Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Skėnder Rusi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:24

SINFONIA E TAKAVE
Ai ishte njė regjistrues i marrė,
S’kishte zemėr nė gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda nė njė kitarė,
Atje e desh dhe varrin kur tė vdiste!

Ia dha vetė ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!


Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!


Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.

Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?

EKLIPSIN PRES
Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė s’tė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!


E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po s’jam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!





Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė s’tė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!


E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po s’jam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!



ATA DY PLEQ
Njė plak.Njė plakė.Dhe njė park.
Edhe njė stol.Dhe bėhen katėr!
Dhe njė neon qė ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natėn!


Po pas njė viti mbetėn tre.
Njė plak.Njė stol.Njė park i gjelbėr.
Dhe njė neon qė mė nuk ndizej,
Qė mbeti si njė sy i verbėr!


Nė vjeshtė,ah,mbetėn veē dy.
Njė park.Njė stol krejt i vetmuar.
Qė pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq tė dashuruar!…



SE TI GJITHMONE SEC BEN CA GJERA
Tė lashė nė Korēė
E tė kėrkoj nė Kajro!
(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė ēmėndurira t’i kam quajtur!


Tė lashė nė tokė
E tė kėrkoj nė qiell!
(Ku dihet nė ē’yll mė ke pritur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Sa tė kam quajtur tė lajthitur!


Kap njė bionde nga flokėt mbrapa,
Ia kthej fytyrėn pėr ta puthur!
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Vjen dhe atje ku s’ėshtė e mundur!


Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė tė tregojnė dhe mė tė bukur!
Ndaj ca i marrė dhe unė mundet,
Sot gjithė Kajros t’i jem dukur!


TEPER VONE
Ti ke njė moshė me time bijė,
Me babin tėnd, unė, moshatar.
Kush tė dha urdhėr tė mė duash
Me hirin tim tė ndezėsh zjarr?!

Ata thėngjij qė ishin shuar
Ti si guxon me dorė i prek?!
Kush tė dha urdhėr tė mė ndezėsh
Pa patur frikė se unė tė djeg?!

Ke ardhur vonė. Tepėr vonė.
Kur dimri krejt mė ka pushtuar,
Kur vdekja firmėn mė kėrkon
Ndoshta nė ferr pėr tė mė ēuar!

Ti gjysma-hėnė je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetėr-perėndi!
Me ēdo tė puthur m’i ul vitet,
Mė kthen nė moshėn qė ke ti!

Me kėto gjysma, unė poeti,
Mund tė ndėrtoj tjetėr planet.
Nė djall pastaj tė shkojnė vitet,
Dhe moshat le tė shkojnė nė dreq!

Po prapėseprapė njė frikė ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj tė zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...


VAJZA PREJ QELQI
Vajzė e vogėl,
Me sy prej qelqi,
Sa herė hyj brenda tyre,
Unė eci zbathur,
Mos thyej ndonjė gjė,
Qė,dot,s’e ndreq!

Qelq,
I ke sytė,
Qelq!

Vajzė kryeneēe,
Me buzėt prej qelqi,
Sa herė ndeshem me to,
Ti mua mė kap rob,
Dhe robėrit i trajtoke keq!

Qelq,
I ke buzėt,
Qelq!

Vajzė e brishtė,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur tė prek,
Kam frikė mos mė thyesh vėrtet!

Qelq,
Je e tėra,
Qelq!
30 qershor 2002




C'TRISHTIM
Ē’trishtim,tė jetosh nė njė qytet-brengė,
Ku shumė gjėra ecin pėr mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinė fshehur nga djemtė,
Tė shėmtuarat shėtisin nė bulevard(!)

Ē’trishim nė kėtė qytet qė mė deh,
Me erėn e qelbur tė vodkės!
Ku vetja herė-herė mė duket,
Si Esenini rrugėve tė Moskės!

Ē’trishtim,nė kėtė qytet tė ēmendur,
Qė mė ngjan me njė spital tė madh!
Njerėzve ju mungojnė veē bizhamat me vija,
Dhe numurat nė shpinė apo nė krah!

Ē’trishtim nė kėtė qytet qė flet pėrēart,
Qė as nė gjumė nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’mė le,edhe unė nuk mundem!

Ē’trishtim,nė kėtė qytet tė pushtuar nga vdekja,
Qė po mė vdes edhe mua pak nga pak!
Mė vjen tė rrėmbej shpirtin e tė zhdukem,
Sa mė larg prej tij,sa mė larg!…


SE SI...
Se si po mė ikėn jeta!Se si!
Pa mė pyetur fare,
Sikur tė mos jetė imja!
Kam ēaste kur edhe vetė nuk e di,
Nėse duhej ose jo,tė lindja!

Se si po mė ikin ditėt!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha tė vegjėl!
Unė vrapoj pas tyre,kėrkoj t’i arrij,
T’i ndaloj,t’i pyes,ē’do tė bėhem nesėr!?

Se si po mė ikin ėndrrat!Se si!
Edhe nė gjumė mė kanė hyrė,
Edhe m’i kanė vrarė!
Ato qė kanė shpėtuar kanė marrė arratinė,
Duke mė lėnė mua njė tė vdekur-tė gjallė!

Se si po mė ikin dashuritė!Se si!
Njė sot.Njė nesėr.Njė tjetėr pas njė jave!
Marr kokėn mes grushtash,
I bie me zemėrim,
Sikur tė ketė bėrė mijra faje!

Se si po mė ikin dėshirat!Se si!
Si ata zogjtė shtegėtarė qė dimrit i tremben!
Po ē’them edhe unė,
Do tė ishte njė mrekulli,
Tė ishin zogj shtegėtarė qė ikin e kthehen!



PA DASHJE
Pa dashje kam plagosur njė grua!
(S’e dija qė mė desh aq marrėzisht!)
Ajo ishte njė yll,nga qielli larguar,
E zbritur nė tokė rastėsisht!


Pa dashje,kam fyer njė grua!
E putha nė faqe nė njė natė pa drita!
Pastaj dhe nė ballė njė puthje tė dytė,
Ia shtypa pak hundėn me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarė njė grua!
(Eh,gratė u vrakėrkan kaq shpejt!)
Ajo iku nė qiell,prej nga ish larguar,
Tė vuante zhgėnjimin e vet!



MBI KOKE ME RRI EDHE ME NDRIT
Gjithnjė po bėhesh mė e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokės!
Unė jam atje,nė sytė e rrudhur,
Ku ėshtė fillimi i gjithė botės!


Gjithnjė po bėhesh mė e vockėl,
Ku e ke futur gjithė atė shpirt!?
Si hėnėz e ngrėnė brenda dhomės,
Mbi kokė mė rri edhe mė ndrit!


Gjithnjė po bėhesh mė e lehtė,
Mos ke ndėrmend qė tė largohesh!?
Mė bėj njė shenjė e ngjitem vetė,
Qiellit t’i them qė do vonohesh!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:24

Nė vazhdim do postoj librin me poezi 'Duhet tė duhemi'. Libri u dėruga nė adresė tė forumit nga autori...


Duhet tė duhemi

©Tė gjitha tė drejtat pėr publikim i pėrkasin autorit




lirika

POEZIA E TIJ KĖNDON

Unė e kam ndjekur krijimtarinė letrare tė Skėnder Rusit edhe nė periudhėn e socializmit totalitar edhe nė periudhėn e demokracisė sė sotme dhe them qė poezia e tij ėshtė njė vazhdimėsi.E kundėrta kjo me shumė poetė tė tjerė,tė cilėt ndahen nė dy periudha edhe nė krijimtari.I ndan vetė shoqėria,pikpamjet e atyre vetė,i ndajnė vjershat qė kanė shkruar etj.Kėta ndahen nė dy copėra,por tė pangjitura.Ndėrsa tek Skėnderi unė shoh jo njė ndarje tė tillė ,shoh atė qė ėshtė e rėndėsishme pėr njė poet,vazhdimėsinė e tij krijuese.Ai edhe nė periudha tė vėshtira ka ditur qė tė jetė njė lirik i hollė,njė poet qė mediton,qė shqetėsohet pėr tė gjithė gjėrat qė ai sheh e dėgjon;qė di tė verė pėrballė natyrės njeriun,poetin vetė,qė dhimbjen e kupton si njė domosdoshmėri pėr njeriun.Prandaj kjo dhimbje qė pret shėruesin,ėshtė njė gjė e fuqishme nė poezinė e tij.
Po ta marrėsh mė konkretisht,nė poezinė e Skėnder Rusit unė shoh dy elementė ose mė mirė dy ryma:tė ekzistencializmit dhe tė impresionizmit.Kėto janė tė veēanta,qė dallojnė nga njera-tjetra,por tek disa,si p.sh.tek ky poet bashkohen tė dyja nė njė tė vetme,duke e bėrė atė qė jo tė kėrkojė sendin,por tė hyjė brenda kėtij sendi apo fenomeni dhe jo qė vetėm t’i ndriēojė,por tė shikojė pėrplasjet nga del shkėndia e poezisė dhe mendimit.
Poezia lind nga pakėnaqėsia,por jo nė kuptimin banal tė kėsaj fjale.Tek ky poet ėshtė mjaft interesant ky fakt,sepse ai e tejkalon kėtė pakėnaqėsi si poet,ai e sfidon atė.Ja ē’thotė nė njė vjershė:
“Ti nuk mė do,
S’ka gjė,
Tė dua unė!
Jam mėsuar tė jap
Dashuri qė s’mė kthehet…etj.
Dhe kėto janė pakėnaqėsi jo vetėm ndaj dashurisė,por edhe ndaj shoqėrisė.
Njė element tjetėr i poezisė sė kėtij poeti ėshtė kjo,qė njė pjesė tė mirė tė vjershave i ka me rimė.Ne e kemi kapėrcyer atė polemikė qė bėhej dikur dhe qė ishte aq banale.Poezia ėshtė muzikė,me rimė,pa rimė,bėje si tė duash.Nuk ka poezi,po s’pati
muzikė brenda nė tė.Ėshtė njė gjė,qė atyre poetėve qė i ndjehen rimat,ata s’janė poetė,po rimabėrės.Ndėrsa rima e poezisė sė Skėnderit ėshtė e veēantė,atij nuk ia ndjen rimėn,ai bėn muzikė,poezia e tij kėndon.
Ndaj unė e veēoj Skėnder Rusin qė jeton nė Korēė.Poezia e tij nė kėtė dhjetėvjeēar shquhet pėr njė lirizėm tė hollė nė marrėdhėniet njerėzore dhe nė aleancė me natyrėn.Unė do tė thosha se Skėnder Rusi ėshtė ndėr lirikėt mė tė mirė nė komunitetin e poetėve tanė bashkėkohorė.”

Dritero Agolli



KRYQI PREJ DRITE I LIRIKUT

Kur mbaron sė lexuari librat me lirika tė poetit Skėnder Rusi,pasi ēmallesh me shpirtin e tij delikat,plot me pėrndezje tė petalta ndjenjash,qė,aq sa duken sikur do tė binin nga puhiza e parė,kur ato,po ashtu qėndrojnė dhe pas shqotave ,tė parrėzueshme me njė si refleks tė vezullimtė lotėsh,na duket sikur te ky lirik asgjė nuk ka ndryshuar,ashtu si nė librin e parė,si nė buzėqeshjen e parė,si nė psherėtimėn e parė,si nė puthjen e parė…
Atij ashtu i pėlqen tė jetė,siē e bėri fati,tė ndjejė shumė dhe tė rrėfejė sa mė shumė ndjenjat e veta,gjithmonė me mahnitjen e parė tė njė tė riu,qė u beson ikjes sė ujrave,por jo tė viteve,i beson borės qė i bie mbi supe,nė krye,mbi poezi,por jo asaj bore qė nuk shkundet mė,thinjave…
Skėnder Rusi ėshtė lirik dhe ashtu mbeti,siē do tė donte,lirik,me njomėshtinė e barit(perifrazojmė kėshtu titullin e librit tė tij tė parė)qė ėshtė gjithmonė po ashtu,edhe kur ndėrrojnė shekujt e mijėvjeēarėt dhe sistemet shoqėrore,njė e blertė dridhėse,ku derdhet drita e hėnės dhe hovet e shpirtit tė njė misteri tė pakohė.
Por koha vėrsulet pėrbindshmėrisht me ata sytė e kuq e tė pėrflakur dhe me brirėt e saj tė frikshėm godet ē’gjen pėrpara, me kthetrat e saj zhvat jetė nga jeta dhe me frymėn e saj pėrthan pranverat e njeriut…peisazhi i acartė mbushet me skelete pemėsh…ku pėrsipėr,nė njė nga degėt e akulluara ka mbetur njė fole ėndrre e parrėzuar ende…ngjan me zemrėn e lirikut mes brinjėve…
Njė lirik i lindur,sfidues i pandjeshmėrisė sė frikshme,tė detyruar,mė duket mua edhe miku im i hershėm,poeti Skėnder Rusi,i a(ritmeve) tė zemrės ,tė rrugėve tė qyteteve,tė ngjarjeve,tė kapėrcimeve etj,etj,me gjakimin narcistik pėr tė qenė i kryqėzuar nė njė kryq prej drite.Gjithnjė njė lirik ku shkėlqen harmonia e fjalėve,muzika e vargut,ku bota tashmė ėshtė bėrė me mrekullitė e saj dhe dhimbjet…me zhgėnjimet…dhe poetit i mbetet veē tė riverė nė njė harmoni tjetėr nga ajo e botės sendet …dhe ndjenjat e veta.

VISAR ZHITI



POET I SHPIRTIT TĖ SĖ BUKURĖS

Liriku i dhimbjes sė bukur,palombari i guximshėm i dashurisė,qė nxjerr nga thellėsitė koralet e magjishme tė shpirtit femėror,duke i spėrkatur ato nė sipėrfaqe me pakėz diell,pėr t’i dhėnė shkėlqimin e domosdoshėm.Ai ėshtė poet i metaforės sė beftė,por gjithsesi tė kapshme nga lexuesi,kėngėtar i brengės dhe vetmisė,ekzistencialist e simbolist qė tė prek e tė bėn tė pėrjetosh habitshėm fate e fatalitete njerėzore.
Nė hapėsirėn e mrekullueshme tė kėngės sė shkruar,siē ėshtė poezia,ai vjen nga Devolli.Po Korēa e rriti duke e mėkuar me bukurira shpirtin e tij poetik.Qė nė fillimet e hershme letrare,nė agimin e viteve ’70 tė shekullit qė shkoi,emri i Skėnder Rusit nisi tė gdhendej dukshėm nė kujtesėn e lexuesve dhe tė kolegėve tė tij,qofshin kėta tė moshuar apo fare tė rinj.Depėrtonte ky emėr fare i panjohur cikėl pas cikli botuar nė shtypin periodik,nė shpirtin dhe mendjen e atyre qė e lexonin,jo me forcė,po me magjinė e fjalės,me elegancėn e saj,me atė frymė lirike tėrėsisht tė veēantė, qė mbeti e jeshiltė si nė rininė e hershme ,deri mė sot,kur ky poet ka hyrė nė vjeshtėn e moshės kalendarike.
Ėshtė e pamundur,kur bie fjala pėr kėtė kėngėtar tė rrallė,finesa poetike e tė cilit pushton ėmbėlsisht shpirtin e kujtdo qė e lexon,tė mos dėgjosh nga bashkėbiseduesit shprehje qė ,edhe se tė thėna fare pak ndryshe nga njera-tjetra,pėrmblidhen tek fjalėt:”Ah,sa poet i ėmbėl qė ėshtė!” Apo :”Sa tė bukura i ka poezitė!”Kėrkėnd deri mė sot nuk kam dėgjuar tė thotė se poezia e Skėnder Rusit ēalon kėtu apo atje.Tė gjithė e pranojnė si njė poet qė ka shpirtin e sė bukurės!Dhe Korēa,qė ka aq e aq figura me tė cilat natyrshėm krenohet,Skėnder Rusin e mban si emblemėn e saj poetike.Ajo e do atė,ashtu si nėna do fėmijėn e saj mė tė mirė,mė tė shėndetshėm e mė tė bukur.Ashtu si edhe ai e do Korēėn me njė dashuri pa krahėsim,e cila vibron thuajse nė tėrė krijimtarinė e tij,qoftė edhe nė ciklin aq tė njohur shkruar nė Egjiptin e largėt,tė nxehtė e mahnitės,ku Nili me madhėshtinė e tij,ashtu si piramidat legjendare,sa e mrekullojnė poetin,aq edhe ia ndezin mallin pėr qytetin e tij tė lėnė larg me serenatat,me ēupkat qė shpėrthejnė bukuritė e tyre si trėndafilat,tej kangjellave tė shtėpive karakteristike korēare,me kujtimet qė kanė dendėsinė e pyllit.
Nuk ka fare rėndėsi datėlindja e njė poeti.Ashtu si nuk ka edhe aq rėndėsi jeta qė bėri apo vazhdon tė bėjė,qoftė kjo e pasur apo e varfėr.Poetėt lindin pėr kėngė,ashtu si pishat pėr lartėsitė.Dhe pishnaja poetike e Skėnder Rusit ėshtė e dendur,e blertė,gjithnjė e freskėt,me shushurimėn e vazhdueshme e kėnaqėsidhėnėse.

ZYHDI MORAVA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:25

NE S’BĖJMĖ ASGJĖ TĖ KEQE

Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Duhemi.
Ndaj dhe kjo ditė
nuk po perėndon ende!
Ne jemi akrepat
e orės sė diellit,
Lėvizim brenda tij
si brenda njė zemre!

Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Vėshtrohemi.
Duke u bėrė secili
sadopak i verbėr!
Qė mos na vijė aq turp
kur tė takohemi,
Nė ato vende ku s’ka shkelur
asnjė tjetėr!

Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Puthemi.
Duke hapur portėn
e botės sė pėrtejme!
Brenda saj gjithmonė
ka diēka prej absurdi,
Qė bėhet shkak
pėr grindjet mes njerėzve!

Ne s’bėjmė asgjė tė keqe.Gėnjehemi.
Duke i marrė atė qė i vjeshton,
njeri-tjetrit!
Nė u bėfshim Prometej,
zjarre nuk do vjedhim,
Por urrejtjet qė nė shpirt
mbajnė njerėzit!

2 shtator,2005



S’DUA TĖ TĖ HUMB

Nuk jam aq i mirė
sa tė jam dukur,
Unė,vėllai i vogėl
i ajsbergėve!
Pjesėn e shėmtuar
mbaj nėn ujė,
Mos e shohin sytė
e tė tjerėve!

Nuk jam Perėndi
siē mė ke ditur!
As kam qenė ndonjėherė
Krisht!
Po pėrse kaq vonė
ti ke lindur,
Dhe tek unė vjen
kaq verbėrisht!?

Nuk e di ,pse,vetėm mik
mė quan,
Dhe s’ke frikė se unė
mund tė tė puth!
Kam njė mbrėmje
qė pėr ty e rruaj,
Po s’ta them,se s’dua
tė tė humb!

Nė se do mė ndodhė
qė ndonjerės,
T’ia fal gjysmėn mė tė mirė,
timen,
Kjo do tė jesh ti
qė ke kuptuar,
Se mėkati vdes
prej dashurive!
4 shtator,2005



MOS MĖ DUAJ MĖ

Mos mė duaj mė!
Nis mė urre
nėse do mundėsh!
Dhe qiellin(qielli jam unė!)
S’pėrmbyset bota
po ta humbėsh!

Mos mė pėrqafo mė!
Nuk mund tė duash
dy njėherėsh!
Dhe ajrin(ajri jam unė!)
S’pėrmbyset bota,
po ta shkelėsh!

Mos mė kujto mė!
Nis fshiji puthjet,
po tė duash!
Dhe zjarrin(zjarri jam unė!)
S’pėrmbyset bota,
po ta shuash!
23 shtator 2005



PĖR INATIN TIM

Pėr inatin tim
po bėhesh mė e bukur,
Me ata sy jeshilė
si thellėsia e deteve!
Pėr inatin tim
vjeshtės i dhe urdhėr,
Tė ndalojė pėrkohėsisht
bjondimin e pemėve!

Pėr inatin tim
vazhdon tė mė duash,
Qė tė mė largosh
nga krahėt e erėrave!
Ti po bėn atė
qė bėri Odiseu,
Pėr tė mos dėgjuar
kėngėn e sirenave!

Pėr inatin tim
po bėhesh mė e vogėl,
Madje vetėm me ndryshimin
e formės sė flokėve!
Pėr inatin tim
seē ke njė tė qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dėgjonte!)

Pėr inatin tim
vazhdon tė mė puthėsh,
Duke larguar prej meje
gjithė dimrat!
Pėr inatin tim
vazhdon tė mė mundėsh,
Duke bėrė atė qė bėjnė
vetėm tigrat!
26 tetor 2005



OTELLOJA I BARDHĖ

Pas borės qė ra,
doli dielli,
I kuq nė fytyrė,
i pėrflakur!
Filloi ta shkrijė,
qė mos e shkelin,
Kėmbėt e tokėsorėve
tė pėrbaltur!

Edhe dielli,
E paska njė tė dashur!
29 tetor,2005



NUDITET

Kisha frikė ta shihja nė sy,
(Aq tė jeshiltė i kishte!)
Ėshtė pak po ta quaj nimfė!

Kur hynte ajo nė det,
Deti,jashtė,dilte,
Pėr ta parė nudo ne tė gjithė!

Eh,
Deti na i dinte dobėsitė…
1 shkurt 2006



PĖRFUNDIMISHT

Mė duket se,pėrfundimisht,
tė kam humbur,
Siē humbja balonat
kur isha i vogėl!
Kur nė dorė mė mbetej
veē peri i kėputur,
(Atė, as pėr t’u varur
nuk mund ta pėrdorje!)

Dikur, me atė fije peri
lidhja balona tė tjera,
Dhe ato ngjiteshin lart
ku tė mundnin!
Unė i drejtoja me kujdes
nga frynte era,
Por asnjėherė s’e kuptoja
pse mė zhdukeshin!?

Mė duket se,pėrfundimisht,
tė kam humbur,
Me ty mė ndodhi
si me balonat prej letre!
Nė dorė mė ka mbetur
veē peri i kėputur,
Dhe zhdukja e tyre
e mistershme!
19 prill 2006



SIDOMOS

Kėrkoj fjalėt e tua
nėpėr ajėr,
Tė qeshurėn tėnde,
sidomos tė qeshurėn!
Pa ty kam mbetur bosh,
si njė guackė,
Qė ia kanė vjedhur perlėn!

Kėrkoj supin tėnd
ku e harroja kokėn,
Vjeshtėn tėnde pa zogj,
sidomos vjeshtėn!
Edhe qielli sot ngjan
si njė krijim idiotėsh,
Me kėto shira
qė s’rreshtėn!

Kėrkoj trupin tėnd
nėpėr duar,
Gjurmėt qė ka lėnė puthja,
sidomos puthja!
Zoti nė njė javė
Botėn e ka krijuar,
Ndėrsa unė nė njė ditė
e humba!
28 prill,2006



TRĖNDAFILAT E VENECIAS

Tetė Marsi mė gjeti nė Venecia,
Pėr ty bleva lule pėr festė!
Gjer tė kthehem nė Korēė,
(nė u kthefsha!)
Asnjė dorė nuk do le
qė t’i prekė!

Asnjė petale s’do t’i jap tjetėr gruaje,
Tradhėtar s’mund tė jem kėtė ditė,
Ajo i ka sytė krejtėsisht si tėndit,
Tė jeshiltė,e dashur,tė jeshiltė!

Kam qenė i ēuditshėm ndonjėherė,
Kam folur shpesh edhe me vete!
Po kurrė s’kam qenė mė afėr teje,
Se kėtė tetė Mars nė Venecie!
8 Mars 2006



ME VETE KAM GJITHNJĖ NJĖ EVĖ

Sa herė qė Krishti ik prej meje,
Unė befas shndrrohem nė njė tjetėr,
Di tė mbyll mirė portat e trurit,
Por jo aq mirė ato tė zemrės!

Nga ai shteg qė mbetet hapur,
Unė nis e fut pa pyetur fare,
Ata qė Krishti s’m’i ka dashur,
Qė janė tė botės mėkatare!

Poetėt janė pak “tė marrė”,
Siē jam dhe unė,natyrisht!
Qė bėhem pakėz”tradhėtar”,
Gjersa tė kthehet Zoti Krisht!

Se jam fėmijė e marrėzisė,
Jam kryq,por dhe i kryqėzuar!
Me vete kam gjithnjė njė Evė
Dhe njė Adam qė mė ngjan mua!
12 nėntor 2006



KUR SHMANG NJĖ FAJ

Ti s’po vjen mė dhe unė them:
Sa mirė!
Nuk do gėnjehemi mė
bashkė!
Tė dy u futėm
nė tė njėjtin gabim,
Qė ishte mė shumė Ferr
se sa Parajsė!

Trotuari qė tė sillte
s’ėshtė mė,
Janė kthyer nė rėrė
pllakat ku shkelje!
Nėse ai pluhur qė ngrihet
je ti,
Unė duhet tė jem era
brenda teje!

Ti s’po vjen mė dhe unė them:
Sa mirė!
Sot e mėsova
se si braktiset!
Ti je mėnyra
si nuk kthehet nė faj

Dhe njė gabim
qė mund tė niset!
5 shkurt 2007



UNĖ DHE BOTA

Plot me gjėra tė ndaluara
e kam kokėn,
Plot me trille
qė s’kanė vdekur ende!
Por unė prapė
s’e urrej dot botėn,
(Ngado shkoj
e marr atė me vete!)

Plot me gjėra Kundėr
qė i vogėl,
Dhe gjithnjė
nė anėn e tė mundurve!
Bota ėshtė e lodhur,
shumė e lodhur,
Ja tani,
unė po e mbaj mbi supe!

Plot me perėndime
jam i mbushur,
Plot me njerėz
qė s’di nga janė sajuar!
Bota do tė ish
dhe mė e bukur,
Po tė mos ishim ne
kaq tė shėmtuar!
17 shtator,2005



KALI PA KALORĖS

Ē’gjė e bukur ky kalė
pa kalorės,
Me dy kėmbėt lart
i bie daulles sė diellit!
Mbi shpinėn e tij
asnjėherė nuk ka ndodhur,
Tė hipin njerėzit!

Dhe asnjėherė s’ka qenė
mik i livadheve,
(Livadhet janė gracka
ku kthehesh nė rob!)
Ai ėshtė statuja
e lirisė sė kuajve,
E ē’ka mė tepėr
ajo nė Nju Jork!?

Ai ėshtė njė kalė
jo si tė tjerėt,
Kush e ka dėrguar,
s’jua them tani!
Me hingėllimat qė nxjerr
krijon ylberėt,
Rrugėt nėpėr qiell
ku shkel veē ai!

Ē’gjė e bukur ky kalė
pa kalorės,
Me dy kėmbėt lart
i bie daulles sė diellit!
I dashur njeri,
ku i ke skulptorėt,
Ata,tė pavdekshmit!?
8 shtator 2005



SI TĖ TJERĖT

Si tė tjerėt
frymė marr dhe unė,
Si tė tjerėt
ec nė trotuar!
Si tė tjerėt
frikė kam makinat,
(Ndodh qė edhe vrapit
ia marr!)

Si tė tjerėt
kam njė shtėpi timen,
Si tė tjerėt pi
dhe jam i etur!
Si tė tjerėt
kam dhe net intime,
(Me tė motrėn e diellit
kam fjetur!)

Si tė tjerėt
kam dhe unė” kundėr”,
Tjetėr gjė
se unė ata i fal!
Si tė tjerėt
kėtė shi qė bie,
E kam tė pamundur
qė ta ndal!

Si tė tjerėt
s’kam asgjė mė shumė,
Por jam dhe i ndryshėm,
unė e di!
Sepse brenda meje
ėshtė poeti,
Qė edhe ku s’merr,
jep dashuri!
30 shtator 2005



NĖSE DO MĖ PYESNI

Nėse do mė pyesni
kujt i ngjaj mė shumė,
Unė them,xixėllonjės,
qė kurrė s’fjeti!
Gjysma e saj e shuar
jam unė,
Gjysma qė ndriēon
ėshtė poeti!
27 tetor,2005



THYERJE

Po krisin ditėt e mia,po thyhen,
Si gota bosh mė bien nga duart!
Po copat e tyre s’jam ulur kurrė
t’i mbledh,
As pėr t’i shkelur me kėmbė,
s’kam pranuar!

Pėrherė,diēka brenda meje
vdes,
Dhe unė e kam tė pamundur
ta ndal!
Po krisin ditėt e mia
si tė ishin qelq!
Dhe unė po thyhem
si tė isha ēast!
9 dhjetor,2005



ĒUDITĖRISHT

Ne thithim ajėr,
pijmė ajėr,
Nxjerrė nga fryma
e njeri-tjetrit!
Ndaj duhet tė quhemi
“tė dashur”,
Jo unė e ti,
por gjithė njerėzit!


Lindėm nga puthje
qė nuk i pamė,
(Puthjet i japin jetė
planetit!)
Ne thithim ajėr,
pijmė ajėr,
Dhe prapė nga fryma
e njeri-tjetrit!

Jemi tė lidhur
me meridianė,
(Tė lirė janė
vetėm tė vdekurit!)
Dhe thithim ajėr
pijmė ajėr,
Dhe veē nga fryma
e njeri-tjetrit!
22 janar,2006



ROMA NATĖN

Kisha dėgjuar pėr njė diell
qė lind natėn,
Po kur e pashė vetė
s’di pse ndjeva frikė!
Lum ai qė e ka parė,
tė paktėn,
Qoftė edhe njė herė
Romėn nga sipėr!

S’do ta besonin
njė pamje tė tillė,
As Remi,as Romuli
qė e lindėn!
Jo,dielli s’ka mundur dot
tė ikė,
Ėshtė rrėzuar mbi tė
duke e ndezur tė gjithėn!

Nė mes,Koloseu,
Si njė sy i mahnitshėm!
26 janar 2006



DALNGADALĖ

Dalngadalė
unė po bėhem mbrėmje,
S’kam mė sy,
por dy fusha me mjegull!
Brenda tyre,
dy kalorės pa kuaj
Dhe njė diell
qė kushedi kur ka vdekur!

Dalngadalė
unė po bėhem ikje,
S’kam mė kėmbė,
por dy kaprollė vetmie!
Nėpėr brirėt e tyre
ėshtė kapur pylli,
Dhe unė nuk di mė
nga mund tė dilet!

Dalngadalė
unė po bėhem dhimbje,
S’kam mė duar,
por dy mjelma malli!
Nė krahėt e tyre
do mbaj gjithė qiellin,
Botėn lart
qė ėshtė veē prej ajri!
3 shkurt 2006



OKEJ

Kam marrė vesh
se jeni bėrė dimra kundėr meje,
Miqtė e mi,
qė ju kam dashur mė tepėr!
Po kjo nuk ėshtė shkak
pėr tė vrarė veten,
Kjo ėshtė normale nė njė botė tė egėr!


Nuk e ka fajin Shekspiri
qė krijoi Jagon,
As Gėtja pėr Mefistofelin
nuk ka faj.
Nėse ka patur njė Salier tė neveritshėm,
Kjo ka ndodhur se ka patur njė Moxart!

Okej,
Mė mirė me ca “miq” mė pak!
5 shkurt 2006



NĖ VENECIA

Mėngjezi doli prej diellit,
Nisi tė shėtisė me gondola ! 1)
Unė shėtis me mungesėn tėnde
Dhe dorėn nuk ta lėshoj nga dora(!)

-2-

Mesdita erdhi u ul pranė meje,
Me rroba tė lagura nėpėr ujra!
Pastaj tė dyve,nė sheshin San Marco,2)
Ēuditėrisht,na ktheu nė pėllumba!

-3-

Mesnata ėshtė marrėzia ime,
Mė ēoi atje ku ka jetuar Bajroni!
Unė i pashė duart qė hapėn derėn,
Njė prej poeti e tjetra prej Lordi!

-4-

Ju thashė, kėtu jam nė Venecia,
Ku ndodh ajo qė s’mund tė ndodhė!
Kėtu tė gjithė shėtisin nėpėr qiell,
Dhe nėpėr ujra-nė tė njėjtėn kohė!

1)Gondola-njė lloj varke Veneciane
2)San Marco-sheshi ku mbizotėrojnė pėllumbat
Venecia,7 mars 2006



NDODHI DJE

Mė ēoi nė fshat njė mall i heshtur,
Takova atje fėmininė e hershme!
Fola me shokėt
qė mė kishin vdekur,
Eca me ta
nėpėr ditėt e djeshme!

Kishin mbetur
nė moshėn kur ikėn,
Kur secili ish njė kokėkrisur
mė vete!
Kur ca tradhėtonin
si tė ishin Eseninė,
Ca tė tjerė dashuronin
si tė ishin Serembe!

E ca tė tjerė
ishin aq tė turpshėm,
Sa ēdo vajzė fshati
e quanin motėr!
Me to veē nė faqe
ata putheshin
Si nė asnjė vend tjetėr
tė botės!

Veē kur iku dielli,
ika prej tyre,
Kur e pashė se edhe rrugėt
u lodhėn(!)
Ata shkuan me natėn,
pėr tė fjetur,
Duke ma mbyllur portėn!
18 maj 2006



TRIPTIK
I.
Ē’lumturi qė s’jam i lumtur!
S’kam seē humb kur tė ik nesėr!
Unė ende jam ky Pol i Jugut,
Ku lindin e vdesin ajsbergėt!

II.

Ē’marrėzi qė s’jam i marrė,
T’ju bėja pakėz pėr tė qeshur!
Unė ende jam ky muzg i bardhė,
Ku fluturojnė zogj tė vdekur!

III.

Ē’bukuri qė s’jam i bukur,
(Ua dhashė fėmijėve,tė dyve!)
T’u jap mė shumė ėshtė e pamundur,
Por as mė pak se drita e syve!
18 tetor 2006


MJEGULLA

Zonja mjegull!

Unė asnjėherė s’tė kam dashur,
Se ti sjell veē mėngjeze tė verbėr!
Kėrkon me ngulm tė mė ndash prej diellit,
Edhe pse e di qė do tė vdesėsh!

Unė e mora vesh pse ke ardhur nė Korēė,
(Tė pashė kur dole nga shtėpia e natės!)
Ti fle tek ajo jo vetėm se e ke motėr,
Por edhe pėr intrigat qė thurrni bashkė!

Zonja mjegull,
Korēa s’ėshtė Londėr,
Ku tė jetoni gjatė!
3 dhjetor 2006



GRUAJA E NGACMUAR

Je futur e gjitha brenda njė ujku,
(Atė ujk e kam vrarė unė!)
Prej tij kam mbajtur veē ulėrimėn,
Qė tė tė pėrshėndes
kur tė tė shoh nė rrugė!

E bleu yt shoq lėkurėn e tij,
Qė mos tė ngacmojnė
ty mbrėmje e bukur!
Brenda atij qyrku
ti dukesh e frikshme,
Sikur je vėrtet e tėra prej ujku!

Po burri yt e kishte tė pamundur,
Tė tė shpėtonte
nga ngacmimet e mundshme,
Harroi qė ti je njė ujkonjėz e zbutur,
Qė tė pėlqen aq shumė
shoqėria e ujqėrve!
2 shkurt,2007


APOKALIPS

Apokalipsi po vjen.Unė e shoh.
Nostradamusėt s’mė duhen fare!
Nėpėr meridianė
po shkel njeriu antiglob,
Nėpėr paralele
po vallėzojnė kufoma akullnaje!

Kjo botė po vdes.Mė lini tė klith!
Mos biem nė humnerėn e tmerrshme!
Qielli ėshtė Perėndia e zogjve,
natyrisht,
Ashtu si toka ėshtė
Perėndia e njerėzve!

Por tokėn dhe qiellin nuk i duan mė,
Pėr disa ata janė dy Perėndi idiote!
Harrojnė qė pėr njė ēast
mund tė bėhemi asgjė,
Po i mungoi qoftė dhe njė det
kėsaj bote!

Fundi i botės po vjen.O tė verbėr,
E keni nė dorė qė kėtė tmerr ta ndalni!
Vdekja do tė na vijė
sepse jemi njerėz,
Po kurrė s’duhet tė vdesė
toka edhe ajri!
7 shkurt 2007



PAS ZGJEDHJEVE

Mbaroi edhe numėrimi i votave,
Ai qė e pėrkraha unė doli humbės!
Posterat e tij po i therrin barbarisht,
Sikur tė ishin portretet e Judės!

Unė s’kisha foto nė ndonjė xham,
(S’dua tė jem aq i pėrkohshėm,)
Mė mjafton njė e dashur qė kam,
Qė s’e kėmbej as me tėrė botėn!

Kjo e gjitha ndodhi nė shkurt,
Nėpėr rrugėt e mbushura me dimėr,
Gjak i kaltėr po rrjedh nga flamujt,
Qė si duar martirėsh u valvitėn!

Mbaroi edhe mitingu i fitores,
Fishekzjarret nė qiell vdiqėn!
Nėpėr zyra zunė vend ata tė tribunės
Dhe asnjė nga ata qė brohoritėn!
23 shkurt,2007



VJESHTĖ

Sot jam vjeshtė,e dashur,vjeshtė!
Mua, qė kam zhveshur vetėm vajza,
Tani mė duhet tė zhvesh pemė!

Dhe veē tani e mora vesh:
Pemėt nuk qenkan si vajzat
Qė tė ndihmojnė kur ze i zhvesh!
29 shtator,2005



FUND TETORI NE KORĒE

Kanė marrė zjarr bliret
nėpėr rrugė!
Kthehu mbrapa ti shi,
zjarrfikės i keq!
Atje kam vendosur
qė tė digjem unė,
Ti ikė e krijo tjetėr vjeshtė!

Unė s’jam i dėnuar
si Xhordano Bruno!
As,si Galileu
s’jam marrė nė pyetje!
Atje,te ato zjarre
qė s’dua tė shuhen,
Ėshtė gjė e bukur
tė krijosh njė vdekje!
10 tetor 2006



ZGJATA DORĖN

Zgjata dorėn
dhe mora pak vjeshtė,
Njė grusht me ngjyra
para se tė ik!
Me tė mbėshtolla
vetėm zemrėn,
Trupi mė mbeti
prapė lakuriq!

Zgjata dorėn
dhe mora pak vdekje,
Njė grusht me gjethe
para se tė ik!
Me to mbėshtolla
vetėm se shpirtin,
Trupi mė mbeti
prapė lakuriq!

Zgjata dorėn…
Por vjeshta,mė,s’ish!
13 nėntor 2005



LUMENJTĖ

Lumenjtė e duan shiun,
Sidomos kur me rebesh
fillon tė bjerė!
Se veē prej tij
ata e ndrrojnė shtratin,
Dhe shkojnė e futen
nėpėr shtretėr tė tjerė!

Unė i dua lumenjtė,
Se ata vetėm nė det
pranojnė tė vdesin!
Dhe tradhėtojnė rrallė,
shumė rrallė,
Jo ēdo ditė si njerėzit!



DĖBORA E PARĖ

Kėtė vit,ēuditėrisht,
ti erdhe natėn!
(Kaq shumė,njerėzve,
jua paske frikėn!?)
Ti ngjan me atė nusen
nė momentin pas dasmės,
Qė zhvishet pranė shtratit
pasi e ka fikur dritėn!
25 janar,2004



STALAKTITE

Loti yt i ngrirė kjo stalaktite,
Varet te strehėza jonė
Si shpata e Damokleut!

As dielli
s’e shkrin dot
Kėtė herė!

Nėn tė
Koka ime
E prerė!

27 shtator,2005



DĖBORA E FUNDMARSIT

Ke ditė tė tėra qė vetėm bie,
Tė jetė inat ky,
apo ndonjė trill!?
Apo ndoshta shkak
pėr tė vonuar spektaklin
Qė do tė japin pemėt nė Prill!?

Kjo e gjitha
mė bėn pėr tė qeshur,
Mė bėn tė tė them
qė je e verbėr!
Sepse ti kurrė
s’mund ta ndalėsh
Marshimin e kėsaj ushtrie
tė gjelbėr!

Parada e sythave ka filluar,
Nuk e sheh
qė pemėt po ēmenden!?
Sybardhė,
dikur tė kam dashur,
Sot dua njė rivale tėnden!
17 shkurt 2006



DĖBORĖS SĖ PRILLIT

Nuk do qė tė ikėsh, ė?!
Hakmarrje ndaj Prillit kjo,
Apo ndonjė peng i harruar!?

Si nuk e kupton,qė,
Edhe pse je e bardhė,
Ne nuk tė duam!
19 janar 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:25

KRISTALE TĖ MISTERTA

Ē’dreq dėbore kjo
qė nisi befas,
Kur sipėr nesh
qielli ėshtė xham!
Mos del nga sytė e tu
qė shohin fshehtas,
Ku ka ca re
qė unė,dot,s’i shmang!?

Se unė e di qė ti
krijon ca dimra,
Qė as natyra,ndoshta,
nuk i njeh!
Si njė Eol qė mban
nė kacek erėrat,
Ti mban dėborėn
edhe retė i fsheh!

Ē’dreq dėbore kjo
qė nisi befas,
Kur sipėr nesh
qielli ėshtė xham!!
Unė do t’i vdes
kristalet e misterta
Dhe dimrin, qė ti kot,
nė sy e mban!

14 janar,2006



* * *

Bie borė e re pėrmbi tė vjetrėn,
Dhe qė tė dyja bėhen njė !
Biem ne tė dy mbi njeri-tjetrin,
Dhe prapė jemi dy,megjithatė!

Sepse aq tė bardhė s’mund tė jemi,
Aq tė njėjtė,s’mundet,kursesi!
Bie qielli i ri pėrmbi tė vjetrin,
Ashtu si mbi mua,bie ti!



VETMI GRUAJE

Hyra brenda vetmisė
sė njė gruaje,
Si brenda njė shtėpie
tė braktisur!
Dorezat e dyerve
ishin ende tė ngrohta,
Nga prekja e duarve
qė kishin ikur!


Ato ishin vazhdimi
i duarve tė saj,
(me to ajo ndėrtonte
pėrqafimet!)
Ndėrsa tani lėvizin
si skelete nė ajėr,
Nė gjysmė terrin
e kėsaj shtėpie!

Kėtu nuk hyn
asnjė reze drite,
(shtėpi pikėllimi,
pa asnjė dritare!)
Veē njė qiri
qė ėshtė duke vdekur,
Hedh dritė mbi kėtė natė
tė madhe!

26 shtator 2005



RIPI PREJ LĖKURE

Nuk e di ē’i shkrepi njė ditė,
Mė solli njė rip prej lėkure!
Mė shihte nė sy duke pritur,
Njė fjalė, apo ndoshta njė puthje!

Ndėrsa unė zgjodha tė parėn,
(Jo se ,nga puthjet,do ndahem!)
Dhe ia kthej pas pak i menduar:
-Tani,po,mund tė varem!

26 tetor 2005



QIPARISI

Te kjo kodėr,
nė dalje tė fshatit,
Asnjė qiparis
dikur nuk ka pasur!
Kėtu ēdo natė
vinte veē njė grua,
Njė nėnė qė priste
tė birin e dashur!


Ai kishte ikur
siē ikin lejlekėt,
(Sa shpesh qė njeriu
po kthehet nė shpend!)
Kėtu ēdo natė
vinte veē njė grua,
Njė nėnė qė fliste
me veten e vet!

Te kjo kodėr,
nė dalje tė fshatit,
Si mbiu ky qiparis,
asnjė nuk e di!
Por e dinė qė atje
ėshtė zhdukur njė grua,
Njė nėnė e mbėshtjellė
me fatin e zi!

28 tetor,2005



KUR ISHA FĖMIJĖ

Kur isha fėmijė
desha tė isha kėpucė pėrmbi akuj,
Tė isha gur
mbi xhamat e fqinjėve,
Tė isha kapsolle
qė hidhej pėr tė plasur
Nė kėmbėt e vajzave prej ulėrime!

Ēdo gjė qė bėja,
Mė pėlqente tė kriste!

2-
Kur isha fėmijė
desha tė isha Tom Sojeri i klasės,
Tė isha shkaku
pėr tė mė vėnė prangat,
Tė isha dhimbja
pėr shoqen time tė bankės,
Kur tė mė shihte
si po m’i hiqnin “gradat”!

Ēdo gjė e bėja
Qė tė mė pėlqenin vajzat!

3-

Kur isha fėmijė
desha tė isha orė e mbetur nė mur,
Ku koha tė kishte ndalur,
akrepat tė kishin vdekur,
Qė fėminia tė zgjaste
sa njė moshė e pafund,
Ose,tė paktėn sa njė shekull!

Eh,pėrveē fėminisė
Asgjė s’mė ka mbetur!

30 janar 2006



KTHJELLIM

Kam filluar tė jetoj nė tė tjerė njerėz,
(Ika prej vetes ku gjithnjė bėhej luftė!)
Si njė i plagosur qė lė fushėn e betejės,
Dhe shkon pėr t’u mjekuar,ku tė mundė!


Nuk mund tė rrija mė aty brenda,
Ku nė fron,ēdo natė,
Vihej zemra!

31 Janar 2006



NJĖ FAJTOR PA FAJ

Dita e tij nis nėpėr shtylla,
Duke parė fotot e njerėzve
tė vdekur!
Fikson adresa,lagje, vila ,
(kostumin e zi ,gjithnjė
e mban veshur!)

Ai vdekjet i quan tė bukura,
Se brenda tyre
janė edhe drekat(!)
Nė gotėn qė i japin,
si nėpėr ujra,
I hedh edhe i mbyt brengat!

Nuk di pse s’e urrej dot kėtė njeri,
Qė vdes pėr drekat
qė vdekja sjell!
Qė ndjehet i pikėlluar
ēuditėrisht,
Kur asnjė foto
nėpėr shtylla nuk del !

23 tetor 2006



AQ MĖ KEQ…

Unė nuk kam mė qiell timin,
Atė qė kisha ma vodhėn,
Ma zhdukėn!
Aq mė keq qė nuk e di se kush,
Nuk e di kundėr kujt ta nis luftėn!

Unė nuk kam mė kohė-timen,
Atė qė kisha ma morėn,
Tė gjithėn!
Aq mė keq qė nuk e di se kush,
Nuk e di kundėr kujt ta nis ditėn!


Unė nuk kam mė ēaste qė qesh,
Ato qė kisha m’i vranė,
Qė foshnja!
Aq mė keq qė nuk e di se kush,
Ata lindkan kur vdekėrka bota!

11 nėntor 2006



ANTIGRI

Vajzė me flokėt e lyer nė gri,
Qė i detyron trotuarėt
tė kthejnė kokėn !?
Ē’t’u desh ky luk qė,
nė do ta dish,
Njėqind vjet ta ka rritur moshėn!

Kjo ėshtė thjesht njė marrėzi e jotja,
(Unė them:ėshtė njė dashuri
fatale!)
E ēfarė s’do jepnin
qė tė dukeshin mė tė vogla,
Gratė tona me gri natyrale!?

Vajzė me flokėt e lyer nė gri,
Ti ke tė drejtė tė bėsh me to,
ē’tė duash!
Po kur tė vish nė moshė tjetėr
unė e di,
Pėr t’u bėrė mė e vogėl do tė vuash!

27 nėntor,2006



FLAKA,TYMI DHE UNĖ

Po digjen drutė e lėshojnė flakė.
Po digjem unė e lėshoj veē tym!
I njėjti shi
ne na ka lagur bashkė,
Po tjetėr erė
brenda meje fryn!

Ėshtė era jote pėrzier me mars,
Qė sidoqoftė e zbardhi njė mister!
Kush ėshtė i djegur
nuk lėshon mė flakė,
Ndaj edhe unė
vetėm tym po nxjerr!

29 nėntor 2006



GRUA ME EMĖR BRENGE

Ndodh ndonjėherė,
Dielli bėhet gati pėr t’u kthyer mbrapa,
Kur sheh hėnėn
qė s’ka ikur nga qielli ende!


Kėshtu mė ndodh
Edhe mua me ty,
Qė mė pėrgjon netėve tė gjata,
Grua me emėr brenge!

5 shkurt,2007



NUK MUND

Unė nuk tė dua mė.Nuk mund!
Por s’i dua as ata qė ty tė shajnė!
Edhe rruga mė e gjatė ka njė fund,
(Fundet shpesh tė domosdoshėm janė!)


Unė nuk tė vėshtroj mė.Nuk mund!
Por do shoh ata qė ty tė ndjekin!
Edhe dita mė e artė ka njė muzg,
(Muzgjet vijnė kur dashuritė vdesin!)


Unė nuk tė mendoj mė.Nuk mund!
Po tė heq nga truri pėrgjithmonė!
Edhe pse e di qė po tė humb,
(Humbja duhet sot dhe jo mė vonė!)

25 Shkurt,2007



PRILLI YT I MOSHĖS
-Nadjas,sime bije-

Ti ende je
nė prillin tėnd tė moshės,
S’ke nisur ende,
ndjenjat t’i pjestosh!
Kjo ndodh me ty
si nė ēdo vend tė botės,
Pėr muajin maj
ke lėnė njė vend bosh!


Tė shoh kur fle
edhe mė dukesh foshnjė,
Bėj tė tė puth nė ballė
edhe tė ik,
Po frikė kam
se s’dua qė tė zgjohesh,
Se brenda ėndrrės
flet me ndonjė princ!

E ja kėshtu,
largohem pa tė puthur,
Vetėm ēarēafin qė tė ka rėnė,
e ngre!
Gjersa ti je
nė prillin tėnd tė bukur,
Diku,pas majit,
do na vesh dhe ne!

21 shtator 2005



ZEMRA E NJĖ MIKU
-pėr Thanas Koten-

E gjitha kjo
erdhi kaq papritur,
Siē vjen dėbora
nga njė qiell pa re!
Unė them se ti,
qė ditėn qė ke lindur,
Ke futur nė zemėr
njerėz qė s’i njeh!


Janė ata qė e lodhėn
zemrėn tėnde,
Ata mė “miqtė”qė fute
brenda saj!
As femrat,as vera,
as cigaret,
Mė shumė se sa ata
nuk kanė faj!

Dėgjoje ti poetin,
Thanas Kote,
Se zemėr nuk gjen dot
sa herė qė do!
As Noeja i madh
s’mori nė varkė,
Mė shumė se sa mbante
vetė ajo!
29 shtator,2005



KAPRIĒIOJA E ERĖS
-njė gruaje tė divorcuar-

Ty-Zoti,
Nuk mund tė tė dėnojė
Dy herė,
Pėr tė tė bėrė grua!

(Kam thėnė,
Ti je ajo reja
Qė bėhet pulėbardhė
Sapo e prek me duar!)

Ty-fati,
Nuk mund tė tė burgosė
Dy herė,
Duke tė vėnė prangat!

(Kam thėnė,
Ti je kapriēioja e erės,
Siē janė vetėm tė dashurat!)

Ty-vdekja,
Nuk mund tė tė vdesė
Dy herė,
Duke prishur ekuilibrin e tokės!

(Kam thėnė,
Ti je edhe Ekuadori,
Edhe Poli i Veriut tė botės!)

25 tetor,2005



SOT NĖ MĖNGJEZ
-sipas Zh.Prever-it-

Shkova nė dyqanin e dėshirave,
Bleva njė shall tė bukur pėr nėnėn.
(Nėna mė qortoi qė u harxhova!)



Shkova nė dyqanin e dhuratave,
Bleva njė orė xhepi pėr tim atė.
(Ai mė tha ta ktheja ku e mora!)



Shkova nė dyqanin e dashurisė,
Bleva njė varėse tjetėr pėr gruan.
(Ajo mė kėrkoi edhe njė byzylyk te dora!)

30 tetor,2005



PLEQVE TĖ KORRIT “LIRA”

Ju shoh ēdo ditė kur nga shtėpia dilni,
Me pak vetmi qė ndoshta ju pėlqen!
Mbi flokėt tuaj ėshtė ulur dimri
Si njė piktor qė pa e ftuar vjen!

Njė pėshpėrit ca vargje duke ecur,
I vjen inat qė s’i kujtohen fare!
Tjetri lėviz gishtat dhe i duket,
Sikur i ka mbi tela prej kitare!

Secili ka njė botė krejt mė vete,
Kush hyn atje,nuk mund tė dalė dot!
Unė jam vetėm se njeri prej poetėve,
Qė ju vazhdoni tė mė mbani rob!

Dhe kur dikė ,nė prova nuk e shihni,
Mendja ju shkon se ndoshta ju ka lėnė(!)
Mė kot qė pret,mbi flokėt tuaj dimri,
Kėnga e shkrin dėborėn qė ka rėnė!

Do mbetet zėri juaj nėpėr vite,
Dhe pėr njė gjė,unė s’habitem fare:
Se ėshtė kėnga qė ju del nga shpirti,
Ndaj Korēa ka formėn e njė kitare!

2 dhjetor,2005



VAJZA E VERBĖR
ME KAPELE BLU


Gjysmėn e qiellit
E ke vėnė mbi flokė.
Nė sy,
Gjysmėn tjetėr!


Diellin
Na e le ne
Dhe mbete e verbėr!

19 janar 2006



SHEJTANKAT

U bėnė vajzat pėr t’u puthur,
Pėr t’ua shkelur syrin djemve!
Bluzat e ditėve iu rrinė ngushtė,
S’iu nxenė mė, kėmishat e netve!

Nė kėmbė- sandalet e Majit,
Tani,ato,ec e t’i kapėsh!
Se bėhen erė brenda ajrit,
Dhe era ėshtė fillimi i grackės!

U bėnė vajzat pėr t’u dashur,
Ne jemi mbrėmja qė po ikėn!
Nė krahė, dje, i kemi mbajtur,
Por sot nuk mundet, se u rritėn!

Shejtankat qė na sjellin ditėn!

20 janar 2006



NUK QENKA LOJĖ
-pėr Ilir Belliun-

Gjithnjė kam shpresuar
se ish njė lojė poeti,
Se u zhyte mes ujrash
sa pėr t’u fshehur pak!
Delfin i brengės,
ke ngatėrruar detin,
Atje ishte vendi yt
e jo kėtu nė Dajt! 1)




E kush mund ta dinte
se ti kėrkoje lumin,
Qė rridhte atje poshtė
nė fundin e liqenit!
Vetėm ti e shihje
si shkėlqente uji,
(Ai s’ishte lumė,
po rrugė drejt qiellit!)

Kush tė pėshpėriti,
atė shteg tė marrėsh,
Ty s’mund tė tė nxerrė
asnjė botė tjetėr!
Unė e di qė do ikėsh
edhe prej parajsės,
Drejt njė qielli tė grisur
ku pushojnė poetėt!

1)Poeti u mbyt nė liqenin e Linzės,
nė malin e Dajtit

25 janar 2006




VARGJE LAMTUMIRE
-mikut tim,A.Prodani-

Unė ende nuk e di,
e zgjodhe ti Majin,
Apo tė zgjodhi ai
nė kėtė ikje pa kthim!?
Sidoqoftė,ti Korēės
ia pakėsove ajrin,
Por edhe tė qeshurėn,miku im!

Unė ende nuk e di,
e zgjodhe ti mbrėmjen,
Apo tė zgjodhi ajo-ty
qė tė marrė shkėlqim!?
Sidoqoftė,ti Korēėn
e ke dhimbje tėnden,
Por edhe dashuri
pa fund,pa fillim!

Unė ende nuk e di,
e zgjodhe ti vdekjen,
Apo tė zgjodhi ajo
qė tė mburret mė pas!?
Ti ishe i tillė
qė edhe kur s’tė qeshej,
E bėje gjithė Korēėn
me buzė nė gaz!

Unė ende nuk e di
si mund tė tė nxerrė
Kjo skenėz e vogėl
ku Maji tė la!?
Ti ke pėr tė ikur prej saj
me patjetėr,
Do tė vish tė na thuash
qė bėre shaka!

E mėrkurė,3 maj 2006



DORĖ E DASHUR

Po bėhen 100 vjet
qė ke nisur e dridhesh,
Si tė ishe fluger qė tregon
drejtimin e erės!?
Aq sa tani,
unė kam krijuar bindjen
Qė s’je pjesė e krahut,
por je pjesė e zemrės!

Se vetėm brenda saj
gjithnjė fryjnė erėra,
E vijnė ca dimra
qė nuk duan tė ikin!
Po ti,e vogla ime,
mos u fshih nėpėr xhepa,
E mos ki turp
nga sy qė tė bezdisin!

Se je dorė poeti
dhe kjo nuk ėshtė pak,
Gjithnjė veē ngrohtėsi
u ke falur njerėzve!
Gjithnjė e ke urryer
dashurinė fals,
Dhe shtrėngimin fals
me duart e tė tjerėve!


Dorė e dashur,
e di qė tė kam lodhur,
Nė 100 vjet kam bėrė
1000 marrėzi!
Por asnjėherė
mė dimėr s’jam ndodhur,
Se sa kur dridhesh ti!

27 tetor 2006



MOS JE GJĖ PERĖNDI APO KRISHT
- mikut tim,Gjergji Pendavinjit,
nė 50-vjetorin e tij-



Ti sot je nė mesditėn e moshės,
Ke tė paktėn edhe kaq pėr tė ecur!
Janė tė shumta kėto rrugėt e botės,
Po ti rrudhat e nėnės ke zgjedhur!

Me pak dimėr,ashtu,nėpėr flokė,
Me pak prill nė sy,vazhdimisht,
Mos i sjell ti mėngjezet nė Korēė!?
Mos je gjė perėndi apo krisht!?

Miku im qė u njohėm kaq vonė
Ti ke bredhur,jo pak,nėpėr botė,
Por gjithnjė e ke pasur njė ėndėrr:
Si ta sjellim Parisin nė Korēė!

Korēa ėshtė sa gjithė dashuritė,
Unė e di qė ti e do ēmendurisht!
Po i fal moshėn tėnde ēdo ditė,
Si tė jesh perėndi apo krisht!

28 shkurt,2007



DIMĖRORE

Ajo ecėn pas ėndrrės
e nuk e di se ku shkon,
Unė eci pas saj,
e nuk e di pas cilės!
Sa shpejt qė ngryset!
Sa vonė qė agon!
E na gjen tė dyve
brenda tė njėjtit dimėr!

11 nėntor 2006



PERENDESHAT

Ka vajza tė bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Tė shėmtuarat vdiqėn-po ju them!)
Kur Korēės i ikin dritat, janė ato,
Qė ndizen e ndriēojnė nėpėr terr!


Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajėr kurrė nuk ngopemi!)
Kur Korēė bie borė, janė ato,
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi!

Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka tė artė edhe muzgjet!
Botėn,ne e dimė qė Zoti e krijoi,
Po Korēa ka lindur nga puthjet!

18 nėntor,2006






Pasqyra e lėndės

-poezi qė kėndon-nga Dritero Agolli
- kryqi prej drite i lirikut- nga visar zhiti
-liriku i dhimbjes sė bukur- nga zyhdi morava



Cikli : ne s’bėjmė asgjė tė keqe

-ne s’bėjmė asgjė tė keqe
-s’dua tė tė humb
-mos mė duaj mė
-pėr inatin tim
-otelloja i bardhė
-nuditet
-pėrfundimisht
-sidomos
-trėndafilat e venecias
-me vete kam gjithnjė njė evė
-kur shmang njė faj



Cikli : unė dhe bota

- unė dhe bota
- kali pa kalorės
- si tė tjerėt
- nėse do mė pyesni
- thyerrje
- ēuditėrisht
- roma natėn
- dalėngadalė
- okej
- nė venecia
- ndodhi dje
- triptik
- mjegulla
- gruaja e ngacmuar
- apokalips
- pas zgjedhjeve



Cikli : vjeshdimra

-vjeshtė
-fund tetori nė korēė
-zgjata dorėn
-lumenjtė



Cikli : Dėbora e parė

-stalaktite
-dėbora e fundmarsit
-dėborės sė prillit
-kristale tė misterta
-* * *



Cikli : Ē’trishtim

-vetmi gruaje
-rripi prej lėkure
-qiparisi
-kur isha fėmijė
-kthjellim
-njė fajtor pa faj
-aq mė keq
-antigri
-flaka,tymi dhe unė
-grua me emėr brenge
-nuk mund



Cikli : Portrete

-prilli yt i moshės
-zemra e njė miku
-kapriēioja e erės
-sot nė mėngjez
-pleqve tė korrit “lira”
-vajza e verbėr
-shejtankat
-nuk qenkėrka lojė
-vargje lamtumire
-dorė e dashur
-dimėrore
-mos je gjė perėndi
-perėndeshat
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:26

Korca ka lindur nga puthjet.(per librin duhet te duhemi, te poetit Skender Rusi


Korēa ka lindur nga puthjet

Shėnim pėr librin poetik " duhet tė duhemi" tė poetit Skėnder Rusi

Pjetėr Jaku

“Korēa ka lindur nga puthjet” ėshtė vargu, qė mbyll librin me lirika, " duhet tė duhemi" tė poetit tashmė tė njohur, Skėnder Rusi. Nuk mė befasoi libri, qė mora nė njė moment tė veēantė, pasi e njihja krijimtarinė e Rusit. E kisha akoma nė shijen time dhe nė vėmendje, librin para kėti " Netė marrėzish", megjithėse kishte 5 vjetė nga botimi. Skėnder Rusi erdhi nė botėn e letrave, si njė lirik i hollė, tepėr i ndjeshėm me njė seleksion shumė tė prerė tė poezisė sė tij. Ishin vitet 80, ose pak mė herėt, kur nė letėrsinė shqiptare erdhėn krijues tė rinj tė talentuar, qė fare pak u ndal tek ta kritika ēalamane dhe miope e asaj kohe. Kujt i ra nė sy Sadik Bejko me librin "rrėnjėt", qė nė fillimin e viteve 70, Hamit Aliaj, Visar Zhiti, Rudolf Marku, Demir Gjergji e, jo shumė tė tjerė, pasi poetėt asnjehėrė nuk janė shumė. Nėse janė shumė, atėhere, s'kanė si tė jenė poetė. Kush do ti veēonte kėta krijues, qė po vinin vrullshėm nė letėrsinė shqipe? Redaktorėt? Ata ishin krijuesit mė tė dobėt, qė i kėndonin hidrocentraleve, tullave e ēelikut te partise, ata qė botonin pėr vete nga njė libėr nė vit dhe , qė sot e asaj dite, nuk ua mba mend njeri titullin e njė libri. Ata , edhe pse ne vitet 80, kur kishin plot etalone krijuese tė majave nė letersinė botėrore ( tė paktėn aq sa botohej atėherė) prireshin tė shkruanin letėrsinė e partizanllėkut, tė Luan Qafėzezit dhe Andrea Varfit. A mund tė botonin, nė atė kohė dhe me ata redaktorė, tė talentuarit Mark Simoni, Alfons Grishaj, Frrok Kovaēi, Bujar Xhaferri, Elinda Marku e tė tjerė?
Pa u kthyer mė mbrapsht, themi se Skėnder Rusi nuk qe aspak poet i tipit celebrativ,pėr t’u pėlqyer redaktorėve, tė shkruante poezi pėr poezi, tė radhiste vargje vertikalisht, siē qe nė moden e atyre viteve. Ai shkroi poezinė e ndjenjės qė lindi, jo vetėm nga vetja, por nga veshtrimi i saktė, qė kishte brenda vetes, pa menduar, nėse do e kalojnė redaksinė mediokre, apo do tė mbetėn pėr mė vonė. Vargu i tij ndjesor, me ngarkesa emocionale tė ēliruara nga vargonjėt drastik tė kontrollit klasor, duke mos i pėrdorur metaforat pėr metafora, siē ndodh rėndomė nė poezinė teknike, ose nga mbartje kulturore pėrkthimesh. Tė shkruarit te Rusi, nuk ishte dhe nuk ėshtė manjerizėm, ndaj dhe poezia ka nerv, mbart emocionin lėvizės, qė rrallė ndodh nė poezinė shqipe, ajo tė tėrheq ta pėrjetosh, duke tė bėrė njėkohshėm bashkėkrijues, edhe pse je vetėm lexuesi i atyre vargjeve. Lirizmin e ditėve tė sotme, e takon nė forma tė ndryshme tek disa poet, por e veēanta e Rusit, ėshtė tek gjetjet e lirizmit, tek subjekte qė, pėr syrin e zakonshėm janė ndodhi tė zakonshme. Poeti di ta bėjė tė zakonshmen tė jetė ndjesi dhe, ky ėshtė arti qė, jo tė gjithė krijuesit e kuptojnė. Seleksioni, edhe ne lirikė, kthehet nė mjet emocional elektrizues, kur tė jepet nė esencė dhe drejtėpėrdrejt. Lirika nuk ka nevojė pėr nėnkuptim. Ajo ėshtė lirikė, nėse ėshtė e drejtėpėrdrejta e veēantė, shprehur me leksik tė zgjedhur, ndryshe ėshtė varg narrativ, i ftohtė, jo mbresėlėnės, edhe pse mund tė jetė poezi. Pikėrisht kėtu, nė tė shumtėn e rasteve " gabojnė" disa gazeta jo letrare, por qė kanė rubrika letėrsie, duke stimuluar nė shumė raste antivlerėn. Vetėm nė poezinė lirike, kur klasifikohet si e tillė, pėrjashtohet stimulimi teknik, provokimi artistik i pavend dhe shumė mjete tė tjera amorfe, qė nuk tė ngjallin emocion. Lirika pa emocione vibruese, nuk ėshtė lirikė, sido qė ta pėrcaktosh.
Nė poezinė " Ne s'bėjmė asgjė tė keqe", poeti Rusi thotė qartazi qė, edhe kur duhemi, kur veshtrohemi, kur puthemi etj... nuk ka pse tė pėrendoi dielli, nuk ka pse tė na vij turp prej vetes, nuk ka pse tė mendojmė botėn e pėrtejme, as tė vjedhim zjarre, thjeshtė shkėmbejmė mesazhe tė pėrbashkėta, qė i pėrjetojmė veēmas. Poeti i shkruan durimit si vyrtyt i maturisė por, edhe si qėllim pėr tė mos e humbur objeksionin e tij, ndaj " mėkati vdes pėr dashurinė", ndryshe mėkati fajėsohet pakthim. Poetit,( njeriut) duke qėnė i mbytur nė dashuri, qė duhet tė ndodh jo rrallė, i ngjanė edhe stina me portretin e sė dashures. Vjeshta biondizohet, pse dashuria ėshtė bionde, dielli ėshtė njė sy i blutė me nuanca tė zjarrta, vetėm pse rri mė pak me ne, " Odiseu shurdhohet, pėr tė mos dėgjuar kėngėn e sirenave". Poetin e mund vetėm dielli, e vret vetėm " Otelloja i bardhė. Shpirti i Otellos i pėrlot dhe i zbardh ngjyrat e ēdo njeriu. " Nėse Zoti nė njė javė botėn e ka krijuar", poeti nė njė ditė e ka humbur. Edhe humbjet e pėrkohėshme, poeti i pėrjeton me dramacitet. Mjafton njė veshtrim, njė fjalė, njė prekje, njė... qė amplituda e ndjeshmėrisė tė shėnojė shkallė tė reja.
A i njohim ne poetėt, ose pėrse duhet t'i njohim ata?
Poeti ėshtė pėrherė njė Adam i ndjeshėm por, edhe njė Evė provokuese, ėshtė kryq i vetes sė tij, por edhe i kryqėzuar. Kush e kryqėzon poetin? Poetin e kryqėzojnė vetėtimat e syve, bota qė e rrethon, vetė gjaku i tij, njeriu sido qė tė jetė. Tė mirin e adhuron, pėr tė dobtin ka mėshirė. Tė kėqinj nuk ka! Pėr secilin ka diēka, qė e mban gjitherė tė ndezur nga virtualiteti, nga bota prej ndjenje. Nuk e don braktisjen, as nuk din tė braktis. Ai din tė mbaj botėn mbi supe, edhe pse shpesh herė mezi mban veten. Ai dėshiron tė jetė i fortė, edhe pse mban anėn e tė dobtėve. Tė gjitha kėto cilėsi janė nė lirikėn e Rusit. Pėrfytyroni njė kalė qė me dy kėmbėt lart, i bie daullės sė diellit. E ky ėshtė varg i Rusit, ėshtė metaforė e tij, por jo vetėm aq. Ėshtė imagjinatė fantastike, qė rrallė krijues e pėrdorė, kėshtu dhe kėtu..etj etj... Krisin ditėt, thyhen ditėt, sikur jetojmė nė njė kohė tė kristaltė, ku edhe dita ėshtė prej xhami, edhe ajri ėshtė i xhamtė. E pra, kėto janė gjetje tė autorit! Pimė ajėr, bėhėmi mbrėmje, ikje, puthje, miqtė bėhėn dimra, mungesat shetisin, ecet nė qiell, jam pol i jugut, mėngjese tė verbėta etj.. etj janė gjetje tė Skėnderit? E, ē’kėrkojmė tjetėr prej njė poeti?! Digresioni artistik, ose kthesat regresive te " Gruaja e ngacmuar" tė sjellin pėrjetime artistike ndryshe nga ē'pret nė titull, pėrfytyrimin e gruas- rezistencė, gruas sė egėr-zbutur, e futur nė qyrkun prej ujku, qė vesh i shoqi, por qė i pėlqen shoqėria e ujqėrve. " Je futur e gjitha brenda nje ujku,/ ate ujk e kam vrare une!) etj... Po posterat qė i therim barabarisht, flamujt si duar martirėsh, kanė marrė zjarr blirėt, parada e sythave, mora pak vjeshtė, ēmendja e pemėve, kėmishat e netėve, dimri i ulur mbi flokėt e sė dashurės, shtėpia e pikėllimit, njė qiri duke vdekur, trotuaret qė dridhen etj etj.. ē'janė? Atėhere?! A mund tė thuash mė shumė pėr lirikėn e Rusit, mė mirė se e ka thėnė vetė ai?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    18/9/2010, 02:26

FITORJA E NGADALSHME

Hyra prapė nė sytė e tu jeshilė,
Nė bebėzat e tyre
zura prapė vend!
Mė pas trokita
nė shtėpinė
e shpirtit,
Ku ca tė tjerė
prisnin prillin tend!

Dhe m’u duk vetja
sikur isha njė Odise,
Ndėrsa ti-Penelopa e famshme!
Tė pata pushtuar njė herė
kur ishe e re,
Por nuk mburrem
me pushtimet
e mėparshme!

Eh,
Zgjasin mė shumė
Fitoret e ngadalshme!


TĖ PALUMTURIT

Njė ditė vendosa tė numėroj
tė palumturit,
Hyja brenda njerėzve e dilja prapė!
Habitesha qė edhe atje ku
ishin mė tė bukurit,
Tė gjithė i kishin tė
palumtura gratė!

Pashė qė edhe atje ku ishin
gratė mė tė bukura,
Burrave iu vinte ēuditėrisht
pėr tė plasur!
Ata s’po merrnin mė nga gratė
e tyre tė puthura,
( Humbnin tė puthurat nėpėr
burrat e pasur!)

Hyra edhe brenda mbretėrve tė
famshėm,
Atje,tė palumtur kishte shumė
mė tepėr,
Ēdo mbretėreshė e bukur atje
vuante,
Nga ankthi i tradhėtive me tė
tjerė mbretėr!

E ja kėshtu,ēdo ditė,numėroj tė palumturit,
Ata janė pėr mua e tėrė bota e gjallė!
Ėshtė gėnjeshtari mė i madh
ai qė thotė tė
kundėrtėn,
Qė mund ta ketė lexuar veē nė ndonjė pėrrallė!


QIELLI, SHIU DHE UNĖ

Qielli
po bie
mbi njė qiell tjetėr,
Me
pėllėmbėn e shiut
mė godet me inat!
Se
unė paskam thėnė
qė ndritkam mė tepėr,
Se sa
yjet e tij,atje lart!

Qielli
i gjithi u bė prej drite,

qėllon me vetėtima,
tė mė djegė!
Se
unė paskam thėnė
qė “Arushėn e vogėl”
Do ta
bėjmė shtėpi pėr poetė!

Qielli,
pėr ēudi,
u bė bubullimė,

qėllon qė lart
me gjėmime!
Se
unė paskam thėnė
qė”Arusha e madhe”
Nuk
shkėlqen mė shumė
se nėna ime!


NUK JUA THEM MOSHĖN

Jam nė njė moshė

s’dua ta them,
I gatshėm pėr marrėzira
Si dikur!
Delfin unė jam,
por edhe pak
peshkaqen,
Edhe pak oqean,gjithashtu!

Mė pėlqen tė jem
ky qė jam tani,
Pėr tė tjerėt,
vetes
t’ia prish!
Erė unė jam,
por edhe pak stuhi,
Edhe pak qiell me re,
natyrisht!

Kush do vijė me mua
se do nisem tani,
Tė gjej atė qė botėn bėri!
Dashuri unė jam,
por edhe pak xhelozi,
Edhe pakėz inat,ose i tėri!

26 shtator, 2009


ĒAST SUREAL

Tė dy jemi ulur pėrballė
edhe heshtim,
Dy kafe po ftohen
e s’po i pi asnjėri!
Vjedhurazi ia hedhim sytė
njeri-tjetrit,
Ti s’je kėtu e tėra,
unė s’jam kėtu i tėri!

Unė ende s’e marr vesh
nėse jemi vėrtet,
Apo e gjitha kjo
nga truri
im ka dalė!?
Nėse ėshtė i vėrtetė
ose jo ky mėngjes,
Apo ne tė dy jemi
surrealė!?

Tė dy jemi ulur pėrballė
edhe heshtim,
Ti,si murgeshė,
unė si murg!
Kurrė s’kemi ikur kaq larg
njeri-tjetrit,
Se sa nė kėtė mėngjes
Absurd!

27 shtator 2009

derguar per Forumin Shqiptar nga autori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Skėnder Rusi    Today at 01:18

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Skėnder Rusi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: