Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Rita Petro (Filipi)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Rita Petro (Filipi)   17/9/2010, 13:59

......E Diela Letrare.......

Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

Poezi nga Rita Petro


Pėr atė burrė qė di tė vdesė
Pėr njė grua
Pėr atė burrė qė di tė rrojė
Pėr njė grua


-----------------------------------------------------------

Rita Petro (Filipi) ka lindur nė Tiranė mė 13 mars 1962.
Nė vitin 1980-1984 ka kryer studimet nė Universitetin e Tiranės, Dega Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi.
Mė 1993 ėshtė specializuar nė Universitetin e Athinės pėr Filozofi dhe Kulturė Greke. Qė prej vitit 1985 deri nė vitin 2000 ka punuar redaktore nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe ėshtė aktivizuar nė shumė grupe pune pėr programet, standartet, trajnimet qė lidhen me lėndėn e gjuhės dhe tė letėrsisė nė shkollė.

Rita Petro ėshtė bashkėautore nė gjashtė tekste shkollore, redaktore e disa prej teksteve kryesore tė letėrsisė qė pėrdoren aktualisht nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni si dhe themeluese e revistės mujore pėr fėmijėt "Alba" qė shpėrndahet nė tė gjitha kėto treva.

Si poete Rita Petro ka botuar dy vėllime me poezi, tė cilat janė vlerėsuar nga kritika letrare:
Vargje tė pėrfolura (1993)
Shija e instiktit (1998)

Nė vitin 1999 ka fituar ēmimin "Onufri" nė Ditėt Poetike tė Verės, Elbasan. Qė prej dy vjetėsh (sė bashku me z. Latif Ajrullain) drejton Shtėpinė Botuese "Albas" me qendėr nė Tiranė dhe Tetovė e cila si politikė botimi ka librat shkollorė.



A tė kam thėnė ndonjėherė


A tė kam thėnė ndonjėherė
Se dua tė vdes nė pranverė
Bashkė me ty,
Pėrkundur nė njė shtratlisharės
Varur nė degėn e njė lisi plak,
Kur tė mos kemi mė fuqi pėr tė
vrapuar,
Kur tė mos kemi mė fuqi pėr tė
vallzuar,
Kur tė mos kemi mė fuqi pėr
aventura
Kur tė mos mundim mė ta bėjmė,
Vetėm dielli do tė na i ngrohė fytyrat
Puthitur nga frymė e njėri-tjetrit...
Unė e kam provuar njėherė
Te kasollja nė mal,
Sapo kishte shkrirė dėbora
Dhe pemėt i kishin zėnė ethet e pranverės;
Vdekja kishte shije eksituese
Tė athėt, si fryti ende i papjekur
(Apo mė mirė t'i lėmė krahasimet romantike)
Si seksi yt.



Ardhja e tij


Askush nuk beson mė
Te rikthimi i Krishtit tė Parė
Sidomos ata tė vetėquajturit
shenjtorė,
Njerėzit kanė dymijė vjet
Qė e pėrdhosin Krishtin
Dhe festojnė madhėrisht
Datėlindjen dhe Datėvdekjen e tij,
Po unė qė jam femėr
Po aq shenjtore sa "virgjėresha" Mari,
E ndiej Frymėn e Shenjtė
Qė ma gėrryen pėrbrenda trupin
Dhe ma pėrgatit mitrėn
Pėr riprodhimin e ri.

E nėse askush nuk beson mė
Nė virgjėri,
Fara e Tij me siguri
Njė ditė do tė zerė
Nga seksi i njė myslimani
Me njė tė krishterė.



Ligji i pohimit dhe i mohimit nė kryqėzimin e trupave


pohim

Maja e gozhdės
Ngulur nė shpinėn time
Pranė shtyllės tėnde vertebrore
Arrin deri nė shpinėn tėnde
Pa e dėmtuar palcėn,
Kjo ėshtė dashuri
Nė moshėn madhore.

mohim

A e keni parė
Apo e keni ndierė
Si kryqėzohet mishi me mishin
Pa ndihmėn e sendeve
Tė hekurta apo tė drunjta?!
Njė elektrizim natyral
I pėrshkon trupat e mishtė
Kur nė brendėsi tė tyre
Derdhen trupat e lėngėt
Dhe si nė djegien e dy qirinjve
Qė qėndrojnė pranė e pranė
Prej zjarrit tė brendshėm shkrihen
E lėshohen te njėri-tjetri
Duke humbur me dashje
Formėn e tyre.



Mė jepni bekimin tuaj


Tė jesh flokėlagur nga shiu
Nė qoshen gjysmė tė errėt tė njė lokali
Ngrohur nga fryma e pėshpėritjeve
E zėri i mbytur i njė saksi,
Dhe tė duash tė rrėfehesh
Para njerėzve tė tu mė tė dashur
Pa pritur ēastin e vdekjes,
E t'u thuash
- Baba, ka shumė kohė qė tė kam tradhtuar!
- Burrė, ka ca kohė qė tė kam tradhtuar!
- I dashur, ka qė dje qė tė kam tradhtuar!
Do tė nisem nesėr
Pa zbardhur drita
Esėll, me njė ēantė kryqėzuar krahėve,
Zbathur, me sandale kryqėzuar kėmbėve,
Do tė ngjitem nė majėn e atij mali tė lartė
Ku jeton dhia e egėr virgjėreshė,
-Ju lutem, mė jepni bekimin tuaj!
(Dhe ata me siguri do ma japin
Se mė duan shumė,
Por s'ditėn tė mė mbajnė).


Lutje pėr atė qė ikėn
sipas lutjeve tė
Nėnė Terezės

Ndihmoje, o Zot
Atė qė ikėn
Ta marrė me vete kujtimin
Dhe atė qė mbetet
Ta ruajė nė vete kujtimin.

Ndihmoji, o Zot
Ata qė ndahen
Qė kur takohen
Mos shihen si dy tė panjohur
Por tė ndiejnė
Se nuk janė ndarė kurrė.


Kėtu poshtė ka muzikė, shpirt!

Kėnga Live

A e dėgjon Shpirt, kėtu poshtė
kėndohet,
Kėtu poshtė njerėzit duan tė
kėndojnė
Me qirinj tė ndezur apo duar tė
ngritura lart,
Pėr t'i plotėsuar, eja e bashkohemi me ta.
Kėtu poshtė bėn ngrohtė nga frymėt,
Trupat e tyre janė tė ngjitura e tė puthitura fort
Nga dėshirat. Jo pėr seks, as pėr
lavdi,
Ėshtė diēka tjetėr ... dėshira e
shpirtit ...
MUZIKA.


Kėnga jonė

Si thua Shpirt, s'mund t'i lėmė kėta vetėm
Por dhe ne vetėm nuk mund tė rrimė.
Pa ta, ne s'mund tė jemi Popull,
Pa ne, ata do t'i quanin Turmė.
Ne gjithnjė o Shpirt kemi qenė

Dhe do jemi me ta, kėtu Poshtė
Ndoshta mund tė ngjitemi dhe Lart,
Ku i dihet jetės; e bėjmė njė betim.
Po ti i paske duart e zėna! Edhe unė!
Puthemi buzė mė buzė dhe nė
heshtje betohemi:
"Nėse ngjitemi ndonjėherė Lart
Do pėrpiqemi t'i dėgjojmė ata
Poshtė!"


Strehėza e vetmisė sime

Tė falem
O strehėza e mbretėrisė sime!
I vetmi vend
Ku mund tė rrish gjunjė mė gjunjė
Vetėm pėr vetėm
Me vetveten
Dhe tė ndihesh pa siklet
Frymėn e saj jo aq tė pastėr
Qė rikthehet tek ti.

Tė gjitha lotėt i mbledh
Nė kupėn e pėllėmbėve tė mia,
Njom me to buzėt e thara
Dhe mbaj vesh
Tingujt e njė pianoje tė vjetėr,
I zoti ka vite qė ka vdekur.
Strehėza ime
I ka muret prej pasqyre,
Ku mund tė gjesh lakuriq
Katėr vetvete tė tjera
Nė pozicione tė ndryshme,
Qė s'ti ndajnė sytė pėr asnjė ēast/
E dėshiruar pėr pėrqafim
Zgjas krahėt,
Mashtrohem prej reflekseve tė argjendta,
Pasqyrat bien,
Copėzat e kristalit mė ngulen nė trup,
Rrjedhja e gjakut dhe dhimbja e mishit
Mė kujtojnė se kam nevojė
Pėr ndihmėn e tjetrit.

-------------------------------------------

Rita Petro



Mė respekt pėr tė dehurin

Ju lutem,
Mė respekt pėr tė dehurin
Mė durim e tolerancė,
Nėse nė majė tė gjuhės
E keni fjalėn: Ik pirdhu!
Thojani atė mė mirė
Ndonjė kandidati per deputet
Nė takimin e tij elektoral,
Apo ndonjė bejtexhiu
Qė ju reciton vargjet e tij,
Ndoshta mė mirė bashkėshortes
Qė ju pret me tė shara
Pėr kėpucėt me baltė ...
Por kurrė
Mos ia thoni njė tė dehuri,
Vėshtrojini sytė e tij
Gati sa nuk plasin
Nga vetmia,
Ai vuan nga tė vėrtetat
Qe do t’i thotė tė gjitha
Por askush nuk e dėgjon,
Se ne njerėzit serioz
Ndihemi te qetė
Mes gėnjeshtrash .

..................
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Rita Petro (Filipi)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: