Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Piro Kuqi (1942 - 2006)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:20

... lindi nė Tiranė, mė 25 maj tė vitit 1942. Kreu shkollėn e mesme tė pėrgjithshme dhe njė kurs tė lartė pėr gjuhėn frėnge. Nė vitin 1960 u dėnua me 4 vjet burg pėr “agjitacion e propagandė.” Mė pas, pėr motive politike iu hoq e drejta e botimit dhe u pa gjithmonė si njeri “i dyshimtė” nga regjimi komunist. Ka shkruar dhe botuar poezi, tregime dhe ka punuar me pėrkthime letrare. Ndėr veprat e Piro Kuqit, pėrmėnden :

  1. “Botė e pėrgjakur” (1998);
  2. “Blatimi” (2001);
  3. “O sa lule, o sa ngjyra” (1998).
  4. Netėve - prozė poetike


Fragment nga proza poetike 'Netėve'

'...Shpesh herė zgjohem netėve. Dua tė fle. Kujtimet mė buisin nė kokė. Shikoj draprin e hėnės. Ajo varet si njė hajmali nė gjoksin e qiellit. Jam vetėm me hėnėn pėrballė, kaq larg e kaq afėr njėri-tjetrit. Dua tė zgjas dorėn, tė rrėmbej draprin e saj dhe tė korr kujtimet. Pastaj tė fle, tė fle… Por, duke kaluar nėpėr llagėmin e thellė tė natės, vjen frymėzimi. Ai vjen tek unė nė mėnyrė tinzare, prek si me shkop magjik, kujtimet dhe ato hedhin valle para syve tė mi. Dua tė thėrras nė ndihmė, megjithė mushkėritė e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej njė shtrėngim nė gjoks. O Zot! Pėrse u dashka tė rijetoj ato qė kam jetuar? Pėrse u dashka tė vuaj sėrish ato, qė i kam vuajtur njėherė? Mbyll sytė. Po vallja e kujtimeve sillet rreth meje mė kryeneēe dhe ironike. Ajo ironizon dėshirėn time pėr gjumė, pėr harrim. Ajo mė sugjeron vetėm njė zgjidhje: tė kap stilolapsin dhe tė shkruaj. Kujtimet nuk duan tė vdesin. Nė botė ēdo gjė vjen njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė njė moment dhe vdes. Pėr mua ky ėshtė i vetmi ngushėllim. Po kujtimet, duke mos pranuar vdekjen, mohojnė kėtė ngushėllim. Ndez dritėn. Shikoj pezhishkat e merimangave tė varura nėpėr qoshe. Vetė nata ėshtė njė merimangė e madhe dhe unė pėrpėlitem nė pezhishkėn e saj. Siē duket kujtimet e dinė kėtė, prandaj mė nxisin t’i hedh nė letėr, qė tė mos vdesin bashkė me mua. Unė orvatem tė shkruaj. Hajmalia e hėnės qė varet nė gjoksin e qiellit, sikur varet dhe nė gjoksin tim. Kujtimet braktisin vallet dhe vėrshojnė mbi letrėn e bardhė. Unė dua qė tė kenė durim, tė mbajnė radhė, ashtu siē kishim durim nė burg, kur na numėronin rojet, kur ktheheshim nga puna rraskapitėse, ashtu siē mbanim radhė me tasin nė dorė pėrpara kazanit me lėtyrė…'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:20

Sot (12/27/2006) iku njė njeri. Iku njė poet... Ndoshta vepra e tij nuk ėshtė tepėr voluminoze. Megjithatė, ata qė kanė nė duar dy vėllimet me poezi tė tij, “Botė e panjohur” dhe “Blatimi”, sigurisht i kanė radhitur ato te librat e zgjedhur apo ndoshta i mbajnė te koka e shtratit, duke pasur tek ato njė shok me tė cilin ndajnė brengat e shpirtit. Edhe fėmijėt i lexojnė me ėndje poezitė qė ai ka shkruar pėr ta nė disa vėllime tė ndryshme. Ndėrsa kalvarin e burgut politik, apo persekutimin shumėvjeēar tė mosbotimit tė veprės sė tij nuk e gjen gjėkundi. Ai nuk ėshtė veēse njė ind i brendshėm qė pėrshkon gjithė poezinė e tij.

Disa vlerėsime tė pakta, aty kėtu nė shtypin periodik. Asnjė ēmim, asnjė shpėrblim pėr punėn e tij njė jetė tė tėrė nė lėmin e poezisė, pėrveē ndonjė honorari tė mjerė, qė megjithatė e bėnte tė lumtur. Dhe kėtė lumturi ai e ndante me shokėt. Krijuesit i mbetej vetėm “Lavdia”. Piro Kuqi nuk u radhit kurrė nė ndonjė parti. Partia e tij ishte biblioteka ku i kishte miqtė e shumtė. Po! Mund tė themi me plot gojėn se Piro Kuqi ishte poet. Poet i dhimbjes njerėzore, tė cilėn e shprehu me lirizėm dhe humanizėm tė thellė. Lirizmi i tij nuk ishte i shtirur. Ai buronte nga dashuria pėr jetėn dhe rridhte lirshėm, natyrshėm, siē rrjedhin uji, flladi i pranverės, siē bien rrezet e diellit, tė gjitha elementė tė poezisė sė tij.



Pėrse kam ardhur unė nė botė,
Pėrse, pra nesėr unė do vdes?
Pėrse kam derdhur kaq lotė,
Pėrse kam pasur ndonjė shpres’?

...

Pėrse askush nuk mund tė thotė,
Pėrse askush s’mund tė pėrgjigjet,
Pėrse kam ardhur unė nė botė,
Pse zemra nė vetmi tė digjet?!


Me sa duket, Piro Kuqi e parandiente se kohėn e kishte tė kufizuar, prandaj shėtiste dhe i gėzohej, sa qytetit edhe natyrės, gjatė gjithė ditės dhe shpesh edhe nė orėt e vona tė natės, duke diskutuar me ndonjė mik gjithmonė pėr letėrsinė. Dhe ja, Piro Kuqi u largua, i dėnuar nga sistemi diktatorial “sepse i kėndoi sė bukurės” sikurse u shpreh shoku i tij i vuajtjeve dhe krijimtarisė, Bedri Myftari, nė fjalėn e lamtumirės, duke lėnė prapa mirėsi e fisnikėri.



Pėrgatiti Thoma Note pėr Shekullin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:20

Per ty
(poezi nga vellimi "Bote e panjohur"

Ne kete nate, nuk kam gjume,
Vetem per ty une mendoj,
Perse te dua kaqe shume,
Perse kaq shume te dashuroj?
Per buzet, faqet, syte e zes,
Per ty une rroj, per ty une vdes!

Mbase s'ke bukuri te rralle,
Po ke nje nur, qe s'e ka kush,
Per ty me pervelon nje mall,
Per ty me pervelon nje prush!
Por nuk e di, kush mund ta thote,
A ka si ty, tjeter ne bote?

Oh, nuk kam gjume ne kete nate,
Oh, naten valle si ta kaloj?
Pa ty, me duket shume e gjate,
Perse kaq shume te dashuroj?
Po kam dhe frike, po kam dhe shpres'!
Per ty une rroj, per ty une vdes!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:21

Mushka
(Variant)

Ndaloi mushka nė mes t’urės,
Nguli kėmbėt nė njė vend,
E, pėr shkak tė katrahurės
Nė gjith’ botėn u pėrmend.

Nga ndalim’ i qarkullimit
Ura nisi tė lėkundej,
Mushka skllave e vendimit,
Milimetėr vendit s’tundej.

Fytyr’ e saj mes katrahurės,
Nė ekrane, nė fletushka...
Karakoll nė mes tė urės,
Sa krenare rrinte mushka!


Peisazh pranvere

Ja, po koten njė grup vajzash –
Nėn diell, buzė lumit,
Disa ulur, disa shtrire –
Tė gjitha nė prag tė gjumit.
Ah, sikur tė isha rreze,
Tė lodroja nėpėr fushė
Dhe pastaj ato t’i puthja
Nėpėr faqe, nėpėr gushė!
Ja po fryn njė fllad pranvere
Mbi buzėqeshjet plot me hire;
Ah, tė isha fllad i lehtė
T’i flladitja nėpėr gjire!
E ta ndjeja gjinė e bardhė
Tė mė fryhej nė pėllėmbė!
Por nuk jam as fllad, as rreze,
Ndaj diēka ndjej tė mė dhembė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:21

Sonte

Sonte nuk mė le tė qetė,
Sonte nuk mė le tė fle,
Njė copė letėr a njė fletė,
Fėrmon pas dere, po pėrse ?

E davariti atė era
Dhe rrugėve e lagu shiu ;
dhe vjen ajo, troket te dera,
troket te dera, te njeriu.

Oh, ik moj fletė nėpėr natė,
Tė lutem mos trokit te dera,
Se dimri ishte kaq i gjatė,
Sa frikė kam dhe nga pranvera!


Mendoja...

Mendoja, kur isha i ri,
Se krejt e imja qe bota,
Se frynte veē fllad e puhi,
Jo erėra tė forta, si shqota.

Dhe gazi lodronte te buza,
Me gazin vinte dhe muza!

Mendoja, kur isha i ri,
Se njerėzit janė gjithė tė mirė,
Se s’kanė urrejtje, as zili,
Ndaj kisha dhe unė dėshirė,

Tė isha kudo i sinqertė,
Si pemėt me ngjyrė tė blertė.

Mendoja, kur isha i ri,
Se krejt tė pastra janė femrat,
Tė lindurat pėr dashuri,
Qė ndezin zjarrin nė zemrat;

Tė zgjojnė ėndrra, dėshira,
O, femrat e brishta, tė dlira!

Mendoja, mendoja, po vitet,
Qė erdhėn mė pas-gijotinė,
Mendimet-koka tė prera;
U ndava kėshtu me rininė!

Si kokė e prerė, rinia,
Rrokulliset nė kujtimet e mia!


Mė ikėn vitet

Mė ikėn vitet gazmendplot,
Si nėpėr pyll rend njė drenushė,
Si mėzi hingėllin e lot
Nėpėr korie, nėpėr fushė,
Mė ikėn vitet, po ku vallė,
Gjithēka qė shkoi, mos qe veē pėrrallė?

Mė iku mosha mė e flirt,
Mė iku koha mė e bukur!
I ndjeva unė ato nė shpirt,
Si ndjen dhe luleja njė flutur.
U tretėn ngjyrat e ylberta,
Unė kėrrusem erėrave tė serta!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:21

Gjithė jetėn...

Gjithė jetėn un’tė kam kėrkuar,
Por nuk tė gjeta unė ty,
Dhe pyes veten i menduar,
Pėrse s’u njohėm ne tė dy?

Njė ditė vdekja do mė marri,
Se ikėn koha, le tė ikė.
Jo, nuk kam frikė unė nga varri,
Porse nga jeta paskam frikė!

Ashtu si tė kam ėndėrruar,
Pėrse nė jetė nuk tė njoha?
Dhe mbeta unė i vetmuar.
Dhe ikėn koha, ikėn koha!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:21

Bushtra

Njė bushtėr me barkun e fryrė,
Rrugėve sillet mė nge;
Njė brengė e vrenjt nė fytyrė,
Njė brengė qė dot nuk e fsheh.

Dhe njerėzit kudo e pėrzėnė,
Bushtrėn me barkun e fryrė,
Njė ēast tė qetė s’e lenė;
Largohu, bushtėr e ndyrė!

Fėmijėt e gjuajnė me gurė,
Pėrse, e gjuajnė, pėrse?
Me barkun e fryrė, e sėmurė,
Bushtra, rrugėve leh!


Nė zabel

Kėta tinguj melodie, si stėrkalat e burimit,
Oh, sa herė m’i kanė falur mua flatrat e frymėzimit!
Shpirti im i thith i etur dhe si lule shpirti ēel,
Si dhe buza e zhuritur te burimi nė zabel.
Edhe mu nė cep tė buzės shndrin stėrkala e burimit
Dhe rrėshqet ashtu ngadalė mu nė fund tė frymėzimit.
Edhe flatrat pėrpėliten dhe mė fort, edhe mė fort,
Mbi njė fushė, ku njė vajzė, po mbledh lule nė njė shportė.
Ata krahė aq tė hajthėm, ato lule aq tė njoma,
Edhe unė, nė marramendje, nga aroma, nga aroma.
Shpirti im i thith tingujt dhe si lule shpirti ēel,
Mblidhi vajzė kėto lule, edhe prehu nė zabel!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:22

Mė kujton njė tjetėr

O, ky mal i lartė,
qė mė ka flladitur,
Mė kujton njė tjetėr,
qė nuk e kam ngjitur;
Ky zabel i dendur,
plot me bar tė njomė,
Mė kujton njė tjetėr,
ku s’thitha aromė;
O, ky qiell me yje,
qė ndrin kėtė tokė,
Mė kujton njė tjetėr,
qė mu err mbi kokė!
Ky lumė i begatė,
me rrjedhė tė shpejt,
Mė kujton njė tjetėr,
qė shteroi krejt.
Kjo femėr qė njoha,
tani qė jam burrė,
Mė kujton njė tjetėr,
qė s’e njoha kurrė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    17/9/2010, 03:22

Moj e njoma

Ti mė ngjan me njė petale,
Kaq e brishtė e kaq e njomė,
Unė afrohem dalngadale,
Tė thėthij atė aromė.
U pėrkule si njė lule,
Tunde flokėt kaēurrela,
Pranė meje kur u ule,
I mahnitur unė ngela!
Asgjė tjetėr nuk mbaj mend,
Se u deha nga aroma,
Nuk mbaj mend as kohė, as vend,
Moj e vogla, moj e njoma!


Njė vajze

Si vallė ndrojtjen ta mund,
Pse gjuha mė lidhet kėshtu?
Kush vallė, kėshtu mė lėkund,
Mos sytė e kaltėr tė tu?

Sa herė ne jemi parė
Nė horizontin blu,
Mbi mua i derdh si ujvarė,
Ti, sytė e kaltėr tė tu!


Mendime

Veē frymėmarrjes time
Nuk ndihet asgjė tjetėr,
Nė botėn kaq tė re,
Nė botėn kaq tė vjetėr;
Kur duhet qė tė fle,
Buisin plot mendime.

Mendime pėr ē’ka ikėn,
Po edhe pėr ē’ka vjen,
Si jeta me ne tallet,
Si fati na gėnjen;
Me ne kush pėrrallet,
Pėr kohrat qė u fikėn?

Herė, herė ikėn larg,
Herė, shumė afėr vjen;
Na ngulet dhe si thikė,
Po fryn dhe si refren;
Mė shumė na kallin frikė
Mendimet varg e varg...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Piro Kuqi (1942 - 2006)    Today at 13:10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Piro Kuqi (1942 - 2006)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: