene.
E c'nuk na bajshin! Na rrihshin me tel,
lakuriq, e mandej n'ujna handraku
na zhytshin, trupin plage n'currila gjaku.
E na lidhshin me fill prej telefoni
per shtyllat aty prane krahnuer e bel,
qi t'na peshtynte nesret divizjoni.


X

Proza, jo vargu i mallengjyem lyri,
t'i thote me rend te gjitha sa ktu pati:
t'i cohen floket, t'i perqethet shtati
kujdo lexon kanalin satanik.
Shtate muej me radhe kjo pune e poshter ngajti.
Kanali i Klosit, tjetri n'Libonik,
dhe Dunaveci i namun, per anmik:
njizet mije metra me Devollin mati.
E nuk besojshim qysh i kishim ba.
Gjithe ket fuqi ku, vall, e paten trupat,
kufomat tona t'shtrydhuna si shtupat?
Kur larg qe puna kater milje e ma
na zgjojshin naten dhe me shiut llacit
na nisshin trok nen rythmin e kerbacit.


XI

Zbathun ishim shumica e natja e brymte
na futej deri n'eshtnat e krahnorit,
anjtun kambesh prej ndragut dhe prej zorit,
me mishin plage qi dukej mish i krymte.
Ashtu punuem nen diellin e Qershorit
qi ndezte ngjeshun koje dheun e lymte;
ashtu punuem edhe kur qielli i zymte
mbi ne perplasi shinat e Nandorit.
Me vegla e barre gjithnduersh mbi sup e krye,
sulmue prej rojeve tue na perzane
prej mbrapa si kope mbas pune s'lane,
shpesh here pa buke pse normen s kishim krye,
duhej me nga. O mjere kush ra e ngeli!
Mbeti aty lmuc si turma e shtypi, e shkeli.


XII

Cuditen bota, e nuk cuditen kot,
qysh pyramidat ngrehu Faraoni
dhe Koloseun Romaku ku Neroni
i shpallej shekullit artist e zot.
Skllevnit i bane: ashtu pat qene zakoni.
Kjo ndodhte para nesh me mija mot.
Por eni ktu e binduni ju sot!
Sklleven modern na jemi: krahazoni.
Kanale si njato qi nga Moskova
lidhen me volgen, penda me centrale
hydroelektrike e ara qi mocale
e stepa qene, deshmina jane e prova
cka munden skllevnit kur te jene miljona.
Nji miniature e tyne punet tona.


XIII

N'infermerin e kampit, nji kasolle
anash rrethue me haser, nalt me kashte,
dergjen nder qelbesina pese a gjashte;
njiqind, dyqind i ke gjithmone okolle.
Pushim ankojne. Por vjen rreshteri i vrashte
dhe krisin hunjt e cizmet n'ato golle
jete s'percudun ngelun vec gezholle,
e shpesh me shqelma i qet nga shtrati jashte.
E vdesin fatkeqijt aty te praku,
vdesin hendeqeve nder brraka gjaku,
vdesin nen shtrat ku mshehen per me vdeke.
Vdesin tue pritun buken, nder gjiriza
tue ba nevojen, vdesin posi miza,
dhe si coftina i kallin nder hendeke.


XIV

Ju shelqet e Vlocishtit qi shkelzeni
kur lete puhija gjethin ju valvite,
te djerri qi vec kallma e driza rrite
uzdajen time ndofta shembelleni?
Sa here trishtueshem un ju kam sodite.
Sot thuprat tueja me na fye i keni.
Por cka ju pate, deh, melodi shperbleni
kur fej zanore do t'jene ato nji dite.
O lemeri qi goja s mund ta thote!
Sa vete u-pushkatuen aty me t'kote
a-thue-deshen me kalue pertej!
Sa tjere me shqelma ose me hunj u-mbyten,
e ende per s'gjalli te ajo grope u-zhyten
qi hapen vete e mbushen tjere mandej!


XV

Eshtnat pa vorr u kalben sot te djerri.
E ashtu sa tjere u-varen vete me lak.
Cka s pane kta sy. Dy plage plot qelb e gjak
le t'ishin, t'ishin pus ku drita shteri:
ma pake do t'dhimbshin. -O begime tmerri!
Kujtese e dobet qi m'ban prorew lak!...
Por sille fleten e pakryeme: cak
qi s mund t'arrihet prej gjithkuj asht Ferri!
O ti qi veten ndryshe din nga kafsha!
Ktu eja e shif e shpejt do t'ulet lafsha!
Menyrat, shijet, etiketa e nalte,
sjelljet e kandshme? Koje t'imta ngjyre
qi qytetnimi la mbi brum natyre.
Kruje bilurin pake. Cka doli? Balte!


XVI

Shif, vizatoje! Floket cue si iriq.
me krahet e shpuluem qi duken krraba!
E zhgule prej dheut, si ta rrembente shkaba....
Cka? Nji panxhar!... E e dhamcon lakuriq!
Ktu kemi pa si grinden djali e baba
per nji kulac, per nji panxhar dy miq;
si vdekja e shokut asht nji sihariq
kur me fundrrit e tija t'fahet zhaba!
Kuader i denje per Goya-n: mnere e krup!
Njerez ktu pame nder grahma, synin shpelle,
tu'e zgurdullue per buke, e tu'e percjelle!
E shoket fill tu'e prekutn neper trup
posa dha shpirt, e tu'i plackitun krodhen
e bukes, krypen e cka n'torbe ju-ndodhen!


XVII

E pame se qysh nga halet mblidhen trohet,
qysh jepet per nji buke e vetmaj kmishe,
qysh hahet djathi qelbun, voeja prishe,
qysh brehet kocka, bokla qysh thermohet.
E si mandej cingarja ndahet trish
(se dysh u0nda nder burgje qysh prej kohet).
E pame si prej urije pezmatohet
e bahet kafshe njeriu e bahet bishe.
E kem'provue c'asht etja: kur na lejshin
gjith diten n'diell pa uj (e jo pse s gjejshin),
e ngjitej gjuha zam per quellze pa jarg.
E pijshim uj kanali. Aty ku bani
shurren ndonjeni e tjetri edhe pegani,
nji shok i rreshtun piu, dy hapa larg.


XVIII

E kemi pa se si njeriu nga dhuna
qi mbyte burrnin ma poshte se shtaza ra,
se si nga friga meshkujt bahen gra,
e bahen shkardha e bahen der spijuna.
Njerez qi dijshim koca kemi pa
kameleonta tue u-ba, majmuna.
Por edhe tjeter pame: si burra e cuna
vdesin torturash, pa kallzue, pa u-qa.
E nxume se qysh e ku provohet trimi,
si regjet karakteri nga mundimi,
dalluem se kush asht shok e kush kodosh.
E njoftem te urtin, burrin e martyrin,
e njoftem turmen, njoftem panairin
e shpirtenve qi jepen per dy grosh.


XIX

Miqsis ktu i endi lavd qi posi cam
qendron i gjelber pa ju-veshkun fleta,
ate qi koha ma nder endje t'veta
forcon e rrite kur t'jete ngulite per shkam!
Larg nga familjet nder kto vende t'shkreta
sa here nji mik i mire na u-ba vellam,
aq ma i cmueshem ku s ka vec brenge e skam,
aq ma i dashun ku ma pake duhet jeta.
Ma i langte ullini sa ma i ashper dheu.
Pisha e madhnueshme qi mbi curr shpertheu
virtytin cfaqe qi lindi prej durimit.
Harrohet shoku me ke hove hove
bunjte, defreve, nxune ose punove;
por nuk harrohet kurr shoku i mjerimit.


XX

N'oret e clodhjes kur kujtesa e mpime
shkundet ngadale nga pesha qi e mertise,
vidhen prej fundit rrahjet e dashnis
e tingullon nji heh n'anderrr t'nji grime.
O paqe e votres, ambelsi e fmis!
Rrewze e nji malli t'forte qi nuk u-shkime!
A dot'i shofim prape ato bekime?
A vine ma dit'e humbuna t'rinis?
Ashtu mbas andrash bota ktu perralet,
dhe hulumton mbi shenjat e mbi fallet
se kur ma kjo sketerre do t'kete nji fund.
N'ato perbindsha ku pergjon gjithkund
m'nji qoshe barku Mortja pa u-perpushe,
endet e ndrojtun shpresa si vejushe.


XXI

Ky gjol, fole malarje, qi limanin
e lashte romak me t'socmin lidhe kundrejt,
nji qytetnim nen vete ndryn qi u-ngrejt
para se vendi t'kishte zot Romanin.
O c'anderr burgu qi m'i ndezi dejt
kur vepres me mendim i bajsha planin!
Poet i kombit ktu naloje zanin!
Kreshnike asht vepra dhe qellimi shejt!
E shifsha njerzin e lire me vegla
neper kanale tue shpejtue si thnegla,
token e hapun der te rranza e malit...
E shifsha nji qytet tue dale nga fundi...
Nji sage ilire tue burue ndokundi...
Por ka ndrsyshim kanali prej kanalit.


XXII

O Buchenwald, OMajdanek, Dachau!
Kangen per ju qi nisa e nuk e sosa
kto do ta kryej ku n'mishin tim vulosa
gjithcka n'anmiq Gjermani dogj e vrau!
I huej ai qe, mizuer per t'huej. Por dosa
ne nuk na polli e nuk na llani shqau.
Nji gjak, nji gjuhe prej kombesh tjere na ndau
qi e murmurojne dy Drinat e Vijosa.
Qysh pra velleznit tane punuen mbi ne
t'atille nji dhune qi s'bane as turq as Shqe?
Nga trolli i vendit duel e u-rrit kjo fare?
Nji djall e mbolli te nji vend i verben.
Shqiptare ata qi e sollen? Queji Serben,
Bullgare e Greke e Ruse!... Por jo Shqiptare!


XXIII

Se qysh tepruem nuk din kush te pergjigjet.
Topitet shkenca n'pamundsin e vet.
Natyra mshhka mbrenda nji vullnet
te cilit mendja ende s ja mati ligjet.
Se kamp pune ky kurr nuk qe vertet
por kamp cfarimi ku ndryshojne vec shtigjet.
O Majdanek ku trupi n'furra digjet!
Por pllambe e dhe, Vlocisht, ke ti skelet!
Sa nji per tre, sa nji per pese punuem.
Hoqem urin, lengaten e torturen.
Rranjet e thella jetes ja diktuem.
Jo te sasija e vjamit, as e gjakut,
as te pejzit qi veshin armaturen.
Por te besimi i ngulte, te forca e shkakut.


XXIV

Ajo na mbajti gjalle. Si luleferre
nga rrota e qerres shkelun rrafsh me token,
por qi nuk shtrohet per me vdeke e koken
neserejt dielli plot uzdaje i pjerre,
ashtu nen rroten qi per ne qe moken
me shpirt nder dhambe duruem na ket sketerre,
lirin andrruem te nata e bame stere,
e zemrat tona ate per flamur rroken.
Se nuk dyshuem na kurr qi shpejt a vone
nga tyranija e rande atdheu do t'shkundesh,
dhe si nji perle e nxjerrun thelle prej fundesh
Ma e bukur do t'shkelqente besa jone.
Vuej por qendro! Merr zemer te burrnija!
E vdis tue brohoritun: Rrofte Shqipnija!


---------------------------------------------------

Dhjetor i ngrirė

Nė gishtat e mi dhjetori ka ngrirė
Rruga fryn erė, tym del nga gjaku
Nė grykė pėrvėlon shpėrfillja e shkrirė
Zi e akullt…

Mė kyē e mė shkyē pas portash cinike
Mė vdes e mė ngjall nė role tė reja
Mbi flokė njė kurorė si brirė drenushe…
Si thonj rrufeje

Ē’po bėhet, mė thuaj, po vdesim dhe ne ?
As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
Dhjetori ka ngrirė, rruga fryn erė,
Zi buzagaz...

Pentesilea
Vargu i Saffos....
Kjo qenka vertet perle poetike, perle e zeze ne mes te debores!
Nuk mund ta analizoj, se do ta ndotja qofte sfondin e bardhe, qofte stoline ne mes te tij...
Respekt per ke e ka bere...ke te tjera si kjo?
DP

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve: 4519
Age: 26
Location: Deutschland
Job/hobbies: Fraer
Humor: Filmat qesharake
Registration date: 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Poezitė mė tė mira tė shqipes    18/9/2010, 23:41

Frederik Rreshpja ( Zoti e bekofte atje ku prehet!)


Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė?
Nė ē’hėnė barisnje vallė?
Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim?
Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde...
Pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve.
Zbrita tek kroi
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
Pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave.
Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
si njė sovran qė abdikon.
Ani, mua mė zuri ky mallkim.
Po qysh bėn pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
Atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet?
Nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt?
Ah, zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!
__________________

Dy nga te preferuarat e mija:

--------------------------------------------------------------------------------

Kristal---Ismail Kadare

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej
Si te harroj une, dalengadale,
Si vdes tek une kujtmi yt
Si vdesin floket dhe gjithshka

Tani kerkoj une lart e poshte
Nje vend ku une te te leshoj
Nje strofe, note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer as morg-kristal
Mos duhet valle prape te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysem te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polene
Gjithkund, gjithkund te te shprendaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrim ish ky, as s'ish harrim.



Nje shkrepse---Dritero Agolli

Ndizme, vella nje shkrepse
Nen qiellin e zi.
Nje shkrepse te brishte shprese
Ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte.
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini cdo te thote nje shkrepse,
Nje fije e holle si bar?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 

Poezitė mė tė mira tė shqipes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com ::  :: -