Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Timo Flloko

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Timo Flloko    18/9/2010, 03:20

Timo Flloko eshte bere i njohur tek publiku shqiptar si aktor me disa role te spikatura si dhe autor tekstesh i disa kengeve. Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte

URA

Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!


SYTE

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.


PEJA

Vendlindjes

Peje,
ne ije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moēem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne…
Gerryer thelle,
zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj…

Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit s’eshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin…
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi…

Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!...

Peje 1990


PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!

Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:21

ROB I MANIVE

I perzura komplekset nga vetja:
Inferioritetin
e nisa te parin…
Ik prej meje, dil
kjo bote eshte e ashper per ty
maniak depresiv
ne kopshtet ēehoviane shko
shkarko fobite
s’ke strehim ne trurin tim
S’te lodhi perulja
ndjesite diabolike?
Sa here i marr ere nje luleje
druaj se pas shpine
thika me ngulet…!

Supersticionet
gra te pabesa
i degdisa
ne manastirin e harreses!
Ritualet i vara ne kremastare
dal nga preferenca prej kohesh
I hoqa qafe lajkat, pa kortezi
Madame Pandehma – modus
jashte modes!
Grimcat e te perditshmes therrasin:
Nje dite do te te vrasim

Lojera parandjenjash sajojne numrat fatal
mezi c’presin te varem…?
Zbraza raftet e trurit nga kotesite
perzura dhe endrrat!
Kur u shfaq ai, deliri i madheshtise
kaloresi i gamiles, me krye ne hava!
“Jeto madheshtine, me derdellit
kthehu ne vetedije
bota eshte e ngushte
s’ka vend as per hijet…!
Gezo marrine, gjigand!”
me shkund deliranti
E ndoqa pas
askund s’gjeta
per te nje kafaz!

Por, ne mund e stermund
tinezisht nje dite
e shpura delirin ne kopshtin zoologjik
kureshtareve t’ua fal
si gjest filantropik!


FJALET E FUNDIT TE LORKES

Me plumba t’i vrane gazelat!
Te mbuluan petalet e rena
Mbi buze e mbi shtat kryefund
Ate nate kur qante hena…!

Ti u kendove qiejve te Spanjes
Vrasesit e shurdhet kush s’i nem
Te pashpirtet s’ta perfillen lutjen:
“Mos me vrisni kete nate me hene!”


***

Ndron qielli, rete, hena, yjet ne gjithesi
stinet ndrojne, e dashur, me nxitim…
Ti je me e befta
ne kete ndryshim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:22

kushtuar John Belushit “Ylli pa Strehė”.

Nga Timo Flloko



Ylli pa Strehė
John Belushit

U enda natėn nė Hollywood Boulevard,
Shtrojėn e famės shkela anefund,
Nė koloninė e yjeve, pambarim atje,
Yllin tėnd s’e pashė, John, askund…!

Ku tė jetė fshehur, si ta gjej,
Atė shkėlqim qė kurrė s’u fik?!
Nė kujtesėn njerėzore ai feks,
Si njė yll i pashuar qė ndrit.

Po ti ke shkuar, s’je askund, John,
Shpirti yt rebel rend nė zbrazėti.
Vdekja vjen, mik, e na rrėmben,
Tjetrės botė na ēon, kush s’e di!

Mijėra milje larg, Ishullit tė Martės,
Nė Kodrėn e Abelit prehet shtati yt,
Mbetur atje, si nė skaj tė botės,
Qė s’e deshe dhe as tė deshi ty…!

Ē’fat i keq, vetė Zoti tė ndėshkoi,
Qė nė zenit t’i kėputi ėndrrat,
Kush tė shpuri atij gjumi pa kthim,
Nė Los Angeles - qytetin e engjėjve?!

Ulėrij, nga dhimbja sa s’shkalloj,
Pré e vdekjes, s’tu dhimb jeta, mik,
Ti, shqiptar i madh fat-tragjik,
Mit i Amerikės… mit!

Nė Shtėpinė e Bluzit shkoj, pastaj,
Nė tė famshmen Kėshtjellė Marmount *),
Kjo ndalesė e fundit si hon nxin,
Hijerėndė, e ftohtė si njė morg.

Pse ndėshkon aq vrazhdė fati ngaherė,
Mė tė pazakontėt, thuaj pa dallim,
A mos zilia rreket tė groposė,
Madhėshtinė qė nuk njeh harrim?!

Kot t’i hamendėsh tė fshehtat e botės,
Se ē’sjell jeta, veē njė Zot e di!
Trishton bulevardi si varrezė yjesh,
Ku mungon vezullimi yt…!

Sa emra u gdhendėn, e nuk janė mė,
Me kohė janė shuar, mbuluar harresės,
Sa pak shkėlqejnė prej rėnies atje,
Nė qiellin shkretan tė kujtesės…

Kureshtarė, kėmbė turistėsh papushim,
Shkelin yjet qė s’iu soset fundi…
Ka njė vend pėr ty, John, nė ēdo shpirt,
Tej shkėlqimit flu tė Hollywood-it.

*) Hotel i famshėm nė Los Angeles, nė njė nga dhomat e tė cilit vdiq tragjikisht John Belushi


------------------------------------------------

Timo Flloko ka shkruar disa lirika kengesh dhe ka bashkpunime me Pirro Ēakon dhe Ardit Gjebrean. Une keshtu e mesova si fillim qe ai shkruante dhe vargje dhe me pas me ra ne dore libri i tij. Me ka pelqyer si recitonte, por tani qe kam patur rastin te lexoj disa nga krijimet e tij, me pelqen dhe se si shkruan.

Funerali i nje artisti

Sander Prosit

Ti s’je me,
kete mengjes te trazuar marsi…
Nje shi i mprehte, theres, bie mbi arkivol.
I zymte ky mengjes,
si i yti zymt,
qė me re diten err.
Ngurosur korteu mortor nen shi,
e rende peshe e heshtjes
pa ty…
Ēadrat, pezull, mburoja ndaj qiellit,
ndalin rrebeshin e loteve te tij?!

Te pagojet njerez te percjellin,
kjo s’eshte finale filmi,
jeta luhet vec njehere,
s’i njeh perseritjet,
te ikurit kesaj rruge me s’i kthen!

Mal lulesh, nje fjalim permort,
rolin vdekja luan kete here,
stepje ngjethese e publikut
si kurre pas premiere…
Ikin njerezit, ndahen nga ti,
te lene fillikat.

Iu prifte fati!
Kaperdijne helmin ne fyt,
Shpirterohen heshtjes, ne katarsis…
Pendesa u rendon,
ne muzg te vetedijes,
ofshajne,
lusin falje,
per ziline mjerane,
qe i grin e i mpak.
Gojet ua ka ndryre vdekja,
padrone qe s’fal…

Funerali i gjate si Udhe shkronjash
me ne fund i ndal:
Varrosin Atin,
sjellesin, te munduarin Dhaskal.
(Me vete i mori shkronjat,
ne varr,
te fjeturve t’ua shpjere valle?!)
Ike, Sandėr,
emrin le pas,
ne shpirtra te lire
qe vdekja s’i qas!

mars, 1986
__________________

HENA DHE NJE YLL

(Poemth)

E panė hėnėn me njė yll, nė qiell pa rėnė mbrėmja…

Kur u bė terr
dolėn yjtė tė tėrė
dhe i panė tė dy…

Zunė tė vezullojnė
e tė ndizen zjarr
thellė tė ndjejnė zili!

Hėna u trazua
tek i pa nė ethe
t’egėr e tėrbuar

U zbeh nė fytyrė
ra pėrtej, u fsheh
pas yllit harruar!

Muzgu me pėrtesė
vonoi tė zbresė
ajo ndjeu frikė

Keq do ta pesojė
ky i dashuruar
dritėn do t’ia fikin!

Kur pa hėnėn lart,
ylli u ndez zjarr
asaj iu afrua…

“Mos mė eja pas
u ndjell maraz…
se unė ty tė dua…!”

Ylli i dashuruar
nė shpirt i lėnduar
mbet’ me kryet pas

E ndoqėn ata
tutje nė thellėsi
nata mend u zbraz

“Atė” kush lakmon
qiellit mėkaton
ėshtė njė i pabesė…

Turren aq tė marrė
si njė kyqezatė
natės pis tė zezė!

Pėrtej kėsaj bote
u ndje njė lėngatė
dhe mbeti mister

Vringėllima thikash
vrasės tė pashpirt
nginjen si nė ferr!

Zbehur nė fytyrė
nga ajo mėnxyrė
hėna q’e plotė ish

Nga tmerri qė pa
atė natė prilli…
U ēa, u bė dysh!

Si e panė ata
tė dashuruar
klithėn si tė marrė:

“Rrėmbyes, kusar
ti, yll, imoral…
Kokėn nė hanxhar!

Shpejt kapėn yllin
e linēuan qiellit
Ndriēimin ia shuan

Ai zu tė bjerė
gjaku i tij ndezi
verbėrine me dritė…

Por, u shua shpejt
gremisjes, nė rėnie
si meteorit…

Hėna e vrerosur
errur e brengosur
klithi nė lėngatė:

“Tė desha, o yll
i ndritshėm agimi
katila, pse ma vratė?!”

*

Pareshtur nė netė
bien meteorė…
zgrofit t’qiellit fiken

Ndrisin veē njė ēast
kėsaj botės sonė
nė ikje tragjike!

Qielli sovran
shpėrfillshėm atje
mbretėron mbi re…

Ndizen yje, shuhen
bien e mė s’kthehen
porsi efemerė…

Hėn’ e re rishtaz
e ndjekur prej yjsh
endet skaj mė skaj

Tjetrin yll gremis
gjithėsisė pa fund
pėr trillet e saj
__________________

Te verberit me sy

Motiv nga Ray Charls-i

Unchain my heart!*
Kendon Ray Charls-i
(Vret dhe dashuria...
S'vrasin vetem vrasesit!)

Per sa tirane mizore
Turmat lavd(!) therrasin
Verberia i qorrolleps
Veten vrasin ...?!

Ma ē'prangosni zemren!
shpirti yt ofshan...
(Keta qe kane sy
Zemren ku e kane?!)

E di, cfare te mundon
Qe dhembjen dot s'e mban
Vrasesit s'kane zemer
Njerezit sy nuk kane!

*Unchain my heart - (ang.) ma shprangosni zemren


Mrekullia e tete

Mbremja, nje ritual...Telefoni, turbullim, dehje...
Ti hyn ne ditar me nje shenim te ri
pesha e mungese e padurueshme
pa ty...!

Larg, si sfinks i reres
hapesira mes nesh s'ka fund
sa te pamate e ben vetmia
kur hene s'ka kund!

Kesaj nate,
te vuaj vetmine...sa absurde duket, e kote
dashurine me te cmuar e ka
se Shtate mrekullite kjo bote!
__________________

Poezine me poshte kam patur rastin ta shikoj te recituar nga vete autori ne programin "Duam me shume Shqiperine". Ishte vertet nje interpretim mjaft i bukur, qe me ka mbetur ne mendje....

Zogjte

Atje tani eshte ne prag pranvera,
po kthehen zogjte shtegtare...

Te munduar nga fati,
qe kurre s'na ndriti
me pengun e ikjes lemsh ne fyt
te lame Shqiperi
morem arratine
mes eres qe kujiste, detit me stuhi.
(Sa here na i perpine endrrat,
poshte, vorbullat ne thellesi...!)

Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?!
Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...

Me vret syte shkelqimi larg vendit tim,
Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin...
Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi,
qyetit pa nate, udheve pa mbarim,
te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi
keto qytete te ftohta, me qiej te zymte!
Atje te ti, mbi Adriatik e Jon
te magjishme netet, praruar me yj!

Ne largesi pertej shquaj
karvane zogjsh shtegtare, mbi re,
lus Zotin te vije pranvera
porsa te mberijne atje!

Pse parndjej zhgenjim ne shpirt
mos te eshte ftohur dashuria ne gji
rrenuar ura mes nesh
perjete jemi ndre, Shqiperi?!
Zoti mos e dhente, se ky mall
ma shkallmon kraharorin pa pushim
dashuria me e pamate u beka
kur kapercen largesi pa kufij!

Druhem, qiejve mos mbes,
para se aty te mberrij...!

Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet
nena kerrusur, ati ne varr prehet
me kryet perkundruall qiejve atje
ku zogjte ngahere kthehen!

Nje grusht dhe...heshtje...
Rane ne paqe shpirtrat e te pareve
u krye amaneti, mbetur pezull
si peng ne jeten e te gjalleve!
Shtati u tret,
ne dhe te vet!

*

Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne
ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne
nga udhe e gjate, padurimi
ne fluturim ngrijne.
Dhe tek i sheh atje lart
ne kthimin prej se largu
s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire
ne vdekje krahehapur!

Los Angeles, Shkurt 2001
__________________

POETI

I shtinė qiellit,
ai ra…
Ra pėr tė mos u kthyer mė,
u pėrgjak,
u pėrmbys,
ra…
(Askush s’ka dy jetė!)

Bizhuterėt rendėn tė mbledhin thėrrime yjesh;
tė ēmendur, tė marrė,
pas hėnės u sulėn pa frymė;
Diellit shumėkush mori arratinė…
Ti,
poet,
shpirtdhembsur pėrherė,
me shtatine e tij tė vrarė,
tė kaltėr,
mbi shpinė!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:23

Horizonti

Qielli mbi det
deti nen qiell…
Horizonti mes tyre:
Puthje e perjetshme e te dyve!


Pusķ mallit

Malli s’priti, udhe mori
Nje nate per tek ty…
Se ku je ne kete bote
I ngrati s’e di?!

Netet gdhiu, dite ngrysi
Udheve ne arrati…
Ē’u be ai, u fik, u sos
A i zune pusi?!

Neper ere e suferine
Mos mbet rruges, valle
Ngriu fare, u be kallkan
S’mberriti i gjalle?!

A mos zemra nuk e qasi
E hodhi jashte porte…
Qė i vetem endacaku
Te sillet kesaj bote?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:23

Requiem per nje mik - Teodor Kekos

Jo, nuk do ta pijme me dot
Nje gote ne bar Evropa, Teodor
Kjo fundvere ngrice ma beri zemren
Dhe nje bosh me la ne kraharor…!

Si do te gdhije kjo nate pa ty
Hene e plote ndrin dhe yjet bien
Nga lartesite e pertejme ku te pret
Me porta te hapura qielli?!

Ti u nise, ike…pas na le…
Ke mberritur sakaq, do te desha ta di
Shpirti yt endet neper parajsa
A ne ferrin e asgjese pambarim?!

“Jo, mik, thua ti, koha s’ka kuptim
S’do m’i numeroje vitet me kursim
Jeta si Gobsek nje per nje…
Nje mije vjet, nje ēast jane tani”

Paqe paē ngahere, atje ne qiell
Lus Zotin kete nate gushti
Ai vete qysh sonte per ty
Si nje mik goten do ta mbushe…

Vetmi ti s’ke me…une ndjej vetmi
Ne s’te harrojme, nje dite do te vijme
Ne baret qiellore, si dikur mbi dhe
Netet e pafundesise t’i gdhijme…!

Bohem, hokatar i trishtuar
Mendjemprehte, poet shpirtfisnik
Dashnor i detit, thellesise…
Faustian e prape donkishotik!

Jo ēdo kush si ti i deshi zogjte, femijet
Ndaj shkelqimi kurre ne sy s’tu fik
Te gjithe mik te kishim ne kete jete
Vetem vdekjen kishe ti armik…!

Neteve te vona, ne vetmine time
Tok me heshtjen do te te kujtoj ty
Ne ēdo skaj te kesaj jete, ku le veten
Teodor, i shtrenjti, miku im…!

gusht 2002
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:23

Do te thoja i gjithe krijimi eshte nje perkushtim i ndjere per nje mik qe nuk eshte me

*****

Pija qė deh

I thashė zemrės, je nė risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse tė trembem, thotė zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Ėshtė "pije" qė deh...!

Me shigjeta helmatuese
Tė godet e ti s'sheh
Le tė gjuajnė, gufon zemra
S'mė vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unė thellė ndjej
Botės pse t'ia fsheh
Ēfarė mė shumė se dashuria
Na merr mendtė, na deh!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:24

Shen Valentini i fundshekullit

Ta kushtoj Ty
kete Nate te Shen Valentinit
Te gjallet,
prej ankthit te vetmise
ngerthehen fort,
tek njeri-tjetri shpresat varin...
Kete nate te fundit te dashurise,
ne fundin e mijevjeēarit!


***

Ne gjoks,
shkelin vrazhde hije pa emer
dhe s'nginjen dot
tek shohin dhimbjen,
si ēan zemren...!


Gjumi eshte vdekje

Oret e gjata vone percjell
Gjumin mposht ne rrekje,
Mbahu, them, do flesh pafund,
Gjumi eshte vdekje...!

Sa here ndodh te me mashtroje
Tinezisht si t'ish dehje,
I tromaksur ngrihem ēart,
gjumi eshte vdekje...!

Kur me merr, me ve poshte,
Me perhumb ne prehje
Neper endrra druaj, mos
Zgjimi eshte vdekje...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    18/9/2010, 03:25

Braktisja e Diellit

Dita iu dha diellit,
e dashuruar,
gjer nė perėndim...
Por u ftoh
muzgu ra,
u err...
Mė braktise, diell,
tha dita
terr...!


Mallit tė njė poeti


Azem Shkrelit


Atdhe,
jam kėtu, pas njė shpati,
ta shoh shpinėn,
kurrize tė tharė malesh,
flokė ortekesh,
lėshuar nga kreshtat,
qė i kėrleshin erėrat lart...

Ngjitem shpinės tėnde,
por, maja ėshtė larg...!

S'jam zog qielli, s'kam krahė,
i lartė mali,
lus zotin tė mė merren mendtė
nė humnera tė bie
nga malli!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Timo Flloko    Today at 22:50

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Timo Flloko
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: