Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Petraq Risto

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Petraq Risto    17/9/2010, 02:56

Nje sup i njome ne kabare

Nje sup i njome ne kabare eshte shkalleze magjie:
te zbret nen dhe
te ngre mbi dhe
nje sup i njome ne kabare ne purgatorasit na deh.
Kjo kabare e drunjte ne muzg - c'vegel e cuditshme muzike!

Nje sup i njome ne kabare... ahh, driten syri dot s'e fsheh
dhe vera behet flake, te nxeh
Ferri qe po digjet poshte, Parajsen lart e ngroh, e deh
moj kabare e drunjte ne muzg, ne s'je kitare, cfare djallin je...
Ne purgatorasit e gjore asgje e kote s'na genjen
vec nje sup i njome ne kabare...
na zbret nen dhe
na ngre mbi dhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Petraq Risto    17/9/2010, 02:57

Sa here prek nje grua

Sa here prek nje grua krijoj nje shkendijez elektrike
-Ua! - thote ajo.
-Me fal! - them une.
Ajo skuqet ngaqe padashur kam ndezur driten
me nje celes te vogel qe kercet lehte: regetime zemre.
-Ua! - thote ajo.
-Me fal! - them une.
Pastaj u gezohemi dritave te trupave
te trupave qe kthehen ne bredha Krishtlindjesh
dhe kuptojme se Krishti ringjallet cdo dite nga nje shkendijez elektrike.
-Ua! - thote ajo.
-Me fal! - them une.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Petraq Risto    17/9/2010, 02:57

Frymemarrje, para puthjes ishe ti

E fresket, e tendosur, gjithe ndricim:
frymemarrje, para puthjes ishe ti
I gatshem te kthehesha ne lule isha une
lulet nen diell e fshehin nje mendim me the ti
dhe nata mbi lule perrallis shume, fola une.
Ti heshte me ndjesine e korrit te Eskilit.
I holle dhe i pafajshem
kercelli i dritave ne uje
ku ti lahesh naten
e kur hena te puth te bardhen e gjirit, - fola une.
Shartome me pak qiell te hyjezuar
me nje veshtrim te ndezur
dhe me nje hardhi te harbuar - shtove ti...
Une heshta me ndjesine e korrit tend Dashuri.
Deti vinte i madh mbi trupin tend
e me bente xheloz
xheloz me bente dhe hena
kur te prekte te bardhen e gjirit...

Frymemarrje para puthjes ishe ti
brume i zene e i gatuar ne maje argjendi
Dashuri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Petraq Risto    17/9/2010, 02:57

Trishtili...

Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...
- Nuk ishin tri po ishin dy: ajo, ai
dhe Ylli i Mėngjesit pėrbri...Tri-tri-tri.
Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...
- Nuk ishin tri po ishin dy: ajo, ai
njė thikė prej hėne nė mes dhe njolla e gjakut nė gji...Tri-tri-tri...
Trishtili i trishti trishtil trishton mbi trėndafil: tri-tri-tri...

Brooklyn, 10 korrik 2007



Ēoroditje

Sa herė vjen pranvera trarėt e shtėpisė kėrcasin nga malli pėr sythe
bluja e syve tė tu bėn baticė nga malli pėr brigje
dhe xixėllonjat shpikin harikirin magjepsės rreth trupave lakuriqe.
Kurse unė hesht i mekur nga fjalėt qė s’mund tė them
pėr foletė e reja: nota nė pentagramet e pemėve.

Vijnė zėra, vijnė zėra, s’e di se nga vijnė
rrėkeza qė rrjedh ma bėka magjinė.
Vijnė zėra, shumė zėra thurin kurthe me lule
ah, kurthet me ngjyra mė bėjnė tė pėrulem!

Sa herė vjen pranvera trarėt e shtėpisė kėrcasin nga malli pėr sythe
zemrat joshen nga drejtime tė ndryshme: busulla me fusha erotike.
Fluturat hapin krahėt e shkruar me poezi tė magjishme
bletėt shpikin njė mjaltė tė ri me polenin e puthjeve.

11 janar 2007



Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes

Nėse vjen nė mėngjes, nėse vjen, kujdes mos lėndon vesėn mbi majėn e barit
Vesėn, them, vesėn gjithė prikėn qė nata dha pėr martesėn
Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.
Pastaj hiqi kėpucėt te pragu... nga vesa nga vesa s’tė dua tė lagur
kėpucėt me vesė na kthehen nė varkė
Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.
Nė dhomė hiq kėmishėn, kėmishėn me vesė se kėshtu mė fut dridhmėn
nėse vjen nė mėngjes gatuar me vesė mos harro pasthirrmėn
Oh!
Natyrisht, nėse vjen nė mėngjes.

4 dhjetor, 2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Petraq Risto    17/9/2010, 02:58

Petraq Risto ka lindur nė Durrės mė 9 qershor 1952.
Pasi kreu nė vendlindje shkollėn e mesme, vazhdoi nė kryeqytet studimet e larta nė Degėn e Gazetarisė, si dhe njė vit pasuniveristar pėr kritik teatri pranė Akademisė sė Arteve tė bukura. Ka punuar si gazetar dhe libretist dhe tani drejton shtėpinė e tij botuese “Globus R.”, po nė Tiranė.
Ėshtė autor i shumė vėllimeve poetike si “Zgjohu princesha ime”, “Mollė zhvirgjėruar nga rrufetė”, “Lojė shahu nė shekullin XXI”, “Engjėlli me virus H5N1”, “Hallelulja”, “Lexuesi i buzėve: ar+sy+eja!”, etj. si dhe i librave nė prozė : “Vdekja e palaēos” dhe “Ndalohet vrasja e ujqėrve” (tregime) “Avioni “Madam Baterflaj 9/11””, “Bukuroshja fantazmė dhe unė zoti Prek Vdek”, (romane), etj.
Ėshtė fitues i disa ēmimeve kombėtare dhe ėshtė veēuar nga Biblioteka Ndėrkombėtare e Poezisė si ndėr poetėt mė tė mirė europianė dhe amerikanė tė vitit 2007.
Ka nė proēes botimi librin me poezi “Apo – ka – lypsi”
Kėto ditė, sapo ka dal nga shtypi romani: “Nje grua me Urdhrin e Ujkut”

Kanė thėnė pėr poetin Petraq Risto:

Dr. Moikom Zeqo:

“…… Petraq Risto ėshtė njė talent i vėrtetė dhe e pasuron poezinė shqipe jo me retorikė, por me substancė tė re.
I spikatur qė nė vitet 70-tė tė shekullit tė kaluar, kinse u fsheh nėn heshtjen e punės dhe tė dinjitetit, pėr tė shpėrthyer afirmimin e tij nė vitin 2000. Por kjo nuk ka aspak njė kuptimshmėri thjesht kronologjike. Bėhet fjalė pėr provėn titanike tė poezisė: pėr cilėsinė e saj.
Risto ėshtė poet luftarak dhe pllenues i modernitetit tė poezisė shqipe si pakkush.
Petraq Risto ka njė vizionarizėm tė njė grishjeje tė re, kėlthitėse. Ai i ka farkėtuar fitoret e tij me pėrpjekje dhe tendosje tė admirueshme. Risto guxon dhe shpėrthen, ravizon me lėvizje kozmike, me tema tė ekzistencialitetit, tronditės dhe tė dyzuar tė epokės globale.
Poezia e afishuar shqipe shpesh vuan nga provincializmi, si edhe nga krahinarizmi, … nuk ka genin aksiletirues dhe revolucionarizues tė zhvillimit. petraq Risto kėrkon diēka tė re, njė tematikė universale nė bioritmin e vargjeve, nė aktualizimin e metaforave tė ēuditshme, nė kriticizmin shoqėror dhe nė atė letrar. Ėshtė sfidues deri nė fund.
Petraq Risto ėshtė poet i metaformizmit si proces i pandėrprerė, kapėrcen kufijtė, jo thjesht konvencionalė, e botėzon Shqipėrinė, motivet e botės i shqiptarizon…

Luan Rama:

“… Ndėr poetėt bashkėkohorė shqiptarė, poeti Petraq Risto na vjen me njė mision tė ri, ashtu siē vinte Rembo nė kohėn e tij me: “letrat e Profetit” pėr tė bėrė njė poezi moderne, krejt tė re pėr njė kohė tjetėr. Dhe pėr tė bėrė kėtė pėr tė ndjekur shembullin e “letrave tė Profetit” Petraq Risto me vargjet e tij trazon oqeanet, zbret dhe ngrihet nga varret, duke pohuar me forcė dhe me zė tė lartė atė qė kėrkonte dikur Rembo: “tė jesh modern”…
Poezia e Petraq Ristos ėshtė edhe e kuqja e shegės sė ēarė, e shegės sė pjekur pėr tė bėrė dashuri. Ėshtė shegė vezulluese qė tė njomė buzėt me njė nektar poetik: ėshtė Shėn Valentini tutje nė Bagdatin e mbytur nė njė mjegull morti, ku ushtari i vrarė i kėrkon falje tė dashurės sė tij dhe kėrkon t’i dhurojė “zemrėn e mbuluar me gjak – llambė Aladini me xhindin e vrarė”, ėshtė edhe Marsi 97, ku “zogjtė e trembur nga plumbat hyjnė e mė fshijnė nė damarė”… janė “manaferat – brymė, shartuar me zjet/ gati pėr tė ushqyer Shenjtėt”. Poezia pėr tė ėshtė kjo vorbull njerėzore ku trallisen njerėz dhe engjėj. Kjo vorbull na ka rrėmbyer tė gjithėve. Madje, ai shepsh ėshtė i zemėruar si te Porta e Ferrit: “Atdheu im ėshtė gėnjeshtra nė pikėn e fundit tė gjakut”. Tė ngjan se nga dhimbja , ai do tė godasė qiejt.
Poezia e Petraq Ristos flet jo vetėm nė shqip, por edhe nė anglisht, spanjisht e gjuhė tė tjera…Copėza Shqipėrie nė gjuhėt e botės… Ai pranon madje tė jetė edhe banor i Purgatorit nėse arrin tė mposhtė krimin, gėnjeshtrėn, privimin e lirisė… Ai e di si kėrkohet poleni pėr tė bėrė mjaltin e poezisė…

Granit Zela:

“… Ka poetė dhe shkrimtarė qė vijojnė tė shkruajnė pėr njė periudhė tė gjatė pa tėrhequr vėmendjen e bashkėkohėsve dhe lexuesve derisa mbėrijnė nė njė fazė tė krijimtarisė sė tyre, e cila ndryshon kryekėput nga tė gjitha fazat e mėparshme, duke njohur njė ngritje katapultuese estetike, ndryshim tė tė gjitha koordinatave shkrimore, motiveve, zgjerim tė hapėsirshėm tė perceptimit, gjuhės, procedimit, vetė identitetit tė tyre. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė me poetin Petraq Risto…. E veēanta e lojės sė poetit nė poezitė e tija bėhet tėrheqėse sidomos nė lojėn me fjalėt, e cila shkon te rrėnja e tyre, thuajse deri nė marrėzi.
Kjo vihet re sidomos nė vargje qė shėrbejnė si refrene ose kumte tė pėrsėritura brenda sė njėjtės poezi. veēojmė disa shembuj: “Pellazg do tė thotė Pjell nė ag ose Pjell Azgan. Zeus pėr Pellazgėt do tė thotė Zė-ri por mbase edhe Zjeu. Prometeu pėr Pellazgėt do tė thotė premtim, …
Poezitė e Petraq Ristos e zhvendosin poetin shumė kuadrate pėrpara nė skarierėn e poezisė bashkėkohore…

Qazim D. Shehu:

Poeti Petraq Risto ėshtė poet i vėrshimit tė vargut nė njė palosje e shpalosje figurash, ku dallon mė sė miri metafora, paradoksi dhe grotesku. Si e tillė poezia e tij mbetet konceptuale, qė nė morinė e figurave sjell e risjell gjithnjė ndjesi tė ngrohta, pėrjetime vetanake, shqetėsime intelektuale, e, patjetėr meditime pėr ekzistencėn e gjėrave qė lidhen drejtpėrdrejt ose jodrejtpėrdrejt, me njeriun.
I pakufizuar tematikisht, gjithnjė nė organizimin e fjalės sė bukur nė kontekste tė gjėra, Risto si poet merr dhe rimerr motive nga vetja e bota, nga bota e kozmosit, duke i dhėnė poezisė njė frymėmarrje tė shtrirė hapsinore.
Duke mos qenė rob i njė rrethi tė ngushtė temash e motivesh, hetohet se ai kėrkon tė verė unin e tij nė njė plan global, duke tė befasuar me gjetje universale…
Menēuria poetike, si sjellje drejt refleksionit intelektualist, e bėn poezinė e Petraq Ristos tė veēantė, aq sa shumė setenca poetike tė mbeten nė mendje…
Poet i intesitetit tė ndjenjės, i vėrshimit tė imazheve, pa harruar kujdesin e kursimit pėr tė mos arritur nė tepri, Petraq Risto tashmė e ka profilizuar stilin e vet tė tė thėnit, ėshtė zė imponues nė poezinė e sotme shqipe, gjė e rėndėsishme kjo pėr njė poet, qė vjen me njė regjistėr tė vetin, modern dhe i kuptueshėm, abstrakt dhe i qartė, me vokacion tė fortė…

Vaid Hyzoti:

Petraq Risto, poet kėrkues, ambicioz, tepėr serioz dhe asnjėherė me poezi tė kalkuluar vetėm nė laboratorin mendor, por edhe gjithnjė besnik i natyrės sė tij me ndjeshmėri lirike. Se gjithshka ai e shkruan me shpirt.
Poezia e Ristos shpreh tė pėrditshmen shqiptare, me realitetin e zymtė dhe me pėrshkėnditjet e ėndrave….
Poezia e Ristos ėshtė plotėsisht jashtė skemave tė tė vargėzuarit. E mbėshtetur tėrėsisht nė vargun e lirė, tepėr e reptė nė ritmin poetik, ajo me misionin qė merr pėrsipėr pėr tė qenė njė rrjedhė e shpenguar e mendimit, kurrsesi s’mund tė mbetej e kufizuar, e ruajtur nga gardianėt e vargjeve tė matur…
Petraq Risto shtresėzon metafora pas metaforash, duke e bėrė lexuesin tepėr tė kujdesshėm, qė pas kėnaqėsisė timbrike, t’u rikthehet edhe njėherė tė lexuarit, tė vėshtrojė me kujdes arkitekturėn e figurshme…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Petraq Risto    Today at 17:24

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Petraq Risto
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: