Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ndue Hila

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ndue Hila    17/9/2010, 01:36

Te dashur forumas po ju dergoj kete cikel te vogel me poezi qe kam shkeputur nga Libri :

"Shingullimat e heshtjes" te shkrimtarit Ndue Hila, botuar ne muaj maj 2008, keto poezi jane shkeputur nga cikli "shkurtimat" pjese e ketij vellimi poetik qe perbehet nga 5 cikle, me vone do te sjellim edhe poezi te tjera nga ky vellim dhe nga vellimet e tjera te tija.

Besoj autori nuk do me zemerohet qe po i hedh pa lejen e tij, i cili nuk e lejon nje gje te tille, per kete i kerkoj falje por qe duhet bere qe te njihemi te gjithe ne forumasit me kete shkrimtar i cili ka botuar deri tani shtate libra ne gjini te ndryshme dhe pese libra me bashkeautor.

Gjithashtu eshte edhe pjesmarret ne dy antologji me 195 dhe 200 poet nga bota botuar ne vitin 2006, dhe maj 2008.

I uroj suksese te metejshme ne rrugen e tij te krijimtarise, njekohesisht ju uroj te gjithe juve qe shkruani dhe krijoni ne kushte teper te veshtira si ne shqiperi, kosove, brenda dhe jashte trojeve shqiptare, emigracion e kudo tjeter se eshte vertete nje pune e bukur por e veshtire, ne shume drejtime




Vesa

Vesa mbi fije tė barit gėzohet
Si buza mbi buzė.
Rrezja e diellit mbi vese tėrbohet
Si ndjenjat e poetit mbi muzė.



Butėsia e tij

Jam bėrė njė yll
Qė ha butėsinė e tij.
Kam ngelur kufomė
E demostratės sė luleve.



Gjithė frikė i kaloj pranė

Drita e koridorit tė pallatit
Largoi sonte njė qen tė zgjebosur
Gjithė frikė i kaloj pranė
Pėr tė mos humbur ekuilibrin tim.



***
Vazhdojnė tė ngjallen tė vdekurit,
Unė mes tyre hesht i vdekur...



Pasqyra tallet me ty

Edhe i bukur po tė jesh,
Pasqyra tallet me ty.
Ajo urren,
Shtrėngimin e nofullave.



Dy pika lot

Nė vesh mė the ca cicėrima,
Se ēfarė ishin nuk i kujtoj dot.
Poshtė mustaqeve tė thinjura,
Lėpiva dy pila lotė.



Deri nė harrim

Malit ia dhashė zėrin tim,
Tingujt m’u pėrplasėn nė fytyrė.
Vetja m’u largua e mėrzitur
Deri nė harrim...



Udhėtoj

Ikėn vitet,
I sakatosur udhėtoj nėpėr shkrepa.
I kėputur nė dysh
Gjithė jetėn mbeta.



Rri i pėrgjumur

Nuk di se ēfarė kėrkoj
Nga kjo jetė varfanjake.
Edhe kur e takoj,
Rri i pėrgjumur.



Unaza

Ēdo unazė floriri
Bukur shkėlqen,
Por jo nė gishtin tim...



Tė gjithė i njoh

Njėrėzit,
Qentė
Emrat,
Tė gjithė i njoh.
Vetėm vetėn time,
Jo.



Mė fut nė gjirin tėnd

Mė fut nė gjirin tėnd
O dallgė e ēmendur dimėrorė
Qė tė kem mundėsi,
Tė kėrkoj veten time...



I qetė vėshtroj flokun e borės

Dėborė po bie,
Mbi bardhėsinė e saj
Mendja mė egėrsohet
I qetė vėshtroj flokun e borės.



Nė breg i lagur jam

Dimėr,
Deti tėrbuar nga dallgėt,
Bregu ėshtė i tharė.
Nė breg i lagur jam..



Shikuan vetveten

Sytė e mi
Nė terrin e natės,
Shikuan vetveten.
Unė nuk shoh.



Dy germa

Dy germa njė shpresė.
Njėra Dritė
Tjetra Mėngjes,
Mbi shpirtin tim pikojnė vesė



Zėrin tim

Gjithė natėn ulurita,
Zėrin tim nuk e dėgjova.



Ndryshimi

Dita e sotme ka edhe tre gisht diell,
E djeshmja nuk ka perėnduar,
E nesėrmja sapo ka gdhirė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndue Hila    17/9/2010, 01:37

Pjesa e dyte e ciklit me poezi nga libri Shungullimat e heshtjes se Shkrimtarit Ndue Hila.

Keto poezi jane shkeputur nga cikli i peste i titulluar "Gezuar Kosove"


Pėrsėri vazhdoj tė hesht



Mos hesht
Mė thanė tė gjithė, o njeri.
Mos hesht
Mos qaj mė tha nėna, kur isha fėmijė.
Mos hesht
Mė tha babai njė natė dimri tė gjatė.
Mos hesht
Mė tha gjyshja, mos u bėj i prapė.
Mos hesht
Mė thanė vėllezėr e motra.
Mos hesht
M’u kėrcėnua zjarri qė po shuhej te votra.
Mos hesht
Mė thanė pėrgjithmonė kur tė dalėsh nė jetė.
Mos hesht
Mė thanė, s’ke mėsuar akoma tė heshtėsh.
Hesht
Mė tha korbi, se i bardhė jam para teje.
Mos hesht
Mė tha zemra mė gjak tė ngrirė nė deje.
Mos hesht
Mė thanė yjet, hėna atyre nuk ju zemėrua.
Mos hesht
Mė tha dielli me pak rreze mbi mua.
Mos hesht
Mė tha kėnga se mund tė mė kėndosh.
Mos hesht
Mė tha deti, kur mbi mua nuk ka vale.
Mos hesht
Mė tha fusha mė barin e tharė.
Por kam heshtur
e vazhdoj tė hesht,
Me trupin akullnajė me shekuj rrjesht.
Qė nė barkun e nėnės
Mė kanė bėrė tė hesht.
Hesht mė thanė
Ligjet bėn mirė me hesht.
Coptuar ju kėmi ne mbi njėqind vjet rrjesht.
Mos hesht
Mė thanė heronjtė pėr gjakun qė kemi derdhur.
Mos hesht
Mė thanė lumenjėt se atė gjak nė e kemi mbledhur.
Mos hesht
Mė tha kroi, mos ma ndal gurgullimėn.
Mos hesht
Mė tha qielli, mos ma ndal vetetimėn.
Mos hesht
Mė tha vera, se ma shton nxehtėsinė.
Mos hesht
Mė tha vjeshta se ma prish bukurinė.
Ligjet prapė mė thanė
Hesht
Hesht.
Hesht.
Qė nė barkun e nėnės pėrsėri vazhdoj tė hesht.
Mos hesht
Mė thanė tė parėt me zėrin e tyre tė fortė.
Mos hesht
Mė thonė themelet e kalasė qė rėnkojnė mbi tokė.
Mos hesht
Mos hesht
Mos hesht
Tė lutem, o njeri,
Mos hesht
Pėr gjakun e derdhur pėr liri
Por pėrsėri vazhdoj tė hesht...

17 janar, 2008



Prangat nė duar kurrė s’i harroj

Duke qarė linda,
Buzėqeshjen kurre s’ma mėsuan.
Pak e nga pak fillova tė ngrihem,
Pengesė m’u bėnė, mbi veten time me rrėzuan

Fillova tė belbėzoj fjalė tė bukura,
Tė kėqijat s’i mėsova as mė vonė.
Ėndėrroja tė fluturoja si fluturat,
Ėndėrroja tė prija si ogiēi me kumbonė.

Ėndėrroja tė isha i lirė si zogu nė hava,
Tė pėrēoja qiellin nėn re e mbi re.
Tė mos lej cep tė botės me sy pa e parė.
Ėndėrroja qė liria tė ishte sunduese mbi dhe.

Ėndėrrova tė bukurėn,
Mė mėsuan tė keqen.
Krahas dashurisė
Mė rrėnjosen urrejtjen.
Krahas lirisė
Mė hapėn burgun.
Krahas byzylikut
Mė vendosėn prangat e vdekjes.

Luftėn pėr liri e nisa mė shpirt,
Mė gjakun e trupit tim ujita lulet.
Kėrkonin tė m’i nxjerrin sytė,
I gjakosur kurrė nuk i pėrkula gjunjėt.

Kam luftuar e prapė do vazhdoj tė luftoj,
Kurrė nuk e harrova lirinė e burgut.
Prangat nė duar kurrė s’i harroj,
Liria t’ja shembė perden,
Territ e muzgut.

23 janar, 2008





Gjarpėrinjtė, gjarpėrinj kanė me mbetur


Lumenjtė e gjakut tė fryrė shtratin po kalojnė,
Fushat mė to po pėrmbyten.
Malet me to po zhuriten,
Toka gjėmon,
Deti ushtin,
Tash njėqind vjet mbi kėto lumenj po e kėrkojmė lirinė.

Gjaku vazhdon pėrsėri lumė,
Gjarpėrinjtė kanė thithur nė kėtė gjak,
Ngopje nuk kanė pasur,
Tė pangopur tė thithin, kėrkojnė prapė.

Nė diellin e lirisė kėta gjarpėrinj janė shulla,
Lumenjtė nga shtrati pėrsėri kanė dalė.
Dita e lirisė fillon tė zbardhet
Mbi atė gjak, nuk ka kush pėr ta ndalė.

Gjarpėrijntė dridhen, skutat kėrkojnė,
Me miqėsira tė vjetra tė lidhura fijet i mbajnė.
Gjuha e tyre nuk do mundet mė tė na helmojė,
Liria vaditur mė gjak qiellin do tė ēajė.

Gjarpėrinjtė, gjarpėrij kanė me mbetur,
Frikėn mė kush nuk ua ka.
Pėrsėri kėrkojnė gjak tė etur.
Pavarėsia e shumėpritur,
Gropėn ka me ua bėrė.

23 janar, 2008




Besė e fe kemi shqiptari


Erdh pranvera, agoi dita
Qielli shtron qylimin e mirėseardhjes.
Kanė pritur para nesh dhe ne shumė e kemi pritur,
Ditėn mė tė bukur tė faqezbardhjes.

Kėmbana tingujt i lėshoi,
Anė e mbanė botės kanė ushtuar.
Gėzuar kurorėn princesha jonė
Mė flamurin kuq e zi, kilometra mbi trupin tėnd lėshuar.

Gėzuar, gėzuar e gėzime paē gjithmonė
O e bukura Dardani.
Ma gėzofsh ditėn mė fatlume nė jetė,
Ma gėzofsh emrin pavarėsi!

Nėpėr shekuj ke qėndruar
E gjakosur mbi tabanin ku ke lerė.
Kurrėn e kurrės nuk je turpėruar,
Ke luftuar pėr tė buzėqeshur njė herė.

Loti lotin s’e ndalon,
Mjaft kemi qarė tė veshur nė zi.
Shtrije hapin e vendosur.
Marsho pėrpara me pavarėsi.

Buzėqesh kombi, buzėqesh natyra,
Shamizezat, buzėgaz janė.
Mbi zemrėn e gjakosur u qesh fytyra,
Nė gjoksin e tyrė skalitur emrat heronjtė i kanė.

Jemi bashkė njė flamur njė komb,
Mbi ēdo fe, stuhi, dredhi.
Besa-besė ėshtė besa jonė,
Besė e fe kemi shqiptari.




Shqiponjė e stuhive


Udhėtove gjatė,
Udhėtove pėr jetė,
Udhėtove e robėruar
Gati njė shekull, plot 96 vjet.

Udhėtove stuhive,
Nė rrebesh e fortune,
Udhėtove nė kėrkim tė dritės sė syve,
Kur lotėt e zemrės nė to t’i vunė.

Udhėtove e lodhur e sfilitur, nė besė tė zotit,
Kurrė nuk u mposhte pėrballė tiranisė.
Nė ditėt mė tė ngushta nuk ta panė lotin,
O shqiponjė e pėrgjakur nė ballė tė stuhisė.

Kur nėna trupin e kishte tė coptuar,
Askush nuk tė shikoi, jo, duke qarė.
Foshnjėt nė djep kur t’i patėn shpuar,
Nuk lotove dhe kur trupin me gjak ta kishin larė.

Kur vatrat nga tymi dhe flaka rėnkonin,
Mbi gjokse trimash kalove e papėrkulur.
Kur varrhapėsit mbi trupin tėnd kėmbėkryq ishin ulur,
Loti nuk tė rrodhi dhe kur zemrėn ta coptonin.

Udhėtove e pėrgjakur, udhėtovė gjatė,
Nga ajo lodhje asnjėherė nuk ofshanė.
Plagėt e shpirtit pastroj ditė e natė,
Lotėt nuk tė rrodhen nė prehrin e asaj nėne.

Iknin vitet, para stuhisė kurrė nuk u ndalė,
Rrugės pėsove vuajtje shumė.
Tymi dhe flaka shponin zemrat e maleve,
Gjaku i lirisė vėrshontė poshtė tyre lumė.

Era e barutit shtonte rrjedhėn e gjakut ndėr deje,
Padrejtėsitė e botės deri nė qiell nuk kishin tė sosur.
Nė shpirt e plagosur, ishe o shqipe e betejės,
Lirinė kėrkonin mė kilometra thellė pėr ta varrosur.

Brenga e thellė sa vetė trashėsia e tokės,
Pėrshkoi trupin tėnd pėr ideal kombėtar.
Flamuri kuq e zi ishte veshja jote ndėr mote,
Liria notonte mbi gjakun e fisit Adem Jasharit.

Je simbol nė zemrat e shqiptarve,
Nė ēdo cep ku kanė ndertuar folenė.
I bashkove pėrsėri nė dheun e tė parėve,
Me gjak e lot bashkė po puthėn prap dhene.

Mbi flatrat e tua e kanė rritur guximin,
Nga brengat e tua kanė marrė krenarinė.
Nėn lotėt e tua kanė bėrė betimin,
Nė trimėrinė tende nxorėn pavarėsinė.

Mbas asaj rruge tė gjatė, ti sot buzėqesh,
Nga sytė e tu lot tė rrjedhin.
Shpiponjė e mundimit shekullor, gėzoju sot mes nesh,
Shikoje dhe gėzohu qė bota ta lėshoi diellin.

Hapi krahėt pėrsėri,
Sillju kombit rreth e rrotull.
U farketove nė stuhi,
Ke buzėqeshur, kurrė nuk je pėrlotur.

Faqet tua bėji shtrat lirie,
Qerpikėt e tu kurorė nė qiell.
Nėpėr brazdat e trimėrise,
Korre frutin “PAVARESI” qė heroinjtė pėr ty kishin mbjellė.

Bashkė mė ty tė gjithė kemi vuajtur,
Bashkė me ty stuhite i kemi ēarė.
Si loti i fėmijės pastėr tė kemi ruajtur,
Halle e brenga bashkė kemi ndarė.

Nė rrugėn e lodhshme kujt nuk i je lutur,
Nė mesin tonė na dhe hov e trimėri,
Simboli yt trimėroi zemrat e gjithė shqiptarėve,
U mblodhem rreth teje pėr pavarėsi.

Erdhi dita mė fatlume pėr ne, nė botė,
17 shkurt 2008!
Kėtė ditė vėrtetė ty tė rrodhėn lot,
Lotėt e lodhjes pėr gati njėqind vjet.

Kėto lot nuk janė lot dhimbje,
Janė lotet qė rralle kujt i rrjedhin nė jetė.
Lotėt e tu janė lote biblik qė shekuj pėrshkove.
Janė lot gėzimi, 17 shkurt 2008!

Nė luftė me pėrbindėsha kėpute vargonjtė
Po ja mbyll pėrgjithmonė dritaren hidhėrimit,
Lotėt e tu,
Janė lot pavarsie, lotė gėzimi.

Nė rrjedhėn e stuhisė me trimėri je futur,
Njė komb me njė gjak, shpirt e zemėr
28 nėntori 1912 dhe 17 shkurt 2008
Janė pavarėsia e kombit tonė mė njė emėr.

20 shkurt, 2008

--------------------------------------------------------------------------------

Ky cikel me poezi eshte zgjedhur nga librat "Meteor Dhimbjesh" dhe "Vraje Vetmine" e shkrimtarit Ndue Hila


Malli pėr nėnėn.

U rrita kudo me hallet e jetės
E lotėt si shiu mė bien nė faqe
Dua qė ēdo sekond tė dėgjoj zėrin e saj
Por edhe ashtu prap nuk kėnaqem.

Si nuk munda vargjet t’i mbaroj
As lotėt qė bien nė faqe e mjekėr
Nuk po mundem mallin ta kaloj
Asgje nė botė mė tė dashur nuk paska tjetėr

Marr tė flas me tė, por nuk mundem
Marr ti shkruaj por jo.
Sa shumė unė pėr tė po vuaj,
Siē vuan pėr mua dhe ajo.





NĖ KĖTĖ PORT SPIRITUAL

Si lavire, jeta mė sillet nėpėr duar,
Ėndėrra mė e tallur se ėndėrra.
Dashuritė e vjetra janė harruar,
Shpirti harroi se pranė tij ishte dhe zemra.

Linda nė fund tė njė viti tė shthurur,
Ku maskaralleku ishte mjet jetese.
Jetojmė pėrsėri dhe pse jemi tė pėrgjumur,
Ditėt e dhimbshme tė asaj harrese.

Tė zgjatur e mbaj dorėn e pajtimit,
Megjithėse ka zėnka, mėri dhe pak shpresė.
S’pėrqafoj me dashje dufet e shfrimit,
Trupi kockė e lėkurė ka mbetė.

Ethet e malarjes nuk i shėron aspirina,
Nga rrėnjėt ato zhduken veē me kurim special.
Pela, kuaj e mėza me dyzina,
Po shtohen pa masė,
Nė kėtė port Spiritual.

1989



PEISAZH INDIFERENT

Koha kėtu kalon me punė dhe me gjumė,
Ēdo gjė tjetėr ėshtė e pa kuptim,
Shelgu lotues i shpirtit loton kėngė lirike,
KY shelg po shterron kelkun nė shpirtin tim.

Shumė vonė kujtesa gjithė dembelizėm me zgjohet,
Nuk kėrkon qė zemra ime ta shtrojė sofrėn bujare,
Laps e fletore nė dorė mė dridhen,
Duke kėrkuar qė tė merrem me kėto vargje tė pėrēarta.

Kėshtu kolovitem deri nė orėt e vona,
Si mashinist besnik i vargut nė poezi.
Nuk shkruaj pėr nderime, tituj e poltrona,
Por thjeshtė qė shpirti im tė gjejė pak qetėsi.

Kudo nė botė fėmijet i duan zogjtė,
Njė ditė pėr mua ndoshta kanė pėr tė qarė,
Prandaj me lapsin nuk e prish miqėsinė,
Qė tė dy ta robtojmė letrėn e bardhė.

Nuk ngutem nga dridhjet e buzės,
Duke i lėnė harbuar mbi terrin e muzgut.
Nė shpirtin tim nuk ka vend pėr inat,
Vetėm ndėrtoj ura miqėsie,
Pėr tė mė sjellė lirinė e vargut
Dhe buzėqeshjen e muzės.



VAJZA ZEZAKE

Njė ditė tė bukur pranvere,
Tė njoha nė njė park me blerim mbuluar.
Palmat dhe mimozat kishin hijeshi,
Mė zgjove nga ėndėrra ku isha futur.

Zezake e bukur, me njė shikim turbullues,
Ecja jote sikur vije nga njė botė mistike,
Si sorkadh i bije parkut gjatė e gjatė,
E vije drejt meje pa asnjė lloj frike.

Nė kėtė botė ku ndodhin shumė mrekulli,
Nė ketė park tė gjelbėruar vije e shkoje si Helenė.
Sa bukur po tė ishte ky park paradė mode,
Nė rreshtat e parė juri tė ishin ulur
Poetėt nga gjithė bota, me fletore dhe penė.





ATJE KU HUMBI RINIA

Vėshtrimin hedh nė male, fusha dhe kodrina,
Nė katėr cepat lindje, perėndim, jug e veri,
Shpirti im ėshtė i pėrzier nė kėto stolira,
A do tė shpaloset ndonjėherė lumturia para syve tė mi?

Ē’kuptim kanė pėr mua paraja e luksi,
Kėtu ndoshta bashkė rrinė,
Janė gjėra tė kota pėr mua nuk vlejnė asgjė.
Nė ato male, fusha e kodra e treta rininė,
Kot e kėrkoj kėtu, ajo nuk kthehet mė.

Qoftė kur lind dielli, hėna, yjet
E kur perėndojnė,
Ēdo gjė si e mpirė udhėhiqet nė mėrgim,
Sikur oqeanet tė shterrėn e pasuria mbi ta tė lulezojė,
Me engjujt tė ngjitesha nė qiell,
Pėrsėri terr e mjerim do tė shikonin sytė e mi.

Ndoshta pėrtej caqeve tė pakufishme tė botės,
Ku dielli i vėrtetė tjetėr qiej mund tė ndriēojė,
Trupin tim ta linin kufomė sipėr tokės,
Ndoshta do tė shikoj atė qė kam humbur dhe dėshiroj.

Si gjethet e vjeshtės kur rrėzohen nė lėndinė,
Flladi i mėngjesit me vete i rrėmben,
Pėrditė i lutem atij flladi tė mė rrėmbejė,
Tė mė hedhi atje ku rehati shpirti im do tė gjejė.





PATAT E MICHIGANIT


Tė qeta ecin nė grupe
Dhe bėjnė t’i respektosh.
Nė parqe tė gjelbėrta, rrugė dhe hije,
Nė grupe kullosin, pėr asgjė nuk duan t’ja dinė,
As pėr ēapkėnllėqet e tė rinjve.

Kur afėr u kalon, kokėn e ngrenė,
Sikur tė pėrshendesin,
Janė mėsuar tė jetojnė
Nė shoqėrinė e njerėzve,
Nga dora ushqimin ta marrin,
Pak dashuri kanė pėr ujin e ėmbėl tė pellgjeve.

Dhe kėto, jam i bindur, e njohin dashurinė,
Nuk rrinė dot pa njėra-tjetrėn,
Nuk e durojnė vetminė.
Edhe kėto njė ditė prej dashurisė, si njerėzit,
Ndoshta vdesin.

Edhe ju keni merguar tė dashura pata,
Prej ku, unė nuk e di,
Mėrguar kam edhe unė si ju,
Sė bashku, mėrgimtarė na quajnė,
Pėr tė na ngacmuar,
Por ju sot me sollėt pak jetė,
Pak buzėqeshje,
Pak gjallėri.

Gag… gag…me njėra-tjetrėn pėrshėndetėn,
Pėr dashuri pėr dhimbje ndoshta pėr maraz.
Kur pėr ju shkrova kėto vargje,
Njė lot me ra mbi poezi.
Ju e shikuat kėtė lot dhe u larguat,
Njėra-tjetrėn duke ndjekur nga pas.

Sa keq, po tė ishin nė vendin tim
Asnjė sekondė nuk do ta kishin kėtė liri,
Gjithė natėn gjahtarėt deri nė fyt nė ujė do qėndronin,
Me syrin nė ēifte dhe zagarin pėrbri.




Nėnės time

Si rreze dielli nė agim
Je TI, o nėnė mė e shtrejta nė botė
Na rritė tė gjithve na dhe gėzim
Dhe jeta imė pa ty ėshtė e kotė.

Dora jote e ngrohtė nė kėmbė mė ngriti
Ne balle ethet mi largoje ngadalė.
Kėnga jotė mė pėrkundi e mė rriti
E ashtu nė gjumė mė puthje nė ball.

Nė zemrėn time kam njė dėshirė
Tė mė kėndosh prap si atėherė
Ta mbėshtes kokėn nė gjoksin tend tė mirė
Tė mė mbash nė prehėr dhe njė herė.

Sikur njė botė e tėrė me libra tė mbushet
Dhe tokėn me te, tė mbuloje
Prapė pėr nėnėn gjithshka nuk do tė shkruhet
Prapė pėr nėnėn diēka do tė mungojė.



JAM BIRI JUAJ

Rrugicave tė fshatit sėrish unė dola,
Prapė si dikur gjithė gropa dhe ujė.
Jeta si nė legjendė vitet m’i vodhi,
O njerėz tė mirė, unė jam biri juaj.

Kolovitem ngadalė me dregėza nė shpinė,
Koha asnjėherė nuk i shėroi.
Me moshatarėt pėrqafohem,
Me tė vjetrit kėmbėkryq rri,
Kundėrshtarve tė dikurshėm
Buzėqeshje u dhuroj.

Ngrihem ngadalė, i lodhur, i menduar,
Buzėqeshjen e tyre mbi supe ngarkoj.
Je biri ynė -mė thonė tė gėzuar,
Unė atė fjalė zemre
Kurrė s’e tradhėtoj.




Gjyshes time


Shumė vite kishte mbi shpinė ngarkuar,
E shumė dimėra nė shpirt i kishtė strukur.
Pak pranvera nė jetėn e saj ishte gėzuar,
Kujtimet e kėqija prej zemre i kishte zhdukur.

Ah kėto rrudhat e thella nė ballė,
I jepnin asaj shenjė fisnikrije
Tė rrija me tė ēdo ditė kish mall
Nė buzėqeshjėn e saj kishtė diēka rinie.

Fytyrėn e kishte si engjėll kur zbret nga qielli.
E tė plotė si hėna nė vjeshtė
Syte e saj flisnin mė shumė se ēdo gjė
Shpirtin e kishtė tė bardhė si bora nė bjeshkė.

Nė ēastet kur unė e pyesja pėr moshėn
Duke qeshur shtrintė duart me ngadalė.
Numėroi rrudhat e tyrė, o birė, se ato tė tregojnė
Si rrathėt e drurėve shekullor nė mal.


ESHTRA TĖ THYERA


Krismat nė mes tė natės, o Zot ē’katrahurė!
Llahtarshėm tingėllojnė, benzinė i hedhin flakės,
Orteqet me eshtra servirėn si shkurre,
Planet e kryera me gjak i matėn.

Historia rrotullohet ngadalė,
Lėkura shumėngjyrėshe, tanke, skafandra,
Me eshtra tė thyera zjarrin ndezin,
Nė natėn e tyre tė shkurtėr rrethuar me merimanga.

Nė kėtė lojė tė dyfishtė njė regjizor trutharė,
Skenėn rrotullon pa asnjė kufi.
Aktorėt brekgrisur, tė gjithė kėrcėnuar,
Luajnė disa filma me kėtė tragjedi.

Mblidhen rreth zjarrit, duart fėrkojnė,
Shpirtin e ngrirė kėrkojnė ta ngrohin,
Eshtra tė thyera mė shumė i thėrmojnė,
E mes flakės sė tyre kėrkojnė tė shėrohen.



JAVA E RE E PUNĖS

Sot ėshtė e dielė,
Dita kur bėhet kudo njė pazar i madh.
Fshatarėt e mi tė ngarkur vijnė
Tė sjellin nė treg
Mundin, djersėn dhe zemrėn e fshatit tim,
Tė dielėn e nuseve,
Tė dielėn e kėngėve,
Tė dielėn e gėzimeve,
Tė dielėn e brengave,
Nė shi, diell, ngrica apo nxehtė,
Ne dalim nė treg
Tė blejmė pak nga kjo jetė,
Me njė pjesė dielli nga fshati im kthehen nė shtėpi,
Me njė gėzim apo brengė
Tė moshatarėve nė fshat apo fis,
Me njė yll mėngjesi dhe dashuri pėr ta,
Javėn e re tė punės e nis.


HESHT

Mos mendo se do mė ēmendėsh,
Nga imazhi im tė dalėsh e larė,
Nė fytyrėn tėnde dimri ka fjetur gjumė,
Hesht nė damarėt e trupit tim.
Ka kohė qė gjaku i freskėt ėshtė tharė.

Hesht, dhe udhėn e nisur mos e ndalo
Nė natėn e terratisur, mos rrėzo meteor.
Ma mbyll gojėn qė tė ma mbaj gulēimin,
Ajrin e mushkėrive robtuar ta kem nė krahėror.

Gjysmake ma le ėndėrren sonte,
Shpirtin ma lodhi ankthi e mendimi.
Brengėn do e mbylli nė vetvete,
Qė nesėr tė shtriqet nė kopshtin e harrimit.



DIĒKA E VONUAR



Sa e re qė je!
Jam i bindur, unė me prindėrit e tu, moshatar.
Kush ta futi nė kokė qė nė vatren time gati tė shuar
Tė ndezėsh zjarr?
Edhe thėngjilli i fundit nė atė vatėr gati ėshtė shuar,
Ti pa shpirt i trazon, me dorė i prek.
Kush ta futi nė kokė ti frysh kėtij zjarri,
A nuk ke frikė se tė djeg?
Si pranverė e vonuar je,
Ku dimri sorollatet nė muajt e saj.
Vdekja firmen mė kėrkon t’ja lėshoj, ti nuk mė le,
Po me zjarr kėrkon tė me mbulosh skaj e nė skaj.
E shikoj qė gjysmėhėnė je,
si yje i ke ato sy,
Kur si vapė gushti mė mbulon,
Vitet pėrplasen me moshėn qė ke ti.
Ankthi mė mbulon e kam pak frikė,
Kėtė zjarr qė ke rindezur ti tėrbuar nga mosha
si ta shuaj?
Prandaj nuk mundem tė zgjohem,
Ėshtė tepėr vonė.
Tė lutem, ik!
Nė kėto shkėndija e hirin e kėsaj votre, unė poeti,
Kėrkoj nė qiell tė sajoj njė tjetėr planet.
Nė m... tė shkojnė vitet e mija
e jeta tė shkojė nė dreq.



PASKAM PLAGOSUR


NJĖ GRUA
Nuk e dija se plagosa njė grua,
Nuk e dija se mė donte ēmendurisht,
Kishte njė bukuri marramendėse,
Qė u shfaq para meje krejt rastėsisht.

E pra, paskam plagosur njė grua,
Kur e putha njė natė me hėnė qė gjatė e prita,
Nuk i numurova dot puthjet,
Nga shtrėngimet e saja me zor rreshqita.

Mė thanė se paskam plagosur njė grua,
Vėrtetė gratė plagosen shpejt.
Nga unė u largua andej nga kishte ardhur,
Pėr t’u mbyllur nė guackėn e harrimit tė vet.



SYTĖ E TU


Mė kujtohen ata sytė e tu,
Ajo puthje e ndarjes nė agim,
Dita si endėrr e bukur m’u shua,
Mbet si dhimbje nė shpirtin tim.

Pėr shumė vite u harruam
Nė kėtė dhe tė huaj, tė larė me lotė.
Disa hėrė u lodha t’i kujtoj sytė e shkruar,
Nga malli nuk i kujtova dot.

Mos ishin sytė e tu si ngjyra ylberi,
Si tallaz deti apo era nė vjeshtė,
Mos kishin ndriēimin e diellit,
Apo bardhėsinė e borės nė bjeshkė?

Edhe sot kur i kujtoj kam mallėngjim,
Shkėlqimi i tyre pėrherė mė djeg si zjarr.
Shumė vite humba nė kėtė dhe tė huaj,
Sytė e tu i dashuroj prap si i marrė.


ME PUTHJE MĖ MBULO


Shiun ma prite me bluzėn tėnde tė bardhė
e pėr vete nuk mendove se u bėre qullė.
Pisha shtatlartė i shihte puthjet tona…
Tė dua, mė pėshpėrisje nė vesh me zė tė ulėt.
Mė beso mė thoje, tė dua si e marrė.

Buzėt m’i rrėmbeje me afshin tėnd tė tėrbuar,
Kujtoja se dielli i pashpirt ishtė zhytur nė to.
Ta kafshoj pak cepin e tyre?- belbėzojė lehtė,
pastaj ti me puthje mė mbulo.



PARA U DASHKAN SHUMĖ


Kėmbėt zvarrė i marr sikur po shkoj nė varrim,
Ka kohė qė mė ėshtė neveritur kjo e djallosur uzinė.
Me ēantėn nėn dorė xhaketėn zbėrthyer,
Pa e kuptuar as vetė bėj “punch in”.
Mė pėrshėndet dikush, se kush ishte nuk e di,
Po nė anglisht tha:-Oj, u bė dhe ky!
Nuk lodhem pėr ta shikuar,
Por mendja mė rri jashtė.
Para duhen shumė, makina duhet blerė,
Erdhi koha e tjetrės insurancen me ja pagu,
Shtėpia, telefoni dhe dritat gjithashtu,
Para u dashkėn shumė.
E papritur e kujtuar pėrgjegjėsja me thotė:
-Pėr ty sot nuk ka punė.
Ngre kokėn dhe buzėqesh i mėrzitur,
Ajo ngre supet me keqardhje,
Duke buzėqeshur nga unė.
E kujt t’i ankohem?





PĖR KĖ DUHET TĖ DERDH LOTĖ.

Shumė herė lajm tė zi mora,
hidhėrimit nuk po i gjėndet skaji,
zemra mė ėshtė ngarkuar me lotė,
kėrkon tė shpėrthejė si shirat nė maj.

Babai, sot ndėrroi jetė...
Lotėt po mė tradhėtojnė.
-Bėhu burrė, -mė thonė mua 44 vjeēarit,
nuk duhet kush lotėt t’i shikojė.

Vullkan sikur shpėrthejnė malet,
llavėn mbi mua lėshojnė.
Dikush tjetėr mė thotė:- Qėndro, o bir i kėtij njeriu!
Lotėt, poshtė mjekrės mė bashkohen vetvetiu.

Nga krahu tjetėr dikush mė shtrėngon.
Burrat nuk e kanė kėshtu.
E di,-u pėrgjigjet zemra ime e copėtuar.
Po pėr kė,- pyes veten i inatosur,
duhet tė derdhi lotė nė kėtė jetė?
Pėr vėllain e motrėn jo e babėn gjithashtu.
Nga dhimbja
pemėt shekullore do ishin tharė,
gurėt mijėravjeēarė thėrmuar.

Lumi i tharė prej kohėsh nga lotėt
shtratin do ta kishte kaluar...
Sa e fortė zemra mė paska qėlluar...
Jam ulur t’i puth duart e t’i marr hallallin,
atė ēast sikur thotė:
-Erdhe o bir, por nuk mė gjete tė gjallė!
-Perėndia mė paska dėnuar tė jem larg jush...
Tė lutėm, o Zot i Vėrtetė,
mė thuaj pėr kė duhet tė derdhi lotė nė kėtė jetė?
Bekuar qofsh o babė,
tokėn e paē tė lehtė!

19 prill 2004


NJĖ RACION BUKĖ MĖ PAK


Ēdo ditė njė racion bukė mė pak,
Nė kėto qeli tė mallkuara.
Njė emėr mė pak,
Nė vargun e tė gjallėve.
Njė fletė mė shumė nė librin e kapterit.
Po shuhen njė nga njė,
Kolona e intelektualve,
Nė kėtė vatėr ferri.


MIRĖ SE ERDHE, BIR!

Trupin ma ēlodhi puthja jote gjithė mall,
kur nė krahėrorin tėnd mbėshteta ballin tim.
Nė atė krahėror ku thitha gjėnė mė tė ėmbėl nė botė,
me njė frymė hyjnore tani u mbėshtjell
prap shpirti im.

Mirėseerdhe, bir, ushtoi krahėrori yt,
buzėqeshja jote ishte e ėmbėl si pėrherė,
nga malli mua mė rrėshqitėn lotė...
buzėqeshja jote, o nėnė,
gjithmonė lotin ma terė...!

E kuptoj qė tinėz ma shikon kokėn e thinjur,
e ato pak flokė qė kanė ngelur tė zi.
I lutem Zotit qė tė putha dorėn dhe njėherė,
pa frikė tani u them viteve se pėr ty nuk ka pleqėri.

Kjo gotė qė mbaj nė dorė etjen pėr ta shuar,
sa mė rėndė ta godasėsh ti, ajo nuk derdhet asnjė pikė,
unė jam qeliza e trupit tėnd tė bekuar,
pėr mua i lutesh Zotit ti ēdo ditė.

E di se pėr mua shpirtdjegur gjithmonė ke mbetur,
po me kokėn ngritur,
si perherė, edhe sot, pėrpara teje, nė gjunjė po bie.

Ti mos u zemro me mua se po plakem,
kėtė e di, nuk ke dėshirė tė ma shikosh,
kjo ėshtė plagė perėndie, askush nuk ka pėr t’i shpėtuar.
I brengosur jam pėr rininė tėnde nga vitet gėrryer,
pėr kėtė asnjėherė viteve tė mia
nuk kam pėr t’ju gjunjėzuar.

Korrik 2005




PAS DEBATIT


Diēka e zezė gervisht xhamin e dhomės sime,
As trup e duar, asgjė nuk shikoj,
pa formė, jashtė nė errėsirė me duket se diēka dalloj,
do tė pushoj…
pushoj…
pushooj…,
bėrtet.

Mė duket sikur ėshtė E… me kokėn tullace
e damarė tė zi,
Pėrsėri gėrvishtje xhami e britma kėrcėnuese,
Ngrihem tė shoh... asgjė… asgjė… asgjė.
Po atėherė kush dreqin ėshtė qė si fantazėm piskat,
nuk mė le tė fle?!

Njė letėr tė zhubrosur e tund era jashtė,
Nata shtyn orėt e saj,
Me tė ftohtin e kėtij Janari bashkė.
Ndez dritėn dhe shikoj kush ėshtė qė frymėn po mė nxė.
Askush, nė dhomė veē unė dhe gruaja qė fle.

Jashtė, borė e madhe bie,
Pa ia ditur pėr debatin tim me bosin njė ditė mė parė.
Era lėkund afėr dritares njė kabull tė zi,
Tė veshur me njė shtresė akulli tė bardhė.

14-janar 2004





VDEKJA E TĖ BURGOSURIT


Natė e llahtarshme,
pa dritė,
pa shpresė.
Njė zemėr poshtė batanijes
ka heshtė.
Asgjė s’pipėtinė,
vetėm zogu i natės,
ndonjė zė foshnje,
si shushunjė i ėshtė ngjitur
gjirit tė tharė tė s’ėmės.
Rėnkime pleqsh qė pinė duhan
nėn dritėn e hėnės.
Gazermat, gėrmadha vdekjesh,
nga vuajtja e turturat.
Vdekja shumė mori
nėn tokė, tunele, zgavra, guva,
tė mbuluar
me hije terrori, qė sillėn vėrdallė,
gogėsitje kapterėsh,
nė kėto qeli me pak dyer e pa dritare.
Pėrsėri ēizme kapterėsh,
gryka armėsh dhe fjalė tė mallkuara,
kėrcėnime barbare.
Hanė thėrrimet e vdekjes.
Mblidhen, struken me mbulesėn e frikės,
nėn sulmin e morrit dhe tė ngricės.
Dikush poshtė atyre mbulesave,
ka ditė qė frymėn e ndaloi,
iku siē ikin erėrat.
Mendoj edhe disa ditė pas vdekjes
Racionin e bukės t’ua linte
tė tjerėve.






DRAMCAT E BUKĖS


Para kohe nga sofra ngrihesha,
Kafshatėn e fundit s’e mbaroja,
Dramcat i lėshoja mbi ēardak.
Nėna ashpėr mė qortonte:
-Kush nuk mbledh dramcat e bukės
Dhe le kafshatėn e fundit,
Dreqi i ka zėnė vend nė bark.
Nuk e kundėrshtoja, por sillesha vėrdallė.
Nėna pėrsėri mė thoshte:-Dramcat
Mblidhėn, puthėn e vihen nė ballė.

Tani qė jam vetė prind,
Kėtė qortim fėmijėve ua hedh.
Ata mė pėrgjigjen duke buzėqeshur:
-Dramcat e bukės nė Amerikė,
Kush i mbledh?





POEMA E NDERIMIT
(Kushtuar prindėrve)


Pabesia e moshės do ta bėjė tė sajėn,
e pa deshirė kokėn do ta mbulojnė thinjat,
buzėvarur asnjėherė nuk i shikuam,
megjithėse rininė tuaj jua shkatėrruan dimrat.

Tė gjithė sė bashku kemi njė armik,
qė po na e mban peng dy palėve rininė,
duke u munduar drejt varrit tė na dėrgojė,
po na e afron para kohe pleqėrinė.

Supet tuaja tė larta sa malet,
e kokėn me thinja si majat e tyre me borė,
ju s’e kėnduat asnjėherė kėngėn e harrimit.
Pėr kėtė, me germa tė arta pėr ju, poetėt nė botė,
do shkruajnė Poemėn e Nderimit.

16 Janar 1980








Nga libri "Kitaristi i kabarse" i Shkrimtarit Ndue Hila, se shpejti do te sjellim edhe pjese nga romani "Humbesi i emrit", i po ketij shkrimtari.


Tregim:



Hetimi i Fundit


Ishte fund viti dhe dosjet duheshin mbyllur. Nga lart kėrkohej informacion pėr tė gjitha hetimet. Kjo ishte njė praktikė e pėrviteshmė pėr tė bėrė bilancet e luftės kundėr krimit. Edhe situatat kishin percipituar me njė shpejtėsi tė paparashikueshme drejt njė “absurdi”. Duheshin shpejtuar edhe praktikat dhe “formaliteteve” pėr tė bėrė tė mundur realizimin e objektivave. Dhomat e izolimit zienin nga kėrcitjet, dihatjet dhe britmat e tė arrestuarvet, nėn hetim.
Nė kėto mendime e gjeti ky fund viti edhe Astrit H. tė cilin e kishin burgosur njė ditė me diell nė mes tė qytetit 6 muaj me parė.

...

Ishin 20 ditė dhe netė qė ndeshnin vėshtrimet e tyre ballė pėr ballė. Pas njė tryeze ishtė ulur njė shkurtabiq i zbehtė nė fytyrė, me dy sy tė futur nė atė kokė majuce si dy sy mace, mjaft tinzar.
Ky ishte hetuesi. Qafa e holl si prej zvarraniku leviztė lirshėm dhe mjaft zellshėm brenda jakės tė cilėn e kishtė shtrenguar me njė kollarė tė holle e tė zezė sir rrip pantallonash ushtarak, duart i kishtė tė thata dhe gjithė damarė tė cilat i dukeshin si kallama kėnetė tė tharė.

Pėrballe tij nė kėmbė, qendrontė Astriti i lidhur kėmbe e duar me hekura. Veshur kishtė njė kemishė tė cilėn ja kishin grisur, ku dukej fare mire gjoksi e gjere dhe tėrė muskuj i larė me gjak tė freskėt dhe tė tharė, nga turturat qė i jepnin atij njė pamjė burrėrorė.

Nata ishtė e qetė, jashtė degjoheshin hapat e rojėvė dhe zhurma e ndonjė makinė qė silltė ndonjė tė semurė apo tė plagosur nė spital. Brenda ajri tė merrtė frymėn. Dhoma ndriēohej mire nga njė dritė qė e kishin vendosur nė tavanin e lartė gati tre metra, nė murė pėrballė Astriti dhe pas shpinės sė hetuesit ishtė vendosur fotografia e udheheqesit gjalle dhe i vdekur.

Ishtė ora dy pas mesit tė natės, kishin katėr orė pėrballė njeri tjetrit.
Ti japim fund, - tha hetuesi, mjaft mė rezistovė, ne i dime tė gjitha. Ti kot mundon vetėn dhe mua, tė dy jemi tė lodhur, do ti heq prangat dhe do tė jesh i lire. Hė, si thua? – dhe levizi nga karrika.
- Ju beni ēfarė tė doni. Unė nuk kam asgje pėr tė thenė. Ua kam thenė qė ditėn e pare, kot mė turturoni. – tha Astriti.
- Kjo ėshtė puna juaj, - tha hetuesi. Doni para? Do ti keni. Doni punė do tė gjejmė. Do tė shkosh dhe tė ulesh pranė familjės, pranė gruas tėndė qė tė do aq shumė, sa qė ēdo ditė vjen dhe mė thotė: - Ju lutėm lirojėni se Astriti ėshtė i pafajshėm!
Astriti kur degjoj kėto fjalė, qė ishin njė krijese e hetuesit dhe asgje mė tepėr, sikur e zuri ēatia poshtė sepse ai e dintė se gruaja e tij nuk do ta bentė njė gje tė tillė qė ti lutej ketij “bamirsi”.
- Ėshtė i pafajshėm, - thotė gruaja jotė e e kapi fillin hetuesi. Po kush ėshtė i pafajshėm se? Ti, Jo! Prandaj me mire ti japim fund kėsaj ēeshtjė. Do tė kesh ēdo gje qė deshiron edhe pasaportė diplomatikė, gra. Je goxha djalė i pashėm

Dhe mos e humbisni ketė rastė se njė here vjen ai i shkreti dhe nė dorė dhe jo me tepėr. Mbase pse jo, me zevendeson edhe mua, ku i dihėt. Nese nuk don paē vetėn nė, qafė, - vazhdoj hetuesi.
Unė po tė dal borxhit. Je djale i ri dhe e ke jetėn pėrpara.
Zeri i tij ishtė gati – gati i pėrvuajtur dhe gjoja mjaftė i qetė

- Ke njezet ditė more djalė. Pa shikojė vetėn se si je berė. E di tė kanė torturuar, - dhe i zgjati njė pasqyrė, Por Astriti nuk levizi vetėm sa vuri buzėn pakez nė gaz si shenje tallje ndaj hetuesit i cili beri sikur nuk e kuptoj buzeqeshjėn ironitė tė tij.

- Ēfarė do tė thonė, nėna, gruaja, ndoshta edhe ndonjė dashnorė, se nuk e besoj se ti alamet djali tė mos kesh asnjė dashnorė, por dijė, vashdoj hetuesi se po nuk folė ti, do tė flasi gjuha e ligjit dhe ti e di fare mire se ēfarė do tė thotė tė shkelėsh ligjet tona.
E di, e di ju pėrgjiegj Astrit, por unė nuk kam shkelur asnjė ligj, kot e keni.
E di, ti nuk ke shkelur asnjė ligj dhe luajti syrin, po, por besoj e njeh kapterr Dulėn, ai ja ka marrė dorėn asaj punė, pėr ato si puna jotė qė nuk kanė shkelur asnjė ligj – tha hetuesi dhe u mbeshtet pas karrigės. Nga levizjėt nė karrike dukėj qartė se e kishtė humbur durimin me Astritin i cili rrintė perballė tij dhe nuk flistė asnjė fjale se ishtė e kotė tė flisje se ēdo gje ishtė parapregatur qė mė pare se ta merrte nė pyetje, ai vetem e hidhtė shikimin nė ēdo cep tė dhomės por ishtė tepėr i vemendeshėm dhe me dialogun e hetuesit me veten e tij se Astriti nuk i interesontė me asgje. Kishtė puthitur buzet e ejtura dhe terė gjak, dhe pas pak tha ashtu gjithė ironi, po, po e njoh mire se kush ėshtė kapterr Dulja ka 20 ditė qė e njoh nga mengjezi deri nė darke, por jam i bindur se i ka ditėt e numeruari ai dhe ndonjė tjeter pas tij, se tė gjithė jeni funderrira tė sitemit tuaj tė kalbur, i cili pėr gjysmė shekulli vetėm vdekje dhe terror ka mbjelle me ju nė drejtim, unė jo vetėm qė e njoh kapterrin tuaj te qelbur por u njoh edhe ju, dhe shume e shume tė tjere si puna juaj, o hetues por unė nuk ju pėrkulem, sepse me mua qendron e drejta e cila shume shpejt do tė triumfoje, por ku do ta fusni kokėn ju, se unė kam qenė, jam, dhe do tė jem kunder ketij sistemi i cili nuk ka asgje tė pėrbashket me lirinė dhe demokracinė e vertėtė njerzorė.
Ncė, ncė, ncė... hm, hm, hm, - vazhdoj hetuesi. Ēfarė kokė more?! Hetuesi ishtė egersuar sa nuk pėrmbahej me tė share dhe britma qė i shoqerontė me tė goditura ku mundej mbi trupin e e Astritit i cili ishtė i lidhur kembes dhe duarsh e qendrontė nė kembe si ndonje mal i pa levizshem pa ju trembur dhe lekundur goditjeve tė hetues.Po nė fund tė fundit ke mbron ti more derr?
Revizionizmin, atė hale! Apo ndonjė shokun tend kėtu nė polici e ndoshta edhe me lart. Nė i dime tė gjitha.

Ēdo gje me radhė. Hetuesi e kishtė humbur durimin, vetėm bertiste sikur tė ishtė nė mes tė pyllit. Ti nuk do partinė, udheheqjėn. Do shumė partira ti ***, do liri- demokraci se u ka munguar ty dhe shokėvė tuaj rjepacakė, e bythgrisur. Doni tė shikoni botėn ju, atė botė qė po vdes pėr bukė, ku njerzit e saj janė mė pak tė vlefshėm se njė qen. Doni shtepi publikė pėr tu harbuar. Kėto doni ju qė rrini gjithė ditė me dy gishta pėrpjetė dukė bėrtitur liri-demokraci. Ne do tu presim gishtat dhe tu shkurtojmė gjuhėn, dhe partia jonė do tė jetė njė e vetmė ashtu si ėshtė deri nė sot, megjithse ju muter keni filluar tė levrini si krymbat.
- Po mire e ngriti zerin Astriti i cili nuk mundi ta durontė me gjatė, ne gjenkemi krymba po ju, kush jeni se krimbat nuk rriten nė vend tė pastėr.- Jo hetues, ju jeni mutra e kaluar mutrave, ne nuk jemi krymba por jemi ato qė do ta bejme shqiperinė me liri dhe demokraci tė vertete njerzorė, ne do ti bashkengjitemi perendimit qė ju i quani tė keqij, tė ligj dhe antinjerezor, por ku ka me antinjerzor dhe me tė ligj se ju nė asnjė cep tė botės, as atje ku lindi dhe lulezoj pėr here tė pare sistemi qė ju perfaqesoni o zoti hetues.

- Hetuesi nuk e kishtė harruar detyren e tij, here pas here sillej dhe godiste po aspak meshirė mbi Astritin, pastaj vazhdoi: - Ju krijoni sa tė doni partira ne nuk pyesim ashtu si nuk pyetem me 1957, 1960, 1978 e jo me tani qė jemi mė tė forte se kurrė.
Ju jeni miza para nesh degjove dhe e goditi Astritin nė fytryrė.
Pastaj me duart pas shpinė filloj tė ectė nėpėr dhomė. Ishtė berė bish e vėrtetė, kjo dukej qartė nga tė kerciturat e gishtėrinjė. Nė dhomė sundontė njė heshtjė plumbi. Ishtė betuar nė ideal tė partise se do ta zbustė kėtė “Ujk” tė tėrbuar dhe do ta bentė ti shkontė pas si manarė, por jo, ishtė gabuar.Sa mė shumė kembėngultė aq mė shumė veshtirsi haste tek Astriti. E pra ishin 20 ditė dhe netė qė ndeshej me tė, 20 ditė dhe netė qė nuk ja ndanė shkopin e gomės dhe turtura tė tjera nga trupi i tij tani i berė cop.
Astriti qėndrontė para hetuesit si njė shkemb qė nuk kanė se ēfarė ti bejnė barominat dhe dinamiti.
Dhe vetė Astrit habitej se ku i kishtė gjithė ato forca pėr ti pėrballuar gjithė ato turtura nga me shnjerzoret.

...

Sa do tė dontė Astriti tė kishtė pak ujė pėr tė lagur buzėt e rreshkura nga etja dhe turtura e sa deshirontė tė kishtė pak zjarr pėr tu ngrohur sado pak.
Ndersa hetuesi shikontė nga dritarje dhe me vetė mendontė: - Ēfarė metodė kam lenė pa perdorur nga ato qė kam mesuar nė shkollė dhe gjatė gjithė jetės se tij pėr me shumė se tridhjetė vjet si hetues, asgje i kthentė pergjigje vetės.
Atėherė duhėt gjetur ndonje metode tjeter qė duhėt ta bej ketė djalė tė flasi mbi qellimet e tij dhe tė shokėvė tė tij tė cilet ishin tė betuar ti shkonin deri nė fund, nismes se tyrė.
Nė moment nderroj mendim u kthye duke kėnduar ashtu kot njė melodi se edhe ai e dintė se ēfare i pristė, ishin kohė trazirash dhe hop njė dallgė dhe do tė pėrmbysej gjithėshka, ishin momentet e fundit tė pėrmbysjes sė tyrė ketė e dini edhe ato por mundoheshin me ēdo kusht ta zgjasnin edhe pak jeten pushtetarė tė tyrė.
U afrua tavolines, hapi sirtarin nga ku nxori njė shishė uiski, pasi e ktheu dy - tre herė vazhdoj: - Do pak, sa lagesh kurmazin, se ėshtė e mire dreqi – dhe e vuri shishėn sipėr tavolinės.
Pastaj u kthye pėrseri tek dritarja dhe thirri, - Dule, Dule morė! Eja pak kėtu lart, a mė degjon?
-Si urdheron shoku shef, - u degjua njė ze nga jashtė.
- Astriti e dintė mire se kush ishtė Dule, por po pristė se ēfare po benin me tė.
Nga posht degjoheshin hapa tė nxituar qė ngjeteshin lart. U hap dera dhe pėrpara u gjend kapterri Dule me grushtin pėrpjetė.
- Jam nė dispozicionin tuaj shoku shef, dhe rrintė ashtu gatitu para hetuesit si njė hu gardhi. Hetuesi mori shishėn e uiskit dhe ja shtriu Dules duke i thenė: - Merrė Dule se ėshtė ftohtė e tė na ngroh pak. – Tė faliminderit shoku shef dhe e ngriti tre katėr here si tė ishtė uje dhe tė kishtė tre-kater ditė pa pirė... Fshiu buzet me mangėn e xhaketės dhe vazhdoj: - Tė faliminderit shoku shef se qenka me tė vertete e mire, po ku dreqin e gjetė nė kėtė orė tė natės gjanėm, apo ta ka sjelle ndonjė nga kėto, dhe i etur pėr gjak dhe pijė shetiti sytė mbi Astritin duke e ndaluar gjatė veshtrimin mbi tė, Astriti nuk ju ndau edhe ai shikimin e tij ngultas dhe gjithe urrejtje i tha: - He, o shoku Dule si po e kalon sherbimin sontė apo po mė prźt mua dhe qeshi me ze, gje qe beri tė dridheshin si polici Dule dhe hetuesi i cili vete shikontė reagimin e tij, dhe kurrėsesi nuk e pristė njė pėrgjigje aq papritur prej Astritit.
- Do t’ai thyej kėtė krenari kėtij demokrati tė felliqur me duart e mija do ta mbys po tė me lejoj shefi... - mendontė kapterr Dule

...

Orėt pėrcillnin njera tjetrėn. Ata tė dy vazhdonin tė pinin. Astriti qendrontė pėrballė tyrė dhe mendontė: - Nesėr do tė lindi njė ditė e re, do tė lindi dielli pėrseri. Pėrpara kemi festat e krishtėlindjeve dhe vitin e ri... Do tė viji pėrseri pranvera. Do tė ēelin tė parat vjollcat dhe mimozat. Debora do tė shkrijė nė male. Toka do tė ngrohėt, ndoshta do tė ngrohėm edhe unė...mbase...sido qė tė jetė... unė... po Vali si do ta kalojė mungesėn time, nga keto pritėt ēdo gje edhe fatalja.
I dhimbnim kėmbėt aq shumė sa mezi qėndrontė.
Kockat i thernin aq shumė sa dhimbja i shkontė deri nė tru. – Mbahu! – I thoshtė vetės, – mos u dorėzo, ato kėtė duan.
- He djalė do tė flasesh? Mė thonė Dule Balldogu mua. E more vesh apo jo? Duuuuuuuuuuule, Dule sa mesi e nxori fjalen e plote gjithe peshtyme, nga pija e tepėrt, ishtė dehur dhe berė tap.
Do ta marrė shpirtin me kėto duart hungurintė ai, si ndonjė qen i zgjeposur nė prag tė ngordhjės.
Poshtė tė pret podrumi, e kam freskuar me uje tė freskėt Drini, kam marre gjithashtu njė shkop tjeter me tė gjatė se ai qė ke provuar netėt tjera. Ha, ha, ha ha - qeshi me tė madhė, por tani po tė jap njė, dhe e goditi me sa fuqi qė kishtė. Njė curril i holle gjaku shpertheu nga hundet e Astritit duke ranė pėrgjatė gjoksit deri poshtė nė dysheme.
Astritit lėvizi pak buzėt dhe njė peshtymė e pėrzier me gjak fluturoj drejt e nė fytyrė tė Balldogut dhe nė rrobat e hetuesit.
Jashtė drita e mengjezit e kishtė ēierrė terrin natės dhe yjėt nė qiell ishin shuar. Po agontė dita e re...

...

Tani do tė marri fund gjithēka. Ishtė hetuesi ai qė flistė, nga zeri dukej si njė bishė e tėrbuar qė ishtė mesuar tė jetontė vetėm me gjak, ai nuk merrtė asgje parasysh vetė shfyntė. Kapterr Dule kishtė kohė qė ishtė larguar pėr tė larė fytyrėn ose... Ai u kthe pas pak minutash.
Hetuesi e urdheroj tė shkontė dhe tė pergadistė vendin.
Astritit mendontė cili ishtė ky vend, se ai gjatė ketyrė njėzet ditė dhe netė kishtė provuar shume vende tė reja nė keto vatėra farri dhe vdekje, a mos do ta kem edhe unė fatin e shokė tė tjerė tė cilet ishin zhdukur pa lė lenė gjurme, vetem rrobat e kthyera familjes ishin gjurmet e tyre nga ky ferr i vertetė.
Ēdo gje ėshtė gati, - shoku shef, - bėrtiste kapterri qė ngjistė shkallet duke gulēuar nga lodhje e pija, tė pėrziera me inatin e pėshtymes nė fytyrė nga Astritit. Trupi i shkontė sa para sa mbrapa.
Hetuesi mblodhi letrat qė kishtė sipėr tavolinės dhe njė prej tyrė ja zgjati qė ta firmostė Astriti, por ai e kundershtoj, nuk e firmos pastaj edhe sikur tė dua ta firmos i kam duart dhe kembet e lidhura dhe si mundet tė vej firmen nė ketė gjendje qė jam apo nuk i shikon hekurat nė duart e mija.
Heeem ... qeshi gjithė ironi dhe zemrin bashkė hetuesi, - don qė tė heq edhe prangat, harrojė, me ato nė duar ke pėr tė ngordhur, se unė kam nevojė pėr firmen tendė.
Pastaj ju drejtua kapterrit, - a e ke pregaditur mire vendin, si urdheron shoku shef, unė pres vetėm urdherin tuaj. Je shume i zellshem dhe besnik, do tė propozoj pėr njė shperblim tė mire, - i tha hetuesi kapterr Dules, dy rroga do tė marrėsh me tepėr, por ketij qeni dhe u drejtua nga Astriti, nxjerrja shpirtin ashti si di ti. Meqenėse unė jam ė lodhur merru ti me tė. Vendin e di, veglat i ke gati tė gjitha pėr tė realizuar gjithė programin, merrė dhe nxjirrja shpirtin me duart e tuja dhe tė shkojė nė hale me gjithė partite e tij dhe dy gishtat pėrpjetė.
Astriti mesi drejtoj trupin dhe me sa fuqi qė i kishin ngelur ju pėrgjigjė, - hale jeni ju - o hetues qė u janė verbuar sytė dhe shpirti u ėshtė katranosur e nuk shikoni me tepėr se hija e trupit tuaj, por fundi do jetė e juaji dhe jo i yni, ne do ta realizojmė atė qė kemi nisur se me nė ėshtė i gjithė populli i lodhur dhe raskapitur pėr 50 vjet tė drejtimit tuaj tė “ndritur”.
Kapterri e shtyntė Astrititn ndersa hetuesi kishtė humbur se ku nuk dihej.
Astriti mbahėj me zor pas murit, prangat i ishin futur thelle deri nė kockė si nė duar dhe nė kemba nga tė cilat filloj ti rridhtė gjak nga qė kapterri e shtyntė pa meshirė drejt vendit tė pregaditur mė pėrpara pėr tė dhe shumė shokė tė tij qė tani nuk u dihėj fati.
Jashtė buēstė turma: - liri – demokraci, se bashku me thirrjet degjohėshin edhe tė shtena nga tė gjitha dhojė e armevė.

Pas pak turma kishtė care gardhin e policies dhe Astriti u gjend midis tyre ashtu si ishtė me gjithė praga dhe kapterri kishtė humbur nė turme, mes goditjeve tė tyrė.
Dielli kishtė afruar njė ditė re...

Ndue Hila

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
 
Ndue Hila
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: