Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Skiro Di Maxho

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Skiro Di Maxho    18/9/2010, 02:31

Njerezi

Ne
si pemet
lengjet i sjellim
nga dhethi
ku lindem

Jemi midis zymtesise
e ngrysjes
dhe gezimit
te drites se re
dege te njoma
te perkulura
nga erera te ndryshme


I huaj

Behesh qesharak
duke dashur trenat
makinat
mjetet
qe te lidhin
me dhethin tend

Dhe me ty mendimi
i perkoheshmise
se pranishme

Por ndoshta s’eshte e veshtire
jeta ne dhe te huaj
per ate qe eshte i huaj
per veten


Kthime

Jam kthyer cdo here
qe kam kapur shikimin
e nje fytyre fshatare
te supermarketi
sa here qe kam degjuar tinguj
zera zhurme
si te fshatit tim

Jam kthyer cdo here
qe ne radhet e maleve te huaja
pata kerkuar
pamjen e gjate te Kumetes
dhe Picuten e merryer
apo rete e bardha gazmore ne qiell
stisen togje mbi togje
apo era e rrembyer pastron
kaltersine e dendur

Jam kthyer cdo here
qe nje qen i tmerruar frige
te lehte naten
kur pushojne motoret
e gjelat kendojne oret
para kohe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skiro Di Maxho    18/9/2010, 02:32

Skiro di Maxho, poeti i Itakes Arbereshe


Tė lėvrosh letėrsi nė njė tė folme arkaike, qė vjen nga ishuj gjuhėsorė mesjetarė, me njė leksikė tė kufizuar dhe frymėmarrje tė lek
tisur linguistike, pėr tė komunikuar nė radhė tė parė me njė lexues brenda komunitetit etnik ėshtė njė akt krijues jo i zakonshėm. Njė
akt, qė dėshmon, nga njė anė se talenti i vėrtetė ėshtė si ajo fara e shėndetshme dhe e fortė qė mbin dhe nė tokė tė huaj dhe nga ana tjetėr tregon se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė njė shpirt artistik kur frymėzohet nga ideale liridashėse dhe humane. S’ka dyshim se ky pėrbėn njė proces tė vėshtirė, qė lyp kurajo e vetbesim e mbi tė gjitha angazhim dhe pėrkushtim shpirtėror, qė nuk kalon pa thekse e pėrjetime dramatike. I tillė ka qenė dhe ėshtė edhe nė ditėt tona fati i poetėve arbėreshė, komuniteti i tė cilėve, ndonėse ka hyrė nė shekullin e gjashtė tė ekzistencės, vijon tė flasė e tė kėndojė nė gjuhėn e mėmės. Kėto mendime qė vijnė ndėrmend sa herė lexoj vargjet e magjishme tė trinisė sė shenjtė tė poezisė arbėreshe tė Rilindjes, vjershat e De Radės, Darės apo Serembes. Po ndjesi tė fuqishme mė zgjohen dhe kur lexoj poezinė bashkėkohore arbėreshe, D. Vetmon e Ll. Peronen, V. Belmonten e K. Cukaron, P. Napolitanon e M. Belicin, Xh. del Gaudion e Buzėdhelprin. Njė plejadė e tėrė, ku nė mes tyre do tė thosha shkėlqejnė e dallojnė Vorea Ujko dhe Xhuzepe Skiro Di Maxho, si figura qėndrore tė kostelacionit poetik arbėresh tė kohėve moderne. Nė qoftė se i pari doli nga mjedisi i arbėreshėve tė Kalabrisė, i dyti vjen nga vatra arbėreshe e Sicilisė. Po pavarėsisht nga distanca gjeografike, ata kanė tė njėjtat rrėnjė, shkruajnė me tė njėjtėn gjuhė, janė zėri i njė komuniteti tė pėrbashkėt etnik.
S’ka dyshim se emri dhe vepra e poetit Xhuzepe Skiro Di Maxho janė pjellė e drejtpėrdrejtė e Sicilisė arbėreshe, e katundeve tė saj tė pėrhapur nėpėr ishull e nė radhė tė parė tė Horės aq tė njohur Piana degli Albanesi. Nė kėtė katund me histori dhe vlera tė shquara atdhetare dhe kulturore lindi, u brumos dhe u formua poeti ynė. Ėshtė kjo vatra nga na vijnė vargjet e para tė poezisė shqipe, ato tė Lekė Matrangės, ėshtė vendlindja e njė ēete tė lavdėruar personalitetesh nė zė si e iluministit Gj. Guxeta, e dijetarėve Dh. Kamarda, P. Skiro, N. Borxhia, G. Petrotta, e gjuhėtarit M. La Piana, e poetėve N. Brankati e Z. Skiroi. Tradita poetike e krijuar nga L. Matranga nė vitet e largėta tė Gjashtqinshit, do tė shtegtonte nėpėr shekuj, pėr tė arritur kulmin e saj me poezinė e Zef Skiroit nė dekadat e para tė shekullit XX. Por pėr arsye social-politike do tė ndodhte njė pauzė afro gjysmė shekullore, qė poezia e kėsaj vatre arbėreshe ashtu si gjithė letėrsia arbėreshe tė binte nė fashė, pėr t’u marrė stafeta poetike nga njė brez i ri krijuesish tė talentuar aty nga vitet ‘60. Pikėrisht kėtij brezi i takon dhe Xhuzepe Skiro Di Maxho.
Duke u renditur nė krye tė zėrave poetikė tė Pianės, ai iu bashkua asaj gjenerate, qė vėrshoi nė letėrsinė e re arbėreshe dhe realizoi kthesėn dhe ringjalljen e saj. Dhe tani qė ka kaluar afro gjysmė shekulli prej asaj kohe, ne mund tė flasim me plot gojėn pėr Xhuzepe Skiro Di Maxhon si njė nga pėrfaqėsuesit mė eminentė tė botės letrare arbėreshe. Poet lirik, epik e satirik, dramaturg, pėrkthyes, publicist, veprimtar i dalluar i lėvizjes gjithėarbėreshe, njė emėr simbol i bashkėsisė sė tij etnike. Autor i njėzetė pėrmbledhjeve poetike, i disa poemave epike-satirike, i pesėmbėdhjetė dramave e komedive, i pranishėm nė sa e sa antologji letrare brenda dhe jashtė Italisė, drejtues dhe botues i revistės “Mondo Albanese”. Ėshtė ky bilanci i pėrgjithshėm i peshės qė mban figura e Xhuzepe Skiro Di Maxhos nė letėrsinė dhe kulturėn e sotme arbėreshe. Sigurisht, nė radhė tė parė Xhuzepe Skiro Di Maxhos ėshtė poet, jo vetėm se krijimtaria e tij kryesore i takon fushės sė poezisė, por dhe sepse ai me talentin e vet pėrbėn njė individualitet krijues tė fuqishėm, me vokacion origjinal dhe diapazon tė pasur artistik. Duke qenė njė poet shumėplanėsh, ai do tė lėvrojė me sukses si poezinė lirike, ashtu dhe atė epike dhe satirike. Qė nė dhjetėvjetėshin e parė tė krijimtarisė sė vet, ai do tė shkruajė krahas poezisė lirike (pėrmbledhjet “Sunata” dhe “Mė parė se tė ngriset”) dhe poema epike tė natyrės tregimtare (“Nėpėr udhėt e Parrajsit shqiptar dhe arbėresh” dhe “Fatosat”). Nė qoftė se me tė parėn, ai kėndon nė unison me poetėt arbėreshė tė kohės sė tij, me tė dytėn vijon traditėn epike tė De Radės e tė Darės, veēanėrisht atė tė Zef Skiroit. Bile pak mė vonė, shmanget nga traga e traditės dhe shkruan e boton librin “APKLPS” (Fotofjalė), ndoshta e para vepėr moderniste eksperimentale nė poezinė shqipe, ku fjala dhe piktura krijojnė lidhje dhe interferenca me njėra tjetrėn. Nė dhjetėvjeēarėt qė do tė vijnė, Skiro Di Maxho do tė pėrqėndrohet e do tė lėvrojė kryesisht poezinė lirike, njė poezi me frymėmarrje tė gjerė, ngritur mbi motive ekzistenciale dhe mjete shprehėse plot variacione. Kryetema e tij do tė jetė mbijetesa dhe jetesa arbėreshe, qėndresa e bashkėsisė qė triumfon mbi kohėn dhe hapsirėn. Ėshtė ky miti i qėndresės, por qė nė poezinė e tij bashkėjeton nė simbiozė me mitin e rreziqeve tė bjerrjes, tė ngrysjes sė ditės arbėreshe e njėkohėsisht me mitin e pėrpjekjeve pėr ringritjen e tė ringjalljes arbėreshe nė kushtet e reja. Vėrtetė historia ėshtė themeli i ekzistencės arbėreshe, por poeti nuk merret me tė ose e bėn qė ajo tė ndjehet pėr aq sa ia lyp angazhimi atdhetar e qytetar. Miti i sė kaluarės vėshtrohet nė optikėn e sė tashmes, historia jepet nė fokusin e tė sotmes. Gjithė vėmendja e tij ėshtė pėrqėndruar te koha e vet, te realiteti bashkėkohor i bashkėsisė, njė realitet plot probleme e i mbushur me rreziqe.
Janė kėto motet moderne ku veprojnė si mola dhe ndryshku shoqėria e konsumit, globalizmi, kurbeti, gjuha e kultura vendase, prej tė cilave duhet tė ruhet e tė mbahet gjallė komuniteti etno-linguistik arbėresh. Dhe pėr poetin ėshtė gjuha e katundit, gjuha e mėmės shprehja e identitetit; vėrtetė ajo nuk u jep bukė si gjuha e vėndėsve, por u jep shpirt dhe i bashkon arbėreshėt, i bėn tė ndjejnė peshėn e dinjitetit dhe individualitetit. Sepse sipas poetit “gjuha jonė sado e prerė dhe e pėrēmuar ėshtė kryevepra e qytetėrimit tonė”; ajo e bėn arbėreshin tė ketė tė drejtėn “tė kem fjalėn time”. Por pėr Skiro Di Maxhon, kjo gjuhė, sado e varfėr dhe e lodhur, jo vetėm nuk mund tė pėrēmohet, as tė mbetet thjeshtė gjuhė komunikimi, por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, me tharmin e mjetet e saj mund dhe bėhet art. Ai vet jep njė provė tė lavdėrueshme qė duke kėnduar me gjuhėn e nėnės shpreh nė vargjet e tij psikologjinė dhe reflekset e botės arbėreshe, pėrcjell te lexuesi ndjesinė dhe menēurinė autentike tė bashkėsisė. Dhe kėtė e realizon jo vetėm falė frymėzimit arbėresh, por dhe shprehjes gjuhėsore, leksikut e frazologjisė karakteristike. Vetėm kur hovet e frymėzimit dhe pėrmasat e mendimeve dhe emocioneve, kėrkojnė hapsirė mė tė gjerė, ai i drejtohet pėr ndihmė gjuhės letrare. Nė kėtė vėshtrim, poeti ēon mė tej traditėn e afrimit gjuhėsor tė nisur nga Zef Skiroi dhe i bashkohet prirjes sė pėrgjithshme tė poezisė sė sotme arbėreshe.
Nė poezinė e Skiro Di Maxhos katundi ėshtė simboli kryesor, mėma e simboleve, ai pėrbėn mikrokozmosin arbėresh, ku gjallojnė sa e sa simbole tė tjerė si kroi, ulliri, pleqtė, udha, rrėnjėt, tė cilėt bartin kuptime ekzistenciale, ide dhe mesazhe humane, tė vėrteta historike e jetėsore. Katundi ėshtė djep i identitetit, qė kthehet nė njė figurė kolektive, nė njė metaforė gjithėarbėreshe nga buron poezia e Skiro Di Maxhos. Tė gjithė
katundet arbėreshe poeti i mbledh e i bashkon nėn njė ēati tė pėrbashkėt (pėrmbledhja poetike “Metaforė”) tė cilėt pėrftojnė Arbėrinė e vogėl, atdheun shpirtėror tė gjakut arbėresh. Njė atdhe qė ka sfiduar tėrmetet e historisė dhe pėrballon sfidat e shoqėrisė moderne. Nė Europėn e bashkuar, Arbėria e vogėl pėr Skiro Di Maxhon, sado rreziqe qė e kėrcėnojnė, nuk do qė tė jetė muze, por njė organizėm i gjallė, me “njė kurm tė vetėm”, larg “qelizave tė huaja”. I animizuar nga poeti, katundi arbėresh shndrohet nė njė qėnie njerėzore, me botė tė sajin qė ndjen e mendon arbėrisht. Nė pėrfytyrimin e tij ai paraqitet dhe si njė mozaik plot variacione dhe kontraste ngjyrash, me drita dhe hije tė qarta, me silueta tė sė kaluarės, me realitete tė gjalla tė sė tashmes dhe konture tė sė ardhmes. Skiro Di Maxho, si kėngėtar i bashkėsisė, ka njė vizion bashkėkohor, kur nė motet moderne e shikon katundin, jo tė mbyllur e tė veēuar, por nė njė plan tė gjerė, tė lidhur jo vetėm me atdheun mėmė, por dhe me botėn. Nėpėrmjet zėrit tė tij, katundi zbulon vetveten, shpall e pėrcjell aspiratat e veta liridashėse, kėndon kėngėt e saj njerėzisht e burrėrisht, duke bartur dramėn e jetės dhe epikėn e qėndresės, optimizmin dhe besimin, larg toneve qaramane. Tė gjitha kėto na bėjnė tė mendojmė se poezia e Skiro Di Maxhos
karakterizohet nga perceptimi dhe konceptimi modern i historisė e i jetės arbėreshe, nga abstragimi dhe pėrgjithėsimi i njė lėndė njerėzore, qė e shprehur poetikisht i jep asaj veti tė ēmuara estetike. Heroi i pėrbashkėt i poezisė sė Skiro Di Maxhos ėshtė arbėreshi i tė gjithė kohėrave, ai qė vjen nga moti i madh, po akoma mė shumė si i moteve moderne, me rrėnjė e fizionomi tė vetėn, me individualitet tė spikatur , i menēur dhe i urtė,
punėtor dhe trim, bartės i sė resė dhe i vlerave, por dhe individualist e herė herė i ēartur e shpėrthyes. Nė poezinė e tij gjejmė portrete tė goditur tė brezave e tė shtresave tė ndryshme, tė plakut e tė vajzės arbėreshe, tė fshatarit e tė qytetarit arbėresh, tė burrit e tė gruas tė Horės, tė gjithė tė
dhėnė me penelata tė sakta dhe tė motivuara psikologjikisht. Poeti arrin tė krijojė dhe tė japė me bukuri e realizėm, karaktere tė fuqishėm, tepėr mbresėlėnės siē ėshtė fjala vjen plaku i urtė Mas Rushi nė poemėn omonime ose arbėreshi disa herė i mėrguar apo vajza arbėreshe, plot hire dhe dritė,
veshur me kostum “tė qėndisur nga dielli vetė”. Poezia e tij, duke rrokur nė tėrėsi historinė dhe jetėn arbėreshe e zbulon fatin e kėsaj bashkėsie si njė dukuri njerėzore. Ėshtė drama e pėrjetėshme e mėrgimit, drama e ikjes dhe e shpresės utopike tė kthimit, e largimit me vela apo me motorra, por
qė bart njėsoj dhimbjen dhe s’ka vend mė pėr atdhe fizik. Atdheu mbetet ngaherė shpirtėror dhe kthimi njė ėndėrr e pėrjetshme. Aq’ e vėrtetė ėshtė kjo sa fatin e arbėreshit poeti e lidh dhe e pėrgjithėson me fatin e figurave tė lashtėsisė, tė Odisesė e tė Laertit, qė Arbėria shndrrohet nė Itakė. Itaka pret Odisenė tė kthehet, Laerti ėshtė nė pritje tė tė tė birit. Hidhen paralele nė mes botės homerike dhe botės arbėreshe. Kėshtu arbėreshi ėshtė alteregoja e Laertit Odisesė, kurse Arbėria e Itakės. Pėrmasat e gjera nė kohė e nė hapsirė, portreti kolektiv i bashkėsiė arbėreshe, vetėdija e tyre se ata vijnė nga perėnditė pellazge, pėrfytyrimi i katundeve, pėrgėdhelur nga flladi i Jonit, veshur me mjegull e tis malli e melankolie i japin poezisė sė Skiro Di Maxhos njė imazh madhėshtor. Nė dy dekadat e fundit poezia e Skiro Di Maxhos, jo vetėm ėshtė pjekur e ngritur cilėsisht, por ėshtė pasuruar nė brendi me elementė tė rinj, si refleks i ndryshimeve social-historike. Pikėtakimet shqiptaro-arbėreshe, kontaktet me Shqipėrinė e Kosovėn, rrethanat e krijuara me emigracionin e ri nuk mund tė mos depėrtonin dhe tė jenė tė pranueshme nė poezinė e tij. Ata do tė ndihen qė nga mezi i viteve tė 80-ta me ciklin “Udhėtimi i parė” pėr t’u shtrirė e pėr tė zėnė vend nė vargun e pėrmbledhjeve poetike tė dy dekadave tė fundit. Ėshtė kjo njė poezi me njė brendi komplekse, plot kontraste, me batica e zbatica shpirtėrore, me laryshi idesh, me gjendje shpirtėrore tė trazuara, me tonalitete e ndjeshmėri
tė tė gjitha shkallėve. Poeti pėrpiqet tė bėhet zėdhėnės i kėtij realiteti tė ri, ku drama arbėreshe merret nė kontekstin e gjerė tė dramės shqiptare, veēanėrisht tė asaj kosovare (“Kosova lule”). Nė kėtė rast zėri i tij ėshtė i fortė e i bukur, dinjitoz dhe i vėrtetė, me imazhe sa delikate aq dhe tronditėse, me mendime e gjykime tė mprehta, plot detaje tė goditura
dhe sinteza realiste. Ndaj mund tė konsiderohet njė kontribut origjinal nė poezinė mbarė shqiptare qė sjell poeti ynė nga Hora e largėt.
Xhuzepe Skiro di Maxho ėshtė tanimė nga peronalitetet me peshė tė letėrsisė arbėreshe e mė gjerė. Njė pinjoll e vazhdues i denjė i Serembes e Skiroit, qė duke ecur nė vazhdėn e tyre, nė kushte e nivele tė reja, lėvron e vitalizon
fjalėn poetike arbėreshe, me njė individualitet krijues tė thukėt. Frymėzimi i vetvetishėm dhe angazhimi shpirtėror, ndjeshmėria e lartė artistike dhe vėshtrimi i gjerė i jetės dhe i historisė arbėreshe, njohja e thellė e psikologjisė sė bashkėsisė sė vetė, pasuria tematike, portretizimi i brendshėm dhe i jashtėm i njerėzve tė njė gjaku kanė pėrftuar njė poezi me
vlera tė veēanta, tė kėnduar bukur dhe me zė tė fuqishėm. Poezia e tij ėshtė thellėsisht lirike, lirizėm ky qė rrok njė gamė tė gjerė tė jetės njerėzore nė pėrgjithėsi e tė asaj arbėreshe nė veēanti. Ajo shquhet pėr thellėsi ndjenje dhe delikatesė e pėrkorje, pėr figuracion tė pasur dhe goditės, pėr njė ligjėrim tė gjallė poetik, fjalė tė kursyer dhe stil lakonik. Nga ana
tjetėr, poezia e Skiro Di Maxhos nuk mund tė merret me mend pa frymėn e humorit, qė lėviz nė mes ironisė e sarkazmės, pa tonet polemike dhe notat optimiste qė burojnė nga vetė natyra arbėreshe. Pa dyshim kjo pėrbėn njė nga vlerat e tij mė tė qėnėsishme, po tė kemi parasysh dhe mendimin e V.Hugoit se “Liria fillon nga ironia” dhe kėtė liri e gjejmė, jo vetėm nė frymėmarrjen e ēlirėt poetike, po sidomos nė mendimet dhe mesazhet liridashėse, nė shpalljen dhe afirmimin me guxim tė sė vėrtetės, nė talljen dhe pėrqeshjen qė u bėn tė kėqijave njerėzore dhe sociale. Prapa kėsaj poezie qėndron poeti qytetar, njeriu me zemėr tepėr tė ndjeshme, artisti me ndėrgjegje tė lartė shoqėrore, kėngėtari i bashkėsisė sė vet. Krijmtaria poetike e Skiro Di Maxhos, ndonėse me rrėnjė nė traditėn letrare tė Horės sė tij i vjen lexuesit si njė poezi me zė madhor, me modernitet evropian nė shprehje dhe frymė bashkėkohore pėr realitetin dhe problematikėn qė trajton. Njė figurė e tillė e fuqishme, i bėn nder poezisė arbėreshe dhe asaj shqiptare nė pėrgjithėsi. Vėllimi qė ka nė dorė lexuesi ėshtė njė dėshmi e qartė e kėsaj tė vėrtete tė bukur.

Nasho Jorgaqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skiro Di Maxho    18/9/2010, 02:32

Schirņ Di Maggio, njė poet nė ishull

Ne nje cep tė botės me Arbėrinė nė zemėr. Nė Siēili, nė Piana degli Albanesi ēdokush mund tė flasė pėr Zef Skiro Di Maxhon, poetin dhe dramaturgun e njohur arbėresh, i cili prej pak ditėsh ėshtė prezantur edhe nė Tiranė me antologjinė “Ishuj” e botuar nga “Ombra GVG”. Studiuesi Nasho Jorgaqi, thotė se “krijimtaria poetike e Skiro Di Maxhos, ndonėse me rrėnjė nė traditėn letrare tė Horės sė tij i vjen lexuesit si njė poezi me zė madhor, me modernitet evropian nė shprehje dhe frymė bashkėkohore pėr realitetin dhe problematikėn qė trajton”.

Prej vitesh Skiro Di Maxho pėrpiqet t’i japė frymė kulturės, traditės dhe gjuhės arbėreshe. Ai thotė se qysh nė vitet ’80 pati intuitėn se, qė tė mbahet gjuha duhet tė bėhet edukim i pėrhershėm duke pėrdorur njė mjet tė thjeshtė lojėn. Pėr kėtė qėllim ai ka ngritur njė Shoqėri Tetrore nė Pianna degli Albanesi me vajza dhe djem arbėreshė. Loja e tyre nė gjuhėn arbėreshe dhe mbajtja gjallė e kėsaj lėvizje vjen si nevojė e mosshuarjes sė traditės e mbase edhe si domosdoshmėri integrimi kulturor nė komunitetin ku jetojnė. “Teatri im lindi pėr tė bėrė art, teatral, kuptohet, e njėkohėsisht pėr tė mbajtur dhe pėrhapur shprehjen gjuhėsore”, thotė Di Maxho. Por si ka mbėrritur nė hapėsirat brenda Shqipėrisė tingulli dhe filozofia e poezisė sė Di Maxhos?
Poezitė e tij tė para nė Shqipėri u botuan nė vitin 1966 te revista “Shejzat – Le Pleiadi” e Ernest Koliqit me titull “Vargje tė nji poetit tė ri arbresh”. Qė prej atėherė, shumė ujėra kanė rrjedhur poshtė urės sė krijimtarisė sė tij.
Pas njė takimi nė Siēili mes shumė lexuesve, ditėn e promovimit tė antologjisė “Ishuj”, lindėn shumė pyetje pėr poetin Di Maxho. Njė intervistė me tė, na zbulon shumė hapėsira interesante nga botėkuptimi, filozofia dhe frymėzimet e tij poetike.


Prof. Schirņ Di Maggio, Ju jetoni nė Piana degli Albanesi tė Sicilisė nė Itali dhe prej vitesh i keni mbajtur tė gjalla lidhjet me Shqipėrinė. Promovimi para disa ditėsh i veprės tuaj poetike nė Santa Kristina nga botuesi shqiptar, ishte ruajtja e traditės sė leximit me komunitetin atje, apo shėrbeu si pikėnisje pėr tė vendosur njė formė tė re komunikimi?
Kur tundet Shqipėria tė vlerėsojė punėn letrare tė shkrimtarit arbėresh, lėviz edhe kureshtja e arbėreshit lexues, qė duke bartur mbi krahė kulturėn e tij tashmė gati gjashtėqindvjetore, ka parasysh tė tashmen dhe tė ardhmen e tij: ēdo gjė pėr tė vendosur njė formė tė re komunikimi patjetėr i shkakton interes.
Antologjia Poetike “Ishuj”, botuar nga Shtėpia Botuese Ombra GVG nė Tiranė, ju sjell nė hapsirėn poetike me njė kėndvėshtrim tė ri dhe interesant. Kjo antologji ėshtė zgjedhur enkas pėr lexuesin shqiptar si njė paraqitje mė e plotė tė veprės tuaj poetike apo ėshtė menduar pėr njė auditor mė tė gjerė edhe pėrtej kufijve tė Shipėrisė?
Besoj se antologjia poetike “Ishuj” mė shumė ėshtė zgjedhur pėr lexuesin shqiptar dhe pėr lexuesin e kulturuar arbėresh, sepse pėr lexuesin arbėresh tė thjeshtė ka nevojė tė ketė anės edhe gjuhėn italiane. Ne, pėr sa i pėrket sidomos gjuhės sė shkruar, jemi popullatė me mbizotėrim tė gjuhės italiane. Dy gjuhėt, ajo arbėreshe dhe ajo italiane nuk rrinė nė tė njėjtin plan: vetėm poetėt dhe shkrimtarėt arbėreshė e shkruajnė. Sipas ligjit tė ri italian, qė mbron pakicat gjuhėsore, nė dokumentet zyrtare duhej tė shkruhej edhe ajo arbėreshe: ky fakt ndodh vetėm nė shenjat e qarkullimit rrugor o nė shenjat turistike. Dokumentet zyrtare shkruhen po nė gjuhė italiane. Ashtu qė poezia, qė ka nevojė pėr shprehjet e saj tė larta (nėse do tė shprehesh nė gjuhė tė lartė), nuk kuptohet mirė nė s’ka pėrkrah versionin italian. Pėr kėtė them se antologjia botuar nga “Ombra GVG”, u drejtohet kėtu nė Itali arbėreshėve me kulturė gjuhėsore. Gjithė librat me poezi qė unė kam botuar kanė pėrballė edhe frymėzimin italian o tė paktėn pėrkthimin; ashtu kanė bėrė gjithė poetėt tanė: De Rada, Serembe, Zef Skiroi, Dara, etj.

Ju jeni njė emėr i njohur nė letėrsinė shqipe. Krijimtaria juaj poetike ėshtė botuar prej vitesh nė shtypin tonė letrar apo nga shtėpitė botuese. Ndėrkohė qė dramat apo komeditė e shkruara nga Ju, janė luajtur nė skenat e teatrove tona profesioniste deri nė fillimin e viteve ‘90. Komedia “Paja” ėshtė vėnė nė skenė nga trupa e Teatrit Ēajupi, me muzikėn e Nikolla Zoraqit. A mendoni se veprimtaria juaj artistike e shkruar e gjitha nė gjuhėn shqipe ėshtė integruar plotėsisht brenda interesave kulturore tė shtetit amė, apo ende vazhdon tė mbetet njė “ishull” artistik?
Nė mendimet e disa miqve tė ēmuar, nė radhė tė parė shkrimtari Nasho Jorgaqi, shkrimet e mia janė pjesė e natyrshme e letėrsisė shqiptare, si shkrimet e De Radės, tė Skiroit, tė Darės, etj. (“si parva licet componere magnis” = nė tė voglat mund tė krahasohen me tė mėdhatė”). Por nė fakt arbėreshėt mbeten “ishull”, dhe si “ishull” ndihen edhe nė Itali, dmth. nė letėrsinė italiane, qė natyrisht nuk i pėrfshin si shkrimtarė italianė, edhe kur te veprat e tyre pėrballė arbėrishtjes ndodhet gjuha italiane, disa herė njė gjuhė italiane tė shkėlqyer. Situatė komplekse.
Nė veprėn mė tė fundit antologjike “Ishuj”, pėrgatitur nga studiuesi N. Jorgaqi, profili juaj poetik ėshtė vizatuar qartė pėrgjatė gjithė shtratit tėnd poetik. A jeni i mendimit se struktura poetike e propozuar ėshtė sipas njė kėndvėshtrimi bashkėkohor tė poezisė shqipe apo i pėrmbahet tendencave mė tė mira tė traditės?
Do tė citoj njė shėnim pėr poezitė e para qė mė botuan nė vitin 1966 te revista “Shejzat – Le Pleiadi” e Ernest Koliqit: “Vargje tė nji poetit tė ri arbresh” (GIUSEPPE SCHIRO’ di MAGGIO).
“Zef Valentini, nė rasėn e kremtimit tė Poetit Schirņ nė Napull tha se ma pėrpara ishte i mendimit se ky mbyll nji pėrjudhė letrare tė Arbreshėve tė Siqilisė tue i dhanė fund poezisė nė gjuhėn arbreshe nė kėtė trevė. Vetė ura, qė pėrbājnė veprat e tija mes letėrsisė arbreshe e shqiptare, shėnjon mbylljen e kėtij rrethi. Krejt i kėnaqun shtoi Valentini, tue ndreqė mendimin e pėrparshėm, se Schirņ fatlumsisht s’paska qenė i mbrami poet nga arbreshėt e Siqilisė, sepse nė Piana ka dalė nji i ri, edhe ky me emnin Giuseppe Schirņ, qė shkruen poezķ. Jemi edhe na tė kėnaqun qė nė faqet e kėsaj reviste po na epet rasa tė paraqesim vargjet e para tė kėtij Arbreshi qė quhet Giuseppe Schirņ di Maggio. Ky āsht i ri dhe nė shprehje me tharme mā moderne nė krahasim me tė vjetrit qi vjerrshuen para tij, prandej me pak fjalė pėrpiqet tė lājė vragė impresionuese nė kėnduesin. Mjeti i tij gjuhsuer āsht i pėrmbledhtė. Jemė tė bindun se ka me gjetė pėlqyes sidomos nė moshatarėt e vet dhe urojmė qė ky pėlqim tė jetė frymgjatė dhe tė rritet dhe tė qindrojė edhe pėrtej pjekunisė burrnore tė nji breznije.” (Redaksija). (“Shejzat – Le Pleiadi” - X, 1966 – 3/4)
Mė duket se me kėtė citat iu pėrgjigja pyetjes suaj. Lidhja me traditėn ndoshta mund tė shihet te poemat e mia “Ndėpėr udhat e Parrajsit Shqipėtarė dhe t’Arbėreshė” (1970/73) dhe “Fatosat” (1977), por vetėm pėr sa i pėrket “tetėrrokėshit” me tė cilin poetėt tanė tė vjetėr kėndonin. Ndryshe nga poemat patriotike dhe shumė serioze tė tyre, poemat e mia kanė ca ironi dhe komicitet: te “Ndėpėr udhat e Parrajsit...” marr frymėzim nga poemi madhėshtor i Dantes pėr tė vizituar “parrajsin” arbėro-shqiptar (tek poema ime ka vetėm parrajs!), ku duke u nisur nga ngjyra e qielli (natyrisht i kuq si flamuri) deri te personazhet tė vjetėr e tė rinj tė botės sonė (p.sh. Dh. Kamarda flet arbėrisht por fjalėt i dalin shkruar greqisht), ka disa situata tejet komike. Te “Fatosat” nėntitulli” ėshtė gjithė njė program kėndimi: “trimat e rinj arbėreshė apo arsyeja e gjėravet”; trimat nuk janė mė kalorėsit e vjetėr, por zbritėn nga kali e tani ecin mė kėmbė. Poezia ime ndryshe ėshtė moderne, sidomos pėr sa i pėrket stilit, si mund tė vėrtetohet duke lexuar antologjinė botuar nga “OMBRA GVG”. Studiuesi Nasho Jorgaqi gjithė kėto i ka nxjerrė nė pah.
Struktura e brendėshme e “Ishuj” -ve bashkėshoqėrohet me vizatime dhe piktura qė mbajnė firmėn e Giuseppe Skiro Di Maggio-s. Duke njohur edhe shijet e botuesve tė Ombra GVG pėr performancėn e kolanave poetike qė ata sjellin pėr lexuesin, ishte propozim i editorit publikimi i tyre apo zgjedhja Juaj pėr njė paraqitje mė tė plotė tė pėrjetimeve tuaja artistike?
Ėshtė patjetėr propozim i editorit “Ombra GVG” botimi i vizatimeve dhe i pikturave. Tani qė di edhe nga fytyra kush janė zoti Gėzim dhe zonja Vasilika (dy artistė edhe tė botimeve!), mė duket si e logjikshme njė zgjedhje shtypi qė parashikonte edhe presencėn e pikturave. Ata “kuptuan”, mė lejoni foljen, pikturat dhe vizatimet: sepse aty ka peizazhe tė natyrės sė njerizuar; malet e kodrat nuk janė thjesht male e kodra, por edhe kthesa tė trupit femėror e kėshtu... katundi arbėresh ėshtė i dashur posi mund tė duhet njė njeri.
Unė pikturat i mbaj pėr mua: nuk mendoja se do tė kishin njė “pėlqim” e njė pėrhapje kaq “botėrore”.
Para disa kohėsh Ju ishit njėri nga poetėt e ftuar nė Festivalin “Poeteka” qė organizohet nė Durrės. Ndėrkohė qė gjeografia e pjesėmarrjes ishte nga vende tė ndryshme tė botės, ju nuk pranuat tė merrni pjesė nė kėtė veprimtari. Ishte paragjykim apo arsye jashtė letrare refuzimi i pjesėmarrjes tuaj?
Nuk e prisja kėtė pyetje.
Do t’u lyp ndjesė gjithė atyre organizatorėve, qė mė kanė ftuar: Arjan Lekas qė nė muajin e majit, qė po shkon, mė ka ftuar nė Festivalin nė Durrės; Sh. Emėrllahut, qė vitin e kaluar, para dy vjetėsh dhe para katėr vjetėsh, mė ka ftuar te Festivali “Naim Frashėri”, qė mbahet nė Tetovė (Maqedoni); Sekretarit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė para dy vjetėsh mė ftoi te Lidhja pėr Kuvendin e poetėve shqiptarė; Organizatorit tė Festivalit tė Teatrit Mbarėshqiptar, qė para pesėmbėdhjetė vjetėsh mė ka ftuar... etj. E s’ kam qenė i pranishėm.
Por t’i pėrgjigjem mė mirė pyetjes suaj: unė lėviz pak, kjo ėshtė e vėrteta, dhe nė vendin tim dėrgoj si mesazhere poezinė, o edhe ndonjė vepėr teatrale, emocionet, shenjėn se arbėreshėt janė tė gjallė. S’kam paragjykime ndaj festivaleve; as arsye jashtė letrare. Por fakti se cilido festival, si edhe konkurs, parashikon njė fitues, mė shkakton si njė mbyllje nė vetvete: pse tė fitoj unė, o ti, e jo poezia e tė gjithė poetėve o teatri vetėm si teatėr? Besoj se edhe tė mė jepnin ēmimin Nobel, nuk do tė shkoja atje ku jepet. Pse nuk provoni tė ma jepni?
Por qė ta mbyll, u premtoj tė gjithė miqve tė lartpėrmendur se do tė ndėrroj mendim e se do t’u pėrgjigjem pozitivisht ftesave tė tyre, sepse ata do tė kenė arsyet e tyre ca patriotike ca jetėsore pėr kulturėn mbarėshqiptare. Por e them vėrtet: mė shkakton si njė mbyllje nė vetvete, si njė refuzim, fakti se mund tė fitoj mbi poetė miq, tė njohur dhe tė panjohur.
Sa e njihni letėrsinė bashkėkohore qė krijohet nė Shqipėri?
Poetėt i njoh thuajse tė gjithė. Te poetėt mė tė rinj njoh disa, sepse kam pasur mundėsi t’i pėrkėthej nė gjuhė italiane. Nuk dua tė bėj emrat e tyre, sepse nuk mė pėlqen tė harroj ndonjė. Them vetėm se vlera e poezisė sė sotme shqiptare u ngre lart nė nivele evropiane.
Te shkrimtarėt, varet nga mundėsia tė kesh romanet e tyre nė gjuhė origjinale. Edhe pėr romanet mė duket se niveli u ngre shumė; natyrisht nuk flas pėr shkrimtarėt qė banojnė nė Itali e qė shkruajnė nė gjuhė italiane duke mohuar gjuhėn shqipe. Ndodh se ne arbėreshė kemi luftuar mė shumė se njė jetė (tė mbahen mend shekujt tanė) tė shpėtojmė gjuhėn dhe shprehjen tonė dhe sot arrijnė nė Itali shkrimtarė shqiptarė qė neve arbėreshė na tregojnė sesi duhet tė bėhet sukses nė treg duke shkruar nė gjuhė italiane. Unė nuk them se ata nuk duhet tė shkruajnė si mirė i duket, por tė paktėn tė mbeten shqiptarė. E di qė gjuha s’mund tė ketė rėndesi pėr tė krijuar (Tagore shkroi anglisht... etj. etj...), por ne jemi arbėreshė: njė gjėndje qė mund tė jetė pozitive si ruajtės i njė tradite tė lashtė, dhe negative, sepse suksesin nė treg si shkrimtarė qė shkruajnė arbėrisht nė Itali nuk ėshtė e lehtė (eufemizėm) qė ta kesh. Por njeriu jeton vetėm pėr suksesin tregtar?
Ju keni ngritur njė Shoqėri Tetrore nė Pianna degli Albanesi me vajza dhe djem arbėreshė. Loja e tyre nė gjuhėn arbėreshe dhe mbajtja gjallė e kėsaj lėvizje vjen si nevojė e mosshuarjes sė traditės apo si domosdoshmėri integrimi kulturor nė komunitetin ku jetoni?
Besoj se thoni pėr traditėn gjuhėsore, pėr arbėrishtjen. Qysh nga vitet ’80 tė shekullit tė shkuar, pata intuitėn se tė mbahet gjuha duhet tė bėhet edukim i pėrhershėm (educazione permanente) duke pėrdorur njė mjet tė thjeshtė: lodrėn. Duke “luajtur” ti mėson shqiptimin e drejtė tė gjuhės, mban shprehjet, mban mendimin arbėresh. Teatri im lindi pėr tė bėrė art, teatral, kuptohet, e njėkohėsisht pėr tė mbajtur dhe pėrhapur shprehjen gjuhėsore. Integrimi kulturor nė komunitetin tonė vjen si pasojė, por kjo nuk eshtė kryesore, sepse ne kemi disa lloje integrimi: jemi arbėreshė, sicilianė, italianė dhe evropianė dhe dimė tė dallojmė tė gjitha momentet, themi kėshtu, tė pėrkatėsisė “kombėtare”.
Cilat janė pikėsynimet tuaja mė tė afėrta letrare dhe artistike? Mund ti ndani ato me lexuesin dhe adhuruesit e veprės tuaj?
Kam gati njė pėmbledhje poezish shkruar tė gjitha nė lagjen ku sot banoj tani ka thuajse dy vjet. Nėpunėset e Sportelit gjuhėsor kėtu nė Bashkinė e Horės kanė filluar tė rishkruajnė (pėr botim) nė kompjuter teatrin tim qė doli shtypur kur kompjuterėt nuk pėrdoreshin kollaj. Ky fakt mė dha shpirt frymėzimi tė ri e andaj kam mbaruar sė shkruari tri drama tė shkurtra pėr teatrin tonė. Pėr nga frymėzimi, jam ende nė djalėrinė time poetike.

Admirina Peci
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skiro Di Maxho    18/9/2010, 02:32

Kartolinė nga Solunto

Giuseppe schirņ Di Maggio

Detar i vjetėr
Kam lekurė tė mėsuar me kriDetar i vjetėr
Kam lekurė tė mėsuar me kripėn
erė e vrullshme gjithmonė nė kursin tim
kurrė puhi e paqes

o bunacė e zemrės.
Nuk di nėse urrej a dashuroj detin.
Njoh llojlloshmėrinė e ngjyrosur
tė martesave tė rrepta qiell-det.
Njoh e mat me sy kreshtat e dallgėve
dhe vijezimet e aq anijesh venė t’i sfidojnė.
Pėr mua edhe dallgėt madhėshtore
kanė pėrmasėn e valave tė buta.
Detar i stėrvitur jam.
Mė ndalon policia kufitare
njohje e fortė pėr njeri-tjetrėn
pijmė njė cigare
mė vulosin dokumentat e pėrjashtimit
i pershėndes dhe njekohėsisht
betohem se do t’i provoj sėrish.
Njė rrotė jeta ime
qė nuk qėndron kurrė.

Kartolinė nga Solunto
Nė ditėt diellore shpėrthen dheu e ngjyrave
tė erėrave dhe verbojnė sytė deti
bregu dhe gėrmadhat e vdekura
tė qytetėrimeve tė shkuara
marrin mishėrim virtual.
Vėshtirė tė pėrfytyrosh nė aq qetėsi
e gjumė njė dushk njė cicėrim
ndonjė fėrfėllimė qė i thyen.
Por unė rri aty - mė e ndezur mendja se peisazhi
e shoh hije tė dalin nga kuvertat
e anijeve me vela tė mbledhur nė ankorim
turmė e rrahur nga fatkeqėsitė
por krenare - me krenari malėsore thom unė
kontradiktė te kėrkesa e strehimit
dhe dinjiteti - i motivuar
tė mos ndihen tė pėrulur.
Pasqyrė e brigjeve tė tjera
e ankorimeve tė tjera.

Kosova lule
E gjetėm
tė zbuluar qėmoti
Kosovėn lule
tė bukur si shpirti!

Kėto fusha

Korrėn
drapre tė parregullta
kėto fusha;
nė kohėn e mbjelljes
hodhėn
farė tė metaltė
dhe filiza tė metalta
dolėn.
Kėrcej tė hekurt kryqesh
o gjysmėhėne.

Botė

Mikrokozmos i natės
makrokozmos i natės
nė vijė kulmore.
Ēdo zhurmė e shuar
ēdo heshtje e zmadhuar.
Hija me helmetė
e me kallirin hekuri nė dorė
ruan shtetrrethimin.
Ėshtė e kėsaj bote tė tanishme.
Njė zė nėne
ngazmim i vetvetishėm
pėrkund njė foshnjė.
Eshtė pėr njė botė tė re
nė agun e ardhshėm.

Kur ti
Kur ti tė hysh nė luftė
si zgjedhje e detyruar
mbyllur fletoren e shkeljeve tė pėsuara

bijė kosovare me myshk mimetik mbėshtjellė
e ndryshime tė okra-dherave tė Kosovės
kallamboqi me kokrrat nė tytė
ēikėrrima prej hekur-plumbi mė tė ēmuara
nė kėtė ēast se gjerdanėt e gdhendur me daltė

-mendova kjo ėshtė hera
qė veprohet seriozisht
nė edhe gratė marrin armėt —
o kur ti t’u bėsh ballė punėve
tė pėrditshme tė shtėpisė kundėr kujt
do t’i asgjėsojė me njė vizė pushtimi
fytyra jote ka njė rrudhė
tė vetme
dhembjeje njė brazdė

toke pjellore duket
me tė cilėn tė mbėshtjellėsh kė do t’i bjerė pa jetė
pėr dashuri

ULLIRIT TIM DETAR

Rruzaret e tua me perla
i pruri ndoshta shitėsi i huaj
nga vende ku lėmon
vala detare.
Kėtu lėmon dallga e erės
e rrumbullakon pemėt e tua.
Nė bashin e kthyer tė anijes sate
shkulma degėt hipi
e lė qė tė m’udhėheqin
pėr detet lindore.
Ankorim ėshtė tė gjej
miqtė e vjetėr shqiptarė
qė shpėtuan nga tufane tė vėrteta.


JERONIM DE RADĖS PĖR QINDVJETORIN E VDEKJES

* * *
Pėr qindvjetorin 1903/2003


Pelegrinė vijmė kėtu
me pėrulėsi tė devotshme
te faltorja e Zėrit tė Math
pas thirrjes sė vėllazėrisė
me flamurėt e ishullit tonė
tė anės arbėreshe
pėr kronikėn o historinė e ardhshme
si dokument Thomai Mateu Zefi.

Nė agorė bashkė me Tanėt
gurin tonė do tė kumbisim pėrkrahje
tė pėrmendores De Radė
ripėrtėritur te pasardhėsit.

kumbisim = lėmė

Lotėt e njė Laerti

Uturin qerrja e tij moderne e qėndron
te kąngjella qė mbyll Gjetsemanin tim

o Edenin tim sipas frymės
e zbrit si njė Laert qė di lajmin
lotė tė shumta te rrudhat
e faqeve tė vjetra e zė vajtimin
siēiljan “E chi fu tron’i l’aria? Tron’i l’aria fu!”
gjėmė e ajrit mbi jetėn e vėllathit tim. E shpejtohem
tė mos shqepojė mė tej dhe pėrqafohemi
e toka pa ndjenjė nuk humb nga barra
jonė e dhėmbjes. E kėrkoj t’i them ngushullim e ai
Laerti qan i gjallė vdekjen e tij
mbi vellaun tim se kushdo nga tė gjallit qan
mbi tė vdekurit vdekjen e tij. E qėndrojmė kėshtu
tė vėrehemi tė shtrembėruar
brenda globulit tė lėkundshėm
tė njė loti det


Botuar tek Milosao
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Skiro Di Maxho    Today at 03:45

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Skiro Di Maxho
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: