Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Stavri Pone

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Stavri Pone    18/9/2010, 02:37

Po afishoj faqet e para tė romanit “Lotėt e Trėndafilit” tė shkrimtarit Stavri Pone. Romani bėn fjalė pėr temėn e lirisė, tė dashurisė dhe tė shtypjes sė tė drejtave tė njeriut nė diktaturėn komuniste nė vendin tonė. Do tė kisha kėnaqėsi tė dija pėrshtypjet tuaja.

Romani fillon me kėto dy citate:

Liria e individit nuk ėshtė dhuratė e qytetėrimit. Ajo ka qenė ndjenja mė e madhėrishme pėrpara se tė kishte lindur ēdolloj qytetėrimi.
<BLOCKQUOTE>Zigmund Frojd</BLOCKQUOTE>Nga vetė natyra e saj, dashuria ėshtė hyjnore dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ajo jo vetėm ėshtė jopolitike, por antipolitike, dhe ndoshta ėshtė mė e fuqishmja nga tė gjitha forcat antipolitike njerėzore.
<BLOCKQUOTE>Hana Arendt</BLOCKQUOTE>

Faqet e para:

1

Dola nga burgu mė 17 mars 1991, ditėn e enjte, dhe nė darkė vonė mbėrrita nė qytetin tim, nė shtėpinė time nė lagjen 1 Maji, ku isha lindur, kisha kaluar fėmininė, adoleshencėn dhe vitin e parė tė martesės. Pjesėn tjetėr tė kohės, deri kur mė arrestuan, e kisha kaluar nė fakultet dhe nė shtėpinė e tezes sime, Zogės, qė unė e ime motėr Flora i thoshim jajė.

Unė, libert (1) i shekullit tė 20-tė, i mbijetuar i fshesės sė hekurt tė spastrimit komunist, vija nga burgu gjysmė i ēmendur. Hiq para-burgimin, gjithė kohėn e burgut, 10 vjet e 3 muaj, qė ishte mė pak se gjysma e kohės sė dėnimit tim total prej 22 vjetėsh bashkė me ridėnimin, e kisha vuajtur nė njė kamp nė thellėsi tė maleve nė Veri. Si i ridėnuar mė duhej tė bėja edhe 12 vjet tė tjerė. Babi dhe jaja kishin vdekur kur isha nė burg.
(1) skllav i liruar

Nuk e harroj atė natė kur vura kėmbė sėrish nė qytetin tim pas kaq vitesh. Kur zbrita nga autobusi mė priste Flora me tė shoqin, Nardi Sofronin, dhe desha tė shkoja te shtėpia e jajės, po Flora mė tha me lot nė sy se ajo nuk ekzistonte mė, e kishin prishur dhe nė vend tė saj kishin ndėrtuar njė kopsht fėmijėsh, kėshtu qė kot tė shkoja. Gati ulėrita, mė theri nė zemėr, mė plagosėn ciflat e kujtimeve pėr tė dhe u nisa tė shkoja, doja tė shihja se mbase kishte mbetur diēka prej saj, njė pjesė gardhi, ose akacia. Po akacia? pyeta Florėn duke britur dhe ajo mė pa me shqetėsim. Akacia? mėrmėriti. Ē’rėndėsi ka akacia? Nuk ka rėndėsi, po dua ta di: ėshtė apo e kanė prerė. Nuk e di, tha e pasigurt, mė duket se ėshtė.

U gėzova dhe ndjeva tė mė rigonin lotėt faqeve deri nė mjekrėn e dendur, qė kishte filluar tė thinjej. Tė paktėn tė ketė shpėtuar akacia, lutesha me vete, dėshmitarja e heshtur qė mė ishte ngulur thellė nė shpirt, qė lidhej me diēka tė shenjtė, anėn e jashtme tė sė cilės Flora e dinte, po jo tė brendshmen, se njeriu ka edhe njė anė tė brendshme thellė qenies sė tij, qė e quan nė fshehtėsi tempull, altar, qė nuk shembet kurrė ēfarėdo shembjeje t’i ndodhė objektit qė lidhet me tė dhe akacia, bukuroshja ime, qė mė ishte shfaqur nė pamjen e saj reale pėrpara syve edhe nė burg, edhe nė kthjelltėsitė e ēmendurisė sime, dhe qė kishte qenė e vetmja gjė qė mė ngushėllonte, mbase kishte mbetur. Kisha besuar se njė ditė do ta shihja dhe pamja e saj do tė bėnte ēudinė, do tė mė shėronte nga makthet dhe turbullirat e mia.

Iu binda Florės dhe nuk shkova tė shihja mungesėn e shtėpisė sė jajės, por, bekuar qoftė, atje qe ngritur njė kopsht fėmijėsh dhe lutesha qė ata fėmijė tė mos pėrjetonin kurrė dhimbje si tė miat, qė historitė si imja t’i mėsonin vetėm nėpėr libra, le t’i quanin edhe pėrralla, po veē tė mos e njihnin vuajtjen nga diktatura.

Flora dhe Nardi mė kapėn nga krahėt dhe morėm rrugėn e shtėpisė, ēka e kuptova se po ecnim mbi urėn qė lidhte sheshin pėrpara bankės me rrugėn e Patosit. Nardi mbante thesin tim tė vogėl, tė ronitur e tė ngrėnė, qė kishte brenda ēikėrrimat qė i kisha pėrdorur nė burg si dhe atė palo thesar, qė mezi e kisha shpėtuar - Biblėn e atė Palit dhe bllokun me esetė qė kisha shkruar nė burg e qė do tė mė vinte keq po tė mė kishte humbur.

I hodha njė sy Florės, fytyrėn e bukur tė sė cilės ma shfiguronte perdja e lotėve. I kishte ikur freskia e dikurshme, megjithatė mbahej, ishte po ajo fytyrė e dashur, me sy tė mėdhenj, tė zes, me hundėn tė hollė e tė harkuar hijshėm, paksa majuce, me buzėt e plota qė vetėm dinin tė qeshnin, pastaj pashė nga Nardi, babaxhan burrė, i urtė e i qetė, me flokėt bojė kashte me onde tė shtruara me zor, me sytė e pėrhimėt e me atė zėrin buēitės qė i magjepste spektatorėt kur dilte nė skenė.

Kur po i afroheshim shtėpisė Flora mė tha se me ardhjen e demo-kracisė e kishin marrė prapė nė punė si aktore nė teatrin e qytetit, ēka mė gėzoi pa masė. E ndieja veten fajtor: pėr shkakun tim kishte vuajtur shumė, jo vetėm ajo, por edhe familja ime. Prindėrit vėrtet nuk i kishin nxjerrė nga puna, mamanė e lanė nė punėn ku kishte qenė, kuzhiniere nė njė kopsht fėmijėsh tė lagjes, dhe babin hidraulik nė Komunale. Si rregull duhej t’i kishin internuar, t’i kishin degdisur nė ferma a kampe tė internuarish, po nuk e kishin bėrė dhe nuk e di pse. Vetėm Florėn kishin hequr si aktore, kurse Nardin jo. Kishte raste kur diktatura tregohej disi e mėshirshme, me siguri pėr tė mirėn e saj, jo tė njerėzve, pėr ta zbutur sadopak imazhin e llahtarshėm tė egėrsisė pėr tė cilėn me siguri ishte mė se e vetėdijshme.

Po binte muzgu kur mbėrritėm nė shtėpi, nė shtėpinė e fėminisė dhe tė rinisė sime tė parė, ndėrtuar nė faqen e kodrės, nė njė pjerrinė tė butė nga ku hapet njė peizazh i mahnitshėm qė edhe natėn tė rrėmben me magjinė e tij, ku shtėpitė matanė rrugės sė Patosit, ashtu tė vogla e tė strukura mes pemėve e hardhive, por edhe tė mėdhatė, disa pallate tė ndėrtuar rishtazi, qė para burgimit tim nuk ekzistonin, tė ngjallnin nė shpirt ndjenjėn e jetės, sidomos shtėpitė me kopshte, ah, dy njerėzit e parė tė botės nė kopsht kishin jetuar dhe ndoshta prej tyre e trashėgojmė genin e pėrjetshėm transhendental1, parahistorik, tė dashurisė pėr gjelbėrimin, pėr njė fije bari, pėr njė gjethėz tė njomė, dhe mbi ato shtėpi nuk kishte gryka armėsh, nuk flinte vdekja e gatshme tė zgjohej nė ēdo ēast, dhe qielli atė natė marsi, pėr fatin tim tė mirė, ishte plot me yje, jo yje burgu, mėshirues, qė ndonėse tė paburgosur na dukeshin tė tillė, tė dėnuar edhe ata, po njė qiell i lirė, jo vetėm pse kishte ardhur demokracia, por sepse unė po jetoja me harmoninė e vėrtetė tė natyrės, me paqen e saj qiellore qė tė krijonte nė shpirt njė ndjenjė prehjeje, nirvanėn e ėndėrruar prej vitesh, dhe tek pashė atė qiell tė lirė nga kopshti i shtėpisė sime, i bukur dhe ai, po jo sa kopshti i jajės, i thadruar thellė nė njė cep tė zemrės sime, u mbusha me ngazėllim dhe sikur erdha pak nė vete, se ēmenduria mė shoqėronte nė ēdo ēast dhe mė flakte pa mėshirė jashtė realitetit.
(1) qė kalon pėrtej ideve tė zakonshme, njohuri intuitive qė nuk lidhet me pėrvojėn konkrete

Shtėpia ngrihej mbi tarracėn e sipėrme - oborri ynė kishte edhe njė tarracė tė poshtme - pėrtej pemėve frutore dhe njė pjergulle tė madhe, kishte dy dhoma e njė kuzhinė, tė mėdha e plot dritė, ishte mbi njė metėr nga toka, me bimsa poshtė dyshemesė, me njė palė shkallė tė jashtme ēimentoje me shtatė shkallare, me parmakė betoni anash tė derdhur nė formė tė bukur, me njė verandė tė gjerė plot me lule, dhe nė verandė mė priste mamaja ime, Diella, me sytė e pėrshkėnditur si me rreze diellore, siē kishte emrin, kurse babi, Thomai, kishte kohė qė prehej nė varreza nė Mbyet, dhe u drodha tek pashė mamanė aq tė thinjur, aq tė vogėl, me ata sy mrekullisht tė dashur e tė ėmbėl, nė ngjyrė tė bruztė nė tė gjelbėr, sytė e mamasė sime qė ishin pasqyra e shpirtit tė saj tė pastėr, dhe m’u hodh nė krah e mė tha, Tori, shpirt! U pėrqafuam, e putha me mall e i pėshpėrita, Mama e dashur, e ėmbla ime, shqiptaro-malazezja ime, shyqyr qė tė gjeta gjallė e shyqyr qė arrite tė mė shohėsh gjallė, se mund tė mos mė kishe parė mė kurrė, vdekja mė ka kaluar aq shpesh pranė, kėto i thashė me vete, jo asaj, po fati deshi tė mė ruante qė tė mė shihje ti, tė shihje djalin tėnd tė vetėm qė t’u kthye nė shtėpi, jo krejt i shėndoshė, me mendjen tė gjysmuar, gjysma e tretur diku, nuk dihet se ku, ndoshta labirinteve tė mistershme tė trurit si tė galerive tė nėndheshme ku punova dhjetė vjet si skllav.

Hymė nė shtėpi e bėra dush. Ah, duart e arta tė babit, sa mirė e kishin ormisur atė dush, mė ēlodhi e ndjeva njėfarė qetie dhe shkova nė kuzhinė i veshur me rroba tė lara, tė buta, tė ngrohta, tė njomura me dashurinė e nėnės sime, me lotėt e saj gjatė mungesės sime tė gjatė e prapė iu hodha nė qafė dhe e puthja papushim dhe e pėrkėdhelja si fėmijė, gjithnjė e kam pėrkėdhelur mamanė, siē pėrkėdhelja edhe jajėn, Zogėn, motrėn e saj plakė, trimėreshėn, dukeshėn, atė zonjė grua, qė edhe ajo s’ėshtė mė, po qė mė kishte dashur si bir dhe e kisha dashur si nėnė.

Flora me Nardin ndenjėn deri vonė e po ashtu xhaxhi Vasili me tė shoqen, Lenėn, grua shpirtnjeriu, sė cilės i thoshim nao. Nuk e di pse nė fisin tonė pėrdornim ca emra tė veēantė se, pėr shembull, edhe gjyshes nga nėna i thoshim majė dhe gjyshes nga babai dadė. Pyeta xhaxhi Vasilin dhe naon pse s’i kishin marrė fėmijėt tė mė takonin, kishin njė vajzė e dy djem mė tė vegjėl, dhe mė thanė se djemtė ishin nė Greqi, nė emigracion, kurse vajza ishte martuar nė Shkodėr.

Xhaxhi Vasili kishte ende atė pamje tė sikletosur si dikur - ishte komunist ai, qe prekur nė sedėr kur nipin e kishin futur nė burg pėr politikė, pėr agjitacion e propagandė, ēka kishte shkaktuar rrėmet nė tėrė fisin, po ai kishte meritat e veta, kishte marrė pjesė nė Luftė qė 17 vjeē, kishte luftuar trimėrisht dhe burgimi im nuk e kishte cenuar fare emrin e tij tė mirė e tė panjollė si komunist, madje vazhdonte tė ishte jo thjesht komunist, po enverist i flaktė, megjithatė iu shmang bisedave politike. Kurse naoja mė shikonte me dhembshuri dhe hera-herės fshinte sytė. Mė donte shumė, mė kishte dashur qė i vogėl dhe ishte e lumtur qė mė shihte gjallė, por pikėrisht atė ēast, teksa po i pėrgji-gjesha me buzėqeshje ngrohtėsisė prej nėne tė naos dhe sytė mė ishin rrėmbushur nga njė perde lotėsh, tek shihja fytyrat e njerėzve tė dashur, rrezėllimin e gotave, reflekset e pijeve nė to, ca pikla tė derdhura nė njė pjatė e teksa dėgjoja tringėllimėn e lugėve e pirunjve, se Flora kishte pėrgatitur vėrtet njė festė, mė zuri ajo kllapia e mallkuar dhe u mėrgova nga gjithēka, u ktheva nė gjendjen time tė mjerueshme, e gjeta veten nė galeri tek mbushja vagonin me mineral nėn dritėn verdhane tė llambės me karbit dhe njė polic harbut mustaqexhufkė mė godiste ligsht me njė shkop gome nė sup e dhimbja ma ēante trupin mė dysh dhe duhet tė kem bėrtitur, Mos, ju lutem, Mos mė goditni, zoti polic, e mbusha vagonin, ja, nuk merr mė, por mustaqexhufka syegėr vazh-donte tė mė godiste, mė godiste edhe brigadieri i punės, ai i liri, jo ai i burgosuri, dhe unė vazhdova tė bėrtisja e tė rėnkoja me sy tė terratisur.

Mė vonė Flora mė tha se ajo, Nardi dhe xhaxhi Vasili mė kishin ēuar nė dhomė, mė kishin dhėnė tė pija njė qetėsues, kishin thirrur urgjent mjekun psikiatėr, Abazin, shokun tim, po kur mbėrriti ai unė ndodhesha nė gjumė tė thellė. Abazi kishte qėndruar rreth njė orė nė kuzhinė se mos zgjohesha, kishte lėnė njė recetė e kishte thėnė se do tė vinte tė mė shihte pėrsėri tė nesėrmen.

Qetėsuesit e bėnė punėn dhe fjeta deri nė drekė. Mamaja kujdesej pėr mua si atėherė kur isha fėmijė, me po atė merak tė tepruar kur mė ndiqte pas pėr tė mbaruar sė ngrėni pjatėn duke mė treguar diēka qė tė mė tėrhiqte vėmendjen, Tori, shpirt, e shikon atė zogun?, e hėngri farėn, hape gojėn edhe ti si zogu, dhe unė e hapja dhe ajo mė fuste lugėn e vogėl nė gojė. Pale kur vritesha gjatė lojės apo rrėzohesha e bėhesha me gjak, se kam qenė fėmijė i lėvizshėm, ajo alarmohej, kurse babi, kur ndodhej nė shtėpi, se zakonisht kthehej vonė, kur unė isha nė gjumė, vinte buzėn nė gaz e i thoshte mamasė me qetėsi apostolike se fėmijėt kėshtu e kanė, edhe do tė vriten, ndryshe nuk forcohen pėr t’u bėrė burra, dhe kishte tė drejtė.

Mamaja po kėshtu edhe tani, ndonėse tani kishte mė shumė arsye pėr t’u shqetėsuar – s’isha mė i pari, ai djaloshi i qetė me atė tė folur tė matur, me arsyetime tė kthjellėta e shpesh me humor, i dashur e i sjellshėm, por njė tjetėr i shpėrfytyruar, njė 41-vjeēar i dėrrmuar jo aq fizikisht, se muskujt e trupit mė qenė forcuar dhe trupin e kisha tė drejtė si kavak, thoshte ajo, por mendėrisht, qė shndėrrohesha nė hijen e vetvetes, e kyēja gojėn pėr orė tė tėra dhe shėtitja nėpėr kopshtin tonė tė pjerrėt, me dy taraca, tė mbytur nga gjelbėrimi, sidomos nė verė, duke statujėruar ose duke folur a me vete, a me zogjtė, a me gjethet e pemėve.

Shihja sesi mamaja dilte pa u ndier nė verandė apo zbriste shkallėt e mė kėrkonte me sy, nganjėherė mė afrohej e mė drejtohej me fjalė tė buta, mikluese, qė tė hyja brenda dhe unė vėreja fytyrėn e saj tė plakur, shtėllungajėn e flokėve tė saj tė thinjur qė rrethonte atė fy-tyrė aq tė bardhė e tė bukur dikur, aq fisnike e tė ėmbėl, krejt e ndryshme nga ajo e sė motrės, Zogės, qė nuk shquhej pėr tipare tė bukura, po tė rregullta e disi tė ashpra, autoritare po gjithsesi fisnike, prej dukeshe, i tho-sha unė me shaka, dhe ajo qeshte, me siguri pa e kuptuar fjalėn dukeshė.

Njė herė nuk iu binda mamasė, por i sokėllita ashpėr, Mė lėr rehat! dhe ajo mė tha me pėrvuajtje, me pėrdėllim, me njė vigmė tė thellė sė brendshmi, duke mė parė me sy tė mugullt, Je shuplakur, bir, tė bėftė Zoti derman, e m’u dhimbs. U shkitha e iu binda, ika nga oborri e hyra nė dhomėn time, tė rinisė sė parė e mė pas tė martesės, mbetur e pandryshuar qė kur qeshė futur nė burg, njė dhomė si muze trishtimi, me krevatin e madh dopio me ballin bojė arre tė zbukuruar me llojlloj figurinash qė i kishte vendosur ish-ime shoqe, Margarita ose Giti, siē i thėrrisnin qė fėmijė, me komodinat nė tė dyja anėt e ballinės ku mbaja libra tė profesionit tim, fletore shėnimesh, jo fletoret e Shėnimeve qė mė kishin konfiskuar nė prag tė arrestimit, me vendin bosh ku dikur qendronte krevati i vajzės sonė, po qė pas martesės sė Gitit me Saimirin, kur unė isha nė burg, Giti e kishte marrė me vete, tė vetmen gjė qė kishte marrė, veē sendeve vetjake tė saj, dhe tryeza e saj e tualetit ishte ende nė vendin e vet, por pa bizhutė farfuritėse, shishkat, kutijat e kremrave, fondatinės, rimelit e gjithfarė tubetash, furēash, gėrshėrėsh, pincetash e kėsi ēikėrrimash, pa reflekset e tyre qė ende mė vizėllonin nė sy, sidomos farfuritjet e pasqyrės sė bukur vezake ku ajo rregullohej si aktoret pėrpara daljes nė skenė, dhe unė iu afrova pasqyrės instinktivisht, sikur do tė gjeja nė tė njė pjesėz tė mbetur nga imazhi i fytyrės sė saj tė bukur qė shihja sa herė i thosha diēka pėrpara se tė dilnim sė bashku, i flisja fytyrės sė saj nė pasqyrė pa parė nė tė fytyrėn time, njė komunikim herė i kėndshėm e herė i tensionuar kur ajo vonohej, se gjithnjė vonohej kur bėnte tualet.

Qėndrova gjatė pėrpara pasqyrės, i vetmi kujtim qė mė lidhte aq shumė me Gitin, ēuditėrisht mė shumė edhe se krevati ku kishim bėrė aq herė dashuri si tė dalldisur, por krevati nuk mė rikthente aq nė tė shkuarėn ndoshta sepse kishim bėrė dashuri edhe nė shtėpinė e saj, edhe nė vende tė tjera, dhe vetėm pasqyra mė solli mizorisht nė kujtesė fytyrėn e saj dhe vendosa ta heq.

Iu futa punės, e hoqa dhe sikur u ēlirova nga njė makth. Tani do ta pėrdorja si skrivani ku do tė vazhdoja tė shkruaja Shėnimet e mia tė kohės pėrpara burgimit, do tė thellohesha nė to, por edhe nė esetė e burgut e ndoshta do tė shkruaja edhe tė tjera.

Po sa herė ulesha nė tryezė mezi mė bėhej tė shkruaja dhe stilolapsi mė ngecte, mendimet mė dilnin tė thata, letrat i bėja shuk e i flakja nė kosh. Mė duheshin Shėnimet e dikurshme, ndoshta do tė nxitesha prej tyre pėr tė shkruar gjėra qė tė kishin njėfarė vlere. Shėnimet ishin kopja e atyre qė mė kishin konfiskuar kur mė kishin arrestuar dhe qė, disa javė pėrpara arrestimit, i kishte shtypur Rajmonda me Olivetti-n tim. Por ato ndodheshin nė shtėpinė e Pilo Dhimoleut, kushėririt tė mamasė, qė i kishte fshehur nė bufenė e shtėpisė sė tij. Kėshtu qė njė ditė shkova nė shtėpinė e tij pėr t’i marrė. Piloja kishte vdekur, kurse e shoqja, Sandra, kishte shkuar tek i biri nė Greqi. Nė shtėpi gjeta Frosinėn, vajzėn e tyre shurdhmemece, qė ishte martuar dhe banonte atje me tė shoqin, njė burrė i shkurtėr, i zeshkėt e i thatė. Ajo m’u hodh nė qafė dhe qau. E kuptoi se kisha shkuar pėr shkrimet e mia, u mor vesh me shenja me tė shoqin dhe ai hapi bufenė nė vendin qė i tregoi ajo. U ngazėlleva kur pashė Shėnimet dhe fletoret me poezi tė Marinės, paksa tė zverdhura nga koha, por krejt tė lexueshme.

Njė ditė tjetėr i thashė mamasė se do tė shkoja tė shihja vendin ku dikur kishte qenė shtėpia e jajės. Nuk mė rrihej pa shkuar te vendi i njė shtėpie tė dashur, tė vogėl, tė fshehur mes njė kopshti magjik qė mė qe thadruar thellė nė zemėr. Mamaja mė tha tė mė shoqėronte, po ia preva ashpėr, Do tė shkoj vetėm! Mė qe bėrė fiksim akacia: ishte ende atje, apo e kishin prerė.

Ecja trotuarit tė rrugės Enver Hoxha, rruga kryesore e qytetit, nuk di nėse quhej mė ashtu ajo rrugė, me kokėn tė ulur qė tė mos takoja ndonjė tė njohur. Pas ndonjė gjysmė ore u ndala. O Zot, mezi arrita tė orientohesha. Gjithė lagjja Belik, lagjja e jajės, kishte ndryshuar dhe nga shtėpia dhe kopshti i saj nuk kishte mbetur asnjė gjurmė; edhe gardhi ishte zhdukur dhe nė vend tė tij ishte ndėrtuar njė mur me kangjella. Pėrtej murit dukej njė ndėrtesė dykatėshe: kopshti i fėmijėve. Ende pa mbėrritur atje ngriva nė vend: akacia nuk dukej kurrkund.

Kaptova portėn qė binte nga ana ku dikur ishte shtėpia e Athinasė, kunatės sė jajės, qė edhe ajo ishte prishur, hyra nė oborrin e kopshtit dhe hodha sytė te vendi ku akacia ngrihej dikur aq e bukur. Vetėm trungu kishte mbetur pėrkėtej murit me kangjella, ngjitur me tė, as njė pėllėmbė mbi tokė, me nja dy filiza tė blertė anash.

Sa nuk u ēmenda nga dhimbja. U ula e putha tokėn, putha edhe trungun e akacies dhe u gėrvishta nė faqe nga gjembat e filizave. Pastaj ngrita sytė lart, te dritarja e pallatit ku dilte Ajo. Ishte e mbyllur, me kortinka tė bardha, dhe rrezet e perėndimit pėrthyheshin nė qelqet e saj si tė pėrgjakura. Ishte e vetmja gjė qė kishte mbetur si dikur. Pėr mua nuk ishte thjesht njė dritare, por simbol ngazėllimi e dhimbjeje. Mbeta gjatė duke e vėshtruar dhe disa nga fėmijėt e kopshtit, qė ishin nė oborr, mė shihnin me habi, nuk kuptonin pse ky xhaxhi me mjekėr rrinte si i ngrirė, me kokėn lart…

Dy ditė nuk e mora veten nga tronditja. Mė mirė sikur Flora tė mė kishte thėnė qė atė natė kur erdha se edhe akacien e kishin prerė. Po ku e dinte ajo se ē’ishte akacia pėr mua? I pėrmbytur nga njė dallgė malli gjeta poezinė qė kisha shkruar dikur pėr akacien, e lexova dhe sikur u lehtėsova. Mirė qė mė kishin mbetur tė paktėn ato vargje pėr tė, tė mira a tė kėqia, pak rėndėsi kishte. Se mos do ta botoja poezinė.

Me gjithė dhimbjen qė mė shkaktoi pamja qė mė qe shfaqur para syve - mungesa e kopshtit tė dashur dhe e akacies - ato ditė pata momente kthjellimi e nisa tė shkruaja. Po me shumė zor, gati me dhunė, dhe shumicėn e fletėve i hidhja nė kosh.

Kur lodhesha sė shkruari, e lodhesha kot, se mendja s’mė pillte asgjė pėr tė qenė, lexoja. Lexoja me atė shpejtėsinė fantastike qė mė qe shpifur nė burg pas traumės qė kisha pėsuar dhe qė kishte lėnė pa mend Pirro Angjelin e tė tjerėt, pėrveē Bedri Myfitit qė kishte thėnė se s’kishte asgjė tė habitshme: isha bėrė tamam si njė gazetare dhe poeteshė e shquar, tė cilėn ai e kishte pasur kolege dhe e njihte prej vitesh. Mė shumė lexoja libra qė i kisha nė bibliotekėn e shtėpisė, po ndonjėherė dilja nė qytet e blija ndonjė tė ri. Shumica e librave tė rinj ishin nga autorė tė huaj dhe pėrherė e mė shumė po dilnin nė shitje libra qė dikur ishin tė ndaluar. Blija rrallė e tek, nuk ma mbante xhepi pėr mė shumė, se isha i papunė dhe jetonim vetėm me pensionin e mamasė e me njėfarė ndihme simbolike qė mė jepte Komiteti i ish-tė Pėrndjekurve Politikė. Kishim dhe ca para qė babi i kishte vėnė nė librezėn e kursimit e po ashtu edhe ca tė tjera qė jaja, para se tė vdiste, ia kishte lėnė mamasė, por ato i ruanim pėr ditė tė vėshtira dhe e hiqnim hollė, kėshtu qė me gjithė dėshirėn e madhe, pak libra bleva. Nganjėherė shkoja nė bibliotekėn e qytetit e lexoja, lexoja njė libėr brenda gjysmė ore dhe e vija nė vend pėr tė marrė njė tjetėr, aq sa punonjėset qė shėrbenin, dy gra tė sjellshme, habiteshin me mua, kujtonin se lexoja vetėm faqet e para dhe ngaqė libri nuk mė pėlqente, merrja njė tjetėr.

Njė ditė, kur u ndodha vetėm me to, u thashė se i lexoja librat deri nė fund dhe isha gati tė riprodhoja saktė pėrmbajtjen e tyre, po nuk mė besuan. Mė provoni u thashė, por ato kėmbyen ca shenja me shoqja-shoqen e mė thanė, Njė herė tjetėr. Nuk donin tė mė provonin, madje sikur u frikėsuan. Si tė doni, u thashė. Por ta dini qė nuk ėshtė defekt, por funksionim i veēantė i trurit tim. U thashė fjalėt qė Bedriu i kishte thėnė Pirro Angjelit pėr mua kur ishim nė burg.

Njėra nga punonjėset mė tha se mė njihte, por Ah, sa keni ndryshuar!, tha, dhe ofshajti. Keni qenė ndėr gjykatėsit mė tė mirė, keni gjykuar edhe njė ēėshtje civile timen. Mua nuk mė kujtohej dhe i thashė, Burgu mė ka shuar nga mendja shumė gjėra, zonjė e dashur, dhe u ktheva nga rafti i librave, por e ndieja qė sytė e saj mė ndiqnin me pikėllim. Jo vetėm nuk kishte besuar se lexoja me shpejtėsi fantastike, po me siguri kujtonte se burgu mė kishte fshirė nga mendja edhe shkronjat. Kush i beson njė ish-tė burgosuri si unė, kur fjala se vija nga burgu me njė dėrrasė mangut kishte marrė dhenė?

Nė qytet u shmangesha tė njohurve, ndėrroja rrugė, rrėbythesha ose bėja sikur nuk i shihja, po kur s’kisha nga t’ia mbaja detyrohesha tė bėja njė copė herė muhabet me tė njohurin duke u pėrpjekur tė fshihja ēekuilibrin tim, nuk doja ta merrte vesh njeri qė nuk isha nė rregull nga burgjitė e kjo mė torturonte.

Njė ditė pashė Jorgjin, ish-vjehrrin tim, ish-Kryetarin e Gjykatės dhe ish-shefin tim, qe plakur e thinjur, po prapė mbahej, i pashėm se i pashėm kishte mbetur. E pashė kur doli me njė tjetėr nga njė klub teksa unė ecja me nxitim me ēantėn tė mbushur me libra nė bibliotekė. Nuk pata kohė t’i shmangesha dhe u pėrballėm.

Mė pa si i shushatur e ngriu nė vend pa m’i ndarė sytė, si tė donte tė bindej nėse isha vėrtet unė. Ktheva kokėn nga ai dhe me njė gjysmėbuzėqeshje i thashė, Shoku Jorgji apo zoti Jorgji, si t’ju thėrras? Ai sikur u tkurr dhe ktheu fytyrėn nga tjetri me njėfarė gjestikulimi vetėmbrojtės. A jeni mė shkop nė dorėn e drejtėsisė socialiste, shoku Jorgji, meqė socializmi juaj ende vazhdon me Partinė tuaj tė ndritur Socialiste? Viktor, ende te politika e ke mendjen?, ma ktheu me tė butė dhe pashė se vėshtrimi iu err nga brenga. Mė kishte dashur shumė, isha i bindur pėr kėtė. Dhe ishte shpirtmadh. Ishte ndėr tė rrallėt njerėz shpirtmėdhenj qė kisha ndeshur nė jetė. Pse nuk vjen tė tė pėrqafoj?, mė tha dhe u nis drejt meje. I bėra shenjė me dorė tė mos mė afrohej. U ndal nė vend dhe pashė se u pėrlot. Nuk e kisha parė kurrė tė pėrlotej kur punoja me tė, edhe pse kishte shpirt tė ndjeshėm. Nuk m’u dhimbs, sepse ende ndodhesha nėn furinė e tėrbimit dhe tė ironisė, duke e llogaritur edhe atė ndėr keqbėrėsit e mi, qė s’ishte. Megjithėse tani kemi pluralizėm, vazhdova unė si i ndėrkryer, ai dajaku i drejtėsisė suaj socialiste ende e godet drejtėsinė njerėzore, apo ajo mė nė fund shpėtoi prej tij?

E kisha rėnduar shumė, por nuk bėri kurrfarė vetėmbrojtjeje, vetėm se hapi krahėt nė shenjė malli a pafuqie dhe mė pa nė sy me njė si ndjenjė pendese, nuk e di. Mė vjen vėrtet keq pėr ty, Viktor, mė tha. Po edhe ty duhet tė tė vijė keq pėr ne. E kishte fjalėn pėr vete dhe pėr tė bijėn, Margaritėn. Se tė kemi dashur, vazhdoi. Kurse ti... Desha t’i thosha se unė vėrtet kisha gabuar, por gabimi i tij dhe i sė bijės kishte qenė ku e ku mė i madh se gabimi im. Sidomos gabimi i tij. Mė saktė, i pushtetit qė pėrfaqėsonte ai. Sepse calikun e mendjes sime tė kthjellėt e kishte shpuar thika e mprehtė e diktaturės sė tij dhe ai, sigurisht, do tė rridhte, do tė kullonin prej tij mendime apokrife, tė kundėrta me tė tijat, do tė dilnin nė shesh e do tė dėnoheshin. Por nuk i thashė asgjė nga kėto. U ktheva e vazhdova rrugėn.

Nė mars tė vitit 1992 u bėnė zgjedhjet parlamentare ku morėn pjesė disa parti politike. Unė votova pėr demokratėt, tė cilėt fituan. Lufta politike u zhvillua e ashpėr, pėr herė tė parė u pėrmbys edhe juridikisht njė sistem shtypės totalitar. U gėzova qė fitoi demokracia liberale. Por kisha bindjen se lufta politike do tė vazhdonte e ashpėr edhe nė tė ardhmen, sepse sistemi komunist kishte rrėnjė tė thella dhe shumė nga ata qė hiqeshin pėr demokratė ishin komunistė nėn maskėn e demokratit, ujq me lėkura qengjash. Uroja tė mos rikthehej prapė diktatura e ēfarėdo ngjyre, tė mos ndryshonte struktura bazė e shtetit, konstitucioni i tij, tė mos ngrihej mė njė partitokraci e re, tė qėndronin shtyllat themelore tė shtetit, liritė e individit, prona private, pluripartitizmi, e drejta e besimit fetar e shumė tė tjera. Partitė vijnė e ikin, po mos qoftė thėnė qė partia nė fuqi tė ndėrtonte njė sistem tė ri diktatorial. Tė paktėn jo komunist, uroja me vete. As fashizmi nuk i zhduku tė gjitha liritė e individit, nuk preku as pronėn private as fenė, dhe lejoi njėfarė dinjiteti tė njeriut nė poshtėrimin total qė i bėri atij. Kurse komunizmi e ktheu njeriun nė qenien parake duke e atrofizuar fizikisht dhe duke e zhveshur shpirtėrisht.

Qėndrova nė shtėpi nėn kujdesin e mamasė e tė Florės, qė vinte shpesh tė mė shihte, derisa njė ditė as ilaēet e Abazit, qė i pija rregullisht, nuk e ndaluan dot sėmundjen time tė shpėrthente. Aty nga fundi i qershorit 1992 Abazi erdhi me autoambulancė e mė tha se do tė mė ēonte nė Tiranė pėr kontroll. I tha mamasė tė mblidhte disa ndėrresa tė lara pėr mua, shami hundėsh, furēėn dhe pastėn e dhėmbėve, peshqir, njė triko e ca gjėra tė tjera dhe e kuptova se nuk ishte fjala thjesht pėr kontroll, po pėr t’u shtruar nė spital.

Rrija ulur nė kolltuk urtė, nuk flisja, shihja mamanė dhe Florėn tek bėnin ecejake nėpėr shtėpi duke mbledhur plaēkat e mia dhe hera-herės kryqėzoja shikimin me mamanė, qė i kishte sytė tė ujitur, i dridheshin lotėt nė qerpikė dhe rrudhėzat rreth syve sikur iu shpeshtuan dhe pastaj ēdo gjė ishte gati.

Mamaja doli te porta, ku priste ambulanca, mė puthi nė tė dyja faqet, mė lagu me lot, kurse unė nuk e putha, se pėr njė ēast m’u duk e huaj, e largėt dhe e kotė. Pėr kė kam nevojė unė e kush mė qėndron nė krah, thashė me vete si idiot, duhej tė ishte Ajo aty qė tė mė pėrcillte dhe duket kėtė fjalė e thashė me zė dhe mamaja u trondit. Harroje atė, bir, mė tha. Nuk pata kohė t’i pėrgjigjesha, se ndjeva dorėn e Abazit tė mė tėrhiqte butė, mė hipi nė makinė e u ul pranė meje. Donte dhe Flora tė hipte pranė meje, por atė e zinte makina dhe Abazi i tha tė hipte pėrpara, me shoferin.

Nė kohėn qė makina po nisej, unė hapa derėn, dola jashtė pa u ndier dhe qėndrova nė anė tė rrugės. As Flora, as Abazi e as shoferi i ambulancės, madje as mamaja, qė ende qėndronte pėrpara portės, duke fshirė sytė me shami, si i kullonin lotėt, tė shkretės!, nuk thanė gjė, mė shihnin e nuk flisnin, dhe unė pashė se si ambulanca largohej pa mua, kurse pėr mua qe nisur, dhe vazhdova rrugėn i qetė drejt pjacės. E kisha vendosur se ku do tė shkoja: nė fshatin e Saj. Tė takoja Atė, pėr tė cilėn mė kishte piktisur malli aq shumė, kisha njėmbėdhjetė vjet pa e parė, pa i prekur duart e pa kredhur sytė nė sytė e saj. Ah, le tė thonė ē’tė duan pėr dashurinė, po unė them se mbi tė gjitha ajo ėshtė kredhje nė sytė e atij qė dashuron, ky ėshtė ēasti mė sublim i dashurisė, ėshtė porta qė hap ėmbėlsinė dhe magjinė e saj, e pastaj vijnė puthjet e pėrqafimet dhe marrėzia e seksit e gjithēka tjetėr, lotėt dhe kujtimet, dhe kishte kaluar njė kohė tmerrėsisht e gjatė qė kur nuk kisha bėrė njė kredhje tė tillė nė sytė e saj.

Shkova te vendi ku rrinte taksia e jevgut, e atij qė mė kishte ēuar edhe herė tė tjera nė atė fshat tė largėt buzė Vjosės, afėr detit. Ishte nė ngjyrė tė zezė ajo, por pashė se nuk ndodhej atje dhe vendosa tė prisja duke uruar tė mos kishte shkuar nė ndonjė qytet tjetėr, po si zor, se tani njerėzit udhėtonin mė shumė me mikrobusė, ose furgona, siē u thoshin tani, megjithėse furgonat, me sa dija unė, janė pėr mallra, po nejse, se edhe njerėzit fundja mallra janė, dhe atė kohė desh bėrtita nga gėzimi, sepse pashė jevgun, taksixhiun, qė ndaloi taksinė, qė nuk ishte e zezė, por e verdhė. Ai zbriti nga vetura e nisi tė merrej me gomėn e parė. Iu afrova dhe mbeta nė vend si i goditur nga rrufeja: taksixhiu ishte rinuar nė mėnyrė tė pabesueshme, ishte bėrė njė djalė njėzet e pesėvjeēar, nga pesėdhjetė e ca qė kishte qenė pėrpara njėmbėdhjetė vjetėsh.

Ia ngula sytė e po e shihja i ēmeritur, mė vuri re e mė tha, Doni tė shkoni kund, zotėri?, por unė rrija si i ngrirė. Kisha lexuar nė pėralla se njeriu mund tė vdesė e tė ngjallet, ose tė rrijė pėrjetėsisht i ri, si Fausti, po qė tė rinohet, tė kthehet pas nė kohė, kėtė nuk e kisha hasur. E pyeta, Ai qė ke qenė je, apo gabohem? Nuk mė kuptoi, ose kujtoi se i thashė, Me atė taksi je akoma?, dhe m’u pėrgjigj, Jo, e kam ndėrruar, kam blerė njė tė re, se e vjetra kishte marrė fund. Desha t’i thosha edhe njė herė, Mor po a je ai taksixhiu i dikurshėm, jevgu, i vetmi jevg me taksi nė qytetin tonė?, por e lashė e i thashė, Dua tė shkoj nė filan fshat. E dinte se ku binte, hipa dhe u nisėm. Kur mbėrritėn nė Qafėn e Koshovicės u kujtova qė nuk kisha asnjė lek me vete dhe u tmerrova. Ndale, ulėrita. Ndale! Mė pa me habi e frenoi, nuk e kuptoi ē’mė kishte ndodhur. I shpjegova si ishte puna e mė tha me ton tė butė, me vėshtrim tė qeshur, Pėr kėtė shqetėsoheni, z. Gjykatės? Nė s’keni sot, m’i jepni kur t’i keni, se im atė, rahmet pastė, ju respektonte, madje krenohej qė kishte njė njeri tė njohur si ju, ju quante mik, dhe pashė se u pėrlot. Ah, brita me vete, jevgu nuk paskesh qenė ai i dikurshmi, por i biri, ishte Jevgu i Riu, jo Jevgu Plaku, se plaku kishte vdekur e u ftillova. Mė vjen keq, i thashė, ngushėllime, nuk e dija qė paska vdekur. Vdiq vjet, tha djali. Dhe zanatin e tij e mora unė. Tė tė ketė lėnė uratėn, o bir, i thashė. Edhe bekimin pėr tė bėrė pak prokopi, se ai i ziu mezi e pėrballonte jetėn. Pashė se u prek dhe fshiu njė pikė lot.

Pas ndonjė ore e ca mbėrritėm nė fshat dhe me udhėzimet e mia, se djali nuk e njihte fshatin, taksia mori rrugėn e njohur, rrugėn qė tė shpinte te kasollja e Saj. Sa mirė e njihja atė rrugė, rrugė e qetė fshati, e rrethuar me gjerdhe e plepa dhe, kur zbrita, i thashė djalit tė mė priste ndonjė orė apo dy. Sa tė doni, mė tha, ju pres edhe tėrė natėn, dhe mė buzėqeshi me ēiltėrsi.

Ndalova pėrpara trinės, gati sa s’m’u ēa zemra kur u gjenda atje, aq fort mė rrihte. Prisja qė Ajo tė dilte, siē bėnte pėrherė kur dėgjonte zhurmėn e taksisė, por heshtje. Bėra tė hapja trinėn e tė hyja nė oborr e ndėrkohė vura re se shtėpia kishte ndryshuar, qe lyer nga jashtė me gėlqere, dhe kopshti dukej i mirėmbajtur, i mbjellė e i selitur. Edhe qershia ishte dhe u gėzova. Atė kohė doli nė oborr njė grua, ēka mė habiti. Edhe ajo u habit kur mė pa e mė pyeti se kė kėrkoja. Ia thashė e mė tha, Oh, nuk banojnė mė kėtu, kanė nja dy vjet qė kanė ikur, ka ikur plaka me nipin, se vajza nuk ka ikur, ėshtė kėtu, nė fshat. Ku kėtu?, e pyeta me njė frymė, gjithė ankth, ēmendurisht i gėzuar qė Ajo nuk kishte ikur, por edhe i hidhėruar qė Plaka me Nipin nuk ndodheshin, se doja t’i takoja edhe ata, me mall bile, me shumė mall. Banon atje, mė tha gruaja, matanė varrezave, atje e ka shtėpinė. E falėnderova dhe u nisa me vrap.

Fshatin e lashė pas dhe ndalova buzė njė ēeltine me bar, pėrtej gardhit tė varrezave, nėn njė pishė. Atje ishte njė mezhdė varri me njė kryq druri tė pagdhendur e me njė rrėnjė trėndafili tė mbushur me lule tė mėdha, tė kuqe, tė mrekullueshme, qė kishin zėnė thuajse gjysmėn e varrit. Ēudi, thashė me vete, njė varr jashtė varrezave. Pse kėshtu? Mos ishte ndonjė qė kishte vrarė veten? Ka tė ngjarė, thashė, dhe zura tė kėrkoja me sy se ku mund tė ishte shtėpia e Saj, ose mė saktė kasollja e Saj, qė nuk e dija pse e kishte ndėrruar, por asnjė kasolle nuk mė zuri syri. Pėrtej kullosnin disa lopė dhe njė tufė patash shėtitnin nėpėr bar.

Vendosa ta thėrrisja, se mund tė mė dėgjonte. M’u ndriēua nė mendje emri i Saj si i shkruar me zigzage vetėtimash, m’u dritėsua nė pėrfytyrim fytyra e Saj e magjishme dhe bėra ta thėrrisja, po zėri nuk mė dilte. O tmerr, si nuk mund tė nxirrja njė fije zėri? Tamam si nė ato ėndrrat e liga, kur as ecėn dot, as lėviz dot. Dhe atė ēast, o ēudi, pashė se ajri u mbush me petale trėndafilash tė bardhė qė binin si fluturza bore dhe vėrtiteshin rreth meje plot gaz dhe pashė se nuk ishin petale tė bardha, por fletė tė mbushura me poezi... por poezitė e kujt ishin dhe pse mė bėhej se i kisha lexuar?, dhe befas nga qielli zbriti njė kopsht i njohur, nė tė cilin kisha qenė dikur me Atė, po ē’donte ai kopsht atje dhe si mund tė zbriste nga qielli njė kopsht?, pastaj dėgjova oshėtimėn e detit dhe nė bregun e mbushur me rėrė tė bardhė, sa ēudi, plazhistėt ishin statuja tė gurta, tė kthyera me fytyrė nga deti, dhe unė pashė statujėn e hatashme tė njė vajze adoleshente tė zbuluar nė Apoloni, e cila lėvizi dhe u kthye nga unė dhe unė pashė se nuk ishte statuja e adoleshentes, por vetė Ajo, kurse mua mė qe dukur si statujė, dhe ja ku m’u shfaq fytyra e saj e ėmbėl dhe rrezėllitėse dhe Ajo u derdh drejt meje me klithma gėzimi dhe unė u sula drejt saj dhe nė kohėn qė u afruam e do tė pėrqafoheshim dėgjova njė zė tė njohur, dashamirės e tė butė, qė mė foli nga pas, dhe unė ktheva kryet dhe pashė figurėn e Florės tė vizatuar nė horizont, pastaj ktheva kokėn me vrik nga Ajo dhe pashė se Ajo nuk ndodhej mė pėrpara meje dhe unė u tmerrova dhe i thirra, E dashur, pse ike? Zemėr, qendro! Ku je, shpirt? Pse s’po tė shoh? Prit, tė lutem!, dhe pastaj, i dėshpėruar nė kulm, i inatosur me Florėn, i ulėrita, Pse mė ndoqe? Ē’punė kishe tė mė vije pas? Ti s’mė ke pėrgjuar kurrė!, por Flora, e bėrė dyllė, mė fėrkonte ballin me njė shami tė lagur, kurse Abazi po bėnte gati njė gjilpėrė pėr tė ma ngulur, po duket ndėrroi mendje se e dėgjova qė tha, Po e lė, se po qetėsohet.

-Ndalojmė pak kėtu? - e pyeti Flora duke treguar me dorė njė klub nė anė tė rrugės. - Sa tė qetėsohet mirė.

-Patjetėr, - tha Abazi dhe zbriti.

Flora deshi tė mė ndihmonte tė zbrisja, por ia largova dorėn me inat. Zbrita pa ndihmėn e saj dhe pashė tabelėn e klubit qė lexonte: PILO LALA.

Mbėrritėm nė Tiranė aty nga dreka dhe u desh tė kalonte njė kohė e gjatė derisa erdhi doktori i duhur pėr tė mė vizituar mua. Burrė i pashėm ishte, me flokė tė bardhė tė dendur, i ngjante shumė Kristaq Shtėmbarit, njė miku tim, vetėm se Kristaqi i kishte flokėt skrop tė zinj.

Doktori mė futi nė klinikė dhe bisedoi rreth gjysmė ore me Abazin e pastaj nisi tė mė pyeste mua, mė kontrolloi me ca drita e mė goditi nėpėr gjymtyrė me njė ēekiē gome, mė bėri kontrolle edhe me ca aparatura si televizorė e mė tha se kontrollet do tė vazhdonin edhe nė ditėt e ardhme. Mė tha se mė duhej tė rrija pėr disa ditė nė spital, nėn kontrollin e tij, qė ta merrja veten mirė. Nė fund fare u prezantua, tha se quhej Idriz Hysa dhe kishte kėnaqėsi tė mė quante jo pacientin e tij, por shokun e tij. Bukur, thashė me vete, m’u shtua edhe njė shok tjetėr mjek.

Mė ēuan nė njė dhomė tė pastėr, tė mobiluar thjesht, njė krevat, njė komodinė e njė lavaman. Goxha mirė, thashė pėr lavamanin, nuk do tė shkoja tė laja dhėmbėt nė ēesmat e pėrbashkėta, si nė burg, ku shpesh nuk gjeja radhė tek ai tubi me vrima qė quhej ēesmė.

Flora mė shihte me pikėllim e pėrpiqej tė ishte e qeshur pėr tė mė dhėnė zemėr dhe, kur erdhi koha tė ikte, m’u var nė qafė dhe nuk duroi dot mė - ia shkrepi tė qarit dhe nuk lėvizte, derisa e tėrhoqi Abazi nga dora dhe ajo u shkėput. Abazi mė dha dorėn e mė tha se herė pas here do tė vinte tek unė, po mjek mė tė mirė se Hysa nuk gjendej, ai do vinte thjesht pėr vizitė si shok, jo si mjek.

Qėndroja nė mesore, te dera e dhomės sime, ku kaloi njė pacient me uniformė spitali qė seē thoshte me vete gjithė gjeste, dhe unė ndiqja Florėn me sy teksa largohej me kokėn tė ulur, dhe e merrja me mend se lotėt e saj rigonin nė pllakat e pastra akull tė mesores dhe pastaj u zhduk prapa qoshes.

U ktheva nė dhomė dhe pashė nga dritarja. Pėrpara meje hapej njė korie me pisha nėpėr tė cilat lėvrinin njerėz, pashė edhe grumbuj e stiva me rroba, mallra e sende tė ndryshme tė pėrhapura gjithandej, deri larg nė fushė, vinin e iknin makina, shkarkonin e ngarkonin mallra. Njė infermiere mė tha se ishte fusha e begsave, ku ndodhej tregu me shumicė. Pasdite vonė zhurmat u fashitėn dhe unė u ndjeva i vetmuar, nuk di pse mė kishin pėlqyer ato zhurma dhe doja tė vazhdonin.

Kontrollet mjekėsore vazhduan pėr disa ditė. Dr. Hysa mė mori nė klinikėn e tij dhe bėri njė bisedė tė gjatė me mua, mė pyeti pėr tė kaluarėn time pėrpara burgut dhe nė burg, ku u ndal mė gjatė, mė pyeti dhe pėr atė vit qė kisha kaluar nė shtėpi pas daljes nga burgu. U interesua sidomos nėse kisha pėsuar ndonjė ngjarje tronditėse nė burg dhe unė i thashė, E gjithė jeta nė burg ėshtė njė ngjarje tronditėse, por ai nguli kėmbė nė diēka mė specifike. E kuptova ku rrihte, do tė kishte marrė vesh pėr krimin tim dhe tani donte qė t’ia pohoja vetė. Po nuk ia pohova, i pohova vetėm ngjarjen kur kisha dashur tė hipja mbi gardhin e telave me gjemba qė tė mė vriste ushtari, gjė qė i bėri pėrshtypje. Tjetėr, mė tha, ndonjė ngjarje tjetėr? Po ja, kur vdiq njė miku im, njė njeri i Madh, atė Pali, u trondita shumė. Dakord, po ndonjė gjė tjetėr? Hė, sa di ti, o doktor!, thashė me vete, po as unė nuk jam budalla. Do qė tė pohoj krimin, tė marrėsh nė telefon policinė dhe tė vijnė policėt, tė mė hedhin prangat, dhe tė mė ēojnė prapė nė atė burg tė llahtarshėm?

Po, ja i thashė, njė ditė ndodhi njė shembje nė galeri, dhéu mė zuri poshtė e u tmerrova. Siē e shihni, nuk vdiqa, u vrava pak, po vetėm kaq, doktori i burgut tha se kisha qenė me fat qė nuk mė qe kėputur ndonjė krah a kėmbė. Pashė se kjo qė i tregova i bėri pėrshtypje. Ndonjė gjė tjetėr? mė pyeti. Hė, sa kėmbėngulės qenke!, thashė me vete dhe prapė i bishtnova. Me siguri do tė ishte ekspert edhe nė kriminalogji. Po ja, shkruaja fshehtas ca shėnime, ese, siē i thonė ndryshe, qė ishin kundėr diktaturės dhe kisha frikė mos mė kapnin policėt, m’i gjenin e mė dėnonin prapė. Siē mė kishin dėnuar nė vitin 1980, kur mė kishin gjetur ca shėnime tė ngjashme me to. Nė rregull, tha, dhe nuk mė bėri mė pyetje tė tjera. I japim fund pėr sot. Ēka do tė thoshte se prapė do tė mė pyeste pėr ndonjė ngjarje tronditėse nė burg. Pyetėm sa tė duash, thashė me vete, krimin nuk e tregoj.

Kėshtu, u bėra pacient i rregullt i Dr. Hysės, bisedat me tė nuk kishin fund dhe njė ditė, nė njė ēast lėshimi, qė nuk e di nga dreqin mė erdhi, ndoshta nga bindja se Dr. Hysa e dinte krimin tim dhe mė kot e mundoja duke e detyruar tė mė bėnte pyetje pa pushim, ia pohova. Po, doktor, i thashė, mė ka ndodhur edhe njė ngjarje tjetėr tronditėse. Kam vrarė njė njeri.

Ai mbeti pa frymė nga habia. Me hetoi mirė e mirė a flisja seriozisht, apo ishte njė mendim delirant qė e fantazoja.

-E vrava sa i luajta fenė. E kishte hak.

-Ku, nė burg?

-Jo, jo nė burg, - dredhova nė ēast. - Kush vret dot nė burg? Policėt atje janė tė aftė zbulojnė kush ėshtė fajtor nė njė grindje tė thjeshtė, jo mė njė krim. Jo, nuk e kam bėrė nė burg.

-Po ku?

-Atė e di vetėm unė dhe Zoti, po qe se ka Zot. Po qe se jo, aq mė mirė, nuk kam asnjė dėshmitar.

Nuk i thashė se tė vetmit njeri qė ia kisha treguar krimin kishte qenė atė Pali, sepse ky rrėfim do tė zbulonte vendin e krimit, ēka ishte njėsoj e rrezikshme.

-Kė ke vrarė?

-Njė qė e kishte hak. Jua thashė njė herė, doktor.

-Tė paktėn mė thoni kohėn kur e keni bėrė, para burgut, nė burg a pas burgut.

-Nuk e tregoj. Boll qė ju thashė se kam bėrė njė krim dhe besoj se kjo mjafton.

-Nuk mjafton. Do tė doja tė dija mė shumė hollėsi qė tė merrja vesh diēka mė mirė pėr turbullimin tuaj dhe pėr mjekimin tuaj.

-Ah! Po ligji nuk hyn fare nė kėtė mes? I zgjuar jeni, doktor, pėr besė!

Ai nuk e prishi terezinė.

-Unė jam mjek, nuk jam as jurist e as polic. Mua mė intereson tronditja juaj pėr shkak tė atij krimi.

-E di si ėshtė puna, doktor? Unė nuk kam bėrė kurrfarė krimi, gjithēka qė ju thashė ishte fantazi. Unė kam qenė jurist dhe e kam pasur pėr detyrė t’i dėnoja krimet, jo t’i bėja vetė.

Dr. Hysa qėndroi njė hop nė mėdyshje, i ngarritur tė fliste, pa qenė i sigurt nėse kisha bėrė vėrtet ndonjė vrasje apo jo.

-Nė rregull, i japim fund pėr sot, - mė tha. - Do tė vazhdojmė mė vonė. Nė rastin tuaj bisedat janė ndėr mjekimet mė tė mira, nė mos mė i miri. Ilaēet i pini rregullisht?

E kishte fjalėn pėr njė grusht tabletash qė pija ēdo ditė.

-Po. Ku ikėn infermierja pa mė parė qė i pi tė gjitha?

-Bukur. Mund tė shkoni.

-Desha t’ju thosha edhe diēka, doktor, mundem?

-Posi jo?

-Pas asaj shembjes pėr tė cilėn ju fola, tek unė ndodhi njė ndryshim i habitshėm nė mėnyrėn e tė lexuarit, lexoj me shpejtėsi fantastike.

-Si kėshtu? - tha pa ma varur fare, duke shkruar diēka nė kartelė.

-Ja qė kėshtu. E lexoj njė libėr mesatar prej 300 faqesh pėr 25-30 minuta.

Ngriti sytė e mė pa. Kujtoja se do tė interesohej pėr atė ēudi, siē qenė interesuar shokėt e mi tė burgut, por ai, me ē’pashė, nuk i kushtoi rėndėsi. Megjithatė, mė pyeti:

-Kėshtu keni lexuar pėrherė?

-Jo. M’u shfaq pas asaj shembjes nė galeri.

Pashė se njė buzėt e tij lėvriu njė buzėqeshje mosbesimi, si ajo hardhucka qė del nga vrima e murit pėr njė ēast dhe futet prapė nė tė me shpejtėsi. E kuptova - kujtoi se ishte njė halucinacion imi, domethėnė njė dukuri normale pėr njė pacient si unė, ndaj mė hipėn nervat.

-Mund tė bėni njė provė. Mund t’ju hyjė nė punė pėr mjekimin tim.

Pashė se sikur nuk i erdhi mirė qė kisha ndėrhyrė nė punėn e tij. I dha fund tė shkruarit, u ngrit nga tryeza, mė rrahu supin miqėsisht e mė tha:

-S’ėshtė nevoja pėr prova tė tilla. Edhe po qe se lexoni aq shpejt, kjo s’ka tė bėjė me turbullimn tuaj. Qė lexoni, bėni mirė, po mos u lodhni shumė. Sa tė qetėsoheni, pastaj mund tė lexoni sa tė doni.

E ndjeva veten tė fyer, nuk mė kishte besuar.

-S’doni tė bėjmė njė provė?

-Them se s’ėshtė nevoja. Megjithatė, po qe se ngulni kėmbė, e bėjmė, po jo sot.

Mė tėrhoqi butė nga krahu dhe mė shoqėroi deri te dera e dhomės sime, mė pėrshėndeti e u largua. Provėn nuk ma bėri asnjėherė dhe unė nuk e ngava mė atė muhabet.

Tė gjithė librat qė mė kishte sjellė Flora i kisha lexuar, po ngaqė nuk kisha tė tjerė, i lexoja prapė e prapė, duke u munduar t’i lexoja sa mė ngadalė. Nė spital kishte dhe njėfarė biblioteke, ku shkova njė ditė e u hodha njė sy titujve. Nuk ishin libra pėr tė qenė dhe nuk mora asnjė pėr tė lexuar. Pas njė muaji Flora mė solli ca libra tė rinj dhe u gėzova shumė.

-Tori, - mė tha si me turp, - e kuptoj dėshirėn tėnde pėr tė lexuar, po jemi pak si hollė... Ti e di, mamaja pensionin ka, rroga ime dhe e Nardit mezi na del se kemi dhe fėmijėt, dhe mė kupto, librat janė shumė tė shtrenjtė...

Edhe pse me ardhjen e demokracisė Florėn e kishin marrė pėrsėri nė teatėr, rolet e saj tashmė ishin tė rralla, nuk luante mė role vajzash tė reja punėtore, studente apo aksioniste, qė bėnin dashuri socialiste, po rolin e ndonjė nėne a gjysheje. Le qė dhe pjesėt teatrale tani qenė rralluar; njė vėnie nė skenė, tha Flora, kushtonte shumė mė tepėr nga ē’fitohej nga biletat. Njerėzit, sidomos tė rinjtė, as qė e kishin mendjen te teatri, kishin halle tė tjera, merreshin me biznese ose luftonin tė gjenin viza pėr tė shkuar nė Perėndim pėr tė punuar.

Pėr disa ditė pas ikjes sė Florės pata turbullime tė vazhduara, flisja me vete, mė shfaqeshin figura tė frikshme dhe njėherė m’u bė se ai qė kisha vrarė u ngrit nga poshtė pirgut tė gurėve dhe ndonėse qe bėrė skelet, e njoha qė ishte ai, m’u vėrsul tė mė sfokte me krahėt e tij kockorė qė edhe pse pa muskuj, lėviznin normalisht, dhe mė shikonte me sy fosforeshentė, domethėnė me zgavrat e syve, athua se brenda tyre ishin ndezur dy llambushka.

Dola nga dhoma i tmerruar e duke i bėrtitur, Ik, zhduku, e pate hak qė ta bėra ashtu!, po ai vazhdonte tė mė ndiqte e megjithėse nė mesore u ndodhėn dy infermiere, edhe sanitarja me shtupė, madje dhe dy mjekė, Hysa nuk ishte, u mblodhėn dhe disa pacientė, skeleti nuk donte t’ia dinte pėr ta dhe pastaj nuk mbaj mend ē’ndodhi, se kush qe ai qė mė kapi nga duart, nga supet, mė shtrėnguan edhe duar tė tjera e mė ēuan nė dhomėn time, ku ndjeva dy a tri pickime gjilpėrash dhe humba nė gjumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Stavri Pone    18/9/2010, 02:38

Vazhdimi i romanit:


Pas ca ditėsh e mora veten dhe pėr ca kohė nuk m’u shfaqėn mė vegime. Nė njė nga ato ditė mė erdhi pėr vizitė Pirro Angjeli, inxhinieri i ndėrtimeve civile, ai njeri i rrallė qė mė kishte dashur si vėlla nė burg dhe, pėr fat tė mirė, isha i kthjellėt. Qėndroi ndonjė orė, mė solli plot ushqime. Kot i solle, i thashė, se kėtu ushqimi ėshtė mė i mirė se nė burg. Mė sjellin dhe nga shtėpia, i thashė, por e gėnjeva – se kush ishte shtėpia ime hollė-hollė veē mamasė? Flora kishte shtėpinė e saj, fėmijėt e saj, hallet e saj.

Ditėt e fundit nė burg Pirroja mė kishte thėnė se kur tė lirohej do tė shkonte nė Amerikė me gjithė familjen, po tani kishte ndėrruar mendje. Qysh kur dola nga burgu, mė tha, u bėra demokrat dhe me ardhjen e demokratėve nė pushtet mė janė krijuar mundėsi pėr tė hapur njė firmė ndėrtimi. U gėzova shumė e i urova suksese.

-Pėr ēfarė ke nevojė? - mė pyeti. - Ma thuaj hapur, si vėlla.

-Pėr ndonjė libėr, o Pirro. Filozofik, historik ose sociologjik. Ndonjė pėr lirinė dhe tė drejtėn.

-Do shoh nėpėr librari, - mė tha. - Po dalin shumė libra, s’janė mė tė ndaluar. Artistikė nuk do? Nė burg lexoje...

-Jo se nuk dua, o Pirro, po...

-Po ēfarė?

-Nuk i blej dot. Jam njė ēikė hollė... - shtova si me turp.

-Do t’i blej unė dhe do tė t’i sjell peshqesh, - mė tha. - Tani pėr tani edhe unė jam pak hollė, po shpresoj ta marr veten. Kam ca plane me njė mik, qė po na dolėn, do tė jetė mrekulli.

E pėrcolla deri nė fund tė mesores, te dera tjetėr qė tė nxirrte nė hollin e madh. U pėrqafuam e u puthėm.

Pas ca kohe Pirroja mė solli njė pako tė madhe me libra nė anglisht, shumica filozofikė. Mė tha se i kishte porositur nė Amerikė, ku kishte rrėnjė tė vjetra. Ndėr to ishin: Mbi Lirinė e Millit, Ē’ėshtė Liria? e Arendtit, Katėr Ese mbi Lirinė e Berlinit, Filozofia e sė Drejtės e Hegelit, Letra tė Shkruara nga Mali e Rusoit, Kritika e Arsyes e Kantit, Filozofia Antike Greke e Skotit dhe njė libėr pėr filozofinė e Lindjes sė Lashtė. Artistikė ishin romanet Pėrrallė i Foknerit dhe Si ia Kalove Sot? i Bellout, tė dy nobelistė. U habita.

-Po ti mė ke sjellė njė librari tė tėrė!

-Ē’ke ti. Mė vonė do tė tė sjell prapė.

-Po munde, o Pirro, edhe Fjalorin e Gjuhės Shqipe, duhet tė jetė nė treg. Ka fjalė qė nuk ua di kuptimin.

-Po, ma kanė zėnė sytė.

Mė kishte sjellė edhe ushqime, njė qese me sallam, njė kavanoz mjaltė, djathė kaēkavall e ca konserva peshku.

Me tė ikur Pirroja iu futua leximit tė librave dhe pėr dy javė i mbarova. Atė pėr filozofėt e lashtė grekė e lexova disa herė dhe mė pėlqeu pa masė. Edhe ai qė bėnte fjalė pėr rrymat filozofike tė Lindjes, nė Kinė e Indi, mė pėlqeu. Megjithatė, edhe pse filozofia e lashtė indiane mė intrigoi, filozofėt grekė prapė mbetėn mė tė dashurit pėr mua. Mbase ngaqė nuk ishin anonimė, si shumica e filozofėve lindorė, kishin emra e biografi, madje dhe hollėsi nga jeta e tyre. Njė nga librat kishte edhe fotografitė e busteve tė tyre. Mė pėlqeu sidomos portreti i Zenonit dhe kur Pirroja erdhi prapė iu luta qė po tė kishte mundėsi tė shkonte te njė fotograf e ta zmadhonte.

-Pse pikėrisht atė? - mė pyeti.

-Duket qė ėshtė burrė i menēur. Mė kujton babanė. Tė mbaj nė murin e spitalit fotografinė e babait nuk shkon. Ajo e njė filozofi ka lezet.

Megjithėse edhe im atė kishte qenė njė lloj filozofi nė thjeshtėsinė e tij, s’kishte bėrė emėr nė histori. I dhashė Pirros librin me portretet e filozofėve grekė e pas nja dy javėsh mė solli njė fotografi tė zmadhuar tė Zenonit, qė e vura nė mur, kundruall krevatit. Mė solli edhe njė televizor tė vogėl dhe u kėnaqa, mund tė shihja ndonjė film a tė ndiqja lajmet i shtrirė nė krevat, pa qenė i detyruar tė shkoja te salla e madhe, ku nė shumicėn e rasteve pacientėt ziheshin pėr kanalin ku donin ta mbanin, madje njeri kishte nxjerrė palloshin dhe kishte bėrė shurrėn drejt e nė ekran.


Kėshtu kaloi viti i parė nė spital, me turbullime, kthjellime e lexime librash, me kontrolle mjekėsore, me njė grusht tabletash tri herė nė ditė, me vizitorė tė rrallė, nja dy herė mė erdhi edhe mamaja, po atė e lodhte udhėtimi e i thashė tė mos vinte mė, kurse Flora mė erdhi mė shpesh, dy herė me Nardin, dhe vizitori i pėrhershėm ishte Pirroja.

Ndėrkohė, luftimet nė ish-Jugosllavi, sidomos nė Bosnje e Kroaci, ku vriteshin njerėz tė pafajshėm e varroseshin nė varre masive, mė tronditnin thellė. Vetėm nė Bosnje numri i tė vrarėve kishte arritur mbi njė ēerek milioni. Tmerr! Ishte lufta mė e pėrgjakshme qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Mendja mė prodhonte pėrsiatje e m’u bė prapė fiksim tė shkruaja refleksione si nė burg, por nuk isha nė gjendje t’i hidhja nė letėr, kėshtu qė i shkruaja me mend. Ē’ėshtė lufta? titullova njė ese. A ėshtė ēmenduri kolektive, siē thoshte Niēja? Ai thoshte se ēmenduria ėshtė diēka e rrallė tek individėt, kurse te grupet, partitė, popujt dhe epokat ėshtė rregull. Por a bėhet vėrtet pėr hir tė interesave tė gjithėmbarshme etnike e kombėtare?! A nxitet nga pasione etosesh1 nativiste2 dhe kulturash tė ndryshme, apo nga synime mė tė thella pėr ndryshime gjeopolitike? Ka mė fort tė ngjarė tė jetė kjo e dyta, thosha. A niset nga ndonjė patos etnik i pėrgjithshėm, apo nga egocentrizmi i njė klani pseudopėr-faqėsuesish tė njė tėrėsie etnike? Edhe pėr kėtė pyetje mendoja se kjo e dyta ishte arsyeja. Etnitė kanė bashkėjetuar nė shekuj nė paqe, kanė marrė e dhėnė me njėra-tjetrėn, shpesh janė motėruar e madje shkrirė nė njė. Por, pėr fat tė keq, kjo harmoni jo rrallė ėshtė prishur pėr shkak tė interesave tė thella tė klaneve nėn petkun e etosit dhe tė genosit. Lufta ėshtė pasojė e manisė sė prijėsve pėr pushtet, fshehja e saj pas idealeve tė lirisė, pas pėrparėsisė sė njė feje apo etnie ndaj feve dhe etnive tė tjera, ėshtė gjaku i derdhur pėr tė vaditur lumturinė e babėzitur tė mė fuqishmėve. Kėta demagogė tė pėshtirė i japin luftės etiketa tė ndritshme duke futur nėn dhé miliona tė rinj, por humusi i vaditur me gjak pjell hakmarrje tė reja duke i ushqyer njeriut pėrjetėsisht atė kafshėz tė egėr brenda tij…
(1) shpirti karakteristik i njė bashkėsie, populli ose sistemi
(2) politikė sociologjike qė pėrkrah interesat e vendasve kundrejt tė ardhurve

Mė pas Pirroja mė solli Vedat1 e Indisė sė Lashtė nė anglisht, 4 libra. Mėsova se veda do tė thotė dije e shenjtė e megjithėse asokohe mė bėhej se isha Demiurgu2 Filozof, prapėseprapė nė rrokjen e kozmosit isha nė errėsirė, por besoja se duke lexuar do tė kapja diēka nga misteri i tij. Universin e mendoja si njė sfinks qė fillon nga galaktika mė e madhe deri te grimca mė e vogėl. Zhytesha nė vramendje dhe kėrkoja tė dija ē’ishte e Vėrteta Absolute, ose Shpirti i Botės, i cili e rrok krejt Gjithėsinė, por, si njė pjesėz e Gjithėsisė qė isha, unė nuk mund ta kapja dot tė tėrėn. Sepse aq aftėsi mė kishte dhuruar Hyji i Pėrbotshėm dhe falė kėtyre aftėsive mund tė zbuloja vetėm njė pjesė tė Ndėrgjegjes sė saj pa qenė e mundur tė kaloja tej cakut tė natyrshėm dhe tė sfidoja Zanafillėn prej nga buronte destini im. Se, a mund tė eksplorojė pjesa tė tėrėn, aq mė tepėr kur kjo e tėrė ėshtė e pafund?
(1) libra me shkrime tė shenjta tė shkruara nė gjuhėn sanskrite nė Indinė e Lashtė
(2) krijuesi i botės (sipas Platonit); Zoti; faktorėt pjesėmarrės nė krijim

Mjeti im i vetėm ishte fantazia, ajo ecte mė shpejt se drita dhe shkonte mė larg se ajo, arrinte yllin mė tė fundit tė galaktikės mė tė fundit, po ē’kishte pėrtej saj? As fantazia nuk arrinte ta pėrshkonte Kozmosin dhe do tė isha i lumtur sikur ajo tė mė pajiste me aq dije sa kishte bėrė rrugė.

Njė natė, ose mė saktė njė mėngjes, afėr agsholit, mė pllakosėn ca pėrsiatje pėr filozofėt. Cili filozof, mendoja, nuk rend pėr tė Vėrtetėn si pėr Bukuroshen e Fjetur, tė mbyllur nė kėshtjellė, e cila rri nė pritje tė Princit tė saj qė do ta puthė e ta zgjojė? Ai do tė luftonte pėr tė, do tė futej nė duel me pisqollėn e tij filozofike nga e cila do tė zbrazte saēme idesh tė derdhura prej kohėsh qė nuk mbahen mend, do tė pėrleshej me rivalėt dhe kur fishekėt t’i mbaroheshin do tė kėrkonte litarin e sofizmave pėr tė zbritur shkėmbenjve bashkė me Princeshė/tė Vėrtetėn e tij qė do tė ishte e vėrtetė pėr tė, por hije pėr tė tjerėt. Tė mjerėt filozofė ėndėrrtarė… Njė natė tjetėr demoni im i brendshėm, ai i miri, si i Sokratit, mė pyeti ē’mė duhej tė kėrkoja tė Vėrtetėn kur mund tė jetoja fare mirė edhe pa tė. Dua, iu pėrgjigja, se nga analogjitė e pėrbotshme mund tė arrij tė pėrftoj njė ide se pse, pas njė Lufte aq fisnike, nė tė cilėn u derdh gjak i pastėr, lindi totalitarizmi si nė botė, edhe nė vendin tim, pse lindi njė pėrbindsh si Diktatori ynė qė i nxiu jetėn njė populli tė tėrė? A lind Shpirti i Botės pėrbindsha? Kush i pjell vallė? E parėndėsishme ėshtė tė duash tė dish tė Vėrtetėn pėr njė arsye tė tillė?

Njė ditė, nė drekė, mė ndodhi diēka e habitshme. Sapo kisha lexuar njė libėr pėr stoicizmin, qė pėr mendimin tim ėshtė rryma e parė filozofike serioze e Greqisė sė Lashtė, e themeluar nga Zenoni e Kleanthi dhe e vazhduar nga Krizipi e tė tjerė duke pushtuar edhe Romėn. Sa pashė sanitaren duke mė sjellė drekėn nė tabaka, u zhduka. Nuk e di pse mė bėnin privilegj, mbase ngaqė kisha qenė i burgosur politik, ma sillnin ushqimin nė dhomė. Sanitarja nuk e vuri re zhdukjen time, ēka mė habiti, sepse kur ajo nuk kishte dalė nga dhoma, unė nuk ndodhesha nė tė.



U gjenda nė Athinė afėr drekės, nė njė ditė tė bukur shtatori tė mbytur nė njė pluhurnajė diellore, ku natyra e peizazhi athinas shkėlqenin me tėrė bukurinė e madhėshtinė e tyre dhe malet Parnas, Pentel dhe Imitos mbanin ende mbi supe mantelet e gjelbra me ndonjė pllangė verdhane aty-kėtu. Athina e Lashtė mė la pa mend me bukurinė e saj, sidomos me mrekullinė e Akropolit mbi tė cilin ngrihej Partenoni madhėshtor, tempulli i virgjėreshės Athina, mbrojtėses sė qytetit, por mė pėlqyen edhe rrugėt qendrore, tė pastra, tė shtruara me kalldrėm, me ndėrtesat e bukura e me tempujt e shumtė me kolona, shtėpitė e ulėta, tė fshehura mes kopshtiesh tė blerta.

Ēapa gjer nė agora1 dhe hodha sytė pėrqark. Sheshi ziente nga gjallėria, mbushur rreth e qark me dyqane, qoshqe e tezga ku shiteshin llojlloj gjėrash - vazo, qypa, rroba tė leshta e tė mėndafshta, fruta e zarzavate, zbukurime terrakote, mish i sapotherur, vezė e lule tė freskėta. Nė njė cep pashė njė qoshk e iu afrova. Njė bankier shkėmbente monedha tė huaja me monedhė vendase, pranė banakut qėndronin dy a tri aziatikė.
(1) pazari, sheshi i tregut nė Greqinė e Lashtė

Mė tej mė zuri syri njė platformė si ndonjė metėr tė lartė nga toka ku gjendeshin katėr-pesė skllevėr pėr t’u shitur, tė gjithė gjysmė tė zhveshur qė t’u dukeshin mė mirė muskujt. Nuk di pse m’u dhimbsėn ato qenie njerėzore tė panjohura dhe ktheva shikimin nga njė ndėrtesė dykatėshe me kolona, me ballkone tė bukura, ku disa gra e vajza soditnin tregun.

Mė pickoi hundėn njė erė e mirė qoftesh tė skarės dhe mpreha shikimin: nė njė qoshe tė agorasė ishte njė stendė me ēati tė sheshtė dėrrase tė mbajtur nė katėr shtylla druri. Piqeshin qofte e bėrxolla nė gaca qymyri dhe nxitova pėr atje. Por sa hodha dy hapa, u ndala, se nuk kisha asnjė monedhė vendase. Uria po mė gėrryente, po si t’ia bėja? Vrisja mendjen mė kot, nuk gjeja zgjidhje.

Diku nė anė tė sheshit pashė njė karro tė mbushur cip mė cip me fuēi, mbase me ullinj. Iu afrova e qėndrova mėnjanė. Njė burrė i ngjallur doli nga dyqani e se ē’bisedoi me karrocierin. Ky se ē’i tha dhe burri, duket i zoti i dyqanit, hodhi sytė nga tregu i skllevėrve dhe u nis pėr atje. Me siguri do tė kėrkonte tė merrte dy-tre syresh me qira pėr tė shkarkuar karron. I dola pėrpara dhe e ndala, e pyeta nėse kishte nevojė pėr ndonjė punėtor shkarkimi. Mė pa nga sytė kėmbėt dhe e kuptova qė nuk ia mbusha synė, po duket i erdhi keq e mė tha ta prisja, e kuptoi qė doja tė fitoja ndonjė kacidhe. Pas pak u kthye me dy skllevėr tė fuqishėm tė moshės sime kur isha futur nė burg.

Mė vetėtiu nė mendje galeria e pėrbindshme nė barkun e malit, po s’ishte koha pėr meditime dhe bashkė me skllevėrit ia nisėm punės gjyrykthi. Skllevėrit kujdeseshin pėr mua dhe unė zėre se punoja, pasi nuk mė linin. Pėr pak minuta shkarkuam taliken e i futėm fuēitė nė dyqan. Pronari nė fillim mė pagoi mua, mė mbushi njė dorė me dhrahmi, pastaj shkoi tė paguante tė zotėt e skllevėrve.

I kėnaqur, u drejtova nga qoshku i qofteve dhe u denda duke ngrėnė bukė elbi me qofte tė ngrohta, qė mė shijuan sa s’bėhet. Ndėrkohė kėrkoja me sy ndonjė njeri me pamje intelektuali qė mund ta njihte Zenonin e Sitiumit ose tė paktėn tė kishte dėgjuar pėr tė. Por nga veshja nuk i dalloje lehtė grekėt e vjetėr se kush ishte i ditur e kush jo, mund tė dalloje se kush ishte i pasur e kush jo, se ndodh qė tė diturit vishen mė keq se tė varfrit. Megjithatė, ndala njė burrė thuajse tė moshės sime dhe e pyeta mos vallė e njihte Zenonin e Sitiumit. Oh, m’u pėrgjigj burri, kush nuk e njeh mėsuesin e menēur fenikas? Shumė prindėr i ēojnė djemtė nė Stoan e tij, ndonėse ėshtė ca i lajthitur dhe ka ca ide tė ēuditshme. Edhe unė e ēova djalin pėr ca kohė tek ai, po mė pas e hoqa.

Ai uli zėrin e shtoi:

-Se ėshtė dhe qejfli i grave. Kjo edukatė nuk mė pėlqen, megjithėse djemtė i mėson drejt, me sjellje tė mira, po kisha frikė se im bir mund tė merrte ca huqe prej tij.

Mė bėnė pėrshtypje fjalėt e ēiltra tė burrit tė panjohur dhe e ftova tė pinim nga njė kupė verė nė njė tavernė aty pranė. U ulėm nė njė tryezė dhogash e u njohėm. I thashė se vija nga Iliria. E njihte atė vend, kishte qenė ushtar nė rini andej nga veriu, dmth nė jug tė Ilirisė, dhe ruante kujtime tė bukura. Mė foli ca pėr to, pastaj e pyeta prapė pėr Zenonin, ē’mund tė mė thoshte tjetėr pėr tė.

-Si njeri ėshtė i shkėlqyer - tha. - Dhe me dije tė thella. U mėson djemve gjėra praktike, sidomos tregtinė, qė e njeh mirė. Pi shumė verė, po nuk del kurrė i dehur. Ka pasur njė mėsues tė rreptė, Kratin, qė ia hoqi sqimėn, sidomos nė tė veshur, se pispillosej si femrat. Tani e sheh edhe me zhele, ndonėse mbahet pastėr. Po ka atė xanxėn qė tė thashė, ka qejf gratė e bukura, nuk di sa e quani xanxė ju andej, se vini nga tjetėr vend.

Hajde llaf, thashė me vete. E kush nuk i ka qejf? Madje figura e Zenonit sikur u lartėsua nė sytė e mi. I porsanjohuri vazhdoi:

-Shumė nga miqtė i janė larguar, se u thotė, Po mė pėlqeu gruaja jote do ta palloj, mos tė kemi llafe. Dhe ty, po tė pėlqeu gruaja ime, merre e bėj qejf. Nuk ėshtė i martuar, me sa duket as ka ndėrmend, me gratė e miqve nuk shkon, vetėm sa i tremb e i ngacmon. Ka dashnore gra nga tė areopagasve, i shkojnė pas vetė, ėshtė i pashėm e i gojės. Shkruan dhe shumė. Ka njė shėrbėtore tė bukur dhe drekat e darkat qė shtron janė ndėr mė tė dėgjuarat nė Athinė. Fiton shumė, se prindėrit e paguajnė mirė pėr mėsimet qė u jep djemve, po merret edhe me tregti, e ka nė gjak, i vijnė mallra nga Lindja, tapete, erėza e plot gjėra tė tjera qė ia shesin administratorėt.

Pagova pėr verėn, u ngritėm e dolėm. Burri mė tregoi rrugėn qė tė ēonte te Stoa Poikileja e Zenonit. Mbi agora e ke, mė tha, dy ēapa larg, merr rrugėn majtas, kalo pėrgjatė Teseionit dhe Buleteurionit e do dalėsh te stoa e tij, ėshtė me bojėra ajo.

E falėnderova dhe u ndamė. Pas pak u gjenda te shkolla e Zenonit, hyra nė oborr e mbajta hapat. Ishte njė ndėrtesė e gjatė njėkatėshe me kolona tė pikturuara me ngjyra tė ndezura nėn hajatin e sė cilės ndodheshin njė sėrė bankash prej druri ku rrinin ulur djem tė moshave tė ndryshme, me rrotulla papirusi tė hapura pėrpara vetes. Zenoni ecte pėrgjatė hajatit, zhdukej pėr njė grimė pas njė kolone e shfaqej sėrish. E kundroja mė nge, duhej tė ishte mė i ri se unė, te tė dyzetat, i veshur me njė tunikė bojėhiri, njė bluzė me ngjyra sipėr saj dhe nė duar mbante njė rrotull papirusi. Qėndrova pas njė kolone, kisha qejf tė dėgjoja zėrin e tij e hėpėrhė nuk doja tė mė shihte.

Zenoni shpjegonte pėrpara klasės.

-Si futet natyra te njeriu? - bėri njė pyetje retorike e vazhdoi: - Drita e diellit ėshtė zemra jonė, e pastėr dhe e ndritshme, por edhe kur ka re ne prapė shohim sa tė mos bėjmė gjėra tė verbra, dhe kur ka vetėtima prapė shohim dhe kuptojmė grimcėn e ēastit tė arsyes dhe nėse vetėtima godet, kuptojmė se ne nuk duhet tė godasim ligsht e verbėrisht si ajo dhe, duke e ditur kėtė, u shmangemi verbėrive tė na-tyrės qė ėshtė e papėrsosur nė pėrsosmėrinė e logosit tė saj, dhe kur drita e yjeve na ndriēon nė verbėrinė e netėve tė shpirtit tonė dhe nė netėt e turbullirave apo tė luftėrave, ne orientohemi nga yjet qė kemi brenda nesh sa tė dalė dielli i paqes. Natyra ėshtė jashtė nesh dhe brenda nesh… Sa mė mirė ta lexojmė natyrėn, aq mė mirė do ta kuptojmė e do ta shkruajmė atė brenda vetes sonė.

Nxėnėsit e dėgjonin si tė hipnotizuar, aq ėmbėl tingėllonte zėri i Zenonit.

U largova nga kolona dhe u afrova ngadalė. Zenoni ishte me shpinė nga unė dhe nuk mė pa. Disa nga nxėnėsit ngritėn kokat e po mė vėshtronin me kureshtje. Zenoni shkoi gjer nė fund tė hajatit, te nxėnėsi i fundit, u pėrkul mbi tė, hodhi shikimim mbi papirusin e tij, diēka i tha e u kthye pėr kėtej. Atė ēast mė pa, qėndroi njė grimė me sytė nga unė si tė donte tė verifikonte a mos isha prindi i ndonjė nxėnėsi, po si nuk mė njohu, m’u afrua.

E kundrova me vėmendje, ishte njė burrė i hijshėm, zeshkan, flokėdrudhė, me sy inteligjentė e tė gjallė, me njė fytyrė gjatoshe me njė mjekėr tė zezė tė lėnė si ndonjė gisht tė gjatė, qė i shkonte. Vinte i hollė e i gjatė, por me trup muskuloz. I thashė se isha njė dashamirės i dijes nga Iliria, kisha dėgjuar pėr tė dhe kisha dėshirė ta njihja nga afėr. U gėzua pa masė, mė dha dorėn, madje mė pėrqafoi, u prek shumė qė kisha ardhur nga aq larg pėr ta takuar. Mė tha tė prisja njė minutė, u kthye nga nxėnėsit, u tha se mėsimi pėr sot mbaroi dhe djemtė u ngritėn gjithė gaz duke mbledhur librat e duke i futur nėpėr ēantat e tyre ca prej leshi ngjyra-ngjyra e ca prej liri.

Nxėnėsit pėrshėndetėn mėsuesin, i cili, si mbeti vetėm me mua, mė tha tė shkonim nė njė tavernė tė mirė, tė hanim, tė pinim e tė kuvendonim dhe nė darkė do tė isha mysafiri i tij, tė rrija sa tė doja e po tė doja mund tė lexoja ndonjė shkrim tė tij. E falėnderova pėr mikpritjen e i thashė se nuk mund tė rrija mė shumė se njė natė. Pashė se iu prish qejfi, donte tė rrija mė gjatė.

Ktheu kryet mėnjanė, i fėshkėlleu dikujt si ēunat dhe ja ku u duk njė burrė i vjetėr, nga veshja skllav, qė iu pėrkul tė zotit me nderim. Ishte koēiari. Dolėm nė rrugė, hipėm nė koēi dhe nisėm tė troshi-teshim nėpėr kalldrėmin e rrugės rrėzė Akropolit. Shtėpitė tani vinin mė tė dendura, u dukėn edhe dyqanet e pijetoret e lagjes, ndonėse jo lagje qendrore. Nė njė lokal pranė Teatrit tė Dionisit, rrėzė Akropolit, mė ra nė sy njė tabelė me shkronja me ngjyra tė ndritshme ku shkruhej KURVĖTORE dhe nė tė majtė tė hyrjes ishte reklamė e madhe sa njė bojė njeriu qė paraqiste njė bukuroshe gjysmėlakuriq.

Zenoni e vuri re shikimim tim, buzėqeshi e mė tha, Kėtu janė kurvat mė tė bukura tė Athinės. Pronarja kėrkon shumė, po tė qeras unė, mund tė shkosh qė tani, ka brune e bjonde, tė kolme e imcake, si t’i duash. Ia ktheva me buzė nė gaz se hėpėrhė nuk kisha nevojė (nė fakt ma kishte qejfi, po mė vinte zor), dhe koēiari vazhdoi rrugėn. Te taverna e Dhimos!, i tha Zenoni koēiarit dhe pas disa minutash koēia u ndal pėrpara njė taverne afėr qendrės sė qytetit.

Taverna ishte plot me klientė. Shumica e pėrshėndetėn Zenonin me respekt, kurse mua mė panė me kureshtje. U ulėm dhe nė ēast ia mbėrriti kamerierja, njė zezake bukuroshe, me njė njė trup tė derdhur e gjinj tė mėdhenj, mė hodhi njė vėshtrim tė ėmbėl e duke m’u mbėshtetur lehtė nė sup na pyeti ē’do tė merrnim. Zenoni shpalli:

-Dy koka dashi tė pjekur, dy gjuhė, dy bėrxolla derri, dy thėllėnza, dy kupa xanxiqe dhe dy poēe verė, po deshėm prapė, tė them vetė.

U habita me atė menu aq tė pasur, kur mua do tė mė mjaftonte vetėm njė gjysmė koke dashi, po nuk thashė gjė. Erdhi porosia, ngritėm shėndetet pėr njėri-tjetrin e duke ngrėnė e pirė u shtruam nė muhabet. E pyeta pėr thelbin e filozofisė sė tij, por mė ndėrpreu:

-E ē’filozof jam unė? Jam Anaksagora, Pitagora, Sokrati, Platoni apo Aristoteli? Unė pėrpiqem tė them diēka dhe aq.

-Po ajo diēka ėshtė madhėshtore, - i thashė dhe e ndjeva se po mė kapte vera. Gjellėrat ishin aq tė shijshme, sa nuk tregohet. - Jeni i pari qė keni hedhur idenė e madhe tė lirisė si shkrirje me natyrėn, si shembulli i pėrkryerjes sė saj, - vazhdova me pasion. - A nuk ėshtė kjo thelbi i filozofisė suaj?

Mė tha se boshti i saj ishte afėr asaj tė bashkėkohėsit tė tij tė madh Epikuri (Zenoni ishte tetė vjeē mė i vogėl), ndonėse u pėrkisnin dy shkollave tė ndryshme. Edhe Zenoni theksonte rendjen pas lumturisė, kėrkimit, pasionit, menēurisė, marrėzisė, urtėsisė…

-Cila ėshtė liria mė e madhe? - e pyeta.

-Liria e ideve. Ėshtė zgjerim i harmonisė kozmike.

Mirė, po a e merrni me mend pėrse mė dėnoi diktatura?, desha t’i thosha. Pėr lirinė e ideve. Si tė ma kishte lexuar mendimin, Zenoni mė tha se demokracia athinase ishte deformim i republikanizmit, ēka ishte vėrtetuar mė parė me Sokratin.

-Teorinė tuaj do ta thellojnė edhe filozofė tė tjerė, - i thashė. - Pėr shembull Kleanthi….

Zenoni mė pa me habi.

-E paske dėgjuar? Jemi moshatarė dhe miq. Diskutojmė e zihemi shpesh, po ėshtė njeri i shkėlqyer dhe shumė i thellė. Atij po, i them filozof unė. Ėshtė dy vjet mė i vogėl se unė, po shumė mė i ditur.

Heshti pak e shtoi:

-Ka njė grua tė bukur, njė vogėlushe tė ėmbėl, dhe e ngacmoj: do tė ta rrėmbej Aspėn. Po nuk ma merr pėr keq, e di qė nuk e bėj, nuk shkoj kurrė me gratė e miqve. Po ju andej si e keni kėtė, tė lejueshme?

-Si rregull, jo, - i thashė, po nuk u ndala shumė nė atė pikė, se do tė mė duhej t’i thosha se pėr kėto punė andej nga ne kėrciste pushka, ndonėse unė, edhe pushkė tė kisha, nuk do ta kisha vrarė kurrė Saimirin, po Zenoni nuk e dinte ē’ishte pushka, do tė mė pyeste pėr tė, mund tė mė merrte edhe pėr tė lajthitur e mund tė prishej fare gjithė ai muhabet i kėndshėm e i pėrzemėrt.

-Mua mė intereson tė di pse e theksoni aq fort etikėn nė filozofinė tuaj, madje e bėni baras me logjikėn, e cila duhet tė jetė baza e bazave. Ju me tė drejtė theksoni materialitetin e botės dhe pranoni logosin, arsyen hyjnore, pjesė e sė cilės thoni se ėshtė shpirti i njeriut.

Zenoni qeshi, rrėkėlleu poēen e verės, porositi dy tė tjera, ama tė pirė qė bėnte!, mė hodhi dorėn nė sup e mė tha me mirėdashje:

-Sepse, i dashur koleg, pa njė etikė tė mirė nuk mund tė lindė kurrė njė filozofi e mirė. Etika ėshtė mė e gjerė se filozofia, parimet morale themelore gjenden nė tė gjitha filozofitė, kurse teoritė filozofike janė pa fund dhe nuk i hedhin poshtė parimet themelore tė moralit, qė numėrohen me gishta. Asnjė moral nuk e pėrligj kusarinė, poshtėrimin, pėrdhunimin e tė tjera e tė tjera, por disa filozofi pranojnė disa parime qė janė moralisht tė papranueshme pėr njė tjetėr, pėr shembull, homoseksualizmin. Edhe disa nga filozofėt tanė e pranojnė dhe pėrgjithėsisht morali ynė e pranon, ndonėse teoria ime ėshtė kundėr tij. Po ashtu, nė disa vende, morali e quan tė papranueshme skllavėrinė. Budizmi, me sa di unė, nuk e pranon. E njihni budizmin?

-Pak. Di se Buda ishte njeri, mė pas u shfaq si perėndi. Rėndėsi ka qė njeriu te Buda gjen njeriun, ēka nuk e gjen te njė perėndi qė ėshtė i parrokshėm pėr tė. Nė vramendjen e tij njeriu mė mirė kupton sivėllanė e vet, sesa njė perėndi. Gjen tek ai limitet e veta dhe pret me ankth zgjidhjet qė do t’i japė ky njeri-perėndi, qė atė e mundojnė si njeri.

Zenoni mė pa me admirim.

-Pra, qenkeni filozof.

-Jo. I studioj filozofėt, bėj ndonjė sprovė edhe vetė, po jam larg filozofit.

-Jo, jo, je filozof, - tha Zenoni dhe rrėkėlleu poēen e tretė tė verės. - Po a s’u japim fund llogjeve pėr filozofėt, se na u pordhėn trutė? Bėjmė njė shėtitje dhe nė darkė shohim Elektrėn, nuk mė mėrzit kurrė ajo dramė.

Zenoni pagoi, i la njė bashkish tė mirė kamerieres, dolėm e hipėm nė koēi. Shkuam nė qendėr tė Athinės, ku pashė Areopagun1, Pniksin, vendin e mbledhjeve, shkuam te Porta e Shenjtė, kaluam Qimiteron e dolėm nė Rrugėn e Shenjtė, nė vendin ku ajo kryqėzohej me rrugėn Ermou, shėtitėm si dy djem shkolle duke bėrė shaka e qyfyre, ishim ēakėrqejf nga vera dhe kur zbritėm nga koēia ende na merreshin kėmbėt. Kudo shiheshin afishet e Elektrės sė Euripidit.
(1) kėshilli i arkondėve i krijuar nga Soloni; Gjykata e Lartė nė Athinėn e Lashtė

Nga njė kurvėtore nė anė tė sheshit Sindagma doli njė bjonde e bukur, iu afrua Zenonit, e kapi nga supet, e puthi dhe, siē duket, donte ta merrte brenda, po Zenoni nuk pranoi, i tha se ishte me njė mik, domethėnė me mua. Vajza mė hodhi njė vėshtrim e tha, Kemi vajza dhe pėr miqtė, ose, pasi tė mbarojmė bashkė, ia bėj qejfin edhe unė po qe se ia mban xhepi. Nuk ėshtė aty puna, ia ktheu Zenoni, xhepi i tij ėshtė xhepi im, po kemi punė tė tjera. Ai i dha kurvės njė tė puthur, i fali njė metelik dhe vajza hyri nė lokal gjithė qejf.

Teatri i Dionisit nė jug tė Akropolit, pranė Odeonit tė Perikliut, llamburiste nga fenerėt e vendosur nė disa shtylla tė larta nė tė dyja anėt e skenės. Shkallėt e panumėrta ishin plot me spektatorė. Ne kishim zėnė vend nė rreshtin e parė, ku uleshin njerėzit e zgjedhur tė qytetit dhe shėrbyesi i teatrit na shtroi shiltet e buta pėr tė ndenjur rehat nė shkallėt e gurta. U dėgjua njė melodi e ėmbėl flauti, pastaj ca tinguj harpe, doli kori qė u nda nė dy pjesė dhe shfaqja filloi.

Tragjedia Elektra edhe mua mė pėlqente, Elektra ėshtė nga personazhet femra mė tė dashura pėr mua, nė mos mė e dashura, po shfaqja mė zhgėnjeu. Elektrėn e luante njė djalė i veshur si femėr, zėrin e kishte tė hollė dhe maska e tij e ngrirė, ndonėse e pikturuar bukur, ta shpifte, po nuk i thashė gjė Zenonit se nuk doja t’ia prishja magjepsjen. Ku ta dinte ai i gjori se ē’ishte teatri modern, ndoshta jo aq i thellė nė mendim, por i pasur nė butafori e me shumė skena tė gjalla; ku ta dinte ai se nė skenė femrat i luanin femrat dhe, kur rolet ishin tė bukura dhe aktoret tė talentuara, tė magjepsnin. Ku ta dinte ai se nė filma aktoret i shihje edhe lakuriq e madje duke bėrė seks. T’ia thosha kėto do tė mė merrte pėr tė shfazuar e do tė mė vinte drunė.

Dolėm nga shfaqja, i hipėm koēisė dhe mbėrritėm pėrpara portės sė Zenonit. Ai dėrgoi koēiarin tė thėrriste Kleanthin, Thuaji tė vijė patjetėr me gjithė Aspėn, e porositi, dhe hymė. Ishte njė shtėpi e bukur dykatėshe, me pjesėn ballore e me dy pjesė anash, njė ndėrtesė nė formė U-je, pjesėn bosh tė sė cilės e zinte njė oborr i vogėl. Nėpėr ballkonet me pilastra vareshin fenerė tė ndezur qė e bėnin dritė hapėsirėn laragane dhe tejpėrtej oborrit ngrihej njė pjergull qė kishte filluar ta humbiste gjelbėrimin, po jo bukurinė. Nė qoshen e majtė ndodhej njė pus me bordurė guri e me skelė.

Oborri rreth shtėpisė ishte plot pemė, lule e pjergulla dhe nga fenerėt e ndezur nėpėr kopsht qė plagosnin terrinėn mund ta shijoje pėr mrekulli magjinė qė tė ngjallte. Nė mes tė kopshtit ishte njė qoshk a belvedere, po jashtė bėnte fresk e hymė brenda.

Salloni ishte i gjerė, i mobiluar bukur. Njė skllav nxitoi tė ndihmonte tė zotin tė zhvishej dhe tė vishte rrobat e shtėpisė, njė tjetėr i solli njė palė pantofle tė buta, po Zenoni i urdhėroi tė kujdeseshin mė parė pėr mikun. Ata nisėn tė merreshin me mua, sipas zakonit mė pyetėn mos kisha nevojė pėr tė shkuar nė banjė, gjė qė ishte e vėrtetė se mezi po e mbaja shurrėn qė kishte nisur ta ndieja qė kur mbaroi shfaqja.

Skllavi mė udhėhoqi gjer te banja, nė njė qoshe tė shtėpisė. Banja ishte e gjerė, me njė vaskė terrakote. Skllavi mė pyeti nėse dėshiroja tė bėja njė banjė qė tė lėshonte nė vaskė ujin e ngrohtė. I thashė hėpėrhė jo, pak mė vonė mundet, se nuk duroja dot sa tė shurroja. Skllavi priste jashtė derės qė tė bėnte shpėlarjen e nevojshme. Mė erdhi zor qė rrinte atje, se nuk e mbajta dot njė pordhė, po fundja skllav ėshtė, thashė me vete, edhe pordhėt e zotėrinjve do t’i dėgjojė, po shyqyr banja ndodhej larg sallonit dhe nuk besoj qė pordha tė ishte dėgjuar deri atje.

Njė skllave zeshkane, e bukur perri, me emrin Teota, mė udhėhoqi nė andron, nė dhomėn e burrave. Quhej ashtu pėr zakon, se Zenoni nuk e respektonte fare, nė tė futeshin edhe gratė, qė flinin nė gjinecium. Pas pak erdhi Kleanthi me tė shoqen, njė bjonde e lezetshme, pak e shkurtėr, po me trup tė bukur, e freskėt si kumbull, qė m’i nguli sytė me kureshtje. Kleanthi ishte nėn tė dyzetat, po ngjante si djalosh, kishte njė fytyrė tė pastėr, tė rruar taze, me njė palė sy tė zgjuar dhe buzėqeshje tė ėmbėl. Mė mori ngrykė si tė mė njihte prej kohe.

U ulėm nė andron e ia nisėm muhabetit dhe Kleanthi na paskesh qėlluar njė njeri me humor tė rrallė, i dyti nė Athinė pas Sokratit, tha Zenoni. U shtruam me tė ngrėna e tė pira, me shaka e biseda, dhe darkė si ajo s’kisha parė kurrė. Pas pak erdhėn muzikantėt dhe tri balerina, i kishte thirrur Zenoni nga njė kurvėtore aty pranė po qė ishin edhe valltare. Filloi vallėzimi, u ngritėn edhe Kleanthi me tė shoqen, edhe Zenoni me Teotėn, donin tė mė merrnin edhe mua, po unė jam tapė pėr tė kėrcyer, megjithatė bėra si bėra e nisa tė kėrceja.

Njė nga balerinat, e hollė si kallam, me kokoridhka tė verdha e tė dendura, me njė fytyrė e trup qė tė linte pa mend, e veshur me njė fustan mėndafshi tė murrēimė, m’u qep keq, nuk mė lėshonte dhe, fshehurazi, mė puthte. Kujtova se ishte nimfomane1, po jo. Eja sonte me mua, mė tha, tė marr pa para, kam qejf tė bėj dashuri pa honorar dhe nuk kam tė dashur. M’u lut tė bėshesha i dashuri i saj, pranonte tė linte edhe punėn pėr mua, ose tė punonte si kameriere apo pjatalarėse, mjafton qė tė bėhej gruaja ime nėse pranoja pėr grua njė prostitutė. Nuk fola, edhe mua mė pėlqente dhe nuk ēaja kokėn qė ishte prostitutė, po tė nesėrmen qė nė mėngjes do tė largohesha.
(1) femėr qė karakterizohet nga njė dėshirė seskuale e sėmurė, e pakontrolluar

Pashė se iu mbushėn sytė me lot dhe vazhdoi kėrcimin duke u varur e tėra mbi mua. Mė tha se ishte nga Qiproja, ēka mė habiti, se qipriotet i dija tė gjitha brune, se e quanin Minerva, ishte rritur nė Athinė dhe mė tregoi ca hollėsi tė tjera qė s’i mbaj mend. Vallėzimi pushoi e u mbushėm me frymė, nisėm sėrish tė hanim e tė pinim dhe tė tregonim shakara. Objekti i bisedės u kthye te filozofia, ose mė saktė te filozofėt, te antikllėqet, qyfyret apo anekdotat pėr ta dhe Kleanthi nisi tė fliste pėr Diogjenin, filozofin mė tė ēuditshėm pėr nga zakonet qė kishte njohur Athina gjer atėherė, tha, dhe tregoi njė ndodhi nė lidhje me tė e Platonin, qė mė pėlqeu shumė.

-Platoni, filozof i madh, por sqimatar e aristokrat, qė dinte tė gjente tė mesmen e artė dhe nuk i kundėrvihej pushtetit, siē bėri Sokrati, mėsuesi i tij, i kishte zėt cinikėt, sidomos Diogjenin. Njė herė u grindėn keq dhe Platoni e shau qen, prej nga vinte dhe emri i tyre, se predikonin jetėn me moral tė lirė, madje Diogjeni nuk kishte as shtėpi, po jetonte nė njė vozė. Nė fakt e kishte njė barakė, po njerėzit i zmadhojnė gjėrat. Nejse, njė ditė qėllon qė Platoni kalon me koēinė e tij lukzose pranė barakės sė Diogjenit dhe i flet me tangarllėk, pa zbritur pėr ta takuar. Hė, mor qen, i thotė, si ia kalon? Mirė, iu pėrgjigj Diogjeni, po eja tė kėmbejmė dy fjalė, se qen jam vėrtet, po mos ki frikė nga unė, nuk jam nga ata qė hanė ***.

Qeshėm tė gjithė. Kleanthi vazhdoi me qyfyre, darka mbaroi dhe mysafirėt u ngritėn, por Zenoni kishte plot dhoma dhe i mbajti pėr tė fjetur, se kishte kaluar mesnata. Mua mė tha mėnjanė se po tė doja mund tė flija me Teotėn, skllaven e tij. E falėnderova e i thashė se po tė mė lejonte, doja tė rrija me njė nga balerinat, mė ishte lutur vetė. Pranoi me kėnaqėsi, po tė duash merri tė tria, mė tha, krevati mban vetėm dy veta, po nė dhomė janė edhe dy minderė e mund tė rregullohen atje. Jo, ia ktheva, do tė marr vetėm Minervėn.

Hymė nė njėrėn nga dhomat e mysafirėve, nė katin e dytė, njė dhomė e madhe, e mobiluar bukur, me orendi tė Lindjes. Kishte njėfarė joshjeje e misteri ajo dhomė qė nuk e kisha ndeshur kurrė, binte erė mirre e trėndeline, nė mure kishte piktura tė bukura, nėpėr vende tė ndryshme vazo tė kushtueshme dhe stauteta. Krevati ishte i gjerė sa pėr tre veta, por Minerva, sapo hymė, as qė ia hodhi sytė dhomės, mbylli derėn pas vetes e m’u hodh nė qafė duke mė puthur fort gjithė drithėrima e ofshama, ma zuri frymėn fare, aq shumė e zgjati puthjen.

E mora peshė dhe e ēova nė krevat, ajo filloi tė zhvishej e tė mė zhvishte edhe mua. Hapėm mbulesat dhe nisėm ledhatimet, unė me ashkun e njė adoleshenti, ajo me zjarrin e saj tė natyrshėm, se ndonėse jo adoleshente, nuk ishte mė shumė se 25 vjeēe. U zhvesh e u hodh mbi trupin tim ku prapė mė mbuloi me tė puthura, puthte gjoksin tim leshtor, buzėt, sytė, mjekrėn gjysmė tė thinjur. I ngjan Leonidhės mė tha, burrit mė tė pashėm qė kam parė, jo, mė i pashėm ka qenė Epikuri, portretin e tė cilit e mbaj nė shtėpi, se as Leonidha nuk ka hijeshinė e tij, ka njė bukuri prej femre Leonidha.

U habita se sa mirė i njihte burrat e shquar tė Greqisė, sidomos meshkujt e pashėm. Nuk ke ndot qė bėn dashuri me njė putanė?, mė pyeti pas pak me zė tė mekur teksa i ledhatoja kurmin e saj tė brydhėt. Pse tė kem ndot?, ia ktheva me zė tė butė e m’u dhimbs, ishte aq e dashur dhe e ēiltėr. Tė gjithė jemi nga pak putanėr, i thashė, edhe njeriu mė i pastėr e ka njė putanllėk brenda tij, kėtė nuk e them unė, e ka thėnė Krishti para meje, pėr tė cilin ajo me siguri dinte mė shumė se unė, se vendlindja e saj ndodhej afėr Judesė, por nė ēast u kujtova se Krishti s’kishte lindur nė atė kohė, dhe e vazhdova dashurinė me tė gjer nė trallisje, tamam si djalosh, dhe pėr njė ēast m’u kujtua Ajo dhe u mpiva i tėri.

Minerva ngriu dhe mė pa e hutuar. Ē’ke, mė pyeti, nuk je mirė? Kam pirė pak si tepėr, ia ktheva, por ngaqė mė vinte keq pėr tė, por edhe ngaqė kishte njė fytyrė e trup tė brishtė e tė njomė, seksualisht tmerrėsisht joshės, gati aq tė bukur sa tė Saj, ia fillova prapė dhe u lumturua.

Vetėm afėr mėngjesit mbyllėm sytė, nė fakt unė se, siē mė tha ajo, ajo nuk kishte fjetur, rrinte e mė kundronte teksa flija dhe nuk reshtte sė mė ledhatuari lehtė, aq lehtė, sa tė mos mė zgjonte.

Kur i thashė se do tė nisesha pėr larg, ndoshta pėr tė mos u kthyer mė kurrė, ia plasi tė qarit, m’u lut ta merrja me vete kudo qė tė ishte, edhe nė fund tė botės, edhe nė atė vendin tim tė barbarėve, jo, ti s’je barbar, mė tha, je filozof, i menēur, i hijshėm, barbarėt s’janė tė tillė, kaq tė qytetėruar e tė kulturuar, kaq tė ėmbėl e delikatė nė sjellje, dhe unė me vete pohoja, Po, nuk jemi barbarė, jemi shumė tė qytetėruar, po nuk ishte nevoja t’ia thoshja kėtė derisa po ma thoshte vetė.

U vesha e u bėra gati tė dilja dhe ajo nuk reshtte sė qari, i dridhej trupi, supet e zhveshur, flokėt e verdhė. O Zot, vetėm Ajo kishte qarė ashtu, po kur? Nė ē’kohė? Nuk e mbaja mend, ndoshta para mijėra vjetėsh dhe shpirti i saj kishte kaluar te Minerva, nė njė trup tjetėr, a nuk thoshin Vedat se ekziston rimishėrimi?, por nuk ia pėrmenda Minervės emrin e Saj, e putha pėr herė tė fundit e dola, kurse ajo u plas nė krevat e iu zu fryma nga tė qarėt.

Desh u ktheva pėr ta qetėsuar, po e mblodha veten dhe dola i vendosur, me shpirtin plagė. Po tė kthehesha do tė vuante mė shumė kur t’i humbte sėrish ēastet e fundit me mua. Vetėm kur hyra nė andron dhe ndesha fytyrėn babaxhane tė Zenonit u qetėsova. Ai mė ftoi tė pinim nga njė ēaj sa tė na sillnin mėngjesin, por i thashė se nuk doja mėngjes, do tė pija vetėm ēajin e do tė nisesha.

Eja prapė, mė tha, rrallė mė kanė qėlluar mysafirė kaq tė kėndshėm, tani u binda se ne kemi pėrfytyrim tė gabuar pėr barbarėt, po paska pasur tė drejtė plaku Sokrat kur thoshte se barbarėt janė mė tė qytetėruar se ne, nuk fliste kot ai plak i menēur. Erdhi koēia e hipėm tė dy, mė pėrcolli deri nė Pire. Ktheu, i thashė, se ke mėsim. Jo mė tha, mėsimin e bėn Kleanthi, u kėnaq shumė me ty dhe tė bėn shumė tė fala.

U puthėm buzė mė buzė, u ndamė dhe pashė qė u pėrlot, po e mbajti veten dhe bėri njė shaka, Po qe se ajo balerina sėmuret nga malli pėr ty, mė tha, po ta nis me postė, vetėm mė lėr adresėn. E ē’adresė t’i lija, atė tė spitalit?
Ajo ka qenė njė nga vizitat e mia mė tė bukura gjatė gjithė jetės. I hipa anijes mė tė parė qė shkonte pėr nė Dyrrah duke i lėnė lamtumirėn mikut tim Zenon, Atikės e Heladhės…



2

U gjenda sėrish nė dhomėn time tė spitalit, me drekėn tė paprekur mbi komodinė. Hyri sanitarja, siē duket pėr tė marrė tabakanė me pjatat bosh, por kur pa qė unė ende s’kisha filluar tė haja, u habit.

-Z. Viktor, - mė tha, - erdhi njė burrė te ju, po nuk e njohėt. Tha se quanin...

Nuk po i kujtohej emri i vizitorit.

-Duhet ta ketė shėnuar aty, - bėri me shenjė pėr nga nėnkresa ime, - se ju la njė letėr. Ju solli dhe disa ushqime.

Ktheva kokėn me rrėmbim nga nėnkresa. Sanitarja doli. Mora letrėn dhe e pėrpiva me sy. Qe shkruar me nxitim me stilolaps, kishte dy njolla nė tė, ndoshta dy pika lotėsh.

I dashur Viktor,
Jam Denisi qė ju shkruaj. Erdha t’ju takoja, po nuk mė njohėt, prita njė orė nė dhomėn tuaj. Besoj se do tė kujtoheni kush jam. Qė kur dola nga burgu kam pyetur pėr ju, po nuk kam patur mundėsi t’ju vija mė shpejt. Doja tė kėmbenim dy fjalė e t’ju kėrkoja ndjesė pėr sjelljen time atė natė, kur ju qėllova me grushte nė rrugicėn tuaj, e mbani mend? Gjithsesi, mos mė kujtoni pėr keq. Nė fillim ju kam urryer, po pastaj ju kam dashur si vėlla.
Po nisem pėr larg, dhe nuk i dihet se kur mund tė shihemi pėrsėri. Do tė kėrkoj mamanė dhe nipin, thonė se janė nė Amerikė. Po qe se i gjej, do tė bėj ēmos t’ju njoftoj.
Ju uroj shėrim tė shpejtė. E marr me mend sa keni vuajtur nė burg, ndofta mė shumė se unė. Ju pėrqafoj si vėlla,
Denisi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Stavri Pone    18/9/2010, 02:39

I dashur!
Ah,sa do te doja sikur te takoheshim vetem per nje minut!Po ke dera kan ven nje police,nuk na le te dalim as mua as mamane.Nje absurditet pa fund!
Te kam dashur dhe te dua deri ne thellsine me te pakufishme te zemres dhe nese do te vdes,nuk i dihet,do te vdes me fytyren tende para syve.Do te te dua edhe pertej varrit...Te desha qe ne shikimin e pare,fillimisht turbull,se athere dashuria ime per ty ishte si nje avull i frikshem qe me frynte reth shpirtit,po kur te pash nga afer,zemra sa nuk me cau kraharorin,por vitet e internimit me kishin mesuar ti zoteroja ndjenjat,te mos u besoja njerzve,aq me pak nje njeriu te pushtetit,si ti...Tani qe po na internojne perseri ose,me sakt.po na nderojne vendin e internimit,dielli i shpreses time se do te shihemi u shua dhe kjo me ben te vuaj pa mase.Kam dy dite qe po qaje neper shtepi,qysh diten kur na lajmerua te ngreme plackat,dhe mamaja nuk di si te me qetesoje.Ky eshte fati yne,i te internuarve,vetem te vuajme...
Ajo qe me ngushellon e do te ndrije ne ditet e zymta te se ardhmes sime te panjohur jane kujtimet per ty.O Zot,asnje vajze nuk besoj te ket dashur ndonjehere nje djale sa une ty!Ti je dashuria ime pare dhe e fundit ne jete dhe vetem me TY arita te kuptoj se c,eshte dashuria ne c,qiej lumturie te shpie ajo edhe ne ditet me te zeza...
Do t,i lutem Shen Merise te me bej te shoh ne enderr cdo nate,te shoh edhe sikur je ne krahet e nuses tende.Nuk e fsheh qe e kam zili ate dhe jo per keq,po per ate qe ajo ka fatine madh qe eshte gruaja Jote.Do te te dua sa te kem fryme dhe jam e bindur se nje dite shpirtrat tane do te takohen.Te puth fort,i Dashuri im,gazi ime,dhimbja ime,poezia ime me e bukur...Te puth fort dhe do te isha e lumtur sikur te mundja te te shihja nga larg sado ralle ,vetem per t,u cmallur pa qen prane teje,jo per te mbajtur gjalle dashurine time per ty,se ajo nuk vdes kurre,por qe ta ndieja pranin tende edhe me kilometra larg.Por e ndjej qe nuk do te shoh me.
Lamtumire ,idashur.Lamtumire,shpirti im,jeta ime,i vetmi e me i madhi gezimi im ne jet!Qofsh i lumtur!Jotja perjete, M.

.....................................
kjo eshte letra e Marines drejtuar Viktorit kure po e largonin nga tirana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
antoneta radi
Junior Member
Junior Member


Female
Numri i postimeve : 1
Age : 26
Location : AL
Registration date : 26/04/2011

MesazhTitulli: Re: Stavri Pone    26/4/2011, 05:09

lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Stavri Pone    Today at 20:31

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Stavri Pone
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: