Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara   17/9/2010, 01:40

"PSHERETIMA TE MERGUARA " ME LIBRIN ME TE RI TE NEXHIP EJUPIT

Nga: P. J.

Sapo tė keshė mbaruar sė lexuari librin mė tė ri tė Ejupit, tė vinė vetiu nė mendje Omar Kajami, Robert Bernsi, Esenini, Poradeci, Agolli dhe, mė sė shumėti, poetėt e Elbasanit, kėngėt e kėsaj treve, hajku i Milianovit, ndjeshmėria e Musa Vyshkės, gjetjet e Beatriēes dhe ekspresiviteti i Ilirjanės. Pesė vargėshi original i Ejupit, pothuajse ėshtė njė risi e tij. Nė qoftė se rubairat e Khajamit u klasifikuan si mė tė mirat nė botė nė llojin e vet, edhe pse ai ka jetuar afro 900 vjet para nesh, shkolla poetike e Khajamit ka vijuesit e saj edhe ne ditėt tona. Pa pėrmendur poetėt, qė i pėrkasin shekullit qė shkoi, janė tė shumtė dhe me shumė emėr perdoruesit e sukseshėm tė kėtij lloji vjershėrimi. Nexhipi, ndjenjėn e lėmon me mjeshtri, duke dhėnė shumė lirizėm dhe shumė poezi edhe me vargun e rimuar, qė sa vjen e po largohet nga tradita, prej krijuesve te rinj. Qė ky lloj vargu tė lexohet me endje dhe tė tė mos krijoj as mė tė voglen bezdi, nuk duhet tė jetė vetėm mbartės i striktizmit metrik nė rrojkje e rima, por i figuracionit, leksikut tė zgjedhur, pėrdorimit me masė tė dhimbjeve, pa kaluar nė pėrlotje vend e pavend. Omar Khajami nuk vinte nga njė truall pa taban nė kulturė dhe zhvillim. Nė qoftė se nė Persi njihen shtatė shekujt e artė tė zhvillimeve kulturore ( 9 -16 ), nė Elbasan ka njė traditė tė pėdorimit tė kėtij vargu, qė nė kėngėt e Isuf Nezirit. As vetė Nexhipi nuk do na lejonte tė bėnim paralelizma tė tillė, por ėshtė fakt, se autori i kėti libri, vargjet i mori nga vuajtjet dhe vuatjtjet i mori pėr vargjet. Nuk mė ka ndodhur tė njoh ndonjė krijues, qė tė ketė bėrė jetė luksi dhe njėherėsh poezi qė u kanė rezistuar kohėve!.

Muza poetike e Ejupit, ose tė jetuarit poetik

Poezinė e Ejupit e shkruan koha, e skalit ndjenja dhe e mbyll mendimi. Nėse poezia e vertetė nuk i ka kėto tre elemente ėshtė vetėm tė shkruarit vertikal, qė nuk mbart asgjė, veēėse njė pirgu fjalėsh, jo te sistemuara. Muza poetike e Ejupit ėshtė e pėrherėshme, siē ėshtė e pėrhershme dashuria dhe vuajtja pėr vendin ku u rrit dhe burrėnua, pėr miqtė dhe shokėt qė i mungojnė e pėr shumė e shumė mungesa tė tjera, qė i janė tė pranishme pėrjetėsisht nė emigrim. Fati e solli, qė Nexhipi tė jetė njė emigrant ( si mijėra e mijėra tė tjerė) i kohėve moderne. Njė emigrant, jo si Naimi , qė i kėndoi mungesės sė Atėdheut me mallin pėr malet e qingjat, pėr blegėrimat e zogjėt, por qė s’i kishte mungesat ekonomike te emigrantit tė sotėm. Atėdheu i Naimit , e pėrzurni Nexhipin, e shumė tė tjerė jo si poetė dhe intelektual, por pėr kushte mė tė mira ekonomike. Dhe kur? Njeqind vjet pas tij! Krahasuar me botėn, Shqipėria mbeti pėrherė e fundit! Nexhipin e vret malli pėr shokėt, per rrugėt e Elbasanit, pėr qenin qė kuis nė vetmi, pėr shumė e shumė elementė, qė nė emigrim pėrbėjnė mungesė tepėr tė ndjeshme. Ndaj, poeti i thėrret hapsirės, sdisekujt, pėr braktisjen e shtėpisė, mungesėn e lexuesve, pėr vetminė vrasėse tė njė kohe tė vranėt dhe pa shtigje drite , gati gati i mbytur ne pesimizėm: “ Turp tė ketė kush mė zhgėnjeu,/ tė braktisja njė shtėpizė!/ Jo kot qeni im mė lehu/ te kolibja pas avllisė…”, duke e mbyllur poezinė me vargun: “ Turp tė kemė, nė qofsha unė!...” Poezia “ Turp!, fq.10. Autorit, me tė drejtė i ngjanė se, edhe baladat i kanė tretur, se gjithėēka ka merguar, bashkė me tė dhe, me tė drejtė pyet: “ Ē’m’u bėnė baladat pėr kafazėt?/ Po dashuritė me njė veshtrim?/ Kėtu gjithė dita tė tallazet,/Sikur tė jetė njė shkundullim..” Poezi pa titull, fq.12. Poetit asgjė nuk i duket se ėshtė nė vendin dhe nė kohėn e duhur. Gjatė gjithė kohės ndjehet i braktisur, herė herė i mbyllur si zogu nė kafazin e Mjedės. Ku tė shkoj, me kė tė shkoj, pėr ēfarė tė shkoj, me kė ta rrokullis njė gotė raki, i mungojnė tė tėrė, qoftė edhe njė urim, pėr botimin e njė cikli poetik. “ Shkruaj vjersha… kot qė shkruaj,/ kur veē Fizes ia lexoj”. Poezia “ Turp!” fq.10. Nė poezinė “ Ah!” poetit do t’i mungojė edhe djegja e floknajės, sė tė dashurės nė gjoksin e tij, duke menduar se, kot ėshtė t’i thotė “ tė dua!”. Psherėtima e poetit vazhdon faqe pas faqeje, nganjėherė me njė mospėrmbajtje, gati klithėse: “ M’i zhbėtė ca ėndrra e ca shpresa,/ Tani, tė mbahem, s’kam se ku./ Mbi to vershuat me rrėmbesa/ e ma pėrmbytėt qiellin blu.” Nė vendin ku ėshtė poeti, jo pėr fajin e vendit, i ngjan se hėna lind pas shpine, jo sikur i lindėte ne Atėdhe dhe kėrkon qė Tajsoni, ( nickname i qenit qė i ruan shtėpinė) , tė mos e harroi. Veē gjėrave mė tė njohura, poetit nuk do t’i shqiten nga mėndja gjithė ēka parė e shijuar nė vendlindjen e tij. Nė poezinė “ Pragu” fq. 65, si nė gjithė krijimtarinė e tij, do takosh njė dozė malli, si njė re tė ngarkuar me stuhi, qė pritet tė shpėrthej nga ēasti nė ēast: “ Jam te kroi qė i kam kėnduar,/ gjunjas pi dhe pas kėsaj/shkoj te streha pėrmalluar,/ kokėn ulur…si me faj.” Poetit i ėshtė shembur strehėza, ndaj i kujton me mall gjithė ēka pasur rreth e afėr saj. Poezi tė tilla dhe tė arrira, ka disa ne librin poetik tė Ejupit, si: “ Laguna” fq.68, “ Prapa grilash” fq.74, Pa titull” fq 88, “ Paradhoma” fq.113, “ Kur vilej vjeshta” fq.148, “ Gjyshja ndrroi jetė” fq.161, Nėnė Selvisė, fq 184 etj.. etj.

Figuracioni teknikat poetike dhe gjuha

Nė vėllimin poetik “ Psherėtima tė mėrguara” janė plot 213 poezi, brenda 236 faqeve. Nga 213 poezitė e kėtij libri, 19 poezi janė trevargėshe qė pėrbėjnė hajkun japonez, qė nė stilistikėn e letėrsisė njihet tashmė, si njė model i formulimit tė mendimeve dhe tė shprehurit tė ndjenjave me sa mė pak fjalė. Kjo poezi, sidomos nė Elbasan, vitet e fundit ėshtė shumė e njohur ( kujtojmė poetin Milianov Kallupi), 50 poezi janė 5 vargėshe dhe vetėm tri poeti i klasifikon si rubai. Pjesėn tjetėr tė librit e zotėron vargu i rregullt shumė i matur, nė pėrgjithėsi tetėrrokėshi e, jo rrallė dhjetėrrokshi, me strofa 4 vargėshe. Nė njė masė kaq tė madhe bėhėt mė e vėshtirė analiza, sidomos e figuracionit, pa tė cilin nuk mund tė mbahet nė kėmbė letėrsia, veēanėrisht poezia. Metafora dhe krahasimi, i pėrdorur me vend e ngrenė poezinė e Nexhipit nė nivelin e artit qė tė sjellė kėnaqėsinė e tė lexuarit me endje. Ne po pėrmendim vetėm disa: “ vetėtimat ngatėrrohen/ me brirėt e kapronjėve”, “ interneti i gjetheve tė majit”, “ T’i ēoj njė zile Shqipėrisė”, “ qė fėmijė m’i ka ngjyer sytė me tė kaltėr” ( Shkumbini ), “ tėrheq muajt porsi buaj”, “ hėna s’qesh si mbi Shkumbin,/ ajo vesh retė si kombinoshe”, “ pshėrtijnė yjet”, “ i gdhend tingujt nė mermer”, “ brinjės sė jetės”, “ pėrnatė bisedoj me hėnėn”, “ i fyem mitet”, “ mendjen shtrydh, si retė shiun”, “ Veē pasthirrma kam pėrkthyer”, “ thinjat e shkėmbinjėve”, “ shkundet vjeshta”, “blerojnė emrat”, “ u mėrzit shtėpia duke pritur”, “ shkaku i lotit”, “ thėrrasin brigjet”, etj etj.. Nė disa raste, krahasimi bėhėt me mbiemra te emėrzuar, ose emra te foljezuar si psh: trishtė, ylltė, nexhiptė, ēerdhėroj, fatakeqthi, qukapiktė, trendafiltė, larushuar, rrėmbesa, ofshamtė, pėrmallimthi, shejtanisur, tekatrillthi, dhembshurorja, xixėllimthi, lulerimta, veshnikėt ( rrushi ), shpėrgjumoj, zhegullore, freskėtore etj…
Megjithatė, nė ndonjė rast duhet patur kujdes me kėto krijime, pasi nė njė poezi nuk mund tė pėrdoren me tepri. Pikėrisht pėr kėtė, kujdesi pėr fjalėformimin, nė poezi duhet tė jetė shumė mė shumė se nė publicistikė, ose prozė. Si art i parė i fjalės, poezia nuk i duron tepritė, ose krijimin e fjalėve pėr hir tė rimės. Nė mė tė shumtėn e rasteve Ejupi, duke qėnė edhe njohės i gjuhės, arrin krijime tė matura dhe tė pranueshme nga gjuhėsia, duke pasur pėr bazė normat krijuese tė kėsaj shkence. Ja disa: flokėbanushe, heshtjeqeta, gjithėkėrkundi, lemzėri, brengėvuaj, mallimtare, pėrgjakosje, fėrfėrimthi, verdhushur, e ndonjė tjetėr qė e pėrmendem edhe mė sipėr te mbiemrat dhe foljet e perdorura si figura letrare. Le tė marrim njė shembull qė poeti duhet ta ketė nė kujdesin e tij nė tė ardhmėn, pasi rėndohet poezia, i merret fryma nga pėrdorimi i disa krijimeve tė tilla nė njė poezi. Nė poezinė “ Emri im”, nė faqen 153 gjėnden katėr fjalėformime , ndoshta tė panevojshme si: larjeshplarje, vetėvetshkretėn, gushtovjeshtėn, ciklemallet. Edhe pse ne morėm njė shembull, jemi tė bindur se poetit nuk i mbetet qejfi, pasi kohėve tė fundit po vihet re njė rendje e pakuptimtė drejt krijimeve tė fjalėve, qė nuk lėnė asnjė gjurmė nė gjuhėn shqipe.


v.o
Kjo nuk eshte parathenie as pasthenie e librit , eshte thjeshte ajo cfare ka percielle poezia dhe libri "pesheperima te merguara , tek nje prej lexuesve te tij (librit).
Per bilushin dhe doktor Markun!
Kur flasim per nje liber artistik , nuk mund te flasim vetem sa i mire , i vuajtur dhe i ndjeshem eshte autori....(sa i moralshem ,patriot etj ) duhet te flasim konkretisht cfare tha poezia dhe me cfare mejtesh te artit kjo poezi e percolli miresine e autorit, dhimbjen vuajtjen apo ku ta di une ...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara   17/9/2010, 01:41

Poezi nga libri Psheretima te merguara qe u botua pa parathenie te graduarish.

1.
Turp

Turp te kete kush me zhgenjeu
Te braktisja nje shtepize
Jo kot qeni im me lehu
Te kolibja, pas avllise.

Turp te kete, kur shesh me lule
Me cairi pa e pare
Tani ziej ca fasule
Mbyllur brenda, vetmitar.


Shkruaj vjersha, kot qe shkruaj
Kur vec Fizes ia lexoj
Terheq muajt porsi buaj
Tepsi oresh numeroj.


Turp te kete kush ma percmoji
Jeten time rroge-pake!
Krejt pa pritur me kafshoji
Porsi qeni zgjebarak...

Zemren time ma pershqeu
tek po vauj i papune
turp te kete kush me zhgenjeu
Turp te kem ne qofsha une.

04. 11. 2005


2.

***
E hu ha,
Sa nenshtetesi
Ka dielli i planetit tone!

Siper ballkonit tim
Ka kombesine time...


3.

****


Po shkojne dhe ditet e qershorit,
E treta jave ne Amerike.
U poc valle mani i oborrit?
A mbledh trumcake e cukapike?

C'm'u bene baladat per kafazet?
Po dashurite me nje veshtrim?
Ketu gjithe dita tallazet,
Sikur te jete nje shkundullim...


Lendina plot e plot baloshe,
Po hena s'qesh si mbi Shkumbin.
Ajo vesh rete si kominoshe,
Perndryshe vdes si funderrine...



4.

Anet e horizontit

Ne keto ane
S'duan t'ia dine hic
Per varken e te vdekurve te Karontit.

As per pulebardhen
e Anakreontit...

... Dhe une,
(per cudi!)
Ngaterroj anet e horizontit.

Vetem
Ne nje qytet
nuk i ngaterroj
keto ane...


Atje ,
ne Elbasan!


5.


Pragu

Jam tek kroi qe i kam kenduar
Gjunjas pi dhe pas kesaj
Shkoj te streha, permalluar
Koken ulur ... si me faj...

Strehe, moj strehe... E gjore. Jetime.
Te qesh larg ...Tani lotoj
Ndjej rrenqethje, dritherime
Tek te shoh te shembur, moj...


Te vij rreth e qark me dhimbje,
Pragun gjej e ulem pak.
Kam nje therje midis brinje
Dhe nuk kam per te ilac.

Me bark mure-heshtje-gurtet
Dhe kjo heshtje me bertet
"Ku jane burrat, ku jane urtet,
C'u bene shpresat te nenete?"


Si purteka ze e dridhem
Dhe ne duar koken mbaj.
Te kelthas? Te qaj ? Te grindem?
Kush me sheh tani qe qaj?...

I them vetes ;"Mos prish gjakun!
Fare shpejt do marresh vesh,
Kur te vijne te puthin pragun,
Gjithe c'kane ikur prapa nesh!..."


Prapa grilash


Kerkoj pune e pune nuk gjej
S'kam veture e s'di anglisht.
S'mundem as te fishkellej
Si bilbil me ze te trishte.

Ne kurriz te sime bije
Frymen time e mbaj gjalle
Vetem ujin kam si pije
Une qe pija porsi djall...

Si ta dija une i gjori
Sa i lumtur n'atdhe qeshe.
Nese qeshkam, qesh nga zori
Nese flas nuk merrem vesh.

Cka se paska net bilbilash
Ata s'jane te llojit tone
Rri i mbyllur prapa grilash
Syte i ngul ne telefon....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara   17/9/2010, 01:41

Nexhip Ejupi, ka lindur nė Elbasan mė 1949. Nė botimet e tij mund tė pėrmėnden :

- Pesha e duarve
- Shqetėsimet
- Drithėrima ere
- Fyelli i Kamiēanit
- Hėna e vllehve
- Lirika Elbansani
- Pėshpėrima tė mėrguara



Eh, qershi, qershia ime

Eh qershi qershia ime,
Miturakja fėminore,
Seē m’i ēele ca kujtime
Porsi lulet bardhullore!

Te ti vija hera-herės,
Shoqe moj e vogėlisė.
Ti mė ishe kėngė e erės,
Kėnga e parė e dashirusė.

Vera-verės ti mė qeshje,
Mė kuqloje kalaveshė
Sa tė doja sa mė deshje,
Kur mi varje, pėrmbi veshė!

Por njė ditė u rrit ēunaku,
Tė mėrzitur seē tė la
Iku larg e larg nga praku
E mes lotėsh gjė s’tė tha.

Nėpėr libra e leksione,
Nėpėr mjekra filozofėsh,
Ngrinte ura pėrmbi hone,
Trembte ėndrra prej gallofėsh.

Veē pėr ty e merrte malli
Miturakja ēapkėnore.
Si nė ethe i digjej balli
pėr ca lule bardhullore...

Eh, qershi, qershia e verės,
Mike moj, e vogėlisė!
Ti mė ishe kėnga e erės,
Kėnga e parė e dashurisė...

2000-2006
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara   Today at 17:21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nexhip Ejupi - Pėshpėrima tė mėrguara
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: