Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.bestgoo.com". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

Share | 
 

 Ndoc Gjetja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:29

SIKUR

C'mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe cdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.


NJESHIT

Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.


QYTETI I IDEVE

Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
ne lagjen e Ndjenjave
ndane bulevardit te Enderrave
ne shtepine e Fantazise
ne dhoma pa sende rrethe e rrotull

Aty s'ka kuzhine me erna gjellesh
as WC
as tule grash te cilat me shikime
sikur te hedhin spec ne shqisa

Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
si lekurkuqet e Australise
nga dyndja e madhe e parexhinjeve

Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
nje tkurrje e kobshme shpirtrash
perpara Shen vetures
nje konsum i papare i letres higjenike
dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
te mbetura pa zgjidhje.

Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
si MOhikan i fundit do te locise me vete
shpetimin tuaj
dhe mbrojtjen tuaj
nga vetja juaj
o njerez,
Amin.


DASHURISE

O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej c'te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.

Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s'jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.

Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
gjersa ne bote te jem i gjalle
neden pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav

Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe cefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.

Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:30

Femrave

Pa ju ne jemi gjysma njerzish
se ju per ne jeni gjysma tjeter
Tek dashuria behemi te plote
as te manget e as te tepert

Sikur te dija te thurja sentenca
ashtu sic fatmiresisht ben Saadiu
Juve do tju jepja metaforen Vreshta
Per vete do te metaforen shiu.

Me sa me kujtohet. Ndonje varg mund te jete pak i cale, por kjo ishte me e mira qe mund te riprodhoja.

----------------------------------

nga N. Gjetja enkas per nitin.

--------------------------------------------------------------------------------

LOJE DASHURIE.

Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
E ngjitem fronin me ane te puthjes.
S'pushtuam askend vec njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes

Ne s'kemi nevoje per kushtetute
ne marredheniet tona sondon kaosi
nen cipen e hille te mirsjelljes se bute
tani ben ligjin vetem Erosi.

Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
mbreteria jone ne crregullim te plote
por casti i renies s'do jete i rende
do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.



nga libriu i tij i fundit: "Dhjata ime" (ka te drejte Ndoci qe i do femrat, ne bejme dashurine pa te cilen ju nuk jeni, ose jeni sikur nuk jeni...:) NIT, te thashe faleminderit besoj...po?

---------------------------------

Ndoc Gjetja per veten...

--------------------------------------------------------------------------------

AUTOPORTRET




Vendbanimi:
Ne lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
Profesioni:
Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administrates shteterore
se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve.
Gjatesia:
E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha:
Sa vetja,sa ndjenja,sa fjala e thene dhe e shkruar.
Shenja te vecanta:
Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle
dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Syte:
Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
Ngjyra:
E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta.
Titujt:
I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
Bindjet:
Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu.
Antipatite:
Burrat me grada,grate me shume tule dhe miu.
Simpatite:
Jezusi nga Nazareti,Don Kishoti i Mances dhe Buda.
Frikerat:
Shendoshja e trurit,uji,zjarri dhe turma.
Besimi:
Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
Pasuria:
Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.
__________________


Ndoc Gjetja: Jeta paska qenė njė lojė tė cilėn s'paskam ditur ta luaj

Adelina Margjoni


Ndoc Gjetja i "shumėpėrfoluri" nė qarqet letrare tė vendit, veēanėrisht njeriu qė gjithherė i dha dorėn njeriut, talenti i padiskutueshėm, poeti me formim kulturor e botė tė mjaftueshme shpirtėrore pėr tė merituar vlerėsimet, vjen si gjithmonė para lexuesit edhe kėsaj here me fjalėn dhe portretin e tij njerėzor.

Kur e keni shkruar poezinė e parė?
Nuk mbaj mend nė cilin muaj apo vit. Fillesa ime krijuese ka ndodhur brenda hapsirės sė 2- viteve tė para tė gjimnazit. Atėherė kam pasur njė zakon tė keq, kurrė nuk i ruaja dorėshkrimin e poezive, mė dilnin nga qejfi, i grisja dhe shkruaja tė tjera. Kisha frikė se mos mė humbisnin dhe mi lexonin tė tjerėt. Mė vinte turp tė merrej vesh se unė shkruaj.
Cilin konsideroni librin tuaj mė tė mirė?
Pėr nga vlerat e kam tė vėshtirė tė veēoj ndonjerin. E konsideroj veten autor vetėm tė njė libri i cili do tė hartohej nga pėrzgjedhja e disa poezive mė tė arritura nė 8 librat e botuara deri mė sot. Nė kėtė aspekt deri nė fund tė jetės do tė arrij tė botoj vetėm njė libėr. Kam mendimin se edhe poeti mė i shquar gjatė gjithė jetės sė tij nuk arrin tė shkruaj mė shumė se njė libėr.
Ē'kėnaqėsi ju ka dhėnė arti i krijimit poetik?
Mė ka dhėnė dhe mė jep kėnaqėsi aq tė madhe dhe aq tė thellė sa qė unė rezervohem ta pėrshkruaj sepse e di se nuk do tė ma kuptojnė tė gjithė ata qė s'kanė prirje pėr tė kryer njė akt tė tillė hyjnor. S'besoj tė ketė lehonė qė tė di tė artikulojė me fjalė dhimbjen dhe dallimin e gezimit tė lindjes.
Cili ėshtė poeti mė i dashur pėr ju?
Nuk kam ndonjė poet ideal dhe i mbaj pranė zemrės tė gjithė poetėt e shquar, tanėt dhe tė huajt. Nuk rrėmbehem nga dashuria vetėm pėr poetėt e majave. I dua shumė edhe poetėt mesatarė. Nuk lė mėnjanė edhe poetėt qė s'e kanė mbi supe pelerinėn e famės. Edhe ata janė fisnikė tė oborrsisė poetike. Tė shkruash qoftė edhe njė poezi shumė tė bukur ėshtė njė punė e lartė qė s'mund ta bėjė ēdokush.
Lexuesit e shumtė, bashkėqytetarėt tani, ju njohin si krijues e si njeri. Do ishte me interes tė dinim diēka pėr atė Ndocin e panjohur?
Se mos e njoh dhe unė aq shumė Ndocin! Se po ta njihja nė thellėsinė e pafundme tė asaj zone qė quhet labirint i shpirtit, nuk do ta lejoja tė bėnte ca veprime qė bien ndesh me ėndrrėn e tij pėr tė shpėtuar nga gjendja e Sokratit tė vuajtur.
A mund tė na thoni nė intimitet ndonjė veprim tė kėtij soji?
Ja pėrshembull, u shpėrndan dashuri tė gjithėve pa dallim duke vėnė veten nė pozitėn e Shėn Budallait.
Para disa vitesh Lezha ju ka ēmuar me dhėnien e titullit "Qytetar nderi"...
Mė saktė, ky vlerėsim mė ėshtė dhėnė me miratimin e 1,5% tė anėtarėve tė Kėshillit bashkiak. Me kėtė rast disa anėtarė protestuan hapur duke braktisur sallėn. Ata braktisėn sallėn, por jo Ndocin. Nuk ua marr pėr keq. Ndoshta ata ishin mė realistė se sa unė qė e pranova kėtė titull si peng nga bujaria e dashamirėsve tė mi. Megjithatė, pėr protestuesit kam respekt. I ēmoj dhe i dua se janė bashkėqytetarėt e mi, pėerndryshe nuk do tė meritoja tė quhem as thjeshtė qytetar.
Ekziston nganjėherė pėrshtypja se poezia, si njė lloj i shkurtėr i krijimtarisė letrare, ėshtė mė e favorizuara pėr nga vėshtirėsitė si proces krijues dhe koha qė kėrkohet pėr ta shkruar...
Procesi i krijimtarisė poetike ėshtė mė i thellė, mė i gjėrė e mė kompleks nga sa mund tė duket nė pamje tė jashtme. Ka raste qė njė poezi mund ta shkruash me njė frymė ose brenda disa orėve nė mbrėmje (kjo ndodh vetėm kur me motivin e saj ke jetuar gjatė), por ka edhe poezi qė mund tė mos arrish ta pėrfundosh edhe pėr gjashtė muaj a mė tepėr. Vėshtirėsitė dhe kohėzgjatja e krijimit tė njė poezie nuk fillojnė nė ēastin e uljes pėr ta shkruar. Pėrpara se ta shkruash duhet ta gjesh, pėrpara se ta gjesh duhet ta kėrkosh e qė ta kėrkosh e ta gjesh bukur duhet njė njohje e thellė e dialektikės sė zhvillimit tė proceseve e fenomeneve tė jetės.
Ē'mund tė na pėrmendni nga pėrvoja juaj krijuese pėr sa thatė mė sipėr?
Poezinė "Desha" e kam shkruar nė klasė, kur isha nxėnės i maturės, brenda disa minutave dhe mė vonė nuk i kam shtuar qoftė edhe njė fjalė sepse motivi i saj mė ishte endur gjatė nė kokė. Kurse njėrėn nga poezitė e vėllimit tė parė, 'Majakovski i revoltuar" e kam vėrtitur nėpėr duar mė shumė se njė vit, duke e korrigjuar dhe pėrmirėsuar herė pas here e megjithatė e konsideroj njė nga poezitė e mia mė tė parealizuara. Poezinė "Njė shoku tė fėminisė", botuar nė vėllimin e fundit "E pėrditshme" e kam bluar nė kokė shtatė a tetė muaj dhe e kam shkruar nė tre variante, duke qenė i pakėnaqur me veten, sidomos pėr mėnyrėn se si e pėrfundoja. Fillimet dhe mbarimet e poezive mė duken mė tė vėshtira. Kam vėnė re se mė tepėr se kudo te mbylljet e poezive rrėshqas e bie nė dobėsi artistike, duke u dhėnė nė disa raste atyre njė karakter konkludues gjė qė ėshtė njė proēedurė e dėmshme, sepse bėhet nė kurriz tė nėntekstit poetik. Vargjet e fundit tė poezisė nuk duhet tė tingėllojnė si diēitura e idesė poetike tė shtjelluar nė strofat e tyre. Mendoj se nganjėherė njė shtysė pėr njė dobėsi si kjo, e jep edhe ndonjė redaktor skematik me sugjerimet qė bėn si "kusht" pėr botimin e poezisė, kėrkesa qė vetkuptohet janė subjektive.
Kur lexojmė njė poezi tė dobėt qė na lė tė ftohtė, zakonisht themi: "E shkruar pa frymėzim..."
Edhe mua mė ka ndodhur, jo njė herė, po disa herė, jo vetėm nė poezitė e pabotuara, por edhe nė ato qė kam botuar. Pėr kėtė sė pari, dėshiroj tė them se ēdo njeri e ka vetinė tė frymėzohet nė jetė, pra edhe ai qė nuk shkruan poezi. Pėr tė dhėnė krijime poetike me vlera tė larta ideoartistike nuk mjafton vetėm tė jesh i frymėzuar nė pėrgjithėsi nga njė proces i njė dukurie jetėsore. Frymėzimi duhet shoqėruar me pėrpjekjet pėr tė siguruar njė njohje tė thellė tė zhvillimit dialektik tė jetės, pėr tė zbuluar edhe ato anė tė veēanta e detaje domethėnėse qė shprehin thelbin e fenomenit artistik. Pėr shembull, s'ka poet qė tė mos ndjehet i frymėzuar nga nėna po tė ulet tė shkruajē njė poezi kushtuar asaj. Atėherė pse na rastis tė lexojmė poezi tė dobėta kushtuar nėnės, poezi pėr tė cilat ne themi "e shkruar pa frymėzim"? Sepse nė kėtė rast poeti ka qenė i frymėzuar nė pėrgjithėsi nga nėna, s'ka mundur tė zbulojė te figura e saj ato detaje tė veēanta, tė freskėta e origjinale qė do ta shprehnin me forcė artistike, emocionuese, madhėshtinė e nėnės.
Ju, pėrgjithėsisht, shkruani poezi me vargje tė matura. Nė krijimet e fundit shihet se keni bėrė pėrpjekje e treguar kujdes pėr ta punuar vargun nga ana metrike. A mendoni se nė disa nga poezitė e vėllimit tė fundit, duke krijuar me masa tė njėllojta vargjes e strofa, keni krijuar njė farė monotonie?
Edhe mua nuk mė ka shpėtuar pa e hetuar shfaqjen e monotonisė nė disa nga poezitė. Veēse atė nuk e kam kėrkuar dhe gjetur vetėm te pėrdorimi i masave tė njėllojta tė vargjeve e tė strofave, as dhe nė rrahjen e njėllojtė tė theksave, por para sė gjithash nė vetė pėrmbajtjen e tyre. Kėtė s'besoj se do ta kisha shmangur dot edhe sikur tė kisha pėrdorur format mė tė larmishme metrike. Monotonia vjen nga standartizimi i pėrmbajtjes nė disa nga poezitė si dhe nga konkludimet e pėrafėrta tė tyre.
Janė njė varg shkaqesh qė mund t'i sjellin monotoni vėllimit tė njė poeti, si pėr shembull, trajtimi i motiveve tė pėrafėrta, gjendjet ideoemocionale tė njėrrafshta qė pėrēojnė poezitė, pėrshkrimi i ndodhive e dukurive tė jetės e plot shkaqe tė tjera. Monotonia mė e padurueshme mendoj se ėshtė ajo qė vjen kur nuk thua gjėra interesante dhe, akoma mė keq, kur pėrsėrit vetveten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:31

Curriculum

--------------------------------------------------------------------------------

Eshte qytetar i Repulikes se Dreqistanit
i cili pati t'i munde me rradhe
te gjitha ngasjet qe i vijne ne jete njeriut
nga tulet e grave dhe parate e pista.


Ai qe ne rinine e hershme
pati enderr te behet nje apostull
por mbeti nje prift i thjeshte province
se ferra ia mori nje dite uraten.


Sot i mbeshtjellur me muzgun e pleqerise
mban ne dore penen qe e puth si kryqin
sa here con moshe er ju dhe veten
ne Kishen Apostolike te Poezise.

-------------------------------

NJESHIT

Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.

(Brar, eshte poezi e shkruar heret por qe nuk eshte botuar dot prej koses se redaksive te atehershme, ndersa botuar per here te pare ne liber eshte botuar ne librin "Dhjata ime" ndoshta edhe ne ndonje organ letrar mbas '90)

(nderkohe vazhdoj te vras mendjen me pyetjen "pse me pyeti brari per kete poezi??)

--------------------------

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:32

LUTJE

O Zot qe fatet tona ne dore i mbane
Na ruaj nga shendeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanco Pances
na ruaj nga hija e rende e fames
na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes.
na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes
na ruaj nga preardhja prej shimpanzese
na ruaj nga thyerja e timonit te krese.
na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit
na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit.
na ruaj perdite nga ftohja e miqesive
na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve
une ruhem vete o Zot nga i ligu
por ti me ruaj nga shoku dhe miku.

------------------------------------------

Dy fjale per Ndoc Gjetjen

--------------------------------------------------------------------------------

Ndoc Gjetja u lind me 9 mars 1944 ne fshtin Berdice te Shkodres. Gjate periudhes 1955-1979 ka jetuar e punuar ne sektorin e kultures ne Lezhe. Qe nga viti 1979 ka qene kryeredaktor i revistes "Skena dhe ekrani". Ka filluar te botoje poezite e para ne fillim te viteve 70.

Agim Vinca e ka vleresuar si me poshte:
"Ndoc Gjetja eshte nje poet me profil te vecante poetik, qe ne pune te mjeshterise poetike ka mesuar nga pervoja e poezise se poeteve te njohur perparimtare boterore dhe shqiptare qe nga Brehti deri te Agolli, por qe kete pervoje e perveteson plotesisht ne laboratorin e vet krijues"

Marre nag libri "Kthimet", Ndoc Gjetja, Tirane 1991

-------------------------------

pyes per "Njeshin" sepse kur kishte vertet nje NJESh nuk pa drit botimi ndonji varg kunder Njeshit.. dhe dolen poezi kunder Njeshit ose atij te ngratit Njesh prej malsie vetem kur ather ky njeshi malsor u dha mundesi te tereve te beheshin njesha.. .. kjo pra mace eshte pergjigje lakonike sic quhet por do jap dhe pergjigje shkoqshem.. ose te shkoqitur..lol.

Nji shembull..

Derisa kishim nji Njesh e nje regjim te atij njeshit.. qe u tredhte l.oqet te tereve.. asnje profesor e poet e filozof shqiptar skishte degjuar gje per nje far karte helsinki..
sapo nje malsor trim hapi rrug per nje shoqeri mbi baza helsinki.. vec kur duallen ca arben puto e u ben kryetara helsinku per te mbrojtur pikerisht anti-Helsinkasit barbare..

tashi ne lidhje me Ndocin..

Nuk e di se cben ky njeri e gjykoj vec nga nji llogjik e thjeshte..

Nese Ndoci e kish bere poezine per Njeshin ne Koh te atij Njeshit te tmerrshem e nuk e botoi dot.. athere ckuptim kish qe e lejoj botimin e kesaj Njesh-iade ne koh kur kishte cof ai Njeshi i Tmerrshem.. e kur fare mire e dinte se tani ajo Poezi anti-Njesh do ish vec Mall per ZP kunder Njesh malsorit..
Ndoci pra.. duhej te thosh.. Jo kte fishek (poezi kunder Njeshit) smunda ta shkrep ather kur duhej.. e tash nuk dua tma botoni sepse eshte si kofini pas te vjelit..sepse ska me NJESh qe te con ne Bulqiz e une si malsor Berdice nuk dua ti Sherbej terbacit ne luften dhelparake qe po ja bejne malsorit prej Valbone..

prandaj e bera pietjen..

Si nuk duall ketu nje cuc malsore mor jahu..

-----------------------------------------

Herakliti

--------------------------------------------------------------------------------

Ne moshen 70 vjec, filozofi Heraklit
pati kerkuar ti nxjerrin syte


-Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shoket
-Me pengojne, -tha, -per te pare boten.

Dhe vrimat e vesheve i mbylli me dylle
te degjoje zerat e vetvetes me mire.

Dhe rrinte i ngrire me ore te tera
duke ndjellur ne koke mendime te thella

Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar
cdo send e quante "nje djalle i shemtuar"

Per te ruajtur te paster dashurine, i gjori
tere jeten nje femer per grua s'e mori.

S'kishte shtepi dhe u thoshte te gjitheve
-Kam lindur dhe banoj ne koken time.

--------------------------------------------

KONKRETIZIMI I ENDRRAVE
Dikur enderroja te kem nje magnetofon Stereo,
tani qe e kam e ndez nje here ne muaj,
Eh,sikur te isha poet!-peshperisja shpesh me vete
dhe tanigjithnje e me rralle shkruaj.


Dikur enderroja te jem burri i nje gruaje te bukur
dhe prisha shtate pale kepuce duke i shkuar pas,
por ja nje dite te faqja ku e pata puthur
endrra ime u be dhe ngeli pas.

Pastaj enderrova te shkoj nje dite jashte shtetit
dhe pasi shkova ne Berlin, ne Zyhri , ne Vjene
sa i rendomte me dukej ky trualli i planetit
dhe enderra tash eshte spostuar ne hene.

Keshtu cdo enderre qe me pati vluar ne zemer
u perdhos nga prekja e sendeve me duar.
Cmu desh qe e hodha edhe kete vjersh ne leter,
Me e bukur ishte kur se kisha shkruar!
__________________________________________________ _________________

Shuhet poeti i shpirtit njerezor, Ndoc Gjetja


Poeti qė ka qenė mė pran shpirtrave njerėzore nė poezinė shqipe bashkėkohore, apo siē e ka cilėsuar njė studiues, poeti qė di me ēdo varg ti bjerė bukur tastierės sė humanizmit Ndoc Gjetja, ka ndėrruar jetė dje nė moshėn 66 vjeēare nga njė sėmundje e rėndė. Autor i disa vėllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind mė 9 mars 1944 nė fshatin Bėrdicė tė Shkodrės. Besnik i patundur i bindjeve e prirjeve tė veta qė nė fėmijėri, si njė orakull, ai vazhdoi tė shkruaj deri nė ditėt e fundit ashtu siē u shfaq aq i befasishėm kur ishte veē se njė gjimnazist nė Lezhė. Poezi e thellė, e ndjerė, poezi nė tė cilėn rrėfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhėniet njerėzore, madje edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij nė letėrsi shėnoi disi rėnien morale tė shkėlqimit tė improvizuar tė poetėve qė pėrbėnin triumviratin monist tė letėrsisė, tė cilėt, vėrtetė dinin tė thurnin vargje, i kishin dėrguar edhe jashtė pėr studime zhdanoviane, pėr tė qenė kėshtu “poetė oborri”, siē i klasifikonte Frederik Rreshpja. Ndoc Gjetja nė tėrėsinė e tij mbeti poet i vėrtetė. Poezia e tij qytetare, ndryshe prej poezisė marciale tė krerėve tė letėrsisė, kėrkonte tek njeriu, tek pėrjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitė e mira e tė bukura. Ajo poezi u bė fort e dashur pėr lexuesit. Falė kėsaj, Ndoc Gjetes i mbetėn nga koha e krijimtarisė nėn regjimin monist, shumė mė tepėr poezi se sa atyre qė prodhonin me shumicė pėr tė mbushur depot e propogandės komuniste me vepra qė i imponoheshin popullit brenda dhe, falė parave pa kursim qė jepte regjimi.

Krijimtaria e Ndoc Gjetjes
Krijimtaria e Frederik Rreshpės e Ndoc Gjetjes bashkuar me atė tė Jorgo Bllacit e ndonjė tjetėr, ishin gjithashtu sfida qė ju bė poetėve tė elitės sė diktaturės. Frederikun pesimist e tė zymtė qė guxoi tė flasė, e burgosėn, Jorgo Bllacin e Sadri Ahmetin po ashtu. Ndocin qė kėndonte pėr njeriun e “vogėl”, rrethanorin, e mbajtėn pranė duke e konsideruar njė poet provincial i parrezikshėm. Por duhet thėnė se Ndoc Gjetja, pavarėsisht njė farė konformizmi, pėr shkak tė fatalitetit tė lindjes nėn diktaturė, kurrė nuk e kishte toleruar kėrkesėn ndaj artit tė vėrtetė. E vunė tė drejtonte njė revistė tė vogėl me titull “Ekran” rreth tė cilės mblidheshin mė sė shumti krijuesit e filmit dhe teatrit. Kėshtu poeti lezhjan, por i lindur nė Berdicė tė Shkodrės mbijetoi. Nė verė tė vitit 1993, Ndoc Gjetja u gjend nė njė kurs nė Athinė dhe me tė thuajse takohesha pėrditė. Koha kish bėrė tė vetėn, tranzicioni nė vend qė t’a shpėtonte po e shkatėrronte njeriun. Poetėt e ndjenin vetėn tė braktisur. Ndoc Gjetja fliste me vete i tėrhequr nė botėn e tij,... e shkruante. Poezia merrte tone proteste. Trajta dhembje. Dhembje njerėzore, siē gjithmonė i kish ndjerė e vuajtur nė shpirtin e tij. Ja si u drejtohej lexuesve tė vet: Tridhjetė vjet e shtrylla talentin/ nė njė nga zyrat e shtetit monist/me kėpucė tė vjetra e pėrshkoja qytetin/ dhe gjithė njerėzit i doja si Krisht. Kohėt ishin diametralisht tė kundėrta, por thelbi i vuajtjes njerėzore mbeti, veē nė trajta e forma tė reja: O koha tranzicioni, kohė bishtdhelpre!/Si tė ranė brakushet kėshtu poshtė kėmbėve!/Unė po shkoj tė mbyllem nė Monastrin e Vetes/derisa tė kryesh jashtėqitjen tėnde. Pėr Ndoc Gjetjen vazhdoi kalvari i mundimeve qė e bėri fytyren e tij akoma mė tė pėrvujtun. Poeti i penws letrare u largua nga Tirana e u kthye nė vendlindje. Me botimin e vėllimit poetik “Dhjata ime” botim i vitit 1998, ai ja kushtonte me pikėllim tė birit tė vet Renit. Tragjedia nė jetėn e poetit u bw pjesw edhe e poezive tw tij me tone pikėllimi. Artistet e mėdhenj edhe tragjeditė e dhembjet i kanė tė mėdha, ndaj dhe veprat e tyre janė aq mbresėlėnėse dhe tronditėse, sepse artistet nuk qajnė me lot, qajnė me shpirt e qajnė me art, me njė art qė e tejkalojnė jetėn e njė njeriu, pėr tu rrokur nė shpirtrat e brezave tė tjerė. Mortja s’ka ēfarė u bėn poeteve, artistėt e mėdhenj kanė lindje, por vdekja u harrohet. Kushdo qė e ka njohur poetin dhe poezinė e tij, e di mirė se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas, mbeti poeti qė shkroi poezi pėr botėn shpirtėrore tė njeriut,… dhe vetė ai ishte dhe mbeti njeriu i pėrvujtun, i thjeshtė, i vėrtetė, poeti me fytyrėn e Jezu Krishtit nė poezinė shqipe. Ajo fytyrė Krishti e mbuluar me njė dhembje hyjnore, njė prej poetėve mė nė zė tė letėrsisė sė sotme shqipe, zėri mė njerėzor, mjeshtėri i penės shqipe shuhet nga njė sėmundje...


Titujt e librave tė botuar
1. Rrezatim (1971)
2. Shqiponja rreh krahėt (1975)
3. Qėndresa (1977)
4. E pėrditshme (1982)
5. Ēaste (1984)
6. Poezi -Kolana "Poezia Shqipe" (1987)
7. Kthimet (1991)
8. Dhjata ime (1998)

Autoportret
Vendbanimi: Nė Lezhė dhe mendjen emigrant nė yje.
Profesioni: Thurės ėndrrash dhe mbrojtės besnik i tyre.
Gjendja sociale: Mbetje teknologjike e administratės shtetėrore se nuk diti t'u japė pėrkuljet e duhura eprorėve.
Gjatėsia: E mjaftueshme pėr tė arritur mollėn e ndaluar.
Pesha: Sa vetja, sa ėndrra, sa fjala e thėnė dhe e shkruar.
Shenja tė veēanta: Njė pentagram rrudhash me nota trishtimi nė ballė dhe njė mjekėr e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Sytė: Kafe me nuanca tė turbullta pasionesh tė djegura.
Ngjyra: E errėt pėr fshehjen e skuqjes nga faje tė lehta.
Titujt: I dekoruar Njeri qysh nė ditėn e lindjes nga Nėna.
Bindjet: Njeriun nė jetė e bėn tė lumtur vetėm Njeriu.
Antipatitė: Burrat me Grada, gratė me shumė tule dhe miu.
Simpatitė: Jezusi nga Nazareti, Don Kishoti i Manēės dhe Buda.
Frikėrat: Shėndoshja e trurit, uji, zjarri dhe turma.
Besimi: Nė kryqin e tij qė e mban pėrditė nė shpinė.
Pasuria: Drita e mendjes me tė cilėn fitoi varfėrinė.
Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"

Epitaf pėr veten
Kėtu prehet ai qė quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht nė botė
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithė njerėzit i quante shokė.

Kur pa qė ėndėrra kalkulohej me kompiuter
kur pa qė idealet rrėzoheshin nė kolltuqe
kur jepte buzėqeshje e merrte skėrmitje
zuri sytė me dorė dhe vendosi tė ikte.

Dhe shkoi e hyri nė Manastirin e Unit
tė shpėtonte shpirtin nga gjuhėligat e Lehjes
...Pastaj e pėrcollėn te banesa e fundit
me shpenzimet gratis nga Bashkia e Lezhės.

Nė ēastin e mbramė njė hėnė e pėrgjakur
e puthi nė ballė dhe thirri: "Nėnė"
Mos kėrkoni tė dini pėr tė mė tepėr
se iku sikur tė mos kishte qenė.
Ndoc Gjetja nga vėllimi poetik "Dhjata ime"


8 Qershor 2010

"Albania"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:33

RILIND PĖRJETĖSISHT

(Ndoc Gjetjes )


Rilind pėrjetėsisht ! Mbetet Ndoc Gjetja !
Ai hesht ! Vargjet derdhin sqotė !
Prej aty lind e rritet blerimi ! - Ėshtė vetja -
e kundronte jetėn - tė bėhet kuptimplotė !

E kanė nėpėrkėmbur ? - Ashtu veprojnė djajtė !
Ata tė zezėn e mbjellin , e kultivojnė nė gjak !
Ndoci - kėrkonte horizonte ! Jo djathtė e majtė ...
Tė kishte mirėsia forcėn pėr hak!

Nuk kėkoj tė dalė nė kuvendin e grindjes !
UNI i tij - shkėndija , ndez shpresė !
Nė ritualin e vargut - ia la forcėn bindjes,
se : E bardha njė ditė, s'do tė mbesė e zezė !

Arriti ēasti i ndarjes! Poeti u nis n'rrugėtim !
U mbulua me heshtje ! Tash flet "Dhjata ime "!
Ndoc Gjetja mungon! Rritet nė kujtim !
E sjell malli t'rilindur ! Flet pėr rizgjime![/
__________________


Njė heshtje e bukur



Ka heshtje qė na thonė gjėra tė bukura,

si pėr shembull fytyra e gruas

nė orėt e vona tė natės

kur e pagjumė numėron me vete

ditėt e fundit tė barrės.



Ec e thuaj po munde kėtė heshtje

ti, muzikant, me nota

ti, piktor, me ngjyra

ti poet me vjersha

dhe ti, aktore e famshme

me gjeste dhe fjalė !



Pėr ta thėnė duhet tė jesh

nje grua shtatzėnė

domethėnė

dyfish e gjallė.


Pesė mijė palė kėpucė



(Nė kampin e shfarosjes Aushvic)



Shoh pesė mijė palė kėpucė tė vjetra

me lidhėsa, pa lidhėsa, tė gjitha pa lustėr

tė vogla, tė mėdha pėr meshkuj pėr femra

qė dergjen kėtu tė hedhura grumbull



Dhe mua mė duket ky pirg kėpucėsh

njerėzish tė djegur nė njė natė krimesh

mė i lartė se maja e Xhomolungės

mė i shenjtė se mali Sinai i Biblės



Pėrpara pirgut qėndroj i heshtur

me zemrėn rėnduar nga fate planeti

dhe veten pyes - Mos qenkam nė ėndėrr ?

Se njėra kepucė lėviz nga vendi.



... Njė tjetėr mė tutje e drodhi lėkurėn,

pastaj e dyta, e treta, e katėrta

tė gjitha me rradhė e flakėn pėrgjumjen

pesė mijė palė kėpucė u bėnė tė gjalla.



... Tjetra ka lėnė fėmijėn nė gjumė,

tjetra ka lėnė kafen ekspres,

tjetra ka lėnė qilimin pa shkundė

tjetra ka lėnė njė puthje nė mes.



Tjetra ka lėnė gjithė lulet pa ujė,

tjetra ka lėnė ilaēet pa pirė,

tjetra ka lėnė krevatin rrėmujė,

tjetra pėrgjysėm njė fjalė tė mirė.



Dhe vihen nė rresht... Kėrkojnė tė ecin

me kėmbėt pėrkatėse pėrkrah tė gjallėve

se njėra ka lėnė pėrgjysėm tė qeshurėn,

se tjetra ka lėnė pėrgjysėm njė valle.



Dhe befas hapet njė pamje makabėr;

pesėmijė palė kėpucė pa kėmbė

tėrhiqen zvarrė nė barin e lagur,

nė fushėn e gjerė tė larė me hėnė.



Dhe ecin,

dhe ecin,

dhe ecin,

dhe ecin

si nė tragjeditė e Shekspirit

Pesė mijė palė kėpucė pėrshkojnė planetin

qė t’i kujtojnė njeriut Aushvicin.



Pemė dekorative



Kėto pemė dekorative pėrpara dikasterit tė shtetit

burokracia do t’i ketė mbjellė me dorėn e saj patjetėr,

i ka vėnė tė gjitha nė njė kolonė tė drejtė pėr njė,

tė barazarguara me njė saktėsi tė tmerrshme.



Dhe kurorat e gjelbėrta ua kanė qethur me gėrshėrė

(si kokat e ushtarėve nė ditėn e rekrutimit)

qė tė mos harlisen degėt kur tė vijė pranvera

e t’u parandalohet prirja pėr tė ēelur gjethe.



Tė gjorat peme ! Tė qethura ! Pa zogj. Tė ngrira.

drithėrohen nga malli pėr krehėrin e erės.

Sot shkova dhe pash asfaltin e zi poshtė tyre,

kish filluar tė cahej nga protesta e rrėnjėve.

-----------------------------

Puthja


Sa gjėra tė shėmtuara si grindja dhe sharja
Ndodhin nė mesin e rrugės sė madhe
Po ajo mė njerėzorja
Mė e madherishmja, me hyjnorja

Puthja


ka mbetur ilegale

------------------------------------

DESHA

Desha te hyj ne zemren tende/U kerrusa/u kerrusa/ u bera lemsh sa nje top,/por prap, e dashur,/ Zemra jote nuk me zuri dot.

Ndoshta dhe mund te hyja,/por te them te verteten,/i kerrusur s'mund te rrija/ atje gjithe jeten.

Zgjeroje zemren ti!/Me teper!/Me teper!/Me teper!/ Dhe, ne qofte se me nxe/ do te hyj pa tjeter...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 28
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    17/9/2010, 01:34

EPITAF PER VETEN

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albade.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ndoc Gjetja    Today at 10:00

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ndoc Gjetja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: