Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Riza Braholli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Riza Braholli   17/9/2010, 14:00

Kuadrat iluzor

Le sytė mbi pasqyrė
dhe ike; drita
vraponte pas teje
e ngushtohej e ngushtohej pareshtur
nė njė kuadrat iluzor
tė frymuar nga sytė;
tė vetmet mundėsi
nga mundem tė vėshtroj botėn.



E braktisura

Marroset era
mbi njė grusht eshtrash,
degėz e thatė
kėputur are.

Gishtngathėt,
ēepkat mjekėr bari
e shtretėr gurėsh
kėrkon kokrra are,
sikur copėza dielli
pėr djalin.

Pas kokrrės,
lėvorja mėnjanė
kapotė e grisur ushtari.
Korba unė…
… djali …!
Nėn zė
si kėngė, si vaj:
"Kush ta shtron dyshekun?
Kush ta hedh jorganin?"

Merr kokrrat,
shan erėn,
i mbledh nė gji peshtamalli.

Djali harruar ka udhėn,
ka kohė…


Shtator 2003



Kalvar

Del nė shkallė e pret me sy nė erė,
Hėnėtretur nėna nėpėr thekė
Dhe pėrgjon kalldrėmin si qeth era
Mjegullėn tek dridhet e bėn shtjellė.

Nė sirtar tė raftit fsheh njė mollė,
Nė sepet tė vjetėr ruan njė dardhė,
Pastaj sysh i zbret njė re e hollė
Atė re ta vesh fustan tė bardhė.

Gishtat I lėviz e kreh nė mjegull,
Sikur flokut kurmit t'i marrė erė,
"Eh!", pastaj ofshan e lotėshterur
I palos kalldrėmit sytė e mjerė.

Ēfar' tė nxi e ēfar' t'i katranos,
Semafori shpinėn po ma djeg,
Ky kalvar me dhimbje si s'mu sos;
Kokėn ku ta plas, ku ta pėrpjek?!

Mbledhur sa njė grusht pėrmbi kalldrėme
Thekėt helm tė zi do t'i pikojnė,
Qielli do tė ēahet dhe nga dhėmbjet
Gjėmė e gurė do t'i hedh mbi kokė.



Trėndafilat m'i vyshke nė duar

Vėshtrimngulur nė gotė
Shkėrmoq trėndafila.
Tavolina mbushet petale mėrzie.

Cigarja s'ka kohė tė vetpihet,
Buzėt fjollojnė zogj inatēorė.

T'i nis tė butėt, sytė e mi, pėllumbat;
Me kthetra skifterėsh m'i shpuplon tė gjorėt.

Tė paqtė e mi mes rrebeshit tė egėr
Flatrojnė e tė puthin nazisht,
Rreze e ngrohtė.

Ti mbėshtillesh e fshihesh
Mes tymnajės gri si mes njė bote tjetėr,
Ku s'mundem tė hyj e tė ndez
Njė qiri me pakėz shpersė.

Si tė hyj?!
Vėshtrimngulur nė gotė,
Trėndafilat nė duar m'i vyshk.


Maj 2003



Mbi kalldrėm

Muzg,
Vakėsirė e purpurt,
Pėshpėrimė.

Dehur
Me pėrndezje xhamash,
Me pulpė,
Me kofshė,
Nga puhiza e butė fėrfėllitur,
Nėn fustanet e ēupave qė shkojnė tė mbushin ujė
Frymėmarrin gurėt,

Gojėkyēurit,
Shohin kaq shumė.



Verė e vjetėr
Vangjes

Ti je… verė e vjetėr,
Netėt si gotat m'i mbush,
Mbi buzė m'i zbraz kėto netė,
Tė shtrydhurat netė si rrush.

Ti je… verė e vjetėr
Zjarr i burgosur nė but.
Marrosur teptis nėpėr shtretėr
Me afsh pėrvėlues e me ngut.

Ē'tė pi mė parė, tė pi sytė?,
Tė ndriturit e zinj gjithė lėng,
Apo tė harlisurit, gjinjtė
Tė shtrihem t'i pi i pamend?

Apo buzėn pas hijes ta bredh
Mbi kurmin e butė tė lakuar
Dhe instinktin e egėr ta ndjek
Ku ti digjesh hukampėrvėluar.

Ti je… verė e vjetėr,
Unė etja qė josh marrėzi.
Gjith' ditėt e jetės, as netėt,
S'mė dalin krejt tė tė pi.



Falmė, o At

Duar plot ndezur nė lule;
Tė shkretat ēelur si puthje.
Ikja, po nuk bėja tutje
Bari gjunjėve mė lutej,
Buzėqeshjet kishin ngutje,
Mė kėrkonin lule… lule…

Falmė, o at pėr kėtė herė,
Fushė e gjorė varre mbjellė,
I plagosur dielli vetė,
Krisej, thyhej mbi mermerė.

Ku kish rėnė sopatė e shkretė,
Mbi filiz e mbi purtekė,
Mbi sythin pa hapur fletė;
Nga njėzet, nga tridhjet vjet,
Zemėrēarė dheu vetė.

Mė s'durova, bėra tutje
Duarzbrazur pa njė lule.

Njė plis dheu tharė trokė
Po shkėrmoq zemrėn nė dorė.
Falmė, o at…
M'u mbaruan lule e lot.


Qershor 2003



Rrėshqitje

Sytė e ndezur nuk fotografojnė asgjė;
Tė dembelosura pikat e shiut mbi xhama
Rrėshqasin.
Mbi asfaltin e lagur makinat
Rrėshqasin.
Edhe njerėzit, se si…
Rrėshqasin.
Ēudi…!

Edhe furgoni i ndalur i gazetave,
Rrėshqiste.
(Ndoshta, - tha dikush aty pranė,
- Prej peshės sė gėnjeshtrave)
Por rrėshqiste.

Rrėshqisnin parqet, bliret, ministritė,
Krejt bulevardi rrėshqiste.
Buzėqeshjet,
Mė tė ndritshmet,
Mė tė rrėshqitshmet
Ikėn nga ėndrrat dhe buzėt.
Midis tyre shtėrngonin, veē hijen
E rrėshqitjes.
Sot rrėshqet…
Rrėshqet…

Dhe besimi juaj u ngul mbi rrėshqitjen.
Bashkė me dheun nėn kėmbė
Sillet, pėrsillet.



Kokėrr arre

Era klith,
arrė e lartė zė e zhvishet,
mjekra bari prej urtisė
thinjen, thinjen.
Prej oxhakut
davarit njė tym i bardhė
dhe prej porte
njė pėrparėse ėngjėllitet
flet me erėn,
flet me arėn.

Kokėrr arre nuk e di
Si rrokullisem, rrokapisem
Nė rrėzima,
Nėpėr gurė
Dhe ēuditem
Dhe humbas,
Ku gishta zemre mė kėrkojnė
Nė shtretėr gjethesh.
Thelbi i zemrės ndarė dysh.
Mė rrėmben me gishta dielli
Dhe mė hedh,
Mu nė pėrparėse,
Kokėrr arre.


Vjeshtė 2003



Trokitje vjeshte

Pėshpėrimė mė zgjon vjeshta e prralltė
Pėrpėlit gjeth i fundit mbi mollė..
Sjell era njė trokitje tė malltė;
Trak e truk njė takėz e hollė

Trakėrima mė vret mu nė gjoks
Sa i gjori shpirt nuk gjen vend,
T'ulėrij mė vjen tė them: "Mos!"
T'a mbledh kokėn nė duar, pa mend.

Fillikate mė priste, e zbardhur
Degėz molle mbėshtjellė me brymė,
Buzėdridhur, e frikur, e mardhur
Ngrohte doēkat e ngrira me frymė.

E mbėshtillja nė gji, mė tulatej
Dhe qetohej aty, e harruar.
Mė pastaj zogth pėllumbi gugatej,
Fėrfėllitur nė gaz tė malluar.

Por ma morėn e s'di si ma morėn.
Pėrmbi taka qė shponin mbi gurė,
Veshur ar, fustanbardhė e kurorė;
Perėndi, si s'ta pret mendja kurrė.

E kėrkoj, e kėrkoj e kurkund.
Trakėrima qeth netėt mbi gur,
Ulėrij; shurdhėria mė mund.
Kokėn plas e pėrplas mur mė mur.



Vetėm njė puthje

Vetėm njė puthje.
Fijet e barit preknin yjet.
Nata digjej
e ti ike, xixėllonjė
nė vallelojė.

Nė vrapin tėnd pėrmes jonxhishtes
sė pakositur kisha njė zog
qė befas zgjohet krahpėrpėlitur

e ikėn trembur me fėrgėllimė.



Mbyllej njė portė.

Kanati i rėndė burgoste yjet.



Korrik 2003





































Pendim



Mbrėmja zbret e butė, pėshpėrimė,

Xhamat derdhin purpur mbi sokak;

Mė kėput njė mall, njė drithėrimė,

Zemrėn zė ma gėrryen pak nga pak.



Hapet njė kanatė, dridhen perdet,

Zemra brof si zog i arratisur,

Zog qė befas kthehet e gjen ēerdhen,

Ēerdhen qė njė vjeshtė e ka braktisur.



Sytė pakėz ngre, mė bėjnė dritė,

Era djallėzisht me mua lot;

Lodhur nga mėkatet, nga marritė

S'kish si tė mė priste gjer mė sot.



Lotin qė mė lutej: "A do vish?"

Rrokullisur faqes i pafaj,

Ku ta gjej t'i falem sėrish

Mjegullėn prej syve t'ia shpėrndaj?



Sytė bėj t'i ngre, po s'i ngre dot,

Mė rėndojn' qepallat si mėkat;

Shkela pėrmbi dhimbje, pėrmbi lot,

Udha mė s'mė nxė as fillikat.



Jam hija jote


Do tė bėhem shi mbi tjegull,

Do ronitem, do thėrrmohem,

Pėrmbi gjethin lart mbi pjergull

Si lot syri do vesohem.



Do tė fryj, tė bėhem erė,

Do ta shtyj degėn e njomė,

Tė gėrvishtet pėrmbi derė

E mbi xham e tė tė zgjojė.



Do t'i zgjas gishtat e lagur,

Nėpėr xhamin e mesnatės;

Do tė hyj nė dhomė i mardhur,

Tė ta puth buzėn e vakėt.



Do ndehem, do vij si mjegull,

Nėpėr ėndėrr do mė shohėsh;

Do tė dridhesh dhe e mekur,

Do tė zgjohesh nėpėr lotė.



Do kėrkosh mė kot, patjetėr,

Do tė gjesh veē hėnėn copė,

Copa hėne do tė mbledhėsh

Nė ēarēafin si dėborė.



Dhe pastaj do tė kujtohesh;

Trak e truk kalldrėm i gurtė;

Do tė qash, do tė mjerohesh

Nėn jorganin pendėbutė.



Do t'i ikėsh pėrqafimit,

Do ta flakėsh larg jorganė,

Do lėngosh me lot harrimi

E do qash me mall Rizanė.



2001













Makth



Mbrėmjeve vonė kur era fryn

Njė qen lėpin strehėt e natės

Me qarje, dridhje kėnaqėsish

Si dehje shtrojash e krevatesh.



Gishta tė hollė e nazikė

Luajnė njė perde qė s'shihet kund,

Dridhen nervozė xhamat e brishtė,

Njė hije vjen, njė hije humb.



Njė kuje zgjatet, njė lėngim,

Kėrcet diku njė degė e thatė,

Ēalitur ėndrrash, nuk gjej shpėtim

Tulatur, strukur, as nėn ēarēafė.



Lotėt e verės


Mė fliste pėr tė

E nė sy kishte fluturimin e njė zogu

Nė pafundėsinė e qiellit.



Mė fliste pėr tė

E sytė pėrmes shirash tė ngrohtė

Qafonin diellin me krahė tė ylbertė.



Mė fliste pėr tė,

S'i kapėrdija mė lotėt

E verės sime tė nxehtė.



Frymė hėne


Pranė meje je dhe ndihesh larg,

Mė sheh me sy tė pikėllimtė,

Si krejt harruar mbi njė varg

Ballin shtrėngoj e s'gjej njė rimė.



Lėviz karrigen e diē pėrplas,

Ngre njė kapak, lėshon njė libėr,

Por un' si murg vazhdoj e s'flas

Ndonėse nė trup se ē'kam njė hithėr.



S'tė kam harruar e mira ime.

Kur hėna derdhet mbi krevat,

Kam ndjerė dhembjen e njė thinje

Tek floku yt, atje nė shtrat.



Tek ajo rrudhėz, sa njė degėz

Ndihem i zėnė e jam nė faj,

Ndaj hesht me dhembjen mė tė shenjtė

E turp s'mė vjen sikur tė qaj.



T'i puthi sytė gjum' i lehtė,

Si frymė hėne mbi krevat

Dhe ti s'e di se pėrmbi fletė

Pėr ty prush yjesh derdh mbi varg.



2002















































Fjongo mbi gėrshetė



I mban mend qershizat?

Flakėzėn nėn fletė?

Digjej krejt rrugica

Nga njė zjarr i fshehtė.



Kokėrrzat e kuqe

Fjongo mbi gėrshetė,

Digjeshin si lutje

Mbi buzėn e nxehtė.



Ti bėje me gisht,

Un' bėhesha ketėr,

Trupi im kėrthi

Qepej degė mė degė.



Trembur harabelat

Nėn syēkat e tua.

- Zbrit, - mė thoshe, - zbrit

Qershizat s'i dua.



Klithėn harabelat,

Klithe ti moj ti,

Me buzkat qė desha,

T'i puth e t'i pi.



Thinjur tani vij

Turma harabelėsh,

Zemrėn si qershi

Ē'po ma han' tė shkretėn.

































Kam frikė ta prek ėndrrėn



Kam frikė tė tė shoh nė sy,

kam frikė,

Drita e kaltėruar mbi mollza,

Pikon nga qerpikėt.

Kam frikė mos je ajo gotė

Qė buzės sė tharė afruar

Derdhet ende pa pirė.



Kam frikė ta prek ėndrrėn me duar,

Me tė mund tė shembem njė ditė.

Lumturia – kristal i thėrmuar

do ronitej

E thinjėt deri nė rrėnjė

Do mė dhembnin nga gazi shpotitės.



Kam frikė tė tė shoh nė sy,

kam frikė

Edhe kėshtu jam i robėruar,

E mund tė luash me thinjėt,

Nėse gjoksi yt i harbuar

Fsheh djallin me brirė

mes brinjėsh.















Shampanjė



Mbrėmje e qelqtė,

Gotė kristal parfumuar me hėnė

Brenda saj ti,

Lėngu dehės,

Shampanjė,

Me ėndrra tė kaltra

Pėr qiej rozė

E udhė tė qafuara me lule,

Ku do tė fluturoje me krahė pėllumbash

E lulet do tė fėrkoheshin

Si kotele tė bukura te gjunjėt.



Shampanja gufohej, gufohej

Derdhej shkumė, durimi im

Mbi gastaret e thėrrmuara ēante buzėt.















Mė dhanė liri



Mė dhanė liri,

Liri pėr tė shtrėnguar rripin

Deri nė vrimėn e fundit,

Deri nė lotin e fundit,

Deri nė ē'tendosjen e fundit.



Liri,

Me duart e mbushura me kohė tė zbrazėt,

Me zellin e njė tė papuni tė urtė

Qė hedh copat e grisura tė ditės nė rrugė.



Jam i lirė,

Tė vras miza nė rrugė,

Mizat qė mė zukatnin nė trutė.



Ca re pėr fat,

Floknaja tė bardha, tė pambukta,

shtėllunga-shtėllunga

Vozisnin qiellit,

Bėnin lojra e ojna para sysh,

Sa s'mė mbetej tjetėr,

Tė zgjasja duart e papuna

E tė tirrja fije mendimesh

Dhe tė endja stofra ėndrrash.



I paēmuar nderi pėrjetėsisht.



Me to torra, enda kaq gjatė,

Gjithė ditėn, gjithė ditėt,

Nga mėngjesi nė darkė.

I vesha e i mbėshtolla fėmijėt me dritė,

I pikova me qiell tė kaltėr,

U shtrova bukė lepururash nė sofrėn e varfėr

E i gostita me ėmbėlsira vitrinash

E akullore qė i kishin ėndėrruar aq gjatė.

Pastaj bėra pokemona, lodra gjithėfarė

Sa s'mė mbeti pėr qiell

Asnjė re e bardhė.

Qielli u bė gri, u nxi

Dhe unė s'po di kujt t'ia shpėrblej mė parė

Kėtė zavalle liri

Tė end njė qefin,

Apo njė litar pėr qafe?



I lirė jam tė zgjedh, gjithėsesi.













Nė vend tė pasthirrmave



Shtėpia mbledhur grusht;

E sėmurė qė dergjet

Nėn hurmat e verdha

Me gjethet – lajmėtare tė vdekjes,

Qė era i ēon gjithkund me dhembje.



Kavakė tė zhveshur,

shpirtlakuriq,

Mbėshtjellin re tė hirta pikėllimi

Mbi kokat e njerėzve.



Burrat – qelqe tė krisur

Pėrtypin nikotinė fjalėsh dhe retė

Rėnduar nga shira tė gatshėm

Avullojnė xhamat e syve.



Gratė renditnin dhembjen nė ligje,

Njerėzit nė heshtje tė plotė gėlltitnin

Pelinin e klithmave tė tyre.



I vdekuri pėrgjigjet me gjuhėn e heshtjes

Dhe pėr herė tė fundit,

Lėshonte pėr tokė gurin e Sizifit.



Njė fėmijė hipur nė hurmė,

U gėzohej kokrrave tė ėmbla

Dhe kokrra pafajėsie tė qeshurash hidhte.

Kristalet e hidhėrimit

U ronitėn mbi drurė.











































Mėngjes i ngrirė


Nata i mblodhi ēarēafėt e zinj.

Ra hiri i prushit

I ftohtė.



Shaje tė grisur mbi qafat e pemėve

Akoma vetmojnė.



Nėpėr degė e nė bar

Kullojnė lotėt e paqes.



















































































Pikėvėshtrim


Tė dy ulur nė njė tavolinė

Pijmė.



Un' pi njė uiski

Ti njė xhoni uoker.



Hesht

Dhe mė sheh tinės

Nga fundi i gotės.



Lulebora

E bardhė,

Pėrkėdhelėse,

E brishtė,

Balerinė marrėmendėse

Vallėzon me dehje

E me nur tė perėndishėm.



Ulet mbi flokė,

Urtėsohet mbi supe,

Mbi qerpik e ndjek drita

E fshihet

Dhe unė s'di ku ta kėrkoj mė,

I gjorė.



Tretur nėpėr sy,

Humbur nėpėr dej

Mė bėn tė tejdukshėm,

Mė mbush me ritėm drite.

Nėpėr trup depėrtuese

Mė flirtojnė liritė,

Hapėsirat e pafundme tė botės.



1980





















































Pas perėndimit


Kurrė s'e ngrohu dėshirėn,

As e ēoi ndonjėherė nėpėr mend,

Qė ato forma tė bukura nė gjoks

T'i linte tė notonin nė ujėrat e mėmėsisė,

Ndukur ngathtėsisht nga doēka tė vogla

Dhe buzka tė trėndafilta qė lėng dielli pijnė

Nė thithkat kadife.



Tė mbushur me zjarr e me dritė,

I kulloi nė gojė epshesh pa fund

Pa ndjerė, si avitej mbrėmja

Me diellin qė ikte i lodhur

Nga gjinjtė e zbrazur

Si dy kujtime tė varura,

Duke lėnė pėrmbi flokė

Kujtimin, apo mbetjen e tij tė hirtė.



Tani rafte me kukulla

Pret t'i bien pėrsipėr.



Kotėsi

Mos eja tė lutem, mos eja!

Jam shembur e jam njė rrėnojė,

I shtrydhur, i tymtė si reja,

Qė era e hedh ku tė dojė.



Ē'do gjesh mė tek unė, nė vatėr

Nuk ndrin e nuk ndizet mė zjarr

Ēatia e shembur dhe trarėt

Vithisur si pllazhdat nė varr.



E ndjej si gėrhet er' e vjetėr

Dhe dimrin nė eshtra e ndiej

Trishtim e funebėr nė veshė

Kambanė pa gjuhė qė hesht.



Po ē'erdhe? Me puthjen e ėmbėl?

Tė valat buzė ē'm'i ngjit?

Mė kot, s'mė shqitet njė nėmė,

S'ma shtie dot diellin nė shpirt.



Ē'e nget atė lotin e gjorė,

Qė shkon e tė falet nė gushė

Nė sy dhe i lagėt, i ftohtė

Mė mbin dhe me akull mė mbush.



Jo, ti s'mundesh kurrė qė hijet

Nga shpirti im t'i dėbosh.

Pas meje si loze hardhie

Mė kot mė mbėshtillesh, mė kot.



Jam shembur e jam njė rrėnojė,

Nė vatėr nuk ndizet mė zjarr,

Njė qeshje tė vyshkur nė gojė,

Si lule tė vdekur e mbaj.































E Bukura e Dheut


Tė ėmbėlėn e tė brishtėn, nėnėn time,

Ma veshėn me ēizme tė rėnda llastiku.

Mbi supet e hijshme, ku hėna pėrndritej,

M'i vunė thasė tė rėndė, tė shpifur.

Me rrathė ē'm'ia nxinė atė syrin e ndritur!



Ēaplehtės porsi era, nėnės sime,

I'u shua trokitja e takave mbi gurrė.

Nė ecjen e saj mė flutura s'kishte

Dhe ēizmet e rėnda tėrhiqte si burrė.

Po ē'helm i pikonte tė gjorės mbi buzė.



Sybukurės sė Dheut, nėnės sime,

Qerpikėt ia zbardhte pahu i situr,

Dhe pahu e zbardhte, po tymi e nxinte,

Pran' furrės sė nxehtė gdhihej drobitur.

Eh, fryma ē'i bridhte nė gjoks e cfilitur!



E urta, zėqeshura, nėna ime,

E bardhė, e butė, prej dielli e situr,

Mėngjeset i zgjon me zhurm' paterice

Kalldrėmet pėrshkon me gjunjėt e ligur.

E mpakur si mjegull, mbi gur e vesitur!



Pritje e humbur

Peroni me drita tė lagura

Pret nėn njė dritė tė vjetėr kapitėse

Trokun e trenit

Gjithnjė edhe mė tė lodhur,

Si ardhjet e tua.



Durimi im vazhdon tė qullet

Mbi shinat e lagura qė askund s'takohen

E ikin nėn shi.

































Ē'po ndodh



Nuk mundem mė qė tė dua,

Nuk mundem as tė urrej.

Ē'ka ndodhur, – mė thoni, - me mua

Si s'mundem tė qaj, tė dėfrej?



Nė gjoks kam veē zbrazėtirė.

Nė sy veē mjegull mė fshihet

Nė vrimė tė zezė pėrpirė

Ku dita as ngrys, as gdhihet.





Ē'mė mbetet midis baltės - mė thoni

Midis pluhurit – mė thoni – ē'mė mbetet?

Ulurij, por ju s'mė dėgjoni;

Tė qaj por nga burri ē'mė mbetet?!



























































Mė rrėmbeu pėrroi


T'i vodha mėrmėrimat pėrrua,

Kėrcimin nazetar

dhe dritėn

Gur mė gur thėrrmuar

Dhe gjurmėt e thėllėzės pėrmbi bar

Pendėlagurės me vesė,

natės shkuar.



Ta vodha zjarrin qė dhelprave u vodhe

Pasqyrėn me gjith' drerin vetmitar.



T'i vodha aguliēet,

manushaqet e gjora,

Mes dėborės sė butė qė tretet e qan

Dhe ahet dhe lisat dhe panjat beronja,

Lajthizat – vajza

tė ndrojturat e pyllit,

Qė lajnė sytė tek ti

e ti i marrė,

Rrėmbyer buēet,

Hakėrren zemėrak,

Gjėmon e shkumbon,

Rrokullis, vithis.

Hamshor vetmitar…



Edhe kėshtu po tė vjedh.



Tani rridh nė damarėt e mi,

Veē s'e di:

Tė vodha unė,

Apo mė vodhe ti?



























U ndjeva mirė


Mbi rrasėn e varrit

Grijonte shpirti i trishtė…



Njė tufė me karafila

Blatuar aty nga kushedi ē'dorė…

Me buzė tė vyshkura nga dhembja

Puthte mermerin e ftohtė.



U ndjeva mirė.



Qielli mbi akaciet e ngrira

U hap i lehtėsuar

Dhe hijet u tretėn nėpėr ngjyra.



U ndjeva mirė ati im,

U ndjeva mirė,

Si dikur fėmijė kur ti

Me buzėn e dridhtė mė fryje

Mbi plagėn me djegie tė hidhėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Riza Braholli   17/9/2010, 14:01

Faqe jete


Hapa tė ndrojtur trokasin

Mbi asfaltin e lodhur ,

Mbi yjet e lagur.



Mesnata e thyer pėrgjon

Nė gijotinėn e frikės,

Me kosoren e hėnės

Mbi qafėn e mardhur.



Nga Dajti,

Mbi kurorat e pemėve buis,

sė largu

Butėsira e njė drite tė vakur.



Fijet e zeza lėmshore tė makthit

I tėrhiqte njė dorė e padukshme.



Shamizezat e qytetit tim


Shamizezat,

Tė kėrrusura, tė mpakura,

Tė mbrėmjes, rrezevakura,

Nga fati harruar.

Pas vatrave kėrkojnė gaca

Nė hirin e pritjes,

Me shaje muzgjesh

Sofateve,

Oborreve tė shurdhėta,

Syzbrazura nga pėllumbat.

Tė pazhurmat

I plasin kujen qytetit tė shurdhėt.

Lėmshe, ē'pėshtillen

Kalldrėmeve vesėlagura

Dhe me fijet e holla tė shpirtit

Thurin e ēthurin fatin,

Me lotin e hidhur

Nė mbrėmjet qė u tretėn nėn yje.

Nė duar

Ca triko,

Ca ēorape tė paveshura

E ca pėrkėdhelje tė padhėna.

Shamizezat,

Tė kėrrusura,

T mpakura,

Nė sy njė kalldrėm

Me hėnė pritjeje.















































I lirė nga liria


E nėma gurin,

qė ma vrau gjurin.

E nėma rrugėn,

qė m'i lodhi gjunjėt.

E nėma ėndrrėn,

qė ma mori gjumin.

E nėma kaun,

lopėn,

kalin,

mushkėn.

E nėma erėn,

pyllin,

malin,

fushėn.

E nėma lumin,

pemėt

e livadhin.

E nėma zogun,

kėngėn e mėllenjės,

Folenė e porpollokut,

flatrimin e pėllumbit

Dhe cinxėrin e vogėl poshtė ferrės.



I nėma,

arratisur ika tutje

Mė ndiqte njė zė kuje prapa shpine,

Me torbė vetmitari ngava udhėve,

I vrarė nga liria ime.









































Petalet


I pamė tė ēelnin, drita

Qėndisej, ormisej mbi to.



I pamė,

U dehėm

I puthte juga e ngrohtė.

Parfumuam puthjet me to.



I pamė tė binin, era

Trazoi parqet me to.

Vajza tė menduara

Ikur nga adoleshenca.



I pamė tė iknin

Buzėqeshje virgjėreshash nė shtratin nusėror.

Prill-majin merrnin me vete

Dhe dritėn pas tyre dashuruar aq fort.



Ikėn.

Pa e ditur nė zemėr

M'u mbėshtoll, e vogėl

Fare e imėt,

Njė farėz e shndritshme me dritė.



























































Kam parė…


Sot…kam parė…

Buzėqeshjen qė joshte mėngjesin,

Tė fshinte kėpucė

E pastaj si letėr tė bardhė ta zhubrosnin

E ta hidhnin nė rrugė.



Sot…kam parė…

Buzėqeshje nė vend tė lehjes sė fisme.

Pas zmaltit skėrmitnin kafshime.



Sot…kam parė…

Ushujzat e buzėqeshjeve tė ngjiten

Mbi faqe tė parfumuara idilesh

Nė njė ritual gjithėpėrfshirės

Tė djegur pėr njė bythėlėpirje.



Sot, kam parė…


















































Nata e hurmave


Shtėpia jote nėn njė hurmė,

Hurma nėn njė hėnė,

Hėna nėn njė qiell.

Dhe unė, me gjoksin kėmbanė

Shkund nė dritare

Yje dhe tinguj.



Dritarja fle;

Gishtat e yjeve trokasin ėmbėlsisht.

Ti nanurisht, si fllad i ėmbėl,

Rend nėpėr ėndėrr,

Hurmat pikojnė butėsi,

larė me hėnė.



Rrezja e ndrojtur, rrėshqet e vakėt

Pėrmbi ēarēafėt mjegullorė,

Buzėn ta puth,

Kokrrat t'i prek,

Por ti nuk zgjohesh e s'zgjohesh dot.



Qindra kėmbana pėr ty kumbojnė,

Pėr pakėz flirt nata po digjet,

pėr pakėz flirt.





Tetor 2002





















Kur njoha burrin tėnd

Nėpėr natėn qė s'gdhin
Ē'ėshtė ky shtrat mbushur me gjemba?
Nuk fle dot. Sa s'ulėrij;
Nuk rrjedh gjak, por helm nė rremba.

Kush t'i vė buzėt mbi gjinj,
Ti pi syt' e larushuar
T'i kreh flokėt me gishtėrinj
Netėve me yjet zgjuar?

E tė sheh me sy tė gjethtė,
Kur ti fle duke rėnkuar?
A ta di ėndrrėn e fshehtė
Qė pėrēartesh veē pėr mua?

Nėpėr natėn qė s'gėdhin
Me raki e as me verė
Era ēahet, ulėrin
Mu nė gjoksin tim tė mjerė.


2002



Ditė e vrarė


Mbrėmja qep rrudhat nė fytyrėn time



Zvarris kėmbėt e ditės.



Tė zbrazėta

Pėllėmbėt i fsheh pas shpine.



Porta qan thekshėm

Muzg

S'mė nxėnė portat e dhimbjes.



Njė det mė mbyt,

Apo sytė e fėmijėve!?



Gjeth i patretur nėn borė


Lakuriq ndjellin drurėt, tė ftohtė

Tek humbin e treten nė mjegull,

Veson shpirti im fijehollė

Lastar i zhveshur mbi pjergull.



Ndiej ftohtė, mornica, dėborė,

Askush s'mė sheh dot nė zemėr?

Po ngrij nga flokėt tek thonjtė

Por bota hesht krejt e verbėr.



Fshij avullin qė xhami ka zėnė,

Fshij ditėt qė ikin dhe vitet.

I ri jam, por deri nė rrėnjė

Dhe floku dhe shpirti po thinjet.



Trishtim ndjellin drurėt, tė ftohtė,

Jam gjeth i patretur nė borė.



Etyd

Ėndrrat zgjohen me lulet,

Ankthet ikin me mjegullėn,

Dimri griset nė arrna dhe retė

Ngatėrrojnė itineraret e vjetėr.



Pranvera qep rrobat e reja dhe bora

Qan ikjen e dimrit nėn strehė.



Ndarje

Ca pika shkėrmoqur ranė,

Njė hije u drodh,

Gri mbi gjoks

Si shpend i vrarė.

Pastaj treni

Rėnduar si mort

Vraponte nėpėr mjegull

E mbėrthente gozhdė.





Brejtje



Njė krimb

Po bren…



Natėn?



Jo,

Trurin tim.



Shkurt 2001
Ti ishe si vera e vjetėr


Ti ishe si vera e vjetėr,
Qė mall ke dhe etje ta pish,

S'do mundja tė pija mė tjetėr

Veē gjinjėve tė tua sėrish.



Tė ishe pėrsėri ajo verė,

Qė pija nėn yj ēmendurisht,

Ēarēafė sonte dhe shtretėr

Do hanim me dhėmb' sigurisht.



Por s'ngjallet mė koh' e vjetėr,

Tė bėhemi s'mundim njėzet;

Lėndinat dhe mezhdat nė shtretėr

T'i kthejmė mė s'mundim, vėrtet.



Tani s'tė ēelin mė gjinjtė

Nga prekjet e mia, nga puthjet.

Tė squllur tė varen, tė mpitė,

Mbi buzė s'tė bredh asnjė ngutje.



Nuk dua ta kthej, tė pi verė

Nga gota jote, ē'mė grish.

Mė lerė, tė lutem, mė lerė

N'atė shije tė vėrtetė hardhish.





Larg bythės sime


Shiu rrodhi e s' bie pėr mua

Era e tėrbuar gjithashtu.

Qullur edhe lagur gjer nė thua

Balta si mastici gjer nė gju.



Edhe zjarri s'pėrvėlon pėr mua,

Flaka livadhiset dru mė dru,

Kau pėrcėllohet nė katua,

Bloza edhe hiri gjer nė gju.



Pėr kė vjen ky lumė i turbulluar?

Plisa dhe lisa pėrmbi tė…

Botėn njė kėmbanė tund ndėr duar

Hesht un' i tulatur e s'bėj zė.



Dalėngadalė uji dhe zjarri

M'i pėrmbytėn rrugėt gjer tek porta,

Plumbat ēojnė ftesa pėr tek varri,

S'duan buk' e ujė, duan koka.



Djalli po na hyn dhe nėpėr shtretėr,

Qiejtė po pėrmbysen pėrmbi ne.

Ruajm' bythėt tona, porse nesėr

Fati na gremis, na fut nė dhe.



Viti 1997







Meditim para partizanit tė panjohur


Pėr ku vrapon kėshtu, o njeri i mirė

Me gjurin e pėrthyer

E grushtin lart?

S'e sheh, kjo ditė e gėrryer s'ka dėshirė

Tė vijė pas teje,

Edhe pse nė kėmbė tė zvarritet

E tė vjen qark.



Pėr ku vrapon kėshtu praghumbur?

Asfalti avullon vetminė pėrvėluese

Dhe hija jote

Djeg pėrmbi asfalt.



Kėpucėt e papuna bluajnė ecejake

Mbi trupin e pafaj tė fatit qė rėnkon.

I shkalafitur brinjėsh fije-fije

E u ngjesh frymėmarrjen pėr tė bėrtitur

Me fyejtė eshtėrorė tė dhembjes.



Nė ēantat e tyre dielli flak

Ca rreze pritjeje mbi ēekanė e sqeparė

Qė tė skalitin brohoritjen

Dhe ndonjė plumbēe pėr tė drejtpeshuar

Vrapimin tėnd tė pavend

Mbi piedestalin qė u ngjesh

E u shpeshon frymėmarrjen.



Pėr ku vrapon kėshtu praghumbur?

Nga ē'muzgje erdhe?

Nė ē'muzgje do tė arrish?

Turma e lodhur mbi bronxin tėnd

Mjerisht stėrkala qeshjesh hedh

Me gaz shpotitės.









Kur iku motra



I gurėzuar,

Mbėshtjellė me tym

U ul ndanė dritares ku motra

Qėndiste drerėt

E shtegėtimin e ėndrrave tė saj.



Tejnxehur

Copėshkėmbi digjej

Dhe rrezja e gjilpėrtė e pasdites

Nė shtjellėn e tymit qėndiste

Kthetra skifterėsh

E shpuplime pėllumbash.



Mes gishtash cigareje pa filtėr

Digjej nė pavėmendjen mė dėshpėruese

Vėshtrimhumbur pas fjollės qė zgjatej

Nė pambarimin e rrugės,

Ku velloja e bardhė e motrės

hipur mbi kalė ėndrre

Merrte diellin me vete.



Deri nė palcė ndjente

Tkurrje drurėsh

Dhe shtrėngime muresh tė gurtė,

Nėn dimėrim thinjash.



Nė ėndėrr


Kockat ndjej tė krisė port' e vjetėr

Ēezma, Bana ime kėngė rrjedh,

E bekuara nėna ime vetėm

Udhėve me bastun si hėnėz bredh.



Melodi e drunjtė zbret mbi gurė,

Mjegullėz e bardhė mbi kalldrėm,

Gurėt-gjinj tė lagur feksin butė,

Njė trishtim i ėmbėl qė tė dhemb.



Pastaj pėrmbi plloēa fshes' e barit

Fėshfėrima ledhash nėpėr mend

Si e ngrohta jug' qė zgjon beharin

Si e ngrohta buz' qė mallin end.



Shtyj jorganin edhe dal nga ėndrra,

Pėrmbi Dajt njė ftua hėne zverdh.

Njė merak mė ngjizet e them: – Nėna!

Ndoshta ėsht' sėmurė…ndoshta vjen…



Trokitje


Pas dritares vetmia

Mė mbėshtillte pėr trup

ēarēafė tė verdhė,

ngashėrim tė njė zemre tė lodhur

nė harresė.



Mjaftoi puhizė e lehtė

Dhe trokitja e degės sė njomė

mbi parvazin e vjetėr.

Pas xhamit m'u bė se dikush

Po mbjell jargavanė

Sikur ti dikur nėpėr lehė.





Harromė


Harromė! – Mė the

dhe vesa

Digjej mbi petal e pėrflakur.

Harromė! – Mė the

dhe lumi

M'u bė se rridhte prej gjaku.

Harromė! – Mė the

dhe dielli

Pėrvidhej Moravės i plakur.

Harromė!

Harromė!

S'pushon era pėr natė

Me fyellin e saj tė pėrmallur.









Kur s'ndjejmė


Nuk mė mban sonte nė krahė,

As tė mbaj dhe s' kam qeder,

S'jam i dehur, as i marrė;

Qė tė qaj, tė bėhem vrer.



Do t'i them, jo kot dy fjalė:

- Kur s'tė ngroh njė pėrqafim,

Kur s'tė zgjon as puthje e valė

Dashuria s'ka kuptim.





Frymėmarrje fluture


U fikėn dhe dritat e fundit dhe era

Mbi telat ku nėna nder teshat

Pret buzėt me njė klithmė tė vajtė.



A qeshin…?

A qajnė…?



Mbi faqen e lėmuar tė natės

Rrėshqasin ca zėra tė largėt.



Njė klithmė

E thiktė

Ngjeth shtretėrit,

Buzėt e etura pėr puthje

Dhe qielli bėn ritin e vet tė lagėt…

Nė strehėt qė ritmojnė

Frymėmarrjen e makthshme tė natės.



Kėmisha e zezė fillon e lė copat e grisura

Nė degėt e fundosura nė kopsht.



Nė mėngjes herėt, gjithēka

Ėshtė ndryshe.



E veshur me velin e lehtė tė brymės,

Heshtja tė fal njė lektisje tė ėmbėl

Si frymėmarrja e fluturės,

Si qetėsia pas lindjes nė shtrat tė lehonės.

Kur bebja rehatuar mbi gjoksin e nėnės

Fle gjumin e parė

Mė tė ėmbėl tė botės.



2002





Flakėrimė


Ti ecje midis rrugės

Dhe mbaje nė duar

Njė enė tė mbushur me dritė;

Spėrkasje me tė trėndafilat

Qė ēelnin pas gjurmėve tė tua.



U pėrkula mbi lulet

Isha qiell i virgjėr.
* * *



Ti vera,

Un' gota nė duar.

Ti buza,

Un' etja qė pi.

Ti urė,

Un' urė, tė qafuar

Njė vatėr na djeg,

Na bėn hi.





Pasqyra



Ka dalė ajo prej meje,

A kam dalė unė prej saj?

Gjithėsesi,

Sa herė pėrballemi,

Ajo mė ējerr

Me majėn e njė kame tė mprehtė.





I harruar


Mė kanė harruar,

As era nuk mė njeh,

Veriu me brisk tė hollė mė pret nė faqe.

Njė tis bore ballin ma ther.

Pragjet tė ngrira,

pa mirseardhje.



Mė kanė harruar strehėt e ēatisė,

Kėnga e pikave mė ka harruar,

Melodia e trishtė sot hesht,

e cingėruar.

Oxhaqet tė rėndė, tė largėt,

Tymojnė hieroglife pa fund,

Tė nxirė,

Si ca Don Kishotė tė marrė,

nėn qiellin plumb.





Mbėshtillem nė vetminė e kapotės

Nėn qiellin mbytur me pezm

E ftohtė fjolla e dėborės,

unė digjem jerm.



Diku brenda portės njė kollė e thatė

Borėn e harresės e shkund,

Kanatat e portės pėrplasen tė marrė.

Malli mė humb.

1998



Pikėllim

Ballin mbėshtes mbi xhamin e ftohtė.

Ajėr i pikėlluar,

I verdhė.

Ngrin loti mbi bebėzat e mollės,

I fundit gjeth ra dhe bryma

Qėndiset mbi gjethe si vel.



Nė kopsht,

Njė trumcak i vogėl,

I dridhte si zemėr

I vogėl,

I vogėl,

Mė vėshtron,

Mė vėshtron syprerė,

Mbi supet lakuriq tė pemės.



Dridhem;

Dridhem

E filloj tė mėrdhi.



1999









Akullim



Nėn hėnėn vjetėruar si relike

Nga koha kur kėmbenim karafilė,

Po vdes i fundit zog pa asnjė klithje

Nė dejet ku qimton veē bor' e ngrirė.



Nga buzėt njė nga njė gjethet e puthjes,

U zverdhėn e po treten nėn dėborė;

Sot hėna nėpėr qiell bredh pa ngutje

Dhe qielli si mėrzia hesht i ftohtė.



Dhe fjalėt u shkėrmoqėn, mėrmėrimat

Ngatėrrohen, bėhen gurėza nėpėr dhėmbė,

Pa dhimbje, tė pa zhurma psherėtimat

Tė hidhura heshtojnė si nėmė.



Mbi shtrat ka hedhur cip' brymė e heshtjes

Dhe ndehet mbi ēarēaf si pa kuptuar,

Si ngricat qė pėrcjellin njė fundvjeshte

Tė mardhur, nėn njė diell tė sajuar.





I themi shpejt e shpejt sa pėr tė thėnė

Ca tinguj lamtumire gjithė gėrvishtje,

Sikur kjo ngricė gjuhėn na ka ngrėnė

Nėn hėnėn vjetėruar si relike.



2002





Mallkim virgjėrie



Mbrėmja pas tylit tė hollė

Nuk mbushet me frymė e zverdh.

Mbi degė harruara dy mollė

Nėn bluzė valosur dy shegė.



Pasqyrės vdes muzgu nė dhomė.

Njė thinj' e ther brinj' mė brinjė,

Njė rrudhėz e ējerr, i ngul thonjtė

Pėrvėluar mallkon virgjėrinė.



Njė vello e bardhė, mjegullhollė,

I tretet mbi sup me trishtim,

Rėnkon dhe syve njė dorė,

I shfaqet, i shket pėrmbi gjinj.



I dridhet pushi, rrėnqethet

Dhe dora i rrėshket ethenxehtė,

Dy buzėt e vogla si ledhe

Njomiten si myshku i blertė.



Shkalluar kanatat nė gjoks

Ēarēafėt, jastėkėt nė raft,

Kuvertat jetime vetmojnė,

Qėndismat gjembojnė mbi shtrat.



Njė hije tretet nė dhomė,

Me pritjen qė zemrėn ia qeth,

Perėndimi shuhet mbi mollė

Nėn bluzė ēahen dy shegė.




Dhimbje

Ti ike duke shkelur

Mbi barin e brishtė,

Mbi barin qė shtat sa kishte hedhur

Nė zemrėn e trishtė.



Vesėn e shprishe,

Rrėshqite si muzg,

Mbrėmjen qė digjej nė yje

E mblodhe nė guackė si molusk.





Ra njė fole



Ra njė fole,

njė ēerdhe e ngrohtė,

Nga gishtat e pemės sė tharė.



Ra njė fole,

zogjtė e ngratė

Klithnin,

klithnin.



Kujt i klithnin?

Erės,

Apo degės sė thatė?



Absurd



Ne ecim.

Shpirtrat rėnduar nga mitet

Dhe ca mirazhe na trazonin djallėzisht.



Dhunshėm,

Me dhėmbė kėpucėsh

Kafshonim udhėt,

baltrat, gurėt.

Yjet thėrrmoheshin nėn kėmbė,

Hėna pėrbaltej nė pellgje.



Kafshonim hijet tona,

veten.



Nata e pėrēudnuar

Luante absurd.





Bajonetat ēirrnin qiejtė.

Qiejt ndiznin yjet qetėsisht.

Ne i gėzoheshim pa ditur pse yllit

Qė kėputej tutje horizontit

Dhe marshonin drejt askundit,

ēmendurisht.



Ne ecnim,

Ndjenim erėn qė grindej ndėr shelgje,

Shiun e trishtimit vazhdimisht

Hėna pikėllonte mbi pellgje.



1990





Kėnaqėsia e parė



Ėshtė dhembja e dritės,

Thyerja e guackės sė verės

nė daljen e parė,

Rit mėngjesi i diellit qė sheh

smeraldet e vesės

Dhe dehje e barit kapėrthyer

nga mijėra ylberė.



Edhe dielli

edhe bari

edhe vesa

Ta bėjnė me dorė

Si kokėrra e mollės Adamit.







Pėrtej syrit



I'u fala njė druri,

Qė mė hodhi ca gjethe;

Ca gjethe zhurmė

Nė pyllin e heshtjes.



Pas drurėve dielli

Filloi tė lidhej

Me fasha drite.



Dritė shiu


Buzėqeshjet e shndritshme tė shiut,

Nėpėr perde qelqesh varen nga strehėt.



Zgjas grushtin,

Me gishtat e njomė,

Tė mbledh vallėzimin e shiut.

Balerinat e vogla qė kėrcejnė mbi plloca..



Kujtimet zgjohen nga strehėt

E mbėshtillen me pėrgjėrimin e nėnės:

"Mos ftohesh!"…

Mė tepėr se njė ėndėrr,

Mė qafon njė shall i butė, i ngrohtė

Dhe thinjat shpėrfaqin argjendin

E diellit qė fshihet

Nga njė perde me lotė.



Unė, mė s'di sa vjeē jam tani

Dhe s'di mė strehėt ē'pikojnė;

Lotė,

Apo shi?

















Lamtumirė


Oborri

Porta gjysėm e hapur

Dhe nė tė

Fluturim gjethesh

Me figurina ere

E kėmbė lejlekėsh qė ndjellin ikje.



Qershia vetmonte mbi plloēat e krisura

Tė frymėmarrjes sime

Me fėrgėllimėn

E krahėve tė pėllumbit nėn kthetra skifterėsh.



Gurėt e kalldrėmit

Me njė zbutje tė vajtė

Ndrinin, sy tė lagur vetmie.



Harabelat e trishtimit

Pėr tė fundit herė zhurmuan

Muret e kėtij mėngjesi tė murrmė

Nė faqet e tė cilit shkruhej

Me germa mėrzie:

LAMTUMIRĖ!



2001









Je mjegull


Shpesh mė fanepsesh

E qasesh…mjegull,

Sillesh nėpėr kopsht,

Ta ndjej frymėn,

Pastaj loton qershisė

E thinj njė pjergull

E fijeve tė barit zbret brymė.



Pas teje dal oborrit nėpėr rrugė,

Ku heshtja puth kalldrėmet gurrėlarė.

Ke qenė thua?

Apo s'ke qenė kurrė?

Apo tė treti malli im i valė?



E ndjej si vjen e ikėn

Si mė tretesh,

Nė gishta mė rrėshqet

E nėpėr buzė,

Po mjegull shpirtit tim ti do t'i mbetesh

Dhe mjegull shpirtit tėnd do t'i jem unė.



2001





Nė fushėn qė digjet


Kėtu nuk ka mė shushurima plepash,

Njė zog tė cicėrijė s'duket kund,

Tymojnė torfat mbrėmje tė djegura,

Vetmi tė shkretėtirta erė shkrumb.



Mė vjen nėpėr tym e qeshura jote,

Me diellin qė zogjve u lahej mbi krahė,

Veē sot po digjem, jam plisi i njė torfe

Dhe zjarri mė djeg, si zogun tė gjallė.



Tė tjera mbrėmje kemi drithėruar,

Kur buzėt me puthjet e nxehta t'i ndizja,

Kur torfa pėrzihej me gjethet rėnkuar

Dhe flokėt na ngecnin ngatėrruar nė gishta.



Me torfėn po digjem, po shembem dhe unė.

Tė tymtat ēembere mbi gjoks po mė ngrihen.

M'i ruaj nė sy pak zogj e pak drurė,

Njė kėnd me blerim, tė prehem mos digjem..



2002



Natė e ēmendur



Pastaj…

Pastaj hėna u ēmend

Braktisi qiellin

E kėrcente nudo.



Nata ē'virgjėrohej nė flakė tė serta, tė misterta

Nga buzė tė ēmendura

Qė shkarkonin puthje.



Tė ēmendur si hėna

Harruam diellin qė po lindte.



Peng


Njė hithėr

Nė gjoks

Mė djeg

Ka kaq vjet.



Kam frikė,

Me hithėr nė gjoks do tė vdes.



Drenovares

Ish piku i manave, verė

Pikonin manat si kurrė,

Horror i paparė ndonjėherė,

Gjakosur gurė dhe drurė.



Nėn mana ecja hutuar,

Me kėmishė tė bardhė pėr dreq

Njė vajzė me kovė nė duar

Mė shihte nė sy pa tė keq.



Mė shihte e qeshte me mua

Ma bėnte me gisht nga kėmisha

E manat qė kishte ndėr duar

M'i zgjaste ndėr buzė me gishta.



Dhe gishtat dielli mes fletėsh

I zgjaste si ledha mbi gjinj

Pse gjoksi mė digjej tė nxehtash

Nga sytė apo manat e zinj?



Dhe lėngu qė rrodhi gishtrinjve

Pėrskuqi dhe diellin mbi gjinj,

U dogja, ato manat e gjinjve

T'ia shtrydh, me et t'ia thėthij.



Se ē'ndodhi asnjėher' s'u tregua

Atje mu nėn manat e vjetėr.

Veē gungat lastarė biskuan

Dhe trungjet gunguan mė tepėr.



Ka ikur, kaq koh' ka kaluar,

Kėmisha, e bardha, e holla,

Si zjarr sot mė ndizet nė duar,

Ē'mė dogji me manat Drenova!



Natė me hėnė


Hėna shket Moravės sė dremitur

Derdh qumėsht mbi gur' e mbi plloēa

Gjumi im, ky zog i cfilitur

Pėrpėlitet i pazė nėpėr shtroje.



Teptis njė dritė brenda meje

E mė ndrit e mė lan krejt nė ar

E mė shtije pėrvėlime ndėr deje

Sa dhe udhėt i marrosur i marr.



Tė kėrkoj sa tek ēezma, tek kisha;

Gur mė gur anės lumit s'lė vend.

Lumi derdh nėn man mėrmėrima

Sikur zėrin tėnd nėpėrmėnd.



Edhe era qė shket nėpėr drurė,

Pėshpėrit drithėrisht veē njė emėr

Mė puth lehtė me buzėn e butė,

Mė ngre shpresa fole mu nė zemėr.





Por mbas xhamash, atje nė dritare,

As pėllumb, as guguēe s'guit,

Sot kjo hėnė e ftohtė vetmitare

Vetėm skuta vetmie mė ndrit.



Mbi kalldrėma brodha e brodha

Nėn hėnė pa ty i pafrymė,

Mėngjesin e prita mbi plloēa

Mbėshtjellė si guri me brymė.



Nėntor 2002













Pendesė


Gjumi mė trazohet

E sytė bredhin nė terr me duart

Qė kėrkojnė siluetėn e lules

Tė pakėputur nė degė

dhe vyshkur

Nga mospėrfillja ime e verbėr.



Ajri trazohet me aromėn e saj

Dhe mushkėritė s'ngopen sė thithuri:

Pendesė!





Buzėqeshja jote



Kujtimet pėrmbysur,

Si njė gėrmadhė e vjetėr,

Ku era e harresės lė

Fishkėllimėn e vet sunduese.



E vetme, buzėqeshja jote mbetur

Nė njė cep muri tė parrėzuar ende,

Gdhendur e latuar bukur

Me guret e zinj tė Mborjes.



Aty munda tė gjej

Atė pak diell me ngjyra tė ndezura

Qė u merrte borxh trėndafilave

Nė oborrin e shtėpisė sime.





Dita kur u martove


Mbi mua binte drita e rrėnuar,

Nėn hije errėsire rrija strukur

Dhe zemra pėrpėlitej e kafshuar,

I zgavėrt kisha mbetur e zėhumbur.



Fustani bėnte dallgė e valėvitej,

U rrudha e u rrudha nėn lėkurė

Dhe drita mė vėrbonte, kisha dhembje,

E dhembja rrokullisej pėrmbi gurė.



Askush nuk m'i pa lotėt pėrmbi faqe,

Askush dhe nuk mė pa duke rėnkuar.

Porse njė zog nė sy puplat i lagte

Dhe ikte nėn njė qiell tė dėshpėruar..



Oborri sa s'po ēaheshe nga gazi,

Po hėna tė rėnkohej mbi kurorė

Dhe yjet tė ronitur nga marazi

Tė shuheshin, shkėrmoqeshin nė dorė.





Akoma s'kishte pushuar klarineta

Morava hidhte hijen mbi oborrė,

Degdisur ika udhėve tė shkreta,

Ku s'ndihej mė, as dasėm, as dasmorė.



2001





Portat e mėkatit



Portat e mėkatit

Gėrvijnė,

Qajnė,

Rėnkojnė.

Moooss…!

Mos e hap kėtė portė!



Avuj dėshirash

Mbi xham mjegullojnė.



Ne vazhdojmė me fund,

Tė pijmė

Gotat e krisura

Tė heshtjes sė ngrirė.


2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Riza Braholli
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: