Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Robert Shvarc

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:07

nga gaz.shqiptare
----------------------

Pėrkthyesi i njohur feston 70-vjetorin mes miqsh

Njė trokitje gotash nė pėrvjetorin e Robert Shvarc


-----------------------------------------------------------

mi.ho.

TIRANE

Njeriu i letrave, pėrkthyesi i njohur Robert Shvarc ka festuar dje nė mbrėmje pėrvjetorin e 70-tė tė ditėlindjes sė tij. Me iniciativėn e miqve mė tė ngushtė, kjo ditė e shėnuar pėr Shvarcin ėshtė kaluar mes tingujve tė muzikės dhe trokitjes sė gotave tė shampanjės nė njė nga lokalet e Tiranės "Pėr miqtė".

Me plot emocione ai i priti tė gjitha urimet qė i erdhėn nga miqtė e ftuar. Urimi mė i zakonshėm ishte: "Pastė jetė tė gjatė dhe realizoftė plot gjėra qė ai nuk mundi tė bėnte nė rininė e vet". Nė njė moment, si duke qeshur, edhe vetė Shvarci ia uroi vetes kėtė tė fundit. Njė urim tė veēantė i ka dėrguar Shvarcit edhe kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano. Nė kėtė urim thuhet:

"Nė kėtė pėrvjetor tė ditėlindjes Suaj, dėshiroj t'ju shpreh sinqerisht ndenjat mė tė ngrohta miqėsore. Dhe pse vitet kalojnė, mendja dhe zemra juaj ka mbetur gjithonė e freskėt dhe rinore. Duke kujtuar librat e shumtė qė kam lexuar, do tė pėrsėrisja njė ndjenjė tė hershme falėnderimi dhe respekti pėr punėn tuaj tė mrekullueshme. Ju uroj me gjithė shpirt qė tė vazhdoni punėn tuaj si shkrimtar dhe si pėrkthyes i veprave tė letėrsisė dhe kulturės botėrore".

Robert Shvarc njihet si pėrkthyesi i njė pjese tė mirė tė autorėve tė huaj nga gjuha gjermane, duke filluar qė nga: kolana e gjatė e veprave tė Remarkut, Stefan Cvajkut, Bretolt Brehtit, Henrih Hajnes, Gėtes, Shilerit, Kurt Tukolskit, Uinertit apo Enzensbergut. Janė tė shumtė titujt e pėrkthyer prej tij; "Harku i triumfit", "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit", "Shkėndija e jetės", "Obelisku i zi", "Ēifutka e Toledos", "Nėna Kurajė dhe fėmijėt e saj", "Arturo Ui", "Opera pėr tre grosh", "Gjermania, pėrrallė dimri", vėllime me poezi etj. Veē kėsaj, Shvarci ka pėrkthyer dhe autorė shqiptarė nga gjuha shqipe nė atė gjermane, si: Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Gaqo Bushaka etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:08

Nga autore jogjermane i shtoj kesaj liste emrash autoresh e tituj librash, Gabriel Garsia Markez me Njeqind vjet vetmi








Nje ure mes kulturave shqiptaro-gjermane: emri i perkthyesit Robert Zhvarc, perkujtohet sot me 10 dhjetor, ne 70 vjetorin e lindjes, vetem me nje urim te ambasades gjermane. Zhgenjimi i perkthyesit rebel, ne arenen e debateve te sotme te akademikeve shqiptare per gjuhen standarte.
Robert Zhvarc



Nje ure mes kulturave shqiptaro-gjermane: emri i perkthyesit Robert Zhvarc, perkujtohet sot me 10 dhjetor, ne 70 vjetorin e lindjes, vetem me nje urim te ambasades gjermane. Zhgenjimi i perkthyesit rebel, ne arenen e debateve te sotme te akademikeve shqiptare per gjuhen standarte.

Ambasada Gjermane uron per 70 vjetorin e lindjes se perkthyesit Robert Zhvarc, nepermjet pershendetjeve miqesore te Jonatan Eeinberg, atashe i shtypit prane ambasades gjermane. Ka kujtime zyrtare, te hidheta, qe nderrojne jete vetem nje here ne 100 vjet. Ne Shqiperine e tranzicionit politik dhe moralit te ndyre, te vertetat luajne "ku kam fshehti". Ashtu si Zhvarc-it, perkthyes nga gjermanishtja ne shqip dhe anasjelltas, per dy breza te gjalle i qellon te kujtohet ne 70 vjetor nga ambasada dhe asnje subjekt, apo institucion i kultures shqiptare: "Ambasada Gjermane uron zotin Robert Shvarc me rastin e shtatedhjetevjetorit te ditelindjes se tij. Ambasada e Republikes Federale te Gjermanise nderon personalitetin e shquar te kultures shqiptare, njekohesisht ate, qe per disa dhjetevjecare e deri me sot, me perkthimet e tij mjeshterore ka qene, eshte dhe do te jete Ambasador Nderi i kultures dhe letersise gjermane ne Shqiperi. Me perkthimet sa te zgjedhura aq dhe mjeshterore, sic jane: nga Erich Maria Remarque "Tre shoket", "Harku i Triumfit", "Asgje e re nga fronti i Perendimit", "Shkendija e jetes", apo "Obelisku i zi"; nga Lion Feuchteagner "Cifutka e Toledos", "Francisko Goja"; nga Stefan Zeeig "Zhozef Fushe" dhe novela te Bertolt Brecht "Nena Kuraje dhe femijet e saj", "Kenga e nje nene gjermane", "Ditet e Komunes", "Arturo Ui", "Pushket e nenes Karrar", "Opera per tre grosh", "Baali"; nga Heinrich Heine "Gjermania perralle dimri"; nga Goethe dhe Schiller "Poezi dhe Balada" si dhe nga Kurt Tucholski, Einert, Brecht "Poezi te zgjedhura" dhe se fundi me vellimin e poezive te poetit te shquar bashkekohor H. M. Enzensberg.

Robert Shvarc mundi te ndertonte nje ure komunikimi ndermjet kultures e letersise gjermane dhe kultures e letersise shqiptare. Pervec perkthimeve te lartpermendura, zoti Robert Shvarc ka bere dhe shume perkthime te shkrimtareve te shquar shqiptare te 50 viteve te fundit nga gjuha shqipe ne gjermanisht, si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Gaqo Bushaka, Rexhep Qosja, Hydajet Beqiri etj.

Per keto kontribute, ne vitin 1995 ai mori cmimin "Kryqi i meritave gjermane". I pari nder emrat e kultures shqiptare qe e merrte kete titull, ne kete fushe. I pari per vendet e Lindjes, i vleresuar per kesi kontributesh ne kulture nga vet presidenti gjerman i asaj kohe.

Qysh atehere, asnje shenje, nga kreu i shtetit a qeverise shqiptare, per figuren e Robert Zhvarcit. Sot eshte 70 vjetori i tij. Dy nete me pare sapo ka kaluar nje krize te forte zemre, pas disa nderhyrjeve te njepasnjeshme, operacioneve, brenda dhe jashte vendit. E shoqja thote se perkeqesimin e ka vec prej te ftohtit. Ai vet, Zhvarci i pabindur nga veshtiresite e llojit te sotem, mbetet i zhgenjyer, nga atmosfera e deritanishme e rrethit te linguisteve dhe perkthyesve.

Zhvarc ka shfaqur pershtypjet e tij, mbi gjuhen e medias se shkruar e elektronike. Ka qene nje artikull i gjate, ku flitej per "gazetarucet dhe gazetareshat". Dhe vetem nje muaj me pare, ne seminarin mbareshqiptare per gjuhen standarte ai ka shprehur opinionin se gjuha e njehsuar, megjithe gegnishten e toskerishten, duhet te jepet si lende e pare ne gjimnaze. Robert Zhvarc asnjehere nuk i ka tejkaluar kopetencat e tij te perkthyesit. Kjo eshte arsyeja qe gjithmone eshte degjuar me deshire dhe vemendje se cfare me teper do te "huazoje" dhe do "rrembeje" prej linguisteve, vetem e vetem per te sjelle gjuhen e huaj sa me ngroht ne shqip.



(Publikuar me 10 Dhjetor, 2002 17:51)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:08

Nuk ka rėndėsi nga kam ardhur: Unė jam tiranas - Robert Shvarc nderohet me titullin "Qytetar nderi i Tiranės -


TIRANE, 1 Shkurt/ATSH-Kristi Pinderi/.- "Nuk ka rėndėsi nga kam ardhur: Unė jam tiranas", u shpreh mjeshtri i pėrkthimit tė shqipes, Robert Shvarc, tė Shtunėn ,kur Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i dorėzoi titullin Qytetar Nderi i qytetit ku ai jeton prej 60 vjetėsh . Nė katin mė tė lartė tė njė ndėrtese nė qėndėr tė Tiranės ku u zhvillua ceremonia e dhėnies sė titullit "Qytetar Nderi i Tiranės", merrnin pjesė personalitete tė njohur tė artit dhe tė kulturės shqiptare. Shkrimtari i njohur Dritėro Agolli, duke pėrshėndetur kėtė ceremoni tha se, "Robert Shvarc e ka shtyrė Shqipėrinė drejt Evropės, sepse ia ka hequr provincializmat dhe anakronizmat, ndėrsa e ka ndihmuar letėrsinė shqipe tė shprehet me shprehje dhe forma tė reja". Ndėrsa Kryebashkiaku Rama duke i dorėzuar titullin e lartė pohoi se, "sado e madhe tė ishte ceremonia, ajo do tė mbetej modeste nė raport me pėrmasat e veprės sė tij". "Pėr tė nderuar ndihmesėn e tij tė shquar nė fushėn e letrave si pėrkthyes i shkėlqyer dhe shqipėrues i shkrimtarėve tė mėdhenj botėrorė, nė shėrbim tė lexuesve mbarė shqiptarė duke lartėsuar dhe pasuruar vlerat e gjuhės sonė amėtare", ishte motivacioni i titullit pėr mjeshtrin e pėrkthimit Robert Shvarc. Robert Shvarc, konsiderohet nė Shqipėri si njė shqipėronjės i pakrahasueshėm i cili bėri tė flasin shqip personalitete tė letėrsisė botėrore si, Erih Maria Remark, Goethe, Heine, Schiller, Brecht, Tucholsky, Weinert, Fallada, Remarque, Zweig, Ai pėrkthyer nė gjuhėn gjermane prozatorėt e njohur shqiptare si, Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja (Kosovė). Shvarc ėshtė nderuar mė 26 Maj tė vitit 1995, nga Presidenti gjerman, Roman Hercog, me titullin "Kryqin e Meritės", e njohur si dekorata e parė e Gjermanisė pėr Vendet e Lindjes. /f.n/
2003-02-01
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:09

Shvarci u bė “Mjeshtėr i madh”

Admirina Peēi

Dje e nderuan me titullin “Mjeshtėr i madh”. Megjithatė ai prej kohėsh ndihej i tillė nė shijet e tė gjithė lexuesve qė i vlerėsojnė pėrkthimet e tij. I qetė, si gjithmonė me sytė depėrtues e disi tė shpėrqendruar, u ngjit tė merrte medaljen qė presidenti i republikės Alfred Moisiu, i kishte akorduar pėr rolin e tij tė madh nė fushėn e pėrkthimit. Pa u zgjatur shumė, ka mundur tė japė njė shuplakė pėr ata qė nuk e respektojnė gjuhėn shqipe, njė falenderim pėr ata qė e mėsuan tė donte shqipen dhe njė premtim se nė ditėt e ardhshme do tė punojė mė shumė pėr tė sjellė nė shqip vlera tė reja.

Mjeshtri i madh

Kishin ardhur shumė miq dhe adhurues tė pėrkthimeve tė Robert Shvarcit mbrėmė nė odeonin e madh tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, aty ku personaliteti i kulturės shqiptare, pėrkthyesi mjeshteror i letėrsisė gjermane, u nderua nga Presidenti i Republikės me titullin “Mjeshtėr i Madh”. Ky titull prej Presidentit Moisiu ėshtė firmosur qė nė dhjetor tė vitit 2002, pas propozimit tė botuesve shqiptarė. Titulli iu dorėzua, nė prani tė Ministres sė Kulturės, pėrkthyesve dhe personaliteteve tė kulturės, nga Sekretari i Presidentit z.Filip Rrumbullaku. Vetė Shvarc, perkthyesi i shkėlqyer dhe shqipėruesi i shkrimtarėve tė mėdhenj botėrorė shprehu mirėnjohje pėr njerėzit qė e mesuan tė donte gjuhėn shqipe. “Ndiej respekt tė veēantė pėr nėnėn time qė ėshtė nga Elbasani dhe pėr pedagogėt e mi qė mė mėsuan e mė servirėn bukurinė e shqipes, e cila tė krijon hapėsira tė pėrkthesh nga ēdo gjuhė. Jo mė kot ėshtė shembull i “Iliadės dhe “Odisesė” sė Homerit”,- tha Shvarc duke shprehur edhe shqetėsimin e tij pėr atė qė po ndodh sot nė gjuhėn shqipe. Shvarc akuzoi mediat, se janė pikėrisht ato qė po e shkatėrrojė gjuhėn shqipe, duke mos treguar kujdesin e duhur pėr ta mbrojtur nga fjalėt e huaja. Ndėrsa me pėrkthimet duket se ėshtė ende herėt pėr t’u ndarė. “Do tė mundohem tė jap akoma. Puna ime nuk ka mbaruar. Unė kam qenė i sėmurė kėto kohė, por mendoj se tani e tutje do tė sjell tė tjera pėrkthime qė i vlejnė shijeve tė lexuesit shqiptar”,- tha Shvarc.

Me autorėt e mėdhenj

Emri i tij ėshtė shndėrruar prej vitesh nė njė simbol tė gjuhės gjermane nė Shqipėri. Nė vitin 1995, kur pėrkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane nė Tiranė me ēmimin "Kryqi i meritave gjermane" shumė prej pėrkthyesve dhe personaliteteve tė kulturės e vunė nė dukje kėtė fakt nėpėrmjet opionioneve tė tyre. Robert Shvarc ishte mes tė parėve njerėz tė kulturės shqiptare qė arriti ta merrte kėtė titull pikėrisht nė fushėn e pėrkthimit. Gjithashtu ky titull ėshtė dhe i pari qė presidenti gjerman i asaj kohe akordoi pėr njė figurė tė shquar tė vendeve tė Lindjes. Pas titullit qė presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i akordoi pėrkthyesit tė njohur mbrėmė, dhe titujve tė lartpėrmendur, qėndrojnė njė varg i gjatė librash tė pėrkthyer nga gjuha gjermane nė shqip dhe anasjelltas. Mes kėtyre librave, qė janė ndėr mė mjeshtėrorėt, vlen tė pėrmenden: "Tre shokė", "Harku i Triumfit" , "Asgjė e re nga fronti i Perėndimit", "Shkėndija e jetės" apo "Obelisku i zi" nga Erih Maria Remark; "Ēifutka e Toledos", "Fransisko Goja" nga Lion Fojtvanger; "Zhozef Fushe" nga Stefan Cvajg dhe novela tė Bertolt Brehtit, "Nėna Kurajė dhe fėmijėt e saj", "Kėnga e njė nėne gjermane", "Ditėt e Komunės", "Arturo Ui", "Pushkėt e nėnės Karrar", "Opera pėr tre grosh", "Baali"; nga Heinrich Hajne: "Gjermania, pėrrallė dimri"; nga Gėte dhe Shileri: "Poezi dhe balada". Ndėrsa mes autorėve shqiptarė qė ai ka pėrkthyer nė gjuhėn gjermane janė: Rexhep Qosja, Dritėro Agolli, Gaqo Bushaka,Ismail Kadare, Hydajet Beqiri etj.

--------------------------------------------

Her Vona thx per kte njoftim.

Me kujtohet kur shikonin filma dikur ne Shqiperi dhe dilte emri i Robert Shvarc...
Thoshja ..cdo jet ky si gjerman..
Tani po mesojme me shume per gjith ata njerez qe kan punuar per te pasuruar kulturen shqiptare.

Ne kulturen personale te sejcilin nga ne eshte puna e palodhur e ketyre mjeshtrave te medhej..
Kete ne nuk e kuptojme sa duhet.
Sot Shqiperia po pronesohet privatisht..

Blend Gonxhet e Fino-Angjelat e Malaj- Marselat hajduta .. kane pronesuar ne kohe rekord Miljona Dollare e mijra hektar te Tokes se atdheut me nji kontribut xero ne krijimin dhe progresin e ketij Atdheu dhe ata KRIJUESIT e atdheut e MJESHTRAT e PUNES kane ngelur me gisht ne Goje e shyqyr qe marrin nga nji Flet Lavderimi me te cilen u ngrohet zemra por me te cilen nuk blehet Benx (benxi blehet me cuarje vajzash 13 vjece ne Selanik e Milano)..nuk blehet apartament modern qe ata te punojne te qete ne punen e tyre fisnike (apartamenti blehet kur je minister socialist e me nji tender fut ne xhep nji milion dollare)..nuk blehet bilet avioni me shku ne Krete e Paris..( bileta blehet me miljonat e fituara nga Magazinat e mallrave pa Dogane ) ..nuk blehet as nji drek ne nje lokal luksoz ( ato dreka i shijojne deputetet bark derra te PS me dashnoret e tyre)..
Megjithate ata gezohen edhe me flet Lavdrimi e dekorata..e premtojne se do vazhdojne ashtu GRATIS te punojne per popullin e tyre..


Jete te gjate Shvarcit e gjithe ketyre RILINDASVe tane te gjalle..


.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:09

me duhet te njoftoj lajmin e hidhur...mungesa e tij do te ndjehet shume, stili i tij dhe pasuria artistike kane per te jetuar gjate

Robert Shvarc 1933 - 2003 - Sot, me 25 Prill 2003 u nda nga jeta perkthyesi dhe shqiperuesi i shkelqyer, Profesori Robert Shvarc. I dashuruar nga lexuesi shqiptar, mjeshtri Shvarc na ka dhuruar ne nje shqipe mrekulluese veprat e Remarkut, Markezit, Cvajgut, Gėtes, Kishonit etj. I nderuar si "Qytetar nderi i Tiranes", "Mjeshter i Madh i Punes", dhe me "Kryqin e Merites", mungesa e tij do te lere nje hapsire qe nuk mbushet dot kollaj. Respektin dhe ngushellimet tuaja mund ti lini ne kete teme/homazh per te ndjerin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:12

GSH

---

HISTORIA

Vėllai i pėrkthyesit tė njohur Robert Shvarc rrėfen lidhjet mes tyre nė fėmijėri dhe rini. Gjithė fistoria e familjes Shvarc, kujtimet me tė atin dhe udhėtimi nė tokėn e hebrejve

Alfredi, i vetmi Shvarc qė shkeli Izraelin


---------------------------------------------------------

Admirina Peēi


Portreti i tij ka njė hije tė veēantė dhe vėshtrimi poshtė syzeve duket i njohur. Madje edhe ndonjė mimikė e fytyrės. Tek e sheh nė kėmbė para "Turizmit" nė Shkodėr, edhe pse nuk e ke takuar kurrė mė parė, ai tė sjell ndėr mend pėrkthyesin e madh Robert Shvarc. Ėshtė vėllai i tij i vogėl, i lindur tetė vjet pas Shvarcit tė madh, nė Shqipėri. Ėshtė njė personazh qė ka preferuar tė jetojė i tėrhequr, sikurse edhe pjesa tjetėr e familjes Shvarc. Pasioni i tij ishte i lidhur me elektricitetin. Babai dhe xhaxhai i tij ishin ata qė ngritėn Ndėrmarrjen Elektrike nė Shkodėr. Edhe ai gjithė jetėn e lidhi me kėtė zanat, ndėrsa ndiqte me adhurim rrugėn e bukur tė vėllait tė tij, Robertit, tek sillte nė gjuhėn shqipe autorėt e mėdhenj tė letėrsisė botėrore. Alfredi, qė tashmė duket paksa i trishtuar, ėshtė i vetmi i Shvarcėve qė shkoi nė Izrael. As gjyshi i tij, as babai dhe as vetė Roberti nuk mundėn ta shkelin Izraelin. Ishte njė zė i lashtė qė i thėrriste, qė prej kohės kur tė parėt e tyre jetonin nė Austri. Por fati pėr ta qe i trishtė. Holokausti dhe pėrndjekjet e shumta shuan pjesėn mė tė madhe tė fisit tė tyre. Pas luftės, nė Shqipėri mundi tė mbijetonte vetėm familja e tyre: babai, gjyshja, nėna dhe tre fėmijėt e familjes Shvarc. Prej tyre ka mbetur vetėm ai, ndėrsa jeton kėto ditė tė heshtura nė Shkodėr, bashkė me gruan e tij. Vjen ndonjėherė nė Tiranė, te familja e Robertit. Ishte dhe para pak ditėsh nė njė mbrėmje pėrshpirtjeje kushtuar tė vėllait. Por ardhjet nė Tiranė ndodhin rrallė, shumė rrallė. Jeta e tij gjithherė ka qenė e lidhur me Shkodrėn, dhe pak veē, pėrtej rrethit tė madh tė njerėzve qė mbiemrin Shvarc e lidhnin me pėrkthyesin e Remarkut …


Por cilat janė kujtimet e tij dhe rrėfimet pėr degėt e hershme tė familjes Shvarc, si erdhėn nga Vjena nė Sarajevė, rrugėt qė e ēuan drejt Izraelit, lidhjet me Robertin kur ishin fėmijė dhe rinia e hershme… Amaneti qė babai i la Shvarcit pėr tė pėrkthyer "Eksodin"… Tė gjitha kėto, Alfredi, i vetmi Shvarc nė Shkodėr, i rrėfen me njė lloj nostalgjie, ndėrsa emocionohet shpesh kur kujton etapa tė trishta tė jetės sė tij.

Ēfarė mbani mend nga fėmijėria dhe rinia e hershme me vėllain tuaj Robert Shvarc?
Kur ishim tė vegjėl, mbaj mend qė e gjithė familja jetonte nė njė lagje tė Tiranės, nė njė banesė 2-katėshe, e cila kishte katėr dhoma. Pronari i saj ishte njė i njohur i tim eti. Nė atė kohė ata punonin sė bashku nė Ndėrmarrjen Elektrike. Ai i tha babait se mund tė jetonim nė shtėpinė e tij me qira. Por nė vitin 1953 nene na thanė qė tė bėheshim gati se do tė riatdhesoheshim nė Izrael. Babi im ishte me origjinė izraelite, ndėrsa nėna nga Elbasani. Gjatė bisedės qė nėna ime bėnte nė telefon me vėllain e saj, duke i treguar se nga ēasti nė ēast mund tė niseshim pėr nė Izrael, dikush e ka dėgjuar kėtė bisedė. Ky person kishte njė lloj pozite nė Tiranė dhe na zuri menjėherė gjysmėn e shtėpisė. Ne u detyruam tė spostohemi nė gjysmėn tjetėr tė saj, nė dy dhoma. Ishte shumė ngushtė. Ne ishim 6 veta nė familje: gjyshja, nėna, babai, unė, Roberti dhe motra. Pastaj babait tim i erdhi transferimi pėr nė Shkodėr dhe e gjithė familja u shpėrngul aty. Qė prej atij momenti ne sikur u ndamė me Robertin. Ai qėndroi nė Tiranė, sepse kishte punėn. Mbeti aty nė njė dhomė tė vetme. Atėherė Robi punonte sekretar nė njė shkollė, ku sot gjendet Fakulteti i Shkencave. Pastaj nisi punė si pėrkthyes i turistėve dhe unė shumė rrallė mund ta shihja. Nė atė kohė unė isha ushtar nė marinė nė Vlorė pėr katėr vjet. Sa herė vija me leje, merrja ēelėsin e asaj dhome ku jetonte Robi. Aty ai mė linte gjithmonė njė copė letėr, pak para, ose mė linte porosi qė po mė priste nė klub. Zakonisht takoheshim te klubi i Lidhjes, ku sot ėshtė Teatri Kombėtar.

Por unė vija shumė rrallė nė Tiranė. Gjatė katėr vjetėve qė isha me shėrbim nė marinė, kam ardhur vetėm 2 herė me 15 ditė pushim. Kaq kishim tė drejtė.
Pra, ju jetuat fare pak kohė afėr njėri-tjetrit…?
Po. Pas mbarimit tė ushtrisė ne u ndamė. Meqė familja ime u sistemua nė Shkodėr edhe unė u sistemova aty, ku nisa punė nė Ndėrmarrjen Elektrike, deri nė vitin 1966. Pastaj kalova nė Uzinėn e Kabllove. Gjatė kėsaj periudhe unė shkoja shumė rrallė nė Tiranė. Shumė shokė e miq tė tij kanė qenė shumė mė afėr Robertit sesa unė. Ai vetė pothuajse nuk vinte nė Shkodėr, sepse nuk e linte puna qė kishte. Nga puna si pėrkthyes me turistėt, kaloi nė Radio Tirana, e mė pas te Shtėpia Enciklopedike.

Babai juaj banonte nė Shkodėr ndėrkohė. Deri nė cilin vit jetoi?
Babai jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė Shkodėr, ku punonte teknik nė centralin e elektrikut, siē funksiononte nė atė kohė. Ai vdiq nė moshėn 63-vjeēare. Edhe ai vuante nga zemra, sepse pinte shumė duhan njėsoj si Robi. Ndėrsa nėna vdiq dhjetė vjet mė vonė, nė vitin 1983.

Roberti kishte nisur tė pėrkthente qė nė kohėn kur ai ishte gjallė, apo jo?
Po, qė nė kohėn kur unė isha nė ushtri mė thoshte se kishte nisur tė pėrkthente njė libėr shumė tė bukur. Ishtė romani "Tre shokėt", qė ishte dhe libri i parė qė mora me autograf prej tij. Mė tej vijoi me pėrkthimin, dhe sa herė shkoja tek ai, e gjeja nė tavolinė librin me autografin e tij, ose kur nuk kisha mundėsi tė shkoja, librin e ri ma niste me autograf.

Si e priti babai juaj orientimin e Robertit pėr nė botėn e pėrkthimit?
Qė nė fillim Roberti iu pėrkushtua letėrsisė. Ai kishte dell poetik. Shkruante shumė poezi nė fillimet e tij. Kurse babai vetė i kishte shumė qejf librat dhe lexonte nė gjermanisht e nė italisht. Mė kujtohet qė kur kishte nė dorė "Eksodus" (nė atė kohė ishim nė Shkodėr), mė tha se "ky ėshtė njė nga librat mė tė bukur qė kam lexuar gjatė gjithė jetės sime". Asokohe Roberti kishte pėrkthyer "Tre shokėt". Mė thoshte: "Kėtė libėr duhet ta pėrkthejė Roberti. Por kur t'i vijė koha, jo tani". Atėkohė nė Shqipėri ekzistonte antisemitizmi, ishte shumė, shumė e vėshtirė.

Gjermanishten ju e keni mėsuar nga babai, ēfarė kujtoni nga ajo kohė?
Kur familja jonė erdhi nė Shqipėri, as gjyshja dhe as babai nuk dinin shqip. Nė shtėpi tė gjithė flisnim gjermanisht, madje edhe nėna ime, qė ishte nga Elbasani, e cila ka nė fakt njė histori shumė tė veēantė. Pas lindjes sime (unė linda nė vitin 1940), nė shtėpi flitej vetėm gjermanisht. Unė fjalėt e para i mėsova gjermanisht. Mė pas me shokėt dhe nė shkollė flisja shqip.

Por mė vonė, kur u rrita, unė nuk iu dhashė letėrsisė, sikurse Robi. Unė isha i prirur mė tepėr pas teknikės.
Thatė se nėna juaj ka pasur njė histori tė veēantė. Mund tė na e rrėfeni?
Ajo lindi nė Elbasan dhe u rrit nė strehėn vorfnore. Pasi mbaroi shkollėn aty, i doli e drejta e studimit pėr rrobaqepėsi nė Vjenė tė Austrisė. Nė Vjenė gjyshja ime kishte njė rrobaqepėsi shumė tė madhe, ku mėsonte dhe shumė praktikante. Aty i takoi tė mėsonte edhe nėnėn time. Pra, ajo e mėsoi profesionin e rrobaqepėses nė rrobaqepėsinė ku pronare ishte gjyshja ime. Edhe njohja me tim atė aty ka ndodhur, nė ato kushte. Nėna ime ka qenė shumė e bukur kur ishte e re. Mė vonė, po nė Vjenė, ajo u martua me tim atė. Pas pak kohe u transferuan nė Sarajevė, ku lindi edhe Roberti. Dhe sėrish, pas disa vitesh, ata u detyruan tė transferohen nė Shkodėr. Roberti, nė fakt, erdhi 2-3 vjet mė vonė nė Shqipėri, bashkė me gjyshen.

Nė Shqipėri erdhi edhe xhaxhai juaj, i cili pati njė fund tragjik, apo jo?
Po, bashkė me nėnėn dhe babain tim erdhi edhe xhaxhai. Por ai pati njė fat shumė tragjik bashkė me gjithė familjen e tij. Nė vitin 1935 vdiq aksidentalisht nė centralin elektrik tė Shkodrės. Ai la gruan bashkė me dy vajza. Pas vdekjes sė tij Berta, e shoqja, bashkė me dy vajzat pėrfunduan nė kampet e pėrqendrimit dhe vdiqėn. E gjithė familja e tij u shua. Xhaxhai im ka pasur emrin qė kam unė sot, Alfred. Ndėrsa dy vajzat e tij quheshin, njėra Adela dhe tjera Frida. Pas fundit tė tyre tragjik, ata mbetėn nė kujtesėn tonė. Dhe kur mua pėr fat mė lindėn dy vajza, u vura emrin e dy vajzave tė xhaxhait, Frida dhe Adela.

A ua pėrcillte babai ritet dhe traditat hebreje?
Vetė babai im nuk ka lindur nė Izrael. Madje, ai nuk mundi tė shkonte asnjėherė nė jetėn e tij atje. Nė komunitetin qė jetonte nė atė kohė nė Vjenė, ndiqeshin me pėrpikmėri tė gjitha traditat. Atje ka lindur babai im, por edhe gjyshi, i cili ishte i nėnti vėlla. Ata ishin njė familje shumė e madhe, por mė pas lidhjet me ta u ndėrprenė, pėr arsye se ata janė persekutuar tė gjithė gjatė kohės sė luftės. Kurse nė shtėpinė tonė mbaj mend se babai na fliste nė rastet e festimeve tė ndryshme. Kishte dėshirė t'i festonte nė mėnyrėn origjinale izraelite. Vinte kapelen nė kokė, lexonte tekste tė ndryshme, sidomos ditėve tė premte e tė shtuna. Por unė isha tepėr i ri nė atė kohė. Nėna jonė ishte ortodokse me origjinė. Dhe mė tepėr kėto rite i bėnte babai dhe gjyshja. Ai nuk kishte shumė dėshirė qė ne t'u futeshim kėtyre riteve. Por kur unė u rrita, ai mė thoshte shpesh se, herėt, menjėherė pas luftės, neve si familje na doli e drejta e riatdhesimit nė Izrael, por na u anulua sėrish. "Sidoqoftė," mė thoshte, "jam i bindur se ju do tė riatdhesoheni dhe do tė keni rastin tė shkoni nė Izrael. Unė nuk do tė kem mundėsi tė shkel atje…". Si duket e parandiente, sepse ne u riatdhesuam shumė vjet pasi vdiq ai, vetėm nė vitin 1991.

Si ndodhi vajtja juaj nė Izrael, si e pėrjetuat?
Ishte tepėr e vėshtirė nė atė kohė. Motra ime filloi t'i bėnte mė parė dokumentet. Ndėrsa unė mė vonė. Nė fakt hezitoja. Roberti mė thoshte shpesh: "Ti nuk ke ēfarė bėn nė Izrael, sepse unė ta njoh tipin. Ti nuk do tė mund tė ambientohesh nė vend tė huaj". Por unė kisha dy vajza tė martuara nė atė kohė dhe gjendja ekonomike e tyre ishte shumė e vėshtirė. Mė duhej tė shkoja, tė paktėn pėr hir tė tyre. Nė Izrael unė mbėrrita njė muaj, apo njė muaj e gjysmė pas motrės sime. Qė atė kohė e kuptova se unė nuk mund tė jetoja nė njė vend tė huaj. Nė Shqipėri kisha gjithė shoqėrinė, kujtimet e mia. Dhe ndodhi krejt siē e kishte parashikuar Roberti. Atje qėndrova vetėm njė vit e gjysmė. Nuk munda ta jetoj largėsinė, shkėputjen nga Shqipėria. U ktheva, megjithėse kėtu nuk gjeta mė pothuajse asgjė, as shtėpi, asgjė…
Vajzat mbetėn atje, pėr njėfarė kohe. Pastaj u shpėrngulėn.

Nė cilin qytet jetuat nė Izrael?
Nė Izrael na ēuan nė njė qytet tė quajtur Harmiel, nė veri tė vendit, nė kufi me Libanin. Ishte njė qytet shumė i bukur, gati pėrrallor, i ndėrtuar nė shpatin e njė mali, i gjithi mbi shkėmbinj. Nė atė qytet kishte gjithkund lulishte dhe pemė nga mė tė ndryshmet, gjithė vitin tė gjelbėruara.
Ndėrkohė, Roberti qėndroi nė Tiranė...
Po, ai qėndroi kėtu. Flisja me tė vetėm nė telefon. Kur i thosha se jam mėrzitur dhe nuk mund tė qėndroj mė tepėr, ma kthente: "Tė kisha thėnė mos e merr atė rrugė".
Roberti vetė nuk e shkeli Izraelin…
Jo, asnjėherė…

Kishte dėshirė tė shkonte?
Tė them tė drejtėn, nuk ma ka pėrmendur asnjėherė. Po tė kishte dėshirė, do ta gjente mundėsinė. Mund tė vinte me ne, ose mund tė vinte edhe mė vonė. Madje, nė kohėn kur u sėmur, motra i thoshte: "Pse nuk vjen ta bėsh vizitėn nė Izrael, sepse do tė kesh lehtėsira". Por ai nuk pranoi, tha se do tė shkonte nė Gjermani. Atje kishte njė shok tė ngushtė, i cili e ndihmoi. Operacionin e parė e bėri nė Gjermani, nė njė spital hebre.

Tani nė Shkodėr me kė jetoni?
Jetoj vetėm me gruan. Vajzat nuk janė kthyer nė Shqipėri.


Historia me pianisten Margarita Kristidhi

Kur e ngatėrronin me Robertin
Ndonjėherė ndodhte qė njerėzit i ngatėrronin. Ose e bėnin lidhjen menjėherė qė ata ishin vėllezėr. Kur ishte nė marinė nė Vlorė, Alfredi kujton njė detaj tė bukur lidhur me kėtė. Atė kohė, sa herė merrte leje, vinte gjithmonė nė Tiranė te Roberti. "Unė gjithmonė i ēoja telegram Robit, para se tė vija nga Vlora. Edhe njė herė qė erdha nė Tiranė, shkova nė dhomėn e tij, ku mė kishte lėnė shėnimin: 'Jam nė Durrės me turistė'. Sipas tij, ky komunikim kishte ekzistuar gjithmonė mes tyre. Ai rrėfen se pas asaj ardhjeje nė Tiranė, nė afishe jashtė kishte parė tė shėnohej afrimi i premierės sė operės "Berberi i Seviljes". "I shkrova njė letėr dhe i thashė se doja njė biletė pėr atė shfaqje. U nisa pėr nė Shkodėr dhe qė andej fola nė telefon me tė. Mė tha se biletėn e kishte lėnė nė dhomėn e tij, dhe mė theksoi datėn e shfaqjes. Mė kujtohet se isha nė radhėn e parė. Mund tė kishte rreth pesė-gjashtė veta nė atė radhė. Kisha veshur uniformėn e marinės, kapelėn e kisha vendosur nė karrigen bosh, nė krahun e majtė timin dhe po shihja shfaqjen. Por aty mė bėri shumė pėrshtypje njė pianiste qė ishte nė orkestėr. Ishte Margarita Kristidhi, tė cilėn atė kohė nuk e njihja. Po ashtu edhe Llukė Kaēaj nė rolin e Don Bazilios mė bėri pėrshtypje. Por mė tepėr nė atė shfaqje mbaj mend qė shihja pianisten". Kėshtu rrėfen Alfredi, ndėrsa thotė se krejt pa vetėdije po provonte njė lloj simpatie tė veēantė pėr pianisten. "Pas shfaqjes do tė takoja Robin, i cili mė priste te klubi i Lidhjes. Kur mbėrrita atje, ai ishte nė tavolinė me dy-tre tė tjerė. Mbaj mend qė mė tha, ndėrsa qeshte: "Unė ta kam prerė biletėn qė tė shohėsh operėn, jo pianisten". Shtanga. Thashė me vete se nga e kishte marrė vesh ai kaq shpejt. Por, menjėherė ai mė tregoi me gisht Margaritėn, e cila ishte me biēikletė. Ajo kishte ardhur para meje dhe me siguri e kishte bėrė lidhjen. Ajo e kishte kuptuar se isha vėllai i tij".


"Ditėt e fundit me Robin"

Ato janė ditė shumė tė trishta. Por ėshtė njėkohėsisht dhe koha kur ai ka qėndruar mė gjatė pranė Robertit. Muajin e fundit nė spital kanė ndarė bashkė shumė biseda. Ndėrsa njė amanet tė hershėm qė ati i tyre e la pėr Robertin, e kanė zėnė nė gojė shpeshherė, ato net tė gjata kur pėrkthyesi i njohur merrej pafundėsisht me librin "Eksodi". Ishte historia e hebrenjve, ishte historia e tė parėve tė tyre, njė histori qė iu pėrkiste atyre. "Mė kujtohet koha kur ai punoi me kėtė libėr. Muajin e fundit tė jetės sė tij unė kam qėndruar nė spital bashkė me tė. Atė natė qė pėrfundoi faqen e fundit tė "Eksodus", punoi deri vonė. Mė pati treguar e shoqja, Aristeja, qė nė ato momente kishte thėnė: 'Sot i dhashė fund amanetit qė mė pat lėnė babai'. Sepse babai i pati thėnė: 'Kėtė libėr duhet ta pėrkthesh patjetėr'. Aty ėshtė historia e hebrenjve, ėshtė libri qė ai vlerėsoi mė sė shumti nė jetėn e tij". Mė tej Alfredi kujton se ato kohė nė spital ky libėr ishte strumbullari i bisedave. "Muajin e fundit qė ishte i sėmurė, kemi folur shumė pėr kėtė libėr. Ditėt e para ishte mirė me shėndet dhe na qėllonte tė flisnim shumė gjatė". Kur kujton kėtė periudhė, emocionohet sė tepėrmi. Kujton edhe detaje tė vogla, copėza bisedash, ditėt kur i ati e lexonte nė shtėpi nė Shkodėr, nė kohėn kur ai ishte njė libėr krejtėsisht i ndaluar. Dhe me kėto biseda, tani kaq kohė pas lamtumirės sė Robertit, Alfredi pohon se kaluan kohėn mė tė gjatė bashkė. Dy vėllezėrit e rritur me rrugė krejtėsisht tė ndara, pėr herė tė parė rrinin njė muaj rresht me njėri-tjetrin.


UNĖ NUK MERREM ME PĖRKTHIME
I ka ndodhur tė pėrkthejė tekste tė shkurtra. Por ai e thotė me bindje: "Unė nuk merrem me pėrkthime". Vetėm njė kohė i ka ndodhur, ca vite mė parė. "Kur punoja privatisht si elektricist, kishte raste qė kisha kohė dhe merresha me ndonjė pėrkthim. Pasi u ktheva nga Izraeli, kam udhėtuar shumė herė jashtė shtetit dhe njė herė nė Gjermani gjeta dy libra voluminozė me barcaleta. Ato i pėrktheja kur kisha kohė. Me ato barcaleta kemi ndėrtuar disa emisione nė Radio Shkodra bashkė me Paulin Selimin. Por, pėrveē kėtyre barcaletave, nuk jam marrė herė tjetėr me pėrkthim. Madje, mė ėshtė dukur absurde tė rivalizoj vėllain tim".


KUR LEXOJA "EKSODIN" NĖ GREQI

"Eksodus" ishte titulli i librit nė gjermanisht, tė cilin nisa ta lexoj njė verė, diku para tetė vjetėve, kur isha me pushime nė Greqi te njė shoku im". Alfredi kujton se njė ditė nė plazh, ndėrsa lexonte, dikush kishte ndaluar para tij dhe i fliste gjermanisht. "Unė ngrihem dhe i flas po gjermanisht", thotė ai, ndėrsa kujton se tė varur nė qafė ato ditė nė Greqi mbante yllin e Davidit, tė cilin edhe sot e mban me fanatizėm. "Ai qė mė foli ishte gjerman, punonte pėr revistėn 'Spiegel'. Mė tha se kėtė libėr e kishte lexuar tre herė dhe ishte i magjepsur pas tij. Kishte shumė dėshirė tė fliste me mua pėr atė libėr. Kjo mbase ngaqė bėri lidhjen me origjinėn time", kujton Alfredi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:13

Vargje lamtumire pėr njė shok rinie
Pėr A.K

Ne vetėm ėndrra kishim asgjė tjetėr!
Ende tė shkurtra i mbanim pantallonat,
Dhe na pėlqente si kushtrim i vjetėr:
Si shqipet lart e jo rrėshqanė si bollat!

Na i copėtuan ėndrrat, na i vranė.
S'e hidhnim kėmbėn dot mes gjarpėrinjsh.
Dhe vanė ditėt, vitet.... e na lanė:
Tejman mortor e flakėrimė qirinjsh.


Tani sikur edhe botėn tė na falin,
S'na duhet mė ia kthejmė prapė Mizorisė!
Asgjė, asgjė s'na e shuan dot mė mallin
Pėr tė pamajmet ėndrra tė rinisė.

Ne vetėm ato kishim asgjė tjetėr
Ende tė shkurtra i mbanim pantallonat,
Hovet dhe shpresa dhe besėn e vjetėr
Drejt qiellit i lėshonim si balonat...

***
Tani po ikėn...Mė ti s'do kthehesh!
(as ty s't’i kthyen vitet e qelive!)
me vlegėn e atdheut mė s'do dehesh
sakaq s'tė la ty trill i "perėndive"!

Maj '91
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    17/9/2010, 14:14

Falmė
Nga Robert Shvarc
(e pabotuar - shkruar ne vitin 1957)


Oh, falmė, falmė mikja ime
Nė ta lėndova pėrsėri
At’ plagė qė s’don mė ngushėllime,
qė don tė mbetet si jetime
krenare pa njeri!

Oh, falmė, falmė pse kėrkoj
Prej teje unė dashurinė
E dhėmshurisht pse tė qortoj
Nė ēastet-vrer, kur shpesh harroj
Se ty ta vranė rininė …

Esht’malli im gjithė pikėllim
Qė djeg e bren aq pushtetplot
E kur s’e gjen ate flijim
Qė e njeh aq fort nė shpirtin tim
I mbeten veēse lot!

Esht’ zemra ime q’u mėsua
Ēdo rrahje t’sajėn ta durojė,
qė kurrė s’i tha njeri “Tė dua!”
qė u ndez pėrherė dhe u shua…
pse di tė dashurojė.

E pra, mė fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unė ty mė mirė:
ēdo ēas dhe unė po ndiej mėrzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam mė dėshirė!

Oh falmė, falmė mikja ime,
s’do t’i lėndojmė ne kurrsesi
k’to plagė qė s’duan ngushėllime,
qė duan t’mbeten veē jetime
ashtu si une, ashtu si ti …


1957

---------------------------------------

***

Pa shkak tė kapė ka 'i herė, o mik, trishtimi

e s'din ēka ke e s'din ku tė dhemb;

tė duket natė kur n’qiell zbardhon agimi

e lulja vetė tė duket veē nji gjemb,

kur t'kapė, o mik, trishtimi.



Pa shkak tė kapė ka'i herė, o mik gazmendi,

e s'din pse qesh, kur t'vjen ma mirė me qa,

tė duket reja posi tis argjendi

e lulja t'dehė kur asht zbe e tha:

kur t'kapė, o mik, gazmendi ...



1960



***
thjeshte me shume se e bukur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Robert Shvarc    Today at 05:20

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Robert Shvarc
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: