Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Sali Bashota

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Sali Bashota    17/9/2010, 15:39

Sali Bashota u lind mė 31 gusht 1959 nė Caravik tė Klinės (Republika e Kosovės). Shkollėn fillore dhe gjimnazin i kreu nė Kijevė, ndėrsa studimet nė Degėn e Letėrsisė dhe tė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Prishtinės. Nė vitin 1988 magjistron nė shkencat filologjike me temėn Proza e Mitrush Kutelit, ndėrsa nė vitin 1998 doktoron me temėn Personazhi nė prozėn shqipe midis dy luftėrave botėrore (Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni).

Pas mbarimit tė studimeve punon si mėsimdhėnės nė gjimnazin "Luigj Gurakuqi" nė Klinė. Nė vitin 1984 ka filluar punėn asistent nė Fakultetin e Filologjisė, Dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, ndėrsa tani ėshtė profesor i rregullt i lėndės Letėrsi e Romantizmit nė degėt Letėrsi Shqipe dhe Letėrsi e Pėrgjithshme dhe Krahasimtare dhe i lėndės Idetė letrare nė programin e studimeve master nė Fakultetin e Filologjisė. Nė vitet 2000-2003 ka qenė kryeredaktor i revistės letrare Jeta e Re, ndėrsa nė vitet 2000-2004 ka qenė shef i Degės sė Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin e Filologjisė.

Nė maj tė vitit 2005 nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Basel tė Zvicrės, iu promovua libri i tij nė gjermanisht "Schalte das magische Licht ein" (Ndiz dritėn magjike), ndėrsa nė qershor tė vitit 2005, Muzeu i Letėrsisė Rumune nė Bukuresht ia promovoi librin e tij nė rumunisht "Exilul Sufletului" (Ekzili i Shpirtit), pėr tė cilin janė dhėnė vlerėsime tė larta kritike. Nė korrik tė vitit 2006 e pėrfaqėsoi Kosovėn nė edicionin e nėntė tė Festivalit tė Poezisė "Voix de la Mediterranee"("Zėri i Mediteranit"), i cili u mbajt nė Lodeve tė Francės. Shkruan poezi, prozė, kritikė, ese dhe studime letrare. Poezia e tij ėshtė pėrkthyer nė gjuhėt: angleze, frėnge, gjermane, rumune, polake, turke, suedeze, arabe, bullgare, maqedone etj.

Ėshtė anėtar i PEN Qendrės sė Kosovės dhe i Kėshillit Kombėtar tė Kosovės Memoria e Botės. Nė vitin 2009 nė Edirne tė Turqisė ėshtė zgjedhur Nėnkryetar i Unionit tė Bibliotekave tė Ballkanit. Qė nga viti 2003 ėshtė Drejtor i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės

Milosao
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Sali Bashota    17/9/2010, 15:39

NĖSE BĖHEM ENGJĖLL

Sa herė vajtojnė zogjtė
Pikėllimin tim
Unė bėhem engjėll i bardhė

Nė dhomė
Vdes vetėm njė lule

Sa herė lotojnė vashat
Mbi trupin tim
Unė bėhem engjėll i sėmurė

Nė dhomė
Vdes vetėm njė lule

Sa herė e djegin vetminė
Nė zjarrin e mėkateve
Unė bėhem engjėll i zi

Nė dhomė
Vdes vetėm njė lule

DASHURI E ĒMENDUR

Ti je qyqe
Se asnjė mėkat
Nuk e lau shiu

Ti je qyqe
Se asnjė magji
Nuk e hėngri nata

Ti je qyqe
Se asnjė dashuri
Nuk e thau fjala

LETRA E BARDHĖ

Asnjė fjalė
Nuk do ta shkruaj
Syri yt ėshtė hije pa dritė

Asnjė dashuri
Nuk shpėton nga vdekja
Loti yt ėshtė zjarr pa dhembje

Asnjė ikje
Nuk mbytet nė lumin e mėkateve
Floku yt ėshtė vetmi pa trajtė

Si ta shkruaj
Njė letėr pėr ty

DUKE HARRUAR VETVETEN

E kam harruar vetveten
Nė rrugėn e ferrit
Derisa hėna e zezė
Lotonte mbi Prishtinė

( 31 mars 1999)

POEZI E DJEGUR

Kjo poezi nuk do tė shkruhej
Me imazhin e lavdisė sė rreme
Kur nė burgun e ftohtė tė ėndrrave
Fantazmat parandjenin krimin

Sikur mė 2 gusht 1998

Kjo poezi nuk do tė shkruhej
Me gjėmėn e stinės sė zezė
Kur nė bibliotekėn e djegur
Jetėshkrimin e hanin tė vdekurit

Sikur mė 2 gusht 1998

Kjo poezi nuk do tė shkruhej
Kujtimi i vendlindjes hi dhe shpuzė
Nė ditėn e dytė tė mallkimit
Gjithmonė vallėzon nėpėr kujtesė

Sikur mė 2 gusht 1998

Kjo poezi nuk do tė shkruhej
Nė seancėn e ritualit tė zverdhur
Nėse frymėzimi vyshket e vashat vajtojnė
Kur dashuria shndėrrohet nė shpendkeqe
Sikur mė 2 gusht 1998

HAPĖSIRĖ

Nėse digjen fluturat nė hapėsirėn e zezė
Ti nuk je mė lule e plaguar

Kur zhvarroset vjeshta nė sheshin e mėkateve
Ti nuk je mė gjeth i verdhė
Nėse thahet loti nė fytyrėn e vrarė
Ti nuk je mė imazh i dritės
Kur e vrasin frymėzimin nė fushėlojė
Ti nuk je mė askeza tjetėr
Nėse i ringjallin dorėshkrimet e shpirtit
Ti nuk je mė gjarpėr i shtėpisė

Kur e mallkojnė ditėn e trishtimit
Ti nuk je mė vdekja ime e bukur

TRAJTAT E PIKĖLLIMIT

Cila lule ėshtė e zezė
Kur vdes nė kopsht
Cila ėndėrr ėshtė e bardhė
Kur vdes nė shtrat
Cila dashuri ėshtė e zjarrtė
Kur vdes nė pritje
Cila vetmi ėshtė e harruar
Kur vdes pa puthje

Tjetėr ėshtė dhembja ime

PERĖNDIM DIELLI NĖ VJESHTĖ

Vetmia klith
Nė trotuaret e shkreta
Flokėt e vashės
Thahen nė dritare

E DIELA E VETMISĖ

Mos i zgjoni zogjtė e pikėllimit
Nė ditėn e shenjtė tė pagėzimit
Se vetmia ėshtė parajsė e vėrtetė

Tė gjitha gjethet vyshken
Kur zjarr i ndėshkimit i ndez mėkatet
Se vetmia ėshtė parajsė e vėrtetė

Vetėm tė dielėn tjetėr
Fėmijėt i grisin ėndrrat
Se vetmia ėshtė parajsė e vėrtetė

Mos i zgjoni zogjtė e pikėllimit
Kur vdes bukuri e nėmur
Se vetmia ėshtė parajsė e vėrtetė

PĖRMASAT E KOHĖS

Nė mėngjes

Gjethet vajtojnė pikėllimin e dashurisė
Kush tha se kujtimet vdesin
Nė ditėn e nėntė tė mallkimit
Nė mesditė

Blirėt zbardhen me kartėmortale
Vetėm ditė e zisė
Mbyllen nė arkivol

Nė mbrėmje

Lakuriqėt shėtisin nėpėr dhomė
Ende gjallė mbetet
Fjalė e shenjtė e mikut

Kur flenė shpirtrat

Prapė ėndrrat vallėzojnė
Nė katundin e djegur
Dhe fytyra plaket nga mėrzia

BALADĖ PĖR DORĖSHKRIMIN E DJEGUR

Barbarėt nuk vijnė mė
Duke tėrhequr zvarrė atdheun
Kėlthet dorėshrkim i djegur
Nė ditėn e shtatė tė ringjalljes

Te Sheshi i Republikės sė Letrave
Vetėm gjaku i gjuhės ende kullon

Mbi testamentin e ndryshkur tė fjalės
Si kėmishė e trėndafilit lagej shpirti i humbur

Pastaj vjen stina e buzėqeshjes sė vrarė
Nėpėr ėndėrrat e nėntokės

Me zjarrin e trishtimit tė pėrktyer
Dheu Uji Fryma ia shpėrlajnė mėkatin

Duke mballēitur Pikėn e Zezė tė ndėshkimit
Vdekja ulėrin bashk me dhembjen nė arkivol

Derisa hiri i bardhė i vargjeve bėhet lili e nėmur
Barbarėt mė nuk vijnė

Atdheun zvarrė duke e tėrhequr
Duke ėshtė ajo vetmi e plaku

Qė i ndezė qirinjtė mbi vashat e pikėlluara
Tek maten me hijen e parė tė mėngjezit

Fjalėt i mbulon kobi diademė e pėrndritur
Nė botėn e pėrtejvarrit para pėrbuzjes sė ėndrrave

Jam i ferri tha poeti i mallkuar
Njė qyqe e vetme kukatė pastaj

Kur theren emrat nė Ditėn Gjykimit
Mbuluar me pėlhurėn e bardhė tė guximit tė vjetėr

Derisa Lebetitė nė gjak i lanin dorėshkrimet
Njė ditė melankolike kur bėhet ndarja me shpirtin

Pėr tė kėrkuar vdekjen mė tė bukur
Barbarėt nuk vijnė mė
Atdheun zvarrė duke e tėrhequr


QIELLI, UJI, TOKA

Stinėt e dashurisė vdesin
Pa ma vrarė shpirtin

Vetėm Drita qan nė dritare

apo

Nė dhomė fikni dritat
Ndizni shpirtrat nė parajsė
Vetmia fle

apo

Tash
Dheu i pėrpinė lulet e bardha
Kur vdes kujtimi pėr Ty

(Nga dorėshkrimi im i djegur)


IKJA NGA VENDLINDJA

Edhe kjo shtėpi e djegur
Po ma ha shpirtin

Edhe kjo grua e huaj
Po ma ha shpirtin

Edhe kjo tokė e shkretė
Po ma ha shpirtin

Edhe kjo vjershė e mallkuar
Po ma ha shpirtin

Edhe kjo bukuri e nėmur
Po ma ha shpirtin


FORMA TJETĖR E VDEKJES

Nė Prishtinė nuk vdiset
Nė orėn shtatė tė mbrėmjes
Tė gjitha gjallesat ēmenden
Nga vaji i zogjve

Prapė zjarri ndizet
Prapė dhembja kėlthet
Vetėm tė dehurit kėndojnė
Duke dėgjuar pikėllimin

Nė Prishtinė nuk vdiset
Kur ulurijnė qentė
Bishat nuk i zė gjumi
Kur secili shpirt varet
Nė gozhdėn e vet

(30 mars 1999)

TESTAMENT I BUKUR

Kur i ndez kujtimet
Zgjoje vetminė
Fryma ime je Ti

Kur e plagos jetėn
Mbyte heshtjen
Varri im je Ti

Kur e vret ėndėrrėn
Shėroje frikėn
Ringjallja ime je Ti

PASTAJ VJEN TRISHTIMI

Derisa zjarri i shpirtit
Bėhet ditėvdekje e dashurisė
Fjala pren kobin e vet
Nė njė ferr tjetėr

Pastaj vjen trishtimi

Derisa vajtimet mbraojnė
Pėrbrenda kujtesės sė zezė
Nė ėndėrr fle gjarpri
Duke thithur vetminė

Pastaj vjen trishtimi

Derisa emrat harrohen
Nė stinėn e vyshkur nga mėkatet

Qyqja mallkon zėrin e vet
Nė vendlindjen e vrarė nga rrufeja

Pastaj vjen trishtimi

Derisa fajlėt gjėmojnė
Me frymėn e fshehur nė gji

Plaga shėron pikėllimin e vet
Kur urrejtja lirohet nga robėria

Pastaj vjen trishtimi


FYTYRA TJETĖR

Tash e shoh fytyrėn e saj
Nė qiejt e mbushur lot

Dikur mė vonė
Zgjohen e bien
Kujtimet e vyshkura tė fėmijėrisė

Tash e shoh fytyrėn e saj
Si dritėn magjike

Muza ime
Pse gjithmonė po loton

SOLEMNITETI I VAJTIMIT

Qyqet vajtojnė
Nė Drurin e Jetės
Vetmia ha trupin e vet

Lulet thahen
Nė dritaren e mbyllur
Pikėllimi ēmendet nga pabesia

Dashuria loton
Nė stinėn e vrarė
Zogjtė zgjohen nga trishtimi


LULJA E ZEZĖ

1.
Lulja e Zezė
Gjithmonė vdes
Nė kryqin e vet

2.
Zogu i ėndėrrės
Tmerrėsisht klith
Nė ferrin e shkretė

3.
Hija e bardhė
Prapė ringjallet
Nė pasqyrėn me lot

4.
Trishtimi i vėrtetė
Tash ēmendet
Kur kėlthasin kot

5.
Ku ėshtė vetmia
Thotė ar(t)miku
Lulet digjen nė zjarr

6.
Stina e ha mėkatin e vet
Nė errėsirė
Dhembja mplaket nė varr

7.
Vetėm dashuria
Fle qetė
Nė ditė e zisė

8.
Zgjohen kujtimet e lumtura
Ēuditėrisht plagosen
Nga rrufe e vetmisė

9.
Fytyra humb shkėlqimin
Dhe zjarrin e shpirtit
Mbushur me plot mėrzi

10.
Tė gjitha fjalėt ēmenden
Duke vajtuar
Nė atdheun e zi

11.
Na ndjek mallkimi
Nga Stuhi e vrarė
Nė tokėn e premtuar

12.
Sa lule tė zeza
Vdesin bashkė me legjenda
Si ky shpirt i vetmuar

Milosao
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Sali Bashota
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: