Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Shazim Mehmeti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Shazim Mehmeti    17/9/2010, 16:01

Prozė nga Shazim Mehmeti

BOSHLLĖK MENDIMESH

Jam tregtar nė njė shitore pėrimesh. Tė jesh tregtar nė njė shitore perimesh, do tė thotė tė jesh njė i dėnuar. Gjithėfarė sendesh tė lėvizin nėpėr kokė. Dhe nervat tė hanė pa tė kursyer fare.

Ka tri netė qė nuk fle si duhet. Njė boshllėk mendimesh mė sillet nėpėr kokė si mjegullinė. Rri pas syzash si i marrė. Punė nuk ka dhe aq. Veē sa pėr tė jetuar. Mėhalla ku e kam shitoren, njė mėhallė jevgjish ėshtė. Dhe ėshtė kjo njė mėhallė ku jeta vetėm njė kuptim e ka: tė jetosh sot pėr sot, nesėr shohim e bėjmė!

Dhe unė jam bėrė si jevgjit. E marr njė birrė dhe zbraz pėr qejf. E ndez edhe cigaren dhe e hedh sikimin pėrtej xhamit nė rrugė. E analizoj kalimtarin e parė, qė ėshtė njė grua e moshuar, e kėrrusur. Kėtė grua e njoh fare mirė. Banon e vetmuar nė fund tė mėhallės dhe ka vetėm njė hall: birin e vetėm qė aziloi dhe u vra diku nė Perėndim!

Motiv i dhimbshėm, vėrtet. Mė bėn, sakaq, ta zbras birrėn e dytė. E ndez edhe njė cigare dhe e hedh shikimin sėrish, pėrtej xhamit nė rrugė. Dhe e analizoj kalimtarin tjetėr. Ky ėshtė kurbetqar i ashtuquajtur Xhek qė u kthye para dy vitesh nga Perėndimi, me njė palė tesha mbi trup dhe me dy duar nė xhepa. Xheku e ka shprehi t'i hipė njė biēiklete qė ėshtė gjithnjė e re. Me kėtė sjellje, tė gjithė i vė nė ēudi, sepse ėshtė tepėr i moshuar, dhe kėtu te ne nuk ėshtė e zakonshme tė moshuarit tė vozisin biēikleta. Ndoshta pėr shkaqe tė sigurisė, apo ku ta di unė? Jam nė marrėdhėnie tė mira me Xhekun, dhe nė bisedė me tė kam arritur tė kuptoj pse i pėlqen tė rrijė mbi biēikletė: ka qenė adhurues i madh i femrave dhe ka ndėrruar shumė sosh. Si duket, edhe tani kur e ka rėnė *****, nuk preferon ta humbė shprehinė pėr hypje. Por, edhe ai e ka me vete njė hall: ėshtė i pafėmijė dhe jeton pa grua. Flitet se e ndjera e tij qe tepėr e ndershme, aq sa u vyshk nė jetė pėr burrė. E gjora, damėlldisi pak kohė para se ky tė kthehej me njė palė tesha mbi trup edhe me dy duar nė xhepa.

Por, ta lėmė dreq Xhekun, sepse vetėm sherri mund t'i shihet!

Ja njė subjekt i kėndshėm pėr trajtim. Grua me sharm, s'ka fjalė. Perėndia vetė. Ka rrafsh njėzetė e tetė vjet dhe shkėlqen nga bukuria. Pėr zotin, ke qejf t'i hedhėsh sy. M'u pat futur nė shitore shtat a tetė herė, por s'i thashė njė fjalė goje. Sepse, merrem edhe me njė punė tjetėr publike qė nuk e honeps kurvarinė. I shoqi i punon nė kurbet, dhe kuptohet, asaj shpirti i kėrkon. Njė ditė, kur njė shokut ia besova shitoren pėr njė nevojė, ajo qe kthyer nė shitore dhe ky qe mahnitur! Pastaj e kishte pėrcjellur gjatė dhe i kishte ra nė gjunjė. Edhe sot e kėsaj dite i thithė gjak nėn qafė! Punė pėr tė tė prekur, apo jo? Dhe shih ti kodoshin: mė erdhi njė ditė e mė tha: do ta kisha lėnė, pėr zotin, por ajo s'mė lė! E pyeta nėse i mungon gjėsend asaj, por ai m'u ankua: jo, jo, por kam frikė se do tė ma lė atė sendin pa lėkurė!…

Zot, thashė, ironia kufij s'ka!… dhe zbraza edhe njė birrė. Pastaj… i harrova… kalimtarėt tjerė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Shazim Mehmeti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: