Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Skėnder Mustafi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Skėnder Mustafi    18/9/2010, 02:23

Keto poezi u derguan ne adresen tone nga vete autori.


MRĖMJET PA EMĖR

Sytė heshtin pėr mėri
me mendjen e akullt tė vėrshimit
dhe rrokullisen nėpėr kohra tė fjetura
e heshtja hesht me gjith mėnd
oh ,ata mė kanė mėri mua
kurse unė
qė qajė
si neron i pėrgjumur por i drejt vigan
i madh me lirė nė dorė
sy hapur nė ėndėrr tė kallur vetmije
me shpirtė tė gjallė
nė mbrėmjet lavire
tė xhveshura
qė mendimet
m'i bėjmnė gėrshetė
e gėrshetat m'i lėsjhon nė
vija jete anonime



NJĖ SKENĖ FILMIKE

Dielli na shikon neve
molla skuqet nga turpi
unė heshtė
mjegulla e zgjat bishtin dhelpėrak
dielli vazhdon tė luaj
me ritmin e vet

mollėn e hėngri heshtja
unė dhe mjegulla
mundohemi t'a heshtim
me dhunė njėri tjetrin
dhe shiriti nuk mbaron kurrė


BLUZ STEPESH

Bluz
e shtruar mbi vesėn e akullt
mbi lulet
e ngjyrosura me tė kuq
shkrep mbi blu
sikur rrufeja
ngjyrosur me tė kuq

gjithmon nė botėn
ngjyrosur me tė kuq
mbushur me lule
tė formuara nga hiri
me ngjyrė hiri
pėr dashuri qiejsh
tė plogėsht
imun ndaj jetės

bluz
tinguj heqin valle
mbi shkumėn ngjyr limfe

bluz heshtjesh
puthiten me pllakat
e stepeve
ku gjendet portreti im
sy zgurdulluar
gjithmon
e mė pastaj
fytyr vėrenjtur
faqe verdh
**** blu

POST MORTUM


I DEHURI SHIKON YJET

Mendimet treten
neveria mė brenė
ju o tė gjorė kot silleni
para syve tė mi tė skuqur
gotat mė rrinė pėrpara
mė shikojnė sy katėr
ato janė tė mbushura plotė
gjer mė grykė
sikur unė
e unė , e unė
asgjė
pėrsėri frigohem t'a shikoj atė
e ata mė pėrqeshin mua
kurse ajo pėrcjell fatin
me sy tė lagur nga qielli
yjet heshtin meqė shkopi ju ėshtė thyer


FOTOGRAFI FEMRE

Nė kėtė fletė tė bardhė
qė kur jam pėrlotur
nuk me njeh askush

loti nuk shihet
nė kėt det ujė meiti

flaka djeg shpirtin e gjallėruar
qė tė ty faqeve tė bardha
tė xhvesha lakuriqe
e mė dole me ferexhe ngjyr gjaku
palė palė

mbeta baltė pėrlyer me farė
djersitur para
ekranit qė dėnesė
e ti vullkani i heshtjes
qeshė
nė mbrėmjet e shurdhėta
ku ngjizet jeta nė morfium gėzimi
dhe asgjė nuk durohet

mė tė ėmbla janė skenat e skenave
me ngjyra njolla
tė pikturės jetė
se sa ne tė kapur pėr gjoksa
hedhur rruėve tė botės
qė luajmė lojėn e hidhur
ku unė jam hije e humbur
nė dritėn e hėnes
e ti fotografi
nė fletėn e bardhė tė pėrlotur


DIGJEM

Gur xhevahiri pėrmbysur
mbi petkun e kuq pranveror
pa pushk
pa vdekje
dhe rrokullisur prej n'at anė tek kjo anė
nė lumin rrėmbyes
pushtuar me vorbullin e fundrrugės
pėr venė gjarpėrimi
me forcė
me forcė mundohen tė tė lidhin

dhe ti ik
si bukė e madhe e ringjalljes
e lidhur pėr jetėn buz pėrmbysjes
pa kore e butė
e butė

ti ardhje lajkatare
e ėmbėl mė shuhesh nė sy
dhe mė fik nga ashti nė fis
fundos fillimin
nė fund
pasqyrė ,pasqyrė
pasqyrė e thyer nga vala e tretur
qė kur e pėrqafoi deti Jon-ė
pėrgjithmon mė harrove



PĖR LULEN NGJYRĖ JETE

Lulja vyshket me tė humb era
shkon dhe kėnga
me vdekjen e ndjenjės sime
pėr kohėn jetė
dhe jetėn bubullim dashurie

lulja vyshket
por
s'ėshtė thar lumi me dashuri
qė do ta sjell era
nesėr
do tė vij pranvera me lule tjetėr
lule pėr jet me dashuri


ANALOG

Bubullim e shpirtit djegur
vjen si flaka e rrufes
shhet heshtja dalngadal
kob i mbjellur ik me vrap
trok i shterrur vjen si dritė
vjen njė varg i shpirtit plak
gjallėron zemrėn e dashuruar
pėr vashėn blu
buz liqenit tė gjakt
me gėrshetat hedhur gjoksit
e kėmishėn nėpėr stepe
qė nė dritėn e hėnės mollė
bėn aurora
pėr njė zemėr tė verbuar

shuhet heshtja dalngadal
bubullim e shpirtit tė djegur
vjen si flaka e rrufes
pėr vashėn blu buz liqenit tė gjakt



MBRĖMJE ME DASHURI

(triolet)
ngjallen epshet e dshurisė
vrim e madhe hapet nė krahėror
hyn njė vashė muzė puthjesh
ngjallen epshet e dashurisė

lumi i gjakut tė virgjėris
ik me mėngjesin e vashės nė shtrat
ngjallen epshet e dashurisė
vrimė e madhe hapet nė krahėrorė



LYPSARI I RRUGĖVE

duke gropuar kah thellėsia
e pyeta tokėn edhe sa kohė
tė ta shoh zemrėn e shqetėsuar
mė tha se qielli
ėshtė i pa kapshėm

nė mbrėmjen e errėt
e luta hijen t'i vjedh
njė ėndėrr natės
u zgėrdhi me heshtjen
dhe tha se
rruga e amshimit ėshtė
njėkahėshe

posa zbardhi agu i larė nga vesa
tentova tė vrapoj
kah ajo qė e pashė
por
gjithēka nė mua ishte ngrir
edhe gishtat
edhe duart e kėmbėt
edhe veshėt e sytė
edhe shpirti e lakuriqsia
vetėm goja sikur dera e amshimit
gjithmon lypsare
i pėshpėriti akullit
pėrse mė ke lidhur jetėn
edhe vdekja ėshtė e ftoht
u pėrgjegj akulli
veētjerash edhe dashuria ėshtė e fortė
nė shpirtin e ngroht
tė ndonjė lypsari
mugulloi vet humbja


PĖRGJUMUR

u prish gjumi foleve tė lėkurės
se pika e gjakut ndyti rakin pėrshėndetėse
vallja dhe ritmi u shua

nė tė njejtin yll
njė valle e re
radoi K me val ultra tė gjakta
njėmi e njėqind e ...

qetėsi ju lutem kemi sken erosi
nė filmin vdekja

e dėgjoni vallen e shotės
shikojeni imitohet
ėshtė e gjymtė
e thyer
fillon dhe mbetet
e prer ne havan kohe nga bushtrat mushk

po tani

mirė se erdhi
radio R me valė sterile
njėmi e nėntėqind
e nė pa fund


©Copyright 2002 BluDesigner
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Skėnder Mustafi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: