Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Pellumb Kulla

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:46

Tregim nga Pellumb Kulla


Per portier futbolli dhe per hetuesa ,qe te punonin qindin , nuku kishte vend qe t'ja kalonte Korces tone.Kam rrefyer shume , por nuku kam rrefyer me te bukuren, ate qe me ka ndodhur njehere ketu, vitete shkuara
E po kur te qaj tere, kurre nuku do ma merte mendja se ne mes "Pellham Parkut" , do te me fanitej hetuesi im , ay qe me pat nxjerr ujin e zi njehere vaftit. Sefte e pash kur po zgjidhte banane ne Lajdig Aveny. Ay me pa dhe mbeti. Une i hoqa syte . I hoqa une ,po s'mi hiqte ay. E takova me pas dhe nja dhjete here te tjera e gjene une i hiqja syte i pari. Ay ishte gati te me jepte te njohur , po une fesht! tutje. Shtat muaj rreshte kjo pune!
Ate dite me zuri ngusht .Une i ulur ne nje stol te parkut , ay u dha
Gjene m'u qep ky miza e kalit , me nje gazete te zhubrosur ne dore E pash me bishte te syrit , ai ka mbajtur capné e po shékon nga mua .Kete rradhe me duket se nuku do me ndahet! -Thash me vete
E nuku mu nda plaku. M'u afrua dhe ndenji nje te peshtyré largé e me foli
Qe je shqiptar kete nuk e diskutoj me -Ja nisi Taqka. Te shékoj gjithmone dhe he te flas sote, e he neser. Une s'leviza hic prej stolit .Po ama as shenje qe gabohej, nuk i dhash . E shihja une ,qe Taqka desh ti shkonte gjer ne fund -Do te me besh vend te ulem ca o? -pyeti dhe mu ul prane- Dhimitraq ma thone-me tha. Ore ku jemi pare bashke ne ?
-Ke par keshtu tine? -Nuku me mban mend-o? I thash me nje ze qe dhe vet u cudita si mu ngjir papandeur
-Te me vrac -tha - nuku te sjell dot ne hater!
Para shtat muajsh , kjo do dukej e pabesushme , por tashi e besova ,qe plaku nuku me njihte vertete
-Po mire o -i thash -nuku me mban, nuku me mban!
-Jo po une dua ta di- ngulte kembe plaku si mushka
-Po ,me mire bre te mos e dish
Jo dua ta di dhe pa pritur pergjigje me tha:- Jemi pjekur ndonjehere ne Shqiperi?
E po kjo pike e zeze?Oh krimbi i gjizes! Ky nuku me desh mua jooo.! Ketij i duhej nje hunde lesh , qe t'i rrembente nje dru, qe ti binte shtate here , e t'ja nemeronte nje .Gjene thash , ajd t'ja shkund kujtesen nga rrodhet.
-A ke qene hetues zotrote? Ja prita si me tokmak. Ay u hutua e po me pereliste qepallat si guak. Shtyje dhe ca Peco , i thash vetes
-Se sjell dot ne hater o? Ne burge te Korces , e kujton tashi besoj!
Te ish ndonje tjeter do ngrihej e do behej def , me bisht ne shale , po Taqka duket e ndjeu se une te haja mune, e jo te nxirrja inatet
Mos more! Te kam bere hetimné e? te kam marr ne pyetje é? E moj e kaluar e hidhur.. e i binte gjunjeve. (T'emen thash do te zer te me qaj ketu..)-Mos me thuaj qe te kam torturuar tha duke mu lutur
Po te duash nuk e them -ja bera , por e verteta eshte se..
-Hajde regjim i poshter hajde!- Peshertiti plaku ,qe nga thellesia e shpirtit, e nisi ta shaje me rrenje dhe me dege diktaturen.. dhe me siguri i ke ngrene shtat vjet prapa hekurave , ne palce te rinise! Ah moj diktature e felliqur c'ke bere.-dhe kthehej nga une-Po a je mire? nce nce nce..
-Po perse te akuzoja mor? aman me qafsh!
-Do ta them o posi!-i thashe- Kot -fare !, se, degjonja "Zerin e Amerikes"Se, demek desha te aratisēa e te vija ketu ne Shtetet e Bashkuara..
Plaku vazhdonte ofshamat e pikelluara radhe-rradhe, gjer u kujtua se me zuri me presh ne duar .Nisi te zgerdhihej e te me tund gishtin , me qortim prej mesuesi
-Ne fakt , ja ku je n'Amerike! he he nuku paska qene kot
-Shpifje bre !Atehere nuku kishnja ndermend !-ja preva
-Kete as tani s'ta pranoj -ma previ dhe ay dhe une e pash ,qe kot i kisha ndenjur ftohte , pasi asgje s'e pengonte Taqken te kenaqej me mua, si me nje mik te vjeter
Ma leshovi firomen ne vesh dhe me peshperiti ngadale, sikur ata te sigurimite, na paskej ngjitur pergjuesa edhe neper stolat e "Pellham Parkut"
-Tere bre tere ne ,e enderronim Ameriken , atehere. Si ju qe rriheshit ,dhe ne qe ju rrihnim .He po diktature e poshter ,qe na mori me shume se gjysmen e jetes
-Na e morri -ja bera me zor mbas tij
Ah moj diktature e mallkuar . .Ah mor sistem maskara!
Maskara!-I'a mbajta ison pa qef dhe fillova te marr inat veten , ce jo vetem nuku po i laja borxhet , por po i vinja dhe pas avazit .E bile duke dashur mos ma merrte fjalen "maskara" per veten e tije, nxitova te perserise gjene " sistem maskara"
-Me erdhi turp per vete , kur te qaj tere -T'emen thash, po une pse nuk ja nderoj kete m.. teme , po e le te derdellise , dyke shar bot e bot diktaturen ! E pyeta si ja kalonte tani
-Me halle shume -dhe leshoi nje derro psheretime ,sa thashe se dha shpirt
-Po tashi -me tha , qe Amerikanet me dhane strehimne , sekur me mbar po me vete.
Rrufene e kisha pritur ,kete jo ! deshnja une ta lija temen , po s'me linte tema mua.I kisha cakerritur syte, sa Taqka me kuptoi
-C' habitesh o? Térve neve, qe kemi urryere diktaturen , na e dhane
-Po ja -ju qava , mua nuku po ma japčn akoma !
E po ti ndofta nuk e ke urryere aq sa neve te tjeret -Ma shpjegovi dhe desh ta nxirrte shkakne..
Ja pasi mbaruam pune bashke , atehere , c'ke bere? Une nisa ti tregoj , qe prej dites qe pranova akuzat..Ne fakt , ma preu fjalen Taqka, jo qe te mburrem , po me mua te tere i pranonin akuzat. He me fal , po pastaj cbere?
-Une desha te vertetoja akoma dhe i thashe-Verte nuku me mbaje mend?
-Po kuuu bre !-U shfajsua me fytyre qaramani Dhimitraqka -Sa kam kaluar une deper keto duar More more more Te zeste male , qe s'piqen dot , pa njeriu me njerine u pjekerka
-E pyeta se si i kish vajtur filli , atij me pas
rregjim i poshter ,bre bir -tha.Pasi mbaruam bashke pune ,nuku me reshten transferimet "na duhet nje hetues i zoti atje , shko Taqke, ! E ka kycyr njeri gojen atje , Ajde Dhimitraq , e keshtu gjersa suallme demokracine ...
Te na shihte njeri tok , do ta zinte lemeria. Te ngjanim ne, or byrazer ,si dy miq te vjeter qe kan kaluar te tharta dhe te embela tok..
Po tani- o me se merresh? pyesja une, "bashkefajtori", te gjorin Taqke- Nuk u ke kerkuar ndonje pune si hetues ketyre te Amerikes-o?
Uell.. ma kthente me nje fjalez Amerikane "bashkevuajtesi im" , qe si tashi e sjell ne hater , ashtu me menge te perveshura ne hetuesi
-Ne fakt ma propozuan ! Nuku kam fuqi bre u thash , mua me ka drobitur biruca"!..
-Biruca!!!? Rrufeja e dyte kjo Ketu me kercyen mua! I bute i bute po, kjo ishte te qaje me oiii! Njemije susta me shtyne perpjet, drejt e ne kembe
-Po ti -o nuku u the qe s'ke qene ne burg?
-Nuku thash une, po e thot shkresa ! ma beri ay , pa u ngritur pe vendit E kur e thote shkresa me firme dhe vule , zere se ke qene !
He mo derezi , se tere kemi vojtur ne ate sketerre .. shkresen ma dha nje njeru im ne komitet te perndjekurve .Ay ma mbushi dhe une ja paraqita ketyre..
- Per ate dite mi paskshin mbledhur te tera cudite!
Njeriu yt? Ke pasur njeri nga fisi te perndjekur? ulerita
-Kush mo tha nga fisi-
Taqka vazhdonte te fliste ulur , avash avash
Tere ata te perndjekurit e Komitetit , i kam kaluar deper duarte e mija
-E po kjo...! Kjo nuku eshte e drejte bre ! Ja thuaj te verteten
Cila mo nuku eshte e drejte! Cila? Patriot ,patriot po...nuku te duroj une.. !Mbylle ate kamare e rri rehat aty!
Tani po me kujtonte tamam ate Dhimitraqken e pare
-Nga e kish fshehur tere ate ze, o te vrafshin me buke ne goje? Nga juve -- Vazhdoi , i patme ato 45 vjet , qe kur i kujtoj , me dalin mornicat permbi pantallona Nuku na i ka fajin njeri , oreee -ja beri, po jyve ,jyve
-Po cfaj te kemi neve mo? Juve na shqepet me hu-i'u ketheva une- Na futet spica neper thonje. Na futet veze neper sqetualla . Veze nuku gjenje ne dynja , se i mbanit jyve , per sqetullat tona A duronim dot neve o?
Une bot e Taqka qyt!
Te duronit posi? Kur eshte fjala per liri e demokraci per popullin , njeriu duhet te duroje oreePo te rezistojshit jyve , nuk do kish zgjatur kaqe diktatura.! Ja mor ti , ti a ishe fajtor kur te denova?
-Asnje cike -i thash pas njezete vjetsh
Po pse e pranove fajen mor... mor..? Po une kisha qef bre , t'u a perplasja ne sy shefave te mi e t'u thesha"kot ma keni sjell kete ore , ky eshte pa faj Po c'tu thoshe une mor te thente Prifti -Xhec me mbyti hetuesi im!
-Ta hanja une-o?Te merrja me qaf djemkat e mi-o Ju marte dreqi juve lepuj! Na e bete jeten zeher !Na mbajtet ne kembe gjithe ate palo regjim ..Do kishim erdhur ne Amerike tridhjet e ca vjet me pare! ..Do kishim hapur ndonje biznes . Ju ngrente murtaja ju ngrente!..!
Iku me kacabuj te ngritur , dyke share e trufulluar ..Dhjet cape e kthe koken.. dhjet cape e kthe koken..! E me hidhte mua flaken e syve , sekur i kisha vrare babane.. sikur i kishnja shkateruar jeten!
Une mbec si gallof , e per ate Zot , ne po e kuptoja , se ce nuk e kishnja me Taqken aq inat , sa c'e kishe me te shkuaren
Dy gjera ishne :O ay kish te drejte.. o ma la mua pilafin..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:46

PIKĖLLIM PĖR VDEKJEN E ATIJ


Pėllumb Kulla

Dy ditė me radhė fryu erė e nxehtė, njė erė e neveritshme prilli, qė me sa dukej, vinte nga shkretėtirat e Saharsė.
Ditėn e tretė u gdhimė nė njė heshtje tė shurdhėt. Hapa dritaren e dhomės qė kisha zėnė nė kampin e pushimit tė punėtorėve dhe sodita pėr njė ēast kaltėrsinė e detit dhe Karaburunin e mbuluar nga rrezet e diellit. Nuk ishte tamam heshtje e shurdhėt ajo. Po t’u vije me kujdes veshin, altoparlantėt e kampit jepnin lehtė, fare ulėt, njė muzikė tė qetė klasike, qė vinte nga Radio Tirana. Ai qė kujdesej nė kamp pėr radion, dukej qė nuk e kish qejf klasiken dhe unė u habita bile se si nuk e pat mbyllur radion fare. Po ai kish porosi tė veēantė. Njė natė mė parė kish vdekur Enver Hoxha, dhe nė ēastin qė unė hapa dritaren, nė Shqipėri vetėm pak njerėz e dinin se ajo ditė e shurdhėt do tė bėhej historike, si fundi i njė epoke gjurmėlėnėse. Unė e mora vesh kėtė njė orė mė vonė, nė klubin e kampit, kur kamerierja erdhi tė na sillte mua dhe Canos nga njė fėrnet tjetėr…. E zeza, ka ndodhur gjėma! - tha ajo, duke psherėtitur thellė. - Ju nuk dukeni nga ata qė e kanė marrė vesh. Ka vdekur, ai, Komandanti… Lajmi na zuri vėrtet nė befasi. Askush nuk pat thėnė se ai ish duke vdekur, a se ishte sėmurė e pritej ta shpėtonin. Errėsirė e plotė mbi lajmin mė tė rėndėsishėm, qė ai gjysmė shekulli u dha kėtyre viseve. - Ē’po na thua, - ia bėri Canoja, - ėshtė e vėrtetė kjo? Kamerierja e ngjallme fshiu hundėn e thatė me kurrizin e dorės dhe nisi tė mblidhte gotat e mėparshme, duke vėshtruar si e trembur pėrreth. Tani sapo ma thanė, – ia bėri ajo. – Nuk e dėgjoni radion se ē’lloj muzike po jep?
Vetėm tani ne i kushtuam vėmendje muzikės funebre. - Mos ėshtė ndonjė gabim, - thashė unė, sa pėr tė thėnė diēka. Dhe e ndjeva qė, ashtu bosh si mė zuri lajmi i kamerieres, po thosha njė budallallėk tė madh. - Eh, tė ish gabim, ku ta gjenim! Po ėshtė i vėrtetė, – ma ktheu ajo.
Unė dhashė njė mendje, qė kėtė fėrnetin e tretė tė mos e pinim, se nuk shkonte fare, sidomos tani qė e kishim marrė vesh gjėmėn. - Jo, jo, pijeni! Pijeni normalisht. Ju nuk dinit asgjė. Se mund t’ju pyesin se kush ju a ka thėnė! Ju akoma nuk dini gjė. Gruaja dukej e trembur vėrtet dhe e shfaqte hapur se u pendua qė na e kish dhėnė lajmin. - Si t’ua shpjegoj atyre nė banak, se pėrse po kthehen pijet?! Jo, ju lutem, se kam fėmijė dhe nuk i dua kėto telashe. Pijeni e ju bėftė mirė…! Kamerierja mori tabakanė me gotat e zbrazura dhe u fut nė thellėsi tė lokalit. Tani muzika u bė mė e qartė dhe tėrė tė dhėnat lidheshin: kish vdekur Enver Hoxha, qė ndofta mė shumė se kushdo nė historinė e vendit qe pleksur nė jetėt e shqiptarėve. Dhe tani ai nuk jetonte mė. Enver Hoxha kish vdekur. Kish vdekur Enver Hoxha dhe qielli ish po ai, deti ish po ai dhe malet rrinin tė heshtur e tė qetė, siē kishin ndenjur pėrjetėsisht. Ne ishim fare tė papėrgatitur pėr tė shfaqur ndjenjat. Fytyrat tona me siguri kishin vetėm njė hutim idiot, qė mund ta lexoje si tė kishe dėshirė. - Ngreje, - mė tha Canoja me zė tė ulėt. – Ta pimė. Mirė thotė ajo: lajmi nuk ėshtė dhėnė zyrtarisht.
Unė nuk po e zija me dorė fėrnetin. - Dale, Cano, prit! – i thashė unė, me zė mė tė ulėt akoma. – Po sikur ajo, shushka, tė thotė ndonjėherė, se kur ne rrėkėllyem gotat, na e pat dhėnė lajmin. I madhi i vendit ka vdekur dhe ne duket sikur festojmė! Nuk vete! Ėshtė mė i madh dėmi ynė, po t’i ngremė gotat, sesa i asaj, po t’i lemė ato pa pirė.
Canoja mė dha tė drejtė dhe e lėshoi edhe ai gotėn e vet pėrpara fytyrės. E po rrinim ashtu, mbėrthyer pas karrigeve.
Por edhe po e pimė, nuk do tė tingėllojė keq, – rrahu tė arsyetojė Canoja. – Nė mort pihet alkol, pėr tė mbytur hidhėrimin. Nga anėt tona ne u nxjerrim njerėzve raki. Dhe ju kėshtu bėni andej nga tuajat, apo jo? Ngreje! - mė urdhėroi ai. Megjithėse mė dukej se brenda Canos, pijaneci kish fituar mbi tė urtin, unė e ngrita fėrnetin me njė frymė dhe me sy nga tavani, iu luta Zotit:
- Mė shpėto, o Zot, se nuk paska gjė mė tė ndyrė, se ta hash tani kur po mbaron dasma!
Dihej qė Canoja ishte mė i mbrojtur nga unė nė rast tė ndonjė telashi. Tė tėra ditėt e kampit, i kishim kaluar tok, por mua nuk mė bėhej dot ēadėr nė kėtė histori. Dolėm nėpėr oborrin e terracuar tė kampit. Marshet e pėrzishėm tani shquheshin mė qartė dhe unė u binda se, qė nga ky ēast, nuk kish aty asnjė njeri pa dije mbi atė qė pat ndodhur.
Drejtori i kampit po na vinte pėrballė dhe po u pėrgjigjej me tė qeshur romuzeve tė nja dy kampistėve tė ulur nė stolat e lulishtes. Dukej njė ditė e zakonshme, dreqi ta marrė! Nga e qeshura e shpenguar e shefit tė kampit dukej se vetėm ai nuk do ta kish mėsuar lajmin e madh, por kjo do ishte marrėzi ta mendoje. Canoja kish miqėsi me tė dhe e ndaloi.
- Duket se ka ndodhur njė ngjarje e rėndė, drejtor, ėh? - Nuk e di, - u bė serioz drejtori. - Na kanė thėnė vetėm qė t’ju mbledhim tė gjithėve nė paradhomėn e klubit se do tė shpallet me radio njė komunikatė e Komitetit Qendror. I tėrė populli, nė tėrė vendin, do tė mblidhet pėrpara altoparlantėve nė orėn dymbėdhjetė fiks! - Lajmi do tė jetė i mirė apo i keq? - Nuk e di, o Cano, - ia preu drejtori i bezdisur. – Kaq na kanė thėnė tė themi e kaq do themi. Lėre kėmbėnguljen e mė mirė hajde ta pimė njė kafe bashkė… Dhe drejtori e mori me vete Canon, qė me siguri, nė vend tė kafesė, do t’i kėrkonte edhe njė fėrnet tjetėr, jo pėr gjė, po pėr tė respektuar zakonet e krahinės sė tij. Piktori i kampit po ngjiste lajmėrimin pėr mbledhjen e orės dymbėdhjetė. Nė atė kohė ora qe tetė e gjysmė dhe afro katėr orė tė tjera ne do rrinim me frymėn pezull. Muho Kallashi, qė mbante dhomėn bri nesh, m’u afrua dhe mė kėrkoi njė cigare. - E more vesh? – mė tha me pėshpėrimė. - Unė pohova me kokė, duke i dhėnė cigaren qė donte. - Ēudi! – ia bėri ai duke e ndezur. – Nuk pritej. Nė drekė do tė na e thėnkan. Edhe kjo kuptohet. E dinė qė lajmi do tė shkaktojė pikėllim tė madh…”.
Time shoqe nuk e gjeta nė dhomė dhe u vura ta kėrkoja nėpėr shoqet, me tė cilat ajo pinte kafetė, qė gatuanin nė furnellkat e sjella me vete. Pastrueset e kampit nėpėr korridore bėnin biseda me zė tė ulėt dhe kur u kaloja pranė, ato i linin pėshpėshet e buzėqeshnin tė drojtura nga unė. Nė hyrje tė godinės ku e kish dhomėn Canoja me gruan, pashė atė kitaristin nga Erseka qė po cimbiste telat e veglės sė tij. Kur mė pa mua, ai e la kitarėn dhe mė tha me zė tė lartė:
- Melis, sapo mė treguan njė barceletė fantastike, qė do tė tė pėlqejė pa masė edhe ty. Njėri e zuri gruan…
Kėta artistėt janė leshko, pėr nder. - Nuk e kam mendjen te barceletat sot? – i thashė prerė me qortim. – Ti nuk e ke marrė vesh? - Ai u bė menjėherė serioz dhe i vėmendshėm. - Ēfarė?! – mė pyeti shumė i shqetėsuar. – Mos e ke fjalėn pėr atė, qė na ka vdekur ai i madhi? Po, - i a bėra. – Pak tė duket?... Ai u qetėsua qė unė nuk kisha pėr t’i thėnė ndonjė gjėmė tjetėr mė tė madhe akoma. - Atė e dimė, or babaxhan. Por akoma nuk na e kanė bėrė tė njohur. Ky ėshtė lajm i sjellė me pėshpėshe. Me pėshpėshe, nuk do tė merremi ne! - Po ėshtė i sigurt, ama! – ngula kėmbė unė. - Mijė pėr qind! – nguli kėmbė dhe ai. – Por do presim orėn. Na thanė se pikėllimi do fillojė mė dymbėdhjetė. Lėre, o lėre! Gjėmė e madhe do jetė…”. Mė leshko se ky djalė nuk kisha parė gjer atė ditė e nuk kam parė as gjer sot. - Po mirė, ore, - i thashė i nxehur. – Tė duket me vend, qė edhe e di lajmin edhe m’i bie kitarės, mė dėgjon barceleta e qesh e zbardh dhėmbėt?! Ai, mendjepyka mu zemrua: - Tėmėn, po si, bre, tė mos qesh! Edhe ay qė na e tregoi barceletėn, e dinte qė shoku Enver na ka lėnė. Po pse, si thua ti, o mendjelli, tė rri turivarur, a?! Po sikur tė vijė ndonjė… nga ata-de!.. E ai tė mė thotė “pa hajde kėtu ti, shok, kush tė ka thėnė tė pikėllohesh? Nga e ke marrė vesh?” Ato belį nuk i dua, unė.... Unė e lashė atė dhe vazhdova tė kėrkoja gruan. Kitaristi mė fliste qė prapa, shumė i mėrzitur me vėrejtjen qė i kisha bėrė. Pa mos na u hiq aq solemn, zotrote! Prit tė vejė ora dymbėdhjetė e pastaj nxirr ē’ke pėr tė nxjerrė! Vetė drejtori, kur e pyetėm, na tha qė deri mė ora dymbėdhjetė bėni rutinėn e pėrditshme… Shko, or byrazer, bėj rutinėn tėnde! Ke, apo nuk ke rutinė ti! Ua! Ty, apo drejtorin, tė dėgjoj unė?!
Gruan e gjeta nė dhomėn e Canos, tok me tė shoqen e tij. Dhe ato e dinin. Natyrisht, tani nuk kisha dyshim, qė jo vetėm nė kamp e nė kėtė bregdet, por edhe nė gjithė Shqipėrinė e dinin lajmin pėr vdekjen e Hoxhės. Gratė shfaqnin habi, se si paskej qenė mbajtur aq sekret gjendja shėndetėsore e udhėheqėsit. Unė i kisha thėnė atyre, qė Canon e pata lėnė nė shoqėri tė drejtorit, kėshtu qė hyrja e tij u prit mė me kureshtje nga sa qe pritur e imja. - Mezi po e pres orėn dymbėdhjetė, - tha e shoqja dhe pastaj nxitoi tė shtojė: - E zeza, kushedi sa do tė mėrzitemi! Hidhėrim i madh do tė jetė! Canoja tregoi se drejtori hiqej i qetė e moskokėēarės vetėm pėr sytė e tė tjerėve, por Canos i paskej thėnė se ishte nė ankth, pėr shkak tė efektit qė do tė shkaktonte lajmi i kobshėm mbi kampistėt. Ai kish thirrur mjekun dhe e kish porositur atė qė tė ndodhej aty tok me personelin sanitar e t’i merrte qė tė gjitha masat. Lajmi do tė ishte mjaft tronditės, aq mė tepėr qė nė tėrė kėto ditė njerėzit nuk dinin asgjė. Dhe ajo dihet, qė e papritura godet shumė. Mund tė kishim nė kamp edhe njerėz qė vuanin nga zemra. Unė e kuptova se nė gjithė vendin po merreshin masa tė tilla pėr pasojat qė priteshin. Kjo qė kish ndodhur, ishte pa njė pa dy, vdekja mė e bujshme nė historinė shekullore tė Shqipėrisė. Canoja i vuri tė shoqes detyrė qė me ta dėgjuar lajmin, ajo, e para, duhet tė klithte dhe t’ia shkrepte vajit. Por me zė tė ulėt ama, e me veshėt nga radioja, pa ia mbuluar zėrin atij apo asaj qė do tė lexonte komunikatėn e Komitetit Qendror. - Mos prit hiē, - ia preu e shoqja, - nuk e bėj dot! - Do ta bėsh, se s’bėn! – iu shkreh i shoqi. – Bile po na bėjnė nder qė kujėn e parė po ia besojnė familjes sonė. Apo jo, Melis?
Unė e dija qė kjo ish pleqėsuar mirė e mirė, me tė madhin e kampit dhe e mbėshteta Canon pa kurrfarė cmire. Unė dhe gruaja qemė tė pėrjashtuar nga kėto ambicje, megjithėse isha i bindur, se ime shoqe mund ta qante Komandantin mė mirė se e shoqja e Canos. Edhe fjalėt e vajit, gruaja ime mund t’i gjente mė prekse. Po kush tė hapte udhė! M’u bė tamam si atėherė nė Kinostudio, kur shihja qė aktorėt mė tė pazotė, vetėm pėr shkak tė lidhjeve qė kishin, merrnin goxha role kryesore, edhe pse nuk mund t’i realizonin dot mė mirė se ca tė tjerė. Gruaja e Canos nuk bindej. U futa dhe unė me time shoqe ta bindnim, se raste tė tilla tė nderojnė, po aha! Nuk merrte pykė ajo! - Mirė atėherė, - dha njė zgjidhje tjetėr burri. – Kur tė mbarojė komunikata, ty, grua e dashur, do tė tė bjerė tė fikėt, kėshtu? Unė do tė sulem tė tė hedh ujė… Do sulemi tė gjithė! - e mbėshteti ime shoqe, Canon. - Ashtu, rrofsh! – e falėnderoi ai dhe vazhdoi me porositė pėr gruan e vet: - Ti do jesh e shtrirė e nuk do tė lėvizėsh. Unė do kėrkoj ndihmė, duke uluritur. Do tė sulen infermieret, se gratė e burrat e tjerė do tė jenė duke qarė e shkulur leshrat pėr vete, ata! Nuk do ta marrė vesh qeni tė zotin, atje... - E po tė mos qajnė? – ia turbullonte parashikimet e shoqja. - Do tė qajnė! Janė marrė masat. - Mirė. Po sikur doktori tė mė kuptojė, qė tė fiktin nuk e kam tė vėrtetė? – pyeti prapė ajo. Canoja ishte gati ta zinte tė shoqen pėr gryke nė sytė tonė. - Nuk thotė gjė doktori, mos u bėj zerzebile! Le qė doktori nuk do merret me ty. Ai ka ndėrmėnd t’i bjerė vetė tė fikėt. Po ja, janė infermieret…. - Jo dhe jo! – tha e vendosur gruaja. – Pėr njė ditė si kjo ti, Cano, duhej tė kishe pėr grua njė aktore. Mua nuk mė ke pėr kėtė! Hiqe nga mendja! Pas kėtij kundėrshtimi tė prerė, ra njė heshtje, nga ato qė nuk di ku tė shpiesh vėshtrimin. Gruaja ime pa nga mua, gati duke psherėtitur. Edhe atė shtrirjen me tė fikėt, do ta bėnte pėr mrekulli ajo e gjora, po kush ia kėrkonte asaj! Canoja mė hoqi mėnjanė me marifet dhe me zė tė ulėt, m’u pėrgjėrua tė gjeja njė shkak e ta hiqja time shoqe qė andej, se ai kish ndėrmend t’i hynte tė vetės me shqelma. Mes dy fytyrave tona kutėrbonte duhma e fėrnetit. Nuk do tė turpėrohemi, ne ore jo! – tha me zemėrim e krenari bashkė. - Tėrė jetėn ne, nga ana jonė, kemi qenė tė lidhur me luftėn. Kurse familja e saj ka pėr stėrgjysh lepurin. Nuk e ndiejnė pikėllimin. E po nuk e ndjeve kėtu, - dhe Canoja, me gishtat e mbledhur tok, e goditi veten me shkulm, mu nė mes tė gjoksit, - nuk e qan dot atė, pėr tė cilin po pėrgatitet tė verė kujėn i madh e i vogėl! Do ta shohėsh, Melis, do ta shohėsh Shqipėrinė, po nuk u pėrmbyt me lot!
Nė orėn e caktuar ne u mblodhėm tė gjithė pėrpara radios sė madhe. Tėrė kampi priste me ankth. Tek-tuk ndiheshin gra qė qėronin zėrin, siē bėjnė koristet e reja tė operės, kur nisin karrierėn. Burrat kishin njė tension mė tė fshehur nė pėrgatitjet e tyre pėr t’i dhėnė fytyrave tisin e pikėllimit qė duhej. Nisi folėsja nė radio: Ju flet Tirana! Po japim emisionin e lajmeve. Nė sallė ra njė heshtje qė nuk do ta harroj kurrė. Tė rrahurat e zemrės sime, pastaj, nuk kishin tė krahasuar me asgjė. Ato tė rrahura zemre, jo unė qė nuk i pata ndierė ndonjėherė mė parė, por jam i sigurt qė nuk i patėn ndierė as tė parėt e mi. Dhe as stėrnipat e mi pas qindra e qindra vjetėsh, nuk do t’i ndiejnė mė.
- Me pikėllim tė thellė, njoftojmė se vdiq biri i lavdishėm i popullit tonė…
Pastaj ngjau hataja qė pritej dhe qė tė lindte dėshirėn tė kishe njė mijė palė sy, qė ta sodisje. Grupi i kampistėve tė atij prilli, mes tė cilėve u gjenda unė, si dhe i tėrė populli, u dha udhė lumit tė lotėve, ca lotėve tė pėrpiktė e tė organizuar mirė, qė askush mė mirė dhe mė shumė se ky i vdekur i shquar, nuk i meritonte...


Shekulli
12/04/2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:46

Gomari nė Film


-Ē'mė tregoi njė kinoregjisor qė xhiroi njė film nė fshatin tim-


Pėllumb Kulla

Filmi kishte temėn e fshatit.
Njė natė u kthyem tė lodhur nga sheshi i xhirimit dhe u shtruam tė hanim darkė nė ēadrat, qė kishim ngritur nė afėrsi te Gollokamjes. Kishim mbaruar sė filmuari njė episod, nė tė cilin heroi i filmit tonė lexonte gazetėn, teksa ecte shaluar mbi gomarin e tij. Gomari, i lėnė me kapistėr zvarrė e nga ta hiqnin kėmbėt, duhet ta shpinte heroin tonė drejt e nė mbledhjen e organizatės sė grave. Me njė fjalė, kėrkohej diēka bufe, gazmore e tepėr e thjeshtė, por gomari i pamėsuar na e pat bėrė atė ditė, punėn ferr...

Nejse, nė mbrėmje, pa pritur, na u shfaq nė ēadėr kryetari i Kėshillit tė fshatit... E njeh?
- Jo. Mė duket se ėshtė njė i ri, - iu pėrgjigja.
- ... Ai e gjeti grupin tonė rreth tryezės. Hanim e flisnim pėr punėn e asaj dite. E ftuam kryetarin tė ulej me ne, por ai nuk pranoi. U interesua pėr hallet qė kishim, a ishim tė kėnaqur nga furnizimet, qė fshati na i sillte aty nė ēadėr, e tjera... Si vajti puna sot, na pyeti mė nė fund. Mirė, i thamė. Pastaj na pyeti se ku dhe ēfarė kishim filmuar e kur ne ia treguam, ai nuk dinte se qysh tė na e bėnte vėrejtjen, pėr tė cilėn edhe ish munduar deri aty.
- Shikoni si ėshtė puna! - tha. - Mua mė vjen zor, bile shumė zor, se ky qė do t'ju them, ėshtė njė budallallėk, por ju nuk duhet tė bėni gjėra pa na pyetur ne tė Kėshillit.
Ne nuk po ia kuptonim hallin.
- Gomari qė keni pėrdorur ju pėr filmin, nuk bėn... Ai gomar, i pėrket njė njeriu,
qė ka qėnė shtatė vjet nė burg... Ne, tė zotin e asaj kafshe, e trajtojmė si njė njeri tė padėshiruar, tė deklasuar, qė ta kuptoni mė mirė.
Ne nė fillim shqyem sytė, pastaj ia plasėm gazit. Atij nuk i erdhi mirė.
- E di qė ėshtė pėr tė qeshur, por kėto punė janė me bela, - na tha. - Na pyesni ne, dreqi e mori! Pėrse jemi ne kėtu?!
- Gomari ėshtė gomar! - ia kthyem ne. - Nuk ka as emėr, as lidhje me luftėn dhe socializmin. Ē'na duhet ne i zoti?!!
- Dakord. Tėrėsisht dakord, por ja... nuk bėn.
Dhe na shpjegoi, qė ai as do tė na shqetėsonte fare, por nė fshat kishin plasur grindje dhe puna qe trashur. I zoti i gomarit po ēmėndej nga lumturia, qė ia kishin marrė kafshėn nė film. Ai e quante kėtė njė nder tė madh e prapa kėsaj shihte njė tė ardhme tė qetė. Gjoja nga qeveria kishte ardhur udhėzimi qė ta trajtonim mė mirė.... Ja, sė pari, kish thėnė ai, filluan me gomarin e tij! Ia kishin marrė nė film!... Kaqė ishte, pat thėnė ai, mbaruan kusuret e mia! E pėrpjeta filloi!

Nė ēastin qė kryetari po na qortonte, i zoti i gomarit ndodhej akoma nė klubin e fshatit dhe qeraste me raki tė gjithė sa afroheshin nė banak. Kjo pat shkaktuar zili dhe shumė bashkėfshatarė kishin trokitur nė Kėshill. Ata e ndjenin veten tė fyer dhe kishin thėnė se nuk do tė shihnin kurrė njė film, ku zinte vėnd gomari i njė armiku tė pushtetit. Ata ndjenin pėr tė urrejtje klasore. Mė kishin sharė mua regjisorin dhe operatorin tim, qė, me sa dukej, kėrkonim tė zbutnim luftėn e klasave nė Gollokamje.

Ndėrsa kryetari na vinte nė dijeni pėr zhurmėn e ngritur, ne qeshnim e qeshnim. Por edhe i pari i fshatit u fye.
- Ju mund tė qeshni sa tė doni, - na tha, - por ne me kėta njerėz kemi tė bėjmė. Ju nuk keni tė bėni vetėm me mua. Iku, vėrtet, koha e Rako Barutit me shokė. Ne qė drejtojmė tani, kemi mentalitete tė reja. Unė jam agronom i lartė dhe mė vjen t'ju bashkohem e tė qesh me ju deri nė mėngjes. Por fshati, tė dashurit e mi, ėshtė po ai. Nuk ka vajtur nė shkollė tė lartė fshati. Mė besoni: nuk kthehem dot nė shtėpi, se tėrė mė janė mbledhur aty para oborrit, kanė rreshtuar gomarėt e tyre, si pėr tė thėnė, shoku kryetar ja ku i ke kėta qė mbajnė drutė e shkarpat. Kur ėshtė puna pėr qef, pėr filma e bilmemera, thirren gomarė tė tjerė, ėh?!. Dhe kėto punė janė me telashe. Tė mė pyesnit mua, e kisha zgjidhur kėtė punė pėr bukuri. Gomarė tė pashėm dhe me pėrbėrje tė mirė, ne kemi plot nė Gollokamje!
I thamė se ne kishim udhėzime tė pėrpikta, qė kryetarėt e kėshillave duhet t'i pyesnim vetėm kur bėhej fjala pėr tė angazhuar figurantė.
- Po gomari, a nuk ėshtė, si i thoni ju, figurant?! Zjarrin na keni futur, zjarrin!
Dhe kryetari u nda me ne i zemėruar. Sa pa u larguar ai, ne i mbytėm tė qeshurat, pastaj nuk i mbajtėm dot mė. Qesh e qesh e qesh, na u lodhėn brinjėt atė natė!
Pas dy ditėsh, ne mbaruam xhirimet, shkulėm ēadrat dhe u kthyem nė Kinostudio. Materialet e filmuara i kishim nė laborator dhe tė gjithė kėtė histori ia treguam Drejtorit tė Pėrgjithshėm, teksa po na gostiste me kafe. Ai desh ra pėrmbys mbi filxhanėt e kafesė. Thirri shefin e kuadrit dhe na shtėrngoi ta nisnim tregimin nga e para. Tė dy fshinin lotėt dhe mbanin brinjėt me duar.
- Hej, sa prapa kanė ngelur atje, nė fshat! Edhe gomarėve duan t'u kufizojnė tė drejtat... Ē'faj ka e gjora kafshė?! E po deri kėtu?!!
- Sa herė tė shikoj filmin tuaj, - na tha drejtori, - unė me siguri nuk do ta mbaj dot gazin.
Por nuk qe e thėnė ta shikonte. Ca ditė mė pas, ndėrsa po bėnim montazhin, drejtori hyri nė laborator, hundė e buzė.
- Dėgjoni kėtu! -tha. - Nuk do tė bėni asgjė, pa pyetur autoritetet! Kudo ka njerėz gjithfarė... Tė papėrshtatshėm... Ka shtėpi famėkeqe tė eksponentėve tė reaksionit...

I thamė se udhėzimet i dinim pėrmendėsh dhe se i zbatonim ato gjithmonė.
- Mos m'u shitni si ėngjėj! - uluriti ai. - Nuk mė treguat ju pėr atė gomarin? Kėshtu i zbatoni udhėzimet?!
Unė dhe asistenti im u pamė sy ndėr sy.
- Po ju shoku drejtor... qeshėt!

- Qesha, tamam qesha!... Se edhe unė i marr lehtė ca gjėra. Por mė kanė zbrazur sot njė dush tė ftohtė nė Komitetin Qėndror tė Partisė! Qė ta mbaj mend!...Zėnkat nė Gollokamje ishin bėrė tė pėrditėshme. Ai i zoti i gomarit, - mė gomar se gomari!... Nė vend qė ta linte me aq, ishte bėrė i padurueshėm. Vėrtitej kakapėr nėpėr fshat, sikur kishte pushtuar Hollivudin! U ngrinte nervat bashkėfshatarėve... Kur ata kalonin pėrpara tij, me gomarėt e tyre, ai ua shihte kafshėt e gjora me pėrēmim dhe u nxirrte gjuhėn. Ata nuk e kishin duruar dot dhe gomarin e tij ia kanė hedhur nga shkėmbi. Qė ta dini, ai artisti juaj, ju la shėndetin, i ktheu potkonjtė nga dielli!

Dhe kish njė kėnaqėsi tė egėr nė dhėnien e kėtij lajmi!
- E po, pėr besė, kjo ėshtė poshtėrsi! -nuk u pėrmbajta unė.
- Thua ti! -m'u pėrvesh drejtori. - Nė fshat, kishin nxjerrė thikat. Fis me fis. Njė plenum i Partisė nė rreth, u mblodh vetėm pėr kėtė problem!
- Pėr... pėr njė gomar???!!!
- Jo pėr gomarin! Jo pėr gomarin!.. Nuk ka komitet qė tė mblidhet pėr njė gomar! Nė rend tė ditės kishin vėnė format e spėrdredhura tė shfaqjeve tė luftės sė ashpėr klasore. Por ama, nė fakt, ai gomari juaj, ja, mblodhi njė plenum! Pastaj, varda problemet: kishin trajtuar unitetin; kishin pėrmendur njė pėr njė format e stėrholluara tė lėshimeve, qė kėrkon armiku; kishin rikujtuar se armiku kėrkon tė futet atje ku duket se, gjoja, nuk ka asnjė tė keqe, se ne rrezikojmė lirinė, e tjera, e tjera... E nė fakt, nuk diskutohet, qė ajo e gjora liri e shqiptarėve ėshtė nė valle!

Dhe drejtori u mat tė ikte. Kur arriti tek dera, unė guxova:
- Sidoqoftė, ne e bėmė. Ai episod...
- Episodin hiqeni! - na urdhėroi prerė. - Atė gomar, nuk dua ta shoh nė film!
Dhe ai episod u hoq. Mėkat! Gomari i gjorė, qė luante nė tė, vėrtet nuk i plotėsonte kushtet politike, por diēka mund tė kishim bėrė. Duhej nė fakt tė tregoheshim mė tė matur. Por dukej bukur. Ishte vėrtet njė gomar me nur. Phė!

1988
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:47

Humori i presidentėve




Pėllumb Kulla


Prill 2001



Presidentėt amerikanė kanė njė traditė tė bukur qė marrin pjesė nė darkėn e pėrvitėshme tė Shoqatės sė Korrespondentėve tė Medias, qė jep informacione nga Shtėpia e Bardhė. Pėr njė natė ata kridhen nė njė atmosferė shoqėrore, jo formale dhe e venė veten tė barabartė nėn mokrat e shakave qė bluajnė gjithshka. Kam patur rast tė mrekullohem me sensin e humorit tė Presidentit Klinton nė tė tetė darkat tradicionale tė periudhės sė tij. Para ca ditėsh, pata rast tė shoh edhe pjesmarrjen e parė tė kreut tė ri tė Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh W. Bush. Nė tė ai i ftoi tė 3000 pjesmarėsit tė qeshnin me kokolepsjet e tij gjuhėsore dhe me padijen e natyrshme nė fusha tė panjohura pėr tė. Nė mes tė njė gazi tė pėrgjithshėm, Bush u lexoi tė pranishmėve pjesė nga njė libėr i porsadalė nė shtyp, qė ai i ftoi ta blinin, pasi nuk kushtonte veēse 9 dollarė e 95 cent dhe i siguroi se do tė kėnaqeshin, me qė nė tė ishin pėrmbledhur tė gjithė gafat e tij publike.





Fjalimi i shkurtuar i Presidentit Bush



(Si tė gjithė shkrimet qė pėrmbajnė lojėra fjalėsh, pėrkthimi ėshtė pėrshtatur nga unė, nė njė tingėllim shqip tė lirė pėr tė pėrftuar njė ide mė tė qartė se pėrse qeshte salla me 3000 tė ftuarit e zgjedhur nga media, senati, kongresi dhe administrata qė qeveris ShBA).



Ju falenderoj tė gjithėve, ju falenderoj shumė. Laura dhe unė jemi tė lumtur qė ndodhemi kėtu sonte!

Siē e dini, ne po studjojmė deri ku ta vendosim nivelin e lejuar tė arsenikut nė ujin e pishėm. (tė qeshura) Qė tė marrim njė vendim tė mbėshtetur mirė nė shkencė tė zbatuar, ekspertėt na porositėn qė t’i nxjerrim tė dhėnat nga prova duke u ofruar ujin nė gota, njė salle me jo mė pak se 3000 veta. (tė qeshura) Ju faleminderit pėr pjesmarrjen tuaj nė eksperiment. (tė qeshura)



Ėshtė kėnaqėsi kur sheh kėtu kaq shumė antarė tė kongresit e nė mes tyre, bile nė tryezėn kryesore edhe mikun nga Texasi im, Tom De Lay. (Duartrokitje) Ca ēaste mė parė, kryetari i komisionit organizator tė kėsaj mbrėmje gazmore mė pyeti nė se e kam parė ndonjėherė Tomin tė buzėqeshė… Unė i u pėrgjigja se nuk dija ē‘tė thosha, pasi unė nuk kam veēse nėntė vjet qė njihem me tė. (tė qeshura)



Kemi kėtu dhe Senatorin Lieberman, ( qė ishte tok me Al Gore nė garėn pėr zėvendėspresident kundėr dyshes Bush-Cheney. Shėnimi im, P.K.). (Duartrokitje) Tė gjithė e dimė se Xhoe, (Liberman), ėshtė njė hebre-ortodoks dhe pėr kėtė ai nuk ze asnjė punė me dorė qė kur bie dielli tė premten e deri sa ngryset tė shtunėn. Kjo mua gjithnjė mė ėshtė dukur mjaft tėrheqėse dhe nė fakt po mendohem ta pėrqafoj atė fe edhe unė. (tė qeshura) Jo po ndryshe, do tė rri kėshtu si tani, pa zėnė asgjė me dorė, qė kur ngryset tė shtunėn e deri sa bie dielli tė premten! (tė qeshura)



Shumė nga ju zor se e dijnė qė unė kam nxjerrė njė libėr tė ri. Dikush ka mbledhur tok njė grumbull me fjalė tė mia tė urta e me kripė — ose siē i quan ai, “fjalė tė urta e me kripė, tė thėna nga unė aksidentalisht”. (tė qeshura) Nė njė farė mėnyre unė jam edhe krenar qė ē‘them unė kanė filluar qė tani tė zenė vend nėpėr libra. Kėshtu qė si tė gjithė autorėt edhe unė kam menduar t’ju lexoj sonte diēka nga ky libėr. (tė qeshura) Janė si citatet e Kryetarit Mao, veē se kėto janė pėr tė qeshur e nuk janė kinezēe (tė qeshura)



Ja njėra prej tyre nga libri — dhe tė them tė drejtėn, e kam thėnė: (tė qeshura) “Unė e dij se qenia njerėzore dhe peshku mund tė kenė njė bashkekzistencė paqėsore” (tė qeshura) Tani ju do tė rrini e do tė futeni nė mendime tė thella. (tė qeshura dhe duartrokitje) Kushdo mund t’ju japė juve njė mendim tė pjekur, por tė tillė kurrė! Njė e thėnė e mėnēur si kjo, ju fut ju tėrėsisht nė njė dimension krejt tė paparė ndonjėherė. (tė qeshura)

Ja dhe njė tjetėr kėtu: " Unė e kuptoj rritjen e biznesit tė vogėl, unė kam qėnė njė gjė e tillė." (tė qeshura.Pas nje pauze) Nuk i di shijet tuaja, por letėrsinė e madhe, atė tė pavdekshmen, unė e dua shumė! (tė qeshura)



Kurse kėtė, tė them tė drejtėn, e kam thėnė nė New Hampshire: "Unė e ēmoj ruajtjen e vlerave ashtu si janė. Ėshtė diēka qė kur kandidoni pėr president ju duhet ta ruani." (tė qeshura) Nuk kam idenė mė tė vogėl se ē‘kam dashur tė them atje. (tė qeshura dhe duartrokitje)

Ose kjo tjetra: "Gjithnjė, shumė e mė shumė prej importeve tona vijnė nga jashtė." (tė qeshura)



Po kjo tjetra pėr vizionin mbi politikėn e jashtme, nuk dij si ju duket: "Kur po lindja unė, bota ishte e rrezikuar dhe e dinim me pėrpikmėri se kush ishin ata-tė. Ishim ne kundėr tyre. Dhe ishte mjaft e qartė kush ishin tyre-t” (tė qeshura) " Sot ne nuk jemi mė aq tė sigurtė se cilėt janė ata-tė. Por ama e dijmė qė ata-tė janė atje." (tė qeshura dhe duartrokitje)



Kėtu pastaj kemi shprehjen time mė tė famshme: “ Rallė e kemi shtruar pyetjen a ėshtė duke mėsuar fėmijėt tanė.” (tė qeshura) Le ta analizojmė pėr njė ēast kėtė fjali. (tė qeshura) Po qe se ju nuk tė falni qimen, ka shumė tė ngjarė qė tė mendoni se folja me qenė nė njėjės, duhet tė kishte qėnė shprehur nė shumėsin “janė”. Por po ta lexoni me mė tepėr vėmendje, ju do tė shikoni se unė kam pėrdorur termin e jokalimtares sė shumsit nė mėnyrėn kushtore. (tė qeshura) Kėshtu qė fjalėza “ėshtė”, janė mjaft tė sakta! (tė qeshura dhe duartrokitje)

…………………………………………………………………………………………………………………………………

Kėshtu pra zonja e zotėrinj, doni nuk doni, do ta pranoni, se me gjuhėn unė kam arritur deri nė ato maja, ku s’ka patur burrė qė tė shkelė mė parė! (tė qeshura)

Pėrfundimisht, me sa shoh, unė paskam dhėnė goxha ndihmesė nė gjuhėsi. Paskam hartuar fjalė tė reja, si “keqnėnvlerėsim” dhe “hispanikshėm.” (tė qeshura) Unė kam shtrirė e zgjeruar kuptimin e fjalėve vetė, kur kam thėnė “Grekėrat” duke dashur tė them “Grekėt”, dhe “dehės” pėr t’u kuptuar “ngjethės.” (tė qeshura) Dhe me zhdėrvjelltėsi tė mahnitshme nė vend tė “barrierat dhe tarifat” kam thėnė “tarrierat dhe barifat." (tė qeshura)



Dhe a e dini ēfarė? Jeta vazhdon. (tė qeshura) Edhe me tėrė kėto mufka, gruaja dhe vajzat ende vazhdojnė tė mė duan. (tė qeshura) Ushtarėt tanė ende vazhdojnė t’i ruajnė hapėsirat tona. (tė qeshura) Amerikanėt si gjithmonė zgjohen nė mėngjes dhe shkojnė nėpėr punėrat e tyre. (tė qeshura) Njerėzit nuk kanė rreshtur sė dali nė shėtitje dhe sė zbavituri, ashtu si ne kėtu sonte.



Unė nuk mendoj se e ndihmojmė shėndetin po u munduam ta trajtojmė veten me seriozitet tė tepruar. Ajo qė mė bėn mua serioz ėshtė pėrgjegjėsia ime si president i popullit amerikan. Ėshtė detyra qė kam marrė pėrsipėr. Pėr kėtė edhe erdha sonte tė flas me ju. Ju falenderoj qė mė ftuat dhe ju jam mirėnjohės pėr mikprishjen e pėrzhemėrt. (tė qeshura dhe duartrokitje)



* * *



Pėr mua ky fjalim ishte njė befasi e kėndėshme, pasi duke e njohur vetėm gjatė fushatės, pata krijuar mendimin e gabuar se Presidentit tė ri, i mungonte sensi i humorit. Dhe shumė vetė e quajnė kėtė njė tė metė jo tė vogėl pėr njė burrė shteti dhe njė hall mė shumė pėr vendin qė drejton.



Njė mungesė e tillė nė Shqipėri ka sjellė dėme tė pallogaritshme, pa u identifikuar aspak si njė nga arsyet e rėndėsishme qė punėt tė mos venė kurrė nė vijė. Vetkuptohet qė natyrat despotike duke mos praktikuar vetėtalljen, tėrthorazi shpallin si herezi ēdo vėrrejtje apo pėrqeshje qė bėhet nė kurriz tė tyre. Servilat e orbitės, nė mungesė tė kreut tė shtetit e ndėshkojnė pastaj edhe mė rėndė ndonjė fajtor qė guxon tė pėrflasė anėt qesharake tė tė parit tė vendit. Zyrtarėt mė poshtė, kanė mė tej prirjen qė ta quajnė sulm ndaj monumenteve tė tij prej mermeri e bronxi, qė nė Shqipėri zakonisht ngrihen qė nė tė gjallė tė prijėsave dhe kapakun nė fund e ve policia sekrete, e cila i ndjek edhe mė shumė kėta lloj “armiqsh tė kombit”. Kėshtu tė gjithė nxitojnė tė formojnė barrikata mbrojtjeje pėr tė madhin e vendit dhe e bėjnė akoma mė pak njerėzor njė njeri, qė duhet tė kish filluar i pari tė tregonte se ėshtė vėrtet njeri, si gjithė tė tjerėt dhe ka nevojė tė ndihmohet tė ndreqet dhe se gabimi ėshtė po aq njerėzor, sa ē’ėshtė dhe vepra e tij e bukur.



Nė fund tė fundit kjo temė nuk ėshtė larg diskutimit tė nevojave themelore tė demokracisė.



Pėrfytyroni njė individ, qoftė ky, ta zemė, njė arkitekt me famė, njė artist i njohur, apo njė mjek i shquar, qė u tregon njerėzve pėrqark histori me gafat dhe dėshtimet e tij, me situatat qesharake, ku ai e ka vėnė veten e vet. Njerėzit qeshin dhe askush nuk mendon se ai ėshtė aq pak i zoti sa po tregohet, se nė fund tė fundit e thotė fama e tij, e famat fitohen, nuk caktohen me dekrete. Kthehuni dhe mendoni sikur ai t’u flasė atyre pėr bėmat e tij madhėshtore, pėr situatat ku ai ėshtė treguar mė i mprehti e mė trimi: ndjenja qė do tė linin pas kėto tregime, do tė ishte e pakėndėshme. Nė tė vėrtetė njerėzit qė dėgjojnė, nuk ndikohen nga tregimet e personit, as kur ai e bėn veten lolo dhe as kur e hymnizon atė.



Klintoni nė njė nga darkat e Korrespondentėve tė Shtėpisė sė Bardhė, parodizonte fushatėn e tij kundėr kandidatit Dole, duke u thėnė amerikanėve, se po tė kishin pėr tė lėnė shtėpitė dhe tė iknin me pushime, vaditjen e luleve nė mungesė tė zotėrve tė shtėpisė, do ta bėnte mė mirė ai, se sa rivali i tij, Bob Dole. Kėshtu ai e ētensiononte fare fushatėn. Dhjetra filma e libra e kanė mėsuar auditorin amerikan me humorin e presidentėve, sidomos me zbulimin e “thembrave tė tyre tė Akilit”. Regani i ndėrgjegjshėm se ish njė nga presidentėt mė tė moshuar nė historinė e ShBA, nė ditlindjet e tij e kish zakon tė merrte fjalėn e tė falenderonte pjesmarėsit, qė po mblidheshin “pėr tė 34-tėn herė pėr tė festuar 40 vjetorin e tij”! Ėshtė tepėr e njohur replika e Linkolnit, i njohur si presidenti me pamjen e jashtme mė tė shėmtuar, kur nė senatin amerikan njė nga kundėrshtarėt iu ngrit e me gishtin drejtuar nga Presidenti, uluriti: “Zotėrinj, ju kam thėnė gjithmonė se ky njeri ka dy fytyra!”, E Linkolni, qė nga folėsja ia ktheu: “Nuk ėshtė e vėrtetė. Besoni ju se do tė dilja me kėtė palo fytyrė, po tė kisha patur njė tjetėr?!” Sharl De Goli pyeste ēdo ditė stafin e tij: “Sa karrikatura kanė sot pėr mua gazetat e Francės?” Dhe ishte vetullngrysur ditėn qė ato mungonin.



Kur vėrtitet puna tek ata qė drejtojnė fatet e vendit nė Shqipėri, tė vjen zor ta shtrosh si nevojė, se tė ngjan vetja si ato gratė me barrė, qė u shkon mendja pėr kumblla tė pa bėra! Pėr shkak tė urisė sė madhe elektorale, tė parėt e Shqipėrisė nuk mund ta lejojnė veten tė bjenė nė tė tilla gracka lluksi e tė vetpėrqeshen.

Kuptohet, sepse tradita mungon nė mėnyrė absolute.



Ata pėrpara kėtyre ishin perėndi dhe Perėndia nuk ka asgjė pėr tė pėrqeshur as vetė e as nga tė tjerėt. Kush guxon, Perėndia e vret. Kurse tani i vetmi lėshim ėshtė imitimi i efektshėm i komikėve, me Mejdanin, Berishėn e Metėn, imitime tė cilat shkaktojnė gaz, por komikėt e talentuar ende nuk guxojnė tė shkelin parcela tė ndaluara. Gazetarėt qė bredhin mbi kėto parcela, kur u mungon arti i satirės, arrijnė rezultate tė acaruara qė humbin nė klimėn e pėrgjithėshme, ku shpifjet lahen nė njė pishinė me tė vėrtetat e ashtu lakuriqe nuk i dallon dot.



I tepėrt pastaj ėshtė pretendimi qė z.Nano psh, tė dalė e tė bėjė shaka pėr gjėra thelbėsore, si fjala vjen, pėrse nuk u mbajt premtimi i bėrė nė Vlorė pėr kthimin e parave tė humbura nė piramida, apo nė e ka tė vėrtetė atė mendim qė shfaqi pėr Baba Enverin nė Zvicėr, e tjera… Kush e njeh Fatos Nanon, e di qė ai e pėrdor ironinė, por jo vetėtalljen. Si burrė i mprehtė, ai do tė duhej tė thosh, se gjatė luftės pėr pushtet, mė 1997, grykat qė nxorėn premtime nuk janė mė pak fajtore se grykat qė vollėn zjarr. Sa pėr Enverin, ajo dihet qė Fatos Nanon nuk e ha malli, por ajo iku e u tha nė Zvicėr, e tani ta mohojė ėshtė vetvrasje ashtu siē ėshtė vrasje e vetes po ta rikonfirmojė! Temat e veta pra, Fatos Nanoja i ka tė rrethuara me tela gjembaēė. Edhe presidenti amerikan nė fund tė fundit, nuk preku telat e vet gjėmbaēė, por foli veē pėr ca rrodhe tė ngjitura nė gjuhė… Por ama i ftoi tė tėrė tė qeshnin e gajaseshin me tė!… Kryetari PS-sė nuk e bėn kėtė, qoftė edhe pėr gjėra tė dorės sė tretė. Z. Nano, (qė tani bėn be pėr amerikanėt), mund tė na ftojė psh, tė qeshim mbi alkolizmin. Ai mbase nuk e din qė gjatė kėtyre viteve nė pushtet ėshtė bėrė tri herė xurxull. Ai vetė mbase nuk i mban mend ato tri raste se gjatė tėrė legjislaturės ka qėnė i dehur, por duhet ta dijė qė bota flet. E pėrderisa nuk e prek as kėtė, atėhere, keq i kemi punė. Politikanėt tanė i paraqisin shpejt kandidaturat e tyre pėr monumente.



Aty nga vitet e para tė qeverisjes demokratike, njė miku im mė pat thėnė se Berisha i kish tė tėra tė mirat, vetėm se i mungonte njė gjė rėndėsishme: ndjenja e humorit! Nė atė periudhė, kur ne tė ndezur nga pėrmbysja historike, e deshim vėrtet atė njeri qė po e mbėshtesnim aq fort, kėrkonim qė ai tė kish aftėsinė tė shikonte anėt qesharake tė shfaqjeve tė tij dhe sidomos dėmin qė i bėnin imazhit tė tij, njerzit servilė qė e rrethonin. Habiteshim se si ai nuk e vinte re, qė kėshilltarja e propagandės, e cila bėnte 10 varavingo nė ditė nga Presidenca nė Televizion duke shpėnė e marrė kasetat, nė tė cilat ajo qe kujdesur tė regjistronte tėrė aktivitetet e Presidentit, sillte njė dėm tė madh, duke zėnė me to tė gjitha orėt e lajmeve dhe gjithė ē’vinin para e pas. Aq sa, edhe pse e kishim parė nė lajmet e orės 6, se si z.Berisha priste Skalfaron, kur po ky lajm, pėrsėritej nė mesnatė, kishim iluzionin se, me qė ndėrkohė Presidenti ynė kish dalė dhe nė njė zinxhir tė tėrė rubrikash mė shumė se Skalfaro, Berisha dukej i lodhur ndėrsa Skalfaro i freskėt! Ne na u formua bindja e patundur se kjo kėshilltare e propagandės do tė arrinte ta sillte Presidentin nė TVSh tė jepte edhe parashikimin e motit dhe sasinė e rreshjeve nė tė katėr anėt e vendit!..



Sensi i humorit nuk sjell vetėm atė efektin e ngrohtė tė zbritjes pėr ca ēaste nga piedestalet dhe afrimit me njerėzit, ashtu si vetėtallja e z. Bush. Mirė, mund tė mos e bėsh kėtė, por prania e atij sensi ndihmon tė kontrollosh veprimet qė bėn edhe tė mos u lesh tė tjerėve shteg tė qeshin me ty. Se sensin e humorit nė mos e kanė burrat e shtetit e kanė shtetasit. Kjo ndjenjė nuk do ta linte kryeministrin Meta, psh, tė deklaronte se thesari i shtetit shqiptar, ėshtė vjedhur tre vjet mė parė, qė nė kohėn e Berishės. Kush i ndalon shqiptarėt e paudhė tė mendojnė, se thesari ėshtė vjedhur shumė kohė mė parė akoma, qė kur u formua shteti vetė, nė kohėn e Ismail Bej Vlorės?! Sensi i humorit nuk do ta linte Presidentin Mejdani qė shqiptarėve nė New York, kur e pyetėn se pėrse mbaheshin akoma ushtarė grekė nė Shqipėri, t’u pėrgjigjej: “ Si nuk u bėtė merak ju kur aty gjatė krizės sė ‘97ės ishin dhe dhjetė ushtėri tė tjera, por ankoheni tani qė kanė mbetur vetėm grekėt?!”



Po shtetasit pėr fat tė keq akoma nuk i ka lėnė ndjenja e humorit dhe tani qeshin edhe me PD-nė, e cila pėr tė pėrmbysur qeverisjen e keqe e pėr tė marrė pushtetin, u bėn thirrje tė ikurve tė saj, e jo vetėm tė ikurve nga mitingjet, por edhe atyre qė kanė ikur tepėr tepėr larg: atyre qė qeverisėn pėr katėr vjet tok me socialistėt dhe ndajnė me ta pėrgjegjėsitė. Pėrse atėhere nuk ftohen nė koalicion edhe socialistėt? Atėhere, as diskutohet: marrja e pushtetit ėshtė e siguruar!.. A dyshon njeri pėr kėtė? Kurrė!



Ja pra, nė ndryshim nga demokracitė e mėdha, gazi nė vendin tonė buēet i paprerė, nė daē ta kenė, nė daē tė mos e kenė ndjenjėn e humorit burrat e shtetit shqiptar!…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:47

Une kam pasur fatin dhe e kam njohur nga afer.Pellumbi ne Fier gjeti Itaken e shumekerkuar.Dhe nga guroret e Vlores ku e kishin cuar,vjen ne Fier dhe krijon per vite me radhe shfaqe qe do mbeteshin te paharruara per publikin fierak por edhe per gjithe dashamiresit e artit ne pergjithesi.

"Shoku Niqifor","E bukur shtepi e vjeter","Sa shume gjethe te thata ate vjeshte" apo drama qe u shfaq per afro dy muaj rrjesht "Dy krisma ne Paris" ,"Isha une Cobo Rrapushi","Sofra e Qeshur" e shume te tjera do spikasnin ne krijimtarine dhe venien ne skene nga ana regjizoriale te Pellumb Kulles.

Me kujtohet kur vihej ne skene "Sofra e qeshur",ku merrja pjese edhe une i vogel,gjate njohjes dhe leximit te materialive,ne nje prej tyre artisti i Merituar Luftar Pajo,lexonte tekstin me theksin e nje arixhiu.
Te gjithe ja plasen te qeshurit,dhe Pellumbi miratoi duke qeshur dhe ai ,nje karakter qe ngeli kaq i dashur per publikun tek skeci i arixhiut me def qe i futen shoket pa ditur ai pistoleten dhe kontrollin qe i bejne gjermanet.


Prane tij arriten te mesojne shume nje brez i talentuar aktoresh te rinj,te cilet aktivizoheshin si amatore ne shfaqet e estrades dhe teatrit si Dritan Lluka,Genti Dano,Dritan Borici,Altin Jano,Krenar Troka,nje brez qe fatkeqsisht per arsue nga me te ndryshmet tashme i kane lene endrrat e skenave,me perjashtim te Tan Boricit.


PS Henri,Fatos Selan e ka pasur idhull,Aktor i jashtzakonshem.Pervec figures historike te Avniut,ka qene klas tek rolet e luajtura tek "Shtrigat e Salemit" dhe "Maria Oktober" te dyja me regji te Roland Carkes,qe zuri vendin e Pellumbit pas largimit te tij.

Ah,se desh harrova,drejtor Teatri nuk u be kurre Pellumbi,ku te linin Ilir Danot dhe Jorgjie Dhimot.
Po Kicon e Biletave e mban ndonje cik mend?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:48

Racizėm sui generis*


Pėllumb Kulla

Kėmbėngulja ime nė kėrkim tė diktaturės ėshtė temė e rėndėsishme e ēėshtjes shqiptare. Njė pjesė e madhe e dėshtimeve nė ndėrtimin e sistemit tė vlerave demokratike vjen ngaqė gjeneratorėt e trashėguar tė padrejtėsive nuk e kanė reshtur ende prodhimin. Kapitalizmi, ekonomia e tregut nė vendin tonė ėshtė ai sistem i egėr, i pamėshirshėm e i pashpirt, tamam siē na e pat pėrshkruar kombinati i propagandės sė KQ-sė. Nė fakt, sistemi kapitalist nuk ėshtė i tillė, por menaxherėt e kombinatit ia dolėn qė ta imponojnė teorinė dhe ta aplikojnė dhe praktikėn e tij nė Shqipėri Kėtu dhuna e mė tė fortit bėhet mė e egėr dhe mė mizore, pasi mekanizmat e mbrojtjes janė tė pafuqishme pėr tė mos thėnė nuk gjenden fare. Le tė mos e pėrfillim pėr njė ēast rezultatin konkret tė varfėrimit tė skajshėm tė shqiptarėve dhe pasurimin pėrrallor tė tė fortėve. Le tė shohim pasojat qė do tė lėrė ethja e arit nė kėto vite qė kaluam. Sa kohė do tė duhet vallė qė kodet morale tė rivendosen edhe tė rinisin tė ndikojnė siē duhet nė marrėdhėniet njerėzore? Dekada? Ndoshta mė shumė se aq. Tė fortėt sot janė bėrė edhe tė admirueshėm, edhe pse veprimet e tyre kanė emra tė ndotur si grabitje, vrasje, rrahje, mashtrim, falsifikim, pengmarrje, ryshfet e turrlilloj gjėmash. Ėshtė kjo kastė qė pasi tė ngjeshė armėt e kamjes, do tė udhėheqė jetėn shoqėrore dhe do tė jetė mė afėr pushtetit, i cili do tė ndėrmarrė (nė mos e lėntė nė atė katandi) kurimin e sėmundjeve shpirtėrore tė kėtij tranzicioni.
Pasojat e tanipėrtanishme janė katastrofike. Legjislaturė pas legjislature, po shohim gjithnjė e mė shumė intelektualė tė shquar t’i largohen jetės politike dhe gjithnjė e mė shumė badigardė, shefa policie dhe doganierė qė zgjidhen deputetė, vijnė tė bėjnė ligjin nė sallėn e Kuvendit Popullor! Ėshtė njė situatė e paramenduar, fryt i zbatimit tė kujdesshėm tė strategjive tė pėrpunuara nė kupolėn e shefave komunistė. Impakti me masat popullore u doli me rezultate tė shkėlqyera. Impakti me tė ashtuquajturėn shtresė tė persekutuarve dha rezultate edhe mė tė shkėlqyera akoma. Atėherė nuk ka pse tė mos brohorasin. Nevojat elektorale, thonė ata, e kėrkojnė qė opiumi i luftės klasore, skema e vjetėr e ndarjes klasore tė vazhdojė: tė varfrit tanė qė kanė qenė me ne, nuk ka pėrse tė ulin kokėn! Ata duhet tė ndihen mė tė lumtur se tė varfrit e tjerė, ata tė rriturit fushave tė internimit!..
Luftė e klasave ka qėnė njė emėrtim i ndyrė burracakėsh. Si luftė, ajo qe njė luftė e fituar qė nė nisje, pasi armiqtė nė tė ishin irrealė e tė paqenė. Ata nuk tė kėthenin asnjė goditje. Si mund ta quash luftė, atė bombardim tė njėanshėm, natė e ditė muaj e vite pa fund, pėrmbi njerėz tė paarmatosur, pėrmbi fėmijė tė pambrojtur, pėrmbi qenie tė brishta e tė pafuqishme?!
Pėr mua, jeta ka qenė njė jetė e ngjeshur me pėrjetime komplekse. Fėmijėria ime pėrbėn njė film horror me tė arrestuar nė mes tė natės, me tė afėrm tė pushkatuar, tė vrarė nė hetuesi, tė varur, tė arratisur, tė internuar. Nė kėmbėt e mia janė ende ndjesitė e rraskapitjeve pas ecjeve me torbat me ushqime mbi shpinė, nėpėr kampet e punės tė tė burgosurve tė Orman Pojanit, Maliqit, Thumanės, Zejmenit e plot vendeve tė rrethuar me tela prapa tė cilave uniforma bojėkafe e tė burgosurve gėrryente dhe gėrryen brazdat e kujtesės sime. Jeta ime nė rrugėn qė zura, ca nga qė desh fati e ca si shpėrblim i pėrpjekjeve vetjake, mė shpuri nė disa vende tė zgjedhur, nė shoqėri njerėzish tė pushtetshėm, nė ambiente tė propagandės, tė spektaklit dhe televizionit. Qe njė jetė publike disi vezulluese, ku nuk mund ta pėrfytyronte veten asnjė nga fisi im i stėrgjerė. Koha dhe rasti mė solli nė shesh tė vėmendjes, mua, njė hibrid jo tipik, njė lloj qenie shoqėrore tė cilėn e pėrdornin si shembull tė dy palėt. Ato e pėrdornin kėtė hibrid publik, si pėr tė ilustruar persekutimin, ashtu edhe lėshimet e zemėrgjerėsinė e kupolės komuniste. Unė u pėrkisja nga pak tė dy skajeve, pa pėrfaqėsuar dot asnjėrin, duke gėzuar herė dashurinė dhe herė pėrbuzjen e tė dy palėve.
E hap perden mbi kėtė qoshe private nga qė dua tė kėrkoj besimin maksimal nė rrėfimin, se kurrė nuk kam menduar se do tė vijė njė ditė qė tė “kėrkoj gjakun”, siē u trembej tė nėnshtruarve tė tij, diktatori Alia. As unė dhe asnjė nga fisi im. Dhe ėshtė e dhimbshme tė nėnkuptohet se ishte risku pėrpara kėsaj ndėrmarrjeje tė vėshtirė qė na pengonte. Nė se quhet marrje gjaku, kjo qė po bėj sot duke vėnė nė ballė pyetjen e madhe se ku u tret e humbi diktatura, atėherė po, e pranoj, kjo ėshtė marrja e gjakut! Sa pėr gjakun e mirėfilltė nuk e kam menduar asnjėherė. Gjyshi im u pushkatua e ky ishte rezultati i parė i njohjes sė armiqve tė tij. Kjo ishte jeta e tij, rezultati i zgjidhjeve qė bėri ai nė njė kohė, kur unė nuk kisha lindur ende. Ne kemi qenė gjithnjė tė mendimit se atė e vranė pa faj, vite mė vonė shteti postkomunist i dha pafajėsinė e askush nga ne nuk merret me gjakun e tij. Unė nuk shihja nevojėn e hakmarrjes as atėherė kur nė njė dhomė tė vogėl rrėzė kodrės sė Shėn-Thanasit nė Korēė, ku jetonim tė dy me xhaxhanė tim, ai kthehej i dehur dhe mė shihte mua duke bėrė detyrat e klasės V. Nėn efektin e alkoolit, ai niste tė qante e i pėrlotur, mė pyeste:
– A e mban mend kur na e vranė babanė?” – Po – ia ktheja unė, si nė njė seancė mėsimi, – mė 2 tetor 1945! – A e di ku na e vranė? – Po. Nė tė djathtė, sapo del nga Korēa, pėr nė Bilisht. – A e di emrin e atij qė na e vrau? – Po – pėrgjigjesha unė, pėr tė njėqindėn herė. – Nevzat Haznedari! – A premton se do ta mbash mend? – Tėrė jetėn!
As atėherė nuk e shihja nevojėn e hakmarrjes. Isha thjesht njė fėmijė 11-vjeēar i hutuar.
Tani nė skajin tjetėr tė fillit tė jetės, shoh me dhimbje hendekun qė nuk po mbushet mė. Dhe kėtij hendeku i shėrben manipulimi i historisė, gazetat, librat dhe mali i memuarėve tė shtirur. Njė racizėm allasoj e pengon mbushjen.
Ajo luftė klasash groteske shfaqet me tė gjitha ngjyrat nė librin memoralistik tė Todi Lubonjės “Nėn peshėn e dhunės”, kur ai nė burgun e Burrelit gjen vetėm shokėt e tij tė luftės, gjeneralė tė shquar, ish-anėtarė tė KQ-sė, tė ndryrė nė burgun famėkeq. Nuk gjeti z. Lubonja nė burg asnjė nacionalist, asnjė klerik katolik, asnjė intelektual nga “Bota e Re”, asnjė nga pėrfaqėsuesit e borgjezisė korēare! Mbase intelektualė tė shquar antikomunistė, si f.v, Kudret Kokoshi, Engjėll Ēoba apo At Mėshkalla, nuk kishin nevojė pėr shoqėrinė e Todi Lubonjės, por ky i fundit nuk i pa qė nuk i pa nė ndonjė nga qelitė a kthinat e oborreve tė burgut! Racizėm i llojit tė vet!
Shaban Sinani, drejtor i arkivave, nis tė gėrmojė pasuritė arkivale tė cilat ia patėn lėnė nė dorė t’i administronte dhe vihet tė gjejė persekutimin e …Kadaresė! Punė e ēmuar, por nuk themi dot qė nuk e ka tėrhequr kėrrabėn nga vetja nėn shtytjen “hajde se nė ėshtė pėr t’i treguar botės persekutime, le tė mos ia japim kėnaqėsinė armiqve tė klasės! Mė vete mė pėr mbarė tė nxjerr nė dritė vuajtjet e Ismailit!” Kėtė e vė re edhe publicisti Agim Shehu qė shkruan qė nga Gjeneva: “Nėse kjo dėshmi-libėr, e para nė llojin e vet, del pėr tė dėshmuar persekutimet apo ligėsitė qė i bėri diktatura shkrimtarit mė tė shquar, le tė dilte ky libėr i pari! Por nėse do tė donim, (dhe mendoj, kjo do qe mė e rėndėsishme) qė tė dėshmohej fytyra e vėrtetė ēnjerėzore gjer nė rrėnjėt mė kriminale tė diktaturės mbi tėrė artet shqiptare, atėherė radhėn pėr Dosjen-«K» do ta kishte Dosja K-Kuteli, Dosja K- Kokoshi, Dosja Kokalari…”
Vetė Kadareja, me penėn e tij tė artė, kur i kthehet ferrit enverian, mendja i rri te njė natė dhjetori e ’81-shit, kur u gjend i vrarė nė shtrat numri dy i pushtetit, komandanti legjendar i Brigadės sė Parė dhe kryeministėr i vendit. Dhe tek pėrpiqet qė ta zgjerojė klubin e viktimave tė persekutimit, Ismaili shkruan njė libėrth me tė vėrtetė tronditės pėr kalvarin e Liri Belishovės dhe vuajtjet e bijės sė saj tė pėrbuzur nga tė gjithė.
E kėshtu me radhė…
Nė vitrinat e librarive, nė kioskat e gazetave, nė ofertat e botimeve, e gjen historinė. Dhe historia do tė jetė ajo qė tregojnė librat mė tė shpeshtė, gazetat mė autoritare, penat mė tė fuqishme. Ato do tė tregojnė pėr historinė e shqiptarėve tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi, pėr tė cilėn ca thonė se jetuan nė njė diktaturė ēnjerėzore e ca tė tjerė tregojnė se jeta ishte e vėshtirė, ku njė numėr i gjerė komunistėsh idealistė u munduan tė ngrenė njė sistem shoqėror tė paparė ndonjėherė, atė tė barazisė sė plotė tė njerėzve. Dhe nė kėtė luftė pati gabime, njerėz tė pėrkushtuar ndaj socializmit edhe u persekutuan. Ama, ishte thjesht njė persekutim brenda llojit. Pa sa pėr diktaturė, bah, as qė bėhet fjalė!

- PJESA II e artikullit “A ka pasur ndonjėherė diktaturė te ne?” Pjesa I, “Nyrenbergu shqiptar”, u botua dje.




13/04/2006 Shekulli
__________________

Nė vend tė diktaturės na qenka pėrmbysur parajsa*


Pėllumb Kulla

Zoti Vangjush Gambeta po boton kujtimet. Vendin kryesor nė to e zė angazhimi i tij nė gazetėn “Zėri i Popullit”. Pėrgjatė shkrimit ai tregon se nė tėrė periudhėn qė punoi te “Zėri i Popullit”, nė drejtim tė gazetės u ndėrruan pesė kryeredaktorė: qė nga Paērami e deri te Xhelil Gjoni. Gambeta flet me respekt e simpati pėr tė gjithė ata, duke nėnvizuar tiparet e veēanta karakteriale e duke mbajtur tė pėrgjithshėm, profesionalizmin, kujdesin atėror pėr gazetarėt e rinj, besnikėrinė e fjalės sė dhėnė e tjera.
- Lexuesi, - shkruan Gambeta, -mund tė mė pyesė: ku do tė dalėsh me kėto “grimca kujtimesh”. Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje po mendoj gjatė, i frymėzuar nga libri i prof. Hamit Beqės “Edhe engjėlli, edhe djalli ėshtė brenda tek i gjalli”. Engjėllin na i ka dhėnė Zoti qė kur u lindėm, djallin na i futi nė trup diktatura….
Por megjithatė, nga sa lexojmė prej zotit Gambeta, kuadrot drejtuese tė gazetės mė mashtruese e mė tė mėrzitshme nė historinė e kėtij rruzulli, nuk kishin asnjė tipar nga ata qė ta shpien mendjen te diktatura.
Njė diplomat i viteve 80 reagoi njėherė ndaj njė shkrimit tim, ku flisja pėr dallimet e detyrave tė sotme me ato tė djeshmet, qė kanė qenė para diplomatėve shqiptarė. Ai m’u kundėrvu duke derdhur njė lumė konsideratash me kurrikulumet e pasura e tė ndritura tė njerėzve tė caktuar nga Hoxha nė shėrbimin diplomatik. Zotėria nuk pėrmendte ndonjė gjė tė veēantė dhe bile nuk qe ndalur fare nė detyrat qė kryenin ata nė shėrbim tė asaj politike ultraizolacioniste, e cila e kishte vendosur Shqipėrinė kundėr ShBA-sė, Japonisė, Kanadasė, Gjermanisė, Francės, BRSS-sė, Kinės, Australisė, Italisė e shumė tė tjerėve edhe ndėrpres listėn pasi nuk kam vend tė rreshtoj mbi 150 e ca shtete! Ai i quan kolegėt e tij tė atėhershėm, diplomatė tė pėrsosur. Askush nuk e kupton se ēfarė pėrsosmėrie duhej pasur qė tė zbatoje detyrėn parėsore tė diplomatėve enverianė, atė tė mbajtjes gjallė tė armiqėsisė me tėrė botėn dhe shpėrndarjes sė veprave tė tė ndjerit komandant!
Me tė tilla tone flet pėr kolegėt e tij policė edhe i madhi i policėve tė kryeqytetit nė njė libėr, ku pėrshkruan gremisjen e rendit komunist dhe njė nga tronditjet mė spektakolare, atė tė pushtimit tė ambasadave nga shqiptarėt qė u pat vajtur sharra nė kockė. Edhe pas kaq vitesh ai nuk e ka ndėrruar gjuhėn dhe pėr profesionalizmin dhe devotshmėrinė e forcave tė rendit, ai vė notat mė tė larta. Sipas D. Bengasit, hetuesit, sampistėt dhe policėt i kishin plotėsisht tė qarta detyrat nė marrėdhėnie me keqbėrėsit. E vetmja gjė e paqartė ishin keqbėrėsit vetė: ishin ata tė mbyllurit nė ambasada, apo ata tė mbyllurit nė bllok?!
Pėr njė ide mbi kuadrot e ushtrisė tė atėhershme ndihmojnė me kujtimet e tyre Veli Llakaj dhe Hito Ēako. Nė shkrimet e tyre do tė gjeni njerėz parimorė, tė guximshėm, mikpritės bujarė, strategė tė shkėlqyer dhe atdhetarė tė pėrgatitur pėr tė mbrojtur lirinė deri nė sakrificėn sublime. Edhe kur rrufetė, gjatė purgave staliniane tė viteve 74-76, u kthyen pėrmbi kokat e tyre, ata shfaqėn trimėri tė rrallė dhe shqiptuan me zė tė lartė fraza memorabile. Kundėr kujt u thanė ato fraza, nga shkruesit e kujtimeve nuk del nė dritė. Diktatura qė po kėrkoj unė me fener nė dorė nė ushtri, ėshtė akoma mė e vagullt.
Ditė tė shkuara nė Tiranė u shfaq njė film kushtuar Fadil Paēramit dhe u ekspozuan libra tė shkruar enkas pėr tė!
Nuk kam asgjė personale z. Paērami. E prek nė kėto shėnime pasi mė vjen turp tė hesht e tė pajtohem me ata qė e njohin si unė dhe nuk e kuptoj se ē’interesa janė pleksur e i detyrojnė tė ndalen e fokusohen mbi jetėn e njė njeriu tė zakonshėm qė meriton megjithatė keqardhje pėr vuajtjet, por qė nuk tė vė nė lėvizje fantazinė, edhe pse ka qenė luftėtar antifashist, udhėheqės i rinisė nė vitet e pas ēlirimit, dramaturg, ministėr kulture dhe deri kandidat i Byrosė Politike.
Dhe askujt nuk i vjen zor qė nė filmat e librat qė kanė bėrė pėr tė, nuk arrijnė tė nėnvizojnė dot njėzė akt heroik jo e jo, por as edhe njė episod pėrplasjeje. Nuk veēojnė dot asnjė tezė tė tij, e cila tė ishte disi jashtė binarėve tė kohės. Nuk munden dot t’i atribuojnė atij as shkėndija disidence, as novatorizma nė shtypin qė ka drejtuar apo tė dramave tė shumta tė cilat pėrmenden si korpus, si tituj, por nuk botohen, nuk rivihen nė skenė, lihen mėnjanė. Dhe ėshtė e logjikshme qė lihen mėnjanė, pasi ėshtė mė mirė qė ato tė numėrohen se tė shfletohen. Askush nuk thotė dot se cila dramė, cili personazh, meriton tė veēohet pėr dėmin qė i solli autorit Paērami! Subjektet e tij ishin tipikė pėr realizmin socialist. Himnizohej revolucioni, (“Nė tufan”, “!9 ditėt”), bėhej thirrje pėr luftė klasash, dėnohej social demokracia e Musine Kokalarit (“Mbi Gėrmadhat”), shprehej vendosmėria pėr tė udhėhequr revolucionin botėror nga njė vend i vogėl (“Viti 61”). Figurshmėria letrare ishte inekzistente, gjuha ishte ajo e gazetės “Zėri i Popullit” qė ai e pat drejtuar vite me radhė.
Pavarėsisht se sa nderohen e pėrkujtohen sot tėrė kėta individė, gjeneralė si Balluku e Dumja, figura qendrore si Lubonja, Paērami dhe Ziēishtėt! Ata u vranė e u burgosėn ngaqė kuēedra Hoxha iu vėrsul atyre dhe jo ngaqė ata i dolėn ndonjėherė pėrballė kuēedrės! Anėtarėt e plenumeve tė KQ-sė i dėnuan kėta shokė tė vjetėr, duke tjerrė e stėrtjerrė akuzat e shpifura dhe bajate tė kryezotit e duke mos pėrfillur hiē autokritikat qė ata i bėnin nė mėnyrė tė natyrshme pėr t’i shpėtuar dėnimit. Askush nuk ua vuri veshin kur ata pėrgjėroheshin, se ishin besnikė tė partisė dhe tėrė jetėn kishin ecur pas mėsimeve tė shokut Enver. Kjo ishte drama tipike qė luhej nė plenume, ku tė vetmit qė nuk gėnjenin ishin ata qė po shkonin drejt pushkatimit.
Kėtė dramė Fadil Paērami nuk e shkroi kurrė.
Z. Mark Dodani na ngatėrron edhe mė shumė nė kėrkimin e gjurmėve tė diktaturės, kur nė kujtimet e tij, na flet pėr misionet heroike tė Sigurimit, mes diversantėve malėsorė, qė hidheshin me parashutė apo braktisnin fshatrat e qytetet e jetonin dhe organizoheshin maleve, pėr tė pėrmbysur regjimin e Hoxhės me shokė. Po t’u besosh shėnimeve tė Dodanit, duhet qė nėpėr malet e veriut numri i statujave pėr Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun t’ia kalojė numrit tė shkėmbinjve!
Nė “Tirana Observer”, tė 3 shkurtit 2006, Dodani pėrsėrit fjalė pėr fjalė fjalimin patriotik tė diversantit Hamit Matjani tė lėshuar nga zbulimet amerikane me parashutė mbi territorin tonė. Ja fjalėt e Matjanit: “Nuk e dija! Ju lumtė! Paska vėrtet djem Shqipėria! Ju nuk po luani vetėm me mua, ju po luani me CIA-n amerikane dhe nė kėtė rast me tė mirėnjohurin, kolonelin Xhon. Ia kisha thėnė se akoma nuk i kishte njohur mirė shqiptarėt, i kisha thėnė se sa herė kaloja kufirin shqiptar mbi mua binin breshėri plumbash. Kur t’i vijė koha do ta kuptojė edhe Xhoni, qė mua mu vėrtetuan fjalėt qė i pata thėnė. Edhe unė nė vena gjak shqiptari kam”. Dhe mė tej Dodani shkruan pėr operacionin e zėnies sė Hamit Matjanit, i cili u pėrdor nė lojėn kundėr CIA-s (qė atėhere nuk ishte me ne - shėnimi im). “Nė udhėzimin e posaēėm tė Kadri Hazbiut”, - nėnvizon Dodani, - “grupi special kishte pėrcaktuar qė nuk duhej tė vriste kurrsesi, jo vetėm Hamit Matjanin, por asnjėrin syresh, sepse me ta, “si shqiptari shqiptarin mund tė merremi vesh pėr tė kundėrvepruar me mjeshtėri kundėr armiqve tė pėrbashkėt tė Shqipėrisė. Madje ata mund tė integrohen tė rehabilituar nė strukturat tona”, – parashikonte Hazbiu.
A nuk duken tė shkėlqyera, si deklarata kalorėsish fisnikė, si faqe nga eposi i Veriut! Kemi njė burrė qė arratiset para dy vjetėsh, zbret me parashutė dhe ve re pėr herė tė parė, se, pas dy vjetėsh, “paska djem Shqipėria”!!! Pastaj kemi njė ministėr tė Brendshėm, nga burrat mė tė lartė qė ka pasur ky vend, qė jep udhėzim qė ta trajtojnė Hamitin “si shqiptari shqiptarin” dhe urdhėron tė mos e vrasin se …..u duhet ta varin! (Hamit Matjani ėshtė varur nė fushėn sportive tė Lushnjės nė prag tė festave tė nėntorit 1953, pa u integruar e pa u rehabilituar hiē nga Hazbiu! – Kėtė herė, ky shėnim nuk ėshtė i Dodanit, por imi!)
Por nuk ėshtė metoda letrare ajo qė mė shqetėson mua. Unė dua tė di nėse duhet t’i vlerėsoj Dodanin e Mėlyshin si heronj qė mbronin lirinė, teksa Matjanin, Leshanakun dhe malėsorėt e Mirditės e Mbishkodrės t’i quaj tė pabesėt, qė u shėrbenin anglo-amerikanėve nė dėm tė kombit tė vet? Apo kėta qė zbrisnin nga qielli tė lėshuar nga CIA, (qė tani ėshtė me ne!), ishin nė tė vėrtetė heronj tė pėrkushtuar pėr tė pėrmbysur diktaturėn e egėr enveriane, teksa Dodani me Mėlyshin ishin shėrbėtorė tė verbėr tė saj?! Kam frikė se nė gjėndjen ku e ka futur politika shoqėrinė shqiptare, askush nuk ma jep dot njė pėrgjigje tė saktė dhe mua mė dhimbsen librat e historisė! Mė dhimbsen sidomos fėmijėt qė do t’i hapin ato tekste duke u pėrpjekur tė njohin vendin e tyre dhe njerėzit qė u rritėn nė kėta troje. Shumė vetė janė tė mendimit se kjo nuk ėshtė pėrcaktuar dot qartė, pasi dy partitė qė heqin vallen nuk janė nė njė mendje. Kurse unė ngul kėmbė se kjo nuk ka marrė zgjidhje tė plotė nga qė tė dyja kėto parti janė tmerrėsisht nė njė mendje!...
Njė nuse me buzagazin e saj fotozhenik vete mė larg akoma, kur nė faqet e gazetave gati pėr ditė ngre nė qiell virtytet e Enver Hoxhės, duke arritur suksese nė ndėrmarrjen qė ka filluar para tre vjetėsh. U bėnė tre vjet qė Enver Hoxha, nga shkrimet e sė resė, po njihet me tėrė hiret e tij, me tėrė madhėshtinė, si prind, si burrė shteti dhe si njeri vazhdimisht i mashtruar dhe i tradhtuar nga bashkėpunėtorėt dhe …njerėz tė familjes! Kjo Liliana Hoxha po e kryen mė sė miri detyrėn e saj, ama ėshtė njė detyrė e vėshtirė dhe ka kosto tė kripur, pasi qė tė lartėsohet Ai, duhet tė paguajnė harxhe figurat e Nexhmies dhe tė Ramizit. Nusja e Hoxhatėve i njeh mirė balancat. Ajo i njeh mirė dhe legjendat e ndėrtimeve tė mėdha: vetėm njė therrori e madhe i bėn tė patundur themelet e piedestalit tė monumentit!
Dhe tani tė nderuar lexues a nuk e vini re se gjurmėt e diktaturės nuk shihen gjėkundi? E ē’m.. kėrkon rezoluta e Kėshillit tė Evropės mbi krimet e komunizmit ne Shqipėri?! Mė lejoni, kėshtu tė revoltuar tė shtroj njė pyetje tjetėr: nė kėtė fazė foshnjore tė demokracisė, 15 vjet pas pėrmbysjes sė Statujės sė Enverit dhe heqjes zvarrė nė atė ditė tė 20 shkurtit ’91: pėrse duhej hequr zvarrė ajo dhe pėrse ka ende disa segmente zyrtarė qė e pėrkujtojnė atė datė?! Dhe kush mund tė bėhet pengesė qė ATĖ ta risjellim pėrsėri nė shesh? Aty vendi ėshtė bosh!
Mjekun personal tė Enver Hoxhės, zotin Isuf Kalo, kryeministri vajti e caktoi kėto ditė, drejtor te njė qendre tė rėndėsishme mjekėsore nė Tiranė, bile i pari i qeverisė mori pjesė nė kurorėzimin e Kalos, si i pari i qendrės. Reagimi i opinionit publik ishte zero!
Unė nuk do tė habitesha tani, qė si Komandant tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, (atė qė dikur e quanin Sigurim tė Shtetit), tė emėrohej i mirėnjohuri Sulo Gradeci, i cili ka pėrvojė tė shkėlqyer dhe jam i bindur katėrcipėrisht, qė as nga opozita e as nga partitė satelite nė pushtet, nuk do tė kundėrshtohet.
Pėrse tė kundėrshtohet?! Njėmijė e njė kundėrshtime bėri Opozita pėr kandidaturat e ambasadorėve. U gėrmua nė tė kaluarėn e znjės Harxhi, qė vajzė e re, nė njė gjendje tė trazuar emocionale pat cituar hamendje, (vetėm cituar!), nė lidhje me ndikimin e Perėndimit nė kalvarin e ’97-ės. Nuk u morėn parasysh as shpjegimet e saj dhe as mundėsia e pjekurisė qė sjell koha. Ama, nuk u ndoq i njėjti kriter pėr Mehmet Elezin. Nuk i hodhi asnjeri sytė nga e kaluara e Elezit, e tė vetmit prej ambasadorėve tė emėruar nga ’91-shi e kėtej, - absolutisht i vetmi(!), qė ka qenė anėtar i Komitetit Qendror tė njė partie komuniste, nga figurat mė kyēe tė sektorit tė propagandės enveriane. Dhe dihet bukur fort se ēka pėrrallisur ai pėr SHBA-nė dhe borgjezinė perėndimore. Ky emėrim ėshtė unik. Nuk ka ndodhur nė asnjė nga vendet e kampit lindor!
Jo, jo, tani nuk ka kufizim emėrimesh pėr gardėn e vjetėr tė hierarkisė ramizo-enveriste. Tani zoti Berisha nuk ka mė droje. Ai e shkundi pudrėn antikomuniste tė viteve tė para. Nė qeverinė dhe institucionet e tij nuk gjen mė, tė burgosur e martirė qė i nevojiteshin aq shumė pėr mitingjet e fillimit, nuk i lypsen mė ata shoqėruesit aq tė ēmuar pėr udhėtimet e para nė Strasburgjera dhe Uashingtonėra. E mos prisni mė qė ai nė ndonjė prag votimesh tė shpallė dėnimin me vdekje tė Aranit Ēelės e Zylyftar Ramizit, siē bėri mė 24 maj ‘96! Me shumė menēuri, ai tani po synon qė t’ua heqė rivalėve socialistė nga thonjtė elektoratin e majtė, atė elektorat qė mban akoma nėpėr mure fotografitė e komandantit legjendar.
Pėr t’iu bindur pėr kėtė, po shkėput dhe shėnimin e fundit qė kam marrė nga gazeta "Tema", e datės 22 dhjetor 2005:
Shkėpus nga gazeta: Kryeministri Berisha tha se ndihej i gėzuar qė ndodhej nė Mosul mes ushtarėve shqiptarė, pjesė e koalicionit ndėrkombėtar antiterror.
Mė vjen mirė, tha Berisha, qė dėgjoj fjalė tė mira pėr punėn tuaj kėtu. Ne, theksoi kryeministri, do te qėndrojmė nė Irak pėr tė vazhduar detyrėn tonė. “Ata popuj, qė kanė kaluar njė diktaturė i kuptojnė mė mirė irakianėt se kushdo tjetėr. Sadami, ashtu si Milosheviēi ėshtė njė diktator, por fatmirėsisht ata tashmė i janė nėnshtruar gjykimit pėr krimet e bėra”, tha z. Berisha… Kėtu mbaron lajmi i “Temės”
Diktatorėt e dy popujve: Sadami dhe Milosheviēi!!! Nė kontigjentin e ushtarėve shqiptarė nuk ndodhej, pėr fat, asnjė kosovar. Zoti Berisha po u fliste ca ushtarėve tė lindur nė Vlorė, Skrapar e Burrel. Ai gėrmoi me kujdes pėr diktatorė nė thellėsinė e historisė sė shqiptarėve qė kish para vetes dhe gjeti vetėm Milosheviēin!!!
Ku shkoi pra diktatura? Ajo nuk ka ekzistuar thonė me vendosmėri disa. Ose ajo nuk ka ikur gjėkundi, thonė ca tė tjerė, ėshtė ende aty, nėn forma tė reja, tė pashfaqura mė parė nė historitė e popujve. Ku dihet?! E kujtoni atėherė? Edhe atėherė ne nuk thoshim qė ishim nėn diktaturė. Ai qė ne, ca pak dhe gabimisht, nė kėto kohėra i themi me gjysmė zėri diktator, tani, i riderdhur nė bronz, mund tė kthehet nė sheshin qendror tė Tiranės. E kjo pritet tė ndodhė nė ndonjė nga 20 shkurtat kėtyre viteve qė po na vijnė!... /

*Kjo ėshtė pjesa e tretė dhe e fundit e artikullit “A ka pasur ndonjėherė diktaturė te ne?”





14/04/2006
__________________

Meqe SHekullit i fuksionoka arkivi ja dhe ca te tjera.

Nė njė majė mali, nga shihet tėrė bota


Pėllumb Kulla

Ditėt e fundit tė lejės thashė t’i kalonja nė fshat, me babanė, para se tė merrnja aeropllanė, pėr tu kėthyerė prapė nė Amerikė. Pyeta se si mund tė flisnja nė telefon me time shoqe nė Nju Jork, mė thanė qė edhe nė Korēė kjo do tė bėhej me mundim tė madh. Nė fshat, pastaj, nuku gjenje pėr be asnjė telefon, kėshtu qė e vetmja udhė telefonike mbetej cellulari i Nesimit, atij djalit qė punonte nė doganė tė Bilishtit. Nesimi, veē cellularit tė tij, paske edhe njė cellular tjetėr dhe e paske krah tė dytė pune, me mėditje tė mėdha.
Atė vit cellularėt ishin shumė tė rrallė. Veē kėsaj ata punonin mirė vetėm kur shihnin pastėr syēkėn e donjė antene greke, qė qe ngritur afėr kufirit tonė.
Ama, me t’u hapur mėrgimi, me tė nisur arratia e madhe, punė pėr cellularėt qe hapur aqė shumė sa cellularit tė Nesimit i qe dashur tė punonte me grafiqe, se familje pa njė anėtar tė saj nė mėrgim, nuku gjenje.
Po si or, t’ėmėn e s’ėmės, me tė ikur ne nė Amerikė, edhe nė fshatin tonė duallė tėrė ato mėndje tė ndritura?! Nesimi e vėrtitėte cellularė e tij nė shtatė fshatra: njė ditė e kish Vreshta, njė ditė Ēifliku e kėshtu me radhė. Po ama e dinin tė tėrė: tė shtunėn cellulari punon nė Vreshtė e pikė! Cilido nga vreshtanakėt qė kish pėr tė folur me jashtė, dilte te ndėrtesa e vjetėr e Vatrės sė Kulturės, drėnk paratė e fliste me kė t’i desh zemra, kudo qė tė qe ay. Nesimi, si djalė pe Gollokamje qė ish, i kish caktuarė fshatit tė tij tė hėnėn, ditėn kur linjat me botėn ishnė mė tė pangarkuara. Po Gollokamja jonė kish njė bela qė nuku e kish fshat tjetėr, se ndodhej nė gropė e nga fshati nuku flisnje dot, se antena e Greqisė nuk e hidhte dot syēkėn aqė thellė. Vetvetiu, gollokamasit duhet tė mundoheshin cazė.
Gjendej nė mal, njė vend ku sinjali vinte mirė dhe sidomos sinjali bėhej shumė i fortė: pėrmbi Gurin e Madh nė Ēypec, mbi atė shkėmb tė ēveshur, nga i cili ka marrė emrin Gollokamja. Mbi Gur dilje qė prapa e nga lėndina shkelnje mbi Gur si mbi hundėn e njė vapori. Qė andej Gollokamja tė vihej nėn kėmbė, Devollin e shihnje si vijė tė gjatė e tė gjarpėruarė dhe Fushėn e Korēės e kishnje nė pėllėmbė. Po kush pyeste shumė pėr tė tilla bukuri! Mė e madhja qe ajo, qė gėzonje sinjalet e antenės greke, qė tė sillte zėrin, si me magji, nga Australia, Kanadaja dhe Amerika.
Kėshtu, nė Gollokamje, e hėna u bė dita e telefonit. E tė gjenje mbi Ēypec, or byrazer, mė shumė se gjysmėn e popullatės sė fshatit! Kush kish punė me Kryeplaknė atė ditė, duhet t’i ngjitej Ēypecit pėrpjetė, se Kryeplaku i fshatit kish nė mėrgim qė tė katėr djemtė dhe desh nuku desh, tėrė ditėn e hėnė e kalonte bri Gurit tė Ēypecit, ku bėnte pritjen e popullit, firmoste e vuloste, se atė ditė vula ngjitej nė Ēypec, tok me titullarė.
Edhe unė, siē thashė, kishnja nevojė tė flisnja me time shoqe, dhe kėrkova tė mė gjenin edhe mua donjė vend nė radhėn e cellularit mbi Gur. Mė thanė qė nuku shkruhej ndonjė listė mė parė. Djalit qė punonte cellularė e Nesimit, i jepnje aty pėr aty numrin e telefonit qė do kėrkonje, i jepnje edhe paratė qė ay tė thėrriste njerinė qė deshnje e prisnje, sa tė tė merrnin ata nga Italia, Amerika, Franca e Filifistuni… Shpenzimet i paguanin ata. Ti paguanje sa pėr t’i lajmėruarė.
Atė tė hėnė mua nuku mė mbante vendi. Qė nė mėngjes shpejt, hodha njė sy nga mali dhe pashė, qė kishnė nisur tė ngjitshin ata qė kishnė njerėz dėpėr Evropė, Australi dhe andej nga vendet arabe. Ata tė Amerikės, Kanadasė dhe Argjentinės duhet t’i ngjitshin Ēypecit pas drekės, vonė, aty rreth orės dy. Herė pas here unė dilnja e shihnja faqen e zhveshur tė malit, qė me zigzage shpinte njerėzit gjer te Gur i Madh. I tėrė zigzagu, njė rrugė e ēarė pe vitesh, e shkelur nga hajvanėt qė sillnin dru, ish i populluarė nga njerėz qė zbrisnin e ngjitshin dhe lexohshin qartė qė nga fshati, si ca stėrmilingonja tė zeza mbi njė faqe shtufi bojė gri.
Vaska, djali i tezes, mė pyeti nė mė nevojitshe donjė kalė. Apo, do tė provonja tė ngjitsha mė kėmbė, si njėherė e njė kohė, kur ishmė tė vegjėl? Eh, kishnė rrjedhur vitet e ishmė bėrė pėr kalė, tashi!
Por unė nuku i hipa hajvanit qė nė fillim. Eca goxha mė kėmbė, gjer afėr Gurit e pastaj, kur m’u rėndua ēapi e nisi tė mė dėgjohej frymėmarrja njė killometėr larg, kėrceva mbi samar.
Aqė sa ngjitshim ne, aqė edhe zbrisnin. Shėkoja tė vinin tatėpjetė, hipur mbi gomerė, burra pleq, qė u dridhej akoma mjekrra pe trazimit qė u kish sjellė biseda. Pa po zbrisnin nuse, fėmijė. Shikoja plaka qė mbahshin me tė dy duart pas samarėve tė kuajve e nuku gjenin dot kohė tė fshinin lotėt, qė nuku po u rreshtnin akoma. Mė ishnė tė gjitha fytyra tė njohura dhe e tėrė rruga na kalovi me pėrshėndetjet, qė ne qė ngjitshim, shkėmbenim me ata, qė zbrisnin.
- Hė, mo, foltė? Si i kishit andej?
- Nėnė Dudi, si e kishe djalėn, me?
- Mirė, desh Zoti, mirė ishte.
- Nuku kish rrėmbyerė donjė argjentinse, a?
- Uh, t’u thaftė goja! Tė na lerė pa bukė, pastaj!
Kish plot pe atyre qė zbrisnin tė ngrysur ngaqė nuku kishnė folur, ngaqė nuku kishnė gjetur njeri pranė telefonit. Kish tė tjerė qė nuku e kuptonin dot pėrse s’u pėrgjigjej njeri.
- Ja bre, i dolli djalit njė zė e llėngė-llėngė, seē i thoshte, seē i dėrdėlliste…Djali nuk e mori dot vesh e na iknė paratė e cellularit kot!
Afėr Gurit pjerrėsia e faqes bėhej mė e madhe dhe udhishta ngushtohej goxha. Ata qė zbrisnin, bėnin kujdes mė shumė, se ishnė mė pranė rrėpirės… Ashtu qe rrėzuarė xha Shemja, siē rrėfenin, pasi paske folur me Kanadanė. E kur rrėfenin; asnjeri nuku harronte ta pėrmėndėte, qė plaku kish folur me Kanadanė, sėkur jo rrėpira, por Kanadaja qėnkesh e rrezikėshme. Sa vamė ne te Guri i Ēypecit, zunė tė binin ca pika shiu qė sa ndenjmė atje, as rreshtnė dhe as u shtuanė. Bile Kryeplaku, qė priste akoma tė fliste edhe me njėrin nga djemtė, qė nė atė kohė nė Detroit tė Miēiganit linte turnin e natės, as i mblodhi mezetė, qė pat shtruarė tok me dy tė tjerė, pėrmbi lėndinkėn qė tė shpinte mbi shkėmb. Ay ma bėri me dorė qė t’u bashkohesha dhe tė pinja edhe unė donjė kupė me ta, por unė veē e falenderova.
Unė dallonja pe tė tjerėve, se vinja pe Amerike dhe trajtosha me nderim tė veēantė edhe atje, nė majė tė Ēypecit, ku fshati fliste nė telefon me botėn. Djalka i vogėl qė vėrtiste punėt e cellularit, ma bėri me dorė qė tė afrosha e tė rrinja gati, se ndėrsa ish dyke mbaruarė njėra nga bisedat, dy myshterinj tė tjerė duhet tė rrinin gati qė tė mos humbej koha. Pėr bela, nga nxitimi, unė kishnja harruarė dhe portofolė. Vaskės nuku i ndodhej asnjė lek nė xhep. E hoqa djalkėn e cellularit mėnjanė dhe ia thashė.
- Nuku ka gjė, - mė sigurovi.
- Do t’ia dėrgoj Nesimit paratė nė shtėpi, - i premtova.
Djali u tregua mė i duruarė e mė bujar seē kujtonja.
- As mos e merr mundimnė t'ia sjellėsh Nesimit, hiē! - mė tha prerė. - Ne nuku marrim para pe teje. Ti je ndryshe.
Eh, sa tė bukura janė traditat tona famėmėdha, bre: ne vazhdojmė t’ia falim borxhet, vetėm atij qė ka para e t’ia marrim njė mė njė, atij qė ėshtė i kėputur!
Tė ndėnjurit gati pėr tė folur, nuku linte asedhe njė ēikė vend pėr fshehtėsira familjare. E po, fundja, se mos ish kabinė! Guri i Ēypecit ishte! Ma merrte mendja edhe qė nga fshati shihej, se si nė majė tė Gurit, njė plakė e vockėl, me njė dorė shtėrngonte cellularė e Nesimit dhe me tjatrėn mbante njė ombrellė tė zezė, qė po tė frynte era edhe ca, rrezik ta rrokulliste plakėn nė rrėpirė.
Unė pėrfytyronja anėn tjatėr, se e njihnja tė birė e asaj plake, Lemin, qė banonte nė Nju Xhersi. E kishnja takuarė Lemin kaqė herė dhe mė vinte pėr tė qeshur me mosbesimnė qė kish ay te bankat. Paratė qė nxirrte me mundim tė madh, si murator nė punė tė zezė, ay i mbante nė njė kėllėf jastėku dhe me dy shokė tė tjerė, qė kishnė edhe ata frikė pe bankave si ay, bėnin ēdo javė, nga njė festė tė vockėl, e cila, dukej si donjė rit pe Indonezie. Festa, aty nga dreka niste me numėrimnė e parave tė sejcilit, para qė u shtohshin ēdo ditė dėpėr kėllėfėt, qė sillnin me vete ēdo tė djelė nė apartament tė Lemit. I numėronin paratė tė tre, dorė mė dorė, i futnin dėpėr qeska, sa herė ato bėheshin njėmijė dhe pastaj, pasi mbaronin me pėrmbajtjet e tri kėllėfėve, shtrohshin e hapnin shishet dyke nisur tė pirat me shėndetin e parė: atė tė nuseve, qė tė tre i kishnė nė Shqipėri e prisnin t’i merrnin atje. Djemtė dėndeshin me tė pirė e gjer afėr mezit tė natės bėheshin daulle. Njė herė, Beni, si bashkėfshatar, mė ftovi dhe mua. Dy tė tjerėt nuku deshnė ngaqė unė duksha si donjė i huaj pėr shoqėrinė e tyre, meqė gruan e fėmijėt i kishnja me vete dhe nuku paēė shpėnė donjė kėllėf pe Nju Jorku, pėr ta numėruarė. Po Lemi i bindi dhe unė u bėra dorė e katėrt, qė i numėronte paratė jeshile tė djemve. Kėllėfi i Lemit, atė ditė qė mė kishnė ftuarė mua, mbante pesėdhjetėshtatė mijė dollarė! Si mė i pasuri i asaj dite, ish Lemi ay qė e hapi festėn me dollinė pėr nuset qė kishnė larg.
Tashi, kėtu mbi Gur, dėgjoja nėnėn e Lemit dyke kėrkuarė para nga kėllėfi i tė birit, dyke i raportuarė atij, pėr tė tėra hollėsitė:
- Odėn e madhe e lyemė. Harxhuamė ca edhe pėr gardhė e oborrit, ce e kėthyemė me mur. Tashi, gjej rast e na dėrgo ca para tė tjera, ce u shkundmė!
Pastaj plaka, dyke vazhduarė ta mbante veshnė nga i biri, iu afrua ēipit tė Gurit dhe mori lejėn e plakut, qė me sa dukej, kish trazim tė thellė e nuku duronte dot bisedėn me tė birė e largėt.
- Thuaja! - i dha udhė plaku, gruas.
Dhe burri ngjeshi duart mbi veshė, qė tė mos dėgjonte se si e ēfarė do t’i thosh e ėma tė birit.
- Dėgjo o bir! - nisi plaka. Na ke pyetur kaqė herė, se pėrse nuku ngjitet mbi Ēypec jotė shoqe. Mo na pyet mė, bir i nėnės! Dėgjon? Nusja nuku rrinte mirė. Dėgjon? Nuku rrinte mirė dhe ne e shpumė tek i ati. Atje ku e kishmė marrė!
Tėrė ne po e dėgjomim. I kishmė kėthyerė kokat mėnjanė pėr tė mos e parė plakėn, qė pėrmbi Gur, mezi mbante ombrellėn, mos ia merrte era. Mua m’u mblodh njė kotkė nė fyt dhe shpura vėshtrimnė nga fshati, andej nga i kishnė kėthyerė kokat tė tėrė ata qė prisnin rradhėn e telefonit. Ca metra mė tej, Kryeplaku i pėrloturė hodhi njė kupė me fund dyke shkundur kokėn prapa.
Djali i cellularit bėri numrin tim e teksa zilja binte nė apartamentin qė kishnja nė Nju Jork, unė akoma ndiqnja me sy plakėn dhe shihnja, se si ajo pėrqafovi tė shoqnė, se si ca fshatarė nxituanė e i afruanė gomarė, e hipnė mbi samar zonjėzėn fatkeqe, qė pastaj u lėshua tatėpjetė rrėpirės me ombrellėn mbi kokė e me tė shoqnė, qė vinte kokunjur, pas gomarit.
Unė fola vetėm me ēupat ngaqė Rezarta nuku ndodhej aty. Fola shkurt. Pastaj tok me Vaskėn nismė tė zbrismim nga mali. Pėrballė nesh ngjitshin tė tjerė. Po tashi ishnė mė tė paktė e shiu i butė sėkur kish sjellė njė qetėsi mė tė madhe. Tashi dėgjomim shkoqur tėra llafet qė cellulari i Nesimit pėrcillte tejembanė gllobit.
Shkoqur dėgjonim edhe ato tri motrat veshur nė tė zeza, tė zėna pėrqafe me kokat pjekur njėra me tjatrėn. I dėgjuam se si pėrmbi Gur, zunė kujėn me kajtin e kėngės sė mortit, me tė cilėn njoftonin motrėn e tyre tė katėrt, nė Belgjikė, se njė javė mė parė u kish vdekur babaj dhe e ftonin edhe tė katrėn, qė tė bashkonte kokėn e tė vajtonte me to.
Qanin motrat me ligje. Tri kėtu e njė diku nė donjė odė tė errėt tė Belgjikės. Qanin e nė ato pak minuta tė paguara, kujtonin tėrė jetėn e babajt, qė sapo i kish lėnė. Herė kujtonte njėra, herė tjatra dhe herė e treta:
- Baba, na rrite me thėrrime, - ia bėnte e para.
- Oi! Oi! Oi! - bashkoshin dy tė tjerat.
- Baba, na ike i ri, - vajtonte e dyta.
- Oi! Oi! Oi! - bashkoshin dy tė tjerat dhe me siguri edhe ajo nė Belgjikė.
- Baba, nuku tė shpėrblyemė mundimet!
- Oi! Oi! Oi!
Pastaj ato tri shėmbėlltyra, si selvi tė gjata, tė zeza, nė majė tė Gurit afronin veshėt tek ay cellular i zi i vockėl, sa njė paqetė duhani. Motra nga Belgjika atėēas, atje, kish sėrėn tė rėndiste fjalėt e saj e t’ia pėrcillte telefonit. Motrat kėtu lotonin kokmėkokė, malet pėrqark heshtnin e fshati poshtė nuku pipėtinte. Ne e kuptomim qė motra e katėrt e kish mbaruarė rradhėn. I pat thėnė dofta “baba nuku t’u gjenda dot pranė, - mallkuar dita qė ika, - mė pėrcolle nė kėmbė do mė presėsh shtrirė”? Nuku dihet. Se vetėm tri motrat e saj kishnė dėgjuarė. Ne, dyke zbritur tatėpjetė malit, dėgjomim kėto, qė i pėrgjigjshin:
- Oi! Oi! Oi!
E qanin sipas zakoneve… Me telefon, me telefon! Kėshtu patnė ardhur kohėrat!




30/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:49

Kur nismė tė mėrgojmė ne tė tjerėt


Pėllumb Kulla

Xhemili kish lėnė Greqinė dhe mė zbriti njė ditė familjarisht nė aeroport tė Kennedit.
Edhe Amerikėn e shkele, o gjė e derrit! – i thashė me lotė nė sy.
E shkela edhe unė siē e shkele ti, o surrat kinez! – ma kthevi. Shtyvi karrocėn ngarkuarė me valixhe dhe m’u hodh nė qafė.
Tė ra llotaria amerikane, mė thanė.
Mezi mė ra, qė i rėntė dambllaja, i rėntė! – psherėtivi ay. E shoqja dhe i biri i vetmė, rrinin si dy pula tė pėrhumbura.
- Nė Selanik, tėrė kėto vite?
- Nė Selanik, - ma kthevi Xhemili.
- Qė atėhere?
- Qė atėhere.
- Milo e ke emrin akoma?
- Jo, aty nja dy vite mė parė, e bėra Mihal.
- Si Mihal, erdhe kėtu?
- Kam ardhur si Xhemil, se llotaria mė ra nė racionin qė u ėshtė lėnė
shqiptarve. Grekėt nuku e pėrfitojnė llotari amerikane…

* * *
Rri e sjell dėrmend nja katėrmbėdhjetė vite mė parė, njė ditė nėntori, kur ky, Xhemili, le fshatnė, vjen nė Korēė e mė ze mua, mu te dera e parkut tė mallrave.
Peēo, - mė thotė, - iknė kėta!
E bėnte me sytė lart nga qielli, si i fandaksur. Demek po na linin ata qė kishmė mbi kokė. Vetėm e bardha e syve i dukej, e kjo mė shumė tė shtinte frikė se shpresė. T’ėmėn, do hamė donjė burg gjene! – i thashė vetes.
Qepe, more gomar! – ia bėra.
Ja dėgjomė mua! Iknė, kur mos i kem tėrė! Po thuaj frikės tė t’i heqė thonjtė nga gjoksi, hidhemi nė Greqi e zemė donjė punė. Kėshtu erdhi sėra! Nė kufi bėjnė sėkur nuku shohin kėta tashi, oreee!
Mė bindi, hajvani, mė bėri trim: tė pasnesmen ishmė nė Greqi! As komunizėm kish rėnė, as rojet nga kufiri ishnė hequr! Ne tė dy ishmė tė parėt nga fshati, qė u hothmė matanė.
Qė atėhere, kanė kaluarė muaj e vite e unė akoma e sot Xhemilė e shoh si njerinė qė na rrėzovi komunizmin nė Shqipėri. Xhemili nuku qe as hero as kaēak. Ay nuku kundėrshtovi asnjėrin nga tė parėt e fshatit, as e shavi pushtetnė e as foli njėherė kundėr komunizmit. Po pėr mua Xhemili mbeti ay qė mė rrėzovi komunizmin! Mė ėshtė ngulur nė kokė kėshtu e nuku gjendet peshkop tė ma heqė. Jam bėrė si ata qė sapo nė vesh u bie njė gjė, nė sy u shfaqet njė gjė fare tjetėr. Sa herė njerėzit zenė nė gojė rėnien e Murit tė Berlinit, mua, fap, mė fanitet Xhemili i fshatit tonė. Pashė njėherė nė Greqi njė film pėr Stalinė. Atė natė e kalova plot me ėndrra pėr Xhemilė. Mė vonė, puna, familja e jeta me zhurmė nė Amerikė mė bėri ta harroj ca kohė shokun tim pe fshati. Kur, njė ditė, presidenti i kėtushmė po fliste nė njė konferencė e po thosh “qė kur u pėrmbys komunizmi…” Mua, fap: Xhemili! Vetėm nga qė atė ditė nėntori, erdhi e mė tha tė merrmim rrugėt pėr jashtė.
Kėshtu: Xhemili nė tė vėrtetė komunizmin nuku e rrėzovi, por mėrgimnė e ri nga fshati tonė, ay e fillovi. Kjo ėshtė si njė e njė qė bėjnė dy. Oh, si ishin ato ēapet e parė matanė kufirit. Nuku do t’i harroj kurrė! Thamė tė kėtheheshim nė njė fshat, lamė xhadenė, hothmė njė urė, kur shohėm po na vinte prapa njė furgon i televizjonit grek. Na zunė. Dinin shqip ata. Ngritnė aparatnė dhe syēkėn e tij e hodhė mbi ne. Syēka shikonte kėpucėt tona tė grisura, qeskat pe plastmasi me bukė e djathė dhe na u ngjit gjer te surretėrit tonė. Unė dridhsha nga frika ce mo’ na kthenin. Xhemili nuk e prishi gjaknė hiē.
Orthodhoksė ini?
Si urdhėron! Qė tė dy! - tha Xhemili qė pėr vete nuku ish. E nuku tha, horri, qė ish nip i hoxhės sė Gollokamjes.
Kur dollėt nga Shqipėria?
Mbrėmė.
Aparati kėrciste: kėrrrr…
Si ėshtė gjėndja andej?
Mo e pyet! – u pėrgjigj gjene shoku im. - Popullit i ka ardhur sharra nė koskė!
Nuku mbahej mė Xhemili:
Ajo robėri kish kohė qė na qe bėrė e padurueshme. Prandaj, me Peēon, me
…Petraqnė-de, erdhmė kėtej, nė botėn e lire, nė kėtė vend, ku fryn era e lirisė, era e tė drejtave njerėzore...
Tėrė jetėn Xhemili kish punuarė nė Vatėr tė Kulturės e ish mė bilbil nga tėrė ne,
shokėt e tij. Atė ditė si pėr ta kuptuarė ata qė fliste pėr lirinė, zbrazte frymė nga flegrat e hundės e thithte me tėrė forcėn njė ajėr qė kundėrmonte shurrė bagėtish.
- Po ti? – mė pyetnė.
Nisa edhe unė tė thithnja ajrin e pėrzjerė me shurrė bagėtish tė atij fshatit grek.
Ja, thith lirinė! – u thashė dhe s’pushonja sė thithuri.
Si ju duket Greqia? – mė pyeti budallallėkshe njėri pe ata tė televizionit.
S’ e kemi parė akoma, - nisa tė them unė.
Ē’pyet! – ma mori pe goje fjalėn, Xhemili. – Si mund t’i duket tė porsazgjidhurit nga litarėt, hapėsira e lirė?!
Punuamė ca kohė me mėditje nė ato fshatrat malore greke, morėm aq para sa nuku besonim sytė tonė, blemė ca plaēka qė s’i kishmė parė kurrė, i hodhmė mbi njė kamion e ia mbajtmė pėr Kapshticė. Nuku kish nevojė tė merrnim malet tashi se grekėt nuku thoshnė gjė po t’u kalonje kufinė. Plys qė ishmė ngarkuarė shumė..
Dhe kėtej nga ana tonė rojet na pritnė me buzė tė qeshur. Ne ishmė nga ata qė ktheheshin dhe televizioni i Tiranės, qė kish javė qė qe ngulur aty, dukej sėkur po na priste. Televizion andej, televizion kėtej! Aty na mbėrthyenė me kamera edhe atė tėrė ato ditė e jepnin nga pesė a gjashtė herė daljen tonė nga trualli grek. E ne netėve pranė sobės bubulake e pamė kushedi sa here veten tonė nė kėthim pe kurbetit tė parė.
Pse po kėtheheni? – na pyeste kameramani.
Ne, ulur pėrmbi thasėt me plaēka qė mezi prismim t’i shpimim nė shtėpi, u pėrgjigjshim ashtu si deshnė ata. T’ėmėn e s’ėmės, sa tė pikėlluarė qė i bėmim surretėrit tonė! Tė ma kėrkojė kėtė njeri sot, nuk e bėj dot!
Ē’tė mos kėthehemi?1 – ia priste Xhemili, qė Vatra e Kulturės ia kish dhėnė tė tėra fjalitė qė i duheshin pėr ato kohėra. - Durohet i huaji, more! Mbase nuk e besoni, po buka e tjetrit ėshtė e hidhur!
Pashė kamerėn qė mė vėshtrovi mua.
Ku ka si vendi yt! - pėrforcova unė, shkurt.
Tė dy nismė gjene tė thithmim ajrin e kėsaj ane, por kameramani na i previ thithjet me ca pyetje tė shpėlara.
Ju mori malli pėr tokėn e tė parėve?
Malli, the?! – Xhemili zuri tė lotonte dhe u hodh tė puthte asfaltin e Kapshticės.
Unė pėr tė qarė, atė herė tė parė e pata zor, por gjene u shkėputa nga thesi im i plaēkave dhe u pėrmbysa tė puthnja edhe unė. Mua, dheu i tė parėve mė qėllovi ēimento dhe e ftohtė akull!
Ka plot tė rinj, qė tė gėnjyerė nga propaganda duanė qė tė lenė atdheun. Ju qė ktheheni ēfarė do t’u thoshnit atyre? – mė pyetnė mua.
Kėtu qe halli i tyre. Unė e dinja pėrgjigjen qė deshnė.
Ku ka si vendi jonė! Kėtu ka vėshtirėsi…
… tė rritjes! - ma plotėsovi shoku im, qė qe marrė me kulturėn.
- Tė rritjes, tė rritjes, - e zura fillė unė, - por, ama, liria ėshtė me pashė! Mos lėvizni, do t’i kėshillojmė.
Thamė kėshtu nė kufi, po me tė vajtur nė fshat, tėrė moshatarėt tonė u ngritnė mė kėmbė. U bėmė nja njėzet veta dhe nėn komandėn e Xhemilit, malit e malit, nėpėr monopate, zumė gjene Greqinė. Mezi ia mėsuamė emrat njėri tjetrit se shumica i kishnė ndėrruarė. Myslimanėt e fshatit tonė mund t’i dallonje kollaj, ce qė tė tėrė mbanin kryqe tė varrur nė qafė e ishnė tė parėt qė sapo dėgjonin kėmbana, kėtheheshin nga to e bėnin kryq, dyke mėrmėruar sėkur i luteshin Zotit. Televizioni grek sėkur nuku kish punė tjetėr, na e zinte kurdoherė pritėn. Xhemili qė kėtej e tutje do quhej Milo, fliste i pari dhe pas tij, u bėmė bilbila edhe ne tė tjerėt.
Pėrse po e lini Shqipėrinė? – ishte pyetja qė na bėnin mė shumė.
E lemė se komunizmi na kėtheu nė skllevėr – thoshim ne tėrė njėsoj sėkur na
e kishnė mėsuar nė shkollė - Kėtej nga ju fryn anembanė flladi i lirisė.
Erdhėm tė gėzojmė tė drejtat e njeriut!
Nuku kėthehemi kurrė mė, nė atė vend tė shkretuar!
Ishnė tėra fjalė qė i kishmė dėgjuarė sefte tė thėna pe Milos tonė e s’i kishmė zor
t’i pėrsėrismim. Thoshim qė nuk do kėtheheshim, ce grekėve u vinte mire qė kjo tė dėgjohej nė televizion, po gėnjenim si shejtanėr, ce punomim sa punomim, mbushmim thasėt me plaēka e hė, rrugėn e kėthimit pėr shtėpi. Ca bile nuku kishnė punuarė fare, po gjene thasėt me plaēka i kishnė mė tė ngjeshur nga ē’i kishmė ne. E ata ishnė tė parėt qė derdheshin tė puthnin oborrė e postės kufitare nėn sytė e televizionit tė Tiranės.
Ja, tė dashur telespektatorė, - niste gazetari - ja, tė zhgėnjyerė nga e ashtuquajtura parajsė kapitaliste, njė grup tjetėr qė kthehet.
Ē’grup tjetėr mo, batakēinjtė e qenit, po ne ore, ishmė, fshatarėt e Gollokamjes,
qė hymim e dilmim! Unė nė fillim kujtova ce vėrtet ata nuku na mbanin mend qė kishmė hyrė e dalė edhe nja gjashtė a shtatė herė tė tjera, po u binda qė e dinin mirė qė ishmė po ne! Ce njėherė, kur, pa lėshuarė thesnė me plaēka, dyke qarė mė mirė se aktorėt e Zako Ēajupit, kisha rėnė pėrmbys e po puthnja me mall tokėn e tė parėve, kameramani mė ra me majėn e kėpucės e mė tha avash dyke filmuarė tė tjerėt.
Herėn e parė fare e ke bėrė shkėlqyeshėm ēmallosjen, kėto tė tjerat nuku i ke patur gjė e nuku t’i kam filmuarė!
Pastaj na bėnin pyetjen e fundit:
Si thoni, ju shkon mė mendja ta lini vendin tuaj?
E ne, nja njėzet e ca vetė, tė tėrė nė kor.
- Kurrė mė! Pa-pa-pa!
E tė nesmen qė pa gdhirė kapėrcenim prapė kufinė. Nė fshat u mėsuanė me ikjet
tona e nuk u bėnin mė pėrshtypje. Kur u nisa tė parėn herė, ajo e ndjera mama, - ish akoma gjallė atėkohė, - qante me gulshe e i ra tė fikėt kur u ndamė. Tė mos qe Xhemili qė mė tėrhiqtė pe mėnge, e lashė, i kalla flamėn Greqisė. E kur u ktheva pas njėzet ditėsh ajo mė lau me lotė malli. Nuku largohej pe krevatit tim, se desh tė mė shėkonte kur flinja, desh tė ēmallej. Pastaj u mėsua. Kur kėthesha herėt e tjera, po tė kish rėnė pėr gjumė, mė ndjente, por vetėm mė pyeste, pa e hapur derėn e odės e pa u ngritur hiē:
Peēo, ti po lėvrin andej? U kėthyetė?
Po mama, u kėthyemė.
I vure llozė portės?
Kaloja tė nesėrmen tė merrnja Stefon qė tė iknim gjene, po e njėjta shpėrkujdesje. Njėsoj si e imja, nėna e tij dilte nė penxhere e na fliste qė pas:
Nuku ju ndjeva fare mbrėmė, more djem. Po ikni, ėh, Si s’vutė gjė nė gojė para se tė merrni udhė!
Ska gjė, mama, do tė marrim donjė gjė andej nga Follorina – e qetėsonte
Stefoja, njėsoj sėkur ta siguronte qė do hanim donjė paēe, nė klub tė fshatit. Pastaj i linte sėmės porositė: - Thesėt me rroba, i kini nė hajat, mama. Ca pe rrobave janė akoma tė lagura. Se mos i shisni ashtu! Duhen nderė njė ēikė, sapo tė dalė djelli. M’i dha njė zonjė greke, nga teli i saj… Sapo i kish vėnė tė thaheshin.
Stefoja ish nga ata qė shumicėn e plaēkave i sillnin tė lagura. Ish nga ata qė nuk para u pėlqenin punėn mė tė dy anėt e kufirit.
Kooperativa akoma nuku qe prishur, por nė fshat asnjėri nuku desh tė dilte nė fushė e ato tashi dukshin tė pa jetė. Fėmijėt tonė ishin veshur tė tėrė me rroba qė mbanin shkrime me gėrma e kuptime, qė asnjėri nuk u jepte dum. Nė Gollokamje qe hapur pazari me mallra greke e pėr t’i shtėnė nė dorė, mund tė pėrdornje lekė dhe dhrahmi. Nga fshatrat e tjerė vinin plot njerėz tė blinin e sidomos tė merrnin takim me Milon, pėr t’u hedhur tutje dhe ata. U bėmė shumė tashi. Telvizioni jonė nuk na priste mė kur ktheheshim. Pastaj pushoi sė na prituri dhe televizioni grek. Dukej sėkur komshinjtė qanin komunizmin qė na kish mbajtur nė fre dhe nė vend tė kameramanėve tė tyre, nisi tė na nxirrnin pėrpara policinė, qė tė na kthente nga kishmė ardhur. Njė pjesė tė kohės rrimim tė fshehur e Miloja e ndjente mė shumė pėrgjegjėsinė.
- Ē’t’i bėj detit. Pa tė ishmė lidhur me tokė, nė Amerikė do t’ju shpinja!
Nėpėr ca qyteza greke pamė tė ngriheshin ca rrota tė stėrmėdhaja me drita shumėngjyrėshe dhe me fishekzjare qė kėrcisnin sapo arrinin majėn. Nuku ishnė ato as kolovajze pėr fėmijė as ēikrikė pusesh. Dukeshin qė qenė bėrė vetėm pėr tė habitur kalimtarėt e kalimtarėt e vetėm qė hapnin nga habia gojėn e sytė tok, nuk ishnė tė tjerė veē bashkėfshatarėve tonė qė dilnin tė kėrkonin punė pėr herė tė parė. Po ne qė i kishmė mėsuarė tė tėra hilet, sa shihnim donjėrin qė niste t’i ēapėlohej goja dyke parė dritat qė vėrtiteshin, e zinim pėr mėnge e i thoshim:
Hiqi sytė qė andej, se do tė tė dėrgojnė tė shėkosh edhe tė sat’ėme pastaj!
Miloja, ja ky Xhemili qė vajta prita nė Kennedi, psherėtinte nga marazi qė nuk kish njė rrip toke pėr tė na sjellė nė Amerikė. Po ndėrkohė djemtė e rinj e burrat e fuqishmė tė anėve tona u hodhė e zunė punė, ca fshehur e ca hapur, dėpėr hotelet, ndėrtimet dhe pemėtoret e Greqisė. Arrat nga anėt tona mbetėn djerrė. Gratė buzė xhadesė prisnin t’i merrte ndonjė makinė e t’i shpinte nė Korēė ku tė shisnin qumshtin qė patėn futur nė ca shishe tė mėdha nga ato tė koka-kolas, tė shkruara me gėrma greke.
Qetėsia ish ngjethėse. Njerėz tė grumbulluarė tok, shihnje vetėm te gardhi i varrezave, ku pleqtė e gjallė shpinin mbi supe pleqtė e sapovdekur…





23/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
__________________

Gjenerali nuk bindet tė harrojė


Pėllumb Kulla

Ai pat lindur kėtu, po i ati qe kthyerė nė mėmėdhe, para se tė vinin italanėt. Babaj zuri krahun e Ēlirimtares, luftoi pa kursyerė veten dhe u vra. I biri, ende katėrmbėdhjetė vjeē, zuri vendin e babajt. Pas lufte djalin e dėrguanė nė njė akademi tė rusėve dhe u kėthye qė andej kolonel. E bėnė gjeneral mė vonė dhe e lanė t’i gėzonte pallaskat vetėm njė javė, pastaj tė tėra gradat u fshinė. Nėntė vjet mė vonė i vunė hekurat. E duart i liroi pe tyre, vetėm pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, atė vit tė madh, kur u hoqnė hekura e kyēe e u hapnė tėrė portat.
Gjenerali banon tashi, me zonjėn e dy djemtė, nė nėnkatet e njė pallati nė Rixhvud. Shqiptarėt atje e thėrresin gjeneral dhe atij i bėhet qejfi, sidomos, kur ulet nė kafene dhe klientėt porosisin:
- Shpjerini pe meje njė kafe, gjeneralit!
Zotit gjeneral, njė ditė tė mirė tė Perėndisė, iu shkrep tė shkruante kujtimet e burgut.
Mua mė gjeti nė Fresh Pond, mė dorėzoi dorėshkrimin e m’u lut qė t’ia shpija prefesor Skėnderit, qė tė tėrė e mbajnė pėr kritik tė klasit tė parė. Gjenerali desh mendje pe prefesor Skėnderit, po ai diku gjendej nė atė kohė e unė e ktheva tė ngrohtė librin.
- E di ēė, o Peēo, a nuk i jep ti vetė, njė tė lexuarė? - iu shkrep plakut. Pėr ty mė kanė folur mirė. Bile mė kanė thėnė, qė je dhe shumė i rreptė!
- Unė njė copė shofer jam, i rreptė! - i thashė. Ja tall ca agronomė qė qahen nga diktatura, qė i ka hequr nga njė fermė e Tiranės dhe i ka shpėnė nė njė tė Durrėsit! Zotrote, je rrahur me varč nė kovaēhanėn e xhehnemit. Guxoj unė, tė kem rreptėsi me ty!
Libri mė pėlqeu vėrtet. Kish njė ēiēkė mburrje pėr qėndrimin nė hetuesi, por mė tė shumtėn, dukej rrėfim i vėrtetė.
- Nuku tė paska pėlqyerė Peēo, ėh?
- Jo vetėm mė pėlqeu - i thashė kur u takuamė, - por mė ka mbetur mendja. Tėra ato qė thua ti, mua tashi mė dalin nė ėndėrr. Mė mirė tė mos e kisha lexuarė!
Gjenerali po fluturonte. Qarjet e mia pėr forcėn e librit, e shpunė atė nė qiell tė shtatė, pa kaluar hiē nėpėr gjashtė tė poshtmit.
- Do tėrbohen ca e ca, kur t’i shohin emrat nė libėr! Janė kriminelė edhe do tė duanė tė hakmerren gjene – thosh me endje e frikė tok, plaku. Po, le tė hidhen pėrpjetė! Shkurt, Peēo, thua qė libri ka brumė dhe bėhet edhe… film?
- Oskari ėshtė pak, gjeneral! – kisha gati lėvdatėn tjetėr unė. Po tė flasim pėr librin njėherė: mė njofto ditėn kur do dalė nė Tiranė, t’u them njerzve tė mi, mos mbeten pa blerė. Urime, zoti gjeneral!
Pas ca ditėsh, mė thirri e shoqja. Vajta. Gjenerali rrinte ulur e shikonte njė film me kartona, me luftė. Plaku dukej hundė e buzė.
- E lexove librin e tim shoqi, ti Peēo? – mė pyeti gruaja, pa mė dhėnė hiē kafe.
- E lexova me njė tė marrė frymė, moj ti zonjė e gjeneralit - ia prita, - dhe, kur mos kem babanė, mė la pa mend! Urime, si familje! Hajde lib…
- Domethėnė - ma preu pėrruan e lėvdatave plaka, - ti ia paske krehur bishtin?
Hodha sytė nga gjenerali. Ay sikur s’qe fare aty. Vazhdonte tė shikonte filmin.
- Unė, moj zonjė, veē e lexova e nuku bėra asgjė tė keqe. E nuk e kisha veten nė dorė tė mė pėlqente, apo jo. Ėshtė faji i shkrimit, qė mė bėri ta pėlqej. Qė nga dita, qė e lexova…
Po ajo nuk i hante lavdet, si gjenerali.
- Shiko, Peēo - mė tha. Unė kam dy djem, qė i dua si dritėn e syve. E nuku dua tė m’u ngasė qimen njeri! Im shoq, le tė rrijė gjeneral! Na dashka dhe shkrimtar ky, tashi!
Gjenerali u ngrit mė kėmbė.
- Ta thashė e po ta them: ėshtė detyrė tė dėshmojmė - shfryvi ay. Ay qė mė torturonte tė ketė frikė e jo unė. Pa ekzagjerim, bre Peēo, njė seancė tė tėrė mė ka marrė nė pyetje, ay me kėmbė nė dysheme, unė me kėmbė nė tavan! I varur! Tė dy formonim njė fand spathi. Dhe e dinte qeni, tė vėrtetėn, qė asnjėrit pe nesh nuk i pat vajtur ndėrmend ta sulmonte Enver Hoxhėn me tankse e me topa. E kėto do t’i them. Mė vjen turp nga njerėzimi, nga bota demokratike…
- Nuk tė le njeri t’i botosh ato kujtime! - ia priti zonja. Na lerė tė vdesim rehat. E di ti, se ku ėshtė ay hetuesi yt sot? Nė Kėshill tė Drejtėsisė, a mė lart, mė duket. Gjykatėsi ka ardhur nė dy seminare, kėtu nė Vashington, e burri im kėrkon t’i heqė petėt… Tė na hapė luftė.
Plaka dridhej nga gogoli qė ish nė mes tė njė bostani, mijėra kilometra larg.
- Nuku dua tė hyj nė punėt tuaja familjare - u thashė shtruarė, - po ju, tashi keni marrė nėnshtetėsi amerikane, tė vendit mė tė sigurtė nė botė. Kush pyet nė Shqipėri pėr kritika! Sot atje batėrdisin Presidentin, ministrat…
- Nuk janė pėr t’u patur frikė as Presidentėt as ministrat, - ulėriu zonja. Tė vėrtetat e llahtarshme, janė tė hetuesave, tė prokurorėve!
- Ato qė shkruani ju, o zoti gjeneral, a janė tė vėrteta? - u sigurova edhe njėherė unė.
- Tė kulluara! - ma priti ai. E unė do t’i botoj, se mė vjen turp nga bota demokratike! - shtoi me njė qėndrim historik dyke dalė jashtė.
Zonja mė vuri tė betohesha, qė nuk ia kisha dhėnė dorėshkrimin njeriu. E mė kėrkoi tė mos ia zija nė gojė as gruas time.
- Tė gjorėt ne, qė kujtuamė se hallet muarė fund! - tha plaka dyke mė pėrcjellė deri jashtė e dyke mė porositur tė gjeja pėr gojėn njė kyē tė madh. E me ca sy qė dukshin sikur nuk kishin mė bebėza, por vetėm tė bardha, vėshtronte e gjora, sa mė tė majtė mė tė djathtė tė Fresh Pondit!
Ca ditė mė pas, gjenerali e pa limuzinėn time qė nga kafeneja e ma bėri me dorė. Parkova e bashkova gjeneralin.
- Tėrė kundėr, po unė do ta hap atė kapak! - mė tha.
- Mė bėhet qejfi, zoti gjeneral, - iu bėra krah unė. E the vetė, e ke pėr detyrė para demok…
- Megjithatė - ma preu, - kam vendosur t’u bėj lėshime. Gruas i ka ikur gjumi e djemve oreksi. Fytyra e fundit, qė ka parė ime shoqe, ka qėnė ajo e hetuesit tim. Unė po merresha me valiēat e ai i qėnka afruarė e i paska folur. “Po shkoni nė Amerikė, ėh? Me kėta aeroplanė, tani njeriu vjen kollaj e tė gjen edhe atje”. I ka futur llahtarin. Do pėrdor iniciale. Kam frikė o Peēo, mos bėjnė ndonjė marrėzi djemtė. Ai i vogli e ka kaluarė atė lodrėn e fėmijėve. Po e ka kaluarė keq, ama! Ay edhe tė vret.
- Thua t’u bėjė gjė atyre qė tė torturuanė?
- Jo atyre! Kam frikė mos tė bėjė gjė ty!
- Muuuaaaa?!
- Ty, ty! Kushedi ē’u ka pėrrallisur ajo, tutkunia ime!
T’ėmėn, ē‘budallenj mban mbi kurriz kjo botė! Vetėm pse e kisha lexuarė, mė rrezikohej jeta! Gjenerali nxorri dorėshkrimin mbi tryezė. Pastaj u ngrit dhe dolli jashtė kafenesė. Libri tashi qėndronte pėrpara meje, si njė kafshė e rrezikshme. Plaku u kthye.
- Hodha njė sy rrotull, se kushedi, - mė tha me pėshpėrimė. Dėgjo, tashi: hetuesit, qė mė varte kokėposhtė, ia kam ndryshuarė inicialet, dyke i vėnė mė parė mbiemrin. Tani ay quhet T.P. Ndihmėsin e tij, nga C.L. e kam bėrė L.C. Prokurori qė e kish emrin dhe mbiemrin njėsoj, mė futi nė telashe. Ay e kish K.K., por, po ashtu dilte edhe po t’ua ndėrronje vendet. Thashė njėherė ta bėj L.L., por gėrmat qenė shumė afėr dhe lexuesit mund ta kuptojnė, prandaj u shtyva tej dhe e quajta S.S.
- Mirė e ke bėrė, po do dukesh shumė i ashpėr, gjeneral! S.S.-ja, tė kujton nazisėt, ėh?
Tashi edhe gjenerali filloi tė shikonte pėrqark me dyshim njerėzit pa tė keq tė Rixhvudit.
- Mirė thua, po e bėj T.T… Jo! Mė tingėllon si revole ruse! Po e bėj V.V…
Mė tregoi edhe inicialet e pėrmbysura tė trupit gjykues. Unė ia miratova tė tėra ndryshimet.
- Tashi, - i thashė, - nuku tė zėmėrohet njeri. Por unė them, qė edhe diktatorin ta kesh me iniciale. Mos e quaj E.H., por H.E. e kėshtu je, si i thonė, brenda stilit!
- Ēfarė stili!? Enver Hoxhėn, e njohin tė tėrė!
- Nuku ka gjė, - ngula kėmbė unė. Ti bėj tėnden. Thuaj H.E, pa lexuesit, po tė duanė, le ta marrin vetė pėrgjegjėsinė! Dėshmia kėshtu, del tronditėse tamam. Edhe stili ruhet.
M’u duk se jashtė portės sė kafenesė pashė djemtė e gjeneralit. Nuku isha shumė i sigurtė, por kjo mjaftoi, qė tė mė ikte qejfi i ndreqjeve.
I kėrkova lejė plakut dhe dola. Nuku pashė asnjeri tė dyshimtė pėr rreth. Kur hapa
limuzinėn, se nga u shfaqnė, nuk e mora vesh, por m’u ulnė prapa, qė tė dy ata. Ngriva.
- Duamė tė pimė kafe me ty, Peēo, - tha i madhi, sterrė nė surrat.
- Prishur mos qoftė dhe kafetė do t’i paguaj unė! - thashė.
Bėra tė nis limuzinėn. Atyre limuzina u dukej se i kish dėnglat e mėdha, prandaj mė thanė ta lija ku e kisha parkuarė. Do shkonim me tė tyren, njė xhip i madh bojė kafe.
- Ti je i vetmi qė i ke lexuarė ato budallallėqet e babait tonė, - nisi qė rrugės i madhi, teksa vėshtronim varret e lagur mė tė dy anėt e udhės sė shpejtė Xheki Rabinson. Po fut hundėt shumė, nė punėt e familjes. Ē’farė kėrkon? Jemi rritur nė internim, pėr shkak tė babajt. Ėshtė tjetėr gjė tė rrish nė birucė e tjetėr tė punosh katėrmbėdhjetė orė nė pikė tė diellit! Tashi, nuku duamė tė merret vesh, qė ai ka shkrojtur kujtime.
Epo, tė dridhesh nė mes tė Amerikės, se ke lexuarė njė libėr! U pendova qė u vajta pas, po ish vonė. Asnjeri nuku do tė mė besojė, se as unė vetė nuk arrij ta besoj tashi, po kjo qė do them, nuk ėshtė ėndėrr, ja kur mos i kem tėrė!
Tė mė marrin, or tė keqen, e tė mė shpjenė nė njė magazinė frutash, ku punonte si hamall njėri pe tyre. Nė magazinė nuku gjeje xhan-xhin! Vetėm ne tė tre. Shqiptarė safi qė tė tre, po ama qė na ndante thika: unė, qė kisha mėsuarė historirat ngjethėse dhe ata, qė deshnė, qė unė t’i harroja ato. Mė futnė nė njė tė ndarė, ku kish vetėm arka pllastike e asnjė penxhere, ku ata e unė do tė ulėrinim e s’do na qasej njeri!
“T’ėmėn, mė vranė!”, thashė me vete e aty m’u pėrfytyrua ime shoqe me tė zeza dhe guri i varrit: “Vdekur nė Nju Jork, mė..”
Mė pyetnė a kisha bėrė kopje nga libri i babajt, u thashė jo. Mė pyetnė a kisha folur me njeri mbi librin e gjeneralit, u thashė gjene jo.
E tė dy nuku m’i ndanin sytė. Tėrė thelbi ish tė merrnin vesh kush bėnte nė Shqipėri lojėra politike, pėr t’i vėnė kėmbėzėn shokut qė po ngjitet pėrpjetė. Demek: futim njė njeri- (mua) - te njė i vojtur, - ( gjenerali) - ai i vojturi boton kujtimet, kujtimet gėrmojnė nevojtoret, qė tė nisin tė pėrhapin erėn dhe hop! Iu arrit qėllimit! Ku nė tė s’ėmės, gjenerali na qėnkesh ulur nė tryezė me penėn mbi letėr, njė javė pasi isha kthyerė unė nga Shqipėria! Tė gjitha kėto dėshmonin, se porosinė pėr gjeneralin, e paskėsha sjellė unė! De, o pikė e zezė!
- Kemi pyetur nėpėr agjensitė ajrore, - ngulte kėmbė i madhi.
I vogli, ai qė kish kaluarė keq atė lodrėn e fėmijėve, mė pėrfshiu pe kravate. I vinte era qepė.
- Mos ma trajto si zonjė, kėtė surrat, - i hoqi vėrejtje vėllajt e m’u kėthye: Unė t’i heq brekėt nga koka, dėgjon?! Thuaj, kush tė ka futur? E pa mė lėnė tė tregoja kush mė kish futur, vazhdoi: - Se mos ke bėrė kopje!
T’ėmėn-o, sikur nuk ishin rritur nė internim, po sikur kishin studiuar nė Moskė, si i ati! Po kėta, nė shkollat e hetuesve, kėta! Thashė njėherė t’ia mbathja, po nuku dija a kishin armė me vete. As krisma nuku do dėgjoheshe, ikje pėr dhjamė qeni e nuku tė paguante njeri! Bagazhi i maqinės bojė kafe ish i madh dhe njė kufomė me vrimė nė kurriz, futej kollaj, po t’ia mblidhje cazė kėmbėt.
Rraha t’i bindja. U thashė, qė mua nuku mė kish njeri nė hesap e gjenerali qe burrė i nderuarė dhe i matur e nuku do pranonte kurrė tė shtyhej nga njė ēunak, si unė. S’mė besonin. U premtova, qė nuku do ta takoja mė gjeneralin. U betova qė nuku do sillja mė, kėmbė pasagjeri nė Rixhvud, e nuku do shkelja atje as me rrota, as me kėpucė!
Mė lidhė kėmbėt me njė litar e me njė vinē tė vogėl, mė ngritnė kokė poshtė e kėmbėt lart, drejt tavanit. “Erdhi fundi”, thashė dhe, turp-nder, ulėrita. I shava nga nėna, nga zonja e gjeneralit, pėr tė cilėn kisha shumė respekt, kur i kisha kėmbėt pėrdhe. Ata as u fyenė e as e prishnė terezinė. Gjaku erdh e m’u mblodh i tėri nė zverk, faqet m’u frynė. U betova qė po tė shpėtoja, po tė shpėtoja …, dorėshkrim, jo e jo, po as libėr me autor tė vdekur, nuku do zija me dorė. E kur dhimbja u bė e padurueshme, u betova, se po tė mbetesha gjallė, do i vija zjarrin njė librarie.
Mė lanė ashtu nja njėzet minuta. Kuptova se, qė vdekja tjetrit t’i duket mjaltė e tė tė thotė faleminderit, duhet mė parė ta varėsh nga kėrcinjtė. Por nuku ndodhi asnjė vdekje. Mė thanė qė do mė zbrisnin pe andej, vetėm po tė thoshja sė paku njė emėr.
- Vetėm ta shpik kot! - u thashė, me zorrėt te goja.
- Nuk ka gjė mė tė ndyrė bre, se kur ti nuku hap gojėn, ngaqė nuku di ē’tė thuash e tė tjerėt ta marrin pėr heroizmė!
- E pleqėsuanė njėri me tjetrin aty mė tej dhe erdhnė e mė zbritnė nga vinēi. Mė nxorrėn me makinė jashtė oborrit. I vogli zbriti tė mbyllte portėn dhe mė tha tė hidhesha pe makinės.
Doli llaf, kėtu apo nė Shqipėri, pėr ato qė kanė ndodhur e pėr ato qė ishin shkrojtur, do tė tė hamė megjithė lecka, - tha i vogli, qė kish hequr lodrėn. Kėtu jemi gjene! Nuku harrojmė ne, or jo!
Unė kujtova se s’do harronin ata kriminelėt, qė u kishin sfilitur babanė, kėta hajvanėt, nuku do mė harronin mua! Mua, qė vetėm sa u hodha njė sy fletėve, qė pat nxirrė i ati! Pas asaj mbrėmje, mė bėhej sikur mė futnin pasagjerė tė mė provokonin. Kur dėgjoja tė mė flisnin pėr Spaē e Burrel, shtėrngoja timonin, humbja qafėn mes supeve e u thosha:
- Eh, tė shkuara tė harruara, ato! U bė, ē’u bė, le t’i harrojmė. Tashi jemi tėrė ushtarė tė kombit. E ushtarėt e vėrtetė, vėshtrojnė vetėm pėrpara, - pėrsėrisja njė gjeneral qė kėtė se ku e kish thėnė e unė, se ku ia kisha lexuarė!
- Jo po, nuku duhen harruarė! - ngulnin kėmbė pasagjerėt.
- I madh ėshtė ai qė harron! - ia ktheja unė, shoferi.
- Jo po, ka ca qė e lanė vendin, erdhėn kėtu e po shkruajnė kujtimet. E bravo u qoftė! - avazin ata.
- Nuk njoh asnjėrin nga ata, pėr kokė tė fėmijėve! - ua ktheja unė. E po kohė e mirė sot, ėh?
Tė gjitha kėto telashe nga ai libėr i mallkuarė! Njė natė po e njė natė jo, mė dilte
nė ėndėrr vinēi. Gjėmoja nė gjumė! Njė ditė shpėtova pėr qime nga njė xhip bojė kafe, qė m’u sul pėrsipėr e pastaj u zhduk. Bėj be qė ishin djemt’ e gjeneralit.
Ma thanė copė, bre: ata nuku harrojnė!





16/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
__________________

Largėsi qė nuk maten me sy


Pėllumb Kulla

Janė ca kundėrshtarė, o t’i marrė e mira, qė ngado t’i vėrtitėsh, nuku i mund dot. Nuk i mund se nuku ke si matesh me ta, ndeshjen nuk e bėn edhe kėshtu nuku ke si e fiton. Por as nuku e humb. Se kundėrshtari yt nuk e di qė tė ka kundėrshtar e nuk e di as qė po ndeshet, ka fituar mbi ty dhe nuku bėn festė. Vetėm ti e ndjen hidhėsinė e humbjes tėnde pa bujė.
Kundėrshtarin qė po pėrmend e kam edhe kėtu nė Amerikė. Ėshtė im bir, Fatlumi.
Erdhi kėtu kur qe njėmbėdhjetė vjeē e tani po vete njėzet. U bė burrė edhe ai, por, t’ėmėn bre(!), sa ndryshojmė pe njėri pe tjetrit! Unė nuku jam akoma i vjetėr e ne tė dy mund tė ishim shokė nė shtėpinė tonė. Por jo! Unė jam i fjalės dhe e mbaroj punėn qė marr pėrsipėr. Ai ma merr kėtė pėr prapambetje. E po nė rast se tė jesh dembel, tė mos zesh gjė me dorė, tė mos dish tė zėvendėsosh njė llampė tė djegur nė banjė ėshtė pėrparim, Fatlumi ėshtė mė i pėrparuari nė Amerikė! Nė rast se herė me njė vajzė e herė me njė tjetėr kalon pėr nė dhomėn tėnde, nėpėr dhomėn e ndėnjies, dhe mamanė qė sheh aty, kur kalon, e quan pjesė tė smontueshme tė divanit… Nė rast se kur nuku ke ēupa, i tapos veshėt me kufje e dėgjon muzikė e mbi tryezėn e kompiuterit le pa kujdes nga ato llastiēkat mbrojtėse qė duhen kur rri shtrirė me ēupa, djalin e kemi mė tė pėrparuarin nė tėrė botėn.
Ia sheh kėto e ėma kur shkon t’i pastrojė dhomėn dhe mė thėrret. Vete. Ajo i ka sytė me lotė.
- Ē’ke moj Rezi? – e pyes.
- Ja! – mė thotė dhe i shtyn me neveri pakot e turpshme.
Verėn qė kaloi e pashė djalin e pat zėnė gjumi mbi divan, dhe dhe unė pata rast ta
sodisja me nge qė ishte vapė e ai ish shtrirė gjysėm i xhveshur. Trupin e kish tė nxirė nga shkrimet e vizatimet mbi lėkurė. Kish nė mes tė gjoksit njė shqiponjė me dy koka, bėrė si duket qėkur e pata shpėnė nė njė festė shqiptarėsh nė Nju Xhersi, qė kur djali ish akoma shqiptar safi. Pastaj nga tė katėr anėt me tatuazhe qe ngallosur i tėri me zemra e shigjeta e plot emra vajzash mbi krahė e mbi kofshė. Kėto janė shėnja se edhe im bir beson nė pėrjetėsinė e dashurive a miqėsive qė bota i ka aq tė pakta. Tamam bre, si vėndet e robėruara qė besojnė se emrat e ēobenėve qė kanė mbi kokė, do tė jenė tėrė jetėn tė shtrenjtė, mund tė shkruhen me shkėmbinj e tė rrinė tok me malet miliona vjet. …Mėnė!- budalla djalė!.
- Ēfarė ke bėrė kėshtu mbi lėkurė, mor tė keqen babi?! – i thashė kur u
zgjua.
Ai i hodhi njė sy lėkurės sė tij, sikur po e shihte pėr herė tė parė.
- Shkrime janė, nuku janė plagė – tha ai duke hapur shpellėn pėr gogėsimė
- E ēfarė po bėn kėshtu, po shkruan biografinė pėrmbi lėkurė?
Djali dukej i pikėlluar dhe mezi paske pritur tė mė qante hallin.
- Po ē’t’i bėj o ba… Nė fillim shkrova nė krah emrin e asaj kinezes qė
banonte kėtu. Tė kujtohet? Tė them tė drejtėn kurrė nuk mendoja se do tė ndahesha me tė. Pastaj, jeta… Kur njoha Monikėn, ajo qėlloi xheloze dhe unė ia shkrova edhe asaj emrin nė krahun tjetėr. Ja, e sheh? Pastaj, erdhi rradha e Xhenit, qė mė tha se ajo nuku do e kėrkonte kurrė njė gjė tė tillė. Vetėm muaj mė vonė mė tha se nuku duronte dot kur e shtėrngoja me krahė qė kishin dy emra tė urryer pėr tė. E… phė, i a shkrova dhe Xhenit!
Duket i ziu, qė ėshtė naiv, i pa pjekur, si njė kungull i shkulur e i ngrohur nėn dy diej tė ndryshmė. Thellė, thellė, ia kam zili, lehtėsinė me tė cilėn ato femra, si flutura vėrtiten rreth llampės sė tij.
- Jam mėrzitur, - tha djali me gjuhė tė hidhur. – Ah, them, sikur tė kish
mundėsi njeriu, o ba, tė lindėte prapė!
Duket sikur ėshtė me mua shekuj larg. Ndonjėri mund tė thotė: “e mo se shėnjė burrėrie ėshtė kjo. Unė them kjo ėshtė mė shumė shėnjė mashkulli, se sa burri. Se tjetėr gjė ėshtė tė jesh burrė e tjetėr tė jesh mashkull. Nė moshėn e tij, shtėpia ime sot, nuk do tė kish vetėm dy meshkuj, por dy burra qė i duheshin.
Unė nuku kam patur me femrat atė shkuarje si thika e skuqur nė gjalpė, se kanė qenė tė tjera kohėra, por ama unė them se kėshtu si janė punėt, nė shtėpi qėnkam i rrethuarė veē me gra, kur shoh qė tėrė u llahtarisėn nga njė mi, qė se nga na pat hyrė. Ēupat rendėn e u mbyllnė nė dhomėn e tyre, Rezi shkoi nė dhomėn e gjumit, kurse ky bandilli, jo vetėm qė u fut nė dhomė tė tij, por edhe i vuri kyēin derės, sikur miu do ulte dorezėn e do t’i shfaqej brėnda. E pse tė mos them unė, se ata e pėrfytyruan qė tė gjithė miun kafshė tė rrezikshme edhe e lanė babanė meze pėr dhėmbėt e tij!
Ishte njė miush i vockėl… Kėtu nė Nju Jork minjtė janė tė llojeve tė ndryshme. Janė miliarda qė lėvizin nėnė tunele, pėrmbi shinat e rrjetit tė metrove, nėpėr llagėme kabllosh, bodrume restorantesh, tavane shtėpish tė vjetra. Janė tė mėdhenj sa macet, tė vegjėl, raca tė shėmtuara e tė egra…
Ky qė pat hyrė te ne ish i vockėl, thuajse i bukur, me ca sy si xixa. U fut nėn kabinetin e kuzhinės, doli prapė, humbi, u shfaq. Nuk kisha se ē’t’i bėja.
- Dilni, - thashė. – E vrava.
Dyert u hapėn avash njėra pas tjetrės. Kėrciti dhe brava e Fatlumit e tėrė u afruanė me mosbesim.
- Ku e ke? Ku ėshtė?
- E hodha, - u thashė. Dhe iu ktheva Fatlumit. – Mirė kėto femrat, more, po ti?! Nuku ke turp?!
Ai u zemėrua. Tha qė nuku i vinte turp hiē, se pėr kėto punė ėshtė eksterminejtori, ai burri i zi qė vjen ēdo dy javė me njė pompė, pėr tė zhdukur minj e bubuzhela. E unė u thashė qė herė tjetėr edhe unė do tė prisja pėr eksterminejtorin e tėrė le tė ndryheshin nėpėr dhoma gjersa tė vinte ai.
Po miushka ishte nėpėr kėmbė dhe shtėpia ndodhej nė alarm, se ai prapė u kishte dalė e ēupat nisėn tė flinin nėpėr shoqe.
- Po mirė o djalė, se kėto kohė ke nisur tė lesh edhe mustaqe, ti nuk e vret dot
miun?! Shko nė dyqan, merr ndonjė helm, a ēarg, a ēifte a…
- Ēfarė janė kėto vegla? – tha ia buzėvarrur. Nuk i njoh.
Dhe u fut nė dhomė. U dėgjua prapė ēelėsi nė derė. Ime shoqe mė tha se qėkur
qe shfaqur miu, Fatlumi nuk pat sjellė mė ēupa nė shtėpi, se trembej mos kur tė shfaqej miushi, do tė ulėrinte nga frika ky mė shumė se ato.
Kjo tė lindte dėshirėn tė mos i hiqje minjtė nga shtėpia, por megjithatė, unė vajta bleva ca letra, mbi tė cilat miu ndillet tė shkelė, ngjitet e nuku shqitet mė. I vura letrat nėpėr qoshet e shtėpisė dhe nuk shkoi shumė e miu u zu. E pa Fatlumi, e ėma. Unė e flaka miun megjithė grackėn ngjitėse nė honin e plehrave tė pallatit dhe retė nga shtėpia na u davaritėn: Irka dhe Lola u kthyenė nė bazė dhe ato ēupat e tjera qė sjell Fatlumi e qė janė kandidatka pėr tė zėnė ndonjė parcellė mbi lėkurėn qė atij i ka mbetur bosh, nisėn tė duken prapė.
Po ama, qėllon qė ndonjė mi shfaqet prapė mė tė rrallė.
- Babi, - thotė Irka, - mbrėmė kam dėgjuar njė kėr-kėr. Duhet tė kemi brėnda
ndonjė… tė ri.
E thotė kėtė, kur jemi dyke ngrėnė drekė e kemi ftuar aty dhe Papin me Rozėn.
Me ta dėgjuar, tėrė si ē’janė, edhe tė ftuarit bile, kthehen e mė shohin mua. Ata mė shohin mua, unė shoh ata. Tėmėn-o, sikur jam pronari i minjve, sikur unė merrem me kultivimin e tyre… Asnjėri nuk ha. Tėrė mė shohin mua si fajtorin e vetėm. Asnjėri nuku ia hedh sytė Lumit e t’i kerkojė llogari pėr atė mysafir tė ndotur.
Unė, i pari, ul kokėn e nis tė ha nė heshtje. E pranoj fajin, ē;tė bėj!
Jetė me hile, kjo ore… Ja, bre, ka rėnė korniza qė mban perden: ngrihem marr kaēavidat, pincat, kėrkoj ndihmėn e Rezit dhe e vendosim prapėė. Po punėt qė hapen nė njė shtėpi edhe nė Amerikė, nuku kanė fund.
- Babi, shihe se nuk punon rubineti i ujit tė ftohtė!
- Babi, nga kjo priza kėtu, nuk vjen korrenti!
- Peēo, llampadari kryesor ka katėr llampa tė djegura! Hiqi, tė lutem e verė
tė reja!
Asnjėra kėtu nuk thotė: “Fatlum, rubineti ėshtė bllokuarė” Ajo dihet. Ai nuku ka riparuar rubineta asnjėherė. Dhe kur nuku ke riparuarė asnjėherė, ore mik, nuku do riparosh asnjėherė! Unė kam riparuarė njėherė! Mbase aty e kam ngrėnė unė dhe brezi im. Ligji i vjetėr ky, bre: ai qė nuku punon, dėnohet tė rrijė rehat e tė mos bėjė asgjė, kurse ai qė punon, shpėrblehet me punė tė reja, edhe mė tė rėnda!
Kėtij ligji i nėnshtrohemi ne tė dy. Unė e njoh djalin tim nga brenda, tė tjerėt nga jashtė ma shohin si yll.
Ja kemi ca klienta qė vinė ēdo uikend nė njė Hotel tė Uajt Plleinsit. Ata janė miq tė bossit tim, Xhorxhit, dhe duanė limuzinė, me dandana. Unė i marr ata tė premten nė Laguardia Airport dhe i shpie nė hotelin qė thashė. Pastaj vete gjene tė djelėn pas dreke i marr nga Uajt Plleinsi i shpie nė Laguardia. Ėshtė goxha rrugė e mirė dhe bakshishet tė mbushin xhepin.
Njė tė djele kisha kėputur mish dhe nga halli, rrinja shtrembėr. Shtrembėr, po shėmtuar ama! Por ama nuk e lija dot atė rrugėn e majme me turistėt e Uajt Plleinsit. Do tė mundohesha me dhėmbė shtėrnguarė, por do ta bėja. Belaja ėshtė se kur lėviz bythėshtrembėr edhe bakshishet, nė vend tė shtohen duke thėnė “sa gjynah, i mjeri!” paksohen. Je i bukur- tė jap bakshish! Nuk je –nuk tė jap! Ēdo gjė sė prapthi, or nė p… tė sėmės!
Pashė, ē’pashė, u vesha mirė dhe mora Fatlumin nė sedilen e parė, si shoqėruesin tim. E veshi Rezi me njė jelek krėckė tė zi dhe babė e bir bėmė ferk kur hymė nė holl tė hotelit. Pasagjerėt tanė po hanin drekėn e valixhet i kishin lėnė grumbull nė sallonin e madh.
Zonja qė pret e pėrcjell, mė buzėqeshi dhe ma bėri shenjėn me kokė pėr nga valixhet. Unė u ula nė njė kulltuk dhe lashė Fatlumin tė kujdesesh pėr bagazhin Zonja u ul pranė meje dhe nuku po i a ndante sytė Lumit. Aty na u shfaq te banaku kryesor njė vajzė, e gjatė dhe tėrė nur, nja 18 a 19 vjece. Perri, o perri! Them perri se me kėtė kulturė qė kam nuku di njė fjalė mė tė lartė akoma. Ajo e thirri zonjėn me shumė ėmbėlsi dhe mua mė mbetėn sytė te ajo.
- Ėshtė ime bijė – tha zonja e hotelit dhe shkoi pranė saj.
Po xheē u rrėzua rrugės se nuk shikonte ku shkelte, por ndiqte me sy Fatlumin.
Ajo shihte tim bir, unė shihja tė bijėn! Dy femrat floėn nėnė zė e floėn e nuku ia ndanė sytė djalit pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa ai i humbur nė mendime shpinte valixhet nė limuzinė.
Pasagjerėt po pinin kafenė, Fatlumi priste nė makinė dyke dėgjuar muzikė, vajza bukuroshe e la tėmėn vetėm dhe, ajo zonja erdhi pėrsėri pranė meje.
- Nuku mė the, djali yt ishte ai? – mė pyeti zonja.
- Po, - i thashė.
- E ke tė lidhur? Fejuar, martuar?
- Ncė, ncė. Shpejt akoma. Tė mbarojė kolegjin e pastaj tė shohim pėr ndonjė
vajzė tė mirė.
Ajo nuk e zgjati: - Do ma japsh numerin e cellularit? E dua pėr vajzėn time.
Tėmėn, po mė vinte pėr tė qeshur. E po ē’ishte kjo mblesėri nė mes tė Uajt Plleinsit! T’i thosha “dale tė pyesim pėr sėrėn e vajzės” do vinte pas asaj “tė shohim pėr ndonjė vajzė tė mirė”. Demek do shohim ne! Ne vendosim! Qeshja mė vonė, me veten.
- Ajo gruaja e hotelit mė kėrkoi cellularin tėnd pėr tė bijėn, - i thashė kur
po zbrisnim tatėpjetė.
- E unė ia dhashė… Ti i hodhe njė sy asaj vajzės?
- E pashė, - ia bėri Fatlumi i bezdisur. – Po ėshtė larg Uajt Plleinsi, o ba!
Ja kėtu ma kalon im bir mua. Unė nuk do tė fitoj kurrė mbi tė. Sa larg jemi, o Perėndi!
- Po shiko njėherė ēdo tė thotė, - i thashė unė pas njė heshtje. Pastaj fundja takohuni nė mes, nė Bronksvillė.
Dhe ndėrkohė mendoja: “E ē’kėshilla mund t’i japėsh ti, o i zi! Sa i hynė nė
punė atij historitė e gjaheve tė tu!” Po atij as nėpėr mend nuku i shkonte tė qeshte.
- Nuk ėshtė mirė ta prishim me zonjėn. Ajo na siguron pasagjerė tė majmė
edhe…
- Atė thuaj! – ia bėri djali dhe e kyēi.
Ishin takuarė. E shihja qė ai rruhej e krruhej para se tė vinte tek ajo dhe mė vinte mirė. Ja ta them hapur, dukej sikur atė sukses e kishim tė dy, babė e bir.
- Do ta marrėsh veturėn? – e pyesja.
- Do vete andej nga mė the ti, de!
- Ėhė! – dhe dukej sikur ia bėnim prapa kurrizit Rezit. Nė vend qė t’i thosha “grua kemi njė, ēupė pėr Lumin, kemi njė ēupė!“ Por jo! Ruanim fshehtėsinė ndaj prindėrve. Nė fakt ndaj njėrit prind…
Kur, njė tė djelė po pėrgatiste limuzinėn shoku im, Niku.
- Ē’ke katranosur ti atje nė Uajt Plleins? – mė tha nėn zė. - Pėrse ėshtė ankuar ajo zonja te bossi dhe ky po mė dėrgon mua pėr turistėt?
Renda te bossi.
- Ēfarėdo qė tė ketė thėnė pėr mua ajo, edhe sot, tė lutem tė vete unė!- iu luta.
Shpirt njeriu, Xhorxhi. Mė dha mua limuzinėn e mė la tė shkoj nė Uajt Plleins.
- Ata janė ndarė, - mė priti me kėmbėt e para zonja e hotelit. Pse e pengon djalin?
Kėshtu ka thėnė ai?! – e pyeta i habitur.
- Njėsoj ėshtė. Nuk i jep para pėr benzinė. Unė jam e interesuarė qė vajza ime tė ketė njė dashnor tė mirė, pasi nė shkollėn e saj valon droga dhe pesė shoqe tė klases sė saj janė lezbike. Unė vajzėn e kam zor ta ruaj nga kėto gjėra. Mendoja se djali juaj do ma shpėtonte vajzėn sa ėshtė nė shkollė tė mesme, pastaj, shohim e bėjmė!
- Ne, - i thashė, - kemi kanune tė tjera. Ne e kemi tė shėnjtė lidhjen e burrit me gruan…
- Ohu! – ia bėri ajo e bezdisur. Po filluamė tė flasim pėr shėnjtėritė nė mes tė kėsaj bote tė shėmtuarė…!
Ai, hajvani nuk mė kish vėnė fare nė dijeni. E kish vėrtet te benzina, apo…? Jo or po me tė unė nuk do tė merrem mė dot vesh kurrė! Tani rri e vras mendjen se si mund ta ujdis me kėtė zonjėn, se kam frikė mos mbetem pa klientėt e kėtushėm.
- Po sipas teje, moj zonjė, - i them nė fund, - benzinėn ta paguaj unė?
- Tė propozoj ta paguajmė tė dy?
E filluam njė pazar, qė u zgjat lere mos e pyet. Aritmė njė ujdi, pastaj… Ajo do tė paguante gjastėdhjetėepesė pėrqind, unė kusurin. Shtėrnguamė duart mbi banak e u ndamė.
Kėshtu e lamė njėherė pėr njėherė… Tė shohim ēdo tė ndodhė. Dashuri, ėshtė e sigurtė qė nuk ka brenda. Me njė fjalė zemrat nuk pėsojnė gjė. Tė shohim ē’do tė pėsojnė lėkurėt!...




09/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:50

Nga Atlantiku nė Pacifik, me njė Ford tė vjetėr


Pėllumb Kulla

Tė udhėtosh me njė veturė ligavece, pe bregut tė Atllantikut nė atė tė Pacifikut matanė, pa ditur as edhe njėzė frazė anglishte tė pakėputur, vetėm Zikja mund ta bėjė! Vetėm njė shqipo si ai, qė ėshtė, o shumė i mbarė, o shumė i marrė!
Mezi ia pata mėsuarė tė ngiste veturėn. Mezi ia patnė dhėnė lejėn tė merrte nė dorė timonin, nė provim tė shtatė, ngaqė nė provimin e parė pėr patentė, i pat thyerė fenerėt makinės tė policisė rrugore qė kish sjellė nja dy oficera, qė do tė vėzhgonin provimin!
Ama, me tė marrė patentėn, kish blerė pėr tetėqind dollarė njė Ford tė tetėdhjetedyshit, qė nuku shihej me sy! Ish kaqė e varfėr dhe e rrjepur vetura, sa i zoti i ri, sikurse dhe ay i vjetri, nuku e kyēte kurrė. Hajdutėve tė veturave u therrnin sytė, sa herė u dilte pėrpara Fordi i Zikes dhe ndėrronin drejtim, siē ndėrrohet udhė, kur tė del macja e zezė!
Zikja kish zgjedhur njė targė nga ato qė paguhen kripur, nga qė shkruan nė to ē’tė do zemra. Do tė shkruash “pirdhu”? Ashtu ta stampojnė e ta japin targėn! Do qė tė shkruash “Na, prapanicėn” qė shoferėt e tjerė tė ta lexojnė kur t’i parakalosh? Po ama do tė ta kuptojnė vetėm shqiptarėt! Shkruaje, se amerikanėt nuku zemėrohen, se s’ta dinė gjuhėn.
Kurse Zikja e kish bėrė targėn shprehje dashurie: e kish mbushur atė me njė thes me gėrma: MILKA BR 1991, pe tė cilave, pesė tė parat bėnin emrin e sė shoqes, dy tė tjerat, kujtonin Beratin dhe numrat nė bisht, shėnonin vitin e martesės.
Brenda, makinės i punonin tė tėrė matėsat, veē atij tė shpejtėsisė, qė pat fiksuarė vetėm miljet qė pat shkelur. Shifra kish mbetur aty tek 250 mijėt. Veē nuku dihej, se kur kish pushuarė sė numėruari, nė cilin vit dhe nėn cilin president.
Nė Amerikė gjendet njė kompani e madhe qė shėnohet me tri “A” tė mėdha. Kjo “AAA”-ja tė bėn anėtar tė sajin me pesėdhjetė dollarė dhe ka pėr borxh tė tė gjėndet pranė, sa herė mbetesh nė rrugė. Vjen e ta ngre makinėn me vinē e ta dorėzon nė rregull, sa herė t’i telefonosh. Zikja u bė menjėherė anėtar dhe numėrin e telefonit tė asaj kompanie e thotė nė gjumė e sipėr mbi tri herė nė natė, meqė ka raste qė e thėrret pėr ndihmė tri herė nė ditė! Kompania “AAA” ka fitime tė mėdha, sepse mbulon tėrė Shtetet e Bashkuara dhe ka ajo ca anėtarė, qė vdesin pa e thirrur asnjėherė. Llogaritė asaj filluan t’i prishen, qė kur iu abonua Zikja.
Zikja e thėrret kompaninė “AAA” edhe kur i bie goma. E ata tė gjorėt janė tė detyruarė tė vijnė. I thėrret t’ia sjellin Fordin nga supermarketi, nga kinemaja, nga klinika e t’ia plasin nė trotuar, para billdingut, ku e le tė kalojė natėn, ngaqė s’i gjen dot njė strehim. Ka njerėz qė kanė pare vinēat e “AAA”-sė tė vinė t’ia lėvizin makinėn Zikes dhe nga trotuari qė ka patur orar pastrimi, pėr t’ia shpėnė nė trotuarin karshi.
Ja, me kėtė palo Ford, pa vajtur akoma asnjėherė nė aeroport, rruga e parė e largėt qė mori pėrsipėr tė bėjė Zikja, ishte tė ēante Amerikėn tejpėrtej, nga Atllantiku nė Pacifik. Qė kur qe ndarė nga i kushuriri Nikollaqi, kish mbetur pa punė e pa mbėshtetje. I qe larguar kushos dhe desh t’i rrinte larg sa mė tej.
- Mė pret njė shok nė San Diego, - pėrsėriste. Ka nė San Diego tė Kalifornisė punė edhe pėr qorra, mė thanė.
More de! Jo, do vete! More na, se do tė bėhesh loloja i gazetave! Jo, do vete! E
po, prapa diellit! Nė tė sat’ėme vafsh! Akoma kėtu ti,o?!
Njė tė vėnė, i biri i botės, valixhet palė nė bagazh, njė tė marrė e ngjeshur nė sedilen pas, fustanėt e sė shoqes, nja pesė jastėkė me pupla dhe nja dy velenxe me thekė Tepelene; njė tė marrė Milkėn, qė pat veshur njė rrobė kuq e zi, sikur do ngjiste Everestin nė emėr tė Shqipėrisė; njė t’i plasur asaj mbi gjunjė njė derro Atllas tė Amerikės; njė tė ndezur radion, nga e cila nuku kuptonte njė fjalė, as ai e as e shoqja; njė tė futur nė folezė njė kasetė, qė kish vetėm kėngėn “Psherėtita, dolli flakė” e u nis.
U nis oreeee! Kur mos i kem tėrė! “AAA”- ja qe ngritur nė tėrė Amerikėn nė gadishmėri numėr njė!
Zikja kish mbushur xhepet me monedha njėzetepesė centėshe, qė tė mė merrte mua nė telefon e ta ndihmoja, po tė duhej tė flisja si ndėrmjetės me ndonjė amerikan gjatė rrugės. Dhe u bė erė.
Sapo Zikja kaloi tunelin e Linkolnit, ai ndaloi nė njė benzinatė e mė bėri telefonatėn e parė. Mua mė dolli mbi ekran tė telefonit prefiksi 201 dhe unė njoha shtetin e Nju Xhersit, pa ma thėnė ai.
- Gjer kėtu, mirė! – tha. Gjysmėora e parė, premton.
Prit, prit, thashė me vete, do tė ta shoh bythkėn mė vonė. Janė tetė ditė rrugė pėr tė bėrė!
- Ecim si breshka, bre! Kėshtu, unė i bie ta zė Kaliforninė vitin qė vjen! Sa kilometra i bie po ta ngasėsh me dyqindenėntėdhjetepesė milje nė orė? Le qė ky Fordi im nuk i nxjerr dot aqė!…
- Do tė tė zerė policia, hajvan! Ē’punė ke me dyqindenėnėtėdhjetepesėn ti?
- Aqė thonė tabellat pėr shpejtėsinė kėtej!
- Nuk tregojnė shpejtėsinė ato tabella, ore! Tregojnė numrin e autostradės.
- Ē’thua, mo! Mirė qė nuku e provova. Do isha pėrmbysur.
Kish kaluar Nju Xhersin e tė nesėrmen nuku mė harroi, po ma bėri thirrjen qė pe njė vendi diku andej nga Virxhinia.
- Alo?! Sapo u zgjuamė me Milkėn, nė njė motel shumė tė mirė. Tashi do vazhdojmė rrugėn.
- Mbarė e paēi, - ia kėtheva.
- Mos harroni tė na bėni njė vizitė nė Kaliforni, Peēkė!
- Pse jo?! – thashė. Po arritėt dot tė vini ndonjėherė gjer atje, nuku ju lemė pa vizituarė!
Njė ditė mė pas, mė telefonoi gjene prapė.
- Asnjė problem gjer tashi, - mė tha.
- Po ē’problem do mė shumė ti, mor gomar i *****! – i ulėrita. Ti je kthyerė gjene nė Nju Xhersi! Prefiksi i Nju Xhersit, mė dolli tashi nė ekran tė cellularit!
Zikes sikur i ra pika.
- Vėrtet, thua?!!! Po kėtu autostradat dhe anėt qė i kufizojnė, bėhen tėra njėlloj, o u bėfsha tėmat! – ia bėri ay. Do jem ngatėrruarė kur dola nga ajo benzinata e nė vend qė tė merrja perėndim, mora gjene lindje! Ama po thoshja unė: ēne, djelli, qė mua gjer tashi mė binte prapa qafės, nisi tė mė bjerė nė sy! Ikė mo, se nuk do ta le pa blerė njė busullė. Si i thonė busullės, o?
Dhe me njė topkė busulle e me hartat e Shteteve tė Bashkuara nė prehėr tė Milkės, Zikja nisi tė lundronte nė hapėsirėn e gjėrė, nė fund tė sė cilės San Diegoja s’e kish hiē nė defter kėtė shqiptar kokėshkėmb.
Kaloi ai, pyje e shkretėtira, kapėrceu ura, lumenj e thatėsira, sa nuku pat parė nė tėrė jetėn e tij!
Mė merrte ndonjėherė nė telefon, ky Kristofor Kollombi i San Diegos e mė tregonte qė kėnga “Psherėtita, dolli flakė”, pas shtatė ditėsh u qe mėrzitur e pas kėsaj radion e kishin mbyllur fare. Pa le qė edhe hapur ta mbanin, as qė do i kishin kuptuarė lajmet, qė udhėzonin se pėr dy ditė, nuku duhej tė dilte makinė nė rrugė, se pritej njė uragan, nga ata qė kur shfryjnė, palosin katrash fshatrat e qytetet amerikanė, qė gjejnė pėrpara. Ama, nuku shihte makinė atė mėngjes Zikja, as me sy e as nga pasqyrkat. I dukej sikur ajo autostradė qe, e tėra, e minuarė dhe ja-ja, do hidhej nė erė! Zikja shtėrngonte timonin, Milka bėnte buzkat me tė kuq e Fordi i vjetėr hungėrronte mbi xhade, nėn njė qiell tė nxirė pus. Xhan-xhin, njeri pėrreth! Atyre u dukej sikur Amerika qe boshatisur e tėra, amerikanėt ia kishin mbathur me soj e sorrollop dhe ua kishin lėnė dorėzim kontinentin, Zikes e tė shoqes! Patėn bėrė mėnjanė nė njė benzinatė dhe u pat ardhur zemra nė vend, kur kishin parė shitėsin tė zgjohej nga gjumi e t’u shėrbente dyke u thėnė ca fjalė, qė as burri as gruaja nuku i kuptuanė. Nė fund kur kishin ikur, ai shitėsi paskėsh zgjuarė dhe dy shokė tė tjerė, qė kishin shfaqur sytė e ēakarritur prapa xhamave. Ata kishin ndjekur me lebeti Fordin, gjer sa xbriti udhishten e u fut gjene nė autostradė, me hundė drejt Kalifornisė.
Pika qė s’u bie, sikur nuku kanė parė femėr kėtyre viseve! – ia kish bėrė Milka dyke nxjerrė pasqyrkėn e saj pėr tė shpjeguarė se ēfarė ishin ato vėshtrimet me sy tė shqyer tė amerikanėve, qė nuku guxonin tė dilnin pėrjashta.
Pas kėsaj pat filluarė dasma, uragani qė pritej. Njė erė e marrė ua kish ngritur njė herė maqinėn nga njė krah, pastaj ua kish mbėrthyerė mu nė mes tė autostradės, kur u kish plasur kryq mu te parakolpi trupat e dy palmave tė mėdha. Milka pat ulėritur si e lojtur, kurse Zikja pat mallkuarė ditėn qė patėn marrė vizat amerikane.
Beratasi i gjorė rrėfente, se si u kish rėnė pėrsipėr njė qilim i lagur qė era e tėrbuarė e pat rrėmbyer me frymėn e saj nga ndonjė shtėpi e rrafshuarė. Qilimi u kish zėnė tė tėra xhamat dhe qė nga ay ēast, i ziu burrė, shikonte vetėm sytė e ēapluarė tė gruas.
Se sa kish zgjatur kjo katrahurė, asnjėri pe tyre nuk e mbante mend. Njeriu u mėsuake me llahtarėn. Kjo kishte qenė pėr ta nata mė e gjatė amerikane, se rrėshqitjet e dheut kishin sjellė njė baltė tė hollė rreth e qark Fordit tė Zikes dhe niveli i saj qe ngritur mbi ēati tė makinės.
Ditėn e tretė i pat nxjerrė nga balta njė vinē i policisė rrugore. Ata kishin hapur dyertė dhe kishin gjetur ēiftin tonė nė njė gjėndje, qė nuku e imagjinonin dot: gruaja bėnte buzėt me tė kuq, kurse burri pat ulur volumin e njė kėnge tė panjohur beratase dhe u kish thėnė atyre tė ndihmės sė shpejtė:
- No inglish!
Ishin habitur Zikja me Milkėn, se si qenė mbledhur aty menjėherė njė ushtėri e tėrė gazetarėsh, kamera tė televizionit, me vinēierė tė “AAA”-sė dhe pėrfaqėsuesa tė prodhimit tė Fordit. Gazetarėt rriheshin me grushte, kush e kush t’i afrohej atij Fordit tė vogėl, me ngjyrė tė zezė.
Mua mė ra telefoni, sapo Zikja u kish zgjatur policėve numėrin tim tė cellularit.
I pėrktheva tė tėra, ē’u thosh Zikja: qė kish ardhur me rrugė legale, qė nuku gjente dot punė nė Nju Jork dhe i kishin premtuarė nė San Diego, qė Fordin e kish tė blerė nga njė qė do ta hidhte dhe nga gjėrat e makinės, tė prodhuar pas tetėdhjetedyshit, kish vetėm patentėn.
Zhurma qė dėgjoja nė cellular, po bėhej gjithnjė edhe mė e madhe. Zikja, ja ai teleshmeni, qė mezi kish marrė patentėn dhe kish nisur tėrė atė rrugė, si i lojtur qė ish, si pa dashur, qe bėrė i famshmė. Tėrė gazetat e muarė dhe e vunė nė faqe tė parė aventurėn e beratasit, qė psherėtiu sa psherėtiu, po vėrtet nxorri flakė, ama! Titujt e gazetave tė vrisnin sytė nga gėrmat e mėdha: COAST TO COAST!, qė do tė thotė “pe bregut nė breg!” Ky titull u vinte i pari nė mend tėrė gazetarėve, pėr tė pėrshkruarė odhisenė e atij shqiptarit, i cili pėr tė gjetur punė, ēau Amerikėn mes pėr mes.
“AAA”-ja e bėri Ziken anėtar nderi tė pėrjetshmė, pa pagesė. Nė makinėn e vjetėr, qė tregonte veē ato 250 mijė miljet e para, megjithė baltėn qė e kish mbuluarė, nuku pat hyrė as njė currilkė uji dhe motori u ndez me tė shkrepurėn e parė. Nuku kish rekllamė mė tė mirė pėr Fordin dhe firma e shfrytėzoi! Qendra e prodhimit i dhuroi Zikes njė veturė tė re, akull dhe - ajo mė e madhja - bordi drejtues i kompanisė vendosi tė financonte njė film mbi kėtė ngjarje, pėr njė emigrant qė ēan Amerikėn me njė Ford tė vjetėr. Zikja u kish kėrkuarė tė luanin nė film, tok me Milkėn rolet e tyre, por ata u kishin thėnė qė nuku bėnin pėr kėtė punė. Demek, ju e bėtė kėtė punė, po ajo aventurė tashi u ka lezet artistėve tė Kalifornisė, Tom Hanksit me shokė! Zikja i kish sharė nga nėna ē’mbanin pragjet e Hollivudit, po sa para bėnte! Ia mbyllėn sqepin me Fordin e ri!
Edhe Milka nuku mbeti duarbosh. Njė firmė e madhe kozmetike i dėrgoi njėmijė kalema buzėsh dhe i premtoi, qė cilido tė qe prodhim i parė i firmės, do kalonte menjėherė falas mbi tryezat e nuses pe Berati.
Po hė bre, nuku tė vjen tė pėlcaē?! Njė i mėnēur nuku e bėn kurrė punėn qė bėn budallai! E prandaj tė mėnēurit mbeten trokė. Me njė tė lėvizur tė bishtit, fati i fali Zikes shtėpi, punė e makinė. E po ēfarė do mė shumė njė shqiptar normal, qė merr rrugėn e mėrgimit?!
Nuku bien nė tokė Zikja me Milkėn! Unė e mora nja dy herė nė telefon Ziken, po ai nuku ma zgjati shumė, se e prisnin kamerat, pėr intervista! E po tė kesh dy barqe: njė ta ēash e njė ta mbash, se tė duhet! Tani unė nuku i bie mė numėrit tė tij, se Zikja vajti lart shumė! E kur shokėt e mij venė lart… Vuaj ca unė, kur mė bėhen shokėt tė famshmė!
Tė fundit herė qė i bėra njė zile, mė kėrkoi ndjesė, se kish njė punė, qė nuku priste.
- E po, Zike, gurė zėnē me dorė, florinj t’u bėfshin! – i thashė dhe po mbyllja telefonin me njė tė sharė nėpėr dhėmbė.
- Ēfarė the ashtu, ēfarė? – nxitoi tė mė pyeste, me njė nuhatje pe qeni. Mė shave, a?
- Po, - ia ktheva. Njė ēiēkė!
- Pa thuaje gjene!
- Nė tė sat’ėme, tė veē!
Dhe ia pėrplasa telefonin me njė inat qė, kur mos i kem tėrė, akoma nuku mė ka dalė!


Tė djelėn e ardhshme do tė lexoni rrėfenjėn “Largėsi qė nuk maten me sy”




02/10/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
__________________

Gruaja me njė tjetėr, as kėtu nuk shihet me sy tė mirė


Pėllumb Kulla

Papi desh edhe tre muaj qė tė merrte dokumentet amerikanė, i favorizuarė nga gruaja e tij Roza, e cila qe bėrė me kohė qytetare amerikane, kur kėtė, amerikankėn, ay na e zuri nė krevat me mikun e tij, Xhanin.
T’ėmėn e s’ėmės, kur nuk u gjend rehat pėr tė gjorin njeri! Sa thua se u mbyll njė plagė, vuuu, hapet njė tjetėr e nis tė rrjedhė!… Tė tėra mund t’i kish menduarė Papka i gjorė! Pabesinė e italanit, kurrė! Xhani ish mik i shtėpisė, bre: hante e pinte me ēiftin e ri. Papi zinte be pėr kokė tė Xhanit dhe nuk e hiqte pe goje kurrė: “Xhani tha kėshtu! Xhani e shpegovi kėshtu! Xhani thotė, kjo ėshtė pėr gjyq! Xhani na dėrgovi te noteri. Xhani thotė qė nė zgjedhjet qė vinė, do kemi president Bushnė”.
Gjer tashi, Xhani ish penxherka qė pe nga Papi vėshtronte Amerikėn! Tashi penxherka, u ndot, u dhje: Papi gjeti Xhanin me Rozėn, tė dy gollomesh, nė krevat tė tij!
Ngrinė qė tė tre. Asnjėri pe tė treve nuku e desh veten!
Xhani kėrceu mėnjanė dhe buzėqeshi nė pritkė, tamam sikur i kish mbushur Papit ndonjė formular, nga ata tė letrave tė emigracionit dhe tashi priste mendimin e tij. Roza, dyke kėrkuarė njė ēarēaf andej matanė krevatit, ngriti prapanicėn e bardhė, zuri me dy gishtrinj mbulesėn dhe e hodhi sipėr vetes, sikur i vinte zor vetėm nga i shoqi.
E kishin mbetur ashtu, tė ngrirė, sikur tė ishin nė njė film, qė nuku rrotullohej mė. Vetėm Roza prishi heshtkėn:
- Hė Papi, u ktheve?
Dhe e tha si atėhere, kur do ta vazhdonte me “do tė hash tashi, apo pasi tė lahesh?”
Papi rrėmbeu stapin e gjatė pe metali, qė mbante njė abazhur nė majė. E theu abazhurin dhe ngriti stapin. Mė vonė mė thosh, qė nuku kish ditur cilin tė godiste mė parė. Por nuku kish mbetur shumė pėr tė zgjedhur, se Roza kish vrapuarė e qe mbyllur nė banjė dhe i kish vėnė derės kyēin prapa.
Burri kish mbetur me stapin e gjatė pe metali nė dorė dhe me jaranin e gruas, qė dridhej ashtu siē qe, siē e pat bėrė nėna.
- A e di se ēfarė tė bėj, mor maskara? - e kish pyetur Papi.
- E kuptoj, - kish pranuarė miku i gjerahershmė i shtėpisė, dyke vėnė duartė mbi atė vėndin ku bashkohen tė dy shalėt, si pėr tė treguarė pa dashka, se ku e kish hak hurin e abazhurit. – E kam shkelur. Nuku do ta shkel mė. Premtoj.
Papka ndjeu qė tani po i hipte gjaku nė kokė.
- Ti, mor qen, nuk do ta shkelėsh mė, jo sepse premton, por sepse nuku do dalėsh i gjallė pe kėtej!
Roza, kushurira e gruas time, qante e lutej qė nga nevojtorja.
- Papi, o i dashuri im, tregoje shpirtin tėnd tė madh, siē e ke treguarė gjithnjė! T’u bėfsha unė!
Frika e Xhanit sikur ia shtonte guximin Papit. E la atė dudukun e madh tė abazhurit dhe u sul nė kuzhinė, tė zgjidhte njė thikė. Italani e ndoqi ashtu lakuriq-lakuriq, se frika pėr jetėn qe mė e madhe se turpi. Shkonte prapa Papkės qė kontrollonte sirtarėt e tashi dukeshin sikur po e zgjidhnin tė dy bashkė atė thikėn, qė do vinte nderin nė vend. Tė dy hynė nė kuzhinė, tė dy u futnė nė dhomėn e ngrėnies. Njėri i veshur pėr punė e tjetri lakuriq! Xhani mundohej ta sillte Papin me kėmbė pėrdhe.
- Papo, ēfarė kėrkon tė bėsh? I marrė!
- Do tė tė vras ty. Edhe atė bushtrėn atje, nė hale! E kupton? Mė ke prekur nderin! Mė ke vėnė brirė! Kupton? Brirė! Ē’m’i zgurdullon sytė ashtu?! Nuk e kupton fjalėn “brirė”?!
Dhe me njė thikė tė madhe nė dorė, Papi i qe afruarė nevojtores.
- Hė moj ti, bushtėr e qenit, si u thonė anglisht brirėve?
Roza nuk e dinte.
- Mė sill ca fjalorin, - i tha ajo dyke qarė.
- Unė i q.. tėmėn! E vras pa ia pėrkthyerė brirėt nė anglisht, kėtij maskarait!
Dashke ti, tė tė sjell fjalorin nė nevojtore!
Xhani e kish mbledhur veten, se nė fillim qe trembur pa masė vėrtet. E kuptonte qė kish bėrė faj tė madh, por Papkėn e kish mik tė arsyeshmė. Me tė mund tė merrej vesh. Ashtu gollomesh, u ul nė cep tė krevatit, hodhi kėmbėn leshatore, mbi kėmbėn tjetėr leshatore dhe u pėrpoq tė arsyetonte.
- Dėgjo, Papo, dėgjo, - i kish thėnė. Tė jemi njerėz tė civilizuarė. Jemi nė Amerikė, kėtu! Ėshtė tjetėr botė, kjo! Ka tė tjera rregulla.
Ai qeni duhej vrarė me tė parėn, po ē’t’i them Papkės unė! Papkė gomarit! E zure nė krevat? Vraje qenin, mos e lerė tė tė flasė e tė tė pėrmendė Amerikėn! Papkės po i zure nė gojė rregullat e Amerikės, i dridhet buza e hap sy e veshė si guak. Edhe nė Amerikė, gruaja lakuriq me njė tė huaj lakuriq nė krevat, nuku durohet! Tė isha unė, Xhani nuku lėshonte mė hije mbi kėtė dhč! Kurse ay, mbupi, dėgjoi Amerikėn, iu ul atij lakuriqit ngjitur e zunė tė merrshin vesh. Ulur nė krevat: njėri lakuriq, tjetri me hanxhar nė dorė!
- Pa dale njė herė, pėrse kėrkon tė mė vrasėsh?
- Tė vras se jam shqiptar. Tė zura me time shoqe. Mė ke shkelur nderin. Dhe qė andej i ulurinte tė shoqes: - Si i thonė nderit, me? Folė, rrospi e *****!
- Po nuku kuptoj, pėrse tė mė vrasėsh?! – mblidhte supet i pabesi.
- Tė thashė qė jam shqiptar! Ne, shqiptarve, kur shohim pabesi tė tilla, na err gjaku sytė, e humbim llogjikėn dhe e vrasim pushtin, qė kemi zėnė me gruan, - ia shpegonte Papka dyke rahur tehun e thikės me pėllėmbėn tjetėr.
- Atje nė Shqipėri, po … - pranonte Xhani.
- Dhe nė Amerikė! Nuku shoh asnjė ndryshim. Nė gjaknxehtėsi e sipėr, tė vras! Nderi ėshtė po ai! Kudo!
Po italani ishte mė i zoti dhe e pėrdridhte Papkėn.
- Sa pėr ta ditur mirė, - i thosh Xhani, - ti nuku mund tė vrasėsh asnjėrin nga ne. Unė edhe Rozi, e kemi qė tė dy qytetarinė amerikanė. Ti nuku je bėrė qytetar akoma. Do edhe tre muaj. Ty nuku tė kanė marrė as shėnjat e gishtave!
Papi u nxeh edhe njė herė dhe uluriti:
- Ore nuk ka nevojė pėr shėnja gishtash, se unė shkoj e dorėzohem vetė megjithė kėtė thikėn nė polici e u them: e bėra. I zura… Jam shqiptar. E vrava. Ja thika! Shqiptari pėr nderin, nuku tė fal! Nuku ka pse tė mė zbulojnė me anė tė gishtave ata, kur unė jam i tėri para tyre, i zbuluarė, sa njė derr!
Xhani kish filluarė tė vishte qetėsisht kanatieren.
- Nuku them pėr ato shėnja! – thosh i pabesi. Them, se shėnjat e gishtave janė njė nga procedurat pėr t’u bėrė qytetar amerikan. Dhe ti je nė prag…
Kėtu ia kish zėnė kokėn me derė Papit! Aty e kish pikėn e dobėt, Papi!
- Po mirė, ja nuk jam akoma amerikan! Pse, pa u bėrė amerikan, nuku mė lejohet mua, tė vras njė njeri qė ma ka bėrė borxh?!
Dhe e pyeste Xhanin, siē e pat pyetur pe vitesh tė shkuara, pėr punė ligjesh e formularėsh.
- Mund tė vrasėsh, sigurisht, por vra njė shqiptar tjetėr, jo mua! Ose vra njė, qė nuk ėshtė amerikan!
- Jo more! Demek, amerikanėt janė me yll nė ballė!
- Jemi nė Amerikė kėtu! Tė lutem, m’i zgjat pak brekėt, se mė paskan rėnė aty, poshtė krevatit.
Papi, hajvani, i qe bindur. Kushuri e kam, po ėshtė hajvan, i ziu! Kėtej i jepte brekėt, kėtej i ulurinte: “Jo kjo nuk ėshtė e drejtė. Jo juve, amerikanėt, jeni tė poshtėr! Jo mė mirė shqiptar me nder tė vėnė nė vend, se sa qytetar amerikan i bėrė pa nder! Ju kam dhjerė mu nė shėnja tė gishtave!” Po ama tė tėra vetėm me tė uluritur. Ajo thika tani e pengonte dhe e kish flakur nė guzhinė. Krisma e kish llahtarisur gruan.
- Auuu! - ia kish bėrė ajo qė nga nevojtorja.
- E ēfarė zgjidhje mbeti tani pėr mua? - filloi tė kėshillohej, siē qe kėshilluarė tėrė jetėn me Xhanin, Papi.
- Gjyq.
- Ja, kėto gjyqet i kam frikė unė! - qe ankuarė dyke qarė Papi. Dhe e ndiqte Xhanin, qė po kėrkonte kėpucėt, tamam si pak mė parė, kur tė dy vėshtronin pėr njė thikė. Unė nuku di tė mbush as padinė!
- Padinė ta mbush unė, - i pat premtuarė me dorė nė zemėr, Xhani. Gjithmonė, kėto punė, unė t’i kam bėrė. Pėrse befas, na qahesh tashi?!
- E po… padia tashi, ėshtė kundėr teje vetė!
- Kjo nuk do tė thotė gjė. Tė jap fjalėn e nderit, qė do tė ta mbush pa hile. Dhe me siguri do tė fitosh. Ti na zure me presh nė duar! Provat janė tė pakundėrshtueshme. Nuku kemi nga ta lėvizim bythėn, as unė as Rozi! E kupton se ē’avantazh ke kundėr nesh, apo jo?!
Papit, si dede qė ėshtė, kjo i qe dukur fitore. I kish rregulluarė Xhanit rripin prapa pardesysė, se i varej keq dhe e kish pėrcjellė jashtė.
- Ēiao, Rozi! - kish pėrshėndetur tė zonjėn e shtėpisė, italani.
- Ēiao, Xhani! Baj, baj! - i qe pėrgjigjur ajo, qė brėnda halesė.
Kur qe kthyerė, Papi i qe zbrazur tė shoqes.
- Dil qė andej tashi, moj zuskė e qenit! Se ti nė thikė do pėrfundosh, pa njė pa dy!
Dhe e kish llahtarisur gruanė, dyke thyerė xhamin e kristaltė tė banjos. Njė inat desh ta nxirrte, gjatovili!
- O Peēo, or byrazer! - ma shpegonte mua, shkakun qė qe treguarė aq i butė. E them hapur unė: pe ligjeve trembem, si pe tė madhit Zot! Sidomos ligjet qė nuk i njoh, mė kallin datėn. Pa.. ėhė! Ia kisha bėrė Xhanit atė, italankėn! Ama, t’i kam zėnė, or byrazer, nė krevat, saaaapo ishin xhveshur! Mė desh Zoti, Peēo, arrita me kohė!... Nuku qe bėrė asnjė dėm!


Tė djelėn e ardhshme do tė lexoni rrėfenjėn “Nga Atlantiku nė Pacifik, me njė Ford tė vjetėr”





25/09/2005
KATEGORIA: Rrėfenja tė tjera nga Amerika
__________________

Dhjami vjen nga lehtėsitė


Pėllumb Kulla

T’ėmėn, bre, sikur tė bėhej e mundur tė gjeje njė peshore qė t’i peshonte tė tėrė amerikanėt bashkė! E pastaj ta ndaje peshėn, pėr numėr tė amerikanėve! Jam i bindur qė do na dilte ajo qė them unė: qė mbi kėtė rruzull, amerikani ėshtė njeriu me peshėn mė tė madhe!
Ngjallmėria amerikane ėshtė mė e shėmtuara nė botė. Televizionet kėtu, gjysmėn e ditės japin pėr tė ngrėnė, e gjysmėn tjetėr tė tregojnė si tė ulėsh peshėn. Fry e ēfry! Kėtė bėjnė tėrė ditėn ata. Mbase dhe e teprojnė, po tregojnė pėr njėrin, qė hyri brėnda nė njė shtėpi. Hyri pe derės dhe pas njė muaji prishnė murin, qė ta nxirrnin jashtė! Nė Amerikė viēat majmen nė tre muaj, peshqit fryhen nė tri javė, vezėt bėhen nė tri ditė. Domatet mbillen, rrumbullosen e skuqen nėn sytė e atij qė ka kėrkuar sallatė pe tyre.
Njerėzit qė merren me kujdesin e tė ushqyerit flasin, se kėto prodhime tė kopilosura, trupit tė njeriut i sjellin vetėm dhjamė.
Po dhjamin mė tė tepėrt e sjellėn lehtėsitė, ore! Del nga porta, hip nė autobus, apo nė tren tė nėndheshmė; zbret nga treni futesh nė ashensor e ai tė ngjit nė kat tė trembėdhjetė; aty gjen njė korridor, qė rrėshqet vetė e tė le mu te der’ e zyrės ku ke punė! Kot kėmbėt, kot qė janė tė ndara shalėt: hidhu pupthi e vajte nė ato vėnde qė do! Ē’bėhet, bre, kėshtu?! Valixhen ta merr taksisti, ushqimet t’i mban qerrka pe alumini, betonin e ngre vinēi. Patatet i ble tė zhveshura e tė bėrė thelka, qepėt i merr tė grira, mishin e merr tė coptuarė, arrat i ke tė qėruara. More, vite me rradhė u pėrpoqnė dhe ia arritnė tė na nxjerrin nėpėr dyqane shalqinj edhe rrush, pa fara hiē! Ngaqė nuk duan tė na lodhin as tė pėshtyjmė farat, o i pėshtyftė i paudhi!
Pa le po t’i kėrkosh njeriu njė mundim tė vockėl! I thua djalit “shko o Fatlum e bėji njė zė motrės te njė shoqka e saj, nė billdingun pėrballė”, ai e nxjerr cellularė dhe hop, pas dy minutash e ke Irkėn pėrpara syve!
T’ėmėn-o, ēfarė ka bėrė dembelizmi! Se tėrė kėto shpikje dembelėve ua kemi borxh, ore! Se ngaqė dembelat pėrtojnė tė lodhin bythėn, vrasin mendjen! E shpikjet –varda! Tashi nuku do duhen mė as parqet e as lėndinat, pėr tė vrapuarė. Shiten ca makinka, qė i fut nė dhomė dhe rend mbi to kilometra tė tėra, pa dalė nga dhoma hiē. Mbi to vrapojnė njerėz, qė nė mėngjes kanė ngrėnė gjellėt, qė u propozon rekllama dhe pasdite rendin dhjetėra kilometra tė arrijnė peshėn, qė kishin pa i ngrėnė ato. Jetė ėshtė kjo-o?!
Cellularėt, qė i kanė shpikur dembelėt qė dashurojnė, e kanė zhdukur fare atė pėrfytyrimin e ndėnies nėn ballkon, mandolinatat, apo qoftė edhe atė tė hedhjes sė njė litari nga ana e ēupės dhe kacavarjes nė tė, nga ana e djalit. I kanė hequr dashurisė haraēin e mundimit, qė ish aq i bukur! Aq i bukur, saaa… Eh, ish i bukur dhe i shėndetshmė! Tashi dashnorėt i sheh tė shtrihen si lopėt nė dhoma tė gjumit a tė pritjes, dhoma, qė janė qindra kilometra larg njėra-tjetrės, e tė rinjtė treten orė tė tėra me psherėtima, ēuēuritje e puthje nė vrimkat e cellularėve. E zhurmėn e mbllaēitjes e merr pėrsipėr ta shpjerė nė vesh tė tjetrit Verajzoni, AT&T, MCI-ja e tėra kompanitė telefonike qė shfaqen fapefup, si kėpurdhat! E varda koha, rrjedh lumė, sa pėr t’u fryrė xhepat kompanive.
Njė ditė nė njė kafene, katėr veta nxorrėn, nė tė njėjtin ēast, tetė cellularė njėherėsh! Se ka plot qė kanė nga dy. Shoferėt i ngasin makinat me njėqindenjėzet nė orė e flasin nė cellular. Tashi, qė policia ua ka vėnė dardhat nė bigė, kanė blerė kufje tė vockėla, si fasulka, qė i ngjeshin nė vrimė tė veshit, i hedhin pėrmbi llapėt, i ngatėrrojnė fijet nėpėr leshra, ku s’dallohen hiē edhe e pėrfundojnė fillin nė xhep, aty ku mbajnė cellularin. Ēupkat, qė u ka trullosur mendjen ajo qė thamė, i kanė ngjeshur kufjetkat mirė e mirė, ecin nė trotuar, flasin me dashnorėt dhe duken sikur pėrsėritin mėsimin. Flasin dyke ecur burrat, flasin dyke ecur gratė, flasin pleqtė e rrjedhur. E tėrė Amerika flet me vete, pavarėsisht kanė njerzit nė xhep cellularė, apo jo!
Kėtu kanė qejf tė ta bėjnė shesh me lule, qė tė mendosh, sikur ti je i zoti pėr tė gjitha! Kurrė njeriu nuk e ka patur pleqėrinė kaq tė zgjatur. Flasim gjithnjė po tė kesh para, sidomos, ėh! Tė venė aparat nė zemėr, aparat nė vesh, aparat nė sy… Ta japin veshkėn ta kesh nė xhep e ta lidhin me dhjetėra tela. Tė japin ilaē tė bėhesh burrė, kur ti e ke mbyllur atė histori.
Kjo gozhdė e lehtėsisė mu rrėnjos edhe mė shumė, atė ditė tė shtunė, kur vamė pėr gjah, tė vrisnim fazanė. Ka Papi njė mikun e tij italan, tė cilit na i kish shkrepur tė hante mish pe fazani. Papi i kėrkoi lejė italanit, qė tė mė merrnin dhe mua e kėshtu u bė: unė timonin, ata ēiftet dhe u nismė. Ama, ishte njė ditė, nga mė tė kėndshmet qė kam kaluarė, sa kam ardhur kėtu.
Italani ishte shumė i lezetshmė, se na e bėri udhėn tė kėndshme me rrėfimet e tij pėr indianėt e Amerikės. Biseda mori udhė, ngaqė po kalonim nėpėr njė si xhungėl, pėrtej tė cilės ishin kasollet e indianėve. Ama, unė u bėra kaqė nė Amerikė, njė indian nuk e kam parė! Vetėm ē’shohim nėpėr filma! Udha u bė mė e bukur, kur Papi, qė ka zbritur nė kėtė botė vetėm pėr tė bėrė pyetje, deshi tė dinte, se kur dhe pe nga kanė ardhur indianėt e Amerikės, nė Amerikė! Xhani ia tha, qė ata janė amerikanėt e vėrtetė, po janė si ata zotėt e shtėpisė qė odėn e pritjes e kanė plot me miq e vetė nuk dalin se janė akoma nė brekė!
Njė udhishte e bukur, e shtruarė me asfalt tė freskėt, gjarpėronte nėpėr njė pyll, qė tė mbushte mushkėrinė me erėn e luleve tė lartėsive. Kurrizi i udhės ngrihej e ulej i vijėzuarė dhe pikėzuarė pėr bukuri. Njė dorė e kujdesshme i kish vėnė tabellat e shpejtėsisė sė lejuarė e tė paralajmėrimeve. Me njė llaf, ish nga ato udhė, qė ke qejf ta ngasėsh veturėn pėrmbi. Mė tė djathtė na doli njė tel shumė i lartė i ndėrthurur. Kjo ishte shenja se arritmė. Po, ama, mund tė kemi ecur pėrgjatė telave, nja njėzetė kilometra tė mira, gjer nė hyrje tė rezervatit. Nuku kishin tė mbaruarė telat-o! Mezi arritmė te zyrat, ku do regjistroheshim e ku do paguanim pėr t’u futur nė atė pyll gjuetie, pe afro tetėdhjetė hektarėsh, i tėri i rrethuarė me rrjetė pe teli.
Xhani mori me vete edhe Papin dhe vanė qė tė regjistronin ēiftet. Kishin bėrė ca pagesa pėr lejėn e gjahut, pėr shpezėt, ca taksa e bilmemera dhe mė nė fund erdhėn te unė. Mė thanė t’i bija rrotull njė hangari, se makina do rimorkionte kafazin, i cili kishte brenda nja njėzet fazanė. E lidha kafazin pas xhipit dhe hymė thellė nėpėr udhishtet e asfaltuara tė xhunglės. Xhani bėnte prova se si tė qėllonte gjahun, kur makina ish nė lėvizje e sipėr. Nisi edhe Papi ta nxjerrė grykėn e ēiftes nga penxherka, po mė parė bėri ca pyetje nga ato qė nisnin me “lejohet…”
-Lejohet ta zbrazėsh, kur je brenda nė maqinė?
T'ėmėn e s'ėmės, thashė, dale mo, tė pyes dhe unė! Unė e kisha pėr herė tė parė. Papi kish qenė dhe herė tė tjera e megjithatė s'tė linte radhė.
- Tė kujt janė kėta fazanė? - pyeta Xhanin.
- Janė tanėt, - tha Xhani. I blemė.
- Nga sa, copėn?
- Njėzetepesė dollarė.
E humba fare. Ndala maqinėn dhe desha t'i zbraz tė tėra pikėpyetjet.
- E ku po i shpjemė ne, fazanėt?!
- Jepi-o, maqinės, - tha Papi nė njė pe atyre rasteve tė rralla, kur ai dinte mė shumė se unė. Nuk e kupton, o? Po i shpjemė aty mė thellė qė t'i vrasim.
T'ėmėn! Mbeta e s'po e mblidhja dot veten. Demek blemė fazanėt, ata tashi ishin tanėt dhe ne, nė vend t'ia mbathmim nė shtėpi me fazanė tė gjallė, duhet t'i lėshonim aty dhe pastaj tė mundoheshim t'i vrisnim. Tė vrarė ata bėheshin prapė tanėt, tė gjallė nuk tė lejonin t'i nxirrje! Fazani qė shpėtonte, i mbetej gjene atyre tė rezervatit. Mėėė-nė, gjueti pe lecke!
Xhipi u vu prapė mb'udhė.
- Po mirė o, pse nuk i vramė qė aty te zyrat? - nuku kisha tė ndalur unė.
- Nuku lejohet.
- Po sikur t'i vrasim kėtu, kėshtu siē i kemi, nė kafaz?
- Dėmtohet kafazi dhe na venė gjobėn, qė i kemi vrarė shpendėt tė pambrojtura. Kur t'i nxjerrėm nga kafazi e t'i lėshojmė, pastaj janė rregullat e lojės: ne do pėrpiqemi pėr t'i vrarė, ata do tė pėrpiqen tė mbeten gjallė. Kjo ėshtė lojė e ndershme.
Hajde, rregulla, hajde! Hajde, ndershmėri, hajde! Sa bėnim ne kėto muhabete, na kaloi e na dolli pėrpara njė xhip tjetėr, qė tėrhiqte pas ca lepura, tė blerė pėr t'u vrarė dhe ata.
- Lepurat kushtojnė mė shumė, apo jo Xhani? - e kish radhėn Papka.
- Kjo s' do mend , - ia bėri Xhani. Po shikoni se mos vrisni ndonjė lepur tė arratisur, tek u vjen pėrballė, nėpėr ferrat tuaja!
- Pseeeee?! - ia bėmė unė e Papka me njė gojė. Nuku lejohet-a? - shtoi mė
shumė Papka.
- Sepse, - shpjegoi Xhani me durim, - nė regjistrat e rezervatit, ne nuku figurojmė qė kemi paguarė pėr lepura.
Ecmė e ca mė thellė, lėshuam fazanėt dhe nismė gjuetinė e shpifur: pam e pum! Qėllo Xhani e qėllo Papi! Mora ēiften e Papkės dhe qėllova edhe unė nja dy herė, po, me dashje, qėllova lart e nuku vrava asnjė fazan. Xhani vrau disa e tok me Papkėn e shpunė numrin e fazanėve tė vrarė gjer mė shtatė. Fazanėt e tjerė kishin shpėtuarė. Ata si duket, rrinin pa lėvizur hiē, na pėrgjonin fshehur nėpėr shkurret e pritnė ashtu, gjersa thyemė qafėn ne. Desha ta pyes Xhanin, se ku mund tė shkohej gjėkundi, pėr peshk. Po e dija qė do tė mė tregonte ndonjė vend, ku ti e hedh grepin dhe ca ēunakė tė stėrvitur, vijnė qė poshtė me not nėn ujė e tė varin njė koce nė majė tė grepit. Kėto janė lehtėsirat! Kėshtu i kanė ujdisur amerikanėt. Ku kanė kohė amerikanėt, qė ta harxhojnė, gjersa t'i mbushet mendja peshkut tė vijė e tė provojė majėn e grepit!
Hajde, ē'qejf do bėjmė kėtu nė Amerikė, o t'u mbylltė e mendjes! Hajde, dhjamė qė do tė vemė, hajde! T'’ėmėn, kėsaj i thonė jetė, oreee!
__________________

Mblidhemi tok e bėhemi thumb!


Pėllumb Kulla

Gjokės i kishin hequr patentėn dhe mė kėrkoi mua ta shpija nė restorantin e Kristo Cinit. Tėrheq si magnet ai restorant nė Nju Xhersi, qė ēdo tė djelė lihet i tėri pėr shoqatėn “Shqiptarėt e Vėrtetė”. Kėngėt aty ndjekin njėra tjetrėn e njerėzit i bėjnė veshėt pipėz, nė ato qė dėgjojnė pėr historinė dhe madhėshtinė e shqiptarve. Qėngjat vėrtiten nė hell e rakia vete lumė.
Gjoka nuku mungon asnjė tė djelė, po nuku ėshtė as i pijes as i tė ngrėnit. Ballin sot ai e ka lidhur me njė shami tė kuqe, kurse shqiponja me dy koka i rri mu nė ēaēkė. Ėshtė ulur krah meje e heq e ve kasetat e kėngėve, qė flasin pėr dashuri e trimėri. Mustaqet e lyera me vazelinė i llapsin. Mėrgimin e kemi lėnė nė sedilen prapa. I veshur kuq e zi edhe ai. Edhe unė kam njė flamurkė tė vockėl nė jakė tė zhaqetės.
Nganjėherė them se edhe atdhedashuria tė deh mė keq pe rakisė…
Pėr fat tė mirė, unė kam shėtitur ca dhe krahasimet di t’i bėj. Asgjėkund tjetėr shqiptari nuk e ndjen veten tė padrojtur, si nė Shtetet e Bashkuara. Asgjėkund nuk ėshtė mė i lirė se kėtu. Asnjeri nuku tė pėrbuz, asnjeri nuku tė sheh me urrejtje e tė thotė: nga na ardhėn kėta tė kėtillė! E pėrseja ėshtė e lehtė: qė nė themele, kėta Shtete janė ndėrtuarė me tė ardhur. Si mund tė thotė i ardhuri “nga na ardhėn”?! Ēdo i ardhur kėtu e ndjen veten nė shtėpi.
E sapo qė nuku tė bie njeri mė qafė, ti, si breshka, e nxjerr kokėn nga guaska, shikon mė tė katėr anėt, trimėrohesh dhe u bie tė tė tėra trumbetave: “Heej! Unė jam shqiptar! Gjer tashi mbi kėtė botė rrumbullake, nuku ėshtė parė racė mė e lartė, pe tonės! Nuku gjen kėngė mė tė bukura pe tonave, gjuhė mė tė ėmbėl pe shqipes e nuku ka vend mė tė bukur se yni!”
Edhe pse e qesh Gjokėn, kėshtu mė duket edhe mua ai vend! Sa mė shumė kohė tė kesh pa shkelur nė Shqipėri, aq mė e bukur ėshtė ajo atje. E tėrė kėtė bukuri, shumėzoje pastaj me numėrin e kilometrave tė largėsisė e do gjesh se sa e bukur ėshtė ajo nė secilin pe vendeve ku janė ngulur shqiptarėt!
Nėn shembullin e ca djemve nga Nikaragua, Gjoka ynė pat montuarė dy a tri altoparlantė tė mėdhenj mbi sedilet e pasme dhe lėvizte ditė e natė, nėpėr avenynė tone, me xhamet e makinės tė hapura. Billdingjet e tė dy anėve dėgjonin kėngėt shqiptare:
Mė ka shku mendja me u fejue
E me marr nji ulqinake
Po t’i pėlqente vetėm Gjokės, ai do kish ngritur xhamet e do ta shijonte vetė me zė tė ulėt, brenda xhipit. Po Gjoka ėshtė i sigurtė, qė atė kėngė vdesin ta dėgjojnė tėra farat e racat, qė banojnė a psonisin nė avenynė tonė.
Pastaj nėpėr aveny lėvizin dhe nikaraguanėt vetė: gjashtė leshzinj trupvegjėl, mbi njė makinė tė hapur me altoparlantė mė tė mėdhenj se tė Gjokės. Ata duken sikur ushqejnė me kėngė latine jo vetėm ne, por tėrė Amerikėn me Kanadanė bashkė:
Oh Seleste de mi vida, oh Seleste de mi amor!
Pa qėllon qė Gjoka me xhip ngjitet dhe nikaraguanėt me makinė tė hapur zbresin. Kėmbehen makinat, pėrzihen kitarat me ēiftelitė: duket sikur shqiptarit tė kėngės, i ka shkuar mendja pėr t’u fejuarė me Selesten. Kitarat harbojnė pėr hesap tjetėr:
Ulqinake de mi vida, oh ulqinake de mi amor
Njė ditė tė dy makinat qė mbushin me muzikė Norvudin, u pėrpoqnė me tėrsėllėmė. Njerėzit u mblodhnė nga tė dy anėt e rrugės dhe u bėnė gati tė shijonin zėnkėn. Po policia erdhi mė parė. Oficeri i dha urdhėr tė ndalonin kėngėt. As Gjoka as nikaraguanėt nuk i trembeshin dėnimit. Mė zor kishin tė ndalonin kėngėt. Policėt po e vinin re, qė secili priste shokun ta mbyllte mė parė. Ata tė Nikaraguas nuku guxuanė ta vonojnė mė tej dhe u dorėzuanė. Tani dėgjohej e vetme kėnga shqipe, qė ish nė mbarim dhe Gjoka e la tė mbaronte. Tėrė e vunė re krenarinė e shqiptarit. Ca patriotė tė tij, qė po sodisnin makinat e bėra helaq, trokitnė duart.
- Tė lumtė, Gjokė! – thirrėn nė kor.
Oficeri u tha shoferėve tė shkėmbenin sigurimet dhe i provoi pėr alkol.
Gjoka doli i pastėr, por kish faj nė tė pėrpjekur, kėshtu qė e qau patentėn.
Tashi Gjoka ėshtė shtėrnguarė tė mė lutet mua ta shpie nė Nju Xhersi nė tė djelat e shoqatės!
Restorantin e Cinit e gjetmė plot. Kamarjerėt meksikanė po afronin njė tryezė me rrota, qė mbante sipėr njė ēyrek tė madh buke, rrethuarė nga gjashtė kupa me kripė.
- Bujrum! - thėrriste i zoti i shtėpisė. – Bukė e kripė e zemėr!
Mėrgimi na la dhe shkoi andej nga vėrtiteshin nė hell qėngjat qė piqeshin.
I veshur ashtu kuqezi mua sepse mė dukej se ai qerrata, i pėrdor ngjyrat si fletėhyrje, ngaqė aty i pėlqejnė mė shumė mezetė e Cinit. Me njė llaf, ėshtė mė shumė pijanec se patriot. Ai porosit raki nga ajo mė e mira, qė Kristo Cini e ka me bollėk. Restoranti i ka ca tė shtrenjta ēmimet, por ama, nuk ke ku t’i dėgjosh tjetėr, fjalėt e ėmbla qė thuhen aty.
Aty, bre, shpallen ca zbulime, qė t’i ngrenė njerzve mornicat. Mbi lėkurė po e po, por edhe mbi kėmishė, ore! Njerėzit ēapėlejnė sytė e habiten, se si shkencėtarėt nė Shqipėri nuku i bėjnė dot zbulimet e kėsaj shoqate. Nuk e kuptojnė se kėto bėhen vetėm kur je larg atdheut. Po ishe atje, s’i bėn dot. Mbase ėshtė malli, ai qė i bėn! Po t’u a vesh nė dyshim e tė pyesėsh a janė tė vėrteta, tė thonė:
- Le tė dalė njeri e tė na i kundėrshtojė!
Njeri nuku del! Ama, tė jenė tė vėrteta, tė falenderosh njė mijė herė Zotin,
qė ke lindur shqiptar, ja, mos i kem tėrė! Nė ato biseda mėson historira, qė bota lufton tė na i fshehė. Aty flitet pėr Aleksandrin tonė tė Madh, pėr Pirron e legjendave tona, pėr perandorėt qė i kemi dhėnė Romės, kryeministrat qė i rrėfyen udhėn Turqisė, pėr kokat qė po i japim Evropės. Aty ėshtė thėnė qė gjysma e gardės sė Napoleonit, bėhej nga shqiptarė, qė u bėnė gjeneralė, u kthyenė nė francezė e u humbi fara!
E ē’nuku nxjerr e vėrteton malli! Vetėm atje nė Nju Xhersi zbulohen kėto. Nė restorantin e Cinit ėshtė vėrtetuarė, se shqipja ėshtė gjuha mė e pasur nė botė, mė e vjedhura, mė e vjetra: aty ėshtė arritur tė thuhet, se ajo ėshtė gjuha qė folėn sefte majmunėt e lashtė, sapo nisnė t’i ngrenė nga toka putrat e para dhe t’i quajnė duar. E thamė: largėsia lot rol tė madh nė kėto zbulime! Ja edhe tashi qė i tregoj kėto, mornicat, varda!
Qerrata i madh Cini, se me mornicat qė na ngre shoqata, ai po ngre ujėt pėrpjetė! Nė restorantin e tij shiten ēadra tė kuqe me shqiponja, sandalle me rripa kuqezi, kravata me shqiponjėn pėrmbi lidhkė e ēakmakė kuqezinj. Vetė Kristoja ėshtė nga jugu, po rri tėrė ditėn i veshur me brekushe dhe qeleshe tė veriut. Pėrmbi restorant po ngre njė hotel me dhjetė kate. Tė merr me zor lart nė ato hapėsira betoni, ku tė grin era e tė tregon, se qė tani ua ka vėnė emrat dhomave.
- Ja, -thotė, kėtė do ta quaj, Oda e Skėndėrbeut. Kjo, qė sheh nga deti
ėshtė Oda e Mbretėreshės Teuta, kjo e Ali Pashait, kjo tjetra e Lek Dukagjinit…
Pastaj tė rrėfen nė vesh, se do ta lerė listėn figurave tė shquara gjer te viti 1912. Kėta tė mė vonėt mund t’i prishin punė. Edhe ēmimet nuk do t’i verė njėlloj. Se tjetėr ėshtė, bre, tė kalosh njė natė nė Odėn e Ismail Bej Vlorės e tjetėr nė atė tė Karamahmutit!
Unė i pata rralluar vajtjet nė restorantin e Cinit, kur u tha qė nuku do pranoheshim nė shoqatė, po qe se nuk bėnim tatuazh njė shqiponjė me dy koka, nė dėrrasė tė gjoksit. T’ėmėn! U vura nė udhėkryq. E dua Shqipėrinė, bre, jam krenar qė jam shqiptar, por tatuazhin e kam zėt. Nuk e duroj dot. Ca rendėn me vrap dhe i bėnė shqiponjat, por e gjitha pastaj u ndėrpre, se kryetari i shoqatės “Shqiptarėt e Vėrtetė”, Asimi, vdiq, ja tamam, pe tatuazhit. Te njėra kokė e shqiponjės, lėkura iu mahis, i hipi zjarri e vdiq nė dyzetetė orė. U fol se, ja mbi bojėn, ja mbi gjilpėrėn, qe shtrirė dora e ligė. Kristo Cini thotė qė qe vepėr e armiqve kombėtarė. Asimit tė gjorė i bėmė varrim madhėshtor dhe e futėm nė dhe, ashtu, veē me njė kokė shqiponje vizatuarė nė gjoks. Nuk u arrit tė bėhej koka e dytė. Kjo vdekje u bė shkak, qė tatuazhet u lanė.
Pjesa mė e bukur e tė djelės thirret “dėnojmė grabitjet e lavdisė shqiptare”. Ato tė marrin mendjen. Po grabitja e dėshmuar atė ditė, na la pa mend hiē!
Njė plak thinjosh me syze, kish gjetur nėpėr dokumentet e rrallė tė bibliotekave tė Nju Jorkut, se Amerikėn, e kish zbuluarė njė anie levorashe me shqiptarė. Ehu, nja tetė vjet para Kollombit!
Ne nuku merrnim frymė. Asnjėri nuku guxonte tė mbllaēitej.
Thinjoshi na ngjiti nė mur ca fotografi vizatimesh me ca lėkurėkuq vendas, qė shohin me habi njė anie me vela. Mbi dėrrasat e faqeve tė anies kish shkrime, qė i pat prishur uji i kripur i detit, por thinjoshi i shoqatės “Shqiptarėt e Vėrtetė” i kish forcuarė cazė me kalem dhe ne u afruamė e pamė shkruar shqip “erė e marė”. Studjuesi thinjosh, na tregoi se si e kish gjetur vitin e kėtyre vizatimeve. Ai tha se ania ish po e mbretėreshės sė Spanjės dhe se shqiptarėt paskėshin qenė piratė tė mesdheut, qė mbretėresha i kish falur e i kish marrė nė shėrbim tė saj, pasi qenė shumė tė zotė! Mbretėresha paskėsh dėgjuar pėr ta e kish vajtur t’i vizitonte nė burg. Kur kish dalė nga kaushi i trimave shqiptarė paskėsh thėnė:
- Hiquani dhe zinxhirėt dhe rojet, se i fyejmė. Kjo racė fisnike ėshtė e besės!
Ata do tė rrinė vetė nė burg, aq sa thotė dėnimi.
Pėr ta nuku kish mė as roja as zinxhirė. Mė pas ajo i paske falur. Si mirėnjohje
detarėt shqiptarė i kishin premtuarė sovranes spanjolle Amerikėn! Dhe e zbuluanė. Ehu, shqiptarėt ishin nė tė kthyerė nga Amerika, kur Kollombi me tė tijtė u nis drejt saj! Bile ishin kėmbyerė rrugės dhe shqiptarėt i kishin dhėnė Kollombit, duhan qė mė parė nuk e njihte njeri. Dhe i mėsuan se si pihej. Dhe qė shqiptarėt e Amėrikės sot e pijnė duhanin mė shumė nga tė gjithė, kėtė lidhje dėshmon.
Pastaj Kollombi e kish pėrvetėsuarė zbulimin. Italanėt e pabesė vunė tellallėt nė tėrė botėn. Ne nuk kemi tellallė. Ne kemi vetėm armiq e ata na e mohuan zbulimin. Tani Amerika nuk ia di pėr nder shqiptarve. Po e vėrteta gollomesh, ish kjo qė thosh thinjoshi!
Sa mbaroi ai fjalėn, restoranti u tund pe duartrokitjeve.
- Na e mbush edhe njėherė, kėtu! Na sillni tė pimė! – u thėrrisnin nga qefi kamarierve meksikanė.
- Raki, nga ajo e mira! – kėrkonin njerėzit.
- Ah tė gjorėt ne, qė na bien mė qafė! Vuaj moj Shqipėri, se kjo botė qenka e padrejtė!
E njerėzit i pinin kupat me fund dhe i pėrpiqnin mbi tryezė.
Mėrgimi i dėgjonte kėto nga larg, qė nga vendi ku vėrtiteshin qėngjat. U ngrit me gotė nė dorė dhe u afrua.
- Ore zotėrinj! – tha. - Tė tėra kėto janė tė bukura t’i dėgjosh, po a na i
pranojnė shkencėtarėt e botės?
- Po, ama, edhe nuk na i kundėrshtojnė! – ia priti thinjoshi.
- I keni botuarė gjėkundi, juve? – nguli kėmbė Mėrgimi.
- Nuk na i boton njeri!
Mėrgimi ia plasi gazit.
- Atėhere nga ta dijė, botė e gjorė?! Se mos ajo vjen nė kėtė restorant!
Jo vetėm Cinin, po Mėrgimi na ofendoi tė tėrėve. U ndezėn gjakrat.
- Kush e ka sjellė kėtė, more! – Nxirre jashtė, tė shiturin! Pijanec! Yhaaa!
Njė meksikan me shirit kuqezi nė krah, erdhi dhe e qiti Mėrgimin jashtė.
Pasi dėbuamė Mėrgimin, e mori fjalėn kryetari i shoqatės e tha se shkencėtarėt nė Shqipėri e kanė gojėn tė zėnė, ose ngaqė nuk janė tė zotė tė bėjnė kėto zbulime madhore, ose ngaqė paguhen pe tė huajve, qė tė heshtin. U tremben krenarisė, qė ndez flakė, historia e nderuarė e shqiptarėve, qė nuku ka faqe, saē ka heronj!
E nė atė zjarr tė shqiptarizmės e djela u mbyll si pėrherė, me sytė tė lagur, me grykėn e zėnė pe ngashėrimit e me kėngėn, qė nis Lalua i madh me fizarmonikė. Ai i rreshton tetė meksikanė para nesh dhe ata kėndojnė tė vetmen kėngė, qė dinė me fjalė tė kulluara shqipe:
Po pyet bota pėr Shqiprinė,
Sa tė madhe e ka ushtrinė…
E di, bre, qė i ka vajtur mirė nė mend, qenit, Lalos! Me meksikanė shkon mė mirė kėnga! Meqė janė tė huaj, duket sikur, vėrtet, bota i trembet ushtrisė sė famshme tė shqiptarve! E pyet: sa e madhe ėshtė? Demek, sa batalona ka? T’ėmėn, artisti qė ėshtė artist, e tregon veten bre, edhe nė njė restorant tė Nju Xhersit!
Hapej atė ditė, sikur do ēahej fizarmonika. Ne u vinim pas meksikanėve, dyke pritur, qė Lalua ta pėrsėriste, siē e kish bėrė gjithnjė atė shfaqjen e mjeshtėrisė: nė pjesėn e dytė tė kėsaj kėngės “sa tė madhe e ka ushtėrinė”, njė ndihmės ia lidh Lalos sytė me njė shirit kuqezi dhe ai i bie veglės qorrazi, po aq mirė, sa edhe mė parė, me sy tė hapur. Ne, varda brohorimat! Pastaj njė ndihmės tjetėr, i hedh pėrmbi tastjerėn e fisarmonikės njė flamur tė trashė tė Shqipėrisė. Ia mbulon me flamur tė tėra notat, tė zeskat dhe tė bardhkat, por ai, Lalua i famshmė, vazhdon t’i bjerė pėrmbi flamur! E po, kėtu, nė kėtė pikė tė sė djelės, edhe dru tė jesh, do tė tė shpėtojnė lotėt.
Mėrgimi na priste te makina. Gjoka i ka zėt ata qė pinė e nuk i foli hiē, por u ul nė sedilen pėrpara, pėr tė pėrgatitur kasetat me kėngėt e trimėrisė.
Sa kaluamė tunelin e Linkolnit, sirena e policisė rrugore na hipi pėrmbi melodinė pėrmetare dhe na ftoi tė hiqemi mėnjanė. Nuku po merrja vesh, ku e kisha shkelur. Oficeri e la makinėn prapa nesh dhe na erdhi te penxherka.
- Rripin e sigurimit, nuk e keni vėnė. Ėshtė ligj! – tha dyke mė marrė nga
dora patentėn.
Unė rripin tim e kisha ngjeshur. Oficeri e kish fjalėn pėr Gjokėn.
Gjoka filloi tė shfajėsohej me njė anglishte ēalamane. Pastaj e la shpegimin
dhe mė kėrkoi ta pėrktheja.
- I thuaj zotni oficerit, se unė kam shumė respekt pėr ligjet e kėtij vendi. Nuk lidhem me rryp, jo pėr rebelizėm. E kam pėr traditė kombėtare.
Oficeri u tregua i durueshėm.
- Prej nga ėshtė? - mė pyeti.
Ia thashė.
- Pėr cilat tradita e ka fjalėn? – pyeti shumė i interesuarė oficeri.
- I thuaj zotni oficerit, - me tha Gjoka. – se ndėr shekuj askush nuk ka guxue
dhe nuk e ka lidhė dot shqyptarin! Nuk lidhet shqyptari, burra!
- Oho, - i a bėri prapa nesh Mėrgimi gati dyke vajtuarė.
Ia pėrktheva oficerit. ashtu, siē isha vetė i lidhur, edhe pse shqiptar safi.
Zemra po mė rrihte me tėrsėllėmė, se mos mė pyeste pe nga isha. Po oficeri, mė mori pėr taksist, qė di shumė gjuhė tė huaja, mes tyre dhe atė tė Gjokės.
- Pėrktheja zotnisė, - mė tha shumė i mirėsjellė oficeri, dyke nxjerrė
bllokun e gjobave, – se kėtu kemi njė traditė tjetėr. Ajo mbron udhėtarėt nga vdekja nė rrugė dhe ky qėllim i mirė ėshtė bėrė ligj. Dhe zbatimi i tij ėshtė traditė gjithashtu.
I kėrkoi Gjokės njė kartė njoftimi dhe pasi ky ia dha, nisi t’i mbushte fletėn
e gjobės dyke murmuruarė nėpėr dhėmbė: - Kemi dhe traditė qė gjobisim!
- More ky paska luejtė mendsh! – ia bėri Gjoka dyke u kthyerė pėr ndihmė nga ne. A ėshtė nė vete, ky zotni? A i a ka tregue ndokush se ē’janė shqyptarėt! Ky oficer qenka pa kulturė fare! Jena shqyptarė, or ti! Kėtu nė Amerikė, ka nga e tanė bota. Ata lidhen kollaj e ky thotė, se po na lidh edhe na!
More, se mė bėhej tė pėrktheja! Kisha dėgjuarė qė Gjoka qe pykė…
- I thuej zotni oficerit, - vazhdonte Gjoka, - le tė gjobisi sa tė dojė! Fjalėn
qė na kanė lėnė tė parėt, mos me u lidhė kurrė nga i hueji, unė do ta kem kryeporosi. Dhe do t’u a le amanet fėmijėve!
- Ohoooo, - u dėgjua Mėrgimi, mė i lodhur se kurrė. – Tė gjorėt fėmijė!
Oficeri nuk e kėrkoi pėrkthimin, por i dha Gjokės njė gjobė pesėdhjetė dollarėshe. Miku ynė e mori me atė kėnaqėsi, siē e marrin trimat, plumbin ballit! Po unė shqeva sytė, kur oficeri paskėsh prerė dyzet dollarė gjobė edhe pėr mua!
- Kėshtu do t’i shtrėngosh pasagjerėt tė venė rripin! – mė tha dyke mė
nderuarė.
Lamė Gjokėn para shtėpisė sė tij e Mėrgimi ia shkrepi gazit.
- Mos i a verė re, Peēo! Nuk e pe qė ishte i dehur?
Pėr vete Mėrgimi tė mbyste me avuj rakie, por qeshte derri i derrit me kėrkėrimė e nė mes tė tė qeshurave, ia bėnte:
- Nuk ėshtė… lidhur kurrė… shqyptari! Kurrė?!.. Oj, oj…tė lidhur qė e kanė bėrė… shqiptarin!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    17/9/2010, 02:51

U lidh Papi!


Pėllumb Kulla

Fejesėn me njė amerikan Roza e dėshironte edhe pėr njė shkak tė natyrshmė: i kish mbushur e kaluarė ditėt. Po mė shumė, Roza e kėrkonte dhe pėr inat tė atyre djemve, aty nė Shqipėri, qė i kishin shkuarė pranė e nuku kishin ndaluarė te hiret e saj. Kėshtu, njė fejesė nė Amerikė, pėr Rozkėn tonė, sillte njė fitore me shumė kėnaqėsira.
Koha po rend njė ēikė si shpejt pėr Rozėn dhe sikur t’i dilte njė fat i bardhė, sa nuk ėshtė vonė! Roza i dhimbsej gruas sime, por nuk e ndihmonte dot. Ime shoqe do kish mbetur vetė pa e prerė bishtin, sikur unė, para njėzeteca vjetėsh, tė mos kisha vajtur nė atė dasmėn nė Gollokamje e sikur tė mos ishte organizuarė ai vallzimi “kush ka shaminė, ia jep kavalierit e i merr damėn” Ia dhashė shaminė kavalierit tė Rezartės, i mora damėn, kėrcyemė me tė e u lidhmė! Ajo ditė hyri nė historinė e familjes sonė. Veē, kur mėrzitem me Rezin, them mė mirė tė kisha mbajtur shaminė!
Rezi nuku gjen dot ilaē pėr shoqen e saj. Gruaja ime nuk e njeh artin e mblesėrisė amerikane se, nė radhė tė parė, nuku njeh amerikanė tė pamartuarė, e nė radhė tė dytė, se nuku njeh amerikanė fare. Ka vite qė ime shoqe thotė, qė do ish mirė qė ta bėnim Rozėn pėr Papin, por kishim frikė, se kjo do tė ishte shumė e rėndė pėr Rozėn, se Papi qe shqiptar, e kjo e zbriste atypėraty nė fund tė listės sė kandidatėve: ēupa i urren shqiptarėt.
Ama, kur mos i kem tėrė, Roza do gjente te Pėrparimi njė burrė ideal. Papi s’ia prish qefin njeriu, pale gruas sė tij!
Sa herė vjen pėr vizitė Roza, Papi e nuhat e vjen dhe ai. Tė rralla janė kornizat e dyerve nė Nju Jork, ku Papi nuk duhet tė ulė kokėn. Merre me mėnd nė dhomėn tonė tė pritjes! Ama, sapo ėshtė brenda, ngre kokėn, sytė i ka drejt e te Roza. Po si s’gjeti njė llaf tjetėr, kusuremadhi, por bėri pesė vjet, qė sa herė i jep dorėn Rozės, i thotė:
- Ua! Ē’koinēidencė!
- Po mjaft, o Papi, - i thotė mėnjanė e kushėrira, Rezi. Nuk di tė thuash llaf tjetėr? Thuaj “sa mirė tė gjeta dhe ty kėtu, moj Rozė!”, apo “e bukur kjo: sa herė vjen ti, vij dhe unė!”.
Po Papit ato i duken shumė banale dhe kur e ndėrron donjėherė e ndėrron me ca shprehje mė pe protokolli: “ec e mos beso telepatinė!” Ose: “ua ē’surprizė e papritur!” Shkurt, edhe pa e kuptuarė mirė, ai nė shprehjen e tij, ia ka enda ta ketė njė fjalė tė huaj dhe me tė i shfaqet Rozės si njė fshatar, qė mes shajakėve, ka vėnė nėn mjekėr, njė papijon!
Roza ėshtė nga ato lloje ēupash, qė tė etura pėr tė kapėrcyerė nė shkallėn e fejesės, rastin mė tė vagėllyerė pėr lidhje me ndonjė djalė, e quajnė tė mbaruarė. E qė kur e kemi kėtu nė Amerikė e kemi vėnė re Rozėn, qė vjen me kutira ēokollatash nga ato mė tė mirat dhe po nga ajo ēantė nxjerr edhe njė tortė e thotė me buzėt vesh mė vesh:
- I solla tė mė uroni, se jam fejuarė!
Sulet Rezi ta puthė e pastaj e puthim dhe ne tė tjerėt e dyke ngrėnė ēokollatat e tortėn, dėgjojmė Rozėn tė na tregojė pėr dhėndrin:
- Merret me financat. Henri, e quajnė. Me origjinė, nga i ati ėshtė gjerman, po mamanė e ka irlandeze. Ėshtė katėr gisht mė i gjatė se unė. “Uau! Ti nuku ngjan fare si shqiptarkė”, mė tha. “Unė tė kujtoja ruse”. Ama kish kohė qė po mė vėrtitej. Juve jua tregova tė parėve, tani do ta dėrgoj lajmin nė Shqipėri.
E ne presim tė na sjellė pėr vizitė tė fejuarin e ajo, jo vetėm qė nuku e sjell, po nis e flet gjithnjė pak e mė pak, pėr atė gjermanoirlandezin e saj. Aq sa avash-avash, ne me zė mė tė unjur e pastaj me mė tė lartė, fillojmė e urojmė nga e para, hapur, sikur nuku ka ndodhur gjė: “Hajde, me njė fat tė mirė tashi!” E Roza qesh, e pranon urimin dhe thotė: “Eh, si tė jetė shkrojtur tashi. Ku i dihet?!”
Sa kohė qė banonte afėr nesh, na e kish bėrė nja tri herė kėtė shfaqje. Edhe tashi qė ėshtė zhvendosur nė Astoria, kėtė punė po na bėn. T’i kemi ngrėnė Rozės, kur mos i kem tėrė, pesė torta gjer tashi! Papka, qė e do dhe vdes pėr Rozėn, ka qenė dhe ai nė tri torta. I ha me buzė plasur, se sheh qė vetėm sėra e tij nuku po vjen.
Ia thashė sime shoqeje, me myk tė sėpatės njė ditė:
- Do t’i thuash tė na lerė rehat me kėto fejesat e papjekura, qė nxiton t’i pjekė vetėm pėr ne?! Nuku pret dot ajo, tyryfyēka, sa tė mbarojnė pyetkat, hetimet, prerjet, matjet, qė ka fejesa para se tė bėhet?!.. Oj, budallaēkė e derrit! Sa herė ndonjė e pyet pėr orėn, ajo mendon se ai ia ka vėnė synė e rend nė ėmbėltore tė na blerė tortat! Po na sėmur me atė tė sheqerit! Leri pordhėt, i thuaj e merr Papkėn, se mė tė mirė pe tij, nuku gjen!
I vjen zor mo, edhe gruas time tė shkretė. Akoma ka fuqi e varfėra, tė gėzohet e tė lumtėrojė nė ēdo fejesė tė re tė Rozės dhe t’i hidhet nė qafė asaj.
- Uaa! Mrekulli, moj Rozkė! Pandaj tė paska rėnė ky nur kaq i bukur, me?!
Ama ka kohė qė ime shoqe nuk i thotė mė tė na e sjellė tė fejuarin nė shtėpi, se e di qė ai i fejuar nuku do vijė kurrė.
I thashė njė ditė Papit:
- E do Rozėn?
- E dua.
- E do akoma?
- Akoma e dua. Fejesat e saj nuku mė trembin mė. Ia kuptoj brengėn, tė gjorės. Ah, po ėshtė e mirė, bre, Peēkė! Do ta mbaj nė pėllėmbė tė dorės, o kur mos i kem tėrė!
Dridhesh nga emocionet i gjori Papkė. Po unė, pėr ca gjėra jam i shkathtė.
- Kėtė tė dielė, merre nė makinė, ta shpjesh nė shtėpi dhe thuaja!
- Ashtu ta bėjmė, thua?
- Nuku kemi pse tė presim mė! Tė dielėn ėshtė dita jonė e madhe!
Vjen Papka tė dielėn i veshur e i ngjeshur me njė kostum nga ata tė Bllumingdellit. Mbante era livando e qe i mbėrthyerė gjer mė majė. Ish bėrė gati tė thosh “ua, ē’surprizė e papritur”, po Roza nuku kish ardhur akoma. Ia bėmė me shėndet kostumin dhe po prisnim Rozėn. Kur, ē’tė shohim? Ajo na erdhi gjene me tortė dhe me ēokollata! Xheē i futa njė tė sharė, po gruaja m’u lut e mė mbajti nė fre.
Ama kur erdhi sėra e urimeve, nuk m’u durua dhe ia mbajta drejt e nė ballė: nuk i thashė as “qoftė e hairit kėtė radhė”, as “tė trashėgohesh”, po mora njė qoshkė torte pėr urim dhe i thashė:
- Hajde, me njė fat tė mirė, kėtej e tutje!
Ime shoqe ma shkeli buzėn e tmerruarė, po Roza bėri sikur nuk e kuptoi.
Roza po tregonte qė kėtė herė na e kish mbajtur fshehtė, sa tė mbaronte kjo punė. Njė muaj e gjysmė, nuk i kish thėnė asnjeriu, qė tė siguroheshe mirė. Ky paske qėnė italan me origjinė, po paskej lindur kėtu, me mama polake. Djali u quake Ēarls, por nė mes italianve, i thėrresin Karlo. Sot prindėrit e djalit e kishin marrė Rozėn nė kishė dhe ua kishin prezantuarė rrethit tė tyre, si nusen e Karlos. Tė gjithė, sa s’po e pėrpinin me sy, e po mos ua kish thėnė mamaja e djalit, nuku do ta kishin besuarė kurrė qė Roza ish shqiptare!
Roza fluturonte, Papka me kostum tė ri, po hiqte grahmat e fundit! Hiqte i gjori dhe si i gjatė qė ėshtė psherėtima bėnte goxha rrugė, qė t’i dilte nga fundi i shpirtit. I bėra shėnjė Papkės tė dilnim nga dhoma tjetėr. E lamė Rozėn t’i tregonte sime shoqeje, se si e kishin ftuarė pėr drekė, si i kishin thėnė disa herė qė fare, fare, fare, nuku ngjante si shqiptarkė dhe se si nė shtator kishin vendosur pėr dasmėn, se ai qėnkej djalė i vetėm dhe pleqtė ishin lodhur dyke pritur...
Me kėto llafe qė po shuheshin prapa shpatullave tė tij, Papi tėrhoqi derėn pas vetes e m’u shtri meit, drejt e nė krevat. Megjithė kostumnė e Bllumingdellit!
- Ujė - tha, - se po mė bije tė fiktė!
I solla ujė, i laga ballin. E mori veten po ashtu, i pikėlluarė, nuku gjente ngushėllim.
- Ua, sa isha pėrgatitur, unė i ziu! Mė iku nata pa gjumė dyke menduarė tė sotmen. Ah, bre, pafati nuku bėhet me fat! Do kishim krijuarė njė familje tė qetė. Puna e dokumentave tė mia, do qe pėrfunduarė... Ai miku im italan, Xhani, mė tha do m’i mbushte ai formularėt...
- Ngreu, - i thashė i vendosur. Ngrehu, se do zhubrosėsh kostumin!
- E ē’ta dua mė?! - tha i gjori.
- Ngrehu, - ngula kėmbė unė, me njė nga ato shkėndijat e gjenive, qė mė shkrepin nė tru njėherė nė shtatėdhjetepesė vjet. Ti sonte, Rozėn, merre me makinė, pėr ta shpėnė nė shtėpi. Rrugės, thuaja!
- Ēfarė t’i them mo?!
- Tė fejoheni. Propozoi pėr fejesė.
Papi mė pa, siē shohim tė lojturin nga mentė.
- Je nė vete! Nuk e dėgjove?! - ma bėri. Nuk i kam thėnė gjer tashi asnjė llaf. Tashi qė ajo e pėrfundoi me atė Karlon e qė kanė caktuar dasmėn nė shtator... Puh, Ti, Peēo, je i lėnė!
Unė, njė ta mbėrthyerė Papkėn nga jaka e Bllumingdellit e njė ta ngritur mė bythė, nė krevat!
- Bėj kėshtu si them unė! Dėgjomė njėherėzė! - e shkunda.
- Nuku mundem, bre! Nuk e dėgjove ti, ajo...
- Opo lere se ē’thotė ajo! Ti sot do t’i shfaqėsh dashurinė. Dashurinė pėr Rozėn, e ke tė vjetėr, apo na ke gėnjyerė?
- E kam bre, kur mos i kem tėrė! Si, o, ju gėnjekam juve?! Po unė ty e Rezin ju kam kėtu. Nuk e heq mėndjen pe Rozės, qė mė ora tetė tė mbrėmjes, tė 3 prillit ‘94! Gjen sot nė Amerikė dashuri mė tė vjetėr se kjo?!
E tunda dhe e shkunda tė gjorin Papkė. Dy herė ma dha fjalėn, dy herė ma ktheu. Mė nė fund sikur u kandis dhe e ftoi ēupėn nė veturė, qė ta shpinte nė shtėpi. Po aq i emocionuarė ish, sa dukej se kish qejf qė ajo tė mos pranonte.
Ajo pranoi. Rrėzėllente e tėra. Na tundi doēkėn e lumtur dhe na tha njė “ēiao” qė nuk na e kish thėnė kurrė ndonjėherė. Papka, me duar tė dredhura pėr pasagjerkėn e shtrenjtė, ia kuptosi derėn, qė mos i hapej rrugės dhe qarkoi me vrap te ana e shoferit. Ėshtė aqė i gjatė, kusuremadhi, sa qė e tėrheq sediljen e tij, prapa, gjer aty ku nuku mban. E vetė duket si pasagjer, kurse makina duket sikur lėviz pa shofer.
Makina shfryu dhe u nis. Pas dy orėsh, xėrrr, telefoni! Papka!
- Peēo, mbaroi ajo punė! U fejuamė... Unė edhe Rozka, sonte, u fejuamė! Ia thashė. E di se ku ja thashė? Mu mbi Kuinsboro brixh! Nė kat tė sipėrm tė urės, nė tė zbritur. Pranovi...
Papka merrte frymė me zor nga lumturia.
- Po kam qė mė tre prill tė ‘94, ora tetė, bre, qė po vuaj! Po ti Peēo, je gjeni. Gjeni o gjeni, po kush t’i di vlerat! Po si, bre, kur i kisha humbur shpresat...
Edhe unė isha i trazuarė. Thirra time shoqe dhe i thashė lajmin e ri. Ajo mbeti me gojė hapur.
- Ma jep cazė Rozkėn, ta uroj tamam, - i thashė Papit.
Papi la telefonin dhe shkoi tė thėrriste Rozėn. U kthye:
- Rozka kėrkon ndjesė, po nuku vjen dot... Qan pa pushim.
- Mirė, thirre t’i flasė Rezarta!
- Nuku do, as pėr Rezartėn. Po kullon nga lotėt e gjora. Ca e ca lumturinė e kanė me tė qarė, ore!.. Nė shtator kemi dasmėn. E vendosmė. Peēo, ore, ta ka thėnė njeri qė je gjeni-o?...
__________________

Rrėfenja e njėzeteshtatė:Jetė tė vėrteta dhe jetė tė vėrtetuara

Pėrjetime dhe portrete shqiptarėsh nė mėrgim


Pėllumb Kulla

Nuk gjejnė pushim vulat nė Shqipėri! Bjerė e kėrcit, mbi dokumente qė paguhen kripur: bamp, mbi ēertifikata, bump, mbi raporte mjekėsh, bamp, mbi pasaporta, bump, mbi vendime gjyqi, bamp, mbi diploma, bump, mbi vėrtetime pėrndjekjesh! Tė vjen keq, bre, pėr tėrė ata, qė vite me radhė, kanė shtrydhur trutė mbi provime. Tė kėputet shpirti, pėr tėrė ata, qė kanė vojtur prapa hekurave tė burgut. Bile, ca e ca, me oreks mė tė madh, kanė dhe dipllomė dhe vėrtetime qė kanė qenė tridhjetė vjet nė burg. E nuk e kanė llogaritur hiē se nuk u dalin vjetėt. Sikur e kanė bėrė shkollėn pa shkėputje nga burgu, o nė p… tė s’ėmės! Tė huajtė, qė presin shqiptarė, tashi e kanė mendjen top, se vendi ynė i bekuarė, banorėt mbi tridhjetė vjeē i ka me universitet, kurse ē’ka mbi dyzet vjet e pėrpjetė, i ka tė tėrė tė kalbur nėpėr burgjet e komunizmit!
Vetėm pėr Ziken kushedi sa vula janė ngjeshur pėrmbi shkresa!..
Qė kur erdhi kėtu, Zikja erdhi i gėnjeshtėrt! Kish akoma nė vesh kėngėt e dasmės me Milkėn, kur i qe bashkuarė grupit tė njė kėngėtari tjetėr, qė po gatitej tė hidhej nė Amerikė. Nuk e sjell dot nė hatėr tashi, se cili kėngėtar ish ky, qė shqiptarėt e mėrguarė, mezi po prisnin. Ai do tė kėndonte, kurse Zikja me dy tė tjerė, prapa tij, do bėnin la-la-la, vėnde-vėnde, nė mes tė kėngės. E tėrė kėnga ish e bėrė mbi shirit dhe do buēiste pėr bukuri, daē tė ishin prapa kėngėtarit orkestra me ata tė la-la-lasė, daē tė mos ishin! Tė tėrė orkestrantėt bėnin sikur u frynin veglave. Ca prej tyre i shikonin pėr herė tė parė veglat qė kishin nėpėr duar e bile nė fillim mezi e gjetėn se nga t’u frynin.
Nuk i dilnin paratė, pa edhe Milkėn, do ta kish marrė Zikja nė atė grup. Edhe ata dy tė tjerėt, qė bėnin la-la-la, si Zikja, pėr tė zėnė njė vend nė kėtė grup muzikantėsh qė nisej pėr Nju Jork, kishin paguarė goxha para. Ai qė bėnte la-la-la, mė tė djathtė tė Zikes, vinte tė kėrkonte gjurmėt e gjyshit. Ai tjetri, nga Veriu, kish hyrė nė treshen e la-la-lave, meqė e ndiqte policia. Pat bėrė njė gjakmarrje ai. E kish goditur, por veē sa e pat plagosur hasmin. E kėrkonin nė Shqipėri, po aha! Do bėnte la-la-la, sa tė mbaronte shfaqjet e pastaj do tė ēalltiste tė gjente anėn pėr tė bėrė dokumentet e qėndrimit.
Kėtė do bėnte edhe Zikja, po ndryshe nga tė tjerėt, ai e kish mėndjen e fjetur, se kish Nikollaqin, kushuri i parė nga nėna, qė mbante hapur njė restorant me kuzhinė italane, nė Bruklin. Nikollaqi edhe gruanė e kish italane. Silvia ish pesė vjet mė e moshuarė pe Nikollaqit. Ish zonjė grua, pak harraqe, po me zemrėn flori. Ajo rrinte shtrirė tėrė ditėn, dyke lexuarė libra dhe bėnte pushim vetėm kur kish pėr tė lexuarė ndonjė gazetė. Nuku kishin patur fėmijė pėr faj tė Silvias, por Nikollaqi e kish marrė mbi vete pėrgjegjėsinė dhe kjo ia kish shtuarė italankės dashurinė.
Siē kish Ziken, Nikollaqi numėronte njė bataljon me kushurinj. Por ky shoku im kish meritėn, qė zbarkoi i pari nė restorantin “Aroma”. Mė vonė erdhė njė nga njė e dy e nga tre, edhe tė tjerėt. Dhe iu ngjitnė Nikollaqit, siē mblidhen bletėt xhumbė, nė cung tė qershisė. Nikollaqi qe i menēmė, se me buzė tė qeshur, i largoi tė tėrė e mbajti vetėm tė parin, Ziken, qė ata tė mos thoshin dot, se kushuriri i vjetėr nuku pyeste pėr rrėnjėt e tij. I dha Zikes njė zgėq pėr tė fjetur, aty nė restorant, e vuri tė lajė pjata dhe kjo qe e pyetura pėr rrėnjėt.
Kėtu fillon zinxhiri i pėrpjekjeve pėr tė lidhur me ligj kapistrėn e Zikes nė hallkat e Amerikės. Po edhe pse mė i vjetėr edhe mė i hershėm, se mos i jepte dot udhė Nikollaqi! Pajtuanė avokatė, vėrtit andej, vėrtit kėtej, aha! Njėri pe avokatėve e kėshilloi kushon e vjetėr tė thosh, se i duhej njė kuzhinjer gjellėsh etnike, nga viset arbėrore, fjala vjen, njė usta i piperkave tė mbushura, apo i kungulleshkave me kos. Ashtu e bėnė kėrkesėn. Pėr kėtė, vuuu, Zikes nga Shqipėria, i erdhėn dhjetėra dekorime, diplloma e ēertifikata tė fituara nė panaire kombėtare. Tė tėra me vula pe vėrteti! I sollėn avokatit edhe njė gazetė, me njė alamet kritike kundėr Ministrisė tė Turizmit, qė paskėsh lejuar largimin jashtė kufijve tė njė kuzhinjeri, qė ish njė nga vlerat e rralla tė mbetura atij kombi, pas pėrmbysjeve tė mėdha… Nuk ia pranuanė, se restoranti mė parė, duhej ta kish afishuarė kėrkesėn nėpėr gazeta. E kundėrshtoi vendimin avokati, por autoritetet e emigracionit nuku hanin pykė. Si duket, ata ia kishin vėnė kryqin pronarit tė “Aromės”, se ky, fakiri, pat harruarė, qė Ziken ua pat kėrkuar njėherė edhe si pjatalarės!
Edhe Silvia pati njė shkrep drite nė mendjen e saj tė shashėrdisur dhe tha, se meqė nuku kishin fėmijė, ta bėnin Ziken bir pėr shpirt. Miqtė i ēkėshilluanė menjėherė: ata qė birėsoheshin, duhet tė ishin ose bebe, ose tė posangritur mė kėmbė. E nga kėto cilėsi, Zikja kish vetėm tė dytėn, por edhe kjo kish ndodhur dyzet vjet mė parė.
Ndėrkaqė, kushurinjtė e tjerė, kush me llotari, kush me ndihma tė mėnēura, ishin pajisur me dokumente dhe kishin sjellė familjet, mirė e bukur. Kjo e bėnte tė vuajė Ziken. Po ama, ca mė tepėr e bėnte tė vuajė Nikollaqin. Kish sedėr, bre!
- Ē’thua ti, Nikollaq - e pleqėsoi njė mėngjes Zikja, qė ēdo ditė mendonte nga njė plan tė ri. - Sikur ta provojmė, tė martohem me tėtė shoqe, zonjėn Silvia?
Ky plan e gjeti kushon e vjetėr tė ngrohur. Nikollaqi e kish marrė sakaqė pėr zemėr kėtė udhė tė re dhe thirri Silvian.
Pėrse duhet ta bėjmė kėtė? – kish pyetur Silvia dyke thyerė fletėn e librit qė
kish nė dorė.
Pėr Ziken, moj e ėmbla ime! Ti do ndahesh me mua e pas ca kohėsh do
martohesh me tė. Ai kėshtu fiton dokumentet amerikanė!
Zonja kish rėnė nė mendime, sa ē’ mund tė bjerė nė to, njė e rrjedhur. I shoqi ia shpjegoi, se kjo ide ish e Zikes, por kėto dhelpėrira nuku do ndryshonin asgjė. Veprimet do tė ishin veē formale e martesa me Ziken do tė qe vetėm nė letėr. Silvia nė fillim, kish pyetur kush qe ky, Zikja, pastaj qe habitur, qė ai nuku kish akoma dokumente. I kishin ndritur sytė pe dhelpre, plakės e kish rėnė dakord menjėherė pėr martesė.
Po, ia ke bėrė tė qartė Zikes, qė unė nuku bėj fėmijė? – kish pyetur tėrė merak
zonja.
Ėshtė martesė nė letėr, shpirt!
As nė letėr nuku bėj fėmijė, unė! - paskėsh thėnė ajo.
Nikollaqi kish ngritur sytė nga qielli e ia shpegoi edhe njė herė.
Kėshtu u bė. Tėrė pėrēapjet e gjykatėsit pėr tė bindur ēiftin e thinjoshėve, tė
mos e shqelmonin martesėn e vjetėr, kishin vajtur kot. U divorcuanė. Nė krye tė gjashtė muajve, pastaj, gruaja kish njoftuarė, se do martohej me njė mik tė sajin, njėzetetetė vjet mė tė ri. Martesa me Ziken u bė ca mė me zor, por edhe kjo u arrit. Punė goxha e fisme! Pleqtė vazhdonin e flinin tok nė krevatin e tyre me dru qershie, teksa Zikja, mblidhej nė zgėqin, nė cep tė restorantit, duke lumturuarė, se pjesa e parė e planit kish vajtur vaj, tashi fillonte e dyta dhe Milka nuku do vononte tė linte Beratin e t’i bashkohej tė shoqit, nė Bruklin.
Dhe ndodhi tamam kėshtu. Nikollaqi, beqar nė letėr, bėri njė udhėtim prekės nė mėmėdhe.
Pėrveē shpluhurosjes sė kujtimeve, Nikollaqi thosh lart e poshtė, se pat ardhur nė atdhe tė gjente njė nuse. E ndiente veten akoma tė ri, gjashtėdhjetė e gjashtė vjet, lule e pjekurisė dhe desh njė grua nga vendi i tij i dashur. Nuku qe e domosdoshme, qė ajo tė ish fare e pamartuarė, se ai vetė, pėrshembull, e pat provuarė martesėn me njė italankė, por nuk e pat arritur dot lumturinė. Mė pas, ai rrėfeu, se e kish gjetur njeriun, qė kėrkonte: njė femėr nga Berati, me njė emėr pe qumėshti, Milkė. Ajo sapo qe divorcuarė nga njė maskara, qė e paskėsh lėnė, akoma pa larė ēarēafėt e parė tė dasmės dhe kish ikur nga sytė kėmbėt! Po edhe kur po nxirrte dokumentet pėr martesėn, Nikollaqit vazhduanė t’ia merrnin firomėn kandidatkat. E mbytnė! Hoteli nuku gjente rehat nga femrat. Tė reja, tė vjetra, tė holla, tė trasha. Bile, tė trasha kish mė shumė, se thoshin qė kishin tipare mė amerikane. Hoteli kundėrmonte nga tėrė kremrat e tezgave tė Evropės.
Jo, jo. Nikollaqi mbeti te ajo, qė i kish vėnė syrin, te Milka. Erdhi sėra e vulave. Kėto zgjatėn ca: mė pak nga Shqipėria e mė shumė nga Amerika, por, vulat e bėnė punėn dhe atje dhe kėtu! Kushoja i vjetėr zbriti edhe njė herė tė dytė nė Shqipėri pėr tė marrė me vete Milkėn, qė t’ia sillte Zikes, qė po e priste me drithėrimė.
Atė ditė qė do zbrisnin nė Kennedi, unė e Zikja shkuamė me limuzinė, qė tė merrnim pėr nė aeroport edhe zonjėn Silvia. Ajo na dolli me libėr nė dorė. Nuk e njohu prapė Ziken dhe ky e shfajėsoi, se nuku qenė parė, qė kur kishin vėnė kurrorė. E muarmė zonjėn e nxituamė, se mos na dilnin mė parė pasagjerėt.
Zikja i shkretė qau disa herė. Dhe nė sallė lėvrinte i tėri nga padurimi. Aeroplani nuku po vinte. Kishim frikė mos na rraskapitej Silvia, por ajo nuku i ndante sytė nga libri dhe dukej nė formė tė mirė. Plaka kėrceu e gėzuarė, kur u njoftua se aeropllani kish zėnė dhe. Fytyra i ndriste.
Me cilin nga juve jam martuarė, se ju ngatėrroj? – na pyeti e gjora.
- Me Ziken, - u hoqa mėnjanė unė.
Me mua – ia bėri Zikja.
Hajde, tė tė uroj, - shfryu me kėnaqėsi gruaja dhe e pėrqafoi. Pastaj ngriti
gishtin e madh kas pėrpjetė, ia shkeli syrin Zikes dhe i tha: - Bingo! Ia hodhmė Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara!
Atėēas dolli Nikollaqi me Milkėn duke shtyrė karrocėn me plaēka. Pėrqafime, tė
puthura, lotė. Pleqtė ishin mė tė mallosur, oreee! Ashtu, grup, unė u bėra ca fotografi dhe prapa aparatit qeshja me vete, ngaqė nuk e pėrmblidhja dot, se ēfarė binin tashi njėri me tjetrin, ata katėr njerėz, qė unė u hidhja pėrsipėr me aparat plluska drite dhe pas pak do flinin me njėri tjetrin siē duhej e jo si thoshin vulat.
Kjo histori mbaroi mirė e bukur kėshtu, kur, pas ca javėsh, mė vjen Zike gomari, e ma plas, si hiēmosgjė:
Peēo, vuajtkat e dymbėdhjetė vjetėve nuku paskan qenė gjė hiē! Ai kushuriri
im, po lėpin buzėt pėr time shoqe. Do t’ia gjej anėn e do ta vras!...
Kundėrmonte alkol! T’ėmėn! Ke parė ti?! E kish nga malli a nga ndarja e
gjatė, njė Zot e dinte!
E zura nga supet dhe e shkunda.
- Mblidhe veten, hajvan! – i thashė. – Mos bėj marrėzira, se tė vraē njė njeri, tė venė nė karrige, kėta!
- Nuku pyes pėr karrige! – ia bėri ai, dyke fshirė qurret me kurriz tė dorės.
- Ėshtė elektrike ore, pa pėr karrige nuku pyet asnjėri pe neve! Edhe kėtu, nuku pritet korrenti kurrė, de!
Pastaj m’u kujtua dhe i ulėrita:
Po si do ta vraē, mor t’u mbylltė e mėndjes! Edhe sikur tė mos ishte dyshim
pe budallai ky i yti, ti nuku ke tė drejtė! Milkėn, Nikollaqi e ka grua me kurrorė!
Me kėtė sikur ia preva vrullin dhe mėndjeshkrepjet pe kukumjaēke. Po ai u hodh i
egėrsuarė mė shumė e tha:
Ashtu?! E po atėhere mbaroi ajo punė! E vrava! E kam mė kollaj ta ze nė
krevat me Silvian! Dhe Silvian, me kurrorė e kam unė!
Tėrė kėto kohė ia kam patur frikėn, hajvanit. Mezi e binda, qė me marifet tė largohej nga restoranti e tė vinte me banim kėtej, afėr meje, gjersa tė vijė koha tė divorcohen e tė marrė prapė secili gruan e tij! Kohėra tė ngatėrruara!..
__________________

Vajtimi i tė burgosurit

--------------------------------------------------------------------------------

Pa e kryer akoma mirė ciklin e qarkullimit pėr tek lexuesi, romani “Vdekja e Enver Hoxhės” po komentohet si njė kulm grotesk rrėfimi pėr ngjarje tragjikomike nė Shqipėri, pas 11 prillit tė vitit 1985. “Mė ka shkaktuar kėnaqėsi tė madhe shkrimi i kėtij libri. Kam dashur qė kjo tė jetė njė dėshmi nė tė cilėn s’doja tė ndėrhyja. Prandaj s’i vura titullin vdekja e diktatorit, vdekja e kriminelit apo vdekja e tė pabesit”, tha dje autori, Pėllumb Kulla, nė paraqitjen e romanit nė Tiranė

I burgosuri nė birucė nuk orientohej dot, se kur mund tė ishte mesi i ditės, kur radioja do tė ndėrpriste muzikėn funebėr dhe do tė njoftonte, se cili ish ai qė pat vdekur. Po, nga ca urdhėra tė shkėputur tė rojave, e kuptoi se ai ēast duhej tė ishte i afėrt. I nxori kėmbėt nga uji, i mblodhi mbi karrige dhe mprehu dėgjimin.

Shokėt duhet tė ishin mbledhur nėn altoparlantėt. Kujtimi e merrte me mend se sa kureshtarė ishin bėrė dhe ata.

Muzika u ndėrpre.

Pjesa muzikore nuk mbaroi, ajo u ndėrpre. U kėput.
Shurdhėria ishte bėrė e bukur.
- Ju flet Tirana! Po japim emisionin e lajmeve. Komunikatė e Komitetit Qendror...
Njeriu nė birucėn me ujė nuk po merrte frymė. Ai mezi po priste tė mbaronte lista e atyre organizmave, qė pėr tė dhėnė komunikatėn, rreshtoheshin me Komitetin Qendror.
- Me pikėllim tė thellė, njoftojmė, se, sot, duke u gdhirė njėmbėdhjetė prill, njėmijė e nėntėqind e tetėdhjetepesė, pas njė sėmundjeje tė rėndė, vdiq biri i lavdishėm i popullit tonė, shoku Enver Hoxha...

Kujtimit iu errėn sytė, lėshoi kėmbėt nė ujin e birucės dhe u mbajt me tė dy duart pas karriges prej hekuri pėr tė mos u plandosur nė dyshemenė e pėrmbytur.

Komunikata vazhdonte por i burgosur nuk po e dėgjonte mė.

U zbulua enigma: kishte vdekur Enver Hoxha!
Kujtim Gjyzari nisi tė qajė nė heshtje. Dhe qau kėshtu pėr njė kohė tė gjatė. Mbase njė orė. Mbase dy. Solli ndėrmend babanė, nėnėn. Tė dy ata kishin vdekur nė burg. Pastaj kujtoi tė tjerė, qė patėn vdekur nė burg e qė tok me prindėrit e tij do tė deshte t’i kishte kėtu nė kėto ēaste, kur nė jetėt njerėzore hiqen vija tė trasha kufijsh kohorė. Kujtoi Bestar Melon. Kujtoi Gavrosh Shqerrėn.... Kish shumė pėr tė kujtuar dhe pėrfytyrimet e tyre, si shkėmbinj me rropamė, binin nė pusin e madh tė lotėve dhe shkaktonin dallgėt qė vėrshonin e ngjanin sikur do tė rrisnin ujin qė mbulonte birucėn.

Pastaj ai kujtoi dhe njė njeri tjetėr. Nė hutimin fillestar e pat harruar, qė ta bashkonte me listėn e tė parėve. Solli nė kujtesė njė djalė tė dashur, gjashtėmbėdhjetė vjeēar, njė qenie tė brishtė, qė, nė ēastin kur pat lindur, askush nuk pat mundur t’ia parathoshte, se po lindte pėr njė jetė tė gjatė burgu. Burg pa i bėrė keq askujt. E pa i bėrė askujt as mirė. Thjesht ai nuk pati kohė tė bėnte asgjė. Ai, thjesht, kish gjalluar, si gjallojnė ca insekte qė i shohim kur heqim njė bllok betoni, a njė tra hekuri, tė lėnė nė njė vend, qė kushedi se kur.

Mbyturazi, Kujtimi e ndjente se sot mund tė quhej dita qė i kishin hequr trarin, njė tra tė mbetur mbi tė, shumė, shumė gjatė. Por kjo tani nuk e gėzonte aspak. Pas komunikatės, ai ndjeu trishtimin mė tė madh qė pat ndjerė ndonjėherė dhe pusi i lotėve tė tij dukej tani si i pashterrshėm. Ai e pranonte mundėsinė, qė nė mos tė nesėrmen, pas njė muaji, pas njė viti, pas dy, do ta lėshonin, por nuk e kuptonte dot pėrse nuk gėzohej. Ai kish pritur vite me radhė ta lironin e tani me gojė tė hidhur po vinte re se, pritjet pėr lirinė kishin qenė mė tė bukura se vetė liria. Tani, pritja ēuditėrisht kish humbur bukurinė.

Kujtimi u tmerrua kur e kuptoi se ai nuk e desh mė lirinė aq sa e kish dashur vite mė parė, aq sa e kish dashur dje, aq sa e kish dashur para ca orėsh, kur priste tė merrte vesh se cilin pėrcillte kjo muzikė. Ai kish frikė tė dilte. Mamaja nuk ishte mė. Babai gjithashtu. Motrat vuanin dėnimin dhe ato. Vėllezėrit... Bėheshin mbi tridhjetė vitet qė ai nuk dinte nė cilin cep tė botės u rrahin barqet atyre. Ai nuk kishte mė njeri jashtė mureve tė burgut. Pastaj, ai kishte frikė tė ecte vetėm. Ai u trembej njerėzve.

Dhe, e ndiente veten tė vrarė, tė pushkatuar, njėsoj si Gavroshi, si Bestari... Veēse ky i pushkatuar kish mbetur i rrėzuar, por i gjallė. Ish nga ata tė pushkatuarit qė marrin frymė nė fund tė gropės, qė nuk i ka prekur asnjė nga plumbat, por ndjejnė sipėr njė mal me kufoma.

Pas disa orėsh ai vuri re se muzika kishte rifilluar. As muzika nuk ishte e bukur sa kishte qenė aty mė parė, gjatė tėrė asaj paradite.

Nė birucė u fut polici qė i solli bukėn. Polici nuk ishte arrogant si herėt e tjera. Ishte i heshtur dhe, nga ca lėvizje tė pakontrolluara, dukej qė ish bėrė edhe i sjellshėm.

Mė pas, pėr habinė e Kujtimit, uji i birucės kish shterrur. Me sa dukej kishin hapur saraēineskėn e poshtme dhe kanali kish pėrpirė tė gjithė ujin e ndotur tė birucės. Kujtimi buzėqeshi kur pėrfytyroi qė edhe lotėt e tij tė derdhur me orė tė tėra kishin shkuar me ujin.

Edhe nata e re qė mbuloi burgun, nuk qe e zonja ti sillte pak gjumė Kujtimit. Ishte nata e dytė pa gjumė kjo. Muzika qe ndalur nė orėn dhjetė, pas lajmeve, sikurse pushonte pėrherė. Dhe nė mėngjes, nė orėn pesė, rifilloi, ashtu e mbytur, e rėndė.

Nė njė ēast, dera u hap dhe i uroi mėngjesin, ashtu si nuk e kishte bėrė pėr tridhjetė e dy vjet rresht.

- Hajde, dil qė kėtej,- i tha. Tė kėrkon operativi.

Roja nuk i vuri hekurat. E shoqėroi pėr nė zyrėn e Sigurimit, ku e kėrkonin, dhe, te dera e zyrės trokiti me kujdes.

- Hyr! – ia bėri qė brenda operativi me njė ngrohtėsi tė papritur.

“Si mundet njė vdekje tė sjellė kaq ndryshime tė menjėhershme?!” – vrau mendjen Gjyzari. “Mė duket vdekja nė ėndėrr.”

Kujtimi u ul nė atė karrigen qė e patėn vėnė para se ta dėrgonin nė birucė. Nė kėtė karrige qe ulur edhe atėherė, kur operativi i vuri shkelmin nė gjoks dhe e pėrmbysi praptazi.

Njeriu i pushtetshėm i zgjati njė cigare por Kujtimi nuk e mori.

- Tė kishin parė duke qarė, - tha operativi ndėrsa ndizte cigaren e tij.
- Kush?
- Roja. Nga penxherka e fshehtė e portės. Ai kish thirrur pastaj edhe dy shokė tė tjerė dhe fshehurazi tė kishin vėzhguar qė tė tre.
Kujtimi ia nguli sytė duarve tė tij tė palidhura dhe nuk nxori zė. Operativi vazhdoi tė thithte cigaren dhe tė bashkonte heshtjen e tij me atė tė Kujtimit.

Ishte po oficeri qė e prishi.
- Ėshtė qarė shumė nė tė gjithė vendin. Nga Tirana kanė ardhur udhėzime qė tė mblidhen tėrė vajet, tėrė vjershat, tėrė letrat e ngushėllimit, tėrė ngjarjet prekėse, tė jashtėzakonshme, qė lidhen me kėtė vdekje tė madhe.
Kujtimi nuk dinte se ē’tė thosh pėr kėto gjėra qė i tregonte operativi me atė zė tė butė. Ai nuk e kuptonte dot pėrse ia thoshin kėto. Dhe, nė fund tė fundit, pėrse e kishin thirrur kėtu?
- Dhe lotėt e tu, aty, ku nuk tė shihte njeri, ishin njė gjė e jashtėzakonshme, e bukur, qė ne kemi vendosur tė raportojmė. Dhe dhe sot kanė qarė disa nga tė burgosurit, por ajo u ka ndodhur nga njė dėshirė pėr tu dukur, pėr t’i parė ne. Logjika thotė qė ata duhet tė gėzoheshin.
Tjetri e dėgjonte oficerin me vėmendje dhe besonte nė ato qė thosh. Por ende kish dėshirė tė zbulonte shkakun se pėrse po ia tregonin.
- Kurse vajtimi yt nė vetmi, - vazhdoi operativi – ish i mbyllur, pa pėrpjekje pėr tu parė, se nuk kish kush tė ta shihte, mes katėr mureve. Ish njė vajtim, qė, siē mė thanė, kish vazhduar me orė. Ish tjetėr gjė ai i yti! Unė, sinqerisht, vetėm tani e besoj, se ėndrra pėr tė cilėn tė futa nė birucė, paska qenė e sinqertė, pa pikė urrejtjeje. Pėrkundrazi. Ne do t’ia raportojmė qendrės lotėt e tu tė ngrohtė pėr shokun Enver. Gjėja mė e rrallė nė tėrė burgjet tona! Nuk e kam nė dorė unė, por ama, jam i sigurtė, qė falja jote duhet tė jetė punė ditėsh.
Kujtim Gjyzarit i erdhi inat me veten, qė e kish kuptuar aq vonė oficerin.
- Shikoni, zoti operativ, nuk di a keni dėgjuar historinė time me birucat, se si e nisa burgun dhe pėrse mė ndėshkonin. Shumė vetė e dinė atė histori. Unė nuk kam ndryshuar shumė qė atėherė.
- Nuk po tė kuptoj, - tha operativi.

Kujtimi mori frymė thellė.
- Nuk qava pėr Enver Hoxhėn! Dhe duke pėrfituar nga hutimi i oficerit, shtoi: - Dhe pėr ėndrrėn, mua mė vjen turp qė e pashė ashtu. Dhe qė e tregova.
Ulėrima e operativit u dėgjua nė tėrė burgun.
- Nė birucė! Egėrsirė! Gėzohuni, por mendoni se jeta juaj do tė bėhet mė e bukur pas vdekjes sė tij! Do ta shikoni! Nė birucė! Menjėherė! Roje!
Kujtim Gjyzarin e plasėn pėrsėri nė birucė.
Pas pak, dikush hapi sariēineskėn dhe dalėngadalė uji nė birucė arriti nė nivelin e kėrcijve tė tė burgosurit.
Kujtimi vetė nuk i shtoi mė asnjė pikė nga lotėt e tij.
Radioja vazhdonte tė jepte muzikė funebre.

Marrė nga “Vdekja e Enver Hoxhės”. Titulli redaksional

Shekulli arkiv
__________________

Qeshnim mė shumė dje apo sot?

--------------------------------------------------------------------------------

Qeshnim mė shumė dje apo sot?

Pellumb Kulla

| 24/10/2009 |


Mė 9 tetor 2009, nė njė nga sallat e Bibliotekės sė Kongresit Amerikan nė Uashington DC, u mbajt njė takim me shkrimtarin e njohur dhe bashkėpunėtorin e gazetės "Shekulli", Pėllumb Kulla. Drejtori i Sallės Evropiane tė Leximeve, Z.Grant Harris, dashamirės i artit dhe letėrsisė shqiptare, e hapi takimin, duke u dhėnė mirėseardhjen tė pranishmėve dhe prezantoi autorin, folėsin e kėtij takimi. Tema qė u trajtua titullohej : "Grotesku i tė Qeshurės sė Ndaluar - Humori nė njė Diktaturė Komuniste" Kulla arriti tė krijoje njė atmosferė tė gėzueshme nė kėtė sallė qė ishte disi ndryshe nga sallat nė atdheun e tij.
Me temėn e mėsipėrme, ai i solli dritė njė audience qė ishte e pėrbėrė nga studjues, politikanė, lexues, punonjės dhe zyrtarė tė Bibliotekės sė Kongresit dhe nga lexues e dashamirės shqiptaro-amerikanė qė banojnė nė Uashington DC si edhe nė shtete tė tjera, si Virxhinia, Meriland dhe Nju Jork.
Tė pranishmit, i drejtuan pyetje tė ndryshme autorit Kulla. Z.Harris, mbylli takimin duke falenderuar folėsin dhe tė pranishmit. Z.Kulla shoqėrohej nga bashkėshortja e tij, aktorja e mirėnjohur, Xhuljeta Kulla dhe nga fėmijėt e tyre. Miq, bashkėpunėtorė dhe tė afėrm tė autorit ishin tė pranishėm nė sallė, gjithashtu.
Pėrshėndetjen e tij, (tė cilėn po e sjellim mė poshtė pėr lexuesit e "Shekullit") Kulla tha fillimisht se ndihej i lumtur dhe i privilegjuar. "Mė gėzoi mjaft zoti Harris, kur mė njoftoi se nė raftet e kėsaj Biblioteke tė nderuar ndodhen disa nga librat e mi, tė pėrfshirė nė koleksionin e Albanian Language Table nė fondin e European Division. Kjo mė bėn qė ta ndiej veten vėrtet tė nderuar, Mbi bazėn e atyre librave dhe sidomos tė njėrit prej tyre, njė esse-je tė botuar nė vitin 2001, mbėshtetet ligjėrata ime e sotme" - tha Kulla.

******

Ju tė gjithė e keni idenė se ē'ėshtė tė jetuarit nėn njė diktaturė. Ti mund tė thuash qė "nuk kishte liri tė fjalės", por tjetri nuk e kupton atė si duhet - ose mė mirė tė themi qė nuk e kupton atė, ashtu si do ta kuptonte nga njė anekdotė e "hidhur" ku...

dy miq, qė tė dy oficerė policie, bisedojnė:
- Mik i dashur, - thotė njėri, - a nuk mė thua: ē'mendim ke pėr prijėsin tonė
Enver Hoxhėn
Tjetri heziton pak e pėrgjigjet:
- Unė kam po atė mendim qė ke ti.
- Ashtu?! - habitet tjetri. - Po pate mendimin tim, unė tė hedh prangat!

Ose, ju mund tė thoni njė listė me gjėra qė mungonin dhe qė ishin gangrena e jetės ekonomike komuniste, si mungonte qumshti, mishi, vezėt dhe letra higjenike, por e vėrteta e hidhur del mė bukur me njė gazmore tjetėr tė "hidhur", kur...

nė njė klasė ushtarake mėsuesi u shpjegon studentėve forcėn shkatėrrimtare tė njė bombe bėrthamore, e cila vret vetėm njerėzit dhe i le tė paprekura ndėrtesat dhe gjithēka brenda tyre.
- Pėr shėmbull, - shpjegon mėsuesi ushtarak - nė rast se amerikanėt e hedhin atė
bombė kėtu, nė Tiranė, shitėsi nė dyqan do tė zhduket, por dyqani nuk pėson gjė dhe mallrat e tij do tė mbeten tė paprekura aty nėpėr rrafte.
- Po nė rastin tonė, shoku komandant, - pyet njėri nga studentėt, - ēfarė bombash
po hedhin amerikanėt mbi Shqipėri, qė shitėsat na mbeten tė paprekur, kurse raftet prapa tyre janė tė gjithė bosh?

Jo vetėm mė tė rinjtė, por edhe ata qė e provuan mbi vete peshėn e verbėr tė shtypjes komuniste nė Shqipėri, duke kaluar vitet, kanė filluar tė venė nė dyshim, nėse njerėzit qeshnin, apo jo, gjatė dhjetėvjeēarėve tė rėnduar nga mungesat e mėdha tė lirive, tė mjeteve tė jetesės dhe lejės pėr tė lėvizur e pėr t'i hedhur njė sy botės pėrqark.
Edhe qytetarėt e botės perėndimore, qė kanė nė lidhje me diktaturat tė gjitha llojet e informacioneve, ne, njerėzve qė jetuam atė kohė tė zymtė, na pėrfytyrojnė gojėkyēur, tė zėnė tėrė kohėn me hallet e jetės, me pasigurinė e bukės sė pėrditėshme dhe me frikėn se mos bindjet, opinionet dhe shijet tona, do tė binin nė sy qė ishin ndryshe nga ato qė pati pėrcaktuar shteti diktatorial.
Pėrfytyrohet pra, njė trishtim total.
Por, ne qeshnim... Oh, sa shumė qeshnim! Dhe jo nga pavetėdija e trysnisė, apo moskokėēarja. Tani, pas disa vitesh unė mendoj, se nė Shqipėrinė e sotme qė e ka flakur diktaturėn e Enver Hoxhės, nuk qeshet aq sa qeshej dje.
E gjithė kjo ngjan si njė dėshmi e favorshme nė gjyqin historik tė diktaturės komuniste. Qė tė jemi tė drejtė, e qeshura jonė e atyre viteve i detyrohet diktaturės, por aspak si bindje ndaj urdhėrit suprem tė saj, qė shtetasit tė dukeshin medoemos tė lumtur.
Ai regjim ishte i egėr, i dhunshėm, e shkatėrrimtar, por ai ishte njėkohėsisht edhe qesharak, grotesk.... Pushteti shtazarak nganjėherė mbijeton edhe nė shekuj, por kur merr trajta qesharake, ai bėhet mė i thyeshėm dhe njerėzit nėn tė shpresojnė mė shumė se liria ėshtė e afėrt.
Vendi ynė nėn regjimin diktatorial mund tė pėrfshihej nė ēuditė e Librit tė Rekordeve Guiness, pėr njė rekord tė veēantė. Deri sot nuk gjendet nė Historinė e Njerėzimit asnjė vend, territori i tė cilit tė ketė qenė i rrethuar literalisht me tela me gjemba. 25 fije telash e rrethonin Shqipėrinė me njė rrjetė 7 kėmbė tė lartė. Propaganda zyrtare nuk e thosh qė kjo bėhej me qėllim qė tė pengoheshin shqiptarėt tė dilnin, por thosh se telat e ngritur pengonin armiqtė qė tė hynin. (Nė atė kohė nė planetin tonė gjendej vetėm njė njeri qė mund tė kėrcente mbi 7 kėmbė. Ky ish rekordmeni olimpik John Thomas. Ai nuk ish armik. Ish vetėm amerikan. Lartėsia e telave nuk e pengonte, por Thomas bėri mirė qė nuk u hodh nė Shqipėri).
Ne qeshnim, por jo gjithmonė e qeshura ėshtė dėshmi e lumturisė. Pėr dekada tė tėra, e qeshura na u bė ne njė lėvozhgė, njė zhguall i fortė qė mbėshtolli qėnien tonė, gjallėrinė dhe shpresat tona. Ne qeshnim fshehurazi edhe me gjėrat pėr tė cilat ishte e ndaluar.
Tė ndalosh njerėzit tė qeshin me ty, nuk do tė thotė aspak qė ti nuk je qesharak
Nė librin qė pėrmenda, unė rrėfej pėr letėrsinė zyrtare, pėr shout zbavitės, tė financuar nga shteti komunist, por edhe pėr humorin ilegal, pėr anekdotat antiqeveritare, pėr tė qeshurėn e palicensuar e cila mbizotėronte, pėrhapej, deri nė atė shkallė sa u jepte jetė, jo vetėm gazit tė pėrgjithshėm, por edhe pėrgjimeve, denoncimeve, burgosjeve, torturave.
Nuk gjeje atė kohė te ne, asnjė shkrimtar qė tė jetė ulur nė tryezėn e tij tė shkrimit pa patur praninė e padukshme tė censorit tė egėr shtetėror, tė kėsaj monstre, qė dekretonte pėrndjekjen mizore tė shkrimtarėve dhe artistėve nė Shqipėrinė staliniste, duke i internuar, burgosur dhe deri pushkatuar ata.
Ne, shkrimtarėt dhe artistėt qė bėmė humorin publik, u angazhuam nė talljen e ridikulizimin e fenomeneve, karaktereve, zakoneve, praktikave. Edhe regjimi qe i interesuar nė pėrqeshjen e tyre. Natyrisht, ai nuk do tė lejonte qė shėnjestra e goditjes sonė tė ngrihej lart e tė atakohej sistemi, por pėr kėtė ai nuk kish nevojė tė na jepte porosira. Por, gjithėsesi, vetė karakteri i letėrsisė dhe artit qė bėmė ne, ish mė i shpenguar e pėr vetė natyrėn e artit tonė, ne shpėtuam nga detyrimet qė i mundonin krijuesit e gjinive tė tjera, pėr tė bėrė poema, vepra figurative dhe kėngė qė tė pikturonin njė realitet tė lumtur, qė tė himnizonin diktatorin dhe revolucionin proletar tė pėrbotshėm.
Kėshtu ne patėm shfaqje humoristike tė mira, komedi tė kėndshme, kinokomedi tė ndjekura mjaft, njė letėrsi dinjitoze me pėrshkrime situatash e karakteresh, art karrikatural tė njė niveli tė mirė. Po ashtu, mund tė them se te ne u rritėn artistė tė shquar tė humorit. Megjithatė diēka mungoi.
Ne nuk guxuam dot t'i thoshim hapur tė vėrtetat e mėdha tė jetės shqiptare nėn diktaturė. Gjuha alegorike, mesazhet e tėrthorta qė pėrdorėm, ishin pak.
Nė atė ambient surreal ne ishim prodhues tė artit komik, por ndėrkohė, ne vetė ishim subjekte komikė.
Ti shkruan njė skenar tė goditur, qė do ta luajnė aktorėt dhe do ta shfaqin atė nė televizion. Megjithse je i kėnaqur me atė qė ke shkruar, natėn e parė nuk tė zė gjumi, se alegoria ėshtė shumė e hapur e lehtėsisht e rrokshme. Trembesh se atė do ta kuptojnė dhe vepra jote pra, bėhet shumė e rrezikshme. Natėn e dytė, kur pasi i je rikthyer, e ke ndrequr dhe ia ke mbuluar pak alegorinė, pėrsėri nuk tė zė gjumi, ngaqė shkrimi yt tashmė ėshtė i zakonshėm e banal... E kėshtu, nė fund tė javės, je katandisur pa pikė gjumi nė sy!
Jam mrekulluar vėrtet disa herė, kur ndeshja njerėz qė gjenin se ēfarė tė lexonin e sidomos si tė lexonin, aty ku nuk qe shkruar asgjė...
Nė televizion ishte shfaqur njė komedi e shkurtėr. Farėn e kėsaj komedie e kisha nga rinia ime e hershme. Punoja atėherė nė njė kantier tė largėt e tė mėnjanuar. Aty, nė njė lloj klub kantieri, pata njohur njė banakier, qė i keqtrajtonte klientėt qė ankoheshin pėr gramaturat e pijeve, tė sallamit dhe tė salcės. Dy ndihmėsa tė banakierit, sikur tė paskeshin parė filma tė Ēaplinit, i hynin me shqelma atyre klientėve qė e tepronin me ankesa, apo qė ankoheshin pa sukses nė administratėn e kantierit pėr tė larguar banakierin e egėr. Kėshtu, nė atė lokal ishte krijuar njė gjendje terrori. Unė dhe shokėt e mi rrinim gojėkyēur dhe kur banakieri na pyeste nėse kishim ndonjė ankesė, ne nxitonim t'i thoshim "jo". Bile nganjėherė na vinte t'i thoshim qė nė atė vend, dmth, nė atė lokal, ne ishim tė lumtur.
Komedinė e pėrgatita me disa nga artistėt mė tė mirė tė atyre viteve. Nė njė lokal njerėzit hanin, pinin, ankoheshin, hiqeshin zvarrė, mė me tepri se nė kujtimet e mia tė largėta. Dy aktorėt kryesorė luanin bukur, ata porosisin disa herė konjak dhe banakieri u dėrgonte gota gjithnjė me pak e mė pak pije brėnda. Aq sa nė fund ai ua dėrgoi gotat bosh. Klientėt pa shqiptuar asnjė fjalė proteste, i pėrplasnin ashtu bosh e pinin pėr shėndet tė njėri - tjetrit. Dhe asnjėherė ata nuk guxuan t'i qahen banakierit qė vazhdimish i pyeste nė ishin tė kėnaqur...
Ish e papritur pėr mua, kur pas dhėnies sė komedisė nė tv, dy individė tė panjohur, ngaqė kishin pirė edhe pak alkol, mė shtrėnguan duart e mė puthėn, duke mė pėrgėzuar pėr guximin qė dilja aq hapur kundėr gjėndjes nė vend e kundėr qeverisė.
- Shikoni, - u thashė duke buzėqeshur, - mua mė vjen keq qė t'ju zhgėnjej. Ajo
ėshtė njė komedi, si gjithė tė tjerat dhe nuk ka asgjė kundėr qeverisė!
Po tė mos ishin pakėz tė dehur, ata nuk do tė guxonin tė shtyheshin mė shumė e tė mė bindnin mua, se ai lokal ngjante si Shqipėria, ndihmėsat e banakierit ngjanin me ata tė Sigurimit dhe vetė klientėt ishin shumė tė ngjashėm me ne, shqiptarėt. Ca banorė qė historinė e kanė plot me kryengritje, por qė janė katandisur tė urtė e tė urtė - shumė tė urtė. Banakieri ngjante ...me atė ...burrin... qė ngjante! E ngrinin gishtat pėrpjetė drejt tavanit e mė lavdėronin pėr guximin, aq shumė sa unė fillova tė ndihem ngushtė.U thashė se ne nuk kishim pasur nevojė pėr guxim. Atyre vetė, qė u shkonte mendja pėr keq, apo qė po kėrkonin paralele me zor, ata vetė ishin tė guximshėm e duhet tė ruheshin...
Ishte vėrtet njė situatė qesharake, kur na pėlqente qė alegoria jonė kuptohej, por shqetėsoheshim kur na lavdėronin me guxim tė tepėrt.
Pas leximit kaq tė ndezur, pas kėtij pėrfytyrimi tė pasur alegorik, ne ndjenim se nė atė limonti, nė atė shkretėtirė fjale, njerėzve tanė pėr ndjenjėn e tyre tė humorit, u duhej vetėm njė shkėndijė. Dhe ne gati - gati nuk u nevojiteshim fare pastaj.
Atė tė qeshur qė e sillte me droje dhe frikė humori i licensuar, e plotėsonte pėr bukuri ai i ndaluari.
Nė fund tė viteve '70 mė ra nė dorė njė botim i bukur francez me titull "Enciklopedia Botėrore e Anekdotave". Nė tė vura re se anekdotat e popujve nėn shtypje, izraelitėve, afrikanėve dhe sidomos evropianėve nėn zgjedhat nazisto-komuniste, ishin ato mė tė bukurat. Ato kishin peshė dhe art tė kulluar. Dukej sikur terrori, me zhveshjen nga liritė dhe tė drejtat njerėzore bėhej, paradoksalisht, kontributori mė i shquar i bukurisė sė kėtij lloj arti tė veēantė. Qė atė kohė me Enciklopedinė Franceze, por sidomos me dhjetra botime tė anekdotave eurolindore, me tė cilat u mora mė pas kėtu nė SHBA, vura re se shumė nga anekdotat qė tregoheshin te ne, si tė lindura nė vend, paskėshin qenė ruse, ēeke, rumune... Pra mjaftonin kushtet e njėjta sociale - kufizimet e lirive, gjėndja katastrofike e ekonomisė, qė ato tė merrnin veshjen kombėtare tė ēdo vendi e tė dukeshin si tė prodhuara nė atė vend.
Pata dhe njė sensacion tė ri: 30 vjet mė parė, nė Tiranė unė i kisha ndjerė se ato anekdota ishin mė tė bukura, se tani, kur po i studjoja kėtu, nė Nju Jork. Tani ato qėndronin mbi tryezėn time, si ca mina me detonatorė tė hequr dhe merret me mend, qė vlera e tyre ishte tok me rrezikun. Dhe bukuria e tyre ishte mė e plotė kur ato i sillnin dėm atij qė i tregonte dhe nganjėherė, ironikisht, dėmtonin edhe mė shumė atė qė i dėgjonte!
Prandaj, ato bėnin njė jetė tė fshehtė, tė nėnėdheshme.
Kur vjen fjala te aktorėt e humorit, njė mirėnjohje tė thellė e tė veēantė meriton artisti ynė, Skėnder Sallaku. Unė kam pararendur ta shpreh atė mirėnjohje nė njė libėr tė tėrė, nė atė qė pėrmenda. Sallaku me shokė e bėnė jetėn e tyre dhe tė bashkėkohėsve tė tyre mė pak tė hidhur. Sallaku ishte njė artist i njė kalibri tė veēantė me vlera shumėpalėshe: mendimtar dhe klloun. Ai paraqet njė pėrjashtim tė pabesueshėm. Ai gėzonte njė dashuri mbarėpopullore: atė e deshin komunistėt dhe antikomunistėt, tė burgosurit dhe komandantėt e burgjeve, hamejtė dhe antarėt e Politbyrosė. Ai kishte famėn e treguesit tė parė tė anekdotave tė hidhura. Ato, ai nuk i tha dot asnjėherė nė skenė apo nė televizion, por ai nuk druhej - dhe pėr fat, nuk pėsoi gjė - t'i tregonte deri para vetė diktatorit. Hoxha ia kurseu ndėshkimin, pėr tė dhėnė imazhin e njeriut me sens humori, a ndoshta, pikėrisht, pėr guximin e tė treguarit para tij dhe ndoshta pėr tė ndjekur rregullin historik tė sundimtarėve, qė asnjėherė nuk i kanė prerė kokėn lolos. Por, shumė tė tjerė pas denoncimesh pėr rrėfim anekdotash kanė hyrė nė burg e nuk dolėn mė.
Te ne tė gjithė anekdotat e importuara, apo tė lindura nė truallin shqiptar i atribuoheshin edhe si autor, kėtij artisti tė rrallė. Sallakut i atribuohej edhe kjo qė tregon se si...

Nė korridoret e Gjykatores, njė gjykatės dėgjon njė tė qeshur tė parreshtur nė dhomėn e njė kolegu. Hap derėn dhe e gjen kolegun tė shtrirė pėrdhe, duke qeshur me lot.
- Pse po qesh? - e pyet.
- Lėre, - i thotė nė mes tė gazit kolegu. - Kam dėgjuar njė anekdotė qė po mė
mbyt nga e qeshura.
Tjetri u bė kurreshtar.
- Ma trego dhe mua, koleg.
- Je ēmėndur? Unė atė qė ma tregoi sapo e dėnova tetė vjet.

Mjafton tė hyje nė burg, qoftė edhe pėr njė anekdotė tė vetme e pastaj zinxhiri i
vuajtjeve nuk kish fund:

Nė njė burg nė Tiranė, bisedojnė dy tė burgosur:
- Byrazer, sa tė kanė dėnuar? - Dhjetė vjet. - Sa ke bėrė deri tash? - Pesėmbėdhjetė.
- Edhe sa tė kanė mbetur? - Edhe njėzet!...

Mijėra vetė te ne janė dėnuar pėr shkak se dėgjonin fshehurazi nė radio, Zėrin e Amerikės, dhe kjo ngjante me kėtė qė teksa...

njė fėmijė humbet nė morinė e pushuesve tė plazhit. E gjen njė polic.
- Humba, - i thotė djali i vogėl policit. - Nuk di ku t'i gjej mė babin dhe mamin.
- Mos qaj! - ia kthen polici. - Ne do tė njoftojmė me radio dhe e prindėrit do tė mėsojnė
ku ndodhesh. Do qė ta japim njoftimin pėr ty nė radion e plazhit, apo nė Radio Tirana?
Fėmija ka njė propozim mė praktik:
- Babi dhe mami nuk e dėgjojnė kurrė Radio Tiranėn. Nuk e jepni dot nė Zėrin e
Amerikės? Prindėrit e mi vetėm atė dėgjojnė.

Njė vlerėsim interesant pėr kėto lloj anekdotash e kam marrė ēuditėrisht, nga njė klerik i shquar, nga i ndjeri Imam, Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Shqiptar Mysliman pėr ShBA dhe Kanada. I dėrgova librin qė po pėrmend. "... Unė jam larguar nga Shqipėria qė mė 1938 - mė shkruante Hirėsia e Tij.. - Kur pas lufte vinin kėtu nė SHBA tė arratisur, ata shanin regjimin e Enver Hoxhės me mllef dhe e pikturonin vendin njė xhehnem. Unė nuk i besoja tėrėsisht, se ishin shumė tė vuajtur e tė munduar nga komunistėt. Ishin tendenciozė dhe e nxinin realitetin e vendit. Nga ana tjetėr, agjentėt e Sigurimit kėtu, shpėrndanin ilegalisht revista tė bukura shqiptare, me ngjyra, ku shkruhej se nuk kish vend mė tė lumtur dhe mė tė pėrparuar se Shqipėria. Kur mė binte mua nė dorė ndonjė revistė e tillė, unė nuk e besoja. Thosha se ish reklamė e politikės. Ishin tendenciozė dhe ata. Libri yt mė ka ndihmuar pėr njohjen mė tė saktė tė Shqipėrisė sė vėrtetė tė Enver Hoxhės. E di pėrse? Pėrveē rrėfimit tėnd, - qė le ta quajmė dhe atė tendencioz! - ato 100 e ca anekdota tė pėrzgjedhura aty, janė njė pasqyrė e vėrtetė. Asgjė nuk mund tė jetė mė e vėrtetė se anekdota. Anekdota po nuk qe e vėrtetė, vdes. Nuk mbetet!"
Vlerėsimi i lartė qė i bėn anekdotės ky klerik i shquar merr cilėsitė e njė pėrkufizimi estetik tė rėndėsishėm. Kėto vepėrza, gjeneratore tė sė qeshurės sė ndaluar, qė tregonin me zė tė ulėt shqiptarėt dhe miliona europianolindorė nėn diktaturat komuniste, ishin pasqyra mė besnike e realitetit tė shėmtuar qė pritej tė ndryshonte.
Tė gjitha kryengritjet nė historinė e njerėzimit do tė kenė filluar me njė anekdotė.
Qė gjendeshin aq shumė dukuri qesharake, nuk ishte as merita dhe as faji ynė, ama, qė ne i peshkonim ato, kjo ishte falė pasurisė sonė shpirtėrore dhe papėrkulshmėrisė. Se kur dėshpėrimi i kalon kufijtė dhe shpresa nuk tė ngre dot nga ku ke rėnė, ti nuk qesh mė. Ti atėhere je dorėzuar. Njeriu qė nuk shpreson se do tė ngrihet mė kėmbė, nuk e sheh dot qesharaken e nuk qesh.
Ne shpresonim tė ngriheshim, pamė dhe vazhdimisht qeshėm...
Pėr kėtė ėshtė kuptimplote shprehja me tė cilėn dua tė mbyll ligjėratėn. Ajo ėshtė thėnė nga njė prift katolik i burgosur, nė mes tė njė qelie me shumė tė burgosur tė tjerė. Ata u zgjuan pas njė mesnate nga alarmi qė rojat e burgut, jepnin natė pėr natė, vetėm pėr t'ua prishur gjumin tė dėnuarve nga regjimi.
At Pjeter Meshkalla, u zgjua dhe nė vend tė shante dhe mallkonte, siē po bėnin shokėt e qelisė, thjesht u ankua me zė tė lartė: "Si nuk na lanė ta gėzojmė si duhet kėt' burg, more vllazėn!"

shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pellumb Kulla    Today at 01:20

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pellumb Kulla
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: