Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shpėtim Kelmendi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Shpėtim Kelmendi    18/9/2010, 01:52

Darka e fundit nė dėshirore


Shpėtim Kelmendi



Mbarofsh sa ma parė ti shujtė a shajni e darkės sė fundit qarkue prej emocionesh qė ushqehen me mishin dhe gjakun tim, e pėrfundofsha mandej nė zguerin e nji kohe tė panjoftun ku gjanat janė vetėm fillime tė pacėnueme prej vullnetit a guximit. U shpėrbaftė kjo natė e pasosun e u zgjofsha prej gjumi pėr tė vėrejtė pėrtej xhamave mjegullorė tė ditės sė re hijen tande qė pėrpiqet tė mė buzėqeshė si dikur, por mos u rikthefsha kurrma nė dikur, nė kėtė periferi tė vogėl ku asht vėshtirė me e kapė dallimin mes lėvizjes sė ndjenjave dhe trafikut gulēues tė jetės qė kullon si jargė rrugėve nėpėr tė cilat kaloje. Besofsh ma nė fund se ndjesitė tona janė organizma mė vete dhe kanė jetėt e tyne tė pamvaruna prej anktheve e dėshirave ēastnore, pafsha siluetėn tande nė kalim dhe mendofsha se asht fjala pėr nji prej fytyrave tė zakonshme qė popullojnė kėtė sferė kozmike tė randuem prej kutėrbimit e pisllėkut. Kėrkofsha nė fizonominė tande tipare tė njoftuna nji herė e nji kohė- e ani, mė sėmboftė zemra e edhe gjunjtė m?u dridhshin prej ringjalljes vetėtuese tė regėtimave tė dikurshme, por gjetsha ngushėllim nė idenė se, e pame pėrshqitazi, ēdo fytyrė e kėsaj bote na kujton doemos dikė qė do ta kemi takue nė ndonji premje tjetėr kohore apo nė nji tjetėr jetė. Mė ndjektė vėshtrimi yt i mirė derisa tė shndėrrohem nė njė gjasend tė vockėl nė fund tė rrugės e t?u krijoftė pėrshtypja se rruga ku tkurrem pėrherė e ma tepėr i ngjan njė fjalie tė shkrueme me gjakim, ndėrsa unė thjesht pikės nė fund tė saj. Mos e marrsh me vete imazhin tim tė plasaritun nėpėr tanato beteja pambarim tė jetės, por nė gabofsh me e shtėrngue sėrish nė gji, mos ta randoftė atė zemrėn tande tė ngrohtė pulsin e sė cilės ende e kam nė gjoksin tim si dhembje e pashėrueshme qė ma pėrtyp ambėlsisht shpirtin. Andėrrofsh me u rikthye buzė atij pėrroit tė skajuem ku shungullonin ujėrat e emocioneve tė mia tė shkaktueme nga prania jote dhe gjetsh vetėm kufoma oshėtimash qė s?kanė me tė kujtua asfare atė qė ti ishe dikur nė festėn e harlisun tė zemrės, prejse toka e fortė e sė sotmes sate ka me tė qortue pėr rravgimet iluzore tė ndjesive tė dikurshme. Gapėrrofsha sytė mbi honet e mjegullueme tė kujtimit tand, por mos e dallofsha kurrė monopatin vezullues tė andjes qė njiherė e nji kohė mė sillte tek ti e mė bante me mendue se rrotull meje Zoti kishte zbulue bujarisht me mijėra mistere tė vockla pėr tė cilat mė kot njerėzimi kishte shtrydhė mendjen tash mijėra vjet. Mos u pėrpjeksha kurrma me mbruejtė nji botė krejt timen ku ti nuk je, por vizatofsha ambėlsisht e pa angėshti njė planet tė ri ku edhe ti ke vendin tand, por si ēdo tjetėr njeri i kėsaj bote qė nuk asht mėsue me ecė mbi dhimbjen e tė tjerėve! Mė kumboftė nė kujtesė muzika e hapave tė tu qė mė bante me u ndi udhėtar qiejsh tė rinj farkėtue prej dashunie, por qėndrofsha i paprekun prej sėmundjes sė lumtun tė joneve tė saj dhe e ndigjofsha si ēdo tjetėr muzikė qė tė nxit me besue se diku rrotull jeta ende vazhdon. E ndjefsha sėrish lėkurėn e butė tė duarve tua tė vogla qė pėrhumben nė tė miat, por ngulmofsha se jam nė nji andėrr gjurmėt e sė cilės do fshihen saora prej rrezeve tė ditės sė re apo tingujve tė jetės qė lajmėrojnė agime premtimesh tė reja, a-gi-me prem-ti-mesh tė re-ja! Apo vdekjesh tė reja. E dėshirofsha gjithmonė zanin tand ledhatar qė ma drithėronte trupin e qėnien, dhe mendofsha se asht nji nga ato zane qė Zoti i mirė ka pėrhapė pėrmbi botė pėr tė mveshė me kuptim hapsinat e zbrazta tė zemrave njerėzore, anipse nuk ka me qenė ma fjala pėr zemrėn time, zhvendosė tashma prej stuhisė sė largimit tand. I ndjefsha pėrmbi vete vėshtrimet vezullore tė bufave shndėrrue tashma nė ngėrdheshje ironike, qė me siguri do mė rrėfejnė historinė e kalimit tand tė shpejtė mbi relievet e topituna tė harmonisė iluzore, u ngazėllefsha pėr do ēaste me format e pranisė sė kahershme qė m?i kanė pushtue tana skutat e mendimeve ma tė fshehta pėr t?u mbjellė nė to si pasiguri tė ambla, drithėrofsha nė kundėrmimin e ftohtė tė trandafilit shtėrngator qė asht mungesa jote dhe nxitofsha me u rikthye nė tė sotme ku kuptimi i jetės asht gurgullimė e njė rrėkeje tė padukshme qė mbase pėrvidhet nėn gjethet e verdha tė ndonji vjeshte grahmuese a vėmendjes sime qė hiqet osh kah pranverat e trillueme. E ndjefsha dhe e bekofsha pafundėsisht tėrsėllimėn e asaj porte kohore qė u mbyll tue mbajtė peng njerin prej nesh, por mė sėmboftė edhe dhimbja qė pasoi e pikėloftė tanė jetėn prej kėtij tavani tė plasaritun qė asht vetmia ime, prejse kjo nė fund tė fundit asht njė nga mėnyrat e pohimit tė jetės. E shtėrngofsha me mallėngjim nė zemėr ditėn kur tė pashė rastėsisht nė rrugė e nėn nėn nji qiell tė ndrojtun vėmendjeje ku llamburiti dielli i pranisė sate tė trishtueme, por dhe dridhjet e trupit, ortiqet e heshtun tė ngashėrimave, qė s?di si munda t?i mposht pėr tė mos ra sėrish nė gjunjėt e tu tė adhuruem ku jeta ime kishte me qenė prapėseprapė ma e mbrojtun sesa prej kėsaj tollovie budallaqe emocionesh tė stisuna pėrreth rravgimesh tė dėshpėrueme mbi tokė. U ngashnjefsha jetėsisht prej ishujve tė dritės qė krijove mbi detin tim tė errėt, dhe lundrofsha drejt tyne tanė pjesėn e mbetun tė jetės sime. U mbėshtjellshin kutullaē e grahmofshin pėrherė nėn kambėt e tua tanė gjarpėrinjtė e rrugėve tė mia qė enden pėr me pėrhapė shpirtin tim nėpėr hapsinė. Vezullofsh nė kujtesė ti ēast i mirė qė sėrish mė solle afėr frymėmarrjen e saj tė ankthshme e duart e vogla qė mbartnin dikur jetėn time, ani pse nė qiellin e vėshtrimit ende i pluskonin do re tė largėta dhe rrotull ndjehej aroma e mirė e njė kohe qė mė kot rreh tė kthehet. Tė dashunofsha tanė jetėn time i kredhun nė heshtje apo nė zhurma tjera tė kėsaj jete tė pakuptimtė, po prapėseprapė u zhvendossha larg, po larg prej rrugėve ku rastėsitė kryqėzohen pėr tė krijue qoftė dhe nė mėnyrė irreale format e ambla tė portretit tand. Rrėshqitsh atėherė butėsisht nė ndonjenėn prej atyne plasaritjeve tė kėtij truelli kohor ku mjerisht gremisen tana gjanat e mira tė kėsaj bote, e ku ujqit e ūntė tė kujtesės sime nuk kanė me tė gjetė kurrė por thjesht kanė me nuhatė dėshpėrimisht nėpėr ajėr aromėn e mirė tė kurmit tand tė largėt. Apo fluturofsh. Fluturofsh ma mirė nėpėr qiej tė tjerė ku vėshtrimi im s?tė gjen, sepse ti dhemb Grua, dhemb si njė pemė e blerueme mes shkretinės a peisazhit tė rrėnuem nga stuhia, si njė korridor i heshtun qė pėrtyp nė vetmi hapa qė s?rikthehen ma kurrė, si kjo letėr e bardhė qė po llangoset kotmėkot nė pėrpjekjet pėr me shndėrrue nė fjalė psherėtima a ndjesi hyjnore, si borė e bardhė qė mbulon bujarisht llomėshtinė e qorrsokaqeve tė instinkteve, si dielli i kujtimeve qė shfaqet e zhduket mes reve tė palame tė kėtij dimri vetmie pa mbarim? U rrėnofsh ti krenari e verbėr qė mė pengove t?i shkoja deri nė fund monopatit tė ndjesive tė fshehta e tė thella, ēka se ajo silueta e dridhshme qė ende feks atje tej mundet me qenė fundi i kėsaj agonie pikėlluese apo fundi im, dhe u shofshi ju shushurima t? ambla ujnash qė mė ēonit dikur nėpėr do limane galdues gjestesh tė dashtun njerėzorė, tė cilėt pluskojnė tashmė dallgėve tė horizontit si peshq tė ngordhun. E prājshi ju dėrdėllitje tė pareshtuna mendimesh e ankthesh e shpresash, qė nėn muzikėn e squllun tė shirave shoqėroni kėtė qivur kujtimesh tė dashtuna drejt varrezės sė gjanė kohore. U mbėshtjellsha me diellin e ngrohtė tė sė mėrkurės qė u shfaq pėr me i ndriēue edhe nji herė ato luadhe tė largėta kujtimesh ku ende bleron fshehtazi bari i dashunisė, dhe e marrsha me vete puhinė e ngrohtė tė frymėmarrjes sate qė rastėsisht, krejt rastėsisht m?i fshikulloi kuajt e pėrgjumun tė gjakut tue i nxitė kėsisoj nė galopim tė ēmendun pėrmes njė fushe tė panjohun mjegullore. E ti mė dėbofsh, mė shtyfsh matanė sinorėve tė kujtesės sate, qė tė mundesh me u prehė qetėsisht nėpėr hapsina ku unė mungoj, sepse ende mė shporon dhimbja jote, ende pikėllohem kur vėrej se dallėndyshet e vėshtrimeve tua fluturojnė ultazi dhe ndjellin mot tė trazuem e largėsi tė ftohta horizontesh. I ndjefsh nėpėr terrin e kohnave tė reja duert e mia tė verbėra qė kėrkojnė tuat, por u shmangsh prej tyre si nji drenushė e trembun dhe u mundofsh me e bindė veten se mjafton tė shtysh portėn ma tė afėrt e mundesh me u hedhė saora matanė andrrės apo matanė kurtheve tė shqisave qė ngrehen vetvetiu prej thirrjeve tė dėshpėrueme tė zemrės. Kangėzoftė ai zani yt i ambėl e fėrgėllues por dhe kumbim i hapave qė tė ēojnė nėpėr rrugė tė tjera, e ledhatofshin nėmostjetėr hijen time qė endet pėrreth teje e pėrpiqet me tė kujtue se qėnia ime asht hallakatė tejendanė kėsaj bote tė vockėl pėr tė qenė kudo e askund. Vijofsha me u ndodhė rastėsisht para pasqyrės dhe si pėrherė, mė ndodhtė qė tė shoh nė tė jo fytyrėn time t?arratisun prej dhimbjes, por tanden, tanden qė ka mbetė e ndryme ne kornizėn e nji buzėqeshjeje tė pėrjetshme. Mbarofsh pra sa ma parė ti shujtė a shajni e darkės sė fundit qarkue prej emocionesh qė ushqehen me mishin dhe gjakun tim, dhe ia behshin sėrish njėra mbas tjetrės ato karrot ngjyrėtrandafili t? agimeve tė dikurshme qė mė ēilembyll sytė mė ēonin larg, larg, ku fjala nuk mbėrrin, nė nji botė parajsore qė mėkohet prej regėtimave tė zemrės sate.

Marre nga revista "Milosao",

P.S Ne nje shkrim t eperkthyer nga Shpetim KELMENDI Sokoli me beri verejtje pse nuk sjell dicka nga Krijimtaria e tij. Keshtu qe besoj me kete proze poetike kam sjelle dicka shume t ebukur nga universi i tij.:)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Shpėtim Kelmendi    18/9/2010, 01:53

Astrit CANI

Vdekja, identiteti, romani
Ese pėr romanin “VDEKJA NUK VJEN” tė Sh.Kelmendit


Tue pa nji njoftim vdekje’, sytė nguliten vetiu te vitet ose skajet kohore tė nji jete, e sidomos midis tyne te viza qė i lidh. E atėherė diēka drithėmuese tė thotė se jeta jonė āsht njajo farė vize fort e shkurtė qė bashkon dy koordinata kohore. I vdekuni vazhdon me jetue nėpėrmjet tė afėrmve e tė dashtunve tė tij, qė zakonisht janė shumica tė gjallė. Pra ai jeton halą mbi atė cope letre tė vdekun, nė sajė tė lidhjeve njerzore qė pat nė jetė: pra identitetit tė tij familjar, si zoon politicon. Pėr njerėzimin, kjo āsht vepra qė i mbijeton vdekjes: familja me stadet e saj. Dhe identiteti vijon me u pėrtėrī.
Artisti āsht ai njeri normal qė realizon nji vepėr tjetėr, e sigurisht ia kundėrvendos vdekjes. Nuk āsht fjala me luftue vdekjen fizike, qė āsht e pathyeshme. Pėr veprėn e artistit āsht rasa me mposhtė nji vdekje tjetėr, tė llaftarshme: vdekjen e njerzimit, fshimjen e identitetit.
Mbase identitetin ia detyrojmė grave, nanave, qė nėpėr shpella, kur njerzimi ishte halą bartės instinktiv i nji identiteti nė potencė pėrpunonin rrėfimet e gjuetarėve dhe peshkatarėve ja shpiknin tė reja: histori qė gratė tregonin me rrejtė dimnin parahistorik. Atėbotė parahistoria filloi me u bā histori, dhe vdekja u bā pjesė e jetės, pse tashmā ajo po i nėnshtrohej nji zbulimi tė jashtėzakonshėm: narracionit.
Narracioni, ka meritėn e pazavendėsueshme se e shndėrron vdekjen nė objekt tė vetin, tue ia zbatue ligjėsive tė jetės, tue e bā pjesė tė harmonisė dhe moralit universal. Tue tregue pėr vdekjen, njeriu i rrėfehet jetės. Ai e njehė vdekjen si bosht identitar. Njeriu ka identitet, pse āsht i vdekshėm.
Dikur, kuptohet se shumica e pėrbāsave tė llojit tonė tė lavdishėm, ndodheshin andej jetės. Nji kafshė qė āsht ndėrgjegjėsue pėr fatin e vet identitar, ka dalė prej llojit e ka hż te nji hipostazė e re: ajo e identitetit.
Identiteti i llojit, ruhet nėpėrmjet identitetit gjenetik dhe pėrsoset te ai estetik. Mandej mbėrrin edhe koha kur lloji fillon me mendue mendimin dhe thotė: E vetmja gja qė di āsht se nuk di asgja, tue pėrftue mbrenda llojit, primatin e individit. Tashmā mbijetesa e llojit duket e zgjidhun dhe objekti i perceptimit mėsyn nji truell tė ri: filozofinė. Porse filozofia me emnin e saj tė kumbueshėm, āsht e vjetėr sa bota, sa vdekja, sa letėrsia. Objekti i parė i mendimit tė fortė, āsht vdekja. Habia filozofike par excellence, āsht habia e vdekjes. Narracioni e ka kultivue mirėsinė estetike tė njeriut, dhe ka bā tė mujtun njiherėsh, qė ēdo send me qenė send pėrjetimi estetik, edhe vetė vdekja, mėsuesja e kohnave, para sė cilės, pa mrekullinė e tė rrėfyemit do njihnim histerinė mā rrėnuese.
Nji kėnaqėsi aq praktike siē āsht narracioni, ēudi, si mun’ me pasė, nji vlerė aq tė pamatshme filozofike dhe ditunore. Gjithmonė, kur e kam ndie veten tė poshtnuem nga skizofrenia dhe virtualiteti i vjetėve tė mija 2000, u jam kthye rrėfimeve tė gjysheve tė mija, e aty e kam gjetė atė urtėsinė qė e ban dallimin mes tė mbijetuemit dhe tė jetuemit. A mun’ njeriu i ishullit me i thanė qoftė vetes kam jetue? Cili udhėtim āsht real pa kthimin, pa Itakėn pa historinė e vet tė rrėfyeme?

Vdekja, āsht padyshim personazhi kryesor i letėrsisė botnore. Nuk āsht nji personazh aktiv, nji personazh-tip. Por nji terminus ad quem, dhe nji deus ex machina. Vdekja si fundi i jetės, por edhe si pjesė e jetės (stafetė morale); vdekja si fundi i dashnisė, por edhe si pjesė e dashnisė ; vdekja si fundi i nji romani, finishi qė ia ēel vendin (simbas djalit tė dialektikės Walter Benjamin), nji pyetje’ pėr kuptimin e jetės.
Nė romanin « Vdekja nuk vjen », deus ex machina i vėrtetė āsht personazhi i profesorit. Vdekja, kėtu, āsht nji vdekje ekzistenciale - ajo nuk vjen : pret aty qė ti t’a zgjosh! Vdekja fiton, vetėm atėherė kur jeta e pranon humbjen…
Profesori nuk ka droe : ai e din se vdekja nuk āsht asgja para budallėsisė njerzore. Njeriu i qytetnuem, mėton maspari ligjin. Dhe vdekja āsht ligji nga i cili buron kodi moral, nji kod i pashkruem, pse ekziston qysh para shkrimit, si gramatikė e gjesteve dhe aksioneve tė llojit. Vdekja si garanci se bota nuk āsht nji reprezentim, por nji realitet objektiv. E estetizueme nga nji qytetnim i tanė, ajo mbretėnon format, pėrcakton etalonet, ofron kutin… Por le tė dalim nga ky pus filozofik pa fund.
Nė reprezentimin te romani nė fjalė, vdekja āsht si e thamė, shum moderne. Nji sėmundje e keqe, si jeta. Dhe interesante āsht se kėtė na e parashtron nji personazh i kallepit “klasik”, si profesori. Profesori, relacionohet me personazhet e tjerė, si “arketipi” me “prototipat” (kėtė skemė e kam pėrdorė me pėrshkrue raportin e klasikut Rreshpja ndaj rrethit tė poetėve modernė tė sotėm me idiosinkrazitė dhe “soliloqui-ot” e tyne tė urryeshme). Profesori ka fillue tue jetue vdekjen, ai jeton nė do imazhe qė veē vula e saktė e vdekjes i ka ngrī nė kujtesėn e tij. Ai jeton mementon, teksa tė shtruemit e tjerė tė infermierisė sė burgut gjakojnė baudelaire-janisht se kjo jetė āsht nji spital ku ēdo i sėmundė āsht i zaptuem nga dėshira me ndėrrue shtrat. Ky memento, āsht vdekja e tij e bukur, pse ai tash āsht plak dhe kulti i tij i vdekjes sė bukur i mbetet ligjėsive tė kontemplacionit.
Nė nji nga poezitė e tij tė fisme, Borges konstatonte: “Nuk kam ra/ Si shum prej tė gjakut tim/ N’betejė.// Jam/ Nė natėn e kotė/ Ai qė rrokjet numėron.” Tė parėt e Boges-it luftuen me shpatė pra tue vu nė punė zanatin e vetėm, trimninė, me i pėshtue vdekjes sė keqe: harresės. Horheja e dinte, anipse qe lodhė (si na e tregojnė kėto vargje), se ai po e luftonte flakėpėrflakė atė vdekje, me nji zanat tjetėr tė ngadalshėm e ma pak burrnor, atė tė letrave (qė lypte durimin e qendistoreve plaka), por fitorja s’do ishte kurrsesi mā pak jetėgjatė.
Kurse profesori, (Maroni, si mė duket se quhet), duket se ka vetėm nji zanat: tė ndiemit, tė ndiemit e naltė, tė ndiemit e lirė e tė dlirė, tė ndiemit me dritėn, tė ndiemit si ligjėrata e drejtė e tė menduemit. Dhe tė rrėfyemit e kėtij tė ndiemi.
Dhe zanatet e tė tjerėve shpalosen aq mjeshtrisht nė kėtė roman tė gjallė, sa duket se tė gėrvishtin edhe teksa t’gėrdisin. Jevgu Rakip, qė ka pėr zanat tė vetėm mbijetesėn e qė s’i kursen vetes asgja, veē qė ai dhe zanati i tij tė mbijetojnė. Mjeku mandej, qė ka pėr zanat shkėrdhatėrinė. Koloneli, pėrfund, i tmerrshmi, qė (si ēdo nazist i mirė) ka pėr zanat tė zemrės vrasjen. Dhe bashkė me personazhet e tjerė, janė tė gjithė njerz tė skaduem! A janė njerzit e skaduem tė fabrikės komuniste “NJERIU I RI”? Sigurisht. A janė njerzit e skaduem tė ’97-s? S’ka dyshim! Por janė edhe dhe sidomos, njerzit e skaduem tė tana kohnave dhe epokave, tė tana vendeve dhe komuniteteve. Janė yahoos e Gulliver-it dhe Brodie-t. I gjejmė te Maupassant dhe Gogol, tė gdhendun nė mėnyrėn mā plastike si te Dostojevskij e Céline. Janė obllomovėt dhe humbert humbertėt, janė tenorėt e “procesit”, dhe vrasėsit e Zotit.
Po ē’randėsi ka me e dijtė nga vijnė? Autori na tregon kush janė, na i bān realė njiherė, dhe prej kėsaj ne mandej mśjm me ftillue nga vijnė e ku shkojnė. A janė realistė? Po, por jo edhe aq. Nė ē’kuptim. Nė kuptimin se kėta, sikundėr sall do personazhe tė mjeshtrave Gogol, Dostojevskij, Kafka, e Nabokov janė pėr fatin tonė tė mirė mrekullisht mā shum realė se realistė. Dhe kėshtu duhet me qenė. Real si Ēiēikov dhe si Don Kishoti*, mā shum se realist si shoku Zylo a Enver Hoxha i «Dimrit tė madh».
Dhe kjo āsht pranvera e letėrsisė sė madhe, pse me e pranue sfidėn e realizmit domethanė me dhanė personazhe reale.
Pra, si e kam thanė kalimthi te nji shkrim tjetėr, shkrimtari e ka lanė monologun (soliloquio-n), dhe āsht nisė drejt tjetrit, por nė tė vėrtetė kundron Njisinė. Dhe ajo kurajo qė i āsht dashtė pėr me e pranue sfidėn, ia ka shpėrblye bujarisht te romani “Vdekja nuk vjen”.
Kaq kishem, nuk mundem me e kapė mā teknikisht, pse e kam lexue vetėm nji herė, me nji frymė kėtė libėr. Herė tjetėr kur hyu kurrnac Kronos tė ma lejojė, do i kthehem kėtij romani, dhe shpresoj veprės sė shkrimtarit nė tanėsi.



*Kryepersonazhi i realizmit āsht mā shum real se realist!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Shpėtim Kelmendi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: