Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Niko NIKOLLA, "Arabaja me katėr rrota dhe me tri klasė"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Niko NIKOLLA, "Arabaja me katėr rrota dhe me tri klasė"    17/9/2010, 02:07

Tregim satirik

Arabaja me katėr rrota dhe me tri klasė

Niko NIKOLLA

Tregimi satirik "Arabaja me katėr rrota dhe me tri klasa" ėshtė shkėputur nga libri me novela satiro-humoristike", "Nga Boni nė Bunė" i shkrimtarit dhe publicistit tė njohur Niko Nikolla, botuar nė vitin 2005.
Mprehtėsia e fjalės dhe e detajit, humori i qetė sa edhe thumbues, konturimi i realitet tė shkuar sa edhe bashkėkohor, thjeshtėsia e frazės, vihen re edhe nė kėtė tregim tė Niko Nikollės, i cili nė kėtė 75-vjetor tė lindjes sė tij ka nė proces botimi edhe vėllimin "500 rrėfenja dhe tregime nga Ballkani".
Nė kėtė tregim, veē satirės sė mirėfilltė, lexuesi do tė gjejė rrugėn e vėshtirė tė gazetarit, njė profesion sot i kthyer nė tė rėndomtė nga gjithkush.
"Humori ėshtė gjinia mė e vėshtirė, dhe jo gjithkush mund tė bėjė humor". Nga bregu ai duket i bukur, por si marinarėt , ata qė bėjnė humor e njohin dhe stuhinė e tij", thotė Niko Nikolla.
Ndaj mos e merrni vetėm me humor kėtė tregim nė ditėn e lindjes sė tij.
Brenda ka dhimbje dhe vullnet pėr fjalėn e lirė, qė duhet tė quhet gazetari


Kur treni doli nga tuneli i Rrogozhinės, unė
vura duart nė kokė dhe fėrkova ballin, sikur
doja tė kujtoja ngjarje qė mė kishin ndodhur kėtu afro pesė vjet mė parė.
Atėherė isha vullnetar i hekurudhės sė parė, ndėrsa tani qė po pėrshkoja kėtė rrugė njė gazetar qė redaksia mė kishte dėrguar tė shkruaja reportazhin tim tė parė…!
U mundova tė kujtoj ngjarje, por nė mendjen time ato shfaqeshin tė mjegulluara .
Kujtova se kisha dėgjuar krisma tė forta…!

* * *

Mbi mua fluturonin gurė. Si pėr t'u mbrojtur, vura duart nė kokė. Ndjeva se balli po mė lagej nga njė lėng i ngrohtė. Vetja mu duk si tė humbisja nė hapėsirė…
… Pas dy ditėsh , kur hapa sytė , prapė nuk merrja vesh se ku ndodhesha. Hapėsira mė ishte shndėrruar nė njė dhomė tė vogėl. Po unė nuk po fluturoja ,por rrija shtrirė nė njė shtrat.
Dėgjova njė gėr viu dhe ktheva kokėn nga zhurma. Vėshtrova andej dhe pashė qė pranė meje po aviteshin dy hije tė bardha.
Nė turbullirė mendova:
-Erdhėn tė mė marrin. Po ku do mė shpien ?
Hijet qėndruan mbi kokėn time dhe mė thanė :
-Si dukesh ?
Me vėshtirėsi thashė dy fjalė:
-Nuk e di.
-Paske jetėn e gjatė …!, dėgjova symbyllur tė mė thoshte njė nga hijet.
Pas disa ditėsh dola nga spitali dhe u nisa pėr nė brigadėn e vullnetarėve tė hekurudhės , qė i kishte kapanonet pranė ēezmės sė Rrogozhinės.
Bėnte vapė dhe vullnetarėt ishin shtruar kėmbėkryq nėn hijen e ullinjve dhe me tasa pėrpara drekonin.
Kur mė panė kokė fashuar dhe qė po kthehesha me kėmbėt e mia dikush bėrtiti gėzueshėm:
-Brigada, ēohu! Pėr nder armė. Po vjen hoxha i batalionit dhe ju mbllaēiteni !
Engjėlli, shoku im, mė pėrqafoi dhe mė zgjati njė cigare.
-Tym le tė dalė,.-tha ai
U mundova tė qesh , por ndjeva dhimbje nė kokė. Pas atyre ditėve, kjo ishte qeshja ime e parė.
Mė sollėn tasin me gjellė patatesh po unė u thashė se mė flihej.
Tani po kaloja aty sėrish por jo me dėshirėn pėr tė fjetur :Duhet tė shkruaja njė reportazh nga kėneta e Tėrbufit….

* * *

Kur zbrita nė Rrogozhinė dhe po prisja tė kalonte ndonjė kamion, syri mė zuri njė qerre me disa stola dhe dy kuaj.
-Hajde pėr Lushnjė , pėr Lushnjė, bėrtiste njė mesoburrė.
-Nė ē' klasė e do biletėn ?, mė pyeti
-Si nė ē' klasė ?! Nė qerre !, i thashė.
-Dėgjo ti ēun! Qerrja nuk ėshtė qerre , po araba. Vėrtet ka katėr rrota, po ka tri klasė, u hakėrrye ai
-Si tri klasa ?,vazhdova unė
-Tė thashė kjo nuk ėshtė qerre po araba. Njė rrotė tė saj e kam sjellė nga Stambolli. E kam kujtim nga babai qė punonte arabaxhi. E desh tėrė Stambollitim atė se qe burrė i zoti…Po kot nuk thuhet se "jetėgjati nuk bėhet jetėshkurtėr". Njėherė ra nė Urėn e Gallatės, arabaja u prish , por ai shpėtoi. Kur u nda nga jeta mė la amanet qė njė rrotė tė arabasė ta merrja me vete dhe kur tė vija kėtu tė ngrija njė araba tė re nė kujtim tė tij… Me jevgun e fshatit tė Bishtqethmit , bėmė edhe tri rrota tė tjera .
Kėshtu e bėmė arabanė.
Papritur u kujtua dhe thirri:
-Hajde pėr Lushnjė , Lushnjė…
U afruan dy kokona dhe njė burrė me borsalinė.
-Urdhėroni nė klasėn e parė!, -tha ai.
Ata hipėn dhe klasa e parė u zu.
-Ej ti ēun ,-mu drejtua,-shko nja ty te ēezma dhe mbushna me ujė kėtė kovė se plasėm.
Kur u ktheva pashė se mė kishte mbetur tė hipja vetėm nė klasė tė tretė.
I thashė pronarit tė arabasė:
-Unė do tė zbres nė Tėrbuf
-Kėtu biletat paguhen njėlloj. Po unė ty do tė bėj njė nder do tė zbres nė Tėrbuf….
Sa filloi e pėrpjeta e Rrogozhinės, arabaxhiu bėrtiti :
-Klasa e tretė tė zbresė poshtė!
Kur e pėrpjeta u bė mė e madhe ai prapė bėrtiti:
Klasa e dytė tė zbresė poshtė.
Kur po afroheshim nė majė tė kodrės ai prapė bėrtiti:
-Klasa e tretė tė shtyjė karrocėn.
Arritėm nė majė. Dy kuajt dhe ne tė klasės sė tretė ishin bėrė qull nė djersė.
Arabaxhiu tha:
Ndizni nga njė cigare dhe ēlodhini sytė duke parė Tėrbufin. Njė nga kuajt ka rėnė nė gjumė se dėgjon sazet e ekskavatorit.
Nė fakt zhurma e tij vinte deri tek ne.
Kėneta e shtruar nė fushėn e gjerė dremiste. Ajo kufizohej tutje me kodrat e Divjakės.
-Njime, hipni tė gjithė nė araba se kemi tė tatėpjetė dhe kuajt s'kanė nevojė pėr ndihmė.
Liroi kapistrat e kuajve dhe bėrtiti:
Hyxhym atllarė !
-Ku do tė zbrisni o ēun ?
-Sa mė afėr ekskavatorit, i thashė
-E po mė afėr se kėtu nuk ka …, tha ai.
Pastaj ndaloi arabanė dhe ia mori kėngės:
Koka nė Stamboll
Trupi nė Janinė
Tė shtrinė Ali Pasha
Tė shtrinė…
Zbrita dhe nisa rrugėn drejt fushės. Nėn hijen e njė murrizi pashė njė grumbull njerėzish qė ishin shtruar me meze e raki.
-Ju bėftė mirė!,-u thashė.
-Bujrum!- u pėrgjigjėn me njė gojė. Jepi njė kofshė pule djalit se ėshtė vafti pėr mėngjes , i tha njė burrė korrozi njė djali tė ri…
-Rrofshi, u thashė, por mė duhet tė shkoj tek ekskavatori…
-Po ē'e do ekskavatorin, -tha korroziu serbes.
-Dua tė shkruaj pėr punėn qė bėn ai, u pėrgjigja.
-Ai bėn zhurmė dhe nuk flet se ėshtė memec…, tha ai me qesėndi
Hapa sytė.
-Ē' mi bėn sytė ēakėrr ? Ekskavatoristi jam unė. Po s' lojta levat unė , ai ngrohet vetėm nė diell.
-Po pse ai bėn zhurmė ?
-Dėgjo more djalė , kush punon ha, kush nuk punon ha edhe pi. Dhe qeshi me tė madhe.
Qesha dhe unė.
-Mos qesh , vazhdoi ai- Ai dreq ekskavatori ėshtė i pabindur. Po e shojte, s'ka dreq qė e ndez mė. Prandaj, unė ia kam gjetur hilenė. E lė ndezur.
Nuk e zgjata mė se ai dhe shokėt e tij ishin ēakėrrqejf.
Tutje nė mes tė arrave dėgjova zhurmė. U afrova dhe pashė njė makinė shirėse dhe tre a katėr burra qė ngrinin duaj. Nė majė tė saj njė burrė me gunė krahėve i priste ato dhe hidhte nė bukatore.
Nė vapėn e korrikut nuk kisha parė njeri tė mbulohej me gunė. U bėra kurioz dhe pyeta:
-Pse nuk e heq gunėn ?
-Nuk sėmuret njeri nga i ngrohti por nga i ftohti, - u pėrgjigj duke vazhduar punėn.
-Kishin kaluar disa ēaste kur makina shirėse pushoi. Guna kishte rėnė mbi tė.
-Ti je kėmbėters! -ulėriti i zoti i gunės…

Nė mbrėmje mbėrrita nė Lushnjė. Gjeta njė hotel por sportelisti mė tha :
-Vende s'kam. Mė dukesh i lodhur dhe po tė mos kesh ku tė shkosh, nisu nga xhamia. Mund tė gjesh ndonjė hasėr, ose ishallah ndonjė tabut , se sot nuk ka pasur shumė vdekje nga tifua i morrit tė kuq….
U nisa tė iki, kur dėgjova tė mė thėrriste:
-Or ēun, eja pak, se mė vjen keq tė flesh jashtė. Po tė le krevatin tim. Pėr nderin qė po tė bėj mė jep gjysmėn e ēmimit. Unė po vė tabelėn : "Vende s'ka" . Kur tė vinė myzeqarėt do thonė se po fle. Ku e dinė ata se je apo nuk je ti sportelist .
Tani dil nėpėr qytet, ha ndonjė hashure dhe pi ndonjė bozė . Bozėn mė tė mirė e bėn Dani… Mos hajde shpejt se punėn tėnde e bėj unė…!
Dani, pasi fshiu hundėn me peshtamall, mė mbushi tasin me bozė dhe tha:
-Bozė si kjo nuk gjen as nė Stamboll…!
Kur po pija bozėn , qė ishte e thartė sa uthulla, Dani bėrtiti :
-Ē' ke qė e shtrembėron surratin si Bab Dudė Karbunara ?
Nuk pata kohė ti pėrgjigjem se para meje u shfaq njė burrė i shkurtėr, i pakrehur dhe me takije tė zgjyrosur:
-Me leje , shoku i deleguar ?
-Nuk jam i deleguar, -iu pėrgjigja.
-Kujt i thua qė nuk je i deleguar. O ma zgjidh ti hallin, o nuk ma zgjidh njeri…
-Usta merr paratė!
-O po paratė do tė ti marr , po zgjidh hallin e Lim Gomarēes se bėn sevap.
-Fol, -i thashė unė
-Dėgjo shoku i deleguar. Unė punoja nė baxhon e Karavastasė. Laja fuēitė. Njė ditė , nuk di si mė erdhi nė mend dhe thashė: ty perėndia tė thotė se je mbret, kur se ti mbete baxhoxhi. More jam mbret, apo nuk jam mbret ?!
-Po ty vetja si tė duket ?
-Vallahi bilahi, herė-herė mė dukej vetja mbret , herė-herė qė s'isha mbret. Po ama njė ditė mu mbush mendja top se isha mbret . Po mbret nuk mund tė ketė nė Lushnjė… Mė thuaj si ta zgjidh kėtė hall.

* * *

Kur u ktheva nė redaksi shkrova reportazhin dhe prisja tė botohej. U bė mbledhja e redaksisė aty ku sot ėshtė Muzeu Kombėtar. Mė dėrmuan.
-More djalė, po tė thamė tė shkruash njė reportazh me humor pozitiv, kurse ti na shkruan karagjozllėqe?!
I hutuar nga sulmet pyeta me naivitet :
-Po si ėshtė humori pozitiv, sepse unė ende nuk di humorin negativ…(!)
-Kollaj fare e gjete ekskavatoristin nėn hijen e murrizit duke pirė raki ? E ēoje tek ekskavatori…!
-Po ai nuk vinte !
-S'vinte ai, po ti je gazetar, apo jo ? E ēoje ti.
-Po ishte ēakėrrqejf !
-Po pse ėshtė fantazia e gazetarit ? Qė tė bėhesh dikush nė gazetari duhet tė kesh njė fantazi tė madhe. Mos kujton ti, se ato qė shkruhen janė tė gjitha ashtu …?!

T-Obs.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Niko NIKOLLA, "Arabaja me katėr rrota dhe me tri klasė"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: