Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Vehbi Skėnderi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Vehbi Skėnderi    18/9/2010, 03:37

Vehbi Skėnderi lindi nė Strelcė (Korēė) mė 1929. Pasi kreu studimet e larta nė Universitetin e Tiranės punoi si gazetar, redaktor dhe njė pjesė tė mirė tė veprimtarisė sė tij ja kushtoi publicistikės kritike. Pėr shkak tė mendimeve tė shprehura nė publicistikėn kritike ai u persekutua nga didktatura. Ai ėshtė autor i sa e sa lirikave dhe epikave tė mbrekullueshme si dhe i vėllimeve me poezi si `Kėngėt e para`, `Vjersha`, `Fletė nga ditari im`,`Vjershat e poemat e Drinit`etj. Ndėr krijimet e tij mė mbresėlėnėse pėrmendet poezia 'Ofelia'.


Thuaja Hėnės

Kur ke diēka,-pėr tė mė thėnė,-diēka qė se mban
dot pėr vete
Qė nuk ja thua e s`e shkul dot prej zemrės
Dhe nuk tė shqitet kudo qė vete:
Trokit nė hėnė! Thuaja hėnės!

Dhe nė t`u sjelltė hėnė pak ftohtė
kudo tė jem nė ēast vjen e m`a thotė.Trokit nė hėnė!

Kur tė bezdisesh nga njė grigje halle,
Mos u besosh as ėngjėjve as djajve
As gurėve e sendeve reale

Mos u beso as hijeve as ėndėrrės
E ta ndiesh zbrazėtirėn gjer te dhimbja
prit sa tė vijė mbrėmja.Thuaja hėnės!

Sado e largėt tė tė shtiret, sado e kotė
Ka zemėr delikate hėna! Vjen nė sekondė mė thotė...

Kur ke nė gjoks njė plagė, gur tė rėndė!
Brengosje e plagosje. Makth! Brengė poshtruese
E je shterur krejt duke besuar-
Diēka qė s`ia thua as shoqes sate,as nėnės:
Trokit nė hėnė! Thuaja hėnės!

Ajo dhe yll tė jem ne Univers-
Mbirė prej nebulozave e prej ėndėrrės-
Vjen m`i kumton tė gjitha nė vesh!
Vjen m`i kumton nė vesh...
Trokit nė hėnė. Thuaja hėnės!


p.s. Materiali u mundėsua pjesėrisht nga Estref Ago. Informacion mė i detajuar pėr jetėn si dhe krijime tė autorit janė tė mirėpritura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Vehbi Skėnderi    18/9/2010, 03:37

Ti, e pakapshmja ime

Ti, Perėndesha ime! Sido qė tė jetė dėshira qė mė ndiell
Pėr tė mė pasur sa mė afėr :
Tė lutem shumė mos mė tėrhiq nė Qiell.

Ty, Fllad-Shpėrndarėsja ime! Erė-Lutje. Dėnesje-Gjethesh.
Shungullimė orteku e duhmė ethesh.
Si tė tė kap ? Me ēfarė dorėza magjike mund tė tė kap,
o e “Pakapshme”?

Ti, e Pakrahasueshmja ime! Me kė tė tė krahasoj ?
Me kėtė yllėsi qė nuk duket.
Me kėtė plagė qė nuk zhduket.
Me kėtė gurrė qė nuk shterret.
Me kėtė Dritė qė nuk erret!

Me kėtė kavo (ēmendurie) qė nuk e kėput as elefanti.
Me kėtė varg brilant
Nė Gurin e njė varri…

Ti, Gėnjeshtarja ime!
Sa herė mė ke ftuar nė Parajsė, pa u ulur mirė.
Pa mė kėndellur me njė buzėqeshje.
Pa tė ndjerė (sė paku) parfumin e flokėve. Pa mė gostitur.
Pa mė selitur qoftė dhe njė vėshtrim. Pa mė pritur
Qoftė pėr kortezi e mirėsjellje.
Mė ke dėbuar nga shtėpia! Mė keq se Perėndia
I zemėruar: Dy Mėkatarėt e Pėrjetėshėm.

Ti, Magjistarja ime! Kur tė mė yshtėsh e tė ngjizėsh pėr mua Magjinė tėnde.
Kėrko qė Dashuria tė zgjasė sa vakancat nė Sharm El Sheik a sė paku
Sa bishti i gjatė i kėsaj komete tė shkurtėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Vehbi Skėnderi    18/9/2010, 03:39

Kristina

Ajo punon vetėm. Tok me qenin e vet.
Shih, mbledhin gjethet e verdha tė dy.
Horat e thėrret Qenin e vet.

Robtohet sikur ka pėr tė ushqyer dhjetė fėmijė. Vetėm!
Dhe thotė se i ka kaluar tė tetėdhjetat
Tok me mua qysh qėkur. Dhe thonė se me kursimet e veta
Qė ka depozituar nė bankat e Zvicrės
Mund tė jetojė sė paku edhe njėqind vjet.
Sė toku me Qenin e vet.
Ajo punon vetėm. Tok me Qenin e vet Horat. Ja tek prashitin lulet.
Qė tė dy, pa u ngutur:

Ajo me gishtat e dorės. Ai me putėr.

Reinach 19 mars 2003
__________________

TELEFONATĖ NĖ FIRMĖN ”LORELLAJ”

Kush qan kėshtu si era nė Guttenbergstrasse? Rrėzuar gur pėrdhč
E hershmja imja Andromakė. Akili sa mė vren fillon e leh.
Mė cik me puter gjunjtė e hungurin pėr mort.
Dėnes me lotė nė sy dhe mė puth duart fort.
E mė lėpin fytyrėn.
“Ngjallma,” mė thotė Ai.
Po ndonėse e prek kjo pamje, s’e kupton dot mynxyrėn.
Prapė herė mė vėren mua, herė vėren nė mur Krishtin
(Tek falej Zonja e tij)
Po ē’tė bėj unė i mjeri qė t’ia kthej asaj shpirtin!


E si ta bind Akilin qė s’kryej mrekullira?
Dhe gėnjen ai qė thotė se unė bėj ēudira.
E gjoja njeriu ngjallet dhe pas vdekjes sė vet,
Mjafton tė puthė Altarin, tė shkojė pėr t’u falur.
Kur dihet botėrisht se veē Jezusit Hyjnor askush s’ėshtė ringjallur!


Por tek vėrej Akilin nė kėtė hall pa skaj
qė, ēfarėdo po t’i them nuk mė zė besė fare,
Telefonoj, sakaq, nė Firmėn „Lorellaj“.
Kur, posa ndjen e mjera se po thėrras Varrtaren,
ringjallet nė sekondė (si Kostandini ynė pas fjalės qė ka dhėnė)
dhe kumton me ngut: “Vilėn Numėr Shtatė nė Gutenbergstrasse
Akilit ia kam lėnė.
(Unė ngre veshėt bigė, mos mė pėrmend dhe mua?)
Vetėm Zotnia e Tij, miku im besnik,
(qė kaq fort unė e dua) ėshtė Trashėgimtar e Pronar Juridik.
E fiket prapė me ngut si tė qe xixa zjarri.
Por fill pas Testamentit del nė ekran inventari:


«Nė Vilėn Numėr Shtatė (Gutenbergstrasse) lė njėzet e dy (22) dhoma. (Tri me oxhakė zjarri) 4 sallone pritjesh (qė kurrė s’pritėn njerėz !) 8 banjo komplete me dush, vaska e WC.

Lė dhe 4 pishina : 2 me ngrohje centrale (mos ndjesh kurrė tė ngrirė) 2 me ngrohje natyrale, vetėm pėr mot tė mirė.”


Dhe, sa ēel e mbyll syrin, ajo vdes pėrsėri…


Vila kallet nė zi.
Akili qan me gulē sa shtatė motra bashkė.
Herė mė shikon mua, herė Zonjėn e Madhe Andromakė.
Kur befas mbrrin te porta Varrtarja “Lorellaj”, flet ajo pa tė keq.
Pa ēarė kryet fare pėr Zot edhe pėr Dreq!
E si t’i ngucė kush, shoqėruesit e saj e kallin nė qivur (Mortja s’kursen njeri!)
E nga tėrė farefisi 90 vjeēarja ē’kish (vetėm Zoti e di)
Nipa, mbesa e stėrmbesa! E tėrė rrethi familjar
E pėrcjellin nė varr me Funeralin e saj.
Unė i vetmi mik. I shumėndershmi Akil.
Dhe dy varrmihės pleq nga Firma “Lorellaj”.
__________________

XHELOZIA


Njė flokėverdhė helvetike, ndoshta shumė mė e re se unė,
ēdo ditė kalendarike bėn pėr Qenin Zhyl Vern dy ditė pune.
Kjo mrekulli 24 karat qė bėn t’i ndrijė dy orė larg ngjyrė e lėkurės
Magjeps ēdo kalimtar posi Lulja e Ujit mbi Liqenet e Lurės.


Sykaltėr posi jar merr dhe tri medalje ar pėr Bukuri.
Nė orė e nė shi dy tetorėshe ia ndan Mikut Zhyl Vern.
Kur bėn diell e kur vjen hija. Unė e pėrshėndes e diē dua t’i them.
E skuqem si fėmijė nga zilia. A qė t’ua them hapur: vdes nga xhelozia!


Por s’di se si njė ditė - jo, mor zotni, njė ēast! – i ndodhur shumė afėr saj.
E shumė larg! – i flasplot njerėzi: Zonjė! Ndonėse nuk kam emėr tė madh
Si Miku juaj Zhyl Vern, ju betohem sinqerisht pėr Jehovanė,
Ju dua sa Qielli! E sa gjithė lulet e zogjtė kudo qė janė!


Me tėrė Mallin tim tė flaktė: Ju dua! Andaj ju lutem shumė falmani kėtė natė.
Jo, po kėrkoj njė natė dimri mijėra milje tė gjatė.
Dhe as njė natė vere, kur muzgu ėshtė i shkurtėr e ikėn shumė herėt.
Ah, sė paku falmė mua njė orė vetėm, o e Bukur, njė mėngjes a njė mbrėmje.


Kur tė jesh sa mė e lirė. Dhe nėse je shumė e zėnė
(O Zot, po vdes nga xhelozia) me Zotninė Zhyl Vern
Dhe ēdo hapėsirė e juaja ėshtė llogaritur
Nė ditėn tuaj kalendarike e s’ke njė pikė bosh pėr tė mė pritur.
Se ēdo lėvizje e re mund tė tė shkaktojė trauma e dhimbje,
Ndalo si kanarinė e ėmbėl pa kurrfarė frike
Nė shelgunpranveror tė kėsaj erotike!


Veē ja ku tė betohem pėr kėtė Tokė e pėr kėtė Qiell!
Nėse nuk i pėrmbaheni dot as Minimales,
Unė do ta ftoj nė duel mikun tėnd tė nderuar Zhyl Vern,
Posi dikur Pushkini i revoltuar baronin Dantes!
__________________

ZEZAKJA E BERNĖS

Mė buzėqeshi Fati, siē ma desh zemra kėsaj here.
Sot midis Bernės sė Vjetėr vėrej njė negre Perri!
E kush s’kthen kokėn drejt asaj? Toka e Qielli!
Dhe vetė Vilhelm Teli nga Statuja e Tij.

E unė pyes veten: Qyshkur Fidia i Madh gdhend Venerėn e vet nga Mermeri i Zi.

Katran e zezė, mė tepėr se kafja e pjekur! Nėn hije…
Ēdokush e ndjen praninė e saj pa e prekur.
Sytė i xixėllojnė shpuzė.
Pėrhap gėzim e afsh si e dehur
Prej pijes qė tė deh, pa e vėnė verėn nė buzė…

Me mėngė zhapone, gjerdhan e minifund fsheh muzgun e pėrrallės.
Bart tingujt e tė qeshur dhe tė fjalės,
si shiu i diamanteve nė njė enė kristali.
Dhe elegancėn e krenarinė e Valės,
kur vala hov si Mali.

Ndoshta i ngjan dhe Xhunglės, si njė mister pa fund.
Vėshtrimi saj gjėmbon e shpin si ferra.
Ndjen se e ēmojnė tė gjithė. Po ngjan se s’pyet pėr vlera.
nė kėtė pus me plehra! Nė kėto rrjedha

Hiērish. E teksa buzėqesh, me njė lėvizje Blic qė askėrkėnd s’pėrfill
I ndrijnė dhėmbėt dėborė, kryelartė gjer nė qiell
Shkel nė Qytetin e Vjetėr (Altstadt).
Pėrmbi kalldrėme shkel dhe tundet si selvi.

Dhe unė pyes prap: Qyshkur Roden i Madh po gdhend kryeveprėn e vet
Nga mermeri i zi.

Bernė 19 gusht 1996
__________________

NJOHJA

Kur njihesh me njė grua, qofsh i vetmuar, si plep.
“Humbės i pakorrigjueshėm e i pėrhershėm
nė ēdo lloj qeverie, Klub, OJQ, Bord Bamirėsie
i dyshimtė i pėrjetėshėm,

Nė ēdo hap qė bėn tė vjen sikur shkel nė njė “zonė tė minuar”.
Sikur shkel si Jezui mbi gozhdė e mbi diamante.
Sikur tė ndjekin qindra trafikantė
(farisej modernė) tė tė mbėrthejnė pėrsėri.

Kur lidhesh me njė grua ndjehesh si Perėndi ! Herė dukesh krejt i marrė.

Herė tepėr i zgjuar. Njohja mund tė ndodhė nė stacion. Nė tram.
E nė varrim. Dhe pavarėsisht se nuk ke marrė asnjė “Ēmim” pėr Bukuri.
Dhe as pėr Menēuri. E ta kalojnė nė Kapital edhe shitėsit e vegjėl ambulantė.
E nuk je as Kryeministėr. As Senator. As Papė. As Kapo-Bandė.

Kur rri me njė grua e ia ngatėrron gishtat plot andej nėpėr flokė
Tė duket sikur je “mė i pėrkėdheluri” e “mė i suksesshmi” nė kėtė Tokė!
Saqė tė kap dėshira ta nisėsh Jetėn prap sė pari.
E ta Rindėrtosh Gjithėsinė si Fausti i Urtė sė mbari.
__________________

Shkallet

Pėrditė ngjit mijėra shkallė qė tė tė them “Mirėmėngjes!” Sa tė tė dėgjoj pak zėnė.
Shpesh ndjen njeriu urinė e njė fjale tė butė e tė pathėnė
Mė shumė se urinė pėr njė trohėz buke.
Shkallė-shkallė sa tė tė them: «Nesėr mos mė prit!”
Mike! Pse mė jep pėrditė krahė Dashuria! Dhe shpesh m’i kėput krahėt?
Mijėra shkallė! Nga superxhirot zemra po mė ēahet.
Pse mė injektojnė helm ēdo orė hallet meduza? Pse e mira ēapet si qerre?
Dhe e Keqja si vetėtimė?

Mike! Mė mirė vij rrėfehem te ti
Se nė Katedralen Notre Dame de Pari...

Shkallė! Me koracė akulli e ballėdirsur
Pėr tė soditur gjoksin tėnd qė dallgėzon si det nga frymėmarrja.
E pėr tė tė ēuēuritur me njė frymė :
Mike! Ndarja qenka mė afėr sesa takimi ynė…

Shkallė-shkallė! Qė tė pėrsėrit pyetjen e pėrditshme : Si ke fjetur ?
Dhe pyetjen e ēuditshme: Ku ka tretur loti im? Kush e ka gjetur?
Mijėra shkallė! As lodhem dhe as mė kėputen kėmbėt.
Kur presin dhėmbėt hekur nga acari. Kur akulli tretet.
Kur vuajtjet e mia nuk i nxė as varri, as detet!

Shkallė! Shkallė! Nė tė dy anėt e rrugės pemėt. Shkurret dekorative. Trėndafilat. Vilat nė Bazel e nė Rajnah. Vitet e ditėt e mia rresht. Ēapen bashkė me mua…

Dhe po qe se mė pret Ti mbi Ēatinė e Rruzullit. E po qe se mė thua ti
“Jam nė Everest”, unė vij nė ēast. Sado tė bjerė dėborė e ēfarėdo ere qė tė fryjė.
Ngjitem! Bashkė me pajimet e mia: Ganxhat, ēekiēėt e litarėt alpinė…
Dhe bashkė me shkrepat e tetėdhjetė (80) viteve mbi shpinė.

Ngjitem! Ngjitem!
__________________

ORĖT E MINUTAT, SI KĖMISHA TĖ NGUSHTA FĖMIJĖSH

Mė shtrėngojnė fort ditėt e mia. Dilema!
Orėt e minutat, si kėmisha tė ngushta fėmijėsh.
Paqja ēdo ēast sjell dhembje.
Kur po mė mbyllen kėto plagė-gangrena?
Jam tradhtuar nga Lufta e nga Paqja.

Ditėt e mia tė shkurtėra.
Jam stėrnginjur nga etika e kallaisur. (Me aliazhe sulfuri.)
Nga retorika e papagajve parlamentarė.
Nga patetika minashkrehėse e ulemajve.
Ditėt e mia. Orėt e minutat.
Si biruca tė ngushta!

Jam veleritur nga sfilata e “gjenuinėve” tė gjelbėr.
Nga edukata raciste e Aparteidit. Kultura e Pinguinėve tė Anatol Francit.
Dhe kultura e Polifemit.

Nuk po e nxenė dot as kultura e odiēkės sime 3x3. (Nė Bazel)
As kultura e filxhanit, qė pi kafe. Dhe as kubatura e Oqeanit!

Po mė ndrydhin fytin:
Shpirti primitiv i fluturimeve. Dhe shiu reaktiv.
Po mė mbytin!

Orėt e minutat lemeri! Pa fantazi e pa oksigjen.
Ditėt e mia tė ngushta, si kėmish’ e Centaurit, nuk nxėnė dot
As kėtė zhuzhak tė artė,
Qė jep koncert falas nėpėr Konfederatė.

Ditėt e mia tė shkurtėra.

Reinach 7 gusht 2004
__________________

SHI NĖ SHESHIN FEDERATIV

Berna shkėlqen nėn shi, midis rubinėsh.
Ia freskon ballin ditės. Ia shuan etjen stinės.
Bien plot gas tamburet. Qyteti turret! Thėrret fanafara.
Nė re mbėrrijnė sylynjarėt. (Ku fluturojnė tė marrėt!)

E kthehen si ujvara.

Sheshi Federativ plot pisha e shatėrvane.
Nga kjo vesitje e ėmbėl dehen fill jargavanėt.
“Pse mė kujtojnė Tiranėn?”

O Zot! E gjithė Berna sot vezullon nėn shi.
Mes vorbullės sė valėve befas mė shfaqesh Ti!
Unė bėrtas sa mund posi dikur nė shpellė :
« Pritmė, o Izabelė ! »

“Tė dua fort” mė thua. Me kėmishė pas trupit ngjitur.
E befas krejt papritur
Mė tėrheq pas dhe mua, nė mes tė gurgullimeve.
„Tė dua!“ mė josh sėrish, Ti lule e vetėtimave.
I lumtur si askush unė qesh me sa fuqi.

Por sa shtrij nga Ty duart, ti zhdukesh pėrsėri…

Kot tė tė kėrkoj pėr rreth. Vėrej pas e vėrej pėrpara.

Ti ēan mes qiellit si re. E zbret prap si ujvara.

Nė Sheshin Federativ, mbushur me trishtim plot:

Po verboj sytė kot, tek kėrkoj nėpėr shi njė lot, njė rreze diell.

“Ku u trete o Izabelė!”
__________________

NDEZ MILIARDA QIRINJ NĖ XHAMI E NĖ KISHĖ

Ti kaq sa ishe grua ishe dhe lule shege.
Ros’e lumenjve t’egėr dhe shkrepėtimė rrufeje.
Posi rrėkel’e shpejtė ike edhe u ktheve.
Me fluturimin e bletėve nė Malin e Sherbeleve.
Si kambanat festive nė Bazel njė tė diele.

Ike edhe u ktheve!

Mė vėren qė prapa flokėve e huaj dhe kėndellėse.
“Nga jeni,” pyes kot. “Nuk e di,” mė thua.
Unė tė vėrej ty e shikoj qiellin: Gruaj ēdo prangė do ta kėputė.
(Qoftė dhe zinxhir i artė.) Hyn nė ēdo labirinit skutė mė skutė.
Shtron ēdo stuhi tė ēmendur e zbut ēdo bishė.
Ndes miliarda qirinj nė xhami e nė kishė.

Po pse nė Dashuri ndėrron moti ēdo minutė?
….

Sa e njerėzishme ishe kaq e ēuditėshme e joshėse.
Si Hėna bukuroshe nė Bazel nė njė mbrėmje vere.
Dhe melodi e largėt, dhe ēokollatė esmere!

Ti je Mjelmė Shtegtare e xixė nėpėr natė.
Apo thjesht “kalimtare” njė e tetėdhjetė e shtatė.
A ndoshta je «puhizė» qė i vjen Botės pėrqark.
Dhe askush nuk tė ndal. E askush nuk tė kap!

Apo njė Pllakė Guri ndoshta miliarda vjeēe,
qė s’dihet ēfarė fsheh.
E vėren ēdo Gjeneratė.
Dhe e lė aty ku e sheh…

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vehbi Skėnderi    Today at 01:17

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vehbi Skėnderi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: