Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Thani Naqo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Thani Naqo    18/9/2010, 03:18

THANI NAQO
I DATELINDJES 1953, KA MBARUAR SHKOLLEN E LARTE EKONOMIKE SI DHE KURSIN PASUNIVERITAR PER SKENARIST I FILMIT ARTISTIK NE INSTITUTIN E LARTE TE ARTEVE TIRANE.

Botimet:
Shtepia e pėrgjumur-tregime-1977
Kabina e kuqe- tregime e novela-1985
Vatra njerezore-tregime e novela-1987
Perseri pranvere-skenar i filmit artistik-1985
Pėrgjumje iluzionesh-roman-2006
Fate paralele-poezi -2007
Capkenet e mehalleve te botes-poezi lirike-2008
Simfonite e stineve-poezi lirike 2009







MĖNGJESET I SJELLIN KĖNDESAT

Mbushini gotat! Le te ndjekim sonte telat,
Kitarat e drunjta kanė tingull real.
Mėngjeset nėn kėngė kėndesash,
Netėt e dashurisė i kthejnė mall.

Me fund, o miq, t’i pimė kėto gota,
Le tė turbullohemi njėherė sadopak,
Zgjuar le tė mbetet sonte gjithė bota
Fundi i saj kurdoherė ėshtė larg.

T’i kėndojmė kėngėt kur kemi dashuruar,
Kitarave t’u kėputen sonte telat,
Kėshtu do harrojmė se kemi mėrguar,
Nga mėngjeset qe i sjellin kėndesat.

2006




NENA

Mė pret gjithnjė tek prag’i portės,
Duart nėn pėrparėse sikur fsheh dicka,
Njėlloj si nėnat nė mėhallet e botės,
Nėna ime, e plakura.

Ndodh qė kthehem vonė nga puna,
Pret dyshimzėmėrdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
e sonte vjen nė shtėpi i dehur”.

Njėmijė kėshilla mban nė gjuhė,
Pret sa tė kaloj pragun e portės,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njėlloj si nėnat e mėhallėve tė botės.

1980






HESHTJA ĖSHTĖ ZOTĖSI
E GRUAS SĖ HESHTUR

Ndarja e punėve gjymton ato dėshira,
Ndėr vite iluzive me kotėsi mbuluar.
Nė fillesėn e ėndrrės shpėrrthen dashuria,
Nė konusin e rritjes gjithnjė ka kėrkuar
Largimin e anemisė qė sjell errėsira,
Me pluhur dekadash ngarkuar.

Hije tė heshtura pėrqark venė e vijnė,
Janė kuajt e kaltėr nė vrahun e jetės,
Bukėn e pėrditshme nė vrahe shijnė,
Pėrzgjedhin majanė me instinktin e bletės,
Mes lulesh dimėrore, ku shpesh ngrijnė
Kotėsitė e tė vėrtetės.

S’ka pse le dėshirat nė harresė,
Rizgjimi vjen me cicėrima sqepverdhėsh,
Shpalosja e flatrave pėrreth folesė
Me tė parėn krenari imitim shpendėsh,
End vellon e padukshme nė rrathė dehėse
Me fije tė magjishme shprese.

2006





TROKASHKAT

Jam ngjitur nė katin e njėqind e nėntė,
Prek retė e Ēikagos me mustaqe e gishta.
Majė tė grataēielit ē’ m’ i morėn mėntė,
Valltaret spanjollka me pulpat e brishta.

Trokojnė trokashkat, shpalosen fustanet,
Nėn sombrerot 1) strehėgjėra tunden kitara.
Spanjollkat e bukura ē’m’i kujtuan stanet,
Mullinjtė pas lumenjve, andej nga Morava.

Trokashkat trokojnė me rrahjen e ujit,
Uji rreh pendėn e derdh forcėn mbi gur.
Vocėraket vallėzuese nxitin rrjedhėn e grurit
Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.

Trokashkat e kitarat maje gratacieli,
Gdhendur prej druri, nga pylli kanė dalė.
Sombrerot strehėgjėra dhe tingujt e fyellit,
Nėn trokthin e kuajve vrapit ia kanė marė.

2007
1)sombrero= kapele strehegjėrė e popujve latinė





ENIGMA E MADHE

Ē’prill marroz bėn nė Alaskė!
Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
Trupin e akulluar ma ndez njė kuqalashkė,1)
Mulrlan i tėrbuar mbi ne dėbore hedh.

Me duart e saj thuri mokasina, 2)
Tė etur ramė pas gjurmėve tė Londonit. 3)
Me harta tė vjetra kėrkonim nėpėr humbėtira,
Jatakun iluziv mbi flori cdo natė e shtronim.

I lodhur, mėrdhirė, mbėshtjelle me lekurė,
Londoni inatēor mė shkul veshin e thėrret fort:
-Me Ethet e Floririt mos u bėj dhėndėr kurrė,
Nė jatakun e gėnjeshtėrt nuk zgjohesh dot!

Plasaritur qielli e yje tė cifluar,
Thėrmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson. 4)
Habitem: “Kaq larg, o Thani, ē’dreqin ke kėrkuar!”
Dhe hėna anemike mbi kokė mė mėrmėron....
2007

1)kuqalashkė= indiane e Alaskės
2)mokasina= qiklla, rrathė qė lehtėsojnė ecjen mbi dėborė
3)Londoni= Xhek London (1876-1916), shkrimtar amerikan.
4)Dauson=krahine ne Alaske, mban emrin e lumit Dauson.



BALADA E ZOGUT TĖ NATĖS


Fle ditėn dhe del natėn,
zog’ i shekullit tė pagjumė,
ēakėrdisur kėrkon fatin,
nė qytetin dritėshumė.

Brylmbėshtetur nė dritare,
ankth’ i nėnės kthimin pret,
zog’ i natės s’erdhi fare,
gjersa nata krejt u tret.

Ėndėrrkeqja pėrmbi drurė,
folen’e zbrazėt diku sheh,
zog’i n’ēuar s’kthehet kurrė,
Kur folenė era e rreh...

Ankth’i ėndrrės ballin mpiu,
e cepsyrin plot me rrudha,
lotėt nėnorė aty i ngriu,
Mblodhi dhimbjen nė dy gurėza...
2007





MJAFTON T’I TRAZOSH...

Ke shkuar atje ku mbolle puthjen e parė?
Ē’aromė dhe c’ngjyrė ke sot lulen dashuri?
Nėn hirin e vjetėr thėngjij mbeten mbuluar,
Mjafton t’i trazosh e ato ndizen pėrsėri...
2007





PLAKUSHI U BĖRI
ME BACE E VRESHTA
(mesazh pėr baēevanėt e botės)

Hej, mos harroni tė famshmin Miēurin,1)
Nė bahēet tuaja bustin t’ia ngrini.
Mrekullira, o miq, bėri ai me shartim,
Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!

Mjaft i shtrėnguat paraēkat e shkreta,
Bustin e tij ta porositni menjėherė.
Plakushi u bėri me bahēe e vreshta,
Damixhanat me raki dhe butet me verė!

Tė hiqni kapelėn dhe ta pėrshėndetni:
-Tungjatjeta, mbreti ynė, nė shekuj ti rrofsh.
Qė nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,
Nė ēdo kokėrr frutė, i madhėrishėm ti qofsh!

Hajt, mjaft i shtrėnguat paraēkat e shkreta,
Hiē mos u mėrzitni kur tė bini nė pleqėri.
Miēurini ju bėri me bace dhe vreshta,
Butet me verė, damixhanat rrafsh me raki!
2008

1)Ivan V.Miēurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist rus me famė botėrore nė prodhimin e mė shumė se 300 llojeve hibride te pemeve frutore.




MĖNGJES I FLORIZUAR

Thėllėzkat e n’ēuara ia morėn kėngės,
firon nata nėpėr korijet,
i pėrhimti agim shtrin draprin e hėnės,
kosit pllajave dritėhijet.

E kaltra qiellore shkrin e venitet,
yjet treten porsi thėngjij,
hėn e gjysmuar lėkundet e pėrdridhet,
florizon mbi kashtė e kallinj.

Florizon ēatitė e kalldrėmet e fshatit,
pėrmes kortinave shkon e vjen,
kur dielli drtitėson kokėn e shtratit,
dalt’ e qerpikėve ėndrra gdhend.

1972



OQEANI

...E prek, i flas e lutje i pėshpėris,
I tregoj pėr Moravėn, m’i bukuri nė botė.
Malėsor isha dikur e atė mal kisha mik,
Male s’shoh gjėkund e miku im bėhu sot...

Ėshtė krejt e kotė tė flasėsh me dallgėt,
Duf’i tyre, pa mėshir, bregun godet.
Unė mbyll sytė e shoh Moravėn e largėt,
Nėn dėborė gjumash, i freskėt nėn gjeth.

Hapėsira ovale shtrihet tej mbi oqean,
Rreth e qark s’ka pėrrenj, as lumė sheh.
Shpina ujore ngrihet lart si Ivan, 1)
Vec dallgėve, o mik, s’u vė dot fre!

2007
1) Ivani= mal nė Devoll





TE BURIM' I LLĖNGĖS

Burimit tė Llėngės vajzat mbushin ujė,
Unė fshihem rrakitave nė tjetrin breg.
Monopatit tė ngushtė, plot gaz e bujė,
Shfaqen pulpė lavrake qė dielli i pjek.

Kokėn e burimit hijezon njė kumbull.
Degėvarur nga kokrat e kuqe plot lėng.
Gjersa stomnat mbushin barkun e rrumbullt,
Fustanet e vajzave mbi gjunjė zėnė vend.

Mendoj jam i vetėm, asnjė djalosh tjetėr,
Kurmet femėrore t'i shohė ka fat.
Por hijet tradhtare pas shelgjeve tė vjetėr,
Ngjasojnė me siluetat kur bien nė mėkat.

Pas bregut te lumit, me shelgje e rrakita,
Hajdutēe ikin, hajdutēe ēapkėnė vijnė.
Pėrkėdhelin kallepėt e arave me misra,
Ua shkulin mustaqet, pėllėmbėt i nxijnė!...



MANTELI MĖ I BUKUR NĖ BOTĖ

S’pėrgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
Muzgu grizoi pyllin dhe mė nxit pėr rrugė.
Si fshatar i regjur unė gjej rrugėn e fshatit,
Mar rrjedhėn e lumit mbi zhavorre e gurė.

Pllaq-plluq nėpėr ujra e mes lumit ndal,
Kur do t’ia dėgjoj sėrish zėrin fėshfėrimės?!
I mbėrthyer mbeta brenda guaskės – metal,
Zhgėnjimpėrzhitur nga stina e brymės...

Ndjeva se ky cast ishte gjumi im mė i gjatė,
Klithma e mėllenjės nga hutimi mė shkund!
Ngadalė muzg’i mbrėmjes zbriste mbi fshat,
Mė tė bukur mantel nuk kisha parė kund!
2007





KUR DITĖT FIROJNĖ
RRUGĖVE TĖ BOTĖS

Pas shpinės ujore dielli perėndon,
Pėrpėlitet dita nė kthetrat e fillimmbrėmjes.
Ēdo perėndim kujtesėn mė ngacmon:
Iku e njė ditė nga dekada e plakjes!

Koha firon e bėhem mė i kėrrusur,
Kryeneē e mė i ashpėr ditėn qė vjen.
Pasqyra merr hak nė fytyrėn e rrudhur,
Thinjėn e sė djeshmes flokėve ma gjen.

Shpend shtegtar ndjehem ēdo ditė,
Zemra pulson mes andrallave tė kohės.
Nė pritje tė karvanit ku ēapiten pleqėritė,
Shkarravis kalendarin rrugėve tė botės...



RINI

Nuk tė ndjeva kur mė ike,
Vjeshtė a, pranverė ish.
Nė djalėri t’i numėroja vitet,
Tani, dimėrimi mė grish.

Ishe stina mė e bukur,
Stinė qė s’kthehet, kurrsesi.
Hapat e tua nė zemrėn e rrudhur,
Rrallėherė t’i dėgjoj tani.

Mos mė dil krejt nga zemra,
Mos mė ler cung njė shekull.
Zemra e braktisur fashohet me brenga,
E dheu s’ka pėr ta tretur.





VAJZAT RRITEN
BRENDA NATĖS

Mora guximin nga afėr ta shoh,
bajluēkat mbi gjergjef.
Ēapkėnēe i fola, ca fjalė kot,
s’dėgjon e bėn sikur s’sheh.

Qėlloj kalldrėmin fort me pllaz,
djalosh i keq rebel.
Zėmrėn rinore marazi e plas,
njė tjetėr atė pėrkėdhel.

Ngrihet e ulet gjoks’i gufuar,
buskat vibruan papritur:
-Ti qėnke i krisur, fare i paduruar,
tė vish kur unė tė jem rritur!

Nata e pagjumė ndolli dyshimin,
ajo vajzė do tė rritet larg.
Bajluēkėdredhurėn, qė s’ma dha syrin,
e nesėrmja s’e gjeti nė fshat.

1973



BROHORAS E QESH

I harbuari dem flak plisin e dheut,
Marrok gėrryen tokėn, marrokēe pėllet.
Ngre bishtin kopan si demat e zegut,
Xhufk’e bajguar mbi shpinė i godet,
Duket trimosh. S’ka me kė ndeshet!

Shkreptijnė sytė e brirėt hark,
Triumfin e ndeshjes kėrkon me hak.
Kodrinave pėrplaset zėri buēimtar,
Nėn tinguj bilbili demit zemėrak,
Brirėt t’ia prek mos i mbetet merak!

Uji i lumit fėrkohet pas ledheve,
Porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
Arbitroj demin me trungjet e shelgjeve,
Brohoras e qesh njėlloj si dikur.





UNĖ DHE LUKRECI 1)

Mė shfaqet sa herė i lashti Lukrec,
“Atdheu im ėshtė ku jetohet mė mirė.”
Njėmijė pandehma ngre pėr ty, o poet,
I lėshove kėto fjalė kur ke qėnė i pirė!

Unė s’jam i pirė, tė ftohtė kam kokėn,
Pirat i verbėr qofsha do tė ēaj oqeanin.
Kombi im ka hartėzuar botėn,
Varret e tij dallgėzojnė Ballkanin!

Mbushim gotat. Me Lukrecin po pi,
Nė e teprofshim, flasim nga dėshira.
Ajo gishtėz tokė bėn grurė, verė e raki...
Ngritėm velat dhe fryu erėmira!



1) Lukreci= ( Titus Lucretius Carus) poet roman, fundi shek. IVfillim
i shek. V


SHKEL PELLGJET
SI DHĖNDĖR I PRAPĖ

Hėna pellgasheve ėshtė shumuar,
kalldrėm i pafund pogaēeje.
Unė, dhėndėr’ i varfėr, eci menduar,
s’kam as dollibash dasme.

Kapėrcej pellgashet, dredhoj kokė ulur,
mė duhet e njė gjerdan.
Pėr gishtin e saj, unazėn mė tė bukur,
ah,s’kam flori njė gram!

Hėna gremiset lart mbi kodrina,
pemėve sonte ka ngecur.
Hajdutēe i shkova, qiellit iu kacavira,
e hėnėn e ngjesha nėn sqetull

Lėshoj pllazin nė errėsirė, as dua t’ja di,
pogaēe s’mė duhen kėtė natė.
Nėn sqetull shtrėngoj hėnėn e nxehtė flori,
shkel pellgjet si dhėndėr i prapė!




HERĖS TJETĖR
S’DO TĖ MUNGOJ

Kur unė mungoj disa orė,
diku do tė jem penguar,
klubit plot tym, me hamejtė e gjorė,
pi raki me cironka fėrguar.

Ndodh qė mungoj edhe njė ditė,
patjetėr dergjem diku,
i dehur tė vij, nga unė ke frikė,
kėndoj e flas kuturu.


Mbase s’mund tė vij as sonte,
njėmijė dyshime mbaj ti,
rrodhe, veset e kėsaj bote,
i janė qepur tė dashurit tim.

Pėrgjon errėsirėn e pret drithėruar,
kėrcitjen e portės sė vjetėr,
s’ke pse ta gdhish mė natėn zgjuar,
unė s’do mungoj herės tjetėr.
1978






KU MBOLLĖM
PUTHJEN E PARE

Qindra herė kėtė burim kam puthur,
Kaq herė e ke puthur dhe ti.
Llangosėm gjunjėt para tij pėrulur,
Nė puthjen e parė aty.

Erdha sot tė shoh ujin e kulluar,
Pasqyrėn kristal s’ia preka.
Nėn gjethet e vjeshtės lashė mbuluar,
Njė tė qeshur nėn flokėt e verdha.

Pylli fėshfėrin, degėt pikojnė gjethe,
Era palė-palė i ngjesh.
Vjeshta mė shkuli urimin prej zemre,
Paē fat kudo qė tė jesh.



NJĖTRAJTSHMĖRI

Iku e kjo mbrėmje. Afroi ēast'i gjumit,
Nėn ujė dielli ėshtė fikur qėkur.
Gishtat prekim, sic prekin humbėsit,
Dashurinė e thekur filluar dikur.

Iku e kjo mbrėmje. S'la vegim tė largėt,
E nesėrmja sjell tė ngjashmen e saj.
Sėrish do tė prekemi, sic preken plagėt,
E dielli qė shuhet diku nė skaj.

Njėtrajshmėria tretet cdo mbrėmje,
Plaquritja e dallgėve na vjen nė shtrat.
Nė gjumin e shurdhėt shėtis me ėndje,
E bėj ē'tė dua si djalosh i prapė


SHTOJZOVALLJA

Qesh bukuri, qesh! Syri yt i shkelur,
Kėmborėt m[i tund nė zemrėn bosh.
Ndillmė, ama kemi pėr tė bredhur,
Shtigjeve me ferra nga nuk dilet dot!

S[te ēoj livadheve me aromė lulesh,
Nėn tumba kulprash me mua tė fshihesh.
Shtojyovalle, mbi gjunjė, ti tė mė ulesh,
Kulper pas meje t'mė pėrdridhesh.

Ah, ē'marrėzi ndjell qeshja jote,
Blic shkrepėtimash syri yt lėshon.
Vetėtimė gjarpėrueshe pėrmes kėsaj bote,
Ku dashuria e vyshkur plaguar lėngon.



POETI

Dalin vargje dėshpėrimi,
Sa herė jeta tė mashtron.
Qiejt e syve re trishtimi,
Brenga-brengės i rėndon.

Breng'e hidhur pėr kėdo,
Shkėmb Sizifi, ah, kjo jetė!
Shpirtin tėnd mos e mundo,
Bota s'ėshtė kaq e shkretė.

Dėshpėrimin nxirr me vargje,
Gjersa shuhet vjesht[ e vonė.
Mos kalo mbi ato pragje,
Breng' e dimrit tė mjeron...


KUR UNE TE IK


Perse me luteni? Tjter c'tu jap?
Enderrimet e mia te gjitha i treta.
Deshirat e reja s'kapen ne vrap,
Ne rrimen e vjeter mbeta.

Ua mbusha goten me fjalen e embel,
Nuk me skllaveroi vargu i percudnuar.
kur une te ik, hapur po ua le zemren,
Te shihni si e pata zbukuruar.
















!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Thani Naqo
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: