Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"    18/9/2010, 02:30

POLITIKANET SHKOJNE NE MARS


"Fragmente nga nje roman i pabotuar)

Pjesa e pare

Sofot Onani u ngrit nga kolltuku, mori nga tryeza nje dosje dhe nxori prej saj dy flete, per te cilat lecitesit tane tashme kane njohuri dhe i tha perkorshem:

- A mund te deshifroni se cfare shkruhet ne kete mesazh qe sic shihet ne ato pak fjale anglisht, vjen nga planeti Mars?

- Nga planeti Mars? perseriti si belban Bardi syshqyer.

- Perpiquni te lexoni e te kuptoni, se ju helbete, keni bere alamet shkolle atje ne Amerike per studime kozmike!

- Vertet ashtu eshte. Per me teper, kam mbaruar edhe nje kurs te posacem per deshifrimin e sinjaleve nderplanetare - genjeu me lezet Bardi.

- Me te lumte! - ia priti Sofot Onani - Dhe tani, o burra, gjeni domethenien e atyre qe jane shkruar ne keto flete, aq me teper kur aty shkruhet: "Only for mr. Sofot Onani. Good nees!"

- Ne cast! - shqiptoi perunjesisht Bardi dhe u zhyt i teri midis atyre radheve me fjale aq te ngaterruara, ose qe ta themi ashiqare, beri sikur u zhyt, sepse ato fjale i kishte zografisur vete kodra pas bregut bashke me Hardin, gjoja me nje gjuhe qe mund te flitej vetem ne ndonje planet tjeter.

Duke bere sikur leciste faqet qe kishte perpara, si te ishte nje femije i klases se pare fillore qe meson shkrim e kendim, Bardi bredhiste syte radhe pas radhe, tundte koken, ofshante, fshinte djerset qe rridhnin vu e vu nga balli i lemuar si tas i kthyer permbys, duke pasur mbi koke Sofot Onanin xhebrail, i cili mbante frymen e bente veshet pipez, qe te kuptonte gjesendi nga brockullimet qe dilnin te shkeputura nga goja e Bardit.

- Po he, zoti Bardi... akoma nuk shkoqitet gje? - pyeti kete radhe, me padurim, por edhe miradijshem Sofot Onani.

- Eshte e koklavitur shume kjo pune, zoti kryeminister... Gjuhe kozmike nderplanetare, si i thone fjales, por gjithsesi disa gjera po i marr vesh. Dhe me te vertete jane lajme te mira per ju, ashtu sic shkruhet ne kete mesazh qe vjen nga Marsi...

- O burra, pra - blegeriu pa u permbajtur kryeministri duke i shtrenguar doren e djathte me te cilen Bardi mbante fletet.

- Ky mesazh -zuri te fliste Bardi, - ju vjen juve, zoti Sofot Onani, kryeminister dhe kryetar i Partise se Trendafilte te vendit tuaj, nga ne banoret qe jetojme ne nentoken e planetit tone te kuq, qe ju e quani me emrin Mars. Ne krenohemi qe planeti yne ka kete ngjyre, me e bukura ne tere hapesirat e pamata nderplanetare, ngjyre qe, sic e shohim edhe ne me mjetet tona te fuqishme optike, ka edhe vendi juaj, sepse ai, pavaresisht nga ndryshimet gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit, qe sollen gjoja te ashtuquajturen vendosje te rendit demokratik, si ne shume vende te planetit tuaj, mbetet i kuq. Por, po te marrim parasysh se ngjyra e trendafilte, ose roze,sic e quani ju, eshte variant i se kuqes, del se ju mbeteni te kuq.

- Vertet ashtu shkruhet ne kete mesazh nga Marsi? - sa nuk u shastis Sofot Onani syflakeryer.

- Qe shkruhet keshtu, as qe duhet vene ne dyshim, zoti kryeminister, bile ka edhe shprehje te tjera, mbase vertet me te goditura per ju, por per fat te keq, une nuk i kuptoj te gjitha.

- Po vazhdoni, vazhdoni! - e nderpreu vrulltas Sofot Onani.

Dhe Bardi nisi perseri havazin e vet, duke hungeruar me vete gjasme si e si t'i gjente kuptimin e fjaleve qe vete i kishte shkarravitur. Ai se bashku me Hardin, doemos, duke marre edhe mendimin e Begines, kishin vene prane njera-tjetres fjale ne disa gjuhe, te kthyera se prapthi, kesisoj kishte fjale shqipe, si "Ju ftojme", qe se prapthi lexoheshin: "Uj emjotf", ose fjale italisht: "Le invitiamo di venire nel nostro paese", qe Bardi i shqiptonte: "El omaitivni id erinev len ortson eseap", anglisht: "To live forever", te cilat ai i kthente se prapthi: "Ot evil reverof", rusisht: "Dobro pashallovat" - "Orbod tavollazhap" e keshtu turli shprehjesh ne gjermanisht, frengjisht bile edhe kinezce.

Duke u rrekur t'i nxirrte sa me te rrumbullakosura keto fjale te pakuptimta, Bardi mezi e mbante te qeshuren, aq me teper kur shihte Sofot Onanin qe pas cdo fjale gelltitej e lepinte buzet plot nakar.

- Ne, nje shoqeri marsiane, me e re se shoqeria njerezore ne planetin tuaj, jetojme ne nje bashkesi shoqerore qe ju e keni quajtur rendi i komunes primitive, ndonese nuk jemi primitive, madje shume me te perparuar shkencerisht se rendi juaj, nga i cili kemi perfituar pa mase, fale vezhgimeve te vazhdueshme me teleskope shume me te fuqishem se teleskopet tuaj dhe me radiomarrese te sofistikuara, qe na japin mundesi, jo vetem te degjojme emisionet tuaja radiotelevizive, por edhe te dime numra telefoni, imeille, bile te degjojme bisedat qe beni ju me banore te vendeve te ndryshme te planetit tuaj dhe te perpiqemi te kuptojme edhe domethenien e tyre, deri tani ende e veshtire. Keshtu pra, teleskopet tane na japin mundesi te vrojtojme nga afer secilin vend te rruzullit tokesor dhe vecanerisht vendin tuaj te vogel, te kuq si vendi yne, fale vecorive natyrore, ngaqe nen pasqyrimin e rrezeve te diellit, edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjte, edhe deti qe ju lag, nga planeti yne marrin ngjyre te kuqe si ngjyra e kuqe e partse qe ka drejtuar i paharrueshmi, Renven Haxhi, i cili ju ka ngritur lart e me lart dhe te cilit i keni sherbyer besnikerisht. Ju, ne nje menyre a ne nje tjeter, megjithese detyroheni nga bota perendimore qe e urren doktrinen e kuqe, te hidhni balte mbi Renven Haxhin si tiran, vazhdoni te ruani idealet e tij, perderisa partia juaj e re, sic thame me siper quhet Parti e Trendafilte...

- Bardi! - vikati gulcueshem Sofot Onani duke shtrenguar supet e ngjeshura te tij. - Me tere mend keshtu shkruhet ne kete mesazh?

-Po c't'ju them tjeter, zoti kryeminster - leshoi i nje fije zeri Bardi dhe faqet iu zgropulliten. - Une i shkreti po perpiqem te lecis qe mund te kuptoj nga ky goxha mesazh qe po me le pa mend, kur gjykoj se sa mire e njihkan marsianet vendin tone po e po, por, mbi te gjitha, juve personalisht zoti Sofot!... Gje vertet e madhe, shume e madhe te njihesh deri ne kete planet kaq te larget dhe kaq te mistershem.

Kete radhe, Bardi sajoi nje buzeqeshje te paqme e faqkat zune e iu fryne si tollumbace, aq sa syte picerrus ishin gati te fundosur midis tyre dhe vetullave.

Duke degjuar keto fjale, Sofot Onani erdhi e u gufmua si pallua.

- Vertet, edhe mua me vjen cudi - tha pa fshehur nje gaz lumturak qe iu ngjit mbi fytyren e rreshkur. - Po, vazhdo, vazhdo me tej!

- Po, me c'po shoh, shume gjera nuk po i shkoqis dot - u ankua Bardi.

- Lexo, more, ashtu si te mundesh - ngulmoi Sofot Onani, duke i folur tashme ne njejes.

" Ngopja si te te vije per mbare, o Bardi, - i dha zemer vetes, - se kete kaqol po e zhys ne ujerat tona" - ndersa serishmi leciste si belban:

- Nisur nga keto ngjasime midis vendit tuaj te vogel dhe vendit tone po aq te vogel qe shtrihet ne nentoken e planetit Mars, aq sa nuk arrijne dot te na perfshijne ne orbiten e tyre teleskopet tuaj, dhe sidomos ngjasimeve midis nesh, ende ne fazen e shoqerise se komunes primitive, qe ju e keni kaluar mijera vite me pare e, per me teper, duke pasur pervojen e gjate, gati 50-vjecare te shoqerise socialiste ose komuniste dhe drejtuesit tuaj te madh Renven Haxhi, ne per disa arsye shume-shume te rendesishme qe do ju shpjegojme me pas dhe qe ju do t'i kuptoni mirefilli, ju ftojme te vini e te jetoni me gruan tuaj dhe me pak bashkepunetore tuaj ne atdheun tone. Dhe jo vetem te vini, por edhe te jeni kryeminsiter i vendit tone te kuq qe keshtu, nen udheheqjen tuaj, te kalojme ne nje shoqeri socialisto-komuniste qe keni kaluar ju...

Bardi, me te lexuar shatra-patra, here shpejt e here me ndalese, ngriti koken per te pare se c'pershtypje do t'i linin Sofot Onanit keto fjale, qe kur i kishte thurur me Hardin dhe me Beginen kishte mbajtur barku me dore.

- Une te jem kryeministri i nje vendi nentokesor ne Mars? - sa nuk pelliti si gomar Sofot Onani. - I lecite mire keto fjale, or Bardi, apo i sajove nga koka?!

- C'jane keto fjale, zoti kryeminister - une po lecis me aq sa di se sic ju thashe, ka gjera qe nuk i kuptoj ne keto dy flete qe me dhate ju - tha Bardi. - Te them te drejten, e ndiej veten krenar qe banoret e Marsit ju propozojne juve qe te beheni i pari i tyre!

Sofot Onani u ngrit ne kembe, kryqezoi duart e hapi kembet, si te ishte Musolini.

- Pra, ata te Marsit me ftojne te le vendin tim e te behem prijesi i tyre? - tha pa fshehur nje kenaqesi qe nisi te mvishte si vel mjegulle fytyren e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"    18/9/2010, 02:31

Vetem se bente shume gafa braro. Ja edhe vazhdimi:

Pjesa e dyte

Bardi beri nje levizje nazemadhe te kokes, si te pranonte kete nofke te sheqerosur te Tollumb Kulos dhe ia ktheu:

-Le te harrojme se c'ndodhi, se une mik te kam pasur dhe te kam.

-Mik e shkuar mikut thuaj me mire. Se te qaj si te tille, une hedh poshte cdo akuze qe me ka bere Sofot Onani, se gjoja vura njerez te hidhja ne ere shtepite tuaja. Kete, besoj ta ka bere te ditur edhe nje njeri i besuar qe cova ne aeroport, kur ju po ktheheshit nga Amerika. Eshte keshtu?

-As topi nuk e luan, - pohoi Bardi.

E, kesodore edhe ai, ashtu si Sofot Onani, i zgjati atij qe vertet e kishte pasur mik, per ta detyruar te behej armik e tani te mjaltosej me te, thua se asgje nuk kishte ndodhur midis tyre, pra, i zgjati atij dy fletet e mesazhit te ardhur nga Marsi.

Po ketu duhet te bejme nje sqarim te domosdoshem se ky mesazh, te cilin ashtu si nje dite me pare Bardi nisi ta deshifronte duke hequr me demek picirin, ishte disi i ndryshuar nga mesazhi qe ai, domethene te tre i kishin drejtuar Sofot Onanit. Dhe kishte nje arsye te bollshme. Tollumb Kalo, vertet ishte kryetar i Partise se Gjelber, pra, i partise kundershtare te partise se Sofot Onanit, por nuk ishte kryeminister si ai, pra ishte ish-kryeminister qe luftonte te behej perseri i tille. Ndaj, Bardi po caprashiste gjoja duke lecitur mesazhin e marsderguesve me ndryshimet e meposhtme:

-Ne, zoti Tollumb, nga planeti yne i kuq ju cmojme per kuqelimin qe pershkon shpirtin, zemren dhe karakterin tuaj. Ju vertet keni nderruar ngjyren e partise suaj nga e kuqe ne te gjelbert, por jo parimet, sepse ju ndaj atyre qe nuk ju binden, perdorni jo vetem metodat e Renven Haxhit, qe shpirti i ndritte ne parajsen nderplanetare, por edhe me tutje, te Lenini dhe Stalini, te cilet, per te ruajtur partine te paster debonin tere armiqte. Me nje fjale, tere ata qe kundershtonin ose qe ai mendonte se i kundershtonin, nuk kishin me vend aty... Keshtu keni bere edhe ju. Pra, ju lekuren e nderroni, por jo zakonin. Dhe kete lekure, pra, ngjyren e partise nga e kuqe ju u detyruat ta nderronit ne te gjelber per shkak te trysnise se ideologjise reaksionare te vendeve kapitaliste perendimore, te cilat ndikuan perkohesisht qe te ndodhnin keto edhe ne vendin tuaj. Por ne e dime se ju ne zemer mbani Renven Haxhin, qe keni qene te shtrenguar gjate ketyre dhjete vjeteve ta sulmonit. Por, sapo te beheni kryeminister, ju rrugen e tij te lavdishme do te ndiqni, duke na mbushur me optimizem edhe ne, banoret e planetit te kuq. Ndaj, luftoni te beheni sa me pare kryeminister, te rrezoni nje bastard si Sofot Onani, i cili, vertet e ruajti imazhin e se kuqes duke e quajtur partine e tij te Trendafilte, por per nga karakteri, forca, vazhdimesia, eshte shume larg jush dhe eshte paracaktuar te deshtoje.

Tollumb Kalo, duke degjuar ligjeraten e qe rridhte embelakisht nga goja e Bardit, ca e nga ca zuri te ngrihej nga kolltuku bri shokut te tij dhe erdhi u fry e u fry nga keto levdata, thua se do te pelciste si ajo lopa qe ha shume terfil.

Po kjo, fatligesisht, nuk zgjati vecse disa dekika, sepse ai erdhi e u sterros dhe shpertheu me rrebeshe fjalesh qe dolen te prushitura nga goja e tij e capelyer.

-Ah, ato zgjedhjet, ato zgjedhjet, ato ma kane fajin, se sot do te isha une kryeminister, bile sot e mot! Nuk ka me te madhe hajduteri, kur vetem ne nje zone zgjedhore, Sofot Onani nxori nje duzine me deputete te lerosur me keq se ujerat e qelbura.

Reshti se foluri nje grime.

-Mire ma punoi xhanem, se edhe une keshtu ia kam punuar ne zgjedhjet e para, - zuri te berbeliste pastaj. -C'marrezi, mor Bardi! Ja, per shembull, ne nje fshat me dy mije banore paten votuar per mua... dy mije e katerqind. A ka hajvanllek me te madh?! Dhe kete e bera une, gomari e shkuar gomarit. Doemos, edhe Sofot Onani, qe e mesoi sa s'ka me bukur kete tabijat gomaror, ma hodhi dhe u be kryeminister. Por do te bej te pamunduren ta rrezoj, te behem kryeminister dhe i tille te behem atje ne Mars, ku me ftojne.

Pastaj, si te permendej per kete deklarim flatrues, iu kthye Bardit, qe per te mos shperthyer ne gaz, kafshonte me marifet buzet dhe i caprashiti inatshem:

-Po vazhdo tani me tutje!

-Ah, sa deshire kam te vazhdoj edhe me tutje, por nuk mundem. Fjalet jane ngaterruar me njera-tjetren, sa jane bere lesh arapi...

Bardi perpeliti syte e, duke u gelltitur, lexonte si me frike.

- Deri tani po me behet zemra mal qe banoret e Marsit, midis sa e sa burrave te medhenj qe ka populli yne, ju njihkan juve, zoti Tollumb, e jo vetem ju njihkan, por edhe ju cmokan si drejtues i kuq, pasues i udheheqesve me te njohur kuqtare. Por se c'jane ca fjale te shkeputura... vape vdekjeprurese... katastrofe ekologjike e bile njerezore... qe shoh ne mesazh.

Keshtu pra, ai perseriti po ato shprehje qe ia kishte kumtuar edhe Sofot Onanit e doli domosdoshmeria qe te ftohej sa me pare Hardi qe edhe ai merrte vesh, bile ngandonjehere, edhe me shume se ai vete per mesazhshkoqitje te tilla.

Tollumb Kalo, ngaqe nuk kishte nga t'ia mbante, me fytyren qe deri atehere buhavitej nga keto lajme profetike, por tani po shfryhej si gome e shpuar, mezi priste qe te vinte Hardi. Dhe tashme dihet, se ai, se bashku me Beginen, rrinte veshngrehur, qe te degjonte nga casti ne cast kete telefonate lumemadhe.

Keshtu Hardi, i ndodhur tani para Tollumb Kalos, nisi te luante te njejtin rol qe kishte luajtur para Sofot Onanit, shume me i veshtire se roli i deritanishem i shokut te vet, se i duhej te perloto-qaravitej tragjedikisht...

Kur pas nje heshtjeje jo dhe aq te shkurter Hardi zuri te mekej, te zbehej, madje te zbardhej si allci, si te mos mjaftonte kjo, edhe te ngrinte duart perpjete, te kapte floket gati per t'i shkulur e mbase per t'ia dhene teslim ne dore kandidatkryeministrit te planetit te kuq, ky i fundit, qe vazhdonte ta ndiqte me syte e tij vigjellimtare, u lebetit, duke parandier dicka ndjellakeqe. Dhe si atehere kur hapi kamaren qe te pyeste, Hardi brengeroi me nje sokellime veshcjerrese:

-Ki meshire, o Ati yne qe je ne qiell, falna vite nga vitet e tua t- pambarimshme dhe nderna doren qe te jemi prane teje, larg qametit qe do te fshije jeten ne token tone!

Dhe pasi brengeroi kesisoj me kokrra lotesh qe zune vu e vu te teptisnin faqeve te zjarrmuara, mbeshteti koken ne gjoksin e Bardit, i cili, edhe ai, duke e pare mikun e tij ne ate derexhe, e pasoi me te tjera brengerime sokellimtare edhe me veshcjerrese, duke belbezuar:

-C'njoftim kobezi lexoj ne kete mesazh, vella, c'hata bubullimtare do te na godase tani ne koke, shpirt e zemer?

-Ah, te ishte hata jo me bubullimtare, por edhe me vetetima e rrufe pervelake, mor Hardi, por eshte vdekje e shkuar vdekjes, perderisa ne nuk kemi vecse...tre muaj jete mbi kete toke.

-C'jane keto qe thua, qe t'u thafte ajo gjuhe! - vrundulloi Tollumb Kalo hakerryeshem, gati ta zinte per fyti Hardin, me shume i vdekur se i gjalle.

-Nuk i them une, zoti Tollumb, por mesazhi qe vjen nga Marsi eshte lumturak per ju e ogurzi per ne!

-E si qenka lumturak per mua, kur atje thuhet se nuk kemi vecse tre muaj jete nen kete qiell?

-Po, zoti Tollumb, - vijoi Hardi duke gulcuar, - se marsianet, ne keto e siper, do te dergojne nje anije kozmike qe do t'ju marre me vete ju, gruan tuaj e ca nga njerezit tuaj me te aferm, disa dite para qametit, kur ju do te jeni bere atje kryeminister...

Tollumb Kalo u keput si trung i prere ne kolltuk.

-E, nese ne keta tre muaj nuk do te behem i tille? - blegeriu, meit ne surrat. - Pa lecitni c'thote me poshte mesazhi, mor humbarake!

Hardi e Bardi, koke me koke, duke dihatur rrembyeshem, i ngulen syte serishmi te mesazhi e terciferciruan magjistarisht, gjoja se po ndihnin njeri-tjetrin e pastaj Hardi e pa te udhes te shtonte:

-Marsianet kane besim te plote se ju ne keto muaj do te beheni kryeminister e Sofot Onani, qe ka marre tatepjeten, do te thyeje zverkun.

-Ashtuuu? - shqeu syte sa nje filxhan Tollumb Kalo. - Me siguri ne nje qeveri teknike! C'parashikues profetike qenkan keta marsianet!

Ne cast fytyra iu rrezit e fijet e rralla te flokeve iu ngriten si antena, sic ndodh jo rralle.

"Vijon ne numrin e ardhshem)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: