Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ridvan Dibra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ridvan Dibra    17/9/2010, 13:52

Ridvan Dibra ka lindur nė Shkodėr mė 9 janar 1959. Ėshtė rritur e shkolluar nė qytetin e lindjes, ku u diplomua pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ka punuar arsimtar nė Kukės (‘82 - ‘87) e gazetar nė Shkodėr (’88 - ’94). Aktualisht ėshtė pedagog i Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Shkodrės.

Krijimtaria e Ridvan Dibrės ėshtė nderuar me ēmime kombėtare e mbarėkombėtare. Pjesė tė sajat janė pėrkthyer nė gjuhėt gjermane, italiane, maqedonase e malaziase. Pėr tė kanė shprehur konsiderata disa nga emrat mė tė shquar tė kritikės e letrave shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ridvan Dibra    17/9/2010, 13:53

RRĖZIMI I MONUMENTIT

-tregim-

Monumenti duhet rrėzuar. Pėr njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat, gjithsesi, mund tė mos jenė kryesoret:
1. Ėshtė i madh, tepėr i madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė rėndė e tė zezė, e cila (sidomos nė pranverė, kur njerėzit janė tė dėshiruar pėr diell) bėhet fort e padėshirueshme.
2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve, vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė pėrqendrohet edhe te monumentet e tjerė.
3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i vjetėr, dhe si i tillė kuturbon gjithandej njė duhmė tė rėndė, e cila (sidomos nė tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj aromave tė reja) bėhet fort e neveritshme.
4. Ėshtė themeldobėt, tepėr themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort e rrezikshme.
5. Ėshtė punuar pa shije, tepėr pa shije, dhe si i tillė pjell gjithandej kopje tė tijat, tė cilat (sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ē’tė duan) mund tė mos ishin kaq tė ngjajshme me origjinalin.
6. Ėshtė ngritur nxitimthi, tepėr nxitimthi, dhe si i tillė krijon iluzionin se gjėrat e mėdha mund tė sajohen shpejt, iluzion qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet fort joshės.
7. Ėshtė sajuar prej njė materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet fort e diskutueshme.
8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė, tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri) glacojnė gjithandej.
9. Ėshtė ndryshkur e shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė rinj) kujtohet fort rrallė.
10. Ėshtė rrjepur nga pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e herėshme, linja qė (sidomos dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) lakmoheshin fort shpesh.

* * *

Monumenti duhet lėnė nė kėmbė. Pėr njė mijė e njė arsye. Po ju kujtoj vetėm dhjetė prej tyre, tė cilat, gjithsesi, mund tė mos jenė kryesoret:
1. Ėshtė i madh, tepėr i madh, dhe si i tillė lėshon gjithandej njė hije tė plotė e tė dendur, e cila (sidomos nė verė, kur dielli djeg e zhurit pamėshirshėm) bėhet fort e dėshirueshme.
2. Ėshtė ngritur nė qendėr tė Egobokės, krejt nė qendėr, dhe si i tillė tėrheq vėmendjen e tė gjithėve, vėmendje qė (sidomos muzgjeve, kur dielli mėrgohet) mund tė shpėrqendrohet te monumentet e tjerė.
3. Ėshtė i vjetėr, tepėr i vjetėr, dhe si i tillė pėrhap gjithandej njė aromė tė fisme, e cila (sidomos nė tė zbardhur, kur njerėzit janė tė vėmendshėm ndaj erėrave tė reja) bėhet fort e kėndshme.
4. Ėshtė themeldobėt, tepėr themeldobėt, dhe si i tillė priret sa djathtas majtas, prirje qė (sidomos nė ditė tė paqėndrueshme, kur fryjnė stuhi tė forta) bėhet fort mbresėlėnėse.
5. Ėshtė punuar pa shije, tepėr pa shije, dhe si i tillė stimulon gjithandej ngritjen e monumenteve tė tjerė, tė cilėt (sidomos tashti, kur skulptorėt janė tė lirė tė gdhendin ē’tė duan) mund tė ishin krejt tė ngjajshėm me origjinalin.
6. Ėshtė ngritur nxitimthi, tepėr nxitimthi, dhe si i tillė dėshmon se gjėrat e mėdha mund tė sajohen shpejt, dėshmi qė (sidomos natėn, kur ėndrrat kanė pushtetin) bėhet fort joshėse.
7. Ėshtė sajuar prej njė materiali tė dyshimtė, tepėr tė dyshimtė, dhe si i tillė ngjall debate pėr origjinėn, origjinė qė (sidomos darkave, kur njerėzit janė tė ngeshėm) bėhet fort enigmatike.
8. Ėshtė zgavrruar e ngrėnė, tepėr ėshtė zgavrruar, dhe si i tillė po bėhet ēerdhe pėr lloj - lloj shpendėsh, tė cilėt (sidomos nė periudhat e shumimit, kur vėrshojnė mizėri) cicėrojnė gjithandej.
9. Ėshtė ndryshkur e shfytyruar, tepėr ėshtė ndryshkur, dhe si i tillė ka humbur shkėlqimin fillestar, shkėlqim qė (sidomos tashti, kur mbijnė gjithandej monumente tė rinj) kujtohet fort shpesh.
10. Ėshtė rrjepur nga pėrkėdheljet e shikimet, tepėr ėshtė rrjepur, dhe si i tillė ka humbur linjat e herėshme, linja qė (sidomos dikur, kur ishin tė rrallė monumentet) pėrbuzeshin fort shpesh.

* * *

...Sidoqoftė, ata tė tre, edhe pse tė varfėr e tė papėrvojė nė realizimin e ndėrmarrjeve tė tilla, u betuan pėr rrėzimin e monumentit. Dy tė parėt, mė tė rinjtė e mė entuziastėt, morėn pėrsipėr detyrėn mė tė rėndė e mė tė vėshtirė: pėrgatitjen e lakut dhe vendosjen e tij nė qafėn e monumentit
Kurse tė tretit, mė plakut e mė pak entuziastit, iu la njė detyrė disi urithore: gėrmimi pėrreth e dobėsimi i themeleve.
Rrėzimin pėrfundimtar, mandej, mund ta bėnin fare lehtė edhe fėmijėt.
Nė tė ardhmen, pas shumė e shumė kohėsh, kur ata tė tre tė jenė kalbur nėn dhи dhe kur Egoboka tė ketė nevojė pėr njė monument tė ri nė qendėr tė saj, do tė shpėrthejnė debate tė ashpra rreth faktit se kush e meriton atė: dy tė rinjtė entuziastė, apo urithi?


mars - prill 2003
__________________

DHJETĖ HISTORI ANTIPOSTMODERNE



1. Ėshtė dimėr. Diku dėgjohet njė krismė e thatė dhe fill mandej, i vetmi budalla qė ka mbetur nė qytet, shfaqet krejt lakuriq nėpėr rrugėt e heshtura, duke ulėrirė me tė madhe:
“Kanė vrą Zotin! Kanė vrą Zotin!”
Dy policė trupmėdhenj afrohen sakaq, e shembin tė krisurin pėrtokė dhe e rrahin pamėshirshėm mu para syve kureshtarė tė kalimtarėve tė rastit, tė cilėt nuk e kanė aspak tė qartė shkakun e vėrtetė tė gjithė asaj dhune mbi njė budalla tė mjerė: rrihet pėr fjalėt qė tha, apo se u shfaq krejt lakuriq? Vetėm njė biondinė me sy tė jeshiltė, qė e ka hedhur shikimin si lak diku nėn kėrthizėn e budallait, i thėret mė shumė vetes se tė tjerėve:
“Po vrasin njė njeri! Po vrasin njė njeri!”

2. Ata tė dy vendosėn tė mbillnin lule nė shkretėtirėn e akullt, duke e braktisur pėrfundimisht oazin thuajse tė shterur. I treti e shpėrfilli pėrfundimisht shkretėtirėn e akullt dhe e bindi veten tė mbillte lule nė oazin thuajse tė shterur.
Pėr ēudi, asnjėri prej tė treve nuk u kujtua se farat qė mbanin prej kohėsh me vete, ishin kalbur nga lagėshira dhe vėshtirė tė mbinin edhe nė viset mė pjellore.

3. Dielli djeg gjithkund nėpėr tokėn e zhveshur dhe ai e quan veten njeri me fat kur dallon i pari hijen qė lėshon monumenti. Nxiton e struket aty, duke shijuar pėrparėsitė e tė qėnit i vetėm nė hije dhe duke mėshiruar tė tjerėt, qė digjen nėn diell. Kėshtu pėr disa kohė. Porse vjen njė ēast dhe hija shmanget paksa. Lėviz edhe ai bashkė me hijen. Hija shmanget prapė. Shmanget edhe ai. Kėshtu disa herė me radhė. Derisa ai e gjen veten nė pikėn e fillimit. Domethėnė aty ku ėshtė nisur. E kupton se, nė ndjekje tė hijes, ka bėrė njė rrotullim tė plotė pėrqark monumentit. Kėshtu edhe tė nesėrmen. Tė pasnesėrmen… Nė tė gjitha ditėt. Derisa vjen njė ēast kur ai e bind veten se dita e tij merr kuptim vetėm nga ai rrotullim i plotė pėrqark monumentit. Edhe nė kohė tė vrenjtur e me shi. Nė ditė pa diell e pa hije. Deri nė njė ēast kur i neveritet vartėsia dhe i ka lakmi tė tjerėt, qė rrotullohen vetėm pėrqark vetes sė tyre.
Porse ėshtė vonė pėr tė ndryshuar: tė gjithė tashmė e njohin si sateliti i monumentit.

4. Ka sajuar njė fjalėkryq tė mrekullueshėm: elegant e enigmatik deri nė ēudi. Me dhjetra e qindra specialistė fjalėkryqesh lodhen e djerėsijnė mbi tė, por pa ia dalė tė gjejnė kurrfarė zgjidhjeje.
Sajuesi dinak i fjalėkryqit, mė enigmatik (nė dukje) se edhe vetė sajesa e tij, struket nė qoshe e zgėrdhihet: zgjidhjen nuk e di as ai vetė.
Shumė e shumė vite mė vonė do tė sqarohej se ai fjalėkryq kishte qenė i shtirur, pa kurrnjė zgjidhje.

5. I thanė se gardianėt kishin vdekur tė gjithė dhe se ai mund tė dilte nga burgu pa e mbaruar tė plotė dėnimin. Ishte njė ditė e paqtė pranvere (njėra prej atyre ditėve, kur mund tė besoje gjithēka e gjithkėnd) dhe dielli ia dilte tė ishte i pranishėm edhe nė qelinė e ngushtė e tė lagėsht. Ai u besoi tė tjerėve dhe pėrtueshėm, duke hequr kėmbėt zvarrė, iu afrua derės. Porse ajo, njėlloj si mė parė, vazhdonte tė ishte e mbyllur.
Qė pėrtej hekurave tė ndryshkur, dikush i tha se gardianėt ishin varrosur bashkė me ēelėsat e qelive.
Ishte njė ditė e paqtė pranvere dhe besohej gjithēka e gjithkush.

6. “Jam pa komplekse. Pa as edhe njė”, thotė biondina me sy tė jeshiltė dhe, e hipur mbi njė pod tė lartė, e epshme e krenare porsi panterė, zhvishet lakuriq para syve tė etur tė turmės kureshtare.
Pak mė tej, krejt jashtė vėmendjes sė turmės, njė qen rrugėsh rreket tė mbulojė me kėmbėt e pasme tė pagėrat e veta.

7. Kishte ndodhur jo rrallė qė ndonjėri prej vagonėve tė mbramė (zakonisht i fundit) tė harrohej pa u lidhur dhe treni i muzgut tė nisej pa to. Kurse rasti i sotėm, kur lokomotiva qe nisur e vetme, ishte krejt i veēantė.
Edhe pse e kishte ėndėrruar e pritur prej kohėsh njė rast tė tillė, mashinisti u ndie i paaftė ta pėrjetonte lirinė e ēastit: ishte thuajse e pamundur tė ēaje pėrpara, kur nga pas nuk tė ndiqte gjė.
Qoftė edhe njė vagon i vetėm.

8. Ndodhi pikėrisht ajo qė pakkush e kishte parashikuar: nė Egobokė filluan tė kėndojnė tė gjithė. Edhe pse tė rreckosur e tė pangrėnė, edhe pse me gjyshėr e stėrgjyshėr bėlbacukė, egobokasit e rinj kėndonin gjithė ditėn e lume, nga mėngjesi deri nė darkė, pa e vrarė mendjen aspak pėr bezdinė e madhe qė u shkaktonin fqinjėve, tė cilėt, nga ana e tyre, i afroheshin kėngės fort rrallė, vetėm nė raste festash tė shėnuara.
Ndėrsa turmat e leckosura tė kėngėtarėve kėndonin e zhgėrryheshin nėpėr baltovinat e pasosura tė Egobokės, mungonin thuajse krejt duartrokitjet. Sepse gjithsekush ishte i zėnė me kėngėn e vet.
Vetėm nė tė rrallė dėgjoheshin ndoca kuatje tė vetmuara bretkosash.

9. Beduini i regjur ndėr udhėtime, mė entuziast e patetik se kurrė, ka mbledhur rreth vetes njė turmė beduinėsh tė rinj (thuajse tė papėrvojė), tė cilėve u flet plot pasion (edhe pse disi tė shtirur) rreth shkretėtirės dhe mrekullive tė saja: dunave qė Zhvendosen Zhurmshėm, Mirazheve qė Mashtrojnė Mistershėm, Oazeve qė Ofrojnė Orakuj etj. etj.
Diku nga fundi i Rrėfimit, beduinin Rrėfimtar e zė etja dhe kolla. Ashtu mes gulēeve, ai i Troket Tri herė Tryezės dhe, sakaq, njė Kamariere Kofshėtrashė sjell njė gotė me ujė tė kristaltė. Brenda notojnė copa tė vogla akulli.
Beduini ynė pėrqendrohet aq shumė nė shuarjen e etjes sė tij, saqė nuk e vė re zhgėnjimin nė sytė e tė rinjėve.

10. Njė Mi i Murrmė, qimEndritur e topolak, del nga strofulla e vet dhe nis e Endet gjithandej-i Etur pėr hapsira e pėrvoja tė reja. Teksa Hedh Hapat ngadalė, vigjilencėn e Mban tė Mprehur nė kulm: e kanė porositur me qindra herė t’u ruhet dy armiqve tė rrezikshėm: maces dhe kurthit.
Vonė, shumė vonė, kur ai mi qimendritur e topolak ka bredhur gjithandej e ka Provuar Plot Pėrvoja gjithfarėsh (duke iu ruajtur mjeshtėrisht dy armiqve tė rrezikshėm), bie papritur nė njė kurth tė tretė: i rritet etja pėr hapsira e pėrvoja tė reja dhe nuk ka mė kurrfarė dėshire tė ktheheT nė strofullėn e veT.
Diku, nė njė qoshe, ndrisin sytė e maces.
Pak mė tej, pret njė kurth i ngrehur.

janar - mars, 2003
__________________

DHJETE PARABOLA



1. URIA E ERISIKTONIT

Erisiktoni bredh krejt i vetmuar viseve tė shkreta tė Egobokės, duke provuar nė ēdo hap mallkimin e tmerrshėm tė Dhemetrės; dėnimi i saj ka qenė mizor: uri e pėrjetshme pėr fajtorin. Hyjnesha e nderuar dhe e respektuar prej tė gjithėve, kėsaj radhe nuk ka toleruar aspak: pėr disa drurė tė prerė nė Pyllin e Shenjtė (ripėrtėritja e tė cilėve nuk vonon dhe aq) ka vendosur tė hakmerret barbarisht. "Me siguri, njė vendim tė tillė e ka marrė pėr t’mė bėrė shembull tek tė tjerėt", tha Erisiktoni dhe u shemb pėrdhй pa ndjenja.
Vesa e mbrėmjes e solli nė vete. Ndjeu njė gėrryerje tė tmerrshme nė stomak dhe me vėshtirėsi, si mbėshteti mė parė bėrrylet nė tokė, hodhi vėshtrimin pėrreth: vetėm gurė dhe djerrinė, asnjė bimė a gjallesė ēfarėdo me tė cilat mund ta zbuste sadopak urinė. Ajo ishte bėrė bishė qė kafshonte papushim diku brenda tij. Dhe pak e kishte pėr tė ardhur fundi. Provoi tė ngrihej e tė nisej pėr diku, por u ndie i pamundur: as edhe njė hap nuk mund tė hidhte pa futur diēka nė gojė. As dhč nuk kishte aty pranė; vetėm shkėmbinj tė verdhė e qė, pėr mė tepėr, ēlironin njė nxehtėsi tė padurueshme.
Vendosi ta priste fundin aty. Nuk kishte kurrfarė dėshire tė vepronte. Edhe prindėrit qė e kishin braktisur nuk i urrente nė kėto ēaste. E justifikonte veprimin e tė dyve. Ata qenė pėrpjekur me tė gjitha mėnyrat ta ngopnin me bukė birin e tyre, por s’ia kishin arritur. E kishin braktisur vetėm atėherė kur qenė shterruar hambarėt dhe kur vetė qenė futur deri nė fyt nė borxhe. Nuk duheshin fajėsuar aspak ata. Fajtore pėr gjithēka ishte Dhemetra. "Dhe ka fytyrė e predikon pjellorinė. Dhe hiqet si mbrojtėse e familjes. Hipokritja!", tha Erisiktoni dhe me mundim pėshtyu mbi shkėmbin ku qe shtrirė. Pėshtyma avulloi nė ēast. Mbi shkėmb mbeti njė njollė e bardhė, e vogėl.
Kishte rėnė mbrėmja. E rėndė dhe e zezė si masė zifti. Hėna dukej si dhelpėr e zėnė nė ēark. Erisiktoni u kthye nė brinjė. Nuk ndihej keq. Domethėnė po mėsohej me nxehtėsinė qė ēlironte shkėmbi dhe me bishėn brenda vetes. Bile tani arsyetonte mė kthjellėt se kurrė. Domethėnė se fundin e kishte krejt pranė. "Edhe Dhemetra nuk ka faj", tha Erisiktoni me vete. "Me siguri, vendimin pėr dėnimin tim mizor duhet ta ketė marrė nė njė periudhė tepėr kritike pėr tė. Ndoshta gjatė atyre nėntė ditėve tė tmerrshme kur e hidhėruar deri nė prag tė ēmendurisė, kėrkonte Persefonin, vajzėn e grabitur. Ose ditėn e dhjetė, kur mėsoi nga Heliosi se tė bijėn ia kishte vjedhur Hadi. Ndoshta mė pas kur la Olimpin dhe e maskuar si plakė shėmtaraqe brodhi nėpėr botė. Ose nė vitin kur u realizua zgjidhja oportuniste e Zeusit, sipas sė cilės duhej tė kalonte dy tė tretat e vitit me tė ėmėn, kurse pjesėn tjetėr nėn tokė, me Hadin. Por, ndoshta, edhe mė vonė, atėherė kur hoqi maskėn prej plake dhe u rikthye nė Olimp".
Erisiktoni, pėr herė tė parė gjatė gjithė ditėve tė tmerrshme tė dėnimit, mori frymė i lehtėsuar: mė nė fund e zbuloi shkaktarin e vėrtetė tė vuajtjeve tė tija. Ai vetė ishte shkaktar pėr gjithēka. Ai dhe vetėm ai. Askush tjetėr jashtė tij. Tė tjerėt, me pak dėshirė e vullnet, justifikoheshin. Prindėrit. Miqtė. Hyjnitė. Krejt tė pafajshėm ishin. Nata qe bėrė mė e zezė se kurrė. Hėna kishte kėputur gjymtyrėn e zėnė dhe qe ēliruar nga ēarku.
Erisiktoni tani nuk ndihet i uritur. Domethėnė ėshtė koha tė mendojė mė seriozisht se kurrė pėr t’u ushqyer. Nė ēast u kujtua pėr gjymtyrėt e veta. Mund ta shtynte ndonjė ditė me to. Mė e arsyeshme do tė ishte ta fillonte me duart. Mė pas do t’u vinte radha kėmbėve. Zgjati dorėn e majtė dhe e afroi pranė gojės, por sa u bė gati ta kafshonte diku sipėr bėrrylit, u kujtua se ishte mėngjarash. Largoi dorėn e majtė dhe afroi pranė gojės tė djathtėn.
I mjeri Erisikton! Shpreson tė hakmerret njė ditė. Domethėnė se ende nuk e ka zbuluar shkaktarin e vėrtetė tė mallkimit tė vet.

2. ME GURIN E PARĖ

Nga kampi i Filistejve u shkėput njė burrė trupmadh, duke lėnė pak hapa pėrpara shqyrtarin e tij. Ishte Goliathi. Qe armatosur deri nė dhėmbė: ishte veshur me parzmore tė rėndė, nė kokė kishte vėnė njė helmetė tė bronztė (vetėm sytė e ndezur dalloheshin pėrmes saj), kurse mbi sup mbante heshtėn e gjatė prej hekuri. Tamam aty ku fillonte lugina Goliathi u ndal, duke shijuar deri nė dehje shtangien dhe hutimin e armikut pėrballė. Ndenji ashtu pėr disa ēaste, mandej thirri me sa zė qė kishte:
- Zgjidhni njė burrė qė tė dalė kundėr meje!
Nga kampi i Izraelitėve, vendosur nė malin pėrballė, nuk u dėgjua asnjė zė. Goliathi mori zemėr dhe vazhdoi:
- Zgjidhni njė burrė, thashė! Nėse do tė jetė nė gjendje tė luftojė me mua dhe tė mė vrasė, ne do tė jemi shėrbėtorėt tuaj; por nėse dal unė fitues dhe e vras, atėherė ju do tė jeni shėrbėtorėt tanė dhe do tė na shėrbeni.
Nė kampin e Izrealitėve nuk dėgjohej as miza. Goliathi qeshi me ligėsi (askush s’ia dalloi buzėqeshjen) dhe shtoi:
- Unė sot po ju sfidoj: nxirrni njė burrė qė tė matet me mua!
Asnjėri prej ushtarėve tė Izraelit nuk guxoi tė pėrgjigjet. Tė gjithė rrinin tė shtangur dhe dridheshin nga frika. Thua se nė kampin e Izraelitėve sapo kishte kaluar murtaja. Dhe kjo gjėndje vazhdoi jo pak por dyzet ditė me radhė. Pėr ēdo mėngjes dhe mbrėmje Goliathi dilte pėrpara dhe pėrsėriste kėrcėnimin e tij. Gjithnjė e me zė mė tė lartė. Gjithnjė e mė fodull. Tashmė emrin e tij e dinin edhe fėmijėt dhe ai qe bėrė tmerri i tėrė Izraelit. Kėshtu pėr dyzet ditė e dyzet netė me radhė.
Tamam nė ditėn e dyzetė kėrcėnimin e Goliathit e dėgjoi edhe Davidi, mė i vogli ndėr bijtė e Isait dhe shqyrtari besnik i mbretit Saul. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se Davidi u ndodh krejt rastėsisht aty: kishte ardhur pėr t’u sjellė bukė dhe djathė tė njomė vėllezėrve tė tij Izraelitė. (Kur vėllezėrit e tij dridheshin nga frika e tmerri para Goliathit tė tmerrshėm, Davidi kulloste qetėsisht kopenė e tė atit nė Betlem). Po pėr hir tė sė vėrtetės duhet shtuar se kurrfarė parandjenje nuk kishte pasur kur qe nisur pėr aty. Deri kur dėgjoi kėrcėnimin e pėrsėritur tė Goliathit.
Tamam atėherė gjoksi sa s’iu ēa prej njė shungėllime tė brendshme qė kurrė s’e mori vesh se nga i erdhi (poshtė prej Dheut a sipėr prej Qiellit?), dhe nė ēast mori vendimin qė gjithkujt iu duk aventuresk dhe i ēmendur (ende ishte djalosh dhe i pasprovuar ndėr luftra): tė dilte i vetėm nė fushėn e betejės dhe tė pėrballej me Goliathin. Edhe kundėrshtimet e vendosura tė mbretit Saul, Davidi nuk i mori parasysh, duke thėnė se "kishte bekimin e Zotit". (Kurse mospranimin e heqjen e armatimeve qė ia dha dhe ia veshi vetė mbreti, i justifikoi duke thėnė se "nuk qe mėsuar dhe nuk mund tė ecte me kėtė veshje tė rėndė").
Dihet ajo qė ndodhi mė pas: duke u mbėshtetur mbi shkop Davidi shkoi nė pėrrua dhe, si zgjodhi pesė gurė tė lėmuar qė i futi menjėherė nė torbėn e tij prej bariu, i doli Goliathit pėrballė. Pasi u shanė e fyen rėndė njėri - tjetrin, siē dhe u ka hije heronjėve ("Mos jam qen qė po del kundėr meje me shkop nė dorė? Eja kėtu, dhe unė do t’ia jap mishin tėnd shpendėve tė qiellit e kafshėve tė fushave", pat thėnė Filisteu; ndėrkohė qė Izraeliti qe pėrgjigjur: "Ti po mė vjen me shpatė e me shtizė, kurse unė po tė dal nė emėr tė Zotit, sepse pėrfundimi i betejės varet nga Ai"); si replikuan pra gjatė njėri me tjetrin, Davidi futi dorėn nė torbėn ku kishte gurėt, nxori tė parin qė i zuri dora dhe me tė e goditi fort nė ballė Goliathin, qė u rrėzua sakaq pėr tokė, si tė ishte foshnjė djepi e jo pėrbindėsh qė kishte tmerruar pėr mėse njė muaj mbarė Izraelin. Mė pas gjithēka qe mė e lehtė dhe mė e thjeshtė pėr Davidin: iu afrua me tė shpejtė kundėrshtarit, ia hoqi shpatėn nga dora dhe me tė ia ndau kokėn nga trupi.
Kėto dihen prej tė gjithėve. Por askush s’mund tė mburret se e ka dėgjuar Davidin kur, i hequr mėnjanė turmės qė ulėrinte e brohoriste pėr fitoren dhe lavdinė e tij, i foli vetėm vetes dhe aspak tė tjerėve:
"Kur gjithēka qe kaq e thjeshtė dhe e lehtė, pse mė porosite tė marr pesė gurė dhe jo vetėm njė, Zoti im?"

3. MIZAT

Atlantin tashmė nuk e shqetėsojnė dhe aq qiejt qė mban mbi shpinė: shpatullat i janė regjur nga pesha e llahtarshme, siē i janė regjur edhe durimi e vullneti. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė ai ka kohė qė nuk bėn mė kurrfarė pėrpjekjeje pėr t’u ēliruar nga barra e rėndė, duke e konsideruar pėrfundimisht atė si fatin e tij tė paracaktuar. (Kurse thashethemet e pėrhapura e qė rrėfenin se Atlanti ia paska lėnė barrėn e rėndė pėr pak kohė Heraklitit, ishin thjesht trillime dashakeqėse, tė cilave ai pak ose aspak ua vinte veshin).
Mizat! Mizat, po. Ato ishin tmerri i vėrtetė pėr Atlantin. Ashtu tė vockla e tė shumta nė numėr, ato ishin krejt tė paparashikueshme nė sulmet e tyre, duke e bezdisur jo pak Atalantin e gjorė, i cili kurrė s’e pati tamam tė qartė se ēfarė synonin nė tė vėrtetė ato krijesa tė neveritshme me sulmet e tyre: ta pickonin apo thjesht ta gudulisnin, qė ai t’i humbiste tė gjitha ekuilibret dhe, mandej, tė rrėzohej e tė shėmbej me gjithė ngarkesėn e rėndė qė mbante mbi shpatulla.
Prandaj dhe Atlanti ėndėrronte qė t’i kishte tė lira (qoftė edhe njė herė tė vetme!) shpatullat dhe duart: pėr tė marrė hak ndaj mizave.

4. KREUSA DHE DILEMAT E ENEUT

Afėrdita iu shfaq Eneut krejt papritur (nuk ishte tamam prani fizike, por as fantazėm jo) dhe i pėshpėriti nė vesh qė tė largohej sa mė parė, se pėrndryshe kishte pėr ta pėsuar keq. Troja kishte rėnė pėrfundimisht nė duart e grekėve, tė cilėt digjnin, dhunonin e plaēkisnin gjithēka. Eneu ngurroi pėr pak ēaste, por shpejt e kuptoi se po tė rrinte aty, edhe ai me gjithė familjen do tė bėheshin prehė e atij dhunimi mizor. Vendosi menjėherė qė edhe kėsaj radhe t’i bindej kėshillės sė nėnės (mė shumė se kėshillė, kishte qenė urdhėr), ashtu siē kishte bėrė dhe nė tė gjitha rastet e tjera. Pranė kishte babain, Ankizin; djalin, Askanjin; dhe pak mė tej tė shoqen, Kreusėn. Tė tre, vėshtirė se do tė mund tė dilnin jashtė qytetit pa ndihmėn e tij.
"Shpejt, nxito! Ēdo ēast i humbur mund tė tė kushtojė shtrenjtė", tha Afėrdita dhe u zhduk s’diseku menjėherė, po aq rrufeshėm siē edhe ishte shfaqur. Eneu ndoqi me shikim fjollėn e dritės qė e ėma la pas (i bindur se pėr kaq pak kohė tė humbur - nėse mund tė quheshin tė tillė ato dy - tri ēaste - nėna Afėrditė nuk do ta qortonte) dhe mblodhi rreth vetes tė tijtė. Ankizi dukej mė i tremburi dhe mė i lodhuri. Thua se brenda njė nate qe plakur dhjetė vjet njėherėsh. Gjestet i kishte tė ngathta, kurse shikimet lutėse. Asgjė prej princi nuk kishte mbetur tek ai. Eneu ndjeu MĖSHIRĖ pėr tė atin. Askanji qe bėrė i tėri sy e veshė. Nuk parandiente kurrfarė rreziku. Veēse dėshironte tė shihte e tė pėrjetonte gjithēka qė po ngjiste rreth tij. I dukej se ndodhej nė ndonjėren prej atyre shfaqjeve tė zhurmėshme, ku i ati e kishte ēuar shpesh. Eneu ndjeu DHIMBSURI pėr tė birin. Kreusa ishte mė e pėrhumbur se kurrė. Thua se rastėsisht ndodhej aty. Qe mbėshtjellė e tėra me njė vel tė padepėrtueshėm indiference e mospėrfilljeje. Dukej e painteresuar pėr gjithēka qė po ndodhte pėrreth. Megjithatė, pėrsėri ishte shumė e bukur. Eneu ndjeu DASHURI pėr tė shoqen.
Njė tra gjysmė i djegur u shkėput qė sipėr dhe ra me zhurmė mu para kėmbėve tė Eneut, duke i kujtuar se rreziku po afrohej gjithnjė e mė shumė. Nuk kishte mė kohė pėr tė humbur. Duhej tė vepronte. Tė mirrte tė tijtė dhe tė largohej. Pėr dore do t’i mirrte. Me njėren dorė djalin, me tjetrėn gruan. Po babain? Atėherė me njėren dorė babain dhe me tjetrėn djalin. Po gruan? Po sikur me njėren dorė tė mirrte babain dhe me tjetrėn gruan? Po djalin?
Nė djall tė gjithė, tha Eneu me vete, nuk kam tri duar por vetėm dy. Mandej pėshtyu mbi traun qė digjej me zhurmė mu para kėmbėve tė tija. Pėshtyma avulloi nė ēast. Eneu ndihej bosh pėrbrenda, krejt i paaftė pėr tė marrė njė vendim. Zallmahia pėrreth kishte arritur kulmin: grahma, rėnkime, vaje, ulėrima. Papritur Eneut i feksi njė ide: po sikur ta mbante nė shpinė, mbi shpatulla, njėrin prej tė tijėve? Pėr dy tė tjerėt, mandej, do ta kishte krejt tė lehtė. Nė secilėn dorė njėrin prej tyre.
"Mrekulli! Eureka!", thirri Eneu me zė tė lartė. Ankizi i hodhi tė birit njė shikim plot shpresė e pėrulėsi. Askanji rrahu shuplakat, siē bėnte pėrherė nė pėrfundim tė shfaqjeve. Kreusa as qė qė ia hodhi sytė tė shoqit.
"Njėri prej jush do tė hipė mbi shpatullat e mia", tha Eneu dhe u ul nė gjunjė. Ankizi bėri njė hap para. Askanji bėri njė hap prapa pėr tė ndjekur mė mirė njė dyluftim qė po zhvillohej pak mė tej. Kreusa ndenji nė vend.
"Hė pra, kush do tė hipė nė shpinėn time?", pyeti Eneu me padurim: njė shigjetė i kishte fėrshėllyer mu pranė veshit tė majtė. Ankizi bėri edhe njė hap tjetėr pėrpara. Askanji u largua edhe mė, pėr tė qenė sa mė pranė dyluftimit. Kreusa pėrsėri nuk lėvizi.
Djalli ju marrtė tė gjithėve, tha Eneu me vete, ndėrsa vazhdonte tė rrinte nė gjunjė. Babai duhet marrė mbi shpinė. E meriton. Eshtė mė plaku, mė i tremburi dhe mė i lodhuri. Por jo vetėm kaq. Ai mė ka rritur dhe mė ka dashur. Thua vėrtet mė ka dashur aq shumė sa kujtoj? Mos duhet ta harroj se ime ėmė, Afėrdita, ka qenė gjithēka pėr tė? Ndoshta nė shėrbim tė kėsaj dashurie ka qenė edhe dashuria e tij pėr mua. Por, sidoqoftė, ai ėshtė im atė dhe duhet nderuar. Mandej, ē’kishin pėr tė thėnė tė tjerėt nėse do tė mbaja mbi shpinė djalin apo gruan, teksa babain pėr dore? Kishin pėr tė mė sharė e pėr tė mė pėrbuzur tė gjithė. La babain nė kėmbė, kurse gruan e mori mbi shpinė, kishin pėr tė thėnė. Nuk do tė kem fytyrė t’u dal njerėzve pėrpara.
"Hajde, baba, hip!", tha Eneu me zė tė butė. Ankizi hodhi me mundim njėren kėmbė nė qafėn e tė birit, mandej edhe tjetrėn. Eneu u ngrit nė kėmbė. Ankizi pėr pak u rrėzua. Dridhej i tėri. Me zė tė mekur tha:
"Mė ruaj, biri im!"
"Mbaju, baba! Mbaju fort pas qafės sime", tha Eneu.
"Nuk mundem, biri im. Jam plak. Jam i lodhur. Kam nevojė tė mė mbash edhe ti. Me njėrėn dorė, tė paktėn".
"E pamundur, baba. Duart duhet t’i kem tė lira. Kam pėr tė mbajtur edhe djalin, edhe gruan".
"Po unė jam babai yt, biri im. Tė kam bėrė kokėn, tė kam rritur".
"Prandaj dhe po tė mbaj mbi shpinė, baba".
"Duhet tė mė japėsh edhe dorėn!"
"Duart mė duhen..."
"...duhet..."
Njė teh shpate vetėtiu mu para syve tė tyre. Eneu u shmang nė kohė. Ankizi aty sipėr dridhej si thupura. Eneu ngriti lart dorėn e djathtė dhe pėrfshiu belin e hollė tė tė atit. Me dorėn e majtė afroi pranė vetes Askanjin. Kurse Kreusės, pa guxuar ta shohė nė sy, i tha:
"Ti na ndiq pas. Rri sa mė pranė qė tė mos humbasėsh".
Dhe Eneu me tė tijtė u nis.
Kur u ndodh larg Trojės sė shkrumbosur, domethėnė larg rrezikut, dhe pasi kėrkoi e thirri pėr mjaft kohė, e kuptoi se ajo sė cilės i ishte trembur aq shumė kishte ndodhur: Kreusėn e kishte humbur.
Atėherė Eneu u ul nė breg tė detit dhe para syve tė ēmeritur tė tė atit, pėr herė tė parė nė jetėn e tij, qau si fėmijė.
"Nuk ia vlen tė bėsh kėshtu pėr njė femėr", tha Ankizi. "Bota ėshtė e mbushur me to".
"Por jo me Kreusa", u pėrgjigj Eneu mes dėnesjeve.
Ndėrsa Askanji ndiqte i mrekulluar njė ēift delfinėsh qė lodronin pėrmbi ujėra.

5. PROTESILAU

Me dhjetra qenė anijet qė prisnin brigjeve tė Trojės.
Mbi to me qindra e mijėra luftėtarė,
Ushtarė tė zgjedhur,
Komandantė e prijėsa tė sprovuar,
Mbretėr tė velur nga aventurat,
Heronjė qė gėzonin mbėshtetje hyjnishė.

Por bregut i druheshin njėlloj tė gjithė!

(Se Orakulli qartė e kishte parathėnė:
"I pari grek qė do shkelė tokėn trojane
Do tė vritet menjėherė, pa asnjė dyshim").

Atėherė doli Protesilau prej Tesalie
(Askush s’e kishte vėnė nė listėn e heronjėve)
"Zbres unė", tha ai, duke ia fshirė lotėt gruas, Laodaminės sė bukur.
"Gjithmonė dhe nė gjithēka dikush duhet tė jetė i pari".

Me tė shkelur nė tokė, Protesilaun e priste vdekja.
Kurse tė tjerėt, mė pas, lavdia.

6. VĖLLA ME CENTAURĖT

Megjithėse vėlla me Centaurėt, Kironi nuk ndihet aspak mirė mes tyre thjesht pėr faktin se vėllezėrit e tij, bij tė babait Eksion dhe tė nėnės Nefelė, s'dinė (ose nuk duan?) t’i fshehin sadopak pasionet e egra e tė papėrmbajtura, pasione qė i shfaqin orė e ēast dhe me kėdo. Nė tė vėrtetė, deri para pak kohėsh ai qe ndier si krejt i barabartė mes vėllezėrve tė vet; kishte vrarė e prerė si ta, kishte kurvėruar e pėrdhunuar si ta, qe dehur e zdėrhallur mejhaneve me ta, pa provuar kurrfarė tronditjesh brenda vetes apo dėshirė pėr t’u vėnė njė cipė sado tė hollė fshehtėsie veprimeve e sjelljeve tė veta. Por ditėn qė kishte filluar tė mėsonte shkrim e kėndim, pikėrisht atė ditė, Kironi kishte kuptuar se ndryshonte prej vėllezėrve tė tij analfabetė. Ky ndryshim, me siguri, duhej tė kishte qenė qė nė lindje, por ai vetėm atė ditė e kishte vėnė re pėr herė tė parė.
Tashti Kironi nuk ndihet aspak mirė mes vėllezėrve: sa mė shumė qė mėson tė shkruajė e tė lexojė, aq mė shumė ndryshime vėren mes vetes sė tij dhe atyre. Nė rrethana tė tilla, ai ka filluar tė qėndrojė i vetmuar kohėn mė tė madhe, megjithėse mbrėmjeve kur ėshtė i detyruar tė mblidhet me vėllezėrit e tij nė shtėpi, talljet dhe fyerjet e tyre e mundojnė jo pak. Edhe njė pėrpjekje qė Kironi bėri para pak kohėsh pėr t’u afruar me disa tė afėrm tė largėt tė cilėt, gjithashtu, kishin mėsuar shkrim e kėndim, dėshtoi sapo ata zbuluan pjesėn prej kali tek kushėriri i tyre.
Tashti Kironi nuk ndihet aspak keq i vetėm me librat e tij. Edhe kur ndonjėherė nė tė rrallė del pėr shetي shtigjeve tė Tesalisė, gjithmonė i vetėm ėshtė. Kurrė s’e panė tė shoqėruar me ndokėnd. Ashtu siē nuk e panė kurrė pa pelerinėn e bardhė e tė madhe, qė ia mbulonte plotėsisht pjesėn prej kali. Edhe ftesave tė shumta e tė vazhdueshme tė vėllezėrve tė tij pėr pjesėmarrje nė dasma e nė orgji, ai s’u pėrgjigjej mė, pa e vrarė mendjen se ata, ndonjė ditė, me tė drejtė, mund ta pėrzėnė edhe nga shtėpia.
Deri njė ditė kur nė shtėpinė e tyre erdhi njė ftesė qė lajmėronte martesėn e Piritonit, mbretit tė lapitėve, me Hipodaminė, vajzėn e mbretit tė Elidės. Si pėrherė nė raste tė tilla, Kironi u bė gati ta kundėrshtojė prerazi ftesėn pėr pjesėmarrjen e tij nė dasėm, por ndėrroi mendje nė ēastin e fundit, sapo u kujtua pėr bukurinė e rrallė tė Hipodamisė. Pėr habinė e madhe tė vėllezėrve, ai kėsaj radhe pranoi; ashtu siē i duroi pa hapur gojė talljet e fyerjet e tyre, teksa lidhte nė mes tė trupit pelerinėn e bardhė.
Dasma shkoi ashtu siē e kishte parashikuar Kironi: diku nga mesi i festės kur gazi e shendi kishin arritur kulmin dhe dasmorėt qenė ndezur tė gjithė nga pija, Centaurėt deshėn tė rrėmbenin nusen e bukur dhe t’i pėrdhunonin gratė e pranishme. Atėherė ndėrhynė Herakliti me Tezeun, qė vranė shumicėn e Centaurve. Kironi shpėtoi falė pelerinės sė bardhė e tė madhe qė i mbulonte pjesėn prej kali.
Kėto dihen prej tė gjithėve. Por ėshtė edhe njė episod i vockėl, tė cilin e dinė vetėm dy vetė: Kironi dhe Hipodamia. Me tė filluar sherri, duke pėrfituar nga rrėmuja e pėrgjithshme, ata tė dy qenė tėrhequr nė njėren prej kthinave tė shumta tė pallatit dhe kishin bėrė dashuri.
Thuhet se ishin marrė vesh me tė filluar dasma: Hipodamia kishte pulitur sytė e bukur, kurse Kironi kishte ngritur paksa pelerinėn e bardhė.

7. PLAGA E FILOKTETIT

Nuk ishte i vetmi Filokteti qė ēmendej pas Helenės sė magjishme dhe qė ėndėrronte tė martohej njė ditė me tė. Njė ushtri bėhej me ata qė e kishin synim dhe ėndėrr. Ushtri qė kishte nisur marshimin drejt Trojės. Por Filokteti e mbante veten si mė tė privilegjuarin e tė gjithė pretenduesve thjesht pėr faktin se zotėronte harkun dhe shigjetat e helmatisura tė Heraklitit, armė tė cilat Heroi ia kishte falur pak para se t’i mbyllte sytė. Gjatė gjithė rrugės pėr nė Trojė ai kishte pėrkėdhelur me duar e me shikime harkun dhe shigjetat e tmerrshme, pa i vėnė re vėshtrimet ziliqare tė shokėve.
As nga supi nuk e hoqi harkun gjatė gjithė rrugės. Pėrveēse nė ishullin e Lemnosit kur e kafshoi ai gjarpėr i mallkuar. Nė fillim qeshi dhe u tall me plagėn e vogėl ngjyrė vjollcė. Plaga qė i kishte hapur nė shpirt Helena e bukur zbehte ēdo plagė tjetėr. Aq mė tepėr njė pickim gjarpri.
Por me kalimin e ditėve Filokteti filloi tė shqetėsohej. Jo aq pėr faktin se plaga nuk po mbyllej, sesa nga duhma e rėndė dhe e keqe qė ajo filloi tė lėshonte. Atėherė porositi jo mė ilaēe, por bimė e lėngje tė ndryshėm aromatikė. Nga tė katėr anėt e Ishullit vinin erėzat e llojllojshme tė porositura nga Filokteti. Por mė kot. Plaga qelbej gjithnjė e mė shumė.
Deri njė ditė kur era e saj e rėndė u bė e padurueshme pėr tė gjithė. Atėherė shokėt filluan ta braktisin Filoktetin dhe tė largohen nga ishulli Lemnos. Gjenin lloj - lloj arsyesh e shkaqesh. Njė nga njė. Tė gjithė. Asnjėri nuk pėrmendi plagėn dhe erėn e padurueshme qė dilte prej saj.
Deri njė ditė kur Filokteti mbeti krejt vetėm. I vetėm me plagėn e tij.
Nė dy - tre vitet e para nuk e pati aspak tė lehtė. Pėrkundrazi: qenė vitet mė tė vėshtira tė jetės sė tij. Duhma e plagės bėhej gjithnjė e mė e rėndė, aqsa edhe gjumi trembej prej saj. Kurse vetmia, jo rrallėherė, i rėndonte dhe i dhėmbte edhe mė fort se plaga. Disa herė qe pėrpjekur tė mėsonte se ē’bėhej me shokėt e tij atje larg, pranė mureve tė Trojės, por e kishte pasur tė pamundur: tė gjithė i largoheshin Filoktetit porsi mordjes. Jo pak herė kishte dashur t’i jepte fund jetės (deti poshtė shkėmbinjve tė Lemnosit premtonte njė vdekje tė shpejtė e tė sigurt), por nuk kishte guxuar.
Aty nga fillimi i vitit tė pestė nisi tė mėsohej. Edhe me plagėn qė qelbej erė tė rėndė. Edhe me vetminė. "Ky paskėsh qenė fati im", i tha vetes disa herė me radhė. Porse ideja e vetėvrasjes i shfaqej pėrsėri, sidomos muzgjeve pa hėnė, kur Ishulli dukej si i hedhur rastėsisht nė det.
Pikėrisht nė njė muzg tė tillė mėsoi (njerėzit kishin filluar t’i afroheshin Filoktetit, duke mos u bezdisur dhe aq nga plaga e tij) se shokėt atje pranė mureve tė Trojės nuk i kishin punėt hiē mirė. Jo pak prej tyre qenė vrarė nė luftė.
Tamam atėherė u kujtua pėr harkun e tij me shigjetat e helamtisura (i kishte fshehur para shumė kohėsh nė njė shpellė tė sigurt, vendndodhjen e sė cilės e dinte vetėm ai) dhe nė ēast provoi brenda vetes do ndiesi kurrė tė njohura mė parė. Ndoshta, grekėt nuk fitonin ngaqė nė radhėt e tyre mungonte ai, Filokteti. Ai me harkun dhe me shigjetat e tija tė helmatisura. Po, po, kėshtu duhej tė ishte me siguri. Shokėt dhe miqtė e tij tė dikurshėm kishin nevojė pėr shigjetat e helmatisura. Qė tė triumfonin mbi armikun.
Tamam atėherė Filokteti u ndie si i lindur rishtas dhe, pėr herė tė parė pas pesė vjetėsh, iu rikthye dėshira pėr jetė. Domethėnė ai prapė i duhej dikujt. Ai me shigjetat e tij tė helmatisura. Kur kishte kujtuar se tashmė vlente vetėm si ushqim pėr krimbat.
Po atė ditė shkoi nė shpellėn ku kishte fshehur harkun me shigjetat. Ndėrsa ngjitej, gjunjėt iu drodhėn nga emocionet, ēka e lumturoi pa masė Filoktetin: pa dyshim se po rikthehej plotėsisht nė jetė, pėrderisa ishte nė gjėndje tė pėrjetonte ndiesi tė tilla njerėzore. Pranė harkut u ndal. Kishte pesė vjet pa e pėrkėdhelur me duar dhe me shikime. Sytė iu veshėn nga njė perde malli, kurse zemra nisi t’i rrihte si e ēmendur. U kujtua se ndiesi tė tilla s’kishte provuar as para Helenės sė bukur.
Po atė ditė i pastroi harkun dhe shigjetat nga barėrat e myshqet dhe u gjeti njė vend mė tė sigurt e mė tė thatė. Pėr plagėn e tij as qė pati kohė tė kujtohej. Mandej u ndie i uritur. Ushqimi i shijoi si asnjėherė tjetėr. Mandej i erdhi gjumė. Fjeti mė mirė se kurrė.
Nė ditėt qė erdhėn mendonte gjithnjė e mė rrallė pėr plagėn e tij. Edhe vetmia nuk e mundonte si mė parė. Lajmet qė vinin nga Troja e ngazėllenin jo pak: grekėt, domethėnė shokėt dhe miqtė qė dikur e kishin braktisur, vazhdonin ta mbanin tė rrethuar qytetin, por pa arritur ta pushtonin atė.
"Pa armėt e mia as qė keni pėr ta pushtuar ndonjėherė!", thėriste me sa kishte zė Filokteti dhe njė dritėz e ligė, kurrė e ndezur mė parė, ndriēonte nė syrin e tij tė majtė. "Mė kot luftoni, miqtė e mi. Asgjė s’keni pėr tė arritur pa shigjetat e mia tė helmatisura. Lini mėnjanė fodullėkun tuaj tė shtirur dhe ejani mė bini nė gjunjė, mė kėrkoni ndjesė. Unė do t’iu falė. Nuk do tė tregohem mosmirėnjohės, si ju dikur me mua".
Dhe Filokteti priste. Me ditė. Me javė. Me muaj. Me vite. I bindur se njė ditė, ndonjėri prej miqve tė dikurshėm do tė vinte dhe do t’i kėrkonte harkun me shigjetat e helmatisura. (Me siguri, ushtarė tė thjeshtė do tė ishin. Megjithėse Filokteti guxonte tė ėndėrronte se mund tė ishte edhe ndonjė prej drejtuesve. Mė tej, as ėndrra nuk guxonte). Pritja nuk e lodhi Filoktetin. Pėrkundrazi: e mbajti gjallė.
Tamam nė vitin e dhjetė erdhėn nė Ishull - kush thoni ju? - vetė Odiseu me Diomendin dhe i kėrkuan Filoktetit harkun me shigjetat e helmatisura. Na paralajmėroi orakulli, thanė ata tė dy njėherėsh. Kokat i mbanin pėrtokė. Filokteti bėri sikur i besoi, mandej mbylli sytė dhe shijoi si i dehur magjinė e atyre ēasteve. Ia kishte vlejtur gjithė ajo pritje.
Mandej tė tre u nisėn pėr nė Trojė.
Plaga e Filoktetit qe shėruar plotėsisht.
Kurse Podaliu dhe Makaoni, bijtė e Asklepit tė famshėm, vetėm sa e pastruan atė.

8. RINGJALLJA E OSIRISIT

Nė tė gdhirė, kur rrezet e para tė diellit binin si heshta tė argjendta mbi mbulesėn e zezė tė shtratit mbretėror, erdhėn dhe i thanė Isidės se burrin e saj, Osirisin, e kishin vrarė. Nė fillim, hyjnesha e Egjiptit pati ndiesinė se po vazhdonte tė shihte ėndrrėn e nisur qyshkur, ndaj dhe u rrotullua symbyllur nė krahun tjetėr; por mė pas, kur lajmi i kobshėm u pėrsėrit edhe dy - tri herė tė tjera dhe kur njėra prej heshtave tė argjendta ia ēeli thuajse me zor syrin e majtė, ajo u bind se tashmė qe shkėputur nga mbretėria e magjishme e ėndrrės dhe sapo kishte kaluar nė tjetrėn, nė atė tė ashprėn e banalen, nė mbretėrinė e reales. Isida kuptoi gjithēka dhe ia dha virrmės. Mandej, me thonjtė e gjatė dhe me majė, ēorri gjithė teshat e trupit. Ashtu lakuriq, u hodh nga shtrati dhe kėrkoi t’ia sillnin lajmėtarin qė qe zhdukur sapo kishte dėgjuar virrmėn e padrones sė tij. E gjetėn shpejt (qe strukur nė njėren prej kthinave tė shumta tė pallatit) dhe ia sollėn. Gjunjtė i dridheshin nga pesha e lajmit qė kishte sjellė. Nė fillim, Isida pati urrejte pėr tė dhe pėr pak do t’u kishte thėnė ushtarėve tė saj qė ta copėtonin menjėherė, por mė pas ndjeu mėshirė dhe pyeti:
"Kush e vrau mbretin, burrin tim?"
"Vėllai i tij, Set Tifoni", mė shumė bėlbėzoi se foli lajmėtari. Isida futi gishtėrinjtė mes flokėve dhe i shkuli ato. Rojet u drodhėn. Lajmėtari qe bėrė i verdhė, meit. Priste dėnimin e tij duke provuar brenda vetes njė ndiesi tė vagullt e tė papėrcaktuar faji. Por Isida vetėm se pyeti pėrsėri:
"Ku ndodhet kufoma e burrit tim?"
"Nuk e di askush, zonja ime", guxoi tė pėrgjigjej lajmėtari.
"Flitet se mizori e ka prerė trupin e tij copa - copa dhe e ka hedhur nė Nil", guxoi tė shtonte njėri prej rojeve.
Isida ia dha virrmės pėrsėri dhe doli jashtė pallatit mbretėror. Askush nuk guxoi ta ndiqte pas. Kur as ajo vetė nuk e kishte kėrkuar njė diēka tė tillė.
Isida brodhi dhe kėrkoi pėr shumė kohė nėpėr mbarė Egjiptin. Atėherė kur i kishte humbur shpresat, i gjeti brigjeve tė Nilit copat e shpėrndara tė kufomės sė burrit tė saj. Bashkimi i tyre nuk qe i vėshtirė pėr njė hyjneshė si ajo.
Kurse ringjallja e Osirisit - po!
"Pashė dashurinė qė kemi patur bashkė, bėju i gjallė!", i tha Isida kufomės qė shtrihej para kėmbėve tė saja. Peshqit e panumurt tė Nilit i kishin bėrė copė e ēikė rrobat e stolisura tė mbretit.
"Pashė punėt e mira qė kemi bėrė sė bashku, bėju i gjallė!", i tha Isida kufomės. Fytyra e mbretit kishte ngjyrėn e dheut.
"Pashė punėt e mira qė do tė bėjmė sė bashku, bėju i gjallė!", i tha Isida kufomės. Me zė tė bjerrur kėsaj radhe. Ndihej jo mirė dhe me shpresa tė lodhura: burri i saj tashmė i pėrkiste mė shumė botės tjetėr. Befas njė ide i feksi nė tru. Hyjnesha Isidė u ēel nė fytyrė, mandej u ul nė gjunjė krejt pranė kufomės dhe tha:
"Pashė hakmarrjen tėnde dhe timen bashkė, bėju i gjallė! Ka qenė Seti, vėllai yt bastard, ai qė tė ka vrarė e masakruar".
Ashtu siē priste dhe shpresonte Isida, mrekullia ndodhi pas lutjes sė fundit: fytyra e burrit tė saj ndėrroi ngjyrė dhe gjymtyrėt i lėvizėn paksa. Isida ra me tė shpejtė mbi tė. Nė fillim ia ngrohu dhe ia ēeli me njė puthje buzėt e tij tė ftohta e tė mbyllura, mandej ia hoqi ato pak lecka qė i kishin mbetur dhe e shtrėngoi fort pas vetes.
Ashtu siē priste dhe shpresonte Isida, pas nėntė muajsh lindi njė djalė, Horin, i cili me t’u rritur do t’ia merrte hakun tė atit.

9. SALMONEU

Asnjėri prej tė shtatė djemėve tė Eolit nuk i pėrēmonte aq shumė perėnditė sesa Salmoneu, duke ia kaluar kėshtu edhe tė vėllait, Sizifit. I pėrēmonte dhe i urrente. Nė pamundėsi pėr ta shprehur ndryshe urrejtjen e tij, tallej me perenditė. Sidomos me tė Plotfuqishmin Zeus. Tallja me Zeusin qe bėrė pasioni kryesor nė jetėn e Salmoneut. Asgjė tjetėr nuk i hynte nė sy. As mbretėritė. As familja. As femrat dhe djemtė e bukur. Gjithė natėn e vriste mendjen si e si tė gjente mėnyra sa mė spektakolare e sa mė origjinale pėr ta vėnė nė lojė Sovranin. I pėrpunonte deri nė detaje. Ditėn i vinte nė jetė. Lloj - lloj shfaqesh qė tėrhiqnin jo pak kureshtarė.
E megjithatė, Zeusi atje lart tregohej krejt indiferent. Ēka do tė thoshte se talljet e lojėrat e Salmoneut ishin aq banale, saqė nuk kishin arritur ta cytnin aspak inatin dhe zemėrimin e Sovranit. Ky fakt e tėrbonte Salmoneun. Pėrsėri orė tė tėra e netė pa gjumė. Derisa njė natė (gati nė tė zbardhur) i polli mendja njė gjetje tė re, krejt origjinale.
Menjėherė tė nesėrmen porositi ndėr rrobaqepėsit mė tė mirė tė Salmonesė (qyteti qė kishte themeluar vetė Salmoneu) njė rrobė qė t’i ngjiste besnikėrisht asaj tė Zeusit dhe e veshi vetė. Urdhėroi mjeshtrit mė tė zotė tė qytetit qė tė bėnin njė qerre bronzi si tė Zeusit dhe hipi vetė nė tė. Mandej para kureshtarėve tė shumtė, po atė ditė, nisi t’i pėrshkonte rrugėt e qytetit tė tij.
"Jam Zeusi! Jam Zeusi!", ulėrinte Salmoneu duke i pėrshėndetur lehtė me dorėn e djathtė kureshtarėt e trembur. Qerrja prej bronzi kalonte me shpejtėsi tė madhe, duke u troshitur e pėrhapur gjithandej njė zhurmė shurdhuese.
"Janė bubullimat qė i lėshoj unė!", thėrriste Salmoneu duke i pėrshėndetur lehtė me kokė kureshtarėt e trumhasur. Rrotat e metalta tė qerres fėrkoheshin pas gurėve tė kalldrėmit, duke sajuar xixa tė shumta si flakadanė tė ndezur.
"Janė vetėtimat qė i lėshoj unė!", bėrtiste Salmoneu.
Dėnimi i Sovranit erdhi tė nesėrmen e spektaklit: qė nga lart e gjuajti me rrufe Salmoneun e gjorė.
"Mė nė fund triumfova!", tha Salmoneu teksa jepte shpirt.

10. ZANAT

Zanat sapo kanė dalė nga Burimi i Kulluar. Njė hėnė e bardhė, ngecur si ēerdhe zogjėsh mes degėve tė pishės, i sheh trishtueshėm. Kurse Zanat kėndojnė dhe llastohen. Nėn njė muzg tė butė, endur e varur majė maleve si pėlhurė e hirtė. Zanat qeshin. Ujėrat u kullojnė nga flokėt e gjatė e tė lėshuar dhe prej dritės sė hėnės trupat e tyre tė zhveshur duken si tė ngjyer me argjend. Janė krejt lakuriq. Siē i kanė bėrė Nėnat (apo Nėna?) dikur. Kėndojnė Zanat nėpėr muzg. Krejt lakuriq. Pa u druajtur se mund t’i shohė ndokush. Pėr mburojė kanė vetė shikimet e tyre. Qė vrasin dhe shitojnė. E dėshmojnė gurėt aty pranė. Dikur ishin shtegtarė. Qė harruan tė kolliteshin. Domethėnė tė paralajmėronin. Ose bėnė sikur harruan. Domethėnė nuk i rezistuan ngasjes pėr tė parė (njė herė, vetėm njė herė!) Zanat lakuriq.
Tashti janė thjesht gurė. Nė madhėsinė e njė njeriu tė zakonshėm dhe tė zhveshur nga bimėsitė. Asgjė nuk gjallon nė to e pranė tyre. Nė tė rrallė ndonjė akrep. Ose ndonjė hardhucė qė shullahet nė diell. Vetėm Zanat fshihen pas tyre, kur luajnė ku - kė. Edhe flokėt e gjatė e tė njomur mbi ta i nderin dhe i thajnė.
Zanat i llastohen muzgut. Krejt lakuriq. Muzgut dhe njėra - tjetrės. Janė mė tė bukura se kurrė nė muzg. Dhe pak e muzgu do thuret mė dendur. Do tė bjerė mbrėmja. Qė do mbulojė e fshehė gjithēka. Edhe bukuritė e Zanave. Ndaj dhe ato nxitojnė. Hedhin vallen e fundit pėr sot. Mbledhin lulet e fundit. Kėndojnė kėngėn e fundit. Tamam atėherė njėra prej tyre (ndoshta mė e vogla) bėri pyetjen e ēuditshme:
"Cila prej nesh ėshtė mė e bukura?"
Zanat shtangen. Thua se njė turmė shtegtarėsh qe shfaqur krejt papritur para tyre. Tė gjitha. Edhe ajo qė kishte pyetur. Shtangen dhe i lėnė lodrat. Asnjėra s’e kishte ēuar kėtė pyetje nėpėr mend ndonjėherė. Qenė mjaftuar me faktin se ishin aq tė bukura sa i kthenin tė tjerėt nė gurė. Tė bukura. Tė gjitha tė bukura. Pa e vrarė mendjen se cila ishte mbi shoqet. Zanat heshtin. Shohin me vėrejtje njėra - tjetrėn. Si kurrė mė parė. Krejt lakuriq janė.
"Cila prej nesh ėshtė mė e bukura?"
Pyetjen, kėsaj radhe, e ka bėrė njė tjetėr Zanė, jo ajo e para.
"Unė!", pėrgjigjen tė gjitha njėherėsh, duke ia drejtuar gishtin tregues njėra - tjetrės. Mandej shihen sy ndėr sy dhe qeshin me zė tė lartė. Aq sa muzgu shprishet disi. Tamam atėherė njėra prej tyre (ndoshta mė e madhja) bėri konstatimin e ēuditshėm:
"Nuk mund ta ēmojmė ne vetė bukurinė tonė. Duhet njė tjetėr. Dikush jashtė nesh".
Tė gjitha Zanat njėherėsh kujtohen pėr shtegtarėt.
Shtegtarėt kalojnė andej pėrnatė.
Pėrnatė shtohen gurė tė rinj.

(Marrė nga libri "Vėlla me Centaurėt", botim i Shtėpisė Botuese "BUZUKU", Prishtinė, 2002)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ridvan Dibra    17/9/2010, 13:55

Ridvan DIBRA




MISTERET E MUZGUT
-dialogė-



(Muzg. Nė fillim janė dy. I treti vjen dhe ikėn disa herė me radhė)

“A nuk ju duket se e shfaq tė plotė harmoninė ky muzg?”
“Gabohesh, miku im. Harmonia e fshehur ėshtė mė e fortė se ajo qė shfaqet”.
“Mister, atėherė. Tė kujton njė femėr...”
“Pėr femrat mund tė mėsosh sa je i ri. Mė vonė gjithēka ėshtė keqkuptim”.
“Iku edhe kjo ditė: u harxhua si jetė poeti...”
“Jeta e njė poeti ėshtė plagjiaturė e veprės sė tij”.
“Poeti ėshtė veēse njė viktimė naive dashurishė...” “Pėrralla! Dashuria pėr maskėn ėshtė njė tipar i poetit tė vėrtetė”. “Poeti. Poezia. Pesoa. Pushkini. Njė shampanjė ruse...” “Poezia lind nga grindja e brendshme”.
“Ndoshta. Veēse Artisti vuan pėr arsye banale dhe idiote.
“Nuk falet gjithė kjo siguri nė moshėn tonė”.
“4O vjeē i ke mėsuar dhe bėrė tė gjitha, mė pas vegjeton…” “Nuk ka mė artistė, miku im. Ka sharlatanė. Faji ėshtė i kohės”. “Nderim arsyes. Njeriu qė mendon, fiton gjithmonė...”
“Sot gatuhen fitore tė vogla e tė ēastit, jo fitore tė mėdha e tė pėrjetshme”. “Pushtimi i njė femre nuk ėshtė fitore e vogėl...”
“Femra ėshtė si muzgu, miku im: ēel vetėm nė duart e njė burri. Kurse burri vyshket nė duart e gruas”.
“Shikoji si puthen e dashurohen: pa kurrfarė fshehtėsie e misteri”.
“Po rritet njė brez i ri, i cili, ndonėse nė dukje tregohet shumė pragmatik, nė tė vėrtetė kėrkon njė mit tė ri”.
“Ikin si hijet. Thua se kanė humbur gjithēka...”
“Ėshtė mirė tė rrini larg nga njerėzit, tė cilėt nuk kanė asgjė pėr tė humbur”. “Kurse ju nuk bėni mirė qė ua ktheni shpinėn realiteteve...”
“Jam i detyruar tė krijoj realitete tė rinj, ngase jetoj nė njė realitet banal e vulgar”.
“E ndien si dihat ky muzg? Si tė ishte njeri i gjallė...”
“Njeri, thatė? Vjen njė ditė dhe Njeriu nė ty mbarohet”. “E sheh si bredh e vetmuar ajo vajzė?...” “Njė vajzė qė sot ndihet e vetmuar, ėshtė njė nėnė e ardhshme”.
“Oh, sa mirė me qenė poet!”
“Ballkani i vlerėson poetėt vetėm tė therur”.
“Sonte mos fol pėr vdekjen, tė lutem...”
“Mos mendo pėr vdekjen dhe mos harro se je i vdekshėm”.
“Sonte jam unė. Unė dhe vetėm unė. Edhe ky muzg. Gjithēka tjetėr ėshtė hipotezė...”
“Mos moho, se do tė tė mohojnė”.
“Asgjė nuk duket e vėrtetė sonte... gjithēka si e ėndėrrt...”
“Njerėzit me intelekt tė fuqishėm nuk janė kurrė tė sigurt nėse gjithēka qė na rrethon nuk ėshtė vallė ėndėrr”. “Shiko si harbon ai burrė! Dhe e ndot kėtė muzg...”
“Gabohesh, miku im: njė burrė pa grua nuk ėshtė njė krijesė njerėzore”.
“Femra nė muzg dhe muzgu brenda femrės... kafshohen e puthen...” “Femra nuk duhet puthur, duhet pėshtyrė”.
“Mos, mik! Mė pas vjen Kuptimi. KUPTIMI e KRIJIMI. Bėheni TRE”. “Trinia, mė shumė se e shenjtė, ėshtė problematike”.
“Kėshtu thonė pėrvojat tuaja, miku im. Jeta jote”. “Fatkeqėsisht, jeta i ngjet lojės sė shahut: mjafton njė lėvizje e gabuar dhe ke humbur lojėn...”
“...prandaj dhe shpikėm dashurinė...”
“...pėrrallėn...”
“Njė njeri qė dyshon nė dashurinė e tij, dyshon edhe nė gjithēka tjetėr”.
“Nuk ėshtė gjithmonė e lehtė tė thuash tė vėrtetėn, sidomos kur ajo duhet formuluar shkurt...”
“Sidomos nė muzg!”
“Kur femra kėrkon angazhim tė plotė. Ndjesor dhe seksUUUal”.
“Vetėm nė pak persona tė zgjedhur bashkėjetojnė ndjenja dhe seksualiteti”.
“NJĖRI jam UNĖ!”
“Nė jetė, miku im, asgjė nuk kushton mė shumė se sėmundja dhe... budallėlleku”.

(Qeshin me zė tė tre. Prapė muzg)

“Duke qeshur mund tė thuash gjithēka, bile edhe tė vėrtetėn”.
“Nuk ka dyshim: ne jemi tė paracaktuar pėr njė tė hėnė tė madhe!”
“Dakord, por e diela nuk po mbaron kurrė...”
“Ke filluar tė merresh me veten, miku im?”
“Pėrderisa s’mė vėzhgon askush, duhet tė vėzhgoj vetveten”.
“Edhe njerėzit kanė ikur. Thua se i trėmben muzgut...”
“Mė lehtė gjendet Zoti nė qiell se Njeriu mes rrėmujės sė sotme”.
“Shikoje, shikoje njėrin! Sa shumė tė ngjason, o Zot!”
“Mos i beso kurrė atij qė tė shėmbėllen”.
“Po bėn letėrsi, mė duket?”
“Letėrsia jep simbole. Ajo ėshtė njė mineral i ēmuar, i nxjerrė nga jeta”.
“Po flet pėr poezinė, mė duket?”
“Oh, sa mirė me qenė narrator!”
“Gjithēka qė ėshtė e pėrsosur nė gjininė e saj, e kapėrcen kėtė gjini, pėr t’u shėndėrruar nė diēka tjetėr, tė pakrahasueshme e tė pakualifikueshme”.
“Nė djall Arti! Bėhet edhe pa tė”.
“Nėse hiqet arti, atėherė dashuria do tė jetė vetėm njė nevojė biologjike”.
“Sa i rėndomtė ky perėndim dielli...”
“Pėr bretkun simbol i bukurisė ėshtė bretkosa”.
“Merrini gjėrat mė thjeshtė, miku im”.
“Urrej mė shumė se gjithēka thjeshtėsinė”.
“Mė shumė se gjithēka ēmoj thjeshtėsinė”.

(Dy rrihen. Muzg. I treti vjen dhe bėn pajtimin)

“Nė ēastin qė nisni tė flisni pėr diēka, ajo ju shket nga duart”.
“... si ngjala...”
“... si gėnjeshtra...”
“Nė njė roman, e vėrteta dhe gėnjeshtra duhet t’i kėmbejnė vendet pa pushim”.
“Kam humbur shijen e femrės... Fat apo mallkim?”
“Mrekullitė nuk ndodhin ēdo ditė”. “Ndėrsa vitet ikin, shumohen gjykatėsit qė tė ndėshkojnė”.
“Kjo nuk ndodh me mua: jeta ime ėshtė e tillė, sikur tė isha i sigurtė pėr njė jetė tė dytė”.
“Sepse?...”
“I kam bėrė, provuar e shkruar tė gjitha dhe jeta tashmė mė rėndon mbi shpatulla”.
“Artikulimi i vuajtjes ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė shmangur vetvrasjen”.
“Ky muzg ėshtė ishulli im dhe unė Robinsoni i tij...”
“Nderim atyre qė u rrekėn tė gjenin Ishullin e Robinson Kruzosė!”
“Nuk ka mė tė rrezikshme sesa ta gjesh jetėn tėnde tė ngjajshme me atė tė dikujt tjetėr. Nuk ka dy jetė tė ngjajshme. As dy fate tė tillė”.
“Mea culpa”.
“Work in progress”.
“Tashmė edhe ironia, edhe cinizmi janė tė vjetėruar, tė dalė mode. Ushqim pėr tė gjithė”.
“Panem et circenses”.
“Public relations man”.
“Seneka predikonte virtytin dhe thjeshtėsinė, por vetė qe ndėr patricėt mė tė pasur tė Romės. Bile, lėshonte para me fajde...”
“Nė djall Seneka! Edhe fajdet. Vetėm poezia mbetet”.
“Domethėnė emocioni... shprehja e TIJ... personaliteti... shprehja e TIJ...”
“Poezia nuk ėshtė ēlirim i emocionit, por njė arratisje nga emocioni; ajo nuk ėshtė shprehje e personalitetit, por njė arratisje nga personaliteti. Por, natyrisht, vetėm ata qė kanė personalitet dhe emocione e dinė se ēfarė do tė thotė tė arratisesh nga kėto gjėra”.
“Pra, ju e besoni se ALFRED PRUFROKU ėshtė emri i njė fabrike?”
“Pa dyshim. Ashtu siē besoj se pėrjetėsia fitohet pėrmes kujtesės sė tė tjerėve”.
“Pėrjetėsia ėshtė iluzion. Liria jo”.
“Tė jesh i lirė, gjithnjė do tė thotė tė mbijetosh nė kurriz tė njė tjetri”. “Jo! Liria ėshtė thjesht inteligjencė”.
“Vetėm urrejtja mund t’i bėjė njerėzit inteligjentė”.
“Jo! Dashuria”.
“... urrejtja...”
“Nuk mund tė tė urrej, sepse s’je i lumtur”.
“... sepse jam i ditur...”
“Sa mė i ditur tė jetė njeriu, aq mė tė vėshtirė e ka t’i japė pėrgjigje pyetjeve tė njė tė budallai”.

(Prapė rrihen dy. I treti sodit. Muzgu trashet)

“Burrat rrihen, sepse gjėrat s’janė siē duhej tė ishin”. “Sa e vėshtirė dhe sa e hidhur ėshtė tė bėhesh njeri!”
“Nėse nuk je, nuk bėhesh”.
“Ju nuk mė kuptoni. Kėtu askush, pėrveē Sibilės, nuk mund tė kuptojė gjė”.
“Edhe ti, o ***?!”
“Kujdes etikėn, ju lutem! Vlera e letėrsisė nuk mund tė kushtėzohet vetėm nga standartet letrare, duhen edhe ato etike e teologjike...”
“Po mė neveriteni, miku im”.
“Ankthi tregohet mė i fortė se neveria”.
“A nuk mund t’i kėnaqeni kėtij Muzgu tė Mrekullueshėm? Edhe faktit qė jeni?”
“Kėnaqėsia duhet kėrkuar nė tė shkruar dhe jo nė jetė”.
“Amen!”
“Tashti mė duhet t’ju lė. Po mė thėrrasin”.
“Mos shko ku tė thėrrasin. Shko ku tė duan”. “Amen!”
“Ti shkon pajadį drejt vetes tėnde. Sepse vetėm atė ēmon”.
“Oh, sa e ndyrė do tė jetė kjo botė, kur tė mos jem unė!”
“Kėshtu foli Neroni. Tė kujton poetėt modernė: djeg Romėn pėr hir tė kėngės sė tij”.
“Jo, miku im: kujto gjithnjė se individėt njerėzorė janė qėllime dhe mos i pėrdor ata thjesht si mjete pėr tė arritur qėllimet e tua”.
“Nuk besoj! I mėnēuri duhet tė udhėheqė e tė sundojė, kurse i padituri duhet t’i shkojė pas”. “Kjo nuk duhet tė ndodhė mes miqsh...”
“Nuk ka miq njeriu qė s’ka provuar armiqtė”.
“Ut ameris, amabilisesto!”
“Nuk vlen pėr shkrimtarėt - kjo racė primitive hakmarrėsish!” “Marrija asht nana e tana tė zezave”.
“Amen!”
“Muzg i mrekullueshėm! Asnjė kritikė nuk vlen pėr tė...”
“Kritika fal korbat dhe persekuton pėllumbat”.
“Kritikėt janė si gratė: na duan pėr defektet tona”.
“Duaj dhe bėj atė qė dėshiron!”
“Amen!”
“Gjithēka qė bėhet pėr hir tė dashurisė, ėshtė gjithmonė pėrtej sė mirės dhe sė keqes”.
“Oh, sa mirė me qenė i dashuruar!”
“Sot, mė datė 31 janar 2004, ora 10 fillova tė lexoj “Uliksin” e Xhojsit. Me shumė pėrtesė e mungesė vėmendjeje: jashtė ėshtė njė ditė e bukur me diell dhe pas xhamave tė zyrės sime Kakarisin Katėr studente simpatike”.
“Oh, sa mirė me qenė i madh!”
“Madhėshtinė nga marrėzia njė hap i ndan”.
“Si mundesh me qenė i madh me njė Atdhe tė vogėl?” “Nuk e ndėrrojmė dot Atdheun, miku im. Mė mirė ta ndėrrojmė bisedėn”.
“1 prill 2004, pasdreke. Sapo mbarova “Uliksin” e Xhojsit. Jam i mrekulluar! Njė libėr qė duhej lexuar, tė paktėn, 10 vjet mė parė. Tashti pena nė dorėn time peshon shumė mė tepėr…”
“Jo. Miku im. Nuk je i sinqertė. Kur Pėrmend Penėn. Sepse. Vetėm i bie me dorė. Tastierės sė kompjuterit. Ka 10 vjet. Tė paktėn”.
“Kush nuk ndėrron ėshtė ose mė i urti ndėr tė zgjedhurit, ose mė budallai ndėr injorantėt”.
“Unė mendoj ndryshe. Njeriu, tė paktėn njėherė nė jetėn e tij, duhet tė harrojė atė qė kanė bėrė tė tjerėt”.
“Tė tjerėt janė tė tjerėt. Kurse unė jam dikush”.
“Sa e trishtė me qenė dikush!”
“... ush... ush.... ush...”

(Njėri bėn tė fyerin dhe rreket tė ikė. Dy tė tjerėt e mbajnė. Ende muzg)

“Duhet njė mund i madh pėr tė parė ēfarė ka nėn hundėn tėnde”.
“Po mė bėni tė vuaj, miqtė e mi...”
“Njė mendje e vogėl vuan pėr shkak tė problemeve tė vogla”.
“Nuk desha tė fyej askėnd. Ligjėrova thjesht pėr hir tė ligjėrimit...”
“Nuk ka ligjėrim tė virgjėr!”
“Amen!”
“Postmodern!”
“Veprat e artit postmodern i drejtohen nė mėnyrė simultante njė publiku minoritar elitist, duke pėrdorur kodet “e larta”, si dhe njė publiku masiv, duke pėrdorur kodet popullore”.
“Oh, sa mirė me qenė...”
“... postmodern!”
“Si ky muzg...” “Si kėto yje...”
“Si kjo natė...”

* * *

“Natėn!”
“Natėn!!”
“Natėn!!!”

(Ikin tė tre. Nė drejtime tė ndryshme. Bashkė me ta edhe muzgu)



Shkodėr,
1994 - 2004




___________________________________________



Ridvan Dibra

--------------------------------------------------------------------------------

E Merkure, 21 Dhjetor 2005



KOHA ANTILIBER

Ridvan DIBRA

1. Me nje traste aspak te leshte para kembeve - mbushur ding me libra dhe jo me balte Bune a gure Rozafati, ngjeshur ne nje makine qe "perpin rrugen si harusha" e troshitet me keq se varkat ne Liqenin e trazuar, i kthej shpinen Shkodres sime "provinciale" "Zot i Madh, sa guxim duhet ta quash te tille qytetin tim te lindjes!) tamam aty ku "zhduket Buena nen nji koder, zhduket Drini nen nji mal"; synimi: te arrij sa me shpejt ne Metropol.

Dje bera nje kerkim neper te gjitha librarite e qytetit tim: nuk ishte shitur asnje prej librave te mi. Librat tuaj jane teper te avancuar per lexuesit provinciale te qytetit tone, me kishte ngushelluar njeri prej librashitesve. "Duhej te ishte zgerdhire, sapo i kisha kthyer shpinen. Hamendje e imja. Rd). Kurse une i kisha thene vetes "per te njeqindten here): Askush nuk eshte profet ne vendin e vet. Dhe ne cast kisha marre vendimin e rendesishem: ta mesyj Metropolin! Bashke me librat e mi.

Dhe ja ku jam ne Rruge te Madhe.

2. Pershendetjes sime te pervuajtur e plot politese "Pppp), librashitesi i njeres prej librarive ne qender te Metropolit i pergjigjet pertueshem "pp) sapo dallon trasten e fryre mbi shpinen time.

"Libra?"

"Libra", pergjigjem me ze te mekur dhe nje ndjesi e lehte frike me perfshin te terin, thua se ai perballe meje ka zbuluar "nje arme pa leje" e qe une e mbaj te fshehur diku nen xhaketen time postmoderne.

"Te tute?"

"Te mite". Ul trasten para kembeve dhe mbushem me fryme.

"Jo, ngarkoji prape", thote rrufeshem librashitesi dhe tregon me gisht trasten para kembeve te mia. "Nuk kam vend. Dollapi i Letersise Shqipe "DLSH. Shkurtim i imi. Rd) eshte plot. Sa s'po thyhet".

Ashtu i kerrusur nen peshen e librave te mi, bej dy hapa para, mandej nje mbrapa dhe me pas tre te tjere perpara, derisa gjendem ngjitur me raftin e Letersise Shqipe. Librashitesi kishte pasur te drejte: aty nuk ka vend as per librin e holle te nje fillestari dhe jo me per romanin tim te parafundit, qe i kalon te 300 "treqind) faqet. Dy sirate e eperme te DLSH-se i kishin zene veprat "tregime, novela, romane, ese, biografi, drama, poezi, studime, perkthime, analiza etj. etj.) e shkrimtarit shume te mirenjohur KB; siraja e trete ishte e tera per zonjushen P., e cila, qe me librin e saj te pare, kishte zgjuar interesim te pazakonte nder lexuese e lexues; siraja e fundit, domethene e katerta, ishte prone e dy "2) zonjave te nderuara, YZ dhe XHZH, te cilat shkruanin dhe botonin thjesht per inat te njera - tjetres.

"Ndoshta gabohem, por njefare zgjidhjeje mund te kete", belbezova une.

"Per shembull?". Toni i librashitesit vazhdonte te ishte aspak miqesor. Une bera nje hap mbrapa dhe fola me ze te dridhur:

"Ndoshta - ndoshta mund te ngjeshet pak KB-ja. Dy sira vetem per te jane pak si shume... ndshta i moshuar eshte klasik tashme veper e mbyllur... te gjitha ribotime... edhe lexuesit gjithe jeten ndoshta vetem nje sira... vend per te tjeret..."

"Kurren e kurres!", sokelliu librashitesi. "As mos e co neper mend. DLSH-ja nuk ka kuptim pa KB-ne. KB-ja eshte nderi i DLSH-se. E kerkojne dhe e blejne lexuesit. Si buken! Sidomos ata te moshes 40-60 vjec. Kupton? Tjeter ide?"

"Hem si te them ndoshta mund te bashkoheshin ne nje sira zonjusha P. me zonjat e nderuara YZ dhe XHZH si te thuash grupim mbi baza seksi fitojme nje sira te lire"

"Ne asnje menyre!", uleriu prape librashitesi. "Nuk ka kurrfare "kkk) sensi ajo qe thua ti. Bile eshte paragjykim. Paragjykim i paster ndaj letersise qe bejne femrat. E perlajne lexuesit. Sidomos ata te moshes 20-40 vjec. Si buken!"

"E misert?". ""Pasiguria ime po anonte kercenueshem nga mllefi". Varg i Rich-it. Rd.).

"Nuk kuptoj"

"Te grunjta ishin veprat e KB-se".

"Po tallesh?"

"Aspak! Sepse ju po merrni rolin e pamerituar te nje kritiku..."

"T'i kam dhjere kritiket! Ku i ke?"

" si dhe ate te nje sociologu letersie".

"T'i kam dhjere edhe ata! Ku jane?"

Nuk fola me. Shtrengova trasten fort dhe bera te dal. Librashitesi, i penduar si duket per fjalet e fundit ""Jetoj sepse ende di te pendohem". Thenie e s'dikujt e mbetur ne kujtese. Rd.), foli qe pertej banakut:

"Ej ti, shkrimtar vendi! Je i mirepritur nese sjell perkthime. Edhe libra per kalamaj. Me ilustrime. E kupton vete... nuk ecen letersia shqipe"

"Po sikur t'ia veme drynin? Ta mbyllim per disa vjet?"

"Ke? Librarine?"

"Jo. Letersine Shqipe".

Librashitesi filloi te shante prape. Ndoshta mua. Ndoshta Letersine Shqipe. Por une nuk ia vura veshin. Shtrengova trasten edhe me fort dhe dola ne Rruge te Madhe.

3. Pas kerkimesh jo pak te mundimshme neper rruget e zhurmeshme te Metropolit, ia dola me ne fund te gjej nje lokal qe nuk frekuentohej as prej shkrimtarve dhe as prej artisteve. "Pyetjes "a eshte shkrimtari artist?", e cila behet sa here qe vihen prane keto dy emertesa, do t'i pergjigjem ne ndonje rast tjeter. Shenim i imi. Rd.). Zura njeren prej qosheve dhe u leshova ne karrige. Trasten me libra e vura mes kembeve. Hodha syte perreth: ne lokal nuk kishte asnje klient tjeter. Isha vetem. Krejt vetem! ""I dorezohem vetmise me etshem se puthjes". Varg i nje poeti anglo-sakson, ne perkthimin e kolegut tim ON. Shenim i imi. Rd.).

"Me se mund ta kenaq zoterine?"

"Kafe! Jap gjithe boten per nje kafe".

"Boten apo letersine?"

Vetem atehere ngrita koken dhe i kushtova vemendje kamarierit: ngjasonte cuditshem me Umberto Eco-n, semiologun e shkrimtarin e njohur "ose shkrimtarin e semiologun e njohur): po ajo koke e rrumbullt, po ajo mjeker e dendur gjithandej neper fytyre, po ato sy te qeshur e te zgjuar, po

"E di se ia ke keputur koken nje koke te madhe?"

"Une atij apo ai mua?". Kamarieri qeshi me ze te larte dhe u nis drejt banakut. Une ndeza nje cigare dhe u shtriqa kendshem "shtrq). Ishin te gjitha gjasat ""ju nuk keni gjasa, sepse cuni eshte vetem i imi", kendonte nga ekrani perballe nje bukuroshe lleregjiegjithckatjeterzbuluar) qe librari i pakmeparshem te greisej honeve te harreses. "Kujtesa eshte thjesht emocionale, thoshte nje kolegu im, qe kishte vdekur para 200 vjetesh). Kamarieri u kthye pas pak. Mbi tabakane trekendeshe, domethene postmoderne, mbante dy filxhane kafeje.

"A mund ta pi kafene me ju, zoti Brida?"

"Si, ju me njihni?". Toni im ishte me shume se habitor.

"Njoh disa prej librave tuaj". Kamarieri u ul perballe meje dhe ndezi nje cigare. "Nuk ndiheni i lumtur qe takoni nje lexues tuajin?" "Ndihem i rilindur, sa here qe i takoj lexuesit e mi. Deklarate e nje shkrimtari te njohur shqiptar. Mosha: rreth 60 vjec).

"Nuk besoj se eshte lumturi e madhe te kesh nje lexues kamarier", thashe une kinse me shaka "kmk).

"Edhe kur ai kamarier eshte diplomuar per Semiotike Konstruktive dhe Poststrukturalizem Dekonstruktivist?" "Korsivet, ne kete rast, jane te folesit).

Edhe pse e degjoja per here te pare nje disipline te tille letrare, e pashe kamarierin tim me respekt te fshehur. Mpreha sa munda mendjemprehtesine time "mmmm) dhe formulova kete pyetje:

"Nuk ndiheni i penduar qe keni harxhuar kohe me librat e mi?"

"Ne fillim jo. Atehere kur librat tuaj ishin taksur per lexuesin e nivelit te pare, ate semantik"

"Qe do te thote?" "Kete pyetje e mora te gatshme nga media audiovizive. Shenim i imi. Rd).

"Atehere me interesonte thjesht cka thuhet".

"Me pas u penduat?"

"Jo. As atehere kur librat tuaj ishin taksur per lexuesin e nivelit te dyte, ate estetik".

"Qe do te thote?" "Shih sqarimin e pakmesiperm. Prape shenim i imi. Rd).

"Atehere me interesonte thjesht si thuhet".

"Dhe ne fund?"

"Po. Tashti qe librat tuaj jane taksur per lexuesin e nivelit te trete, ate semantiko - estetik".

"Qe do te"

"Ju duhet te vdisni Divran Brida! Qe te ringjallet lexuesi i vdekur".

"Une te vdes? Ne djall lexuesi! Edhe nivelet e leximit!"

Kamarieri im qeshi me te madhe dhe iku duke me lene prape vetem. Une u ndjeva thjesht i lodhur. Mbi tryeze mbeshteta berrylet. Mbi ta koken time. Dhe...

4. nje pantere "cuditerisht ne ngjyre te verdhe), e rrethuar gjithandej nga lloj-lloj papastertishe e hedhurinash, rri e strukur ne kafazin e cirkut. Asgje nuk ka mbetur nga shkelqimi, forca, bukuria, rinia, gjalleria e mrekullia e saj. Trupi i dobesuar e brinjet e dala, gezofi i vyshkur e pa ndricim, syte e thare e pa shkelqim, gjoksi i shterur e i varur, gjymtyret e mpakura e te lakuara jo vetem qe nuk joshin me, por i neverisin ata pak kureshtare qe provojne te afrohen te hekurat. Dikur, dekada me pare, ishin te panumurt adhuruesit e panteres, te cilet zinin radhen para kafazit qe ne mengjes heret dhe nuk largoheshin prej aty pa rene mbremja.

Njeri prej drejtuesve te cirkut kerkoi te dinte nga kujdestaret se pse lihej i paperdorur ai kafaz aq i mire. Rremuan me shkopinj neper kashten e piste brenda kafazit, derisa dalluan panteren e drobitur. "Ende ketu, ti?" pyeti drejtuesi. "Kur dreqin ke ndermend te shporresh?". "Me falni te gjithe!", peshperiti pantera aq lehte, sa u degjua vetem prej drejtuesit qe kishte vene veshin te hekurat. "Sigurisht", tha drejtuesi dhe i ra ballit me gisht per t'u treguar kujdestareve se ne cfare gjendjeje qe ajo kafshe, "te falim". "Une gjithmone kam dashur qe ju ta admironit mrekullie time", tha pantera e drobitur. "Ne e admirojme ate", tha drejtuesi me miresi. "Por ju nuk duhej ta admironit ate", tha pantera e drobitur. "Mire pra, atehere nuk e admirojme", tha drejtuesi. "Po pse nuk duhet ta admirojme?". "Sepse une jam viktime e ketij admirimi, nuk mund te rroj pa te", tha pantera e drobitur. Keto ishin fjalet e saja te fundit, ndersa ne syte qe shuheshin mbeti kembengulja e forte por jo me krenare se ajo vazhdonte te ishte ne qender te vemendjes.

"Mire, pastrojeni!", urdheroi drejtuesi dhe kujdestaret e groposen panteren, kashten, hedhurinat e gjithcka tjeter. Ne kafaz futen nje Artist te Ri. Edhe me i pavemendshmi e ndjente risine e kesaj krijese te zbutur, qe sillej krenar brenda kafazit. Artisti ishte ne forme. Ushqimet qe pelqente e kerkonte, kujdestaret ia sillnin menjehere. Admirues te shumte u mblodhen sakaq rrotull kafazit dhe...

"Ej, xhaxho!". Hap syte i trembur. Kam dremitur dhe kam pare ne enderr TREGIMIN e Francit te gjore. "Me i miri i te gjitha kohrave. Thjesht konsiderate e imja. Rd). Fundin e Tij. Vecse kokeposhte. "Nuk je ne hotel ketu. Paguaj dhe qerohu!".

Mbi dy supet e mi rendojne rendshem dy gjera te llahtarshme: te stermdha e te djersitura. Paguaj. Per vete. Edhe per kamarierin. Lexuesin tim. Ngrihem. Hedh mbi shpine trasten. Me librat e mi. Dal jashte. Prape ne Rruge te Madhe.

5. Idete e medha gjithmone me kane lindur ne Rruge te Madhe. Keshtu me ndodh edhe kesaj here: kujtohem per ftesen e njerit prej televizioneve te Metropolit, ftese te cilen, deri me tash, e kam refuzuar paturpsisht. "Dhe kam kurajon te kerkoj mirekuptim prej lexuesit tim kur ai s'ma ka pare surratin qofte edhe njehere te vetme Reflektim i imi. Rd). Capitem drejt burimit te fteses. Trasta rendon rendshem mbi shpinen time. Diku prane dalloj nje kazan hedhurinash dhe sakaq ne trurin tim feks nje tjeter ide. Heq trasten nga shpina dhe tinzash, pa u vene re nga ndokush, e le aty. Ne kthim, pa asnje dyshim "rastesor ky rimim. Shenimi im), trasten me librat e mi do ta gjej prape aty.

Ne televizionin "Kozmos" me priten si Djalin Plangprishes: me qortim "kush je ti qe refuzon ftesat tona, te tjeret na luten etj.) dhe me dashuri "dyshimi im: i kane mbaruar gjithe shkrimtaret metropolitane). Me sajdisin me nje kafe dhe me sqarojne se intervistat nuk paguhen. Nuk them gje. Me pas me urdherojne te futem ne studio. Hyj aty dhe pres gjate. Derisa vjen gazetarja. E shoh dhe shtangem "shshsht): eshte nje biondine e hatashme - vjele, me siguri, nga konkurset mbarekombetare te miss-eve; gjoksi i saj i mrekullueshem, thuajse i zbuluar, e detyron te hepohet paksa drejt meje. Une djeresij e coroditem me gjithsejt. Gjithcka qe kisha menduar t'u them lexuesve te mi te dashur, behet lemsh e peshtjellohet ne trurin tim. Roland Barti ka mjekren e Umberto Ekos dhe ngre tezen e vdekjes se lexuesit. Tomas Pinconi i lutet nje gazetareje "biondine) per interviste, kurse Norman Mejler ben te kunderten, i iken asaj. Dekonstruktivisti Derrida ngacmon me fjale e duar Kristeven, e cila, kinse shperfillese, kembengul rreth pavaresise se tekstit. Borhesi perserit se gjithe jeten ka lexuar vetem nje liber, ndersa Kadareja perbetohet rreth shenjterise se tekstit letrar. Tahar Ben Zhellun... kurse Danillo Kish

"Gati! Fillojme!", bertet regjizorja "biondine). Behu burre, d.m.th. shkrimtar, i them vetes. Perqendrohem sa mundem dhe rrekem t'i mbledh disi thneglat e mendimeve. azetarja flet plot epsh dhe siguri. Gjera te pergjithshme thote, ato qe thuhen ne cdo fillim. Une guxoj dhe ia hedh syte prape: dritat e ndricuesve kryqezohen e sajojne lodra te mrekullueshme mbi gjoksin e saj te zbuluar. Coroditem perseri. E humbas edhe ate pak siguri qe sapo kisha fituar. Gazetarja kthehet e tera nga une dhe e cel biseden:

"Do te ishte me shume interes per teleshikuesit tane e qe jane njekohesisht edhe lexuesit tuaj, te dinin sa te dashura ka, aktualisht, zoti Brida?"

"Asnje!", pergjigjem une thuajse mekanikisht e triumfalisht. Tashti eshte radha e gazetares te coroditet: as qe e ka imagjinuar pergjigjen time. E shoh sesi ben levizje te pakontrolluara "me ndermend panteren e KAFKES ne kafaz) dhe trazon letrat para vetes. Pyetjet e saja ngaterrohen. Po keshtu edhe pergjigjet e mia. Mes nesh nuk ka kurrfare mirekuptimi "nknknk), thua se u perkasim dy planeteve te ndryshem. Keshtu deri ne fund, d.m.th. derisa plotesohet minutazhi i caktuar. E zhgul mikromikrofonin "thua se heq nje akrep te zi) nga jaka e xhaketes sime postmoderne dhe marr fryme i lehtesuar. Regjizorja afrohet dhe me sheh thuajse me neveri.

"E ke dhjere", me thote. Mua me ndermendet librashitesi. Edhe pantera. Edhe ata pak lexues qe duhet t'i kem zhgenjyer perfundimisht.

Dal jashte. Prape ne Rruge te Madhe.

6. Kam marre Rrugen e Kthimit. Druhem ta pohoj "pohime te tilla nuk jane ne nderin e shkrimtarit bashkekohor), porse nje vel i holle malli me ka mbeshtjelle te terin. Mall per Shkodren time dhe provincializmin e saj. Ose per dicka tjeter. Mall te cilin, per turpin tone!, kemi turp t'ia pohojme vetes. Sidomos te tjereve. Mall per te thjeshten. Te verteten. Te pabujen. Thelbin. Qe, ndoshta, ruhet ndokund i pacenuar. ""Me lini ne strehezen time te qete/te qesh me boten budallaqe". Varg i nje poeti frankofon, ne perkthimin e kolegut tim NO. Shenim i imi. Rd.).

Diku nga fundi i Rruges, tamam aty ku "zhduket Buena nen nji koder, zhduket Drini nen nji mal", kujtohem per trasten me librat e mi: i kam harruar ne Metropol, te kazani i hedhurinave. Trishtohem. Por vetem per pak caste. Sepse "ashtu si perhere) e ngushelloj veten: ndoshta, fale nje rastesie fatlume, ate traste e gjen ndonjeri prej lexuesve te mi.

Ndihem i drobitur. Mbyll syte dhe dremis.

koha jone.

------------------------------------

PĖRRALLAT E MUZGUT ( Dhjetė parabola)

--------------------------------------------------------------------------------

Ridvan Dibra

PĖRRALLAT E MUZGUT
(Dhjetė parabola)

1. BRENGA E TRITONIT

Gati tė gjithė e kanė zili Tritonin dhe fatin e tij. Nuk ėshtė pak tė jesh nė shpurėn e Poseidonit tė plotfuqishėm dhe tė kesh njė pallat tė artė nėn det. Por mbi tė gjitha, Tritoni ka privilegjin e madh tė jetė zotėruesi i guaskės sė detit, e cila zbut si me magji dallgėt e tėrbuara, pikėrisht ato dallgė qė Poseidoni i ngre me zemėrimin dhe sfurkun e tij tridhėmbėsh. Nė njė farė kuptimi, Tritoni ėshtė edhe ndėrmjetės mes Poseidonit sedėrmadh dhe detarėve qė lypin mėshirė. Ndaj dhe prej kohėsh ka fituar respektin, mirėnjohjen dhe adhurimin e tyre.

Por jo edhe frikėn e tyre. Sepse tė gjithė e dinė tashmė se roli i tij ėshtė thjesht ai i njė zbutėsi, i njė qetėsuesi. D.m.th. roli qė kanė nė pėrgjithėsi ndėrmjetėsit. Kuptohet qė fati i Tritonit ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me Poseidonin dhe trillet e tij. Pikėrisht ky fakt e brengos jo rrallėherė Tritonin shpirtmadh. D.m.th. pamundėsia pėr tė ngritur tallaze tė tėrbuara, qė dikush t“ia ketė edhe frikėn ndonjėherė. Sepse jo rrallėherė ndihet i velur me respektin dhe admirimin e tė tjerėve.

(Ndėrsa rasti kur pėrmes guaskės sė tij nxori njė britmė aq tė thekshme, saqė i detyroi bijtė e Gjeas tė iknin tė lemerisur, veēse i kujton rininė e herėshme; kohėrat kur dy gjysmat e tij-njėra prej njeriu dhe tjetra prej peshku-jetonin nė harmoni tė pėrsosur mes njėra-tjetrės).

2. BURRĖ E GRUA

Gjithēka mund dhe duhej tė ishte e thjeshtė mes atyre tė dyve (pėrderisa duheshin), por nė tė vėrtetė po ndodhte krejt e kundėrta: Cefali ishte ēmendurisht xheloz ndaj gruas sė tij, Prokridės; ashtu siē ishte edhe ajo jo pak xheloze ndaj tij. Xhelozia e Cefalit ishte krejt e turbullt, e pėrgjithshme, e pabazė, sepse gruaja e tij deri atėherė kishte pasur njė sjellje shembullore, duke mos i dhėnė tė shoqit kurrnjė argument (kuptohet, nėse nuk quheshin tė tillė shikimet e ndezura mashkullore qė ajo tėrhiqte rrugės e qė lidheshin thjesht me bukurinė e saj tė pazakontė). Ndėrsa xhelozia e Prokridės (aspak nė pėrmasat e asaj tė tė shoqit) dukej mė e pranueshme dhe lidhej me njė emėr konkret, me atė tė Eojės, qė e dashuronte Cefalin si e marrė, dashuri sė cilės ai, deri mė tash, nuk i qe pėrgjigjur aspak. Megjithė kėto veēanti, duhet pėrsėritur se tė dyja xhelozitė ishin krejt tė pathemelta dhe nuk bėnin gjė tjetėr, veēse ia prishnin e ia nxinin ditėt ēiftit.

Cefali, Cefali sidomos, ndihej i keqtrajtuar e i fyer nga xhelozia e gruas; ndėrkohė qė priste tė kundėrtėn: tė ēmohej e tė nderohej prej saj pėr vetė rezistencėn e pashėmbullt qė u kishte bėrė deri mė tash joshjeve e kėmbėnguljes sė Eojės pėr ta bėrė atė tė sajin.

Ndėrsa Prokrida ndihej e pėrkėdhelur nė sedėr dhe e kėnaqur nga xhelozia e burrit, e bindur se e meritonte atė: nuk qe kaq e thjeshtė tė ishe njėkohėsisht edhe femėr e bukur (e adhuruar dhe e dėshiruar prej tė gjithėve), edhe grua besnike.

Dihen gati prej tė gjithėve ato qė ndodhėn mė pas. Eoja njė ditė (kėmbėngulja e saj bėhej mė e egėr dhe mė dinake, sa mė shumė qė i plakej e i dobėsohej i shoqi, Tritoni) ia ndryshoi pamjen e veshjen Cefalit, aq sa Prokrida nuk e njohu kur e takoi, dhe ra nė dashuri me tė. Kur e kuptoi tradhtinė e saj (kurrė s'e patėn tamam tė qartė as ajo e as tė tjerėt me tė cilėt diskutoi, nėse mund tė konsiderohej si i tillė akti i kryer, apo thjesht njė ēast dobėsie), Prokrida e panjollė u ndie e turpėruar dhe iku larg tė shoqit. Nė tė njėjtin gabim do tė binte kohė mė vonė edhe Cefali, kur fisnikja Artemidė (aspak me synimet e Eojės) do t“ia ndryshonte pamjen dhe veshjen Prokridės.

Nė rrethana tė tilla, dy bashkėshortėt u ndien krejtėsisht tė barabartė dhe ia falėn njėri-tjetrit tradhtinė reciproke (kėshtu vendosėn ta quanin, meqė lidhej me tė shkuarėn e tyre). Por ata tė dy s“mund ta kuptonin se tashmė nuk ishte nė dorėn e tyre ta falnin apo ta fajėsonin njėri-tjetrin. Shenjtėria mes tyre kishte humbur. Ata, mė nė fund, ishin lodra nė duart e fatit e tė rastėsisė.

Rastėsisht (duke e pandehur pėr kafshė tė egėr pylli) do ta vriste Cefali Prokridėn, teksa ajo po pėrgjonte mė xheloze se kurrė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ridvan Dibra    17/9/2010, 13:55

3. MBRETI ENOMA

Mbreti Enoma vėrente me bisht tė syrit sesi vajza e tij, Hipodamia, rritej e zbukurohej dita-ditės dhe pikėllohej gjithnjė e mė shumė. Megjithėse e dinte fort mirė ėndrrėn e ēdo prindi pėr tė patur njė fėmijė tė bukur e tė shėndetshėm, mbreti Enoma jo rrallė e kishte kapur veten duke menduar e dėshiruar pėr tė kundėrtėn. Dhe kjo thjesht sepse Hipodamia nuk kishte shoqe nė Elidė. Bukuria e saj ishte pėrtej sė bukurės. Njė bukuri mė shumė hyjnore sesa njerėzore. Njė pėrsosmėri e tillė pa asnjė tė metė sjell vetėm telashe e kob, i thoshte shpesh vetes mbreti Enoma. Njė cen sado tė vogėl tė kishte. Njė sy tė vėngėr, pėr shembull. Apo hundėn tė madhe. Ose njėren gjymtyrė mė tė shkurtėr se tjetrėn, pėr shembull.

Por Hipodamia rritej e zbukurohej dita-ditės. Edhe sjelljet i kishte tė matura, tė denja pėr bukurinė e saj. Nė karakter tė ēalonte tė paktėn, i thoshte vetes Enomai.

"Njė bukuri e tillė shpejt ka pėr ta mohuar krijuesin e saj", thoshte gaztori i pallatit dhe menjėherė largohej me vrap, duke iu trembur zemėrimit tė mbretit Enoma, i cili e kishte paralajmėruar jo rrallėherė se njė palaēo nuk mbahet pėr tė thėnė gjėra tė dyshimta e tė pakuptimta, por thjesht pėr t“i bėrė tė tjerėt tė qeshin me budallėlleqe sa mė tė lehta.

Por mbreti Enoma, nė ndryshim prej herėve tė tjera, asqė e kishte ndėr mend ta dėnonte gaztorin. Pėrkundrazi, mendonte se do ishte mė mirė qė atė ta emėronte kėshilltarin e tij personal. Ndėrsa kėshilltarin-gaztor.

Hipodamia zbukurohej edhe mė. Pėr tė tashmė fliste mbarė Elida.

"Mbretin tim nuk e tremb pleqėria e vet, por bukuria e sė bijės", thoshte gaztori i pallatit dhe nuk largohej mė me vrap, thuajse i bindur se raportet e tij me mbretin Enoma nuk ishin ato tė parat. Ndėrkohė, mbreti Enoma sapo qe paralajmėruar prej orakullit tė tij se ai do tė vdiste pikėrisht ditėn kur e bija do tė martohej. Dhe ajo ditė nuk dukej e largėt. Hipodamia kishte ēelur e tėra dhe pretenduesit qė kėrkonin dorėn e saj, kishin filluar tė trokisnin. I pari i ndrojtur. Tė tjerėt mė me guxim. Nė fillim mbreti Enoma i kishte larguar ata, duke thėnė se vajza e tij ishte e vogėl, ende e papėrgatitur pėr martesė. Por mė pas, kur Hipodamia qe shfaqur nėpėr rrugėt e Elidės (nė kundėrshtim me porositė e tė atit), njė justifikim i tillė kishte rėnė menjėherė. Duhej menduar diēka tjetėr. Atėherė mbreti Enoma ishte kujtuar pėr gaztorin. E kishte thirur dhe i kishte kėrkuar mendim. Gaztori qe fryrė e krekosur dhe kishte thėnė:

"Ftoji pretenduesit nė gara me qerre. Kushtet le te jenė tė tilla: fitimtari tė martohet me Hipodaminė, kurse i munduri tė vritet. Dhe, natyrisht, fitimtarė prej pretenduesve nuk do tė ketė. Askush deri mė sot, mbreti im, nuk tė ka mundur nė garat me qerre. Vetėm tė humbur do tė ketė. Kėshtu do t“i vrasėsh pretenduesit. Ditė pėr ditė. Derisa tė shuhen tė gjithė".

Mbreti pranoi dhe, mė pas, ndodhi ajo qė pritej: pretenduesit (asqė e merrnin nė sy rrezikun kur kujtoheshin pėr Hipodaminė e bukur) paraqiteshin nė garė dhe humbisnin; nė pėrfundim tė garės Enomai i ndiqte me shpatė nė dorė dhe i vriste. Trembėdhjetė pretendues (ndėr djemtė mė tė bukur e mė tė fuqishėm tė Elidės) u vranė nga mbreti qė kurrė s“qe pėrmendur pėr shpirt mizor e hakmarrės. (Prandaj dhe nė tė trembėdhjetė fytyrat e masakruara lexohej njė shprehje e pėrbashkėt hutimi e ēudie).

Pėr njė farė kohe nuk trokitėn mė pretendues pėr dorėn e Hipodamisė. Mbreti Enoma po jetonte ditė tė qeta: ndihej mė mirė se kurrė dhe paralajmėrimin e orakullit thuajse e kishte harruar. Kurse gaztori i dikurshėm tani qe bėrė kėshilltar. Vetėm Hipodamia ndihej e humbur. Rrinte mbyllur brenda dhomės sė saj dhe pėrmes perdeve tė holla shikonte me lakmi djemtė e bukur e tė fuqishėm, qė kalonin indiferentė para pallatit. Netėve bėnte gjumė tė trazuar dhe shihte pėrherė tė njėjtėn ėndėrr: tė atin qė rrėzohej nga qerrja. (Tamam nė kėtė ēast zgjohej e mbytur nė djersė, pa e marrė vesh nėse vdiste apo shpėtonte mbreti Enoma).

Atėherė kur s“pritej, trokiti nė pallat pretenduesi i katėrmbėdhjetė. Ishte Pelopi, biri i Tentalit. E kishte parė Hipodaminė krejt rastėsisht rrugėve (nė njė prej ditėve tė rralla kur ajo kishte dalė jashtė dhomės sė saj) dhe nė ēast kishte vendosur tė martohej me tė, megjithėse qe vėnė nė dijeni pėr fatin e tė trembėdhjetve.

Mbreti Enoma, megjithė parandjenjėn e turbullt qė i rėndonte nė gjoks, u paraqit dinjitoz para pretenduesit tė ri dhe ia parashtroi edhe atij si tė tjerėve kushtet e garės. Pelopi qė bluante tė tjera gjėra nė mendje, pranoi pa dėgjuar asgjė nga ato qė kishte thėnė Enomai. Nė tė dalė, u takua tinėzisht me karrocierin e mbretit, Mirtilin.

"Tė jap gjysmėn e mbretėrisė, nėse mė ndihmon ta mundė mbretin tėnd", i tha Pelopi atij.

"Nuk mundem. Nuk di se si", tha Mirtili duke u dridhur nga ndiestė e kundėrta qė e kapėrthyen tė tėrin.

"Gjysmėn e mbretėrisė", pėrsėriti Pelopi dhe u largua.

Tė nesėrmen, me tė filluar gara, mbreti Enoma do tė rrėzohej nga qerrja e tij dhe do tė vdiste. (Kishte qenė Mirtili ai qė kishte prishur njėrėn prej rrotave tė qerres).

Pas pak kohėsh edhe vetė Mirtili do tė vritej prej Pelopit, qė s“kishte ndėr mend ta ndante me kend tjetėr mbretėrinė e fituar.

Porse Mirtili do tė mirrte me vete nė varr edhe njė tė fshehtė: kishte qenė Hipodamia e bukur dhe e virtytshme qė ia kishte sugjeruar prishjen e rrotės.

4. NJĖ BURRĖ PĖR MARPESEN

Marpesės, bijės sė mbretit tė Etolisė, i duhet tė zgjedhė mes Idit dhe Apolonit. Vajza e zgjuar dhe e matur nuk qe ndodhur ndonjėherė mė ngusht se kėsaj radhe, megjithėse nė shikim tė parė gjithēka dukej e thjeshtė: Apoloni qėndronte ku e ku mė lart se rivali i tij, si pėr nga bėmat e lavdia, ashtu edhe pėr nga hijeshia.

Por Marpesa shihte larg: do tė plakej njė ditė dhe atėherė Apoloni (pėrherė i bukur dhe i ri) as qė kishte pėr t“ia hedhur sytė. Ndaj dhe zgjodhi Idin, duke e befasuar jo pak atė dhe gjithė tė tjerėt.

Ndėrsa Apolonin aty e kishte. Gjithmonė tė etur pėr aventura. Mund ta shihte ndonjėherė.

Ndėrkohė, fitonte dhe ruante namin e njė gruaje tė matur dhe tė ekuilibruar. Kjo ishte kryesorja.

5. TRILLIMET E NAUPLIT

Naupli, mbreti plak, po e vuan jo pak vrasjen barbare (me gurė, si qentė) tė djalit tė tij, Palamedit, pas asaj akuze tė pavėrtetė tė dinakut e sedėrliut Odise. Edhe mė tė mprehtė e bėn kėtė vuajtje fakti qė gati tė gjithė prijėsit e komandantėt grekė e besuan shpifjen nė adresė tė Palamedit, sipas sė cilės ai i tradhtonte ata, duke i informuar pėr gjithēka trojanėt dhe duke marrė si shpėrblim parį.

"Si i harruan kaq shpejt trimėritė e Palamedit nė luftė? Po kėshillat e tij tė vlefshme dhe pėrkushtimin e madh kur i shėronte nga sėmundjet dhe plagėt e rėnda?", pyeste Naupli terrin e zi. "Si nuk u kujtuan se Odiseu e urrente prej kohėsh birin tim? Qysh atėherė kur dinaku u shtir si i ēmendur qė tė mos merrte pjesė nė luftėn e Trojės, dhe ishte pikėrisht Palamedi qė ia zbuloi mashtrimin. Si nuk i sollėn nėpėr mend tė gjitha kėto para se tė nguteshin e ta shpallnin fajtor? Po shpikjet e tij si i harruan menjėherė? Numrat. Shkronjat. Monedhat. Lojėrat me kocka e me zare. Si i harruan tė gjitha kėto?"

Kėshtu fliste natė pėr natė me veten mbreti plak. Por mbi tė gjitha, Nauplin e torturonte pamundėsia pėr t“u hakmarrė ndaj tėrė atyre qė i gjykonte si fajtorė pėr vrasjen e tė birit: qe tepėr plak dhe forcat i qenė shteruar; gjithashtu, jo pak miq e tė afėrm ia kishin kthyer shpinėn: pėr ta ai ishte tashmė thjesht babai i tradhtarit. Hakmarrja bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė dhe mė e pamundur po tė kihej parasysh se fajtorėt ndodheshin tepėr larg, rreth mureve tė Trojės, dhe se nė shtėpitė e tyre kishin mbetur vetėm gratė, tė cilat kurrsesi s“mund tė fajėsoheshin e tė dėnoheshin pėr gabimet e burrave.

Nė njėren prej netėve tė tilla kur thuajse i kishte humbur shpresat se mund tė hakmerrej ndonjėherė, Nauplit i erdhi nė kokė njė ide, e cila i ndenji aty deri nė tė zbardhur, ēka do tė thoshte se ajo ndryshonte prej tė tjerave tė pėrnatshme dhe se, ndoshta, ia vlente tė pėrpiqeshe pėr ta zbatuar; bėhej fjalė pėr tė pėrdorur po atė armė qė kishte zgjedhur Odiseu dikur: shpifjen.

Po atė ditė Naupli mblodhi ata pak miqė qė i kishin mbetur dhe i porositi tė pėrhapnin gjithandej fjalėt se heronjtė dhe mbretėrit grekė kurvėronin me gra tė huaja rreth mureve tė Trojės. "Le tė ēoroditen familjet e tyre! Tė gjitha tė kėqiat, mandej, vijnė pas. Nuk dua hakmarrje mė tė bukur se kjo", tha Naupli.

Tė ftuarit e panė me dyshim mbretin plak. Por mandej, tė bindur se ky mund tė ishte nderi i fundit qė u kėrkohej prej tij, u larguan dhe ia kryen porosinė. Me tė ikur ata, Naupli u tėrhoq mėnjanė, i mbytur nė dyshimet e veta:

"Askush s“ka pėr ta besuar njė trillim tė tillė. As fėmijėt. Gratė jo qė jo. Do tė vdes me namin e njė plaku gėnjeshtar".

Ndaj qe e madhe ēudia e Nauplit kur mėsoi qė tė nesėrmen se Egjialea, gruaja e Diomedit, qe bėrė dashnorja e Kometit; Klitemnestra, gruaja e Agamemnonit, qe hedhur nė krahėt e Egistit; kurse Meda, gruaja e Idomeneut, kishte nisur tė flinte me Leukun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ridvan Dibra    17/9/2010, 13:55

6. NĖ BURG

Kishte kaluar shumė kohė qė nga dita e parė e dėnimit dhe Akrestit, filozofit tė njohur nga Argosi, as qė i kujtohej tashmė faji pėr tė cilin ndodhej i mbyllur brenda kėsaj qelie tė lagėsht e tė errėt. Kohėn e dėnimit po, atė e mbante mend shumė mirė: njėzet vjet duhej tė rrinte nė burg; deri mė tash kishte bėrė dhjet vjet, d.m.th. gjysmėn.

Akrestin vinin ta shihnin (tė dielave tė fundit tė ēdo muaji, pasdreke) fare pak njerėz. Nė muajt e parė tė dėnimit kishin qenė shumė. Mė pas qenė rralluar. Kurse tashti kishte raste kur nuk vinte askush. Ishte e qartė: miqtė e shumtė atje jashtė e kishin braktisur thuajse tė gjithė. Dy ishin shkaqet e kėsaj braktisjeje sipas filozofit Akrest:

Sė pari, kushdo qė rraset brenda nė burg (pavarėsisht nga natyra e fajit) humbet jo pak nga besimi, dashuria dhe respekti i tė tjerėve atje jashtė.

Sė dyti, Akresti i kishte pritur miqtė e tij vizitorė (tė dielave tė fundit tė ēdo muaji, pasdreke) gjithnjė e mė ftohtė, gjithnjė e mė i painteresuar, pa qenė i aftė tė sillej me ta si pėrherė; gjithnjė e mė shpesh i kishte parė ata me dyshim, si tė vinin nga njė botė tjetėr me tė cilėn ai i kishte kėputur tashmė lidhjet.

Por ishte edhe njė arsye e tretė (qė i kishte bėrė tė largoheshin veēanėrisht adhuruesit e rinj tė filozofit), tė cilėn Akresti guxonte t“ia pohonte vetes nė tė rrallė, sidomos muzgjeve me hėnė kur qelia bėhej mė e ngushtė se kurrė. Lidhej me qėndrimin dhe sjelljen e tij nė burg. Qėndrim qė dihej prej tė gjithėve, sepse Akresti s“qe pėrpjekur aspak ta fshihte atė.

Filozofi i njohur kishte bjerrur nė burg ēdo cilėsi tė vyer pėr tė cilat qe ēmuar aq shumė atje jashtė, duke i befasuar jo pak miqtė e tij tė shumtė tė cilėt, si qenė mburrur se e njihnin mikun e tyre mė mirė se veten, kishin vėnė baste pėr tė kundėrtėn.

Por Akresti i kishte zhgėnjyer tė gjithė; kuptohet, pėrveē vetes.

Ai nuk ishte mė i ndershėm: qė natė e parė kishte fjetur me rojen e tij, duke i kėrkuar si shpėrblim ta linte tė shihte perėndimin e diellit muzg pėr muzg.

Ai nuk lexonte mė: shtrihej nė dyshemenė e ftohtė tė qelisė sė tij dhe pėr orė e orė tė tėra vėzhgonte me vėmendje insektet dhe njollat e lagėshtirės nėpėr mure.

Ai nuk ishte mė i besės: qė ditėn e parė kishte paditur njėrin prej shokėve, duke marrė si shpėrblim njė racion bukė mė tepėr.

Kur njė ditė (e diela e fundit e vitit tė dhjetė tė dėnimit, pasdreke) njėri prej miqėve tė rrallė qė kishte ardhur pėr vizitė kishte guxuar dhe ia kishte pėrmendur tė gjitha kėto, Akresti qe pėrgjigjur atypėraty, thua sė pėr dhjetė vjet burg nuk kishte pritur gjė tjetėr veēse atė pyetje:

"Karakteri? Librat? Nderi? Pėrralla janė nė burg. Ato kanė kuptim vetėm nė liri. Nė burg ėshtė e rėndėsishme qė tė mbijetosh. Qė tė dalėsh njė ditė dhe tė hakmerresh me tė gjithė ata qė tė dėnuan. Kuptove, miku im?"

Miku kishte tundur kokėn mosbesues: ishte i ri dhe ende nė jetėn e tij nuk kishte provuar kurrfarė burgu.

7. HYJNIA SERAPIS

Nė dejet (e trashė) tė hyjnisė Serapis rrjedh njėkohėsisht edhe gjak helen, edhe gjak egjiptian. Asgjė nuk i mungon hyjnisė Serapis pėr t'u ndier sovran: tempujt gjithandej (Egjipt, Greqi, Romė); skeptri (me dy maja) nė dorėn e majtė; korona (e artė) mbi flokėt e gjatė; Cerberi (me tri kokė) tek kėmbėt.

Shumė hyjni rrojnė njėherėsh brenda Serapisit: Osirisi qė vdes dhe ringjallet; Apoloni me dashuritė dhe aventurat e tij tė shumta; Hadi qė mbretėron mbi shpirtėrat e tė vdekurve e plot e plot tė tjerė.

E megjithatė, ndonjėherė nė tė rrallė hyjnia Serapis trazon mjekrėn e thinjur e tė dendur me gishtėrinjtė e dorės sė djathtė dhe pyet veten:

"Kush jam unė?"

8. RRĖNJĖT E PARIDIT

Pas asaj harrese fatale kur Bija e Natės, Erida, nuk u ftua nė dasmėn e Tetidės me Peleun (ndodheshin tėrė hyjnitė dhe hyjneshat), dhe kur ajo pėr t“u hakmarrė hodhi mes tė tė ftuarve njė mollė tė artė me fjalėt pėrsipėr "mė tė bukurės", mbishkrim qė bėri tė lindė sherri mes Herės, Afėrditės dhe Atenės, ngaqė secila prej tyre e ēmonte veten tė denjė pėr ta merituar mollėn; pas gjithė kėtyre travajeve pra, Zeusi qė u ndodh mė ngusht se asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij prej Sovrani tė Plotfuqishėm, mendoi (d.m.th. edhe vendosi, edhe urdhėroi) se njė ngatėrresė tė tillė mund dhe duhej ta zgjidhte vetėm bukuroshi Parid.

Kėmbėshpejti Hermes i shoqėroi menjėherė tė tri hyjneshat pėr nė malin Ida, aty ku ndodhej Paridi, qė qe rritur prej barinjėve, mes tė cilėve edhe jetonte prej shumė e shumė kohėsh.

Tri hyjneshat e bukura, tė mėnēura e dinake u vendosėn pėrballė djaloshit tė padjallėzuar, i cili s“mund tė mburrej se e njihte dhe aq natyrėn femėrore, megjithė pėrvojėn qė kishte me nimfėn Enomė. Zgjedhja nuk qe aspak e lehtė pėr Paridin: tė tria bukuritė qenė tė pėrsosura dhe ishte e vėshtirė (nė mos e pamundur) tė veēoje njėren mbi dy tė tjerat; aq mė tepėr kur ai ndodhej krejt i vetėm: Hermesi kushedi ku bridhte tashti, ndėrsa miqtė e tij, barinjtė, do tė ishin tė tepėrt aty.

Koha kalonte. Paridi po djerėsinte. Kurse hyjneshat e kuptuan se bukuria e tyre tashmė nuk u hynte dhe aq nė punė, duhej zgjedhur njė armė tjetėr. I duheshin bėrė premtime konkrete djaloshit tė pavendosur. Vetėm kėshtu mund ta bėnin pėr vete atė.

"Eshtė djalė mbreti dhe pa dyshim qė mbi gjithēka ēmon pushtetin", i tha Hera vetes, kurse Paridit:

- Nėse ma jep mua mollėn e artė, tė premtoj sundimin mbi gjithė Azinė.

Paridi heshti.

"Eshtė i fortė dhe pa dyshim qė mbi gjithēka ēmon famėn dhe lavdinė", i tha Atena vetes, kurse Paridit:

- Nėse ma jep mua mollėn e artė, tė premtoj famėn e njė heroi.

Paridi heshti.

"Eshtė i ri, i bukur dhe i rritur mes barinjėsh", i tha Afėrdita vetes, kurse Paridit:

- Nėse ma jep mua mollėn e artė, tė premtoj Helenėn, gruan mė tė bukur nė botė.

Paridi u kujtua nė ēast se Helena e bukur ishte gruaja e njė tjetri, megjithatė bėri njė hap para dhe ia dha mollėn e artė Afėrditės.

9. VERTUMNI DHE POMONA

Pomona ishte e pakrahasueshme nė bukurinė e saj, ndaj dhe tė gjithė kishin rėnė nė dashuri me tė. Porse ajo, e mbyllur nė kopshtet e veta tė mrekullueshėm e tė rrethuar gjithandej me mure tė lartė e tė pakapėrcyeshėm, s“donte t“ia dinte pėr asnjėrin dhe s“priste askėnd aty brenda. Askush prej adhuruesve e ndjekėsve tė shumtė nuk e dinte tamam nėse Pomona shtirej, apo nėse indiferenca ndaj meshkujve ishte nė natyrėn e saj. Ata qenė pėrpjekur shumė pėr tė hyrė (tė paktėn) brenda kopshteve tė rrethuar me mure tė lartė e tė pakapėrcyeshėm, por mė nė fund, pėrballė masave tė rrepta parandaluese e mospėrfilljes shembullore tė Pomonės, ishin mėrzitur e tėrhequr gati tė gjithė.

"Pėrderisa hyrja nė kopshtet e Pomonės ėshtė kaq e vėshtirė, pushtimi i zemrės sė saj duhet tė jetė i pamundur", arsyetonin adhuruesit. Vetėm njėri prej tyre, Vertumni, mendonte ndryshe:

"Pėrderia hyrja nė kopshtet e Pomonės ėshtė kaq e vėshtirė, pushtimi i zemrės sė saj duhet tė jetė krejt i lehtė".

Dhe Vertumni, mė pas, dėshmoi se kishte patur tė drejtė nė arsyetimin e tij: si provoi pėr shumė kohė por pa sukses tė futej brenda kopshteve tė ndaluar duke u maskuar herė si punėtor i thjeshtė krahu, herė si ēoban, herė si vreshtar, herė si kositės etj., dhe si mė nė fund pati sukses duke u veshur si njė grua plakė dhe e pėrvuajtur; pas gjithė kėtyre pėrpjekjeve pra, ai mori formėn e parė, d.m.th. atė njė burri tė pashėm e tė dashuruar, dhe arriti ta bėnte pėr vete Pomonėn e bukur aq shpejt dhe thjeshtė, saqė iu dhimbs gjithė ajo kohė dhe gjithė ai mund i harxhuar, megjithėse ajo, nė tė vėrtetė, meritonte edhe mė shumė.

10. SALMONEU

Asnjėri prej tė shtatė djemėve tė Eolit nuk i pėrēmonte aq shumė perėnditė sesa Salmoneu, duke ia kaluar kėshtu edhe tė vėllait, Sizifit. I pėrēmonte dhe i urrente. Nė pamundėsi pėr ta shprehur ndryshe urrejtjen e tij, tallej me perenditė. Sidomos me tė Plotfuqishmin Zeus. Tallja me Zeusin qe bėrė pasioni kryesor nė jetėn e Salmoneut. Asgjė tjetėr nuk i hynte nė sy. As mbretėritė. As familja. As femrat dhe djemtė e bukur. Gjithė natėn e vriste mendjen si e si tė gjente mėnyra sa mė spektakolare e sa mė origjinale pėr ta vėnė nė lojė Sovranin. I pėrpunonte deri nė detaje. Ditėn i vinte nė jetė. Lloj-lloj shfaqesh qė tėrhiqnin jo pak kureshtarė.

E megjithatė, Zeusi atje lart tregohej krejt indiferent. Ēka do tė thoshte se talljet e lojėrat e Salmoneut ishin aq banale, saqė nuk kishin arritur ta cytnin aspak inatin dhe zemėrimin e Sovranit. Ky fakt e tėrbonte Salmoneun. Pėrsėri orė tė tėra e netė pa gjumė. Derisa njė natė (gati nė tė zbardhur) i polli mendja njė gjetje tė re, krejt origjinale.

Menjėherė tė nesėrmen porositi ndėr rrobaqepėsit mė tė mirė tė Salmonesė (qyteti qė kishte themeluar vetė Salmoneu) njė rrobė qė t“i ngjiste besnikėrisht asaj tė Zeusit dhe e veshi vetė. Urdhėroi mjeshtrit mė tė zotė tė qytetit qė tė bėnin njė qerre bronzi si tė Zeusit dhe hipi vetė nė tė. Mandej para kureshtarėve tė shumtė, po atė ditė, nisi t“i pėrshkonte rrugėt e qytetit tė tij.

"Jam Zeusi! Jam Zeusi!", ulėrinte Salmoneu duke i pėrshėndetur lehtė me dorėn e djathtė kureshtarėt e trembur. Qerrja prej bronzi kalonte me shpejtėsi tė madhe, duke u troshitur e pėrhapur gjithandej njė zhurmė shurdhuese.

"Janė bubullimat qė i lėshoj unė!", thėrriste Salmoneu duke i pėrshėndetur lehtė me kokė kureshtarėt e trumhasur. Rrotat e metalta tė qerres fėrkoheshin pas gurėve tė kalldrėmit, duke sajuar xixa tė shumta si flakadanė tė ndezur.

"Janė vetėtimat qė i lėshoj unė!", bėrtiste Salmoneu.

Dėnimi i Sovranit erdhi tė nesėrmen e spektaklit: qė nga lart e gjuajti me rrufe Salmoneun e gjorė.

"Mė nė fund triumfova!", tha Salmoneu teksa jepte shpirt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ridvan Dibra    Today at 15:06

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ridvan Dibra
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: